• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Historia shqiptare në parlamentin anglez.

Lauri

Anunnak
ÇESHTJA SHQIPTARE NE PARLAMENTIN ANGLEZ
"Këta armiq janë të rrethuar prej një populli që është trim sa ata, dhe historia e të cilit humbet në mjegullën e kohës. Ky popull është populli Shqiptarë. Dhe shqiptarët janë populli më i vjetër i orientit. Ishin atje më parë se grekërit e vjetër. Shqiptarët kanë legjenda dhe karakteristika të veçanta të tyre. Kanë disa cilësi që ndryshojnë nga ato të armiqve të tyre". “Besoj se qëllimi i avulloreve luftarake që do të mblidhen në Raguzë është që t`i trembin turqit. Po sikur turqit të mos tremben? Ç`do të ndodhë atëherë? Forca detare e Anglisë, e Anglisë së lirë dhe konstitucionale, a do të përdori forcën për të djegur e shkatërruar kasollet e peshkatarëve dhe barinjve shqiptarë të Ulqinit? Për këtë qëllim të lig do të përdoret fuqia e Britanisë? Për interes të kujt do të bëhet kjo padrejtësi? Për interes të armiqve të Shqipërisë? Këta armiq janë të rrethuar prej një populli që është trim sa ata, dhe historia e të cilit po humbet në mjegullën e kohës. Ky popull është populli Shqiptarë. Dhe shqiptarët janë populli më i vjetër i orientit. Ishin atje më parë se grekërit e vjetër. Shqiptarët kanë legjenda dhe karakteristika të veçanta të tyre. Kanë disa cilësi që ndryshojnë nga ato të armiqve të tyre, por janë po aq trima sa ata. Plani i fuqive është që të marin një copë të Shqipërisë dhe t`ia japin armikut të saj, pa i pyetur shqiptarët dhe pa u kërkuar leje”. Në parlamentin anglez, ku deputeti Joseph Cowen, mbajti kete fjalim duke iu drejtuar kryeministrit Gladston mbi padrejtesite e kufijve shqiptar.
Në këtë pikë, fjalën deputetit Cowen ia ndërpret një koleg i tij, duke thënë se: “Shqiptarët nuk janë një komb”. ''Nuk janë një komb thotë zotëria e tij? –ia pret deputeti Cowen. ''Atë fjalë tha dhe princ Bismarku në Berlin. Princ Bismarku tha se nuk ka dëgjuar të kish një kombësi shqiptare. Po princ Bismarku nuk kish dëgjuar as për kombësin e Hollandës e të Danimarkës''.
Një tjetër princ, po aq i fuqishëm atëherë, sa është Bismarku sot, pretendoi në Kongresin e Vjenës se nuk njihte kombësi italiane. Sipas mendjes së atij diplomati, Italia nuk ishte veçse një «shprehje gjeografike» dhe megjithatë ne sot e dimë të gjithë, se Italia është një komb i madh dhe i bashkuar. Ajo që u vërtetua për popullin e një ane të Adriatikut, pak më tepër se 50 vjet, mund të vërtetohet në një mënyrë të ndryshme dhe për anën tjetër, po për aq kohë”.
Nga fjalimi i deputetit anglez Joseph Cowen i mbajtur në vitin 1880 nuk kaluan as edhe një shekull, por vetëm 32 vjet, dhe Shqipëria u shpall shtet i pavarur. Cowen u tregua largpamës, objektiv dhe i drejtë. Atëherë kur personalitetet më të mëdha të kohës vinin në dyshim ekzistencën e kombit tonë ai thoshte, ''se unë i njoh shqiptarët, Shqipëria po Rilind''.
FB_IMG_1605521206649.jpg

Të.naska
 
Private conversations
Help Users
    Top