• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Historia E Institucioneve

muhamed-psh

Antarë i ri
Historia E Institucioneve
PERANDORIA ROMAKE
Institucionet e MONARKISE ( shek. 5 p.e.s.)

MBRETI (Reksi)

- Kreu 1 te gjithe popullit: perfaqesues I interesave te tij .
- Kreu politik , ushtarak dhe fetar
- Kishte pushtet Imperium pra komanden e pergjithshme dhe Auspicium pra per
Tu konsultuar me perendite .
- Ishte Reks Sakrifikulus pra i paprekshem dhe i papergjegjshem .
- Pushtetin gjygjesor e kishte vetem per krime kundra kolektivit pra popullit
- Pushteti I tij nuk ishte I trashegueshem .


KUVENDI I POPULLIT

- Zgjidhte Reksin
- Shpallte luften
- Pranonte fiset e reja
- Votonte propozimet e Reksit

SENATI

- Ishte nje keshill prane Reksit
- Merrte pjese ne administrimin e vendit
- Miratonte vendimet e Kuvendit te Popullit .

FECIALES

- Organ fetar me kopetenca ne fushen e meredhenieve nderkombetare .

PREFEKTUES URBI

- Zevendesonte Reksin kur nuk ndodhej ne qytet

TRIBUNI MILITUM
- Komandonte nje kontigjent te ushtrise

DUEVIRI PERDUELLIONS + QUAESTORES PARICIDII
- Kishin funksione gjygjesore .


Institucionet e RESPUBLIKA ( shek . 5 p.e.s. – 1 p.e.s.)

SENATI
- Ishte perfaqesues dhe garant I interesave te popullit
- Interpretonte ligjet
- Siguronte mbarevajtjen e punes midis magjistraturave
- Caktonte komisare per hetimin dhe rregullimi e proceseve nderkombetare dhe ndermjet provincave
- Emeronte dhe priste ambasadoret
- Caktonte kufijte dhe bilancin e provincave
- Hartonte politiken makroekonomike
- Kishte pushtetin Auctoritas nepermjet se cilit perfaqesonte popullin ne vendimet qe merrte si dhe pushtetin Interregnum per te zevendesuar perkohesisht nje konsull te vdekur apo shkarkuar me nje mbret


KUVENDET E POPULLIT
KUVENDET SIPAS KURIVE

- Benin miratimin e adoptimeve te bera nga patricet
- Benin investituren e personave te caktuar nga kuvendi i centurioneve

KUVENDET SIPAS CENTURIONEVE

- Zgjidhnin magjistratet e rangut te larte (cenzor, konsuj. Pretor)
- Pranonin ose jo projektligjet

KUVENDET SIPAS TRIBAVE
- Zgjidhnin magjistratet e rangut te ulet ( kuestori, edili)

KUVENDET PLEBEJANE
- Kishin funksione legjislative

KANTONET
- Ishin mbledhjet e popullit romak ne rastet e luftrave civile

MAGJISTRATURA
- Ishte funksion zyrtar
- Ishte organ Kolegjial, I perkoheshem dhe me Hierarki
- Kishte pushtet Potestas per te kundershtuar urdherin e kolegut dhe per te emeruar nje funksionar , Auspicium per tu konsultuar me perendite dhe imperium qe i jepte juridiksion penal , civil dhe administrativ .

MAGJISTRAT behej ai qe :
- Ishte qytetar romak
- Ishte mashkull
- Kish bere sherbimin ushtarak
- Ishte njeri i denje
- Te ishte Patric per patricet dhe Plebe per plebejte

LLOJET E MAGJISTRATEVE
CENZORI
- Zgjidhej per 5 vjet por e ushtronte detyren per 18 muaj
- Drejtonte punet publike dhe fondin e tokave shteterore (ager publicus)
- Kontrollonte veprimtarine e qytetareve
- Ndryshonte klasen e qytetareve

KONSULLI
- Kishin Auspicium
- Fillimisht kishin komanden ushtarake dhe ishin magjastrate perfaqesues por me pas humbi si funksion
- Kishin te drejten te thirrnin dhe drejtonin kuvendet e popullit

PRETORI
- Fillimisht moren te gjitha pushtetet e kosullit pervec atij per te thirrur e drejtuar kuvendet
- Administronin te drejten
- Kishin imperium qe I lejonte nderhyrjen ne fushen juridike
- Organizonte proceset gjygjesore por nuk gjykonte
- Nxirrte edikte

KUESTORET
- Mblidhte taksat , administronte financat dhe mbante bilancin

EDILET
- Zbatonin sanksionet ndaj atyre qe shkelnin ligjin
- Administronin magazinat publike
- Kontrollonin rruget dhe ndertesat publike
- Ushtronin te drejten ndaj kujtdo qe shqetesonte rendin publik

KONSUJT u ruajten si magjistratura e pare e shtetit

PRETORET u kufizuan vetem ne kryerjen e funksioneve gjygjesore

TRIBUNET realisht e humben funksionin e tyre pasi asnjeri nuk e kundershtonte princepsin

EDILET humben pushtetin e policise dhe te organizimit te lojrave dhe ruajten pushtete me te vogla

KUESTORET humben drejtimin e thesarit publik dhe administrimin financiar e provincave
INSTITUCIONET E REJA
CONCILLIUM (keshilli)
- Organ prane princepsitqe kryesohej prej tij dhe perbehej nga te aferm , miq, funsionare dhe specialiste
- Kishte kompetenca gati te njejta me senatin por i mungonte pushteti legjislativ

KOMISIONI I PERHERSHEM I SENATIT
- Komision prane Concellium (keshillit) i perbere nga 15 senatore
- Kishte pushtet te jashtezakonshem
- Vendimet e tij moren forcen e ligjit edhe pa miratimin e senatit

FUNKSIONARET EKZEKUTIVE
PREFEKTI I PRETORIT
- Figura me e rendesishme
- Funksion thellesisht ushtarak
- Komandant i rojes pretoriane dhe gjithe forcave te armatosura
- Kryesonte Concillium (keshillin) dhe zevendesonte princepsin ne mungese te tij

CURATORES (ne qender) dhe PROCURATORES (ne province)
- Funksionare prane prefektit
- Me pozite te dyfishte me pune publike dhe financiare



Institucionet e PERANDORISE (viti 14 e.s – 306 e.s)

PERANDORI
- Pushteti i tij u transformua nga pushtet i princepsit ne pushtet perandorak
- I deleguar nga populli ai perfaqesonte vet shtetin
- Pushtet ligjvenes te pakufizuar
- Ishte Dominues Ac Deus (zoterues dhe perendi) ne baze te se cilit ishte i vetmi padron i perandorise
- Mori ne duart e veta administrimin e te gjitha provincave dhe sekuestroi te gjitha burimet


CONCILLIUM (Keshilli)
- Zevendesoi senatin dhe mbeti organ me karakter administrativ
- Fillimisht kishte detyra legjislative , gjygjesore dhe ne interpretimin e ligjeve
- Konsultonte perandorin per ceshtje qeverisese

KANCELARIA DHE ZYRAT
ZYRA AB EPISTULIS e ngarkuar me dergimin e korrespondences se perandorit
ZYRA AB LIBELLIS qe i pergjigjej kerkesave te drejtuara perandorit
ZYRA AB COGNITIONIBUS qe kryente hetime ne favor te perandorit
ZYRA AB STUDIOS qe pergatiste studime paraprake per administrimin dhe ia jepte perandorit

KUVENDET E POPULLIT pas trasferimit te pushtetit elektoral nga ato tek senati ata filluan te mos mblidhen me .


Institucionet e DOMINATIT (viti 306 e.s – 476 e.s)

Gjate periudhes se Aurelianit u ligjerua perfundimisht pushteti perandorit duke menjanuar senatin por si gjithmone mbeti problem trashegimi i fronit .

- Ai pranoi Ceremonialin Lindor , Diademen dhe titullin Dominues Ac Deus pra zoterues i vetem i tere pushtetit .
- Ai ishte ligjvenes , shef i ekzekutivit , gjygjtar suprem , kryekomandant dhe kryeprift
- Ai ishte Princeps Legibus Solutus pra me pushtet absolute
- Problemin e trashegimise e zgjidhi disi Diokleciani nepermjet nje reforme
- Ne baze te saj pushteti individual i perandorit trasformohej ne pushtet te nje kolegjiumi personash . Kjo u quajt Tetrarki, pushtet i te katerve
- Kjo nuk zgjati pasi rilinden perandoret individuale prej te cileve Kostandini ishte i pari
- Ai mori te gjitha pushtetet
- Beri 3 ndryshime te medha institucionale . Njohu kristianizmin, ribashkoi perandorine, trasferoi kryeqytetin ne lindje
- Ai shpalli Ediktin e Milanos me te cilin i jepte lirine fetare te gjitheve
- Ai u perpoq te vendoste parimin te trashegimit te fronit . E drejta e trashegimit ishte nje e drejte hyjnore
- Per vendosjen e perandorit ne fron duhej nje akord i 3- fishte , ushtria, perandori tjeter dhe kisha
- Perandori ishte i vetmi ligjvenes dhe vetem urdherat e tij ishin ligje
- Ai ishte gjygjtari suprem qe i delegonte kete pushtet gjygjtareve te tjere te cilet gjykonin ne emer te tij
- Ishte kreu ushtarak suprem dhe vendoste per luften ose paqen
- Nga pikepamja fetare kishte ngelur Pontifex Maximus

Me vone perandoria u nda: perendimi me qender Trevirin (Milanon)dhe lindja me qender Kostandinopojen.


FUNDI I PERANDORISE ROMAKE, SHKAQET E RENIES SE SAJ.

SHKAQET EKONOMIKE. Fillonte shfaqet nje sistem i ekonomise se mbyllur natyrore. Prona autarkike synon te zevendesoje ekonomine qe prishen unitetin e perandorise . Industrise u zhvendosen drejt periferise se saj . Shteti nderhyn gjithnje e me teper ne jeten ekonomike.
SHKAQET POLITIKE
Shnderrohet ne nje shtet autoritet dhe totalitar. Shteti kerkon tre nderhyrje ne te gjitha sferat e jetes . Taksat vazhdojne te rriten dhe aktiviteti ekonomik eshte ne veshtiresi. Gjendja e fiskalitetit rendohet . Administrata zmadhohet shum e dhe nuk funksionon me shpejtesin e duhur . Paralelisht me te rritet dhe ushtria e cila duhej te mbahej me para.

SHKAQET E JASHTME . Ndodh dyndja e barbareve . Ata kishin kohe qe ishin futur ne perandori ne menyre paqesore sepse perandori i rekrutonte si ushtare .

SHKAQE TE TJERA . Shkaqe me karakter intelektual dhe shpirteror . Perhapja e kristianizmit nuk ishte dicka positive . Intelektualet interesohen gjithnje e me pak per te drejten dhe apasionohen nga teologjia, ndodh pra nje “krize e elitave”.


PERANDORIA BIZANTINE NEN JUSTINIANIN .

