• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Horoskopi: Parashikimi per sot

Hera

Βιβλίο φάγος
Horoskopi Ditor
20 Prill 2020





Dashi
21 Mars - 19 Prill
Ju pret një ditë pozitive, gjatë së cilës yjet do ju ndihmojnë që të hidheni në veprim. Sigurisht nuk do të arrini që ti zgjidhni të gjitha problemet brenda ditës, por mund të nisni që ti përballoni dhe të gjeni zgjidhje.
Demi
20 Prill - 20 Maj
Ju pret një ditë rikuperimi pas një periudhe të mbushur me lodhje dhe nervozizëm. Ky është momenti ideal për të bërë projekte, për të menduar për zgjidhje dhe për të vepruar. Në punë, mund të ketë të reja premtuese.
Binjakët
21 Maj - 20 Qershor
Në dashuri do të ketë përmirësim, pasi Hëna nuk do të jetë më kundërt. Bëni kujdes ama, në situatat ku jeni të dyjëzuar. Në punë mund të ketë probleme.
Gaforrja
21 Qershor - 22 Korrik
Keni nevojë për më shumë pozitivitet, ndaj mundohuni që ta lini mënjanë ankthin. Nëse një histori dashurie që po jetoni është e duhura, do të keni dëshirë për të bërë diçka më shumë. Në punë ndiheni më të qetë.
Luani
23 Korrik - 22 Gusht
Dielli do të ketë ndikim të kundërt me të lindurit e kësaj shenje, por sërish do të arrini që të gjeni dëshirën për të dashuruar. Mundohuni që të largoheni nga ata që nuk ua kthejnë ndjenjat dhe përqendrohuni aty ku e dini se ju duan.
Virgjëresha
23 Gusht - 22 Shtator
E hëna do të jetë e mbushur me nervozizëm por pavarësisht kësaj do të ndiheni pozitiv. Do të keni dëshirë për tu rikthyer në lojë, për të dashuruar dhe për të kuptuar se çfarë dëshiron njeriu i zemrës. Probleme mund të ketë edhe në punë, por do arrini që të gjeni mënyrën për ti zgjidhur.
Peshorja
23 Shtator - 22 Tetor
Raportet me të tjerët do të jenë shumë të komplikuara, ku mund të ketë debate me dikë nga e kaluara juaj. Në dashuri me Hënën kundër duhet të bëni kujdes ndaj asaj që do të thoni. Probleme dhe nervozizëm do të ketë edhe në punë.
Akrepi
23 Tetor - 21 Nëntor
Keni nevojë për optimizëm në këtë periudhë. Mundohuni që të mos iu ktheheni debateve të vjetra. Duhet të jeni të kujdesshëm pasi në këtë moment dikush mund të jetë delikat dhe të mos e kuptojë këndvështrimin tuaj. Ndryshime parashikohen edhe në punë.
Shigjetari
22 Nëntor - 21 Dhjetor
Kjo e hënë kërkon që të jeni të kujdesshëm dhe të mundoheni që të ruani përqendrimin. Në punë do ju duhet të përballeni me probleme të shkaktuara me të tjerët. Emocionet do të jenë mjaft të favorshme, ndaj nëse keni dëshirë për të dashuruar, mos hezitoni.
Bricjapi
22 Dhjetor - 19 Janar
Hëna do favorizojë takimet. Në dashuri, nëse ka diçka që ju intereson, mos hiqni dorë. Në punë mund të ketë të reja premtuese, ndaj bëjini sytë katër.
Ujori
20 Janar - 18 Shkurt
Kjo fillimjavë duhet përballuar me qetësi dhe vëmendje. Në dashuri Dielli do i bëjë gjërat më të komplikuara, ndaj mundohuni që të ruani qetësinë dhe mos e shkatërroni raportin në çift. Në punë, nëse ka diçka që nuk ecën mirë, mund të vendosni që të mos vazhdoni më.
Peshqit
19 Shkurt - 20 Mars
Java do të nisë me një situatë të përmirësuar në sferën sentimentale. Por disa sjellje të partnerit/es nuk do të pëlqehen nga ana juaj. Në punë gjërat do të ecin shumë më mirë.
 

Mogli

😁😁😁
19 Shkurt - 20 Mars
Java do të nisë me një situatë të përmirësuar në sferën sentimentale. Por disa sjellje të partnerit/es nuk do të pëlqehen nga ana juaj. Në punë gjërat do të ecin shumë më mirë.

