• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Horoskopi: Parashikimi per sot

Status
E mbyllur për postime të tjera.

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Aaa Demi qenka ne nje krah me yjesin, dashurine dhe lumturine. Ahahahahah
Eccc aty. :p
 
  • Dashuri
Reactions: Ivy

Vajza

💕
Staf në FV.AL
Gjatë kësaj dite duhet të veproni me shumë kujdes, për shkak të ndikimit të kundërt të Hënës, e cila iu bën më të dobët. Shmangni kundërshtitë, zënkat dhe debatet, edhe pse mund të mos i duroni dot ca gjëra. ((Ikuuu
 

Hera

Βιβλίο φάγος
Parashikimi i Horoskopit, datë 23 gusht 2019

Dashi

Duhet të përqendroheni dhe investoni maksimalisht në sferën profesionale. Jeta juaj është vazhdimisht në ndryshim dhe kjo gjë ju shkakton jo pak stres.


Demi

Në pjesën e fundit të këtij muaji do të jetoni një situatë shumë ndryshe në raport me atë të fillimit. Tashmë yjet janë në favorin tuaj dhe ju japin një forcë të madhe, gjë që do të shtohet edhe më shumë në javët në vijim. Dielli do të jetë në anën tuaj dhe do të favorizojë negociatat e punës.

Binjakët

Gjatë kësaj fundjave mund të dalin në pah disa tensione. Hëna do të hyjë në shenjën tuaj dhe do ju bëjë tejet nervoz, duke iu detyruar që të përballeni me një sërë situatash. Por mos u dorëzoni, pasi nuk do të vonojë kohë kur yjet do të jenë në anën tuaj.

Gaforrja

Ka disa situata të cilat duken si të pamundura për të vazhduar përpara, jo sepse projektet nuk janë të vlefshme, por sepse ambienti që ju rrethon nuk është i duhuri. Duhet të rishikoni kolegët, bashkëpunëtorët dhe ortakët. Në dashuri nuk parashikohen zhvillime të rëndësishme.

Luani

Gjatë kësaj të premteje do të jeni të favorizuar në shumë drejtime. Ju presin fitore dhe kënaqësi të mëdha. Mundohuni që të mos përfshiheni nga euforia, por mbajeni situatën nën kontroll.

Virgjëresha

Kjo e premte do të jetë e mbushur me nervozizëm për shkak të disa problemeve që kërkojnë zgjidhje. Mundohuni që të mos mërziteni, pasi situata do të jetë kalimtare. Në dashuri keni nevojë për disa sqarime.

Peshorja

Ju pret një fundjavë e bukur, e mbushur me rikuperime, sidomos në dashuri. Ndjenjat do të jenë mjaft pozitive. Venusi do të hyjë në shenjën tuaj dhe do ju ndihmojë në sqarimin e disa raporteve. Ndërkohë në punë, ka ende disa probleme që kërkojnë zgjidhje.

Akrepi

Jeni në një fazë rikuperimi në çdo drejtim! Në sferën sentimentale dhe profesionale, Dielli do të hyjë në shenjën tuaj, ku do të keni konfirmime. Kjo gjë do ju shtyjë të bëni një sërë gjërash të mira, pavarësisht se ditëve të fundit keni pasur kundërshti. E vetmja gjë që duhet të keni kujdes, janë shpenzimet e tepërta.

Shigjetari

Gjatë kësaj dite raportet me të tjerët mund të jenë mjaft të komplikuara. Mund të izoloheni, duke vendosur një mur mes jush dhe dikujt tjetër. Kjo gjë do të ndodhë veçanërisht nëse keni humbur interesin ndaj këtij personi dhe do të tërhiqeni nga fjala e dhënë. Një gjë e tillë mund të manifestohet edhe në dashuri.

Bricjapi

Ky është një moment i cili do i çojë gjërat drejt përmirësimit, për dikë më shumë dhe për dikë tjetër më pak. Pjesa e fundit e muajit premton që të bëni diçka më shumë dhe t’iu përkushtoheni projekteve të reja.

Ujori

Gjatë kësaj dite, duhet të mundoheni të përmirësoni konsideratën për veten dhe të fitoni më shumë besim, shkruan noa.al. Bëni kujdes në dashuri, pasi liria e tepërt mund t’iu bëjë dëm.

Peshqit

Ky nuk është momenti më i mirë për ju, as në punë dhe as në dashuri. Gjatë periudhës së fundit keni dhënë shumë nga vetja, por ka ardhur momenti për të pushuar dhe për tu karikuar me energji. Bëni kujdes në dashuri, sidomos nëse jeni të tërhequr nga dy persona.
 

