• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Horoskopi: Parashikimi per sot

Status
E mbyllur për postime të tjera.

Hera

Βιβλίο φάγος
Parashikimi i Horoskopit, datë 31 gusht 2019
Dashi

Edhe pse, për shkak të Merkurit që vazhdon t’ju a ndërlikojë punën, dita e sotme pritet jo edhe aq e mirë, duhet të bëni pak durim se është e përkohshme. Shfrytëzoni në maksimum pushimet e mbetura.

Demi

Sot do të jetë një ditë përgjithësisht e mirë, ndonëse ju, të mësuar të mos kënaqeni me pak, nuk do t’ju bëjë shumë përshtypje arritja e një suksesi të vogël. Qoftë edhe në dashuri.

Binjakët

Kur asgjë nuk shkon në drejtimin e duhur apo ashtu siç dëshironi, nuk është e thënë të nervozoheni gjithmonë. Edhe sot mund të ndodhë kështu, por sidoqoftë fundjava pritet e mirë.

Gaforrja

Me një Hënë aspak pozitive sot mbi kokë dhe me një Saturn që hyn me prepotencë në një orbitë po aq negative për ju, sot mund të jeni disi të zymtë, prandaj mirë është ta kaloni fundjavën në shoqëri të gëzuar.

Luani

Vazhdon edhe sot orbita e harmonishme në shenjë e Afërditës dhe Marsit, çka premton për një fundjavë përgjithësisht të mirë në gjirin e familjes. “Magjia” mund të ndodhë në dashuri.

Virgjëresha

Janë një numër planetësh në një pozicion jo të favorshëm, por mjafton Afërdita në anën tuaj për t’jua bërë fundjavën interesante. Kujdes, Hëna mund t’ju bëjë disi acarues. Mirë shëndeti.

Peshorja

Sot Hëna do të jetë në pikën kulminante të orbitës së saj, prandaj edhe fundjava juaj do të karakterizohet nga marrëdhënie intensive me të afërmit e miqtë. Kujdes me shpenzimet.

Akrepi

Situata yjore për ju duket mjaft e mire dhe kjo bën të mundur të kaloni një fundjavë mjaft aktive. Me ndihmën e një miku mund të realizoni një ëndërr të vjetër tuajën.

Shigjetari

Një shëtitje me miqtë më të dashur në një vend të preferuar nga ju mund të jetë pikërisht gjëja e duhur për fizikun dhe moralin tuaj. Ndërsa në çift tashmë e keni kaluar momentin më të vështirë.

Bricjapi

Nëse do të lodhur, me ankth dhe të rraskapitur nga stresi, është mirë të shkëputeni pak dhe të keni një moment relax-i. Përballë sjelljes tuaj disi jo të zakonshme, partnerit mund t’i lindin dyshime.

Ujori

Do t’ju shërbejë pak pushim nga ana mendore, si për të përcaktuar mirë projektet ashtu edhe për të analizuar me qetësi disa mosmarrëveshje me personin që dashuroni. Fundjavë interesante

Peshqit

Është dita e përkryer, sidomos për anën sentimentale dhe erotike. Nëse jeni në çift do të jeni të pa rezistueshëm. Nëse jeni single, mund të keni flirte me personat që ju pëlqejnë.
 

Hera

Βιβλίο φάγος
Horoskopi i datës 1 shtator 2019, e dielë

Dashi
Kjo ditë e parë e shtatorit mund t’iu gjejë disi të tensionuar. Do të ndiheni disi konfuz, sidomos në dashuri, ku njeriun tuaj të zemrës mund ta shihni më ndryshe dhe do i nxirrni në pah defektet.

Demi
Ka ardhur momenti që të bëni projekte për të ardhmen. Jeni në një moment kur duhet të ndërprisni marrëdhëniet me persona që nuk iu interesojnë, duke u përqendruar vetëm në situatat më të favorshme.

Binjakët
Të lindurit e kësaj shenje i pret një ditë pozitive, pas momenteve stresueseve të lëna pas. Kjo e diel do të jetë e mbushur me energji, ku do të ndiheni të karikuar fizikisht dhe mendërisht.

Gaforrja
Gjatë kësaj dite bëni mirë që të shmangni polemikat në dashuri edhe në familje apo në raport me të tjerët. Mund të përballeni me tensione të forta, ndaj këshilla për ju është që të mundoheni të ruani qetësinë.