- Bizanti ishte nje monarki e organizuar ne formen e perandorise
- Justiniani perfundoi paqen me Perset
- Arriti fitore ne lindje e perendim duke rifituar Afriken dhe Italine
- Forcoi kufijte dhe la hapur vetem Danubin per te pasur nen kontroll dyndjet sllave
- Riorganizoi administraten shteterore, financat, ushtrine
- Zhvilloi tregtine dhe eliminoi problemet me karakter fetar


PERANDORI DHE QEVERISJE QENDRORE

- Perandori ishte nje shtet tejet i centralizuar
- Jeta politike zhvillohej vetem ne kryeqytet
- Perandori shihej si misherim i shtetit dhe konsiderohej nepermjet popullit dhe ushtrise
- Investitura e tij behej si ne Rome , caktohej nga senati + brohoritej nga populli dhe ushtria + merrte kuroren nga ushtria .


TRASHEGIMI I FRONIT
- Kjo gje mbeti gjithnje problem pasi nuk kishte rregulla te shkuara
- Kjo per shkak te teorise Providenciale , sipas se ciles vullnetit te Zotit nuk mund ti vije rregulla
- M,gj,th zakonisht froni trashegohej






TITUJT DHE NDERET
- Ai ruajti titujt dhe nderet e vjetra romake + mori dhe te rinj
- Ai ishte Imperator , Cezar, Semper Augustus si dhe Bazileus dhe Kyros
- Konsiderohej si qenie mbinjerezore , hyjnore, dhe i shenjte dhe adhurohej nga te gjithe
- Pallati perandorak u be qender kulti dhe afirmonte pushtetin e tij

PUSHTETET E PERANDORIT
- Vullneti i tij ishte absolut dhe autoriteti pa kufij
- Ishte komandant i ushtrise , gjykates, legjislator
- Perfaqesonte Utilitas rei Publica dhe Cura rei Publica, pra nje e mire e pergjithshme
- Organet e qeverisjes ishin Qeveria, Senati dhe Kuvendet

REFORMAT NE ADMINISTRATE
- Ai percaktoi hierarkine e funksoionareve
- __// __// pergjegjesine e drejteperdrejte te kryesuesve te sherbimit te perandorit
- __// __// pakesoi pushtetet e fuksionareve te larte
- Anulloi ndarjen e pushteteve
- Eliminoi zyrat dhe komandat qe ishin midis tij dhe funksionareve ekzekutive
- Konsulli mbeti figura me e rendesishme , konsiderohej si ndihmes i momentit i perandorit
- Konsull i perjetshem mbeti vetem Perandori
Te gjitha keto bene qe pushteti te kontrollohej direkt nga vet Perandori.

STATUSI I FUNKSIONAREVE
- Funksionaret quheshin “skllever te rendit publik” dhe drejtoheshin direkt nga perandori
- Fillimisht zgjidheshin mbi baza demokratike
- Me pas u shfaq fenomeni i shit – blerjes se funksioneve
- Jutiniani e eliminoi kete fenomen dhe futi si rregull betimin mbi Vangjelin se do te administronin pa mashtrime dhe kundravajtje
- Karakteristike e funksionit publik ishte tendenca per bashkim te funksioneve civile me ato ushtarake

DREJTESIA DHE REFORMAT E JUSTINIANIT
- Drejtesia ishte ne duart e perandorit
- Ai ishte gjygjtari me i larte
- Ai kryesonte nje gjykate qe shqyrtonte proceset administrative dhe penale
- Ai mund ta nderpriste nje proces gjyqesor me ane te nje reskripti
- Hierarkia e gjykatave ishte kjo: Consistorium principis, gjykata e Prefektit te pretorit, Kryetareve te sherbimit, Llogarise ne Lindje dhe ne Egjipt ,Guvernatoreve te provincave dhe shkalles se pare
- Procedura gjygjesore behej me shkrim


KODIFIKIMI I JUSTINIANIT
- Pati 3 qellime: praktik , shkencor dhe politik
- Kodi u ndikua shume nga e Drejta Romake dhe ajo e vendeve Lindore(sidomos ndikimi helen)
- Ai kishte karakter doktrinor,pra bente nje interpretim te thjeshte juridik te ligjit
- Karakter kristian ,pra ndihmonte bashkimin e fese me pushtetin politik
- Puna e tij perfshin : Digestat, Kodin, Institucionet dhe Novellae Constituciones


INSTITUCIONET POLITIKE TE LINDJES S E LASHTE
TIPARE TE PERGJITHSHME
- Periudha e pare e qyteterimit eshte quajtur KONTINENTALE dhe te tilla qyteterime jane quajtur PERANDORAKE
- PUSHTETI PERANDORAK e krijoi madheshtine e tij per shkak te aktivitetit ekonomik dhe te organizimit juridik
- Gjith e drejta kishte vetem nje synim : PUSHTETIN QENDROR I cili synonte te fuste FENE ne te gjithe strukturen politike - juridike .
- Kjo forme politike eshte quajtur APSOLUTIZEM dhe AUTORITARIZEM POLITIK
- Ky pushtet garantoi unitetin territorial
- Keto perandori kishin karakter thellesisht qytetar


KARAKTERI I MONARKISE DHE PUSHTETIT
MBRETEROR NE EGJIPT

FORMIMI I SHTETIT EGJIPTIAN DHE EVOLUCIONI I TIJ
- Vershimet e Nilit sollen nevojen e ndertimeve hidroteknike
- Keto ndertime u bene shkaku I lindjes se skllaveris dhe formimit te nje shteti te centralizuar
- Fillimisht linden disa minishtete te quajtura NOME
- Coptimi i tokes dhe pushteti i decentralizuar ishin pengese per zgjerimin e sistemit te vaditjes
- Ne vitin 3500 p,e.s nga bashkimi e nomeve linden Egjipti i Siperm dhe Egjipti i Poshtem dhe ne 3200 p.e.s. Jugu pushtoi Veriun duke u bashkuar


INSTITUCIONET E MONARKISE EGJIPTIANE
- Mbreteria e vjeter ( 300 – 2400)
- Mbreteria e mesme (2160 – 1750)
- Mbreteria e re (1580 – 525)

MBRETRIA E VJETER
- Karakterizohet si periudha e Monarkise te Centralizuar e te Organizuar ne Menyre Burokratike
- Mbreti kishte Pushtet Apsolut
- Pas nje fare kohe shfaqet tendenca per pavaresi te partise lokale
- Gjate kesaj periudhe pushteti i faraoneve zvogelohet dhe rritet roli i kryetareve te nomeve
- Luftes ndermjet nomeve i dha fund Nomi i Tebes i cili beri ribashkimin e vendit

MBRETERIA E MESME
- Egjipti paraqitet si nje shtet i bashkuar dhe i centraliziuar
- Shfrytezimi i sklleverve , shtresave te varfera dhe kushtet e veshtira ekonomike shkaktuan nje revolucion nga mesi i shekullit p.e.s
- Ne vitin 1730 p.e.s Egjipti , si pasoje e luftes se brendshme, pushtohet lehte nga fiset aziatike te Hikseve qe e mbajne nen sundim per 150 – vjet
- Perseri Nomi i Tebes kryeson luften dhe arrin te cliroi e te bashkoi perseri Egjiptin


MBRETERIA E RE
- Ne kete kohe Egjipti mer formen e nje shteti ushtarak te fuqishem , me aparat shteteror te madh, te centralizuar dhe burokratik.
- Ne fund te mbreterise se re plasin kryengritjet e sklleverve te cilet u perkrahen nga ushtaret e huaj qe benin pjese ne ushtri
- Kjo gje dobesoi pushtetin qendror dhe solli pushtimin e Egjiptit ne 525 p.e.s. nga shteti i Persise , Ne shek. 4 p.e.s pushtohet nga Aleksandri dhe shek 1 p.e.s nga legjionet Romake .

KARAKTERISTIKAT E SHOQERISE EGJIPTIANE
- Ekzistonin 2 kategori te medha shoqerore : te liret (skllavopronaret, fshataret e liree zejtaret)dhe jo te liret (sklleverit)
- Skllavopronaret ishin klasa sunduese dhe me e privilegjuara e popullsise
- Aristokracia ishte nje tjeter klike skllavopronaresh
- Fshataret e lire dhe zejtaret jetonin ne tokat shteterore dhe duhej te paguanin nje rente – tatim ndaj shtetit dhe nje pjese te drithit padroneve te tyre
- Sklleverit ishin kryesisht roberit e luftes


KARAKTERI DHE BAZAT E LEGJIMITETIT TE
MONARKISE EGJIPTIANE
FARAONI (mbreti)
- Pushteti realizohej nepermjet nje aparati te centralizuar e burokratik nen kontrollin e faraonit
- Monarkia egjiptiane ishte nje funksion me origjine hyjnore
- E gjithe toka ishte prone e faraonit
- Faraonit i dedikoheshin nje varg cilesish hyjnore pasi shikohej si materializem i zotit ne toke
- Ai rregullonte funksionimin e shtetit nepermjet ligjeve qe manifestoheshin nepermjet dekreteve mbreterore
- Ai ishte kryekomandant i ushtrise
- Ai ishte kryeprift
- Ai zgjidhte konfliktet ndermjet asministrates dhe institucioneve te tjera
- Ai ishte kryegjykates


VEZIR - XHATIU
- Ishte perfaqesues i faraonit ne te gjitha punet e shtetit
- Qendronte ne krye te administrates
- Mbikqyrte veprimtarine e te gjithe punonjesve te administrates
- Emeronte dhe shkarkonte keta nepunes
- Ushtronte pushtetin e larte gjygjesor
- Kryesonte keshillin e larte te te dhjeteve (organ i rendesishem administrativ)
- Kryetar i dhomes te te gjashteve (organ i larte gjygjesor)


KRYEPERGJEGJESI I THESARIT
- Administronte pasurine shteterore dhe te ardhurat e shtetit
- __// __// magazinat shteterore
- Ne varesi te tij qendronin dy pergjegjes thesari qe administronin minierat dhe furnizimin e materialeve te ndertimit per veprat e mbretit


ADMINISTRIMI LOKAL
- Sundimtaret e nomeve ushtronin pushtetin shteteror ne provinca e qarqe
- Ata mblidhnin taksa per thesarin
- Perfaqesonin te derguarin e faraonit ne provinca


KODI I HAMURAPIT
- Eshte dokumenti legjislativ me i vjeter i njerezimit
- Ai permban norma te se drejtes publike dhe asaj private
- Permban norma qe e rregullojne bujqesine ,ujerat , te drejten kontraktore, krimet kunder pronesise, krimet kunder personit (ligji 1 talionit), organizimin e familjes , mirepritjes se funksionareve publike,pronen I L K qe perfshinte parcelat e tokave , shtepite dhe gjithe inventarin qe i jepej nepunesve dhe ushtareve ne perdorim per gjithe kohen qe ishin ne sherbim
- Ai hoqi dhe skllaverine debitore


SHTETI I SPARTES

ORIGJINA DHE INSTITUCIONET E SPARTES
- Sparta ishte nje shtet ushtarak
- Ajo ruajti gjate zakonet primitive
- Dega kryesore e ekonomise ishte bujqesia
- Ajo pati nje zhvillim politiko – shoqeror te qendrueshem
- Ne krye te Spartes qendronin dy mbreter njekohesisht
- Ata ishin kreret ushtarake , fetare dhe gjygjesore
- Kryesonin mbledhjen e qytetareve qe quhej Apella