Pirdh o prift ne prill pirdh
 

DeliriumMind

The greater your storm, the brighter your rainbow.
Asnje dyshim qe shenja ime ishte plot dashuri 🍒
 

Hera

Βιβλίο φάγος
Horoskopi Ditor
1 Maj 2020

Dashi
21 Mars - 19 Prill
Gjatë kësaj dite duhet të mundoheni që të mbani nën kontroll nervozizmin. Raportet në çift do të jenë mjaft të komplikuara, sidomos ata që kanë pasur probleme kohëve të fundit. Në punë idetë dhe projektet do të ecin, por nuk do të mungojnë problemet e jashtme të cilat mund të shkaktojnë ngadalësime.
Demi
20 Prill - 20 Maj
Dielli do të hyjë në shenjën tuaj, por Marsi do i komplikojë gjërat në dashuri. Kjo nuk do të thotë se nuk ka mundësi për të jetuar emocione të bukura nëse dëshironi. Gjatë kësaj të premteje, puna do të ecë më mirë, por duhet të bëni kujdes me shpenzimet.
Binjakët
21 Maj - 20 Qershor
Dita do të jetë mjaft e favorshme për dashurinë. Venusi do të favorizojë takimet e reja dhe nëse jeni në çift, ato me partnerin. Do të keni mundësi që të mendoni për të ardhmen në çift. Në punë, mundohuni që të shmangni polemikat e kota.
Gaforrja
21 Qershor - 22 Korrik
E premtja do të sjellë përmirësim. Në dashuri mund të keni dëshirë për të mbyllur një histori në këtë periudhë. Në punë, jo çdo gjë do të ecë siç dëshironi, por nuk duhet të lejoni që të mposhteni. Mundohuni që të jeni pozitiv.
Luani
23 Korrik - 22 Gusht
Kjo ditë do të jetë nën ritmin e duhur, pasi ka diçka që nuk shkon. Në familje gjërat mund të komplikohen dhe mund të përballeni me ndonjë debat. Mundohuni që të mos stresoheni shumë dhe të mos mendoni negativisht për të kaluarën. Dielli dhe Mërkuri do të kenë ndikim të kundërt.
Virgjëresha
23 Gusht - 22 Shtator
Dashuria do të jetë e komplikuar. Pavarësisht energjisë dhe dëshirës, gjërat nuk po ecin siç dëshironi dhe dikush nuk do arrijë që t’iu kuptojë. Puna do të ecë më mirë, pasi do të ketë përmirësime të rëndësishme.
Peshorja
23 Shtator - 22 Tetor
Kjo periudhë është mjaft pozitive në çdo drejtim. Venusi do të ketë ndikim pozitiv dhe do e bëj më të favorshme situatën sentimentale. Në sferën profesionale, do keni mundësi që të përqendroheni në të ardhme.
Akrepi
23 Tetor - 21 Nëntor
Do të ndiheni të lodhur dhe nervoz, ndaj do të bënit mirë që të reduktoni kontaktet me të tjerët. Hëna do ju krijojë shqetësime, duke ju mërzitur më tepër. Në punë mund të ketë probleme, por jeni të vendosur që ti zgjidhni.
Shigjetari
22 Nëntor - 21 Dhjetor
Mund të përballeni me dyshime dhe pasiguri. Pasiguritë do të dominojnë në sferën sentimentale lidhur me probleme të nisura muajin e kaluar. Në punë, duhet të qartësoni idetë dhe të kuptoni se çfarë doni realisht.
Bricjapi
22 Dhjetor - 19 Janar
Pavarësisht se mund të ketë dyshime, gjatë kësaj dite do keni mundësi që të bëni projekte me rëndësi lidhur me raportin në çift. Në punë diçka mund të ndryshojë.
Ujori
20 Janar - 18 Shkurt
Me ndikimin e kundërt të Hënës, dashuria mund të jetë më e komplikuar se zakonisht. Vështirësi do të keni në raport me të tjerët. Në punë, gjërat do të përmirësohen dhe do të keni mundësi që të rinisni.
Peshqit
19 Shkurt - 20 Mars
Gjatë kësaj periudhe do të ndiheni shumë të lodhur. Në punë do të sforcoheni, por nuk do e ndjeni se po shpërbleheni për çfarë po bëni. Në dashuri gjërat do të komplikohen dhe ju do të jeni të mbushur plotë pasiguri. Nëse duhet të thoni diçka, bëni kujdes me fjalët.
 