Luani
Shtatori do të nisë mjaft pozitiv, ku do keni mundësi që të organizoni programe interesante. Yjet janë në anën tuaj, dhe nëse kjo gjë bashkohet me një përgatitje të mirë, rezultatet nuk do të vonojnë.

Virgjëresha
Kjo është një periudhë mjaft pozitive për të lindurit e kësaj shenje. Lëreni veten të udhëhiqet nga instinkti dhe nuk do të gaboni. Ka projekte të cilat duhen çuar përpara qetësisht.

Peshorja
Lajmi i mirë është se Hëna do të jetë në shenjën tuaj dhe kjo gjë do e bëjë mjaft intriguese ditën. Por duhet të tregoheni të kujdesshëm ndaj Saturnit i cili do të kalojë tranzit në shenjë.

Akrepi
Këshilla për të lindurit e kësaj shenje është që të evitojnë mendimet për të kaluarën dhe të shohin përara. Mos rrini peng në një historie që e keni lënë pas duke menduar për hakmarrje.

Shigjetari
Gjatë kësaj të diele do të keni mundësi që të merrni frymë lirisht, pas dy ditëve të vështira që keni kaluar, ndonëse do të ketë disa probleme në sferën sentimentale.

Bricjapi
Ju pret një ditë jo shumë e favorshme, gjatë së cilës do të bëni vetëm çfarë i keni vendosur si synim vetes. Sfera sentimentale do të jetë më e mirë, ndaj përfitoni për të përmirësuar një raportet.

Ujori
E diela do të jetë mjaft pozitive dhe shtatori do të sjellë përmirësime. Më në fund do të keni mundësi që të bëni gjëra të rëndësishme. I vetmi problem i cili do të ndihet ende është ai ekonomik.

Peshqit
Dita e parë e muajit do të jetë mjaft e ngarkuar, për shkak të disa problemeve ekonomike dhe burokratike me të cilat do të përballeni. Zgjidhjet do të vijnë në pjesën e dytë të muajit.
 

Hera

Βιβλίο φάγος
Horoskopi ditor për ditene hene - 2. shtator 2019

DASHI21. mars - 20. prill
Sot do bini dakord për çdo gjë me atë qe keni ne krah dhe do filloni disa projekte te cilat do ju afrojnë edhe me tepër me njeri-tjetrin. Beqaret nuk do lodhen shume dhe do e gjejnë personin me te cilin do kalojnë një jete te bukur e te qete. Ne planin financiar gjendja ka për te qene disi delikate, por me pak me tepër maturi dhe me disa masa te marra çdo gjë do rregullohet.

DEMI21. prill - 21. maj
Tension, mosmarrëveshje, probleme. Jeta juaj ne çift nuk do ece aspak mire sot. Do keni kundërshti për çdo gjë me atë qe keni ne krah dhe do thoni edhe fjale shume te gabuara. Beqaret nuk do e kenë mendjen tek takimet sepse do jene shume te angazhuar me pune. Ne planin financiar do i rregulloni te gjitha problemet qe keni pasur dhe do jeni shume here me te qete.

BINJAKET22. maj - 21. qershor
Do keni edhe zënka te forta me partnerin tuaj sot, por edhe momente pasionante e te jashtëzakonshme. Përgatituni për rrahje te forta zemre. Beqaret do kenë sukses ne dashuri dhe jeta do ju marre drejtimin qe kane ëndërruar gjithë këto kohe. Ne planin financiar do e keni te vështirë te ulni shpenzimet, por fale ndihmës se miqve do arrini ta mbani gjendjen te qëndrueshme.

GAFORRJA22. qershor - 22. korrik
Jeta juaj ne çift do jete mjaftueshëm e ndriçuar sot. Gjate gjithë kohës do ndiheni si mbi re dhe nuk do ju besohet se gjithçka qe po përjetoni është reale. Beqaret duhet te dalin sa me shume , te njohin persona te rinj dhe pse jo edhe te joshin. Vetëm ne këtë mënyrë do mund ta ndryshojnë statusin e tyre. Buxhetin do dini gjithë kohës si ta organizoni dhe gjendja do mbetet e mire.