Hera

Βιβλίο φάγος
Horoskopi i datës 25 gusht 2019, e dielë


Dashi

Kjo ditë ju fton që të jeni shumë të kujdesshëm në dashuri, sidomos nëse së fundmi jeni treguar tepër të rreptë me partnerin/en. Ky tension, nga keqkuptime të vogla, ndaj duhet dialog.


Demi

Në këtë moment është e rëndësishme që ju të përqendroheni maksimalisht në objektivat tuaj kryesor, sidomos sa i takon bashkëpunimeve të cilat mund t’iu lejojnë që të nisni aktivitete të reja.



Binjakët

Nëse do të tregoheni shumë të nxituar dhe anksioz në dashuri, rrezikoni që të vini nën presion partnerin/en tuaj, sidomos sa i takon një çështje bashkëjetese ose transferimi. Puna vazhdon me sukses.

Gaforrja

Në sferën profesionale parashikohen të reja shumë të mira, të cilat do ju bëjnë mjaft euforik. Dëshira juaj është që të riktheheni në lojë dhe të fitoni besimin në veten dhe kapacitetet tuaja.

Luani

Do të jeni të sigurtë në veten tuaj dhe kjo gjë do ju shtojë edhe më shumë hijeshinë. Do të bëni për vete persona për të cilët keni interes. Jini më të pavarur në punë, pasi intuita do ju çojë në arritje.

Virgjëresha

Në këtë moment duhet të përshtatni një sjellje më superiore ndaj kolegëve tuaj ziliqarë, të cilët nuk do të kursejnë provokimet dhe pengesat në punë. Në dashuri parashikohen ndryshime të rëndësishme.

Peshorja

Në vendin e punës mos jini shumë krenar dhe mundohuni të krijoni aleanca të vlefshme për të realizuar në kohë një projekt për të cilin po punoni prej disa javësh.

Akrepi

Ka ardhur momenti që të rihapni disa çështje që i keni lënë pezull prej kohësh. Jini kurajoz dhe mos u druani në shprehjen hapur të ndjenjave tuaja. Kjo ditë parashikon shpërblime për ju.

Shigjetari

Dita e sotme do të jetë interesante për të rihyrë në lojë dhe për të arritur rezultate të mëdha në vendin e punës, sidomos nëse do të nisni negociata të reja. Tregohuni sa më luftarak dhe të vendosur.

Bricjapi

Në dashuri mos u tregoni të ndrojtur, pasi kjo fundjavë do të jetë mjaft e frytshme sa i takon takimeve, ndaj mos kini frikë të guxoni më shumë. Edhe në vendin e punës do të arrini rezultate të mëdha.

Ujori

Dita e sotme do të jetë mjaft fatlume, për gjithë ata që kanë dëshirë që të vlerësojnë ndjenjat e tyre dhe të rindezin emocionet. Keni qëndruar disi të mënjanuar, por një surprizë e këndshme do ju bëjë euforik.

Peshqit

Do të rigjeni bashkëpunimin dhe sintoninë me personat që dashuroni, por vetëm nëse do të arrini të frenoni impulset dhe xhelozinë, e cila së fundmi ju ka shkaktuar një sërë keqkuptimesh në çift.
 

Hera

Βιβλίο φάγος
Parashikimi i Horoskopit, datë 26 gusht 2019


Dashi
Do realizoni takime, por vetëm disa prej të lindurve në shenjën tuaj do mund të nisin histori dashurie. Financat do përmirësohen tej mase falë një ndihme që do ju japin të afërmit.

Demi
Do keni thjesht disa takime, të cilat nuk do kenë përfundimet e pritura. Në planin financiar duhet patjetër të merrni masa sa më parë, pa arritur që gjendja të stabilizohet.


Binjakët
Do jeni gati edhe për aventura, mjafton të mos qëndroni si jeni. Mundësitë do jenë të shumta. Financat nuk do jenë të këqija, megjithatë nuk duhet tepruar me shpenzimet.

Gaforrja
Do keni takime, por asgjë nuk do të rezultojë ashtu siç e kishit menduar. Nuk keni arsye përse të nxitoheni. Financiarisht do kaloni një ditë pa asnjë problem.

Luani
Do ndiheni shumë mirë me statusin që keni dhe nuk do kërkoni me ngulm dikë për ta pasur në krah. Situata financiare do përmirësohet paksa. Do ndiheni më të qetë kur të shpenzoni.