Mogli

😁😁😁
19 Shkurt - 20 Mars
Gjatë kësaj periudhe do të ndiheni shumë të lodhur. Në punë do të sforcoheni, por nuk do e ndjeni se po shpërbleheni për çfarë po bëni. Në dashuri gjërat do të komplikohen dhe ju do të jeni të mbushur plotë pasiguri. Nëse duhet të thoni diçka, bëni kujdes me fjalët.

E vetmja pune qe kam sot per sot me nejt mrena nersa per dashnine na ka harru krejt :p
 

DeliriumMind

The greater your storm, the brighter your rainbow.
Ja kjo ka fol tamam 🤣
Per ket e vej dhe doren ne zjarr
 

Hera

Βιβλίο φάγος
Horoskopi Ditor
3 Maj 2020

Dashi
21 Mars - 19 Prill
Ky është momenti për të kuptuar se çfarë ndjeni dhe çfarë dëshironi, ndaj nëse nuk e dini ende, mos bëni lëvizje të nxituara. Sfera financiare mund t’iu shkaktojë probleme, për shkak se jeni ngushtë në këtë moment.
Demi
20 Prill - 20 Maj
Saturni do i ngadalësojë projektet në çift dhe vonesat do të jenë të pashmangshme. Në dashuri do të keni mundësi që të nisni një histori të re. Bëni kujdes edhe me rikuperimin e dashurive të kaluara. Në punë do të keni ngarkesë dhe do të ndjeni nevojën për tu çlodhur.
Binjakët
21 Maj - 20 Qershor
Me ndikimin e kundërt të Hënës, do të bënit mirë që të prisni deri në 11 maj, për të marrë vendime në dashuri. Në këtë periudhë këshillohet që të rrini të qetë dhe të shmangni debatet. Puna do të ecë mjaft mirë dhe përmirësimet do të nisin që nga 11 maji.
Gaforrja
21 Qershor - 22 Korrik
Ky është një moment mjaft pozitiv, ku dashuria do të jetë e favorizuar. Venusi do të ndikojë pozitivisht. Do të keni në mendje ide të reja dhe ndryshimet do të rezultojnë të frytshme.
Luani
23 Korrik - 22 Gusht
Gjatë kësaj dite duhet të bëni kujdes. Në dashuri, historitë e lindura prej pak kohësh, do të ecin qetësisht. Megjithatë dikush mund të jetë kundër jush dhe nuk do ju kuptojë. Sa i takon punës, duhet vëmendje maksimale.
Virgjëresha
23 Gusht - 22 Shtator
Me ndikimin e Hënës në shenjë, do të keni mundësi që të kaloni një ditë të qetë. Bëni kujdes me distancat fizikë, pasi mund të hasni në probleme. Në punë, do të ndiheni tejet të stresuar.
Peshorja
23 Shtator - 22 Tetor
Të lindurit e kësaj shenje i pret një e diel mjaft pozitive. Gjërat do të ecin më së miri. Në dashuri, Hëna do të hyjë në shenjën tuaj dhe do të stimulojë emocione të bukura. Ndonjë person që e keni larg, do të bëhet i gjallë. Shumë shpejt do keni mundësi që të zgjidhni edhe problemet që kanë të bëjnë me punën.
Akrepi
23 Tetor - 21 Nëntor
Kjo është një periudhe mjaft pozitive, veç bëni kujdes me nervozizmin. Në dashuri, mund të hasni në vonesa. Puna do të ecë përgjithësisht mirë, por përmirësime do të ketë pas pak ditësh.
Shigjetari
22 Nëntor - 21 Dhjetor
Yjet do të jenë mjaft të favorshme, por jo çdo gjë do të ecë siç dëshironi. Në familje, mund të përballeni me situata që kërkojnë zgjidhje. Në punë, duhet të bëni disa ndryshime, ndërsa raporti me kolegët do të përmirësohet.
Bricjapi
22 Dhjetor - 19 Janar
Duhet të mundoheni që të zgjidhni të gjithë problemet me të cilat jeni përballur këtë periudhë në dashuri. Ndërsa në punë do të ketë ndryshime dhe zhvillime pozitive.
Ujori
20 Janar - 18 Shkurt
E diela do të jetë përgjithësisht pozitive. Në dashuri, mund të ndiheni disi të përhumbur, për shkak të disa vendimeve që duhet të merrni. Ndërsa sa i takon punës do të ketë tensione, për shkak se dëshironi me ngulm që të thoni atë që mendoni. Mundohuni që të mos mendoni shumë për të kaluarën.
Peshqit
19 Shkurt - 20 Mars
Jeni në një fazë të ndjeshme rikuperimi. Në dashuri mund të përballeni me probleme dhe nervozizëm, pasi mund t’iu duhet të largoheni nga dikush. Puna do të jetë në përmirësim dhe problemet e hasura së fundmi do të gjejnë zgjidhje.
 

