• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Historia e paimagjinueshme që fshihet pas këtij endacaku shqiptar

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Vendndodhja
Pertej Horizontit
Historia e paimagjinueshme që fshihet pas këtij endacaku shqiptar



Ai vërtet ka qenë një ish-drejtues i lartë Rinie i kohës së komunizmit, ngjashëm si Koço Kokëdhima e Fatmir Xhafaj, por nuk e ka patur fatin e këtyre të fundit. Pra, ai sot nuk është as pasunar, por as politikan. ثshtë një krijesë e mjerë e sunduar nga një sëmundje që kurrë nuk gjet se nga i erdhi e se çfarë ishte. Dhe pikërisht ishte ajo që e katandisi nga një “djalë trendi” i sistemit, në kuptimin ideologjik të fjalës, por jo vetëm, në një vetmitar varfanjak, me shenja të dukshme të një anormaliteti mental.

Ky është Adem Llani, që sot i ka mbushur të 70-at. Historia e tij është vërtetë e rrallë. Ndonëse tashmë ngjan me një lypës të rëndomtë, ai nuk është i tillë, por e ka munduar një sëmundje që në moshën e rinisë, atëherë kur ishte në avenirin e tij. Dhe ky fat i tij, prej vitesh ka marrë trajtat e një legjende urbane në Krujë, Fushë-Krujë e Mamurras.
Ademi, rreth viteve ‘70-të ishte funksionar Rinie në Krujë. Njerëzit e kujtojnë si mjaft të zgjuar dhe me aftësi të jashtëzakonshme drejtuese e profesionale. Por thuhet se kjo gjë i xhelozoi ca kolegë të tij në parti, aq sa i punuan një rreng që më pas do i kushtonte jo vetëm karrierën, por dhe shëndetin, e sigurisht rrjedhën normale të jetës.

Atij, fshehurazi i kanë bërë një injeksion, duke e katandisur në një krijesë me defiçenca mentale. Ndryshimi i sjelljes së tij ka qenë i beftë, aq sa i ka lënë të shashtisur miqtë, kolegët dhe familjarët.

Më pas, shumë përpjekje janë bërë nga këta të fundit për të zbuluar diagnozën e sëmundjes, por pa asnjë rezultat në gjithë këto vite.

Ademi do të qëndronte kohë nëpër spitalet e Tiranës për të gjetur shëndetin e humbur, por më kot. Pas shumë kohësh, ai do të linte dyert e spitaleve dhe do të niste një jetë ndryshe nga ajo që kishte menduar.

Fillon punë në Ndërmarrjen e Bonifikimit në Mamurras si punëtor i thjeshtë, sigurisht pa qenë më ai i pari, drejtuesi i Rinisë së rrethit.

E tashmë, babai i një vajze, prej vitesh ai jeton si një endacak, ndërsa shoqëria që e ka njohur konsumon historinë e rrallë të tij me në qendër legjendën e injeksionit të pabesë komunist që ia morri shëndetin mental.

Vit pas viti, të gjithë u pajtuan me faktin se Ademi “ka marrë fund” si njeri normal.

Aktualisht ai banon në një bunker pranë të afërmve të tij në fshatin Shpërdhet. Ndonëse ata kërkojnë ta strehojnë në shtëpitë e tyre, Ademi ka zgjedhur të jetojë i vetëm në një bunker që e ka si banesë.

Për t’u ushqyer kujdesen të afërmit e tij dhe gjumin e bën tek dhoma e tij e përhershme, bunkeri. Daljet e tij janë të shpeshta por vetëm në Mamurras, ku shumë njerëz e ndalojnë dhe bashkëbisedojnë me të.

Flet mirë dhe kujton kohët e rinisë, por jo atë që i ka ndodhur si ish- funksionar i lartë. Dhe të mendosh se ca ish-kolegët e tij sot janë aktorë me peshë të Rilindjes.
b;albanian
 

Moonlight

Shine like a Moon!
Staf në FV.AL
Titulli: Historia e paimagjinueshme që fshihet pas këtij endacaku shqiptar

Ajo kohe e qoftelargut, po te te vinte ne shenjester ...keshtu te kandiste ose pas ndonje mali me gropa ku mos te gjindej as nami as nishani!
 
Top