• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Horoskopi i Shëndetit Viti 2020

Hera

Βιβλίο φάγος
Horoskopi i Shëndetit
Viti 2020

Dashi
21 Mars - 19 Prill
Ky është një vit i mbarë edhe në aspektin shëndetësor. Gjatë 2020-ës keni për t’iu përkushtuar më tepër kontrollit të shëndetit dhe gjendjes tuaj trupore në përgjithësi. Gjatë këtij viti do të gjeni edhe qetësinë e munguar spirituale. Nuk duket t’i braktisni, madje duhet t’i shtoni ushtrimet fizike, si dhe të vazhdoni të kujdeseni mënyrën e të ushqyerit. Dashi karakterizohet nga nevoja për të zgjedhur gjithmonë ushqim të shëndetshëm. Nuk përjashtohet mundësia e konsultave me doktorin, kontrolle të shpeshta si dhe do të zgjidhni të bëni disa ndryshime madhore dhe pozitive në stilin e jetesës. Por ka githashtu një hallkë të dobët: Sistemi kockor. Rekomandohet të shmangni ushtrimet e rënda fizike, të tregoni kujdes të shtuar gjatë dimrit si dhe mos neglizhoni këshillat e specialistëve nëse keni probleme reumatike apo osteoartikulare.
Demi
20 Prill - 20 Maj
Ky vit do të jetë plot energji, megjithëse gjendja shëndetësore do të varet së tepërmi nga mënyra se si ju zgjidhni t’i përdorni këto energji. Rekomandohet të prisni, apo rralloni veset, nëse keni, kryesisht atë të duhanpirjes. Dieta është shumë e rëndësishme gjatë këtij viti. Ushqimi i mirë do t’ju japë energjinë e duhur për të arritur qëllimet dhe të përmbushni ëndrrat tuaja. Çdo lloj lëvizje do të jetë pozitive për ju, qoftë shëtitje, piknik në natyrë apo fitnes. Gjatë muajve të parë të 2020-ës, stresi dhe sistemi i tretjes do t’ju shkaktojnë probleme, ndaj nuk rekomandohet të neglizhoni pushimin dhe mirë-ushqyerjen.
Binjakët
21 Maj - 20 Qershor
Shëndeti dhe gjendja shpirtërore do të jenë të lidhura me njëra-tjetrën gjatë 2020-ës. Kur jeni të trishtuar apo në ankth, sistemi imun dobësohet, e bëheni më të prekshëm nga sëmundjet. E kundërta ndodh kur jeni kofident dhe optimist. Me fjalë të tjera, gjatë 2020-ës nuk do të prekeni nga asnjë problem serioz shëndeti. Ndaj sugjerohet të aktivizoheni më tepër me ushtime fizike por edhe meditim. Shpenzoni më tepër kohë në shoqërinë e atyre që doni dhe kini kurajon të bëni atë që ndjeni. Kjo do t’ju ndihmojë në përmbushjen shpirtërore që kërkoni. Sistemi tuaj endoktrin është tepër sensitiv, ndaj nuk do të ishte keq të bënit disa analiza apo të testoni funksionin e tiroideve. Ndiqni me përpikmëri dietën, aq më tepër nëse një specialist jua ka rekomanduar një të tillë.
Gaforrja
21 Qershor - 22 Korrik
Kujdes me stresin! Shëndeti juaj gjatë vitit 2020 do të jetë intensivisht i influencuar nga niveli i stresit. Stresi dobëson sistemin imun, duke ulur edhe fuqinë e trupit për të luftuar sëmundjet. E duhet se periudha me më tepër stres gjatë këtij viti do të jetë gjatë verës. Një dietë e pasur me vitamina por me pak kalori, si dhe ushtrimet fizike janë arma që keni në dorë për të tejkaluar këtë periudhë. Nëse regjistroheni në palestër, apo dilni për vrap, gjithçka është një plus, qoftë edhe regjistrimi në grupe aerobie, vallëzimi apo joga. Mos neglizhoni orarin e gjumit. Gjumi është një armik i stresit, sidomos kur vendosni një rutinë të shëndetshme për të fjetur apo relaksuar sa herë që keni nevojë.
Luani
23 Korrik - 22 Gusht
Në përgjithësi ky vit do të jetë plot energji që do t’i shpenzoni në të mirë tuajën. Ndoshta prisni shumë më tepër nga vetja...ose është koha të bëni disa ndryshime në jetën tuaj, ndryshime që kanë nevojë për kohë. Por edhe pse ky vit duket tepër i pozitiv, për shkak se jeni të mbushur plot entuziazm, ndoshta të t’ju duhet të rregulloni disa gjëra, përshembull, të seleksiononi rrethin tuaj miqësor. Kështu që përgatituni mentalisht për turbulenca, e për sa i përket shëndetit fizik, asgjë serioze nuk duket në horizont. Sidoqoftë, për shkak të ritmit të shpejtë të jetës, nuk duhet të neglizhoni trupin tuaj, takimet me doktorin, checkup apo adoptimi i një mënyre jetese të balancuar do t’ju bënin mirë. Terapitë alternative për t’u relaksuar si SPA, masazh apo edhe joga do të ishin një zgjidhje e mirë.
Virgjëresha
23 Gusht - 22 Shtator