Hera

Βιβλίο φάγος
Horoskopi Ditor
4 Maj 2020


Dashi
21 Mars - 19 Prill
Një ditë disi e lodhshme për ju kjo e hënë. Dashuria, me hënën kundër, nuk po shkojnë si duhet. Tregoni kujdes me fjalët që mund të shkaktojnë debate të panevojshme. Sa i përket punës nuk jeni në ditët më të mira. Problemet e reja i bashkëngjiten atyre që ende nuk janë zgjidhur.
Demi
20 Prill - 20 Maj
Energjia nuk mungon por Marsi po ndikon në krijimin e problemeve, duke komplikuar marrëdhënien me të tjerët. Këto duhet duhet të merreni me zgjidhjen e problemeve që ju rrethojnë. Kohë e vështirë për ekonominë tuaj dhe administrimin e parave.
Binjakët
21 Maj - 20 Qershor
Këto ditë nuk duhet të debatosh por të përpiqesh që të zgjidhësh problemet. Çiftet që po përjetojnë më shumë probleme janë lidhjet e krijuara së fundmi por që fatmirësisht kanë Venusin përkrah. Puna ecën mirë, gjëra pozitive duken në sfond.
Gaforrja
21 Qershor - 22 Korrik
Hëna jo harmonike po i komplikon pak raportet. Ke dëshirë të dalësh dhe të takosh njerëz, por kjo dëshirë e jotja nuk po realizohet. Në punë do të dalin shanse të reja.
Luani
23 Korrik - 22 Gusht
Ditë e keqe për ju, debatet janë të pashmangshme, veçanërisht në ambjentin familjar. Në dashuri duhet kujdes me qëllim që ta përmirësosh raportin. Në punë nuk është e nevojshme të kërkosh shumë për momentin. Me buxhetin duhet kujdes.
Virgjëresha
23 Gusht - 22 Shtator
Ka pak rrëmujë, pasi nuk është gjithçka si do ta doje. Raportet me të tjerët janë të ndërlikuara ku debatet do të krijoheshin lehtë. Në punë nuk je i kënaqur.
Peshorja
23 Shtator - 22 Tetor
Nëse nga ana fizike je pak dobët, pjesa tjetër është pozitive. Në dashuri mund të jesh i lirë, i kënaqur, edhe falë Hënës së favorshme. Në punë propozimet e tua do të vlerësohen. Nëse keni debatuar, paqja po vjen për ju.
Akrepi
23 Tetor - 21 Nëntor
Ky nuk është një moment ideal, problemet janë të shumta, por mund të shfrytëzosh situatën për të sqaruar disa aspekte në jetën tënde sentimentale. Në punë mund të arrish më shumë, por duhet të kesh parasysh vonesat e kësaj periudhe.
Shigjetari
22 Nëntor - 21 Dhjetor
Mundohu të mos bësh shumë gjëra bashkë por një nga një. Në dashuri situata është e ndërlikuar, duhet të tregohesh i kujdesshëm që gjërat të mos përkeqësohen. Miqësia ecën mirë. Në punë duhet të provosh të jesh më pozitiv.
Bricjapi
22 Dhjetor - 19 Janar
Sot nuk je në ditë të mirë. Duhet të bësh kujdes dhe të shmangësh debatet edhe pse kjo mund të jetë e vështirë në pjesën e dytë të ditës. Kujdes me buxhetin, këto ditë mund të dalin shumë shpenzime.
Ujori
20 Janar - 18 Shkurt
Venusi dhe Hëna në favorin tënd, e bëjnë më të lehtë dashurinë. Shmang diskutimet me ata që nuk të kuptojnë. Në punë do të ketë ndryshime dhe ndoshta edhe rimendime.
Peshqit
19 Shkurt - 20 Mars
Ditë e mbushur, pak e ndërlikuar. Janë të shumta gjërat që duhen menduar. Në dashuri, nëse ka probleme është momenti të zgjidhen. Edhe një ish mund të jetë në qendër të mendimeve të tua. Puna, për momentin nuk është në kohën më të mirë.
 