LUANI23. korrik - 22. gusht
Çiftet qe kane pasur me pare debate apo kane kaluar një krize te ashpër, sot do ndihen me te qete. Do i kuptojnë edhe gabimet e bëra dhe do mundohen te gjejnë mënyrën e duhur për te sqaruar çdo gjë. Beqaret duhet te joshin me kujdes dhe nuk duhet te hedhin hapa te nxituara sido qe te vijnë punët. Ne planin financiar do bëni çdo gjë qe te keni ne dore qe ta përmirësoni situatën dhe do ja dilni mbanë.

VIRGJERESHA23. gusht - 23. shtator
Do keni goxha vështirësi sot ju te dashuruarit dhe ne shume momente do mbylleni ne vetvete. Asgjë nuk ka për t'iu ecur ashtu si e kishit ëndërruar. Beqaret me mire te presin edhe pak kohe para se te hedhin hapa sepse sot nuk është momenti me i mire. Buxheti mund te ketë tronditje te forta sepse për asnjë moment nuk do tregoheni te matur dhe nuk do mendoni për te ardhmen.

PESHORJA24. shtator - 23. tetor
Për pjesën me te madhe te çifteve kjo do jete një dite e bukur dhe e mbushur me momente te këndshme. te dy palët do dine si ta bëjnë te lumtur atë qe kane ne krah dhe emocionet do jene te forta. Beqaret do kenë një dite ndryshe nga sa e kishin menduar gjithë këto kohe. Priten surpriza. Ne planin financiar yjet do ndikojnë negativisht dhe mund te fillojnë probleme serioze.

AKREPI24. tetor - 22. nëntor
Mos hidhni asnjë hap sot ju te dashuruarit pa folur me partnerin dhe pa marre miratimin e tij. Vetëm ne këtë mënyrë do mund ta mbani situatën nen kontroll. Beqaret duhet te veprojnë me takt dhe delikatese për ta joshur sa me pare atë qe pëlqejnë. Po u treguar te pakujdesshëm do e largojnë atë me shume nga vetja. Me shpenzimet do jeni tej mase te kujdesshëm dhe gjendja do mbetet e mire.

SHIGJETARI23. nëntor - 21. dhjetor
Dita e sotme nuk do jete shume premtuese sot për ata qe janë ne një lidhje. Ne disa momente madje mund te ketë edhe zënka apo debate te forta. Beqaret do jene me fat ne dashuri dhe për ta do ndryshoje çdo gjë njëherë e mire. Zemra do rrahe me fort se kurrë. Financat ne tersi do jene te mbrojtura, por kjo nuk do te thotë qe ju te shpenzoni pa kursyer apo te jepni hua pafund.

BRICJAPI22. dhjetor - 20. janar
Sot me ne fund do i konkretizoni disa nga ëndrrat tuaja me te mëdha ju te dashuruarit dhe zemra do ndihet me e qete. Partneri do ju dashuroje si asnjëherë me pare. Beqaret do hezitojnë te joshin dike me friken se një dite mund te lëndohen. Financat do jene te shkëlqyera dhe kjo do ju lejoje te kryeni te gjitha investimet e menduara. Për asnjë moment nuk do ndiheni keq.

UJORI21. janar - 19. shkurt
Dite shume sensuale ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Marrëdhënia juaj me partnerin do jete aq e mire saqë te gjithë do ju kenë zili. Beqaret as nuk do mendohen dy here dhe do vendosin te fillojnë një lidhje me personin e pare qe do iu propozoje. Ne fakt për pjesën me te madhe gjerat do ecin mbare. Financat do i organizoni si duhet dhe gjendja do mbetet e mire.

PESHQIT20. shkurt - 20. mars
Ata qe janë ne një lidhje do merren vesh me se miri me njeri-tjetrin dhe gjithmonë do jene te buzëqeshur. Për ta nuk do ndihe asgjë e keqe. Beqaret ka mundësi te flirtojnë me persona qe e kane tashme një lidhje dhe do lëndojnë njëherësh disa persona. Shpenzimet e tepruara kufizojini nëse nuk doni te keni probleme te njëpasnjëshme ne te ardhmen.
 
  • Mërzi
Reactions: Ivy

Hera

Βιβλίο φάγος
Parashikimi i Horoskopit, datë 03 shtator 2019

Dashi

Në këtë periudhë duhet të mendoni që të programonin jetën dhe të ardhmen. Sa i takon ndjenjave, për shumë prej jush do të jenë në plan të dytë. Historitë që i kanë mbijetuar krizës do të marrin një zgjidhje.