Virgjëresha
Do ju duhet ende të prisni edhe pak kohë para se të hidhni hapa më tej në aspektin sentimental. E sigurt do jetë që do keni njohje të reja. Financat duhet t’i riorganizoni, sepse në të kundërt situata mund të bëhet delikate.

Peshorja
Do gjeni më në fund shpirtin tuaj binjak. Çdo gjë do ketë një pamje tjetër sot. Në planin financiar duhet të tregoheni të kujdesshëm. Para se të shpenzoni, kontrolloni me kujdes buxhetin.

Akrepi
Nuk do të doni kurrsesi ta sakrifikoni lirinë që keni dhe të filloni një lidhje. Që buxheti të mos ketë probleme, do ju duhet të hiqni dorë nga shpenzimet për punë qejfi.

Shigjetari
Do të keni kërkesa të shumta dhe sërish nuk do gjeni dot personin që të përmbushë çdo lloj kërkesë. Financat do jenë të qëndrueshme. Fatmirësisht për këtë sektor nuk do keni pse të shqetësoheni.

Bricjapi
Nuk e kishit menduar se gjërat mund të ndryshonin kaq shpejt në jetën tuaj sentimentale. Një takim do ndryshojë çdo gjë sot. Financat duhen pasur më në vëmendje se kurrë.

Ujori
Do filloni një histori dashurie dhe do ju plotësohen të gjitha ëndrrat që keni pasur. Me paratë nuk do i keni punët mirë. Do shpenzoni pa u menduar fare dhe kjo do sjellë vështirësi më pas.

Peshqit
Nuk do jeni në humorin e duhur për të dalë nëpër takime dhe do vazhdoni të mbeteni vetëm edhe sot. Financat do jenë goxha të paqëndrueshme.
 
Peshqit
Nuk do jeni në humorin e duhur për të dalë nëpër takime dhe do vazhdoni të mbeteni vetëm edhe sot. Financat do jenë goxha të paqëndrueshme.

P.s @Monique do vish ne takim tja dhjesim horoskopit?? Hahahahahha
 

Hera

Βιβλίο φάγος
Parashikimi i Horoskopit, datë 27 gusht 2019


Dashi

Kjo ditë do jetë më e qetë sesa duhet për ata që janë ne një lidhje. Si ju ashtu edhe partneri do rrini në heshtje dhe asnjeri nuk do flasë. Kujdes sepse edhe qetësia e tepërt mund të sjellë probleme.


Demi

Jupiteri do jetë aleati juaj në jetën sentimentale. Komunikimi do jetë i mirë dhe pasioni në mbrëmje do të rindizet. Beqarët duhet të tregohen më realistë dhe jo të kërkojnë “gjilpërën në kashtë”.

Binjaket

Ditë mjaft e trazuar kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do bini dakord për shumë gjëra me partnerin dhe kjo do sjellë herë pas herë debate. Beqarët duhet t’i marrin me seriozisht propozimet.

Gaforrja

Planetët do iu mbështesin gjatë gjithë kohës sot dhe jeta ne çift do jetë më entuziazmues se më parë. Do flisni hapur për gjithçka pa menduar sesi do reagoje ai. Beqarët do njohin dikë interesant gjatë një feste.

Luani

Të dashuruarit nuk duhet të qahen aspak gjatë kësaj dite. Partneri do iu përgatisë surpriza të njëpasnjëshme në mënyrë që ju të ndiheni edhe me mirë. Beqarët do jenë joshës dhe do e kenë më të lehtë.

Virgjeresha

Lidhja juaj do kaloje një ditë të stuhishme dhe të mbushur me debate. Mos kërkoni me ngulm që partneri të bëjë gjithmonë atë që doni ju sepse nuk keni për të arritur askund.

Peshorja

Atmosfera në çift gjate kësaj dite do varet nga sjellja që ju keni pasur kohet e fundit me partnerin. Beqarët duhet të mendohen mirë para se të pranojnë ftesat që do iu bëhen.

Akrepi

Venusi do e mbroje jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite dhe çdo gjë do shkojë më së miri ndërmjet jush dhe te dashurit tuaj. Beqaret do vazhdojnë të mbeten vetëm sepse mundësitë për takime mungojnë.

Shigjetari

Do e keni të thjeshtë të flisni për gjithçka me atë që keni në krah gjate kësaj dite dhe do i zgjidhni të gjitha problemet që keni pasur. Beqaret nuk duhet te dëgjojnë ato që do iu thonë te tjerët.