Hera

Βιβλίο φάγος
Horoskopi Ditor
5 Maj 2020

Dashi
21 Mars - 19 Prill
Kjo e martë do të nisë më së miri, ku do të keni dëshirë që të bëni mirë dhe të dilni në pah. Kjo gjë do të vlejë si për sferën profesionale edhe për atë sentimentale.
Demi
20 Prill - 20 Maj
Kjo ditë do ju shohë si protagonist absolut dhe është në dorën tuaj që ta shfrytëzoni këtë mundësi. Yjet janë në anën tuaj.
Binjakët
21 Maj - 20 Qershor
Hëna do të ketë ndikim pozitiv tek të lindurit e kësaj shenje dhe kjo gjë do ju ndihmojë që të rikuperoni energjinë dhe humorin e mirë. Megjithatë do të hasni me situata, të cilat nuk do të jenë aspak të lehta për tu menaxhuar.
Gaforrja
21 Qershor - 22 Korrik
Kjo ditë do të jetë mjaft e lodhshme, por në fund do arrini që të siguroni një bilanc pozitiv. Po ashtu ju pret një listë e gjatë angazhimesh, të cilat do arrini që ti çoni deri në fund.
Luani
23 Korrik - 22 Gusht
Hapet për ju një fazë e rëndësishme, veçanërisht në sferën profesionale. Prej jush kërkohet një angazhim i madh, por ashtu si zakonisht do të nxirrni në pah disa cilësi të tjera tuajat.
Virgjëresha
23 Gusht - 22 Shtator
Mes lajmeve të mira të kësaj jave, është ndikimi pozitiv i Mërkurit. Do të arrini që të merrni kënaqësi të mëdha, pasi keni punuar shumë dhe ky është momenti për të korrur frytet.
Peshorja
23 Shtator - 22 Tetor
Ditët në vijim do të jenë mjaft pozitive për tu qartësuar me jetën tuaj. Do të keni mundësi që të largoni gjithë ata persona që ju komplikojnë jetën.
Akrepi
23 Tetor - 21 Nëntor
Dita do të nisë me dyshime në sferën ekonomike. Bëni kujdes, veçanërisht nëse po planifikoni ndonjë projekt, pasi duhet vëmendje maksimale.
Shigjetari
22 Nëntor - 21 Dhjetor
Kjo nuk është një periudhë negative, ndaj mund të guxoni. Do keni mundësi që të ecni përpara në sferën profesionale. Ndërsa sa i takon ndjenjave mund të mundoheni paksa, por do të merrni rezultatin e dëshiruar.
Bricjapi
22 Dhjetor - 19 Janar
Gjatë kësaj fillimjave do të jeni të përhumbur në mendime. Keni shumë ide që ju vijnë në kokë dhe doni që t’iu jepni formë, por ky nuk është momenti i duhur.
Ujori
20 Janar - 18 Shkurt
Kjo ditë e re do të sjellë me vete shumë lodhje. Në këtë periudhë jeni ndjerë nën presion dhe kjo ndjesi stresi do vijojë që t’iu shoqërojë edhe në ditët në vijim.
Peshqit
19 Shkurt - 20 Mars
Në këtë moment keni nevojë për një shtysë më shumë. Këshillohet që të flisni dhe të hapeni me ata që ju duna vërtetë. Në këtë mënyrë do të keni mundësi që të sheshoni të gjitha dyshimet.
 