Gjatë vitit 2020 nuk do të keni probleme serioze me shëndetin. Kujdes, shqetësime të vogla mund të vijnë nga sistemi tretës dhe mëlçia, ndaj rekomandohet t’i kushtoni vëmendje të veçantë dietës tuaj. Shmangni ushqimet e rënda. Neglizhenca me ushqimin mund t’ju shkaktojë probleme në stomak, keqtretje por edhe nivele të larta kolesteroli. Muajt më të mirë për shërimin e trupit tuaj janë muajt e verës, ndaj nëse keni ndërmend të nisni një trajtim, ndërhyrje sugjerohet kjo periudhë. Për t’u ndjerë mirë dhe plot energji çdo ditë si dhe për të patur një sistem të fortë imun, rekomandohet të provoni trajtimet alternative si SPA, masazh por edhe çdo lloj aktiviteti tjetër që ju jep kënaqësi.
Peshorja
23 Shtator - 22 Tetor
Shqetësimet për shëndetin dhe pamjen fizike do të nisin që në fillim të 2020-ës. Por edhe pse situata shëndetësore është rregulluar ndjeshëm, ju ende mendoni se ka më shumë vend për përmirësim. Gjatë vitit të kaluar keni zbuluar terapi dhe aktivitete që ju kanë ndihmuar së tepërmi. Ajo që mbetet të bëni tani është të ndryshoni mënyrën e jetesës në atë pjesë ku nuk mendoni se ju sjell lumturi dhe qetësi shpirtërore. Këto ndryshime do të kenë edhe përkrahjen e njerëzve pranë jush, ndaj mos hezitoni.
Akrepi
23 Tetor - 21 Nëntor
Viti 2020 nuk sjell ndonjë ndryshim të madh, as ndonjë lajm alarmues. Por sjell ndryshim në qëndrimet tuaja dhe mënyrën se si përkujdeseni për mendjen, trupin dhe shpirtin. Do të jetë një riorjentim tepër i mirë për ju, veçanërisht për të ndaluar ato probleme mjekësore që jeni të predispozuar të prekeni. Zgjidhni kinesioterapinë nëse keni probleme me shtyllën kurrizore. Ushtrime të tjera gjimnastikore gjithashtu mund t’ju ndihmojnë. Nëse keni shqetësime me alergjitë, kujdes pasi gjatë këtij viti mund të përkeqësohen. Një tjetër aspekt pozitiv i këtij viti është rritja e energjisë, çka do t’ju ndihmojë të arrini edhe më shumë qëllime.
Shigjetari
22 Nëntor - 21 Dhjetor
Ky do të jetë një vit i mbarë për shëndetin tuaj. Përpjekjet që keni bërë më parë për të përmirësuar shëndetin, do të japin rezultat këtë vit. Do të ruani një mënyrë jetese të shëndetshme dhe nuk do të neglizhoni si më parë vizitat te doktori, pavarësisht nëse janë kontrolle rutinë apo takime periodike me dentistin. Do të nisni një periudhë të re ushtrimesh fizike si dhe të ushqyerit shëndetshëm. Kjo rutinë e re do t’ju mbushë plot energji. Kujdes me ëmbëlsirat dhe drithërat, po ashtu edhe me alkoolin, pasi pankreasi mund t’ju shqetësojë gjatë këtij viti. Nuk do të ketë asnjë lajm shqetësues për shëndetin.
Bricjapi
22 Dhjetor - 19 Janar
Përgjithësisht është një vit i mirë për sa i përket shëndetit. Energjia yjore do t’ju ndihmojë të arrini disa prej qëllimeve tuaja si dhe të gjeni kohë për përkujdes personal. Stresi është armiku kryesor i shëndetit tuaj. Ndaj rekomandohen aktivitete të ndryshme relaksuese që mund të arrihen edhe përmes metodave alternative si joga dhe meditimi.
Ujori
20 Janar - 18 Shkurt
Viti 2020 do të jetë një nga më të mirët për sa i përket shëndetit fizik dhe mendor. Nuk do të keni shqetësime serioze dhe për më tepër do të keni motivimin e duhur për të përmirësuar edhe më tej mirëqenien. Për shqetësimet e vogla mos e neglizhoni doktorin. Shëndetin oral mos e lini pas dore, shkoni te dentisti! Terapi të ndryshme si ecjet, joga apo edhe SPA do t’ju ndihmojnë të fitoni energjitë e harxhuara. Nërsa disa ndryshime duhet t’i bëni edhe për një dietë sa më të shëndetshme. E rëndësishme është që jeni të përkushtuar për t’u përkujdesur ndaj vetes, për të përmirësuar mënyrën se si ndjeheni dhe si dukeni. Me fjalë të tjera, shëndeti i mirë ka për të ardhur më tepër falë meritës tuaj, sesa yjeve. Vazhdoni kështu dhe do të keni para jush një vit fantastik.
Peshqit
19 Shkurt - 20 Mars
Do të shqetësoheni shpesh për shëndetin sepse është në natyrën tuaj të përkujdeseni, por në përgjithësi, si gjendja fizike dhe shpirtërore do të jenë të mira. Do të keni takime me doktorin apo dentistin dhe më në fund pas shumë vitesh mund të vendosni edhe për një ndërhyrje estetike që e planifikoni prej kohësh. Energjia astrale do t’ju ndihmojë të arrini ato qëllime të rëndësishme që keni. Mos neglizhoni shplodhjen, gjumi cilësor do t’ju ndihmojë të fitoni energjitë e harxhuara.
 