Bricjapi

Ka rrezik që çështjet financiare të sjellin debate të forta në çift gjatë kësaj dite. Mendoni të mos i përzieni shumë ato nëse doni te keni një jetë të qetë. Beqaret do gjenden përballë disa zgjedhjeve.

Ujori

Do kaloni momente shumë të këndshme dhe të mbushura me emocione sot pranë atij që dashuroni. Beqarët do jene të paduruar dhe mund te fillojnë lidhje me persona që në fakt nuk iu përshtaten.

Peshqit

Duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje sot jetës suaj në çift dhe t’ia shprehni partnerit ndjenjat. Beqarët nuk do kenë shume fat në dashuri, por do kalojë një ditë të mrekullueshme falë surprizave.
 
Peshqit

Duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje sot jetës suaj në çift dhe t’ia shprehni partnerit ndjenjat. Beqarët nuk do kenë shume fat në dashuri, por do kalojë një ditë të mrekullueshme falë surprizave.

@Monique te dua qe ne ore 09:01 hahahaha
 

Monique

Staf në FV.AL
Peshqit

Duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje sot jetës suaj në çift dhe t’ia shprehni partnerit ndjenjat. Beqarët nuk do kenë shume fat në dashuri, por do kalojë një ditë të mrekullueshme falë surprizave.

@Monique te dua qe ne ore 09:01 hahahaha
Ben problem qe eshte 9.04 vlla?
 

Jetmira

..........
Gaforrja
Planetët do iu mbështesin gjatë gjithë kohës sot dhe jeta ne çift do jetë më entuziazmues se më parë. Do flisni hapur për gjithçka pa menduar sesi do reagoje ai. Beqarët do njohin dikë interesant gjatë një feste.
:emoji_joy::emoji_joy_cat:lol(Feste)
Nuk jam tip i festave,i urrej festat.
 

Hera

Βιβλίο φάγος
Parashikimi i Horoskopit, datë 28 gusht 2019

Dashi

Parashikohet një ditë interesante sidomos për gjithë ata që kanë një projekt për të realizuar. Parashikohen kënaqësi të mëdha. Sa i takon ndjenjave, nuk do të ketë zhvillime të rëndësishme.


Demi

Gjatë kësaj dite duhet të mundoheni që të sforcoheni sa më pak. Mundohuni që të bëni vetëm ato gjëra të cilat nuk i shmangni dot. Nga ana tjetër bëni mirë që të shmangni debatet, sidomos në familje.

Binjakët

Ndoshta në këto ditë të jetës suaj nuk jeni shumë mirë me humorin, por mundohuni që të mos e shfryni në dashuri. Ky vit ka qenë mjaft i rëndë për ju, pasi jeni përballur me një sërë problemesh dhe bllokimesh.

Gaforrja

Mund të keni një sërë avantazhesh financiare nëse jeni në një punë në kontakt me publikun apo që fitoni përqindje. Duhet të bëni kujdes ama me njerëzit që iu rrethojnë, pasi jo të gjithë janë realisht miqtë tuaj.

Luani

Në sferën profesionale do të jeni mjaft të favorizuar, ndaj përfitoni për të çuar përpara projektet tuaja. Sa i takon ndjenjave, nëse jeni duke jetuar një histori të re, ndoshta mund të jetë më e rëndësishme nga sa mendoni.

Virgjëresha

Keni të gjitha arsyet për të buzëqeshur, pasi yjet janë në anën tuaj. Bëni mirë që të çoni përpara të gjitha projektet tuaja profesionale, të cilat do të gjejnë sukses në muajt në vijim. Lëreni veten të lirë të guxoni.

Peshorja

Kjo ditë do të jetë mjaft pozitive, pasi është momenti i duhur për të nisur një dietë apo një regjim ushqimor. Një gjë e tillë i bën mirë trupit dhe shpirtit, pasi vëmendje të madhe do të marrin edhe ndjenjat.

Akrepi

Kjo e mërkurë është mjaft e favorizuar nga yjet, të paktën sa i takon sferës profesionale. Por edhe dashuria do të përfitojë jo pak në këto ditë. Më në fund do të gjeni relaksin e shumëpritur.

Shigjetari

Përfitoni nga kjo ditë për të eliminuar dyshimet dhe për të sqaruar çështjet të cilat nuk iu bindin. Nëse në punë nuk jeni mjaftueshëm të kënaqur, ndoshta kjo gjë ndodh pasi nuk vlerësoheni sa duhet.