Desa

Temet Nosce
Moti se kisha lexuar parashikimin e yjeve sepse kohës fundit po e dredhnin bishtin.
Tani, kush më do vërtetë? 😁
 

Hera

Βιβλίο φάγος
Horoskopi Ditor
6 Maj 2020


Dashi
21 Mars - 19 Prill
Nëse keni probleme për të zgjidhur, mundohuni që të ballafaqoheni sa më parë. Edhe sa i takon punës, ky është momenti për të qartësuar situatat e pazgjidhura ende.
Demi
20 Prill - 20 Maj
Kjo e mërkurë mund të jetë një ditë pozitive, e cila do ju dhurojë emocione të bukura, nëse nuk i komplikoni gjërat. Bëni kujdes me shpenzimet. Ndërsa në punë gjërat do të ecin mirë gjatë kësaj jave.
Binjakët
21 Maj - 20 Qershor
Dita do të jetë mjaft pozitive, ku kontaktet do të jenë mjaft të favorshme, ku do të jeni në fazë rikuperimi sa i takon ndjenjave, por vetëm nëse keni ndërmend që të ndryshoni dhe riktheheni në lojë. Sa i takon punës, vlerësoni mirë ndryshimet dhe transferimet.
Gaforrja
21 Qershor - 22 Korrik
Hëna do të jetë në anën tuaj dhe të favorizojë dashurinë, dhe kjo situatë do të vijojë për disa ditë. Sa i takon punës, mundohuni që të sistemoni gjërat më të rëndësishme dhe t’iu jepni prioritet gjërave me të cilat merreni.
Luani
23 Korrik - 22 Gusht
Dita do të jetë nën ritmin e duhur, ndaj mundohuni që të bëni vetëm gjërat më të domosdoshme. Por ndërkohë stimuloni dëshirën tuaj për të vepruar, duke e lënë veten të udhëhequr nga ndjenjat. Sa i takon punës jeni disi të dekurajuar, por ky nuk është momenti për të hequr dorë.
Virgjëresha
23 Gusht - 22 Shtator
Nëse keni përjetuar një konflikt në dashuri, ky është momenti i duhur për ta zgjidhur. Hëna do ju ndihmojë në zgjidhjen e problemeve me të cilat mund të përballeni. Edhe sa i takon punës mund të vijë zgjidhja të cilën e prisnit.
Peshorja
23 Shtator - 22 Tetor
Jeni më të gatshëm për të dashuruar, edhe nëse jeni të përfshirë në një lidhje e cila nuk ka marrë ende formë. Sa i takon punës, ndikimi i Marsit dhe Mërkurit, sinjalizon shenja përmirësimi.
Akrepi
23 Tetor - 21 Nëntor
Ju pret një ditë interesante në dashuri, në sajë të ndikimit të Hënës. Ndiheni më pozitiv dhe mund të përjetoni emocione të mira. Edhe në punë, do të keni mundësi të mira për të fituar një sfidë.
Shigjetari
22 Nëntor - 21 Dhjetor
Mundohuni që të bëni kujdes dhe të shmangni përplasjet, sidomos me të lindurit e shenjës së virgjëreshës dhe binjakëve. Ditët në vijim do të jenë më të mira dhe situata në punë do të përmirësohet.
Bricjapi
22 Dhjetor - 19 Janar
E mërkura do të ecë më mirë krahasuar me ditët e tjera, në sajë të ndikimit të favorshëm të Hënës. Në punë mund të ketë ngadalësime, por më në fund do të keni mundësi përmirësimi.
Ujori
20 Janar - 18 Shkurt
Do ju rikthehet dëshira për të dashuruar, por gjatë pasdites mund të ndiheni të rënë moralisht. Ndërsa në punë kjo është një ditë disi e vështirë, ndaj bëni mirë që të tregoni më shumë durim.
Peshqit
19 Shkurt - 20 Mars
Në dashuri do të ketë më pak probleme. Do të ndiheni më të qetë pasi Hëna nuk do të jetë më kundër. Edhe në punë, mund të ketë zhvillime interesante dhe bashkëpunime të reja.
 