Demi

Yjet do të jenë në anën tuaj, ndaj mundohuni që të përfitoni nga mundësitë me të cilat do të përballeni, pasi do ju ndihmojnë shumë më sferën profesionale. Edhe dashuria do të shënojë përmirësime.

Binjakët

Ka shumë tension në ajër dhe nëse kjo gjë do të reflektohet në jetën në çift, nuk do të ishte aspak pozitive. Mundohuni që të krijoni një ishull paqeje me njeriun e zemrës.

Gaforrja

Sa i takon punës, do të përballeni me një situatë shumë intensive e cila nuk do ju kënaqë plotësisht, por do të gjeni edhe një rrugë të mesme për të sistemuar gjërat. Në dashuri duhet të tregoheni më të kujdesshëm.

Luani

Duhet të përkushtoheni maksimalisht në punë, në mënyrë që të konsolidoni pozicionin tuaj professional. Sa i takon dashurisë, do të jenë femrat ato që gjatë kësaj periudhe do iu kushtojnë vëmendjen maksimale.

Virgjëresha

Jeni mjaft të favorizuar nga ndikimi i yjeve dhe do keni mundësi që të çoni përpara gjithë projektet tuaja. E vetmja gjë e cila mund t’iu bllokojë është një pasiguri e juaja. Lajme të mira priten, sa i takon dashurisë.

Peshorja

Mund të përballeni me probleme në familje, të cilat do të kërkojnë zgjidhje. Sa i takon ndjenjave, nuk do të ketë zhvillime të reja dhe as pasione të rrëmbyeshme.

Akrepi

Duket sikur gjatë këtyre ditëve ju jeni natyrë më intuitive në sajë të ndikimit të favorshëm të Hënës. Edhe sa i takon ndjenjave, gjërat do të shkojnë më mirë në raport me të kaluarën.

Shigjetari

Në punë mund të përballeni me probleme ose debate me dikë. Me shumë mundësi do të ketë situata me të cilat nuk bini dakord, por që do të jeni të detyruar që ti pranoni.

Bricjapi

Sa i takon dashurisë do të ketë një rikuperim të ndjeshëm, ku çiftet në krizë do të kenë mundësi për tu sqaruar, ndërsa kush është vetëm mund të ketë njohje të reja premtuese.

Ujori

Yjet janë në anën tuaj dhe nëse doni do mund të gjeni një mundësi të re nga pikëpamja profesionale ose personale. Sa i takon ndjenjave nuk do të ketë të reja të rëndësishme.

Peshqit

Kjo e martë do të jetë disi nën ritmin e duhur, ku do të keni mundësi që të ndiheni të papërshtatshëm, ndoshta për shkak të disa personave që iu kanë sulmuar. Brenda pak ditësh do të shënoni fitore dhe përmirësime të ndjeshme.
 

Hera

Βιβλίο φάγος
Horoskopi ditor për ditene merkure - 4. shtator 2019

DASHI21. mars - 20. prill
Sot do i pranoni edhe disa te meta te partnerit tuaj dhe do ndiheni me te qete se me pare. Ne fund te fundit askush nuk është perfekt. Beqaret nga ana tjetër do arrijnë te realizojnë një takim fiks ashtu si e kishin ëndërruar. Personi do ketë cilësitë me te mira te mundshme. Me financat me mire tregohuni me te kujdesshëm sot ne mënyrë qe edhe e nesërmja te jete e qëndrueshme.

DEMI21. prill - 21. maj
Merkuri do ndikoje pozitivisht tek jete juaj ne çift gjate kësaj dite. Do jeni me tolerante ndaj njeri-tjetrit dhe me te përkushtuar se me pare. Shume do ju kenë zili edhe për bashkëpunimin. Urani do i beje beqaret me këmbëngulës dhe me më shume besim ne vetvete. Ne planin financiar duhet te bëni kujdes nga ndikimi negativ i Marsit, i cili do iu shtyje drejt shpenzimeve te mëdha.