- Nje pjese e popujve te pushtuar (isotimia)u quajten te barabarte me spartanet
- Te tjeret (perieket) u lane te lire por kundrejt detyrimeve mjaft te renda
- Te tjere (iliotet) u zhveshen nga pronat dhe rane ne skllaveri
- ------------------------------------------------------------------------------------------------------
- Gjate pushtimeve ata kishin pushtuar mjaft toka te cilat quheshin kleros dhe do t’u shperndaheshin popullsise
- Ndarja jo e njellojte e saj shkaktoi nje krize sociale ne shek. 7
- Aristokracia me ne krye Likurgun u detyrua te ndermerrte reforma institucionale


REFORMAT E LIKURGUT . EUNOMIA
- Ai hartoi nje kushtetute te pashkruar e cila quhej RHETRA
- Ajo pershkohej nga koncepti i rendit , i rregullit, i Eunomise
- Kjo do te thoshte qe e gjithe jeta e vendit duhej ti nenshtrohej ligjit ,pra
Eunomia ishte sundimi sovran i ligjit

PUSHTETI MBRETEROR
- Pushteti i mbretit ishte i kufizuar
- Te dy mbreterit i kufizonin pushtetin njeri – tjetrit
- Funksioni i mbretit ishte i trashegueshem
- Udheheqjen efektive te vendit nuk e benin mbreterit por EFORET qe moren te gjitha pushtetet

KESHILLI I PLEQVE (Jerusia)
- Ai perbehej nga 28 aristokrate dhe 2 mbreter
- Perfaqesuesit e saj quheshin Jeronte
- Ata zgjidheshin perjete dhe nuk pergjigjeshin para askujt
- Jerusia diskutonte paraprakisht te gjitha ceshtjet qe do ti paraqiteshin Kuvendit te popullit
- Ajo mund te hidhte poshte vendimet e Kuvendit kur ato ishin kundra interesave te shtetit
- Ajo shqyrtonte ceshtjet penale dhe krimet kundra shtetit

KUVENDI I POPULLIT (Apella)
- Fjala e fundit per vendimet e ndryshme i mbeti Kuvendit te Popullit
- Ne te merrnin pjese te gjithe spartanet mbi 30 vjec
- Votimi behej me ze
- Ai vendoste per trashegimin e fronit ne rast konflikti, caktonte nje na mbreterit per te komanduar ushtrine, shpallte paqen dhe luften, jepte shtetsin ose ia hiqte ate qytetareve
- Vepronte si organ gjygjesor na rastet e shkarkimit nje personi zyrtar

EFORET
- Ata ishin nje organ kolegjial prej 5 vetash
- Ata zgjidheshin nga KUVENDI me te thirrura
- E gjithe administarat drejtohej prej tyre
- Kontrollonin veprimtarine e personave zyrtare dhe mund te shkarkonin ata
- Therrisnin ne mbledhje Jerusine
- Perfaqesonin Sparten ne maredhenie me jashte
- U jepnin llogari vetem efroreve pasardhes


REFORMAT ME KARAKTER EKONOMIKO - POLITIK
- Likurgu u shperndau toka ne menyre te barabarte spartaneve te lire dhe periekeve
- Soloni hoqi nga qarkullimi monedhat e arit dhe futi ne qarkullim ato prej hekuri
- U ndalua ushtrimi i zanateve te panevojshme
- Largimi nga qytetet behej vetem me urdher qe te shmangej marrja e zakoneve te keqia nga popujt e tjere
- U krijuan mensat publike
- Arsimi u be i detyrueshem per te gjithe
- Ligjet e Likurgut nuk u shkruan

ORGANIZIMI SHOQEROR I SPARTES
SPARTANET
- Qytetare me te drejta te plota politike dhe ekonomike
- Edukimi i tyre drejtohej ne edukimin ushtarak


PERIEKET
- Ishin fshatare te lire te cilet nuk ishin qytetare spartane
- Kjo i perjashtonte ata nga te drejtat politike
- Ata ruanin te drejtat juridike dhe merrnin pjese ne qarkullimin civil

HILOTET
- Hilotet ishin njerez jo te lire por jo te barabarte me sklleverit
- Ata ishin prone e shtetit
- Spartanet silleshin ashper me ta dhe per kete qellim organizuan Sherbiminf e Fshehte te Spartaneve, Kripet qe ishte nje institucion i vertete


GRUAJA
- Ajo kishte nje pozite te nderuar ne shoqeri e familje
- Ajo kishte titullin zonje

RENIA E SHTETIT SPARTAN
- Sparta doli fituese nga Lufta e Pelopenezit prandaj paraja dhe malli vershuan atje
- Bashke me to rrit lakmia per pasuri dhe thelloi diferencimin pasuror
- Mjaft spartane u revoltuan
- Ne vitin 146 p.e.s ajo dhe gjithe Greqia u pushtua nga Roma


SHTETI I ATHINES

ORIGJINA DHE INSTITUCIONET E ATHINES
- Ne kohen e Tezeut te gjitha qytetet e Atikes u bashkuan ne nje konfederate te vetme
- Athina ishte nje demokraci e drejteperdrejte e pergjithshme
- --------------------------------------------------------------------------------------

- Tezeu beri nje ndarje te popullsise ne baze te pasurise : Eupatride (fisnike),Jeomere (bujq) dhe Demiurge (zejtare)

- Bie pushteti i Bazileusit (mbretit)
- Formohet Kolegji i Arkondeve prej 9 vetash : Kryearkondi, kontrollonte administraten e brendshme + gjykonte ceshtjet familjare : Bazileusi u be arkond i dyte (funk fetare + gjygjesore) per ceshtje fetare) : Polemarku (pushtet ushtarak) 6 te tjeret kishin funksione gjygjesore
- Formohet Aeropagu me arkonde dhe ish arkonde i cili zgjidhte vet arkondet
- Vendi u nda ne Neukrari me ne krye Pritanin e Neukrarise

REFORMAT NE ATHINE
- Ne vitin 621 p.e.s ne Athine shfaqet per her te pare e drejta e shkruar, perfaqesuar nga ligjet e Drakonit
- Ne rrethanat e nje situate te acaruar ne krye te vendit vendoset Soloni
- Ai shpalli amnistine per te denuarit politike
- Beri nje ndarje te re ne baze te pasurise : Pentoksimedimnet, Kaloresit, Zeogjitet dhe Thetet
- Ai organizoi gjykaten Keshillin e 400 – ve
- Ai organizoi gjykaten popullore, Jeliene
- Ai beri dhe reforma me karakter ekonomik te quajteren Sasafia e cila anullonte te gjitha borxhet
- U perpoq te rregullonte ceshtjen agrare
- Kufizoi pushtetin ateror

TIRANIA
- Ajo u vendos ne vitet 560 – 527 nga Pizistari
- Ai menjanoi cdo forme te demokracise
- Perqendroi pushtetin ne duart e veta
- Me ndihmen e Spartes ai dhe djemte e tij u debuan nga pushteti dhe ne krye u vu Klistheni


DEMOKRACIA E KJISTHENIT (509 – 462)
- Ne kete kohe Athina ishte nje demokraci perfaqesuese e drejteperdrejt
- Ai ndau vendin ne 100 qarqe territoriale
- Barazoi pozitat e te gjithe qytetareve
- U miratua ligji i Ostrakizmit qe elejonte popullin e Athines te parandalonte grushtin e shtetit duke debuar jashte Athines kedo qe perbente rrezik per rendin publik . Ne mes te cdo viti populli vendoste nese do zbatohej Ostrakizmi apo jo
- Sherbimi ushtarak u be i detyrueshem
- Ne vende te Keshillit te 400, u krijua Keshilli I te 500
- Kolegji I Arkondeve humbi rendesine pasi u krijua Kolegji I 10 Strategeve

DEMOKRACIA E PERIKLIUT (462 – 411)
- Miratoi disa reforma te cilat i atribuonin sovranitetin te gjithe qytetareve
- Zvogeloi fuqine e Aeropagut duke i lene vetem juridiksionin mbi krimet fetare dhe administrimin e pasurive te shenjta
- Kuvendi Popullor (Eklesia) mbajti funksione legjislative
- Keshilli (Buleja ) dhe magjistratet mbajten funksione ekzekutive . Asnjeri prej tyre nuk kishte funksione gjygjesore
- Ai vendosi Graphe Paranomon qe frenonte ndryshimin e nxituar te ligjeve si dhe Mistoforia sipas se ciles duheshin paguar per ditet e humbura qytetaret qe kishin detyra politike


RENIA E DEMOKRACISE (411 – 330)

DEMOKRACIA E KUFIZUAR

TIRANIA E TE TRIDHJETAVE

INSTITUCIONET NE DEMOKRACINE KLASIKE NE ATHINE

KUVENDI POPULLOR (Eklesia)
- Grate , sklleverit dhe fshataret nuk merrnin pjese
- Votimi behej me ngritjen e dores
- Votimi i fshehte me tjegulla , gura, fasule, behej kur jepeshin vendime gjygjesore
- Kishte pushtet politik , shpallte luften dhe paqen , emeronte ambasadoret dhe vendoste aleancat , caktonte numrin e ushtareve , kryente kontrolle financiare, emeronte personat zyrtare dhe votonte ligje
- Kishte pushtet gjygjesor por te kufizuar

KESHILLI BULEJA (Keshilli I te 500 )
- Perbehej nga 500 anetare qe quhen Vulite
- Ata zgjidheshin me short
- Jepnin llogari ne fund te mandatit te tyre
- Pergatiste ceshtjet qe do te shqyrtoheshin ne Kuvend
- Kryente punet e perditshme ne administrate
- Zbatonte rreptesisht vendimet e Kuvendit
- Caktonte burimet e te ardhurave
- Kontrollonte floten dhe kavalerine dhe drejtonte marredheniet diplomatike
- I jepte llogari Kuvendit


PERSONAT ZYRTARE
- Zgjidheshin me votim te hapur ose me short
- I nenshtroheshin kontrollit te vecante , Dhoqimasise per te vene ne dukje cilesite dhe sjelljen e tyre
- Jepnin llogari ne fund te mandatit
- Ata ndaheshin ne : 10 strateget , arkondet, taksidaret etj.

JELIEJA
- Perbehej nga 6000 anetare qe zgjidheshin me short
- Shqyrtonte ankesat e bera ndaj vendimeve te organeve te tjera gjygjesore
- Gjykonte ceshtjet si krimet kunder shtetit dhe ate gjate kryerjes se detyres
- Kishte funksione legjislative pasi bente miratimin perfundimtar te ligjeve te votuara nga kuvendi pra i dekretonte ato

STRATEGET
- Ishin ne krye te administrates ushtarake dhe zyrtaret me te rendesishem
- Kishin pozita dhe te drejta te njejta
- Ne rastet ejashtezakonshme merrnin pushtet per te zgjidhur problemet pa pyetur vullnetin e organeve te tjera . Ne keto raste quheshin Stratege Autokrate

PROCEDURA E MIRATIMIT TE LIGJEVE
RASTET NORMALE
- Cdo vit ne mbledhjen e pare te Kuvendit beheshin propozimet per ndryshime apo ligje te reja
- Kuvendi vendoste me votim te hapur nese ishte nevoja apo jo. N.q.s po
- Qytetari qe kish bere propozimin e parqiste ata para Keshillit te 500 cili mund te miratonte ate .
- Me pas shqyrtohej nga Jelieja dhe Kolegji i saj I Nomtheve. Kur ata e pranonin ligji mund te shpallej . Ne te kundert anullohej .