Hera

Βιβλίο φάγος
Horoskopi Ditor
7 Maj 2020


Dashi
21 Mars - 19 Prill
Do të nisë për ju një fazë përmirësimi në dashuri, por kujdes duhet treguar me të lindurit e shenjës së gaforres, pasi mund të ketë përplasje. Në punë mund të ketë ende probleme, ndoshta për shkak të zgjedhjeve të nxituara.
Demi
20 Prill - 20 Maj
E enjtja do të jetë nën ritmin e duhur, për shkak të ndikimit të kundërt të Hënës, e cila do ju bëjë nervoz. Edhe në punë, mund të përballeni me disa të papritura, por duke nisur nga e premtja situata do të përmirësohet.
Binjakët
21 Maj - 20 Qershor
Mund të përballeni me tensione në dashuri, sidomos çiftet që kanë kohë që janë bashkë. Mundohuni që të shmangni polemikat. Në punë, do të keni një ngarkesë të madhe, ndaj bëni kujdes ndaj projekteve që kanë të bëjnë me të ardhmen.
Gaforrja
21 Qershor - 22 Korrik
Mundohuni që ti lini më shumë hapësirë dashurisë së vërtetë, por në të njëjtën kohë tregohuni të hapur ndaj diskutimeve për të sqaruar pakënaqësi të mundshme. Në punë, Saturni nuk do të jetë më kundër dhe kjo gjë do ju sjellë një sërë avantazhesh.
Luani
23 Korrik - 22 Gusht
Gjatë kësaj dite mundohuni që të bëni vetëm gjërat më të domosdoshme, pasi do të ndiheni shumë të lodhur dhe demotivuar. Në punë situata do të paraqitet më mirë, sidomos nëse bëhet fjalë për projekte afatgjata.
Virgjëresha
23 Gusht - 22 Shtator
E enjtja do të jetë mjaft pozitive sa i takon dashurisë, ndaj nëse duhet të thoni diçka bëjeni. Parashikohen takime interesante. Në punë do të keni disa shqetësime, por mundohuni që këto probleme të mos i shfryni në familje.
Peshorja
23 Shtator - 22 Tetor
Do të ndiheni më të fortë emocionalisht, mjafton që të mos kapeni pas të kaluarës. Në punë, është e rëndësishme që të jeni dakord me ortakët dhe kolegët.
Akrepi
23 Tetor - 21 Nëntor
Do të përballeni me nervozizëm rreth vetes. Në dashuri, mund të dalë në dritë një e vërtetë e vjetër. Ndërsa në punë, mundohuni që të shmangni tensionet, sidomos nëse keni të bëni me të lindurit e shenjës së luanit dhe ujorit.
Shigjetari
22 Nëntor - 21 Dhjetor
Kjo është një periudhë në të cilën duhet të reflektoni mirë lidhur me ndjenjat dhe të kuptoni se çfarë dëshironi. E enjtja do të jetë mjaft pozitive për punën, ku do të keni mundësi që të zgjidhni një sërë problemesh.
Bricjapi
22 Dhjetor - 19 Janar
Ju pret një ditë mjaft e favorshme për dashurinë, ndaj nëse ju intereson dikush, mos reshtni së guxuari. Dashuritë e reja janë mjaft të favorizuara. Edhe sfera profesionale do të jetë mjaft mirë, ku kënaqësitë nuk do të mungojnë.
Ujori
20 Janar - 18 Shkurt
Kjo e enjte nuk do të jetë shumë pozitive për dashurinë, për shkak të ndikimit të kundërt të Hënës, por rikuperimi nuk do të vonojë. Në punë, duhet të rinovoni një marrëveshje dhe ta bëni më të favorshme.
Peshqit
19 Shkurt - 20 Mars
Mundohuni që të jeni të kujdesshëm, nëse ju duhet të përballeni me çështje delikate në dashuri. Mos u tensiononi, por ruani qetësinë. Edhe sa i takon punës, gjëja më e mirë që mund të bëni është që të veproni me qetësi, sidomos nëse ju duhet që të bëni zgjedhje të rëndësishme.
 

DeliriumMind

The greater your storm, the brighter your rainbow.
mundohuni që të bëni vetëm gjërat më të domosdoshme, pasi do të ndiheni shumë të lodhur dhe demotivuar.

@Darius Lulet
Pastaj peshqit
Pastaj lulet e tjera ne shtepi
Dhe gjumi po pate🤣

Me degjo muuuuuuu
Zerin e te vertetes ahahahaa
 

Hera

Βιβλίο φάγος
Horoskopi Ditor
8 Mars

Dashi
21 Mars - 19 Prill
Gjatë kësaj dite do të jeni të karikuar me energji. Në dashuri Hëna do ju ndihmojë, ndërsa tensionet do të bien. Mbani parasysh se tradhtia, nuk është zgjidhja e problemeve në çift. Kujdes duhet treguar edhe me financat, blerjet apo humbjet që mund të pësoni.