Bricjapi

Këshilla për të lindurit e kësaj shenje është që të tregohen të matur me shpenzimet. Sa i takon punës, ekziston mundësia që të nisni një aktivitet tuajin apo të merrni një rol më të madh.

Ujori

Gjatë kësaj dite do të jeni tejet të stresuar dhe të lodhur, ndaj mundohuni që të mbani nën kontroll nervozizmin. Kush është i lirë do të ketë mundësi që të përfshihet në aventura të reja.

Peshqit

Me gjasë po ndryshoni mendim lidhur me një person! Shumë mirë, veçse tashmë nuk ju intereson më si më parë. Sa i takon sferës profesionale, mundohuni që të përkushtoheni më shumë.
 

Jetmira

..........
Gaforrja
Mund të keni një sërë avantazhesh financiare nëse jeni në një punë në kontakt me publikun apo që fitoni përqindje. Duhet të bëni kujdes ama me njerëzit që iu rrethojnë, pasi jo të gjithë janë realisht miqtë tuaj.
:D:D:D
 

Hera

Βιβλίο φάγος
Parashikimi i Horoskopit, datë 29 gusht 2019

Dashi

Në sferën financiare do të përballeni me disa probleme. Sa i takon ndjenjave, mundohuni që të mbani gjallë emocionet, pa u mbytur nga tensionet dhe pakënaqësitë.


Demi

Kjo ditë do të jetë disi e lodhshme, por mundohuni që të rezistoni, pasi që nga nesër yjet do të ofrojnë mundësi të mira. Sa i takon dashurisë do të gjeni një mënyrë për të rikuperuar një sërë problemesh.

Binjakët

Këshillohet që të tregoheni të kujdesshëm gjatë këtyre ditëve. Me gjasë do ju duhet të rishini disa gjëra dhe të bëni disa rregullime. Në dashuri duhet të shfaqni më shumë vëmendje.

Gaforrja

Periudha që keni kaluar nuk ka qenë aspak e lehtë, mirëpo tashmë yjet do të jenë në anën tuaj. Kjo nuk do të thotë se gjërat do të zgjidhen brenda ditës. Sa i takon ndjenjave lëreni veten të lire.

Luani

Yjet janë në favorin tuaj dhe do ju ndihmojnë në sferën profesionale. Mirëpo këshillohet që të tregoheni të kujdesshëm ndaj personave që iu rrethojnë, pasi mund të përballeni me situata nervozizmi.

Virgjëresha

Periudha pozitive do të shtrihet në të gjithë drejtimet, që nga dashuria deri në punë. Përfitoni për të kapur mundësitë e mira që do të paraqiten. Edhe pse nga pikëpamja fizike gjërat shkojnë mire.

Peshorja

Gjatë kësaj periudhe, ndoshta më shumë se kurrë, keni nevojë për qetësi. Me gjasë mund të përballeni me disa probleme. Nëse ka tensionë me të cilat duhet të përballeni, mundoni që të mos i përcillni përtej punës.

Akrepi

Sot keni nevojë për të gjetur qetësinë, pas një periudhe shumëtë ngarkuar. Ka nga ata që kanë ndryshuar diçka, ashtu si dhe të tjerë që s’kanë bërë dot asgjë. Kjo gjë ju ka stresuar shumë!

Shigjetari

Në sajë të ndikimit të favorshëm të Hënës, ju pret një e enjte mjaft pozitive. Bëni mirë të përfitoni, pasi duke nisur nga e shtuna do të nisë sërish rënia. Gjatë kohës së lirë bëni mirë që ti përkushtoheni dashurisë.

Bricjapi

Gjatë kësaj dite, dashuria do të ketë një rol të rëndësishëm për të lindurit e kësaj shenje. Nëse jeni të përfshirë në një histori të bukur, ka ardhur momenti për ta zyrtarizuar.

Ujori

Më në fund duke nisur nga e enjtja, do të fillojë një fazë rikuperimi, duke lënë pas shpine pjesën më të vështirë të muajit gusht. Do keni mundësi që të shikoni përpara me më shumë optimizëm.

Peshqit

Gjatë kësaj dite duhet të tregoheni më të kujdesshëm lidhur me atë që do të thoni, pasi mund të interpretohet keq. Me paratë dhe shpenzimet duhet të tregoheni të kujdesshëm.
 