NE RASTE URGJENTE
- Projektligji i nenshtrohej gjykimit te popullit nepermjet leximi te raportit bere nga Keshilli I 500
- Pas raportimit ishte Kuvendi qe e miratonte ate
INSTITUCIONET MESJETARE

KARAKTERISTIKAT E SHTETEVE BARBARE
- Megjithese Perandoria Romake ra , institucionet dhe e drejta e saj paten shume ndikim
- Shtetet barbare qe u krijuan ishin shtete monarkike me ne krye nje mbret te fuqishem
- Fillimisht quhej mbret per gjermanet dhe Gjeneral pre romaket, e me pas Mbret per te dyja palet
- Institucionet romake u ruajten
- Midis romakeve dhe barbareve kishte nje vullnet te perbashket por edhe mosmarreveshje qe buronin nga:
- Hospitalitas (marreveshja per ti dhene fund armiqesise romako – barbare),nga shpronesimi I tokave dhe besimi fetar
- Ne pergjithesi , u ruajt gjuha zyrtare, organizimi financiar, sistemi i komunave, aparati administrativ, ndarja lokale.etj.
- Romaket filluan te rimerrnin poste drejtuese prane mbreterve barbare
- Nderkohe qe ndodhte , romanizimi i barbareve dhe barbarizimi i romakeve, fenomeni i barbarizimit te perandorise mbizoteronte
- Ekonomia ishte e paorganizuar , administrata s’kishte drejtues dhe maredhenie here- here transformoheshin ne maredhenie force
- Duke qene s esistemi i te drejtes nuk ishte konsoliduar akoma, ekzistonte parimi qe : cdo individ qe te ishte te zbatonte te drejten e vendit te origjines: Kjo u quajt Personaliteti i ligjeve


KARAKTERISTIKAT E INSTITUCIONEVE MESJETARE
- Kjo ishte nje shoqeri anarkike
- Pushtetet ishin te shperndara ne shume autoritete,pra s’kishte nje pushtet qendror
- Ky copezim i pushtetit reflektohej dhe ne nje copezimte de drejtes
- Kjo shoqeri ishte nje shoqeri feudale
- Mbreti se kish me autoritetin e dikurshem , duke luajtur rolin e nje organi keshillmor dhe arbitrazhi
- Ekzistonte hierarkia e grupeve ku ne maje ishte mbreti
- E gjithe shoqeria ishte e kristianizuar
- Ajo nuk karakterizohej nga klasat (dukuri shoqerore ekonomike) por nga rendet (dukuri funksionale juridike) dhe trupat (grupe njerezish ku secili mund te gjente arsyen e ekzistences, funksion , mbrojtjen, gjendjen juridike, mjetet e zhvillimit)
- Ndahej ne 3 rende : Kleri me funksione intelektuale, asistence dhe fetare : fisniket _//_// politike dhe ushtarake: Borgjezia _//_// ekonomike

KARAKTERISTIKAT E SE DREJTES
- Drejta ka karakter praktik
- Ajo ka origjine zakonore
- Nuk ka karakter doktrinor ose rregullim sistematik
- E drejta natyrore ka epersi mbi ate pozitive
- Cdo rend ka te drejten dhe gjykatat perkatese
- Ne zbatimin e se drejtes u referoheshe precedenteve gjygjesore
- Pati ndikim te madh e Drejta Romake dhe ajo Kanonike (kishtare)


SHOQERIA FEUDALE
- Shoqeria mesjetare u karakterizua nge regjimi feudal
- Ajo karakterizohej nga zhvillimi i vrullshem i lidhjeve te varesise se njeriut nga njeriu , ekzistenca e nej klase dominuese me karakter ushtarak , ndarje ekstreme e prones dhe te drejtave lidhur me te dhe copezimi i pushtetit publik
- Shoqeria feudale u ndertua mbi 2 elemente : institucionet feudo – vasalike: shperndarja e feudeve .


DETYRIM VASAL
- Ka te beje me je varesi midis 2 individesh : Senjori dhe Vasili
- Ka 4 elemente: Objekti (dicka mbi te cilen rendojne te drejtat dhe detyrimet feudi), Subjekti (personat qe do te realizojne efektivisht te drejtat dhe detyrimet . Ata mund te jene persna fizike ose juridike ), Permbajtja (teresia e te drejtave dhe detyrimeve qe duhet te realizojne palet ne kuadrin e maredhenieve realo – juridike), Forma (kryerja e atyre veprimeve juridike qe kerkohen nga ligji ne menyre qe te realizohen maredhenia realo – juridike)
- Ceremonia ishte fillimisht pagane por me pas u kristianizua
- Betimi sillte besnikeri ndaj njeri – tjetrit
- Vasali i sherbente (sidomos ne lufte dhe ndihmonte Senjorin , ndersa ky i fundit e mbronte ate

FEUDI
- Feudi eshte nje pasuri qe jepet si kembim i nje sherbimi personal
- Objekti i feudit eshte nje toke e Senjorit
- Ceremonia e dhenies se tij quhej Investiture
- Vasali kishte te drejten e shfrytezimit te feudit dhe mbajtjes te te ardhurave
- Senjori ruante per vete 2 te drejta: per te kerkuar ngfa vasali sherbime ne kembim te feudit dhe per t’ia marre token me vdekjen e vasalit
- Kjo ndarje e te drejtave midis 2 personave per te njejten toke quhet Tenur
- Ne lidhje me trashegimine e feudit, ate fillimisht e merrte djali me i madh pra e drejta e Mazhoratit, pastaj te gjithe djemte , gruaja por duhet qe te martohej
- Ne shek. 12 filloi te zbatohej dhe shitja e feudeve

SENJORIA
- Ajo perfaqesonte nje territor titullari i se ciles ushtron pushtete publike: drejtesine ,policine, ushtrine, etj. Ajo lindi si pasoje e bashkimit te pushtetit politik – me token. . Ai qe zoteron nje toke mund te ushtroje te drejten e qeverisjes mbi te . Ata ishin njesi te plota politike

ALODET
- Perbejne ato pasuri te cilat nuk ishin dhene nga senjori por qe ishin trasheguar nga parardhesit . Ishte nje pasuri e perjashtuar nga cdo varesi feudale. Ato jane 4 llojesh : Alodi i thjeshte qe eshte vetem nje zoterim privat i pavarur nga sistemi feudal qe nuk sjell pushtet politik : Alodi gjykates pronari i te cilit ka te drejte per te dhene drejtesi: Alodi ushtarak qe i perket nje kaloresi : Alodi mbreteror qe perben nje principate feudale

SISTEMI I SENJOREVE DHE I KOMUNAVE
QYTETET E MESJETES
ORGANIZIMI I SENJORISE
- Ata kane nje organizim te brendshem te vetin
- Cdo senjori ka zyrtaret e saj: sinsikalet per te dhene drejtesi ose sherbimin ne ushtri : kancelari dhe baliu ne krye te gjykatave : noteri per te redaktuar aktet juridike: sergents etj.
- Vasalet bashkohen duke formuar Keshillin ose Oborrin
- Ai merr vendime per senjorine e feudin ne lidhje me , luften, paqen, taksat, etj.
- Ai ishte njekohesisht dhe gjykate

ORGANIZIMI USHTARAK I SENJORISE DHE E DREJTA E LUFTES
- Cdo senjori kishte ushtrine e saj me te cilen mund ti bente fqinjeve te saj
- Lufta mund te fillonte vetem pasi te behej nje deklerate formale
- Per te kufizuar luften dolen disa rregulla nga mbreti dhe nga kisha
- Ne baze te tyre disa persona dhe te mira materiale jane te Paprekshme dhe s’mund te shkaterrohen . Keto quheshin Rregulla te trevave te Zotit . Gjithashtu lufta s’mund te behej ne periudha te caktuara te vitit
- U zhvillua dhe teoria e “luftes se drejte” sipas se ciles lufta duhej te behej vetem ne disa raste dhe te ishte e justifikuar dhe te legjitimohet nga nje organ legjitim . Ajo s’mund te filloje thjesht per dhune ose hakmarrje
ORGANIZIMI I DREJTESISE NE SENJORI
- Drejtesia ishte e lidhur me feudin
- Cdo senjor gezon te drejten per te dhene Drejtesine e ulet. Ekzistojne disa lloj drejtesish
- Drejtesia fondjare sipas se ciles cdo dorezim i tokes i jep dhenesit te drejten per te dhene drejtesi ndaj atij qe e merr ate
- Drejtesia senjorile sipas se ciles senjori gjykon procese civile ,penale e administrative brenda senjorise se tij
- Dallohen 2 lloj drejtesish senjorile: drejtesi e larte qe jepej nga Haut justicer dhe drejtesi e ulet qe jepej nga Bas justicer
- Cdo individ kishte te drejten te gjykohej nga i barabarti i tij
- Senjori ttherriste 1 here ne vit nje asamble ne te cilen secili gjykohej te njejtit e vet
- Procedura gjygjesore ishte orale dhe merrte rendesi thenia e deshmitareve
- Me pas vendoset procedura romano – gjermanike qe ishte procedure e shkruar
- Apelimi behej vetem kur te kishte defekte ne gjykim ose vendimi gjygjesor ishte dhene i gabuar me qellim

QYTETET E MESJETES
- Zhvillimi i ekonomise monetare coi ne riperteritjen e qyteteve dhe riorganizimin e tregtise dh industrise

RILINDJA E QYTETEVE
- Qendrat qytetare filluan te dalin nga kompetencat e mbretit dhe papatit dhe te organizojne qytetet ne menyre tre pavarur
- Ne kete kuader u krijuan dhe vallazerite ose Shoqerite
- Ato kane here karakter politik e here ekonomik dhe behen origjine e Gildeve
- U krijuan dhe Komunat , shoqeri secrete

KOMUNAT QYTETARE
Objektivi I komunes eshte garantimi I sigurise
Ajo eshte nje shoqeri qe nepermjet betimit eshte drejtuar per sigurimin dhe arritjen e paqes apo ne kundershtim te senjorit
KARAKTERISTIKAT E ORGANIZIMIT TE QYTETEVE
- KARTAT ishin nje element themelor per formimin e nje qyteti qe jepej nga mbreti ose senjori
- Ajo ishte nje koncesion i senjorit feudal ndaj qyteteve dhe ndahej ne 2 lloje

KARTAT E KOMUNAVE qe ishin per njohjen e shoqerive borgjeze quheshin komuna , Ato permbanin dispozita per rregullimin e institucioneve si dhe dispozita kushtetuese
KARTAT E LIRIVE qe kishin despozita administrative
- Ne te dyja llojet e kartave tregohej garancia kunder vendimeve arbitrare te senjoreve
LLOJET E QYTETEVE
- Qytet – komuna qe kane autonomi te plote kundrejt aenjorit
- Qytet – borgjeze qe kishin nje gjysem lirie. Ato mbeten te nenshtruara ndaj mbretit dhe senjorit
- Qytet – republike kishin pavaresi te plote
- Qytetet – konsullore qe kishin autonomi municipale dhe ku senjoret merrnin pjese ne lirisht ne jeten urbane
- Qytete te lira ishin ato kushte ato ku banoret firuan lirine e tyre