Demi
20 Prill - 20 Maj
Gjatë kësaj periudhe do të bënit mirë që të shmangnit debatet dhe ti shtynit për të dielën zgjidhjet e problemeve. Mundohuni që të rrini larg njerëzve negativ, pasi mund të kenë ndikim të keq tek ju. Nëse në punë ka diçka që nuk shkon, bëni mirë që të flisni sa më parë.


Binjakët
21 Maj - 20 Qershor
Ju pret një ditë e tensionuar, ndaj mundohuni që të ruani qetësinë. Ndikimi i kundërt i Hënës mund t’iu krijojë probleme në dashuri, duke shkaktuar debate. Edhe në punë, gjërat nuk do të ecin shumë mirë, ku do të ketë probleme që duhen kaluar.


Gaforrja
21 Qershor - 22 Korrik
Kjo është një fazë rikuperimi. Dashuria do të jetë mjaft e favorizuar, pasi pritet që të ketë edhe njohje të reja. Venusi do të jetë mjaft i favorshëm dhe do të ndihmojë lidhjet e reja që të shkojnë në drejtimin e duhur. Në punë duhet të angazhoheni më shumë.


Luani
23 Korrik - 22 Gusht
Ky është moment përmirësimi, por mundohuni që të ruani qetësinë. Është periudha ideale për sqarim, për të bërë paqe dhe për të hequr dorë nga situatat e pakëndshme. Në punë, vlera juaj do të njihet.


Virgjëresha
23 Gusht - 22 Shtator
Kjo nuk është dita më e mirë dhe mund të gjendeni përballë një sërë problemesh, Në dashuri, mund të ketë debate dhe keqkuptime. Në këtë periudhë jeni në kërkim të përgjigjeve. Në punë, këshillohet që të ruani qetësinë dhe të bëni durim.


Peshorja
23 Shtator - 22 Tetor
Mundohuni që të gjeni pak kohë për relaks, pasi gjatë kësaj dite do të jeni tejet të lodhur. Në dashuri, do të keni dëshirë për të bërë qartësi dhe për të zgjidhur problemet, por jo çdo gjë do të jetë e mundur. Puna do të ecë më së miri.


Akrepi
23 Tetor - 21 Nëntor
Këshillohet që gjatë kësaj dite të mos bëni shumë gjëra dhe nëse ndiheni të lodhur, pushoni. Në dashuri gjërat do të përmirësohen, veç bëni kujdes me luhatjet e humorit. Mundohuni që të mbani nën kontroll shpenzimet, në mënyrë që të mos e teproni.


Shigjetari
22 Nëntor - 21 Dhjetor
Duhet të mbani stresin nën kontroll dhe të mos tensionoheni. Në dashuri Hëna do ju ndihmojë. Nëse dikush ju thotë jo, nuk keni rrugë tjetër veçse ta pranoni. Ndërsa në punë situata do të jetë e përmirësuar.


Bricjapi
22 Dhjetor - 19 Janar
Ju pret një fundjavë interesante për dashurinë, e cila do të sjellë me vete emocione të bukura. Nëse jeni të dyjëzuar mes dy historive, do të bënit mirë që të bënit një zgjedhje. Në punë do të ketë përmirësim, por shqetësimet do të mbeten, ndaj duhet të përballeni me problemet.


Ujori
20 Janar - 18 Shkurt
Pas një periudhe të vështirë, do të vijë një përmirësim i rëndësishëm. Në dashuri parashikohen emocione të bukura. Ky është një moment i mirë për të programuar ndryshime. Pas vështirësive të muajit të fundit, përmirësime do të ketë edhe në punë.


Peshqit
19 Shkurt - 20 Mars
Nëse jeni duke përjetuar dy histori njëkohësisht, duhet të bëni kujdes, pasi do ishte mirë që të bënit një zgjedhje. Në punë mund të ketë ndonjë shpenzim më shumë, në raport me atë që kishit menduar.
 

Hera

Βιβλίο φάγος
Po pres horoskopin e 8 majit i here ,se kte te 8 marsit e kom qa me lot lol
😂😂😂😂😂 E ti oroskipi I sotem është po gabova ne modifikim ....ja rregulloje Pak se nuk e ndryshoj dot
 

Hera

Βιβλίο φάγος
Se aq e ka afatin ...po ska gje se do lexojne e do kuptojne qe behet fjale per 8Maj lol
Ti mund ta modifikosh ....po munde beje te lutem
 
Top