Jetmira

..........
Gaforrja
Periudha që keni kaluar nuk ka qenë aspak e lehtë, mirëpo tashmë yjet do të jenë në anën tuaj. Kjo nuk do të thotë se gjërat do të zgjidhen brenda ditës. Sa i takon ndjenjave lëreni veten të lire.
;)
 

Hera

Βιβλίο φάγος
Parashikimi i Horoskopit, datë 30 gusht 2019

Dashi

Mundohuni të përfitoni nga fakti se yjet janë në anën tuaj dhe mund të keni mundësi të mira për të fituar diçka më shumë. Mundohuni veçse ti kushtoni më shumë kohë njeriut tuaj të zemrës.


Demi

Dita e sotme do të jetë mjaft e favorshme në sajë të ndikimit të Saturnit. Përfitoni për të kërkuar diçka, për të nisur një projekt apo nismë të re, pasi mundësia për sukses do të jetë shumë e madhe.

Binjakët

Ju presin disa momente ku do të viheni realisht në provë, në dashuri ose në punë. Mund të ketë situata të cilat do të nxjerrin në pah detaje të cilat më parë nuk i kishit marrë në konsideratë.

Gaforrja

Gjatë kësaj dite do të keni mundësi që të përfitoni për të rikuperuar disa raporte, kryesisht sentimentale. Nëse keni keqkuptime, mjafton që të tregoheni të kujdesshëm me fjalët, të jeni të sinqertë.

Luani

Duhet të mësoheni që të jeni më pak impulsiv, pasi shpesh bëni dëme të cilat ndonëse mundoheni që ti rregulloni, e keni të vështirë. Dita e sotme do të jetë disi nën ritmin e duhur për një rikuprim të plotë.

Virgjëresha

Diçka do të nisë të lëvizë në sferën profesionale, ku vjeshta do të jetë e mbushur me kënaqësi. Me gjasë mund të merrni një telefonatë apo do të hyni në kontakte për një marrëveshje të re.

Peshorja

Në këtë periudhë jeni duke përjetuar një kaos të vërtetë sa i takon sferës profesionale. Gjëja pozitive është që më në fund po mësoni që ti jepni rëndësinë e duhur dëshirave tuaja.

Akrepi

Nis për ju një periudhë e bukur sa i takon ndjenjave. Edhe situata ekonomike do të vijë drejt përforcimit, në sajë të marrëveshjeve me leverdi. karakteri juaj do të sjellë përsëri pak tension.

Shigjetari

Kjo e premte do ju vendosë në një sprovë të fortë, ku mund të përballeni me probleme dhe reagime që nuk i prisnit. Mundohuni që ta kaloni çdo gjë sa më lehtë dhe ti shtyni zgjidhjet për nga e hëna.

Bricjapi

Yjet lajmërojnë ndryshime të bukura duke nisur nga vjeshta, sa i takon jetës profesionale. Do të ketë përmirësime dhe mundësi të reja. Duhet të përvishni mëngët dhe të mos i lini t’iu shpëtojnë mundësitë.

Ujori

Problemet e vetme për të lindurit e kësaj shenje kanë të bëjnë me financat! Duhet të tregoheni të kujdesshëm me shpenzimet, ndërsa sa i takon pjesës tjetër parashikohet një e enjte positive.

Peshqit

Bëni kujdes gjatë këtyre dy ditëve, pasi nervozizmi mund t’iu shtyjë që të bëni gjëra jo të këndshme. Në raport me të tjerët mundoheni të tregoheni më të durueshëm dhe më të matur.
 
M

Morfina

Ujori

Problemet e vetme për të lindurit e kësaj shenje kanë të bëjnë me financat! Duhet të tregoheni të kujdesshëm me shpenzimet, ndërsa sa i takon pjesës tjetër parashikohet një e enjte positive.

O e premte sot or taj :p
 

Ledia

Antare 👣👣👣👣👣
Binjakët

Ju presin disa momente ku do të viheni realisht në provë, në dashuri ose në punë. Mund të ketë situata të cilat do të nxjerrin në pah detaje të cilat më parë nuk i kishit marrë në konsideratë


shofim njeher keto detaje
 

Monique

Staf në FV.AL
Une e paskam te premte lol


Shigjetari

Kjo e premte do ju vendosë në një sprovë të fortë, ku mund të përballeni me probleme dhe reagime që nuk i prisnit. Mundohuni që ta kaloni çdo gjë sa më lehtë dhe ti shtyni zgjidhjet për nga e hëna.
 
Status
E mbyllur për postime të tjera.
Top