BORGJEZIA
- Borgjezia lind me perfundimin e levizjes komunale
- Borgjeze ishin vetem anetaret e komunave qe kishin bere betimin
- Borgjez beheshe me lindjen nga prinder te tille ose nepermjet pranimit
- Borgjezia karakterizohet nga nje pozite juridike e vecante qe percaktonte mire dhe kufizonte detyrimet ndaj senjorit
- Borgjezia merr pjese ne aktivitetin administrativ dhe politik
- Borgjezia nuk eshte nje titull personal


ADMINISTRIMI DHE E DREJTA E QYTETEVE
KRYETARI I BASHKISE
- Ai vendoset me zgjedhje nga Gildet tregtare
- Ka pushtet shume te shtrira juridike te administrimit dhe te finances
- Eshte kryetar I milicise komunale, mbajtes I celsave te portave te qytetit, administrator I thesarit dhe kryetar I te gjitha mbledhjeve

SKABINET
- Jane nje trup qytetar te zgjedhur nga asambleja e pergjithshme e borgjezeve
- Kane te drejte te nxjerrin dekrete, qe vendosin rregulla ekonomike dhe juridike dhe te derjtonte problemet qe dalin

KONSUJT
- Ata jane pushteti ekzekutiv
- Paraqesin magjistraturen kryesore dhe perbejne nje organ kolegjial


SINDIKET DHE TE BETUARIT
- Sindiket ishin magjistrate te perkohshem dhe perfaqesonin interesat e komunitetit
- Nganjehere ushtrojne pushtet administrative te plote

KESHILLAT
- Eshte organ pergjithesisht keshillmor por mund te nxirrte dhe urdhera ndonjehere

ASAMBLEJA
- Ajo mblidhet vetem per te dhene vendime te rendesishme si p.sh: lufta , taksat etj.

ORGANIZIMI EKONOMIK I QYTETEVE
- Ka 4 elemente qe konkurojne ne formimin e nje organizimi ekonomik te forte: Tendenca e senjorit feudal per te vendosur rregulla e tij : Vullneti i tregtareve per tu mbrojtur ndaj senjoreve: Deshira e magjistrateve per te vendosur nje treg te shendoshe: Tendenca e kishes .

KARAKTERISTIKAT E MBRETERISE BRITANIKE GJATE MESJETES
QEVERISJA QENDRORE
- Kurorezimi dhe konsakrimi fetar e vendosnin monarkun mbi te gjithe
- Prerogativa me e rendesishme ishte ruajtja e paqes
- Mbreti asistohej , nga nje keshill qe perbehej nga : Nobilteti i sherbimit (thengs): Keshilltaret besnike, Principet, Peshkopet, Arqipeshkopet dhe Abatet
- Ata formonin asamblene e pergjithshme (witenagemot)
- Ajo ruante formalisht kompetenca gjygjesore , ekzekutive dhe legjislative
- Ajo vepronte dhe se gjykate drejtesie vetem ne raste te instancave te larta
- Perfaqesues i mbretit ne lokalitet ishte Sherifi
- Funksioni I tij kryesor ishte kryesimi I asamblese se kontese
- Writs ishin dokumenta te shkurtra e koncize dhe perbenin teresine e akteve legjislative

MONARKIA FEUDALE
- Ne Angli ekzistonte nje monarki e forte dhe efikase , me nje sistem administrativ te pavarur , me taksa te vendosura direkt nga qeveria qendrore dhe me nje sistem monetar e juridik qe funksiononte mire
- Procesi i feudalizmit qe beri Vilhelm Pushtuesi kishte kryesisht qellime ushtarake
- Ketu ishte vullneti i qeverise qendrore qe beri te funksiononte sistemi feudal
- U afirmua parimi sipas te cilit cdo senjor kishte te drejte te formonte nje gjykate per te gjykuar vartesit e tij(tenats)
- Linden keshtu gjykatat senjorilen (court baron) qe gjykonin kolonet e lire si dhe gjykata senjorile (customary court) qe gjykonte bujkroberit
- U krijua Court of Exhequers kompetente per ceshtje fiskale, Court of King’s Bench qe zgjidhte konfliktet qe perfshinin interesat mbreterore, Court of Cammon Pleas kompetente per ceshtjet e lindura midis personave private
- Keshtu u afirmua COMMON LAW
- Ceshtjet e medha mbeteshin ne kompetencen e Curia Regis ose te Magnum Concilium
- Funksioni me i rendesishem dhe i vertet publik ishte dhenia e drejtesise
- Feudalizmi i sjelle ne Angli pati si qellim te zevendesonte Witenagemot me nje Asamble vasalesh te cilat u bene embrioni i pare i parlamentit te tipit modern
QEVERISJA QENDRORE NEN MBRETERIT ANGLO – NORMANDE DHE MBRETERIT E PARE ANZHUINE
- Mbretierit anglonormande forcuan shume administrimin qendror
- Struktura e shtepise mbreterore u zhvillua drejt sistemit departamental
- Nga dhoma fillestare mbreterore u zhvilluan disa organe : Dhoma mbreterore dhe Thesari
- Nga Thesari u zhvillua Exhequer , nje zyre e perhershme me detyra me te medha sesa thesari
- Skakiera u shnderrua ne organin kryesor financiar
- Mbreti Johani pa Toke me politiken e pasuksesshme shkaktoi nje reaksion te madh. Kjo gje beri qe Banoret e Runnemede te bashkoheshin e ta detyronin mbretin te nenshkruante me 12 Qershor 1215 Karten e Madhe te Lirive
- Per here te pare ajo njihte solemnisht dhe formalisht te drejtat e privilegjet e fisnikeve te medhenj, si individe ashtu dhe te bashkuar ne keshill .
- Ajo afirmonte te drejtat e vasaleve te vegjel duke sanksionuar lirite kushtetuese . Magna Charta mund te quhet dhe modeli i pare i kartes kushtetuese
- Ajo parashikonte nje lloj Gjykate Kushtetuese qe kishte detyre te ndiqte zbatimin e saj
- Komisioni i Rezistences sa here qe konstatonte shkelje te saj duhej ti drejtohej mbretit qe ta zgjidhte problemin . N.q.s ai nuk zgjidhej brenda 40 diteve ata mund te rebeloheshin kundra mbretit ne te gjitha format
- Kishes iu njoh autonomia dhe pavaresia nga nderhyrjet laike
- Ajo rikonfirmoi te drejtat e njerezve te lire


PARIMI I PERFAQSIMIT DHE PARLAMENTI
- Nje nga rezultatet themelore te Magna Chartes ishte afirmimi i parimit te perfaqesimit qe u shfaq me Magnum Concilium e pastaj nepermjet Parlamentit
- Per vendosjen e taksave do te krijohej Keshilli i Larte i Mbreterise i cili do te quhej Parlament
- Struktura e tij u percaktua nga provizionet e Oksfordit
- Keto provizione sanksionuan Oligarkine e Baroneve dhe ishin e tapa e fundit e pushtetit te plotefuqishem te Banoreve . Keto shkaktuan pakenaqesi te madhe te njerezit
- Parlamenti qe u mblodh me 1259 pranoi provizionet e Uestminsterit te cilet u jepnin pronareve te vegjel nje sere garancish ndaj arbitraritetit te senjoreve te tyre
- Parlamenti i thirrur me 1265 nga Simon dhe Montfort kishte si vecori qe thirri per here te pare konteve dhe borgeve. Keto do te dergonin si perfaqesues te tyre ne parlament kavaliere e qytetare
- Qe nga viti 1295 Parlamenti u be nje institucion i perhershem dhe me rol te rendesishem
- Ai perbehej nga 2 dhoma : Dhoma e Larte (e Lordeve) qe perbehej nga arkipeshkevijte , peshkopet, abatet, baronet te rangut te larte te cilet thirreshin ne emer ne , mbledhjen e Magnum Concilium. Funksioni i tyre u be i trashegueshem . Dhoma e Ulet qe perbehej nga deputete te konteve e qyteteve te zgjedhshem

MONARKIA ABSOLUTE DHE KOMBETARE NE ANGLI
- Absolutizmi ne Angli fillon me Dinastine e Tudoreve dhe te Sjuarteve nga 1485 – 1714
- Qysh ne shek. 14 ndermarrjet e manoreve u shnderruan ne ndermarrje kapitaliste . Feudalet pushtuan tokat e komunave per te shtuar pronat e tyre dhe keshtu filloi procesi i Gardhimit qe ashpersoi konfliktet sociale
- Popullsia angleze u konsolidua duke formuar Kombin Anglez
- Krijohet nje shtrese e re , Xhentri , pronare te medhenj tokash qe e administronin pronen e tyre me metoda kapitaliste
- Xhentri dhe Borgjezia ishin te interesuara te dyja per forcimin e pushtetit qendror

VEPRIMTARIA E TUDOREVE (1485 – 1603)
- Veprimtaria e tyre karakterizohet nga koordinimi i te gjitha forcave te pranishme ne vend
- U percaktuan perfundimisht pushtetet e fisnikeve dhe te perfaqesuesve te tyre ne Parlament
- U nxit permiresimi i sistemit gjygjesor te Common Law
- Kisha angleze u be e pavarur nga Selia e Shenjte
------------------------------------------------------------------------------------------------------
- Vullneti i mbretit perkonte me vullnetin e shtetit
- Ne kohen e Henrikut 8 u arrit shkeputja nga Selia e Shenjte dhe pasurite e kishes i kaluan kurores mbreterore
- U forcua dhe Keshilli i mbretit i cili u shnderrua ne instrumentin kryesor te udheheqjes dhe e koordinimit te qeverise angleze
- Kompetencat e tij u shtrine gjeresisht dhe shpesh perdorte metoda arbitrare
- Berthama kryesore ne keshill ishte Sekretaria
- Kalimi nge nje sistem I qeverisjes qendrore te udhehequr nga mbreti me nje sisttem ku qeverisja qendrore udhehiqet nga Ministrat lidhet me historine e Sekretarise se Keshillit
- Krahas sekretareve te shtetit kemi dhe Lordin e thesarit , Lord – kancelarin dhe Ruajtesin e vules
- Kancelari me vone do te shnderrohet ne kryeminister te mbretit
- Nje nga oranet me te njohura ishte dhe Dhoma me Yje . Emri i saj buronte thjesht nga salla e pallatit te Uestminsterit ku Keshilli i Mbretit mblidhej me cilesine e organit gjygjesor
- Dhoma me Yje gjykonte ceshtje si fyerja dhe shpifja



TIPARE TE INSTITUCIONEVE MESJETARE NE FRANCE

MBRETERIA FRANKE , DINASTIA MEROVINGE DHE KAROLINIANE
- Karli i madh konsiderohej si trashegimtari legjitim i parandoreve romake
- Formalisht ai ishte padron i gjithe botes
- Pushteti i tij kishte si funksion kryesor mbrojtjen e kishes
- Ai e ushtronte pushtetin e tij nepermjet 2 prerogativeve : Mundium qe i jepte mundesine te mbronte njerezit duke administruar drejtesine , Banum sipas se cilit kishte pushtet te plote ushtarak , gjygjesor dhe legjislativ
- Aktet qe nxirrte ai quheshin Kapitulare dhe ishin te detyrueshem per te gjithe
- Trashegimi i kurores rregullohej ne saje te 3 elementeve : Familja , Zgjedhja nga te medhenjte , Nderhyrja e papes , pra ishte monarki e Zgjedhshme