BINJAKET22. maj - 21. qershor
Dite shume e mërzitshme ka për te qene kjo e sotmja për ju te dashuruarit. Nuk do keni një marrëdhënie te ngrohtë me partnerin dhe secili do merret me gjerat e veta. Beqaret duhet te sigurohen mire për dike qe do takojnë, para se te vendosin te hedhin hapa te rëndësishme. Shpenzimet kufizojini ne maksimum te paktën për pak kohe. Situata nuk paraqitet e mire.

GAFORRJA22. qershor - 22. korrik
Qetësia do mbizotërojë gjate gjithë kohës ne jetën tuaj ne çift sot. Nuk do keni aspak probleme me partnerin dhe do bëni gjithçka qe do mendoni te arsyeshme. Për beqaret priten goxha surpriza kështu qe duhet te bëhen gati. Shume gjera do ndryshojnë njëherë e mire për ta. Ne planin financiar nuk do keni dëshirë ta shtrëngoni rripin e shpenzimeve dhe kjo do iu sjelle probleme.

LUANI23. korrik - 22. gusht
Venusi, perëndesha e dashurisë do behet aleatja juaj me e mire. Marrëdhënia me partnerin do marre tjetër pamje dhe ju do jeni ne çdo moment te gëzuar. Beqaret do jene gati vetëm për flirte momentale dhe jo për lidhje serioze. Ka kohe për to. Buxheti nuk do jete i keq, por nëse doni te bëni investime, me mire prisni edhe pak dite qe gjendja te stabilizohet edhe me shume.

VIRGJERESHA23. gusht - 23. shtator
Çdo gjë do jete me e lehte sot për ju te dashuruarit. Do ndiheni te dy palët me te qete dhe do jeni me te gatshëm për te bashkëpunuar me njeri-tjetrin. Beqaret do pushtohen nga euforia fale një takimi qe do realizojnë. Nëse dine te përfitojnë, jeta e tyre mund te ndryshoje përnjëherë. Ne planin financiar, premtimi i para disa kohëve për te kursyer me shume, do vihet ne prove.

PESHORJA24. shtator - 23. tetor
Pjesa me e madhe e çifteve do kenë një dite te qëndrueshme sot. Partneri do mundohet t'ua plotësojë te gjitha dëshirat dhe do ndihen te plotësuar. Beqaret duhet t'i lënë gjerat te rrjedhin vete dhe kane për ta pare qe do dalin me te fituar. Ne planin financiar çdo gjë ka për te ecur me se miri. Suksesi ne pune do jete ai qe do sjelle përfitime te mëdha. Vazhdoni ne rrugën e nisur.

AKREPI24. tetor - 22. nëntor
Sot do bëni përpjekje reale ju te dashuruarit ne mënyrë qe ta forconi edhe me tepër marrëdhënien me partnerin. Nga ana tjetër do mundoheni edhe te largoni rutinën nga lidhja qe keni. Beqaret duhet te shmangin Shigjetaret dhe duhet te kërkojnë vetëm Dema. Ne planin financiar Venusi dhe Urani do ju ndihmojnë te ruani gjithë kohës ekuilibrin.

SHIGJETARI23. nëntor - 21. dhjetor
Shprehini sa me shume qe te mundni ndjenjat tuaja sot sepse partneri do ketë tejet nevoje. Ne këtë mënyrë do e përforconi edhe me tepër lidhjen. Beqareve do ju ndodhe një takim i papritur i cili do ua ndryshoje rrjedhën e jetës qe po bëjnë. Ne planin financiar do ketë veçse përmirësime. Përfitoni nga kjo gjë për te hequr disa para mënjanë.

BRICJAPI22. dhjetor - 20. janar
Te nxitur fort nga Merkuri, sot do jeni me te dashur, me tolerante dhe me te kuptueshëm me partnerin tuaj. Marrëdhënia ne çift do jete e shkëlqyer. Beqaret do jene tej mase joshës dhe do arrijnë te bëjnë për vete cilindo qe do pëlqejnë. Gjendja financiare do jete shume e mire, kështu qe përveçse mund te investoni, mund te bëni edhe dhurata për te dashurit e zemrës.

UJORI21. janar - 19. shkurt
Mos u tregoni kapricoze sot ju te dashuruarit dhe mundohuni t’ia shprehni me shume ndjenjat partnerit tuaj. Nëse ia dilni ta mbani zgjuar pasionin sot, e nesërmja do jete akoma me e bukur. Beqaret duhet t’i bëjnë sytë katër sepse dikush mund te shfaqet papritur. Ne planin financiar nuk do ketë probleme, megjithatë mire është te mos merrni rreziqe te tepruara.