DeliriumMind

The greater your storm, the brighter your rainbow.
SPA, masazh apo edhe joga do të ishin një zgjidhje e mirë.
Erdhi prap koha per masazhet shiatsu 😂😂😂😂
 

Hera

Βιβλίο φάγος
Gaforrja
21 Qershor - 22 Korrik
Kujdes me stresin! Shëndeti juaj gjatë vitit 2020 do të jetë intensivisht i influencuar nga niveli i stresit. Stresi dobëson sistemin imun, duke ulur edhe fuqinë e trupit për të luftuar sëmundjet. E duhet se periudha me më tepër stres gjatë këtij viti do të jetë gjatë verës. Një dietë e pasur me vitamina por me pak kalori, si dhe ushtrimet fizike janë arma që keni në dorë për të tejkaluar këtë periudhë. Nëse regjistroheni në palestër, apo dilni për vrap, gjithçka është një plus, qoftë edhe regjistrimi në grupe aerobie, vallëzimi apo joga. Mos neglizhoni orarin e gjumit. Gjumi është një armik i stresit, sidomos kur vendosni një rutinë të shëndetshme për të fjetur apo relaksuar sa herë që keni nevojë.
 

Monique

Staf në FV.AL
Shigjetari
22 Nëntor - 21 Dhjetor
Ky do të jetë një vit i mbarë për shëndetin tuaj. Përpjekjet që keni bërë më parë për të përmirësuar shëndetin, do të japin rezultat këtë vit. Do të ruani një mënyrë jetese të shëndetshme dhe nuk do të neglizhoni si më parë vizitat te doktori, pavarësisht nëse janë kontrolle rutinë apo takime periodike me dentistin. Do të nisni një periudhë të re ushtrimesh fizike si dhe të ushqyerit shëndetshëm. Kjo rutinë e re do t’ju mbushë plot energji. Kujdes me ëmbëlsirat dhe drithërat, po ashtu edhe me alkoolin, pasi pankreasi mund t’ju shqetësojë gjatë këtij viti. Nuk do të ketë asnjë lajm shqetësues për shëndetin
Ti kishte renditur ndryshe edhe...po kshu si i ka rendit ja ka fut kot
 

vajza e detit

Anëtar i Respektuar
Sa mire peshqit..ama per nderhyrje estetike ja ka kput kot..se s'nuk fare ne ate drejtim une..dhe me dentisten i kam mire raportet hahaha shihemi shpesh...
 
Top