PALATIUM
- Palatium ose oborri mbreteror ishte qendra kryesore e organizimit te mbreterise
- Karakteristike e saj ishte se nuk kishte nje seli te qendrueshme , pra ishte gjithmone ne levizje
- Perbehej nga nje rrjet i tere punonjesish qe quheshin Ministriales te cileve u ishte besuar perkujdesja e personit dhe pasurise se sovranit
- Permenden : Dhometari , Siniskalkun, Kupembajtesin, Arkipelani , Kancelari, Kujdestari i pallatit , Konti i Pallatit , Antrustiones (rojet e mbretit) dhe Keshilltaret

ADMINISTRIMI LOKAL
- Organizimi politik ishte mjaft i thjeshtezuar
- Ajo ndahej ne distrikte ne krye te administrates te se cileve qendronte Grafio qe kishte ne dore administrimin civil e ushtarak
- Kontet vareshin direkt nga mbreti dhe ne lokalitetin ku ishin kishin mundium dhe banum. Ata benin raport vjetor para mbretit per punen e tyre
- Viskonti merrej me administrimin e qindeshes
- Duket ishin komandante territoriale
- Markezet ishin kryetare te konteve te medha te krijuara ne kufij
- Per te lidhur qendren me periferine perandoria ndahej ne zona inspektimi, Misatika. Ne to dergoheshin 2 inspektore , miset qe shikonin mbarevajtjen e puneve te shtetit dhe qe raportonin te mbreti dhe qe kishin funksione ekzekutive , administrative per sa kohe ishin per inspektim


SHERBIMI USHTARAK
- Ai bazohej ne : njerezit e lire ishin ata qe duhet ta sillnin per vete dhe eskorten mjete jetese per 3 muaj dhe ata te komanduar qe ishin rekrutuar ne baze te nje kontrate te posacme me nje perfaqesues te mbretit

SISTEMI FISKAL
- Organizimi financiar ishte primitiv dhe si rezultat ishte qe taksa e drejteperdrejt u transformua ne nje takse fikse qe rendonte tokat e vecanta

SISTEMI GJYGJESOR
- Drejtesia ushtrohej nga populli , Asambleja popullore (mallum)
- Ne krye te saj ishte Centenario i cili trajtonte ceshtjet e medha (placita generalia) ndersa me ceshtjen dhe formulonte vendimin
- Me vone ai u zevendesua nga Presidenca E Asamblese Se Kontit
- Gjithashtu Gjykata popullore shnderrohej ne Gjykate E Kontit
- Tashme populli e ushtronte drejtesine vetem per ceshtjet e medha (placita generalia) ndersa me ceshtjet e vogla (placita minor) merrej gjykata e zakonshme

ASAMBLETE POLITIKE
- Ato miratonin rregullat dhe zakonet e adoptuara nga te diturit, zgjidhnin mbreterit, miratonin kapitularet

RENIA E PERANDORISE KAROLINIANE
- Si shkak permenden kontradiktat per shkak te regjimit te tokave dhe detyrimeve personale si dhe nje invazion i ri i popujve barbare


MONARKIA FEUDALE FRANCEZE
- Deri vone mbeti sistem i zgjidhjes se mbretit
- Teorikisht e zgjidhte populli por praktikisht e zgjidhte kleri dhe te medhenjte
- Ne shek. 11 u fut trashegimia e fronit ndermjet shoqerimit te djalit me te madh ne fron. Mbreti ishte Rex coronatus ndersa djali Rex designatus
- Ai paraqitej nga kisha si nje e drejte hyjnore dhe si Sovran absolute
Autoriteti i tij ndaj popullit ushtrohej nepermjet senjoreve prandaj kjo e dobesonte pushtetin e tij . Tjeter element qe dobesonte pushtetin e tij ishte pretendimi i perandorise se shenjte romano – gjermanike per te qene pasues i Karlit te Madh
- I vetmi sovran i vertete ne kete kohe ishte Papa


FORCIMI I MONARKISE DHE RISTABILIZIMI I SHOQERISE FEUDALE
- Luigji 7 siguroi nderin e cdo kreu territorial duke i bere ata vasale te tij
- Feudalizmi u shnderrua ne nje mjet per te rilindur monarkine franceze
- Ndodhi hierarkizmi i se drejtes sipas se ciles mbreti ishte shkalla me e larte e drejtesise
- Mbreti paraqitej si dominues superior
- Drejtesia qe bente ai ishte drejtesi senjorile dhe gjykata mbreterore ishte nje gjykate senjorile
- Mbreti kishte potestas dhe auctoritas
- Detyra e tij ishte mbrojtja e mbreteris , kishes, dhe shtetasve.
- Zhvillohen organe te reja si: Keshilli i mbretit, Shtetet e pergjithshme
- Parlamenti dhe Dhoma e Komtve
- Organet administrimit lokal ishin: Prevostet , Balite, Siniskalket dhe Hetuesit e mbretrise


PERQENDRIMI I PUSHTETIT DHE MONARKIA ABSOLUTE NE FRANC
- Kjo eshte nje periudhe konfliktesh midis Kishes dhe shtetit , mbretit dhe senjoreve, krize ekonomike, financiare dhe sociale .
- Shfaqen 2 tipare themelore: Centralizimi i vazhdueshem dhe pushteti mbreteror dhe rritja e pushtetit te paras .
- Keshtu krijohen premisat per monarkine apsolute qe karakterizohet nga perqendrimi I pushteteve ne duart e mbretit .


NDRYSHIMET EKONOMIKE E SOCIALE
- Kapitalistet e medhenj shfaqen mjaft te fuqizuar per shkak te zhvillimit te tregtise dhe manifakturave
- Ne bujqesi ruhen akoma meredheniet feudale
- Kemi nje kufizim te arbitraritetit te feudaleve
- Taksat shtohen
- Fisnikeria perbehej prej: senjoreve te medhenj, aristokrateve te oborrit
- Nje grup me i ulet ishin fisniket e mesem dhe te vegjel te provincave, fisnikeri qe quhej Fisnikeria e Shpates
- Fisnikeria tjeter ishte Fisnikeria e Mantos qe perfaqesohej nga : borgjeze, tregtare, industrialiste dhe nepunes te larte administrates shteterore
- Ne kete kohe zhvillohen mjaft maredheniet kapitaliste


ZHVILLIMI I IDEVE DHE INSTITUCIONEVE MONARKIKE
- Mbreti francez kerkonte te unifikonte dhe centralizonte pushtetin
- Vetem mbreti e mbante pushtetin
- Organet shteterore ishin vetem keshilluese ose ekzekutive
- Nderkohe zhvillohet dhe Doktrina e monarkise themeluesit e se ciles ishin juristet
- Sipas saj Mbreti i Frances ishte sovran , sovraniteti ishte patjetersueshem dhe i paparashikueshem , mbreti ishte perandor ne mbreterine e tij, ishin burim i cdo drejtesie dhe padron i saj. Nga keto lindi teoria e Drejtesise se deleguar Justice retenue.
- Deshira e tij ishte = me ligjin dhe pushteti i tij ishte i pavarur nga ai i Papes .

CENTRALIZIMI I PUSHTETIT DHE FORMAT E ABSOLUTIZMIT
- Mbreti misheron idealin kombetar
- Forcohet nje institucion administrativ i ri, Guvernatoret , perfaqesues te mbretit qe merrnin pjese ne parlamentet e provincave dhe komandonin ushtrine e milicine e qytetit
- Rendesia e parlamentit te Parisit dhe atyre te provincave vjen duke rene
- Qysh nga shek. 15 u sanksionua nje zakon sipas te cilit mbreti i shpallte dekretet nepermjet Parlamentit te Parisit. Pra ato regjistroheshin nga Parlamenti i cili fitoi te drejten per t’i refuzuar ato n.q.s binin ne kundershtim me ligjet e zakonet e mbreterise . Kjo u quajt e Drejte e Remonstraticionit
- Kur Risheljeja erdhi ne pushtet goditi guvernatoret dhe rizbuloi detyren e intedenteve duke ndertuar nje aparat shteteror te fuqishem . Ai u perpoq te thyente rezistencen e parlamenteve si dhe krijoi flote te perhershme dhe forcoi sistemin e taksave .

ABSOLUTIZMI MBRETEROR DHE LUIGJI 14
- Ai perfundoi plotesisht centralizimin dhe buroktratizmin e shtetit
- Ai mbante prane 6 ministra, kancelarin, 4 sekretare shteti dhe kontrollorin e pergjithshem (kryeministri)
- Organi i qeverisjes ishte keshilli i mbretit mblidhej ne 3 menyra: kur mblidheshin bashkepunetoret me te ngushte quhej Keshilli i Larte, si keshill me 12 anetare merrej me punet e brendshme , rasti mbledhje si kryeministrit me ekspertet financiare quhej keshilli Mbreteror i Financave
- Me 1673 mbreti ndaloi te drejten e Remonstracionit parlmentit
- Autoritetet te jashtezakonshem njohu pushteti i policies
- U krijua ushtria e perhershme kombetare
- Mbreti ishte i vetmi krijues i te drejtes dhe posedonte pushtetin me te gjere legjislativ
- Me 1665 mbreti nisi Kodifikimin e Ligjeve

PERIUDHA MODERNE DHE BASHKEKOHORE

KRIZA E SHTETIT AUTORITAR DHE ARDHJA E SHTETIT LIBERAL
- Kriza e shtetit autoritar eshte nje krize ekonomike
- Shkak tjeter per krizen ishte rritja e vazhdueshme e taksave dhe tatimeve
- Dobesia e pergjithshme e monarkise absolute
- Lindja e rrymave te reja me karakter politik
------------------------------------------------------------------------------------------------------

- Dallimet midis shtetit auroritar dhe atij liberal shihen fillimisht ne qellimet qe shteti do te arrij
- Shtetet predikojne arritjen e mireqenies se individeve
- Shteti liberal nuk merr persiper te arrije ai direkt mireqenien e individeve por siguron kushtet qe cdo peeson te arrije vete ate nepermjet liris qe i jep Cdo individi i njihen lirite qytetare dhe politike
- Dallimi tjeter qendron ne bazen shoqerore te shteteve te . Te liberali baza perbehet nga borgjezia pronare dhe iundustriale e lindur nga Rendi i Trete. Me shtetin liberal borgjezia shfaqet si klase e pergjithshme dhe intreprete e vullnetit kombetar
- Dallimi tjeter qendron ne ideologjin. Ajo shprehet ne kerkesen e lirise individuale per te gjith njerezit si dhe barazin e tyre .
REVOLUCIONET LIBERALE . REVOLUCIONI FRANCES
- Ai formoi nje nga pikat kulmore ne afirmimin e parimeve te reja institucionale
- U fut parimi i barazis “njerezit lindin dhe mbeten te barabarte” (Dekl. Te dr. Te njeriut dhe qytetarit 1789)
- U futen artikuj te rinj per mbrojtjen e sigurise se personit (Dekl.e 1789)
- Per here te pare qytetari konsideroi jasht pushtetit shteteror dhe individualisht i siguruar para tij
- Mohohej cdo forme privilegji
- Menjanohet cdo forme justifikimi e sovranitetit dhe vendoset baza e tij te individet
- U perhap koncepti i Kombit nepermjet te cilit shprehej uniteti i te gjithe atyre qe i perkisnin popullit
- Populli merrte pjese ne formimin e organeve sovrane nepermjet zgjedhjeve te perfaqesuesve te tij
- Edhe mbreti qe akoma perfaqesonte kombin
------------------------------------------------------------------------------------------------------
- Koncepti Kushtetute merr permbajtje te re . Ajo tashme perfshin elementet kryesor te strukturave te organizimit shtetero dhe behet Baze e shtetit sepse ishte shprehje e vullnetit te popullit
- U afirmua “pushteti kushtetutes” qe i perkiste popullit dhe vlefshmeria e kushtetutes vetem prej ushtrimit te tij