PESHQIT20. shkurt - 20. mars
Duhet te bëni me tepër lëshime ndaj partnerit tuaj ju te dashuruarit sepse me inat dhe kokëfortësi vetëm sa do i përkeqësoni gjerat. Beqaret do jene tej mase joshës dhe do marrin plot propozime, por nuk do nxitohen te hedhin menjëherë hapa. Gjendja e financave ka për te qene gjate gjithë kohës e mire. Mund te kryeni edhe ndonjë investim pa ju dridhur dora.
 

Monique

../\../\...................................
Staf në FV.AL
SHIGJETARI23. nëntor - 21. dhjetor
Shprehini sa me shume qe te mundni ndjenjat tuaja sot sepse partneri do ketë tejet nevoje. Ne këtë mënyrë do e përforconi edhe me tepër lidhjen. Beqareve do ju ndodhe një takim i papritur i cili do ua ndryshoje rrjedhën e jetës qe po bëjnë. Ne planin financiar do ketë veçse përmirësime. Përfitoni nga kjo gjë për te hequr disa para mënjanë.



lol lol lol @Senseo he mi he...
 
M

Morfina

SHIGJETARI23. nëntor - 21. dhjetor
Shprehini sa me shume qe te mundni ndjenjat tuaja sot sepse partneri do ketë tejet nevoje. Ne këtë mënyrë do e përforconi edhe me tepër lidhjen. Beqareve do ju ndodhe një takim i papritur i cili do ua ndryshoje rrjedhën e jetës qe po bëjnë. Ne planin financiar do ketë veçse përmirësime. Përfitoni nga kjo gjë për te hequr disa para mënjanë.



lol lol lol @Senseo he mi he...
Jo fol ti po deshe se un njela tu shajt neper dhom lollollol
 

Hera

Βιβλίο φάγος
Horoskopi ditor për ditene enjte - 5. shtator 2019

DASHI21. mars - 20. prill
Ju pret një ditë e mirë sa i takon dashurisë. Kjo do të thotë se nëse keni një histori të cilën e keni përzemër, çdo gjë do të ecë më së miri. Do të jeni të karikuar me energji dhe gati për tu hedhur në aksion në çdo drejtim. Përfitoni nga këto ditë, pasi Hëna do të jetë në anën tuaj.

DEMI21. prill - 21. maj
Kjo e enjte do ju mbushë me frymë pas dy ditëve stresuese që keni kaluar. Duke nisur nga kjo ditë gjërat do të ecin shumë më mirë. Sa i takon ndjenjave është një periudhë e mirë për të guxuar si dhe për të marrë konfirmimet që prisni.

BINJAKET22. maj - 21. qershor
Nga momenti në moment mund të lindin debate apo tensione me dikë, për shkak se mund të ketë një çështje që kërkon sqarim. Fundjava do të jetë dukshëm më e mirë, ku më në fund do të keni mundësi që të relaksoheni. Megjithatë e enjtja mund të sjellë ndonjë keqkuptim, në raportin në çift.

GAFORRJA22. qershor - 22. korrik
Do të gjendeni në një situatë në të cilën jo çdo gjë që ju bëni do të pëlqehet. Me gjasë në këtë periudhë ndiheni disi vetëm kundër të gjithëve, ku dikush ironizon çdo gjë që bëni, edhe pse juve ju duket gjëja më e drejtë. Këshillohet që t’iu rezistoni provokimeve dhe të rrini sa më qetë që mundeni. Duket se problemet në punë ose ato personale, ju lënë më pak kohë për dashurinë.

LUANI23. korrik - 22. gusht
Kjo e enjte është mjaft pozitive për të lindurit e kësaj shenje, sidomos për gjithë ata që janë në kërkim të mundësive të reja në punë dhe për të dalë jashtë rrezes së veprimit. Mjaft të favorshme janë edhe kontaktet me persona që jetojnë larg jush dhe po ashtu favorizohen spostimet dhe ndryshimet në përgjithësi.