-------------------------------------------------------------------------------------------------------
- U afirmua i “shtetit te se drejtes” me 2 fazat e tij: E para ishte ajo e shtetit ligjor sipas te cilit cdo kufizim i autonomis individuale mund te behet vetem mbi bazen e ligjit . Shteti behet ligjor vetem kur ai e bazon veprimtarine e tij mbi ligjet. E dyta eshte ajo e “shtetit te se drejtes” . Kjo shpreher ne parimin se aktet e organeve publike duhte t’i nenshtrohen kontrollit te gjygjtarit qe te shikonte pajtueshmerine me ligjet

REVOLUCIONI ANGLEZ
- Ai u karakterizua nga respektimi i parimeve tradicionale te autonomis lokale dhe liris individuale
- Bill of Rights riafirmoi te drejtat e pakundershtueshme te lirise se popullit qe perfaqesohej nga lordet dhe anetaret e Dhomes se Komunave ne parlament
- Per here te pare Parlamenti u be perfaqesues i unitetit politik te te gjithe kombit
- U sanksionua Parlamentarizmi, pra supremancia e parlamentit ndaj sovranit dhe u hodhen bazat per vendosjen e formes parlamentare te qeverisjes

VENDOSJA E MONARKISE LIBERALE NE ANGLI

GJENDJA POLITIKO EKONOMIKE E ANGLISE NE PRAG TE REVOLUCIONEVE TE SHEK.17
- Reforma protestante i hapi rrugen zhvillimit te kapitalizmit borgjez
- Ceshtja fetare u be faktori vendimtar i carjes se madhe qe ndodhi midis pushteteve ne prag te revolucionit
- Protestantet kerkonin reformim, te kishes angleze mbi baza demokratike, pavaresine e saj nga mbreti dhe pastrimin nga ritet paprale

--------------------------------------------------------------------------------------------------

- Protestantet ndaheshin ne Presbiteriane dhe Indipedente .
- Presbiterianet donin reformim te kishes , heqje te prerogativave te mbretit dhe bindje ndaj parlamentit dhe heqjen e Episkopes
- Indipedentet donin venien e republikes , heqjen e te drejtave feudale, heqjen e privilegjeve tregtare dhe konfiskim te tokave te kishes
------------------------------------------------------------------------------------------------------
- Dinastia e Stjuarteve u ballafaqua me probleme te medha
- Rritja e cmimeve rendonte mbi popullsine dhe Xhentri me Borgjezine kerkonin lehtesi te aktivitetit ekonomik nga taksat e shumta
- Nje fare ekuilibri ishte arritur ne kohen e Tudoreve ku:
- Pushteti gjygjesor kontrollohej nga Gjykata e Dhomes me Yje dhe Gjykata e Kancelarise
- Pushteti ekzekutiv qe forcuar me teper dhe ne saje te sekretarise
- Pushteti ligjvenes ushtrohej nga Parlamenti
------------------------------------------------------------------------------------------------------
- Ne vitin 1628 parlamentaret iu kundervune pushtetit dhe abuzimeve te mbretit me ane te hartimit te “Petition of Right” sipas s eciles 2 dhomat e parlamentit do te ishin superiore ne ceshtjen e vendosjes se ligjeve, kurse mbreti mund te ishte nje vezhgues i thjeshte
- Konflikti kushtetues rreth rolit te pushtetit te mbretit dhe Dhomes s eKomunave e gjykates se Common Law bashke me kembenguljen e komunave per te kontrolluar politiken fetare te kurores u bene shkaqe per te provokuar luften civile

REVOLUCIONI I PARE DHE QEVERISJA E KROMUELLIT
- Nderkohe qe parlamenti kishte qe nuk thirrej , Karli 1 u detyrua ta therriste ate dhe ai ndenji mbledhur per 12 vjet (Parlamenti i gjate)
- Ai miratoi nje varg ligjesh me te cilat u revokua Dhoma me Yje dhe te gjitha gjykatat speciale
- Parlamenti vendosi dhe kohezgjatjen etij nepermjet “Aktit 3 vjecar” i cili thoshte s e kohezgjatja e parlamentit do ishte maksimumi 3 vjet
- Ne 1641 u vendos qe Parlamenti mund te shperndahej vetem me vullnetin e tij
- ------------------------------------------------------------------------------------------------------
- Nje nga shkaqet imediate te krizes ishte dhe vendosja e nje Takse lufte nga mbreti pa pelqimin e parlamentit si dhe kerkesa e parlamentit per te pasur nje ushtri te rregullt
- ---------------------------------------------------------------------------------------------------
- Mbreti dhe keshillit te fshehte te tij iu hoq e drejta per te shqyrtuar ceshtje civile dhe penale dhe kjo kompetence iu la gjykatave
- Gjykata e Ankesave te Pergjithshme duhet te jepte Habeas Corpus Act (I dyti) cdo personi te arrestuar ose ndaluar me urdher te mbretit , te nenpunesve te tij dhe te personave te tjere zyrtare me qellim qe te kontrollohej ligjshmeria e arrestimit ose ndalimit


LUFTRAT CIVILE DHE KARAKTERI I TYRE
- Ne janar te 1642 fillon lufta civile midis mbretit dhe parlamentit
- Gjate kesaj periudhe formohen disa grupe: mbeshtetesit e mbretit Kavalieret , kundershtaret e monarkise Kokerrumbullaket dhe Leveleret qe donin nje lloj komunizmi
- Lufta e pare civile u fitua nga Kokerrumbullaket
- Midis Presbiterianeve dhe Indipendenteve linden kontradikta per formen e qeverisjes , Presbiterianet donin gjendjen ekzistuese dhe hyne ne bisedime me mbretin ndersa Indipendentet donin republiken , gje qe shkaktoi dhe luften e dyte boterore
- Ne fund te saj me 4 Janar 1649 Anglia u shpall republike, Karli 1 u denua me vdekje , u shkri Dhoma e Lordeve dhe u krijua Keshilli i Shtetit

PROTEKTORATI I KROMUELLIT . “ INSTRUMENTI I ADMINISTRIMIT”
- Pas shume spastrimeve ne parlament Kromuelli e shparndau ate me 25 Prill 1653
- Ne korrik te ketij viti u mblodh nje parlament i cili u quajt Parlamenti i Vogel sepse u shpernda me 12 Dhjetor te po atij viti
- Me 1653 Kromuelli hartoi nje kushtetute te Shkruar “Instrumenti i Administrimit” qe eshte i vetmi akt i tille ne historine e se drejtes kushtetuese angleze
- Ajo sanksiononte parlament me nje dhome te zgjedhshme me 400 anetare . Ne krye te shtetit qendronte Lordi – Protektor , Kromuelli i cili bashke me Keshillin ushtarak ushtronin pushtet gjygjesor e ekzekutiv
- Ndryshimi , shfuqizimi apo pezullimi i ligjeve behej vetem nga Parlamenti
- Me vdekjen e Kromuellit ne 1658 dolen 2 teza per formen e qeverisjes : republike dhe monarki
- U vendos per monarkine dhe keshtu pasi Parlamenti i Gjate u shpernda dhe u mblodh Parlamenti i Ri qe thirri ne fron Karlin 2

RESTAURIMI I STJUARTEVE DHE ZHVILLIMET POLITIKO – JURIDIKE
- Ne dekleraten e Bredit me 1660 Karli premtoi s enuk do te perndiqte armiqte e monarkise
- Parlamenti i caktoi Karlit nje shume te caktuar per te mbajtur oborrin e tij
- Meqe ushtria indipendente ishte shperndare mbreti nuk kishte ushtri per momentin
- Me te ardhur ne fron Karli filloi persekutimin e perkrahesve te republikes. Rikrijoi kishen anglikane , u shpall monarkia e trashegushme, u krijuan Dhoma e Ulet, Irlandes dhe Skocise iu la e drejta per te pasur perseri perlamentet e tyre, u krijua Keshilli i fshehte i mbretit.miratua Akti i Betimit.

-Si rezultat i politikes se tij agresive u acaruan marrdheniet me perlamentin.
-Ne parlament u formuan 2 parti : pro mbretit Toret dhe kunder mbretit Viget
-Ne 1679 perlamenti prenoi Habeas Corpus Act (i dyti) qe synonte sigurine e personave dhe mundesonte mbrojtjen e Vigeve dhe frenimin e veprimtaris earbitrare te administrates shteterore
- Thelbi i Habeas Corpus Act (i dyti) ishte se ai i jepej cdo pesoni i arrestuar mund ti drejtohej njerit prej gjygjtareve te larte ku lutej qe ky te jepte urdher per dergimin e tij ne gjygj .

REVOLUCIONI I LAVDISHEM DHE AKTET PER FORCIMIN E PARLAMENTARIZMIT
- Pas Karlit 2 ne fron erdhi i vellai Jakovi 2 Ai u perpoq te rivendoste katolicizmin gje qe e merziti popullin si dhe parlamenti kishte kohe pa u mbledhur .
- Prandaj 1 grup parlamentaresh i derguan nje ftese mbretit te vendeve te ulta Vilhelmit per te sjelle nje ushtri e per te siguruar lirite e shkelura. Jakovi arratiset ne France
- Ne 1689 nje konvente – parlament e shpall Vilhelmin sovran kjo gje shenoi fitoren e revolucionit te dyte qe i hapi rrugen monarkis e parlamentare . Aktet qe e sanksionuan kete ishin Bill of Rights (akti mbi te drejtat) dhe Act of Settelement (akti I trashegimise se fronit) dhe Act of Union (akti I bashkimit)
- ---------------------------------------------------------------------------------------------------
- Me Bill of Rights u konfirmuan juridikisht te drejtat e pakundershtueshme te parlamentit , Liri e fjales, diskutimit si dhe zgjedhje te lira ne Dhomen e Lordeve . Cdo ndryshim I ligjit apo vendosje takse
Duhej te behej me pelqimin e parlamentit
- Me Act of Settlement u sanksionua qe ne fron te vihej pasardhesi me i afert protestant i familjes Stjuart . Ai duhet ti perkiste kishes s e Anglise dhe perjashtohej nga trashegimi cdo katolik . Akti theksonte se ligjet e anglise jane origjinale te popullit dhe te gjithe mbreterit duhet te qeverisnin sipas ketyre ligjeve(parimi I ligjshmerise),. Personave te lindur jashte kufijve te Mbreterise u ndalohej te kishin funksione gjygjesore do qendronin ne detyre derisa te mbanin nje qendrim korrekt dh emund te shkarkoheshin vetem me kerkese te njeres prej dhomave (parimi I parevokueshmierise ae gjygjtarit nga detyra)
- Me act of Union u be bashkimi I Skocise me Angline me 1707 duke pranuar nje monark dhe nje parlament te vetem por duke ruajtur cdo mbreteri legjislacionin e vet derisa te arrihej nje legjislacion I perbashket . Kjo u shoqerua me nje shtim te numrit te pjestareve te dhomave ne parlament

KARAKTERISTIKAT E INSTITUCIONEVE MODERNE NE SH B A

LUFTA PER PAVARESI DHE DEKLERATE E PAVARESISE
- Pas luftes 7 vjecare SH B A u shkeputen nga Anglia me 1783
- Krijimi I kolonive tek kartat mbreterore
- Kolonite e jugut praktikonin ekonomine eplantacioneve ndersa ato te veriut ate Kapitaliste me tregti te zhvilluar
- Pushtetin ekzekutiv e kishin guvernatoret
- Ne cdo koloni vepronin Asamblete qe ishin dydhomeshe , e larte qe emerohej nga sovrani dhe e ulta qe perfaqesonte me te vertete kolonite. Votimi ishte i kufizuar
- Ne kete kohe nuk kishte parti politike dhe njerezit ndiqnin perfaqesuesit e shquar
- ------------------------------------------------------------------------------------------------------
- Vecori e revolucionit amerikan ishte s eai nuk shpertheu brenda nje shoqerie te vetme por midis dy sendeve
- Shoqeria e kolonive iu kundervu Anglise duke kerkuar ndryshimin e kritereve te marrjes se tokave dhe atyre me karakter fiskal
- Por Westminsteri miratoi nje sere ligjesh me karakter fiskal – doganor
- Kongresi kontinental mori vendim per te braktisur Britanine e Madhe dhe keshtu u publikua Common Sens dhe Tom Pein ne te cilen mbeshtetej ideja e pavaresise “eshte dicka absurde qe nje kontinent te qeveriset nga nje ishull”

DEKLERATA E PAVARESISE
- Ne kongresin e 2 kontinental u adoptua Deklerata e Pavaresise qe i shpallte kolonite e bashkuara, te lira dhe te pavarura. Ai shpallte barazine dhe patjetersueshmerine e te drejtave te njerezve . Qeverite jane krijuar prej njerezve per te garantuar te drejtat e tyre . Sa here qe je forme qeverisjeje bie ne kundershtim me keto parime populli ka te drejte ta nderroje ate me nje tjeter qe i zbaton keto parime

ARTIKUJT E KENFEDERATES DHE QEVERISJA NEN TO .
DESHTIMI I TYRE
- Si rrjedhoje e deklerates 18 koloni u bene shtete te pavarura dhe sovrane
- Vetem me 1 Mars te 1781 ato hyne ne fuqi dhe krijonin nje bashkim miqesor te ketyre vendeve
- Ato kufizoheshin nga krijimi i nje organi te perbashket , Kongresi Kontinental ne te cilen shtetet do perfaqesoheshin barazisht
- -------------------------------------------------------------------------------------------------------
- Kongresi kishte disa kompetenca: shpallte luften ose paqen, lidhte traktate dhe aleanca , dergonte ambasadore , vendoste vleren e monedhes etj .
- U krijua thesari i perbashket qe do te administrohej nga Kongresi
- Ai do ta organizonte punen ne komisione dhe borde deri sa te krijoheshin Departamentet
- -----------------------------------------------------------------------------------------------------
- Kushtetuta nuk i permbahej parimit te ndarjes se pushteteve
- Mungonte nje dege e Ekzekutivit . Parashikohej nje president por ai ishte vetem nje drejtues qe perfaqesonte dinjitetin e kombit
- ------------------------------------------------------------------------------------------------------
- Nderkohe qe vendi qeverisej nga artikuj u shfaqen ide te ndryshme per qeverisjen ne teresi , kjo sepse amerikanet nuk donin nje qeveri qendrore te forte dhe as nje te dobet
- Kongresi u kthye ne nje organ jo efektiv
- Faktor qendrueshmerie ishte dhe ushtri e vogel . Vendi shpetoi nga kryengritjet ne mase fale Xhorxh Uashingtonit
- U pa se kongresi nuk po mbante dot rregullin ne bashkim
- Per te ndryshuar artikujt e konfederates u mblodh nje kuvend ne Filadelfia me 1787

KUVENDI I FILADELFIAS PER KUSHTETUTEN E RE TE SH.B.A
- Delegatet me me influence kerkonin nje qeveri qe te mbeshtetej ne pelqimin e popullit dhe qe te ushtronte vetem pushtet e deleguara prej tij . Sipas tyre pushtet qe nuk delegoheshin asaj i mbeteshin popullit
- Tashme hidhej ideja per nje qeveri te forte kombetare . Cdo shtet duhet te kishte nje kushtetute te shkruar ne baze te se ciles do te kishin parlamente te forta te zgjedhura nga populli , nje ekzekutiv te dobet dhe nje gjygjesor te pavarur
- Qeveria e re do ndertohej mbi bazen e sistemeve elektorale
- -----------------------------------------------------------------------------------------------------
- Ajo qe shqetesonte delegatet ishte lufta e klasave ne Amerike
- Parimi qe mund te ekuilibronte kete lufte u gjet nga Medisoni i cili thoshte s e qeverisja kombetare mund te mbetej nje arbiter jopasionant ne konfliktet e lindura midis grupeve te ndryshme . Rezultat i kesaj do te ishte pluralizmi i realizuar ne feudalizem
- Nje nga vendimet me te rendesishme te Kuvendit ishte pranimi i 3 parimeve fillestare: nje bashkim i thjeshte federal nuk do te permbushte objektivat e peopozuara nga Artikujt e Konfederate ;nuk do te ishte e pranueshme asnje marreveshje midis pjeseve apo shteteve te tera si shtete sovrane : nje qeveri kombetare duhet vendoste nje trup te perbere prej 1 legjislativi, ekzekutivi dhe gjygjesori suprem

KUSHTETUTA E SH.B.A. PERMBAJTJA E SAJ
- Ajo perbehet nga hyrja , 7 artikuj dhe 27 amandamente
- I permbahet parimi te ndarjes se pushteteve ne 3 pjese te pavarura : legjuslativ, ekzekutiv dhe gjygjesor
- Artikulli i rregullon pushtetin legjislativ. Legjislativi qe ka per detyre te nxjerre ligje perfaqesohet nga Kongresi i cili eshte i perbere nga 2 dhoma : Dhoma e Perfaqesuesve dhe Senati
- Ato miratojne cdo projektligj i cili i paraqitet per miratim presidentit. Kongresi ka te drejte te vendose e te mbledhe taksa doganore , tatimet dhe taksat e brendshme , te paguaje borxhet dhe te siguroje mireqenien e mbrojtjen e pergjithshme te SH.B.A , etj, . Ai mban ushtrine dhe shpall luften
- ---------------------------------------------------------------------------------------------------
- Artikulli 2 rregullon pushtetin ekzekutiv . Ai ushtrohet nga presidenti qe zgjidhet nga populli . ai eshte komandant i pergjithshjem i forcave te armatosura dhe i mbrojtjes territoriale te shteteve te vecanta
- Artikulli 3 rregullon pushtetin gjygjesor . Ai ushtrohet nga Gjykata e Larte dhe gjykatat e tjera me te ulta te federates ose shtetve te vecanta per formimin e te cilave kongresi vendos here pas here . Gjykata e Larte eshte shkalla me e larte e sistemit gjygjesor dhe shqyrton ankesat e qytetareve ndaj vendimeve te instancave me te uleta
- --------------------------------------------------------------------------------------------------
- Organet qendrore te federates kane te drejte te nderhyjne ne shtete te vecanta per sigurimin e qetesise vetem me kerkesen e Asamblese Ligjvenese te shtetit ose pushtetit te tij ekzekutiv
- Pra u sanksionua qe Kushtetuta dhe ligjet kombetare ishin supreme me kushtetutat dhe ligjet e shteteve te vecanta . Kjo kushtetute vuri kufizime me qeverite e shteteve
- Nepermjet saj u mbajt parasysh qe qeveria kombatare mund ti zbatonte ligjet pa pyetur per qeverite e shteteve te vecanta . Keto konflikte do te zgjidheshin nga gjygjtaret kombetare
- Tashme Kongresi kishte te drejten te shpallte luften me shumice votash dhe jo me unanimitet te plote

KUSHTETUTA E SHBA DHE TE DREJTAT THEMELORE TE NJERIUT
- 1O amendamentet e para te kushtetutes sanksionojne me shume te drejta e shteteve te vecanta sesa te personave te vecante . keto 10 amandamente u quajten Karta e te Drejtave , The Bill of Rights
- Ne pergjithesi ata afirmojne lirite qytetare e politike si liria endergjegjes, shtypit, grumbullimit, parashtrimit te kerkesave, sigurine personale dhe te baneses, te drejtat e personit gjate ndjekjes penale dhe procesit gjygjesor etj .
- Amandamenti i 14 thote se asnje nga shtetet nuk mund te privoje asnje person nga jeta , liria ose pasuria , pazhvillimin e nje procesi te rregullt gjygjesor, apo tu mohoje personave nen juridiksionin e vet te drejten per tu mbrojtur njesoj nga ligjet
- Amendamentet 9 thekson se numerimi i disa te drejtave te bera ne kushtetute nuk mund te interpretohet si mohim i te drejtave te tjera si qytetare
--------------------------------------------------------------------------------------------------------
- Federalistet dhe Republikanet mbeten dy grupimet e para me karakter politik . Sot Federalistet jane paraardhesit e Republikaneve ndersa Republikanet e pare jane Demokratet e sotem

LUFTA CIVILE DHE NDRYSHIMET NE SISTEMIT POLITIK TE SHBA
- Zhvillimi ekonomik i SHBA kishte karakter origjinal
- Se pari ekzistonte nje reserve e madhe tokash te lira ne perendim dhe nje emigrim I lire prej Europes ne SHBA . Se dyti puna e sklleverve ne shtetet e jugut
- U be shpronesimi i pronareve te meparshem si dhe pushtimi e blerja e tokave ne kushte jo te barabarta
- Skllaveria po bente te pamundur zhvillimin e industrise ne vete jugun
- Keshtu ekzistonin vetem 2 rrugedalje : te riorganizohej bashkimi i shteteve mbi bazen e skllaverise os embi bazen e punes se lire
- -----------------------------------------------------------------------------------------------------
- Ne keto kushte Karolina e jugut dhe disa shtete te tjera dolen nga bashkimi duke formuar nje shtet te ri , Shtetet Konfederative te Amerikes me nje kushtetute te veten qe ligjeronte skllaverine dhe sigurimin e tokave te reja
- Me 12 prill 1861 filloi lufta midis shteteve te jugut dhe te veriut. Presidenti Linkoln kishte hartuar nje plan per pranimin e shteteve te jugut me heqjen e skllaveris
- Me 22 shtator 1863 ai shpalli Proclamation d’Emancipation qe theksonte se te gjith sklleverit qe i perkisnin rebeleve ndaj qeverise deklaroheshin te lire
- Me 1865 amendamenti 13 vendosi perfundimisht heqjen e skllaverise .
 
Top