VIRGJERESHA23. gusht - 23. shtator
Ju pret një ditë nën ritmin e zakonshëm, ku mund të ketë keqkuptime lidhur me punën që keni bërë pa u mbushur me frymë. Mirëpo përmirësimi nuk do të vonojë për shkak se yjet janë në anën tuaj dhe do ju shoqërojnë për një kohë të gjatë. Mundohuni vetëm që të jeni më të kujdesshëm në dashuri.

PESHORJA24. shtator - 23. tetor
Nëse keni mundësi që të shkëputeni nga puna juaj dhe të bëni një udhëtim, përfitoni nga këto ditë, pasi do të ndiheni shumë më mirë. Shumë shpejtë pritet që të përjetoni emocione të bukura në dashuri, në sajë të pranisë së Venusit në shenjën tuaj.

AKREPI24. tetor - 22. nëntor
E enjtja do të jetë mjaft pozitive për të lindurit e kësaj shenje, sidomos sa i takon dashurisë. Do të keni mundësi që të sheshoni çdo luhatje që keni pasur dhe të rigjeni entuziazmin në jetën në çift. Mundohuni që të organizoni diçka të bukur për të surprizuar partnerin/en.

SHIGJETARI23. nëntor - 21. dhjetor
Kjo ditë do të jetë e mbushur me ulje-ngritje, ku nga njëra anë Hëna do të jetë në anën tuaj dhe do ju mbrojë, por nga ana tjetër do të ndjeni një lloj nervozizmi, për shkak të disa problemeve në punë. Mundohuni që këtë nervozizëm të mos e reflektoni në raportin në çift, si dhe të tregoheni të kujdesshëm, sidomos nëse ndiheni konfuz.

BRICJAPI22. dhjetor - 20. janar
Pas një fillim jave disi të ngarkuar, tashmë do të nisë përmirësimi, sidomos sa i takon ndjenjave. Bëni mirë që t përfitoni për të pasur rikuperim në dashuri, apo për të nisur një histori të re. Sa i takon punës, nëse ka probleme, mundohuni që të ruani vetëkonterollin, pasi nuk është momenti që të hidhni në erë gjithçka.

UJORI21. janar - 19. shkurt
Kjo e e jte është mjaft e bukur, ku do të ketë rikuperim të ndjeshëm në raport me ditët e kaluara, shkruan noa.al. Yjet do të jenë në anën tuaj, sa i takon raporteve ndërpersonale, takimeve dhe marrëdhënies në çift.

PESHQIT20. shkurt - 20. mars
Ju pret një ditë nën ritmin e duhur, gjatë së cilës do të ndiheni në siklet, për shkak të situatave tensionuese të cilat duhet të kaloni. Mundohuni që të mos bini pre e provokimeve dhe të mos reagoni. Bëni shumë kujdes ndaj gjithçkaje që do të thoni gjatyë këtyre ditëve, pasi dikush është gjithmonë i gatshëm për t’iu kritikuar. Duroni edhe pak, pasi gjërat do të ndryshojn
 
  • Like
Reactions: Ivy

DeliriumMind

Do small things with much L💜VE
Dmth gjith luaneshat po kerkojn vend tjeter puna... po per ato qe po fillojn dieten sot pse nuk thot gjo?
Skam fat as ket jav?
 

Ai_Tipi

C’era una volta
Bricjapi
Asgje e rendesishme nuk do ndodhe ne jeten tuaj ne cift. Vetem Marsi do kete nje ndikim indirekt dhe mund te provokoje keqkuptime fatmiresisht pa pasoja. Beqaret do fillojne kerkimin e zemrave. GJithe mundi juaj do te shperblehet dhe do keni sukses. Nuk do kete permiresim te ndjeshem te financave megjithate mundohuni te mos shpenzoni shume qe situata mos perkeqesohet.
 

Xhelozi

😎😎😎

DEMI21. prill - 21. maj
Kjo e enjte do ju mbushë me frymë pas dy ditëve stresuese që keni kaluar. Duke nisur nga kjo ditë gjërat do të ecin shumë më mirë. Sa i takon ndjenjave është një periudhë e mirë për të guxuar si dhe për të marrë konfirmimet që prisni.


Hala spo m vjen konfirmimi :mad:
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL

DEMI21. prill - 21. maj
Kjo e enjte do ju mbushë me frymë pas dy ditëve stresuese që keni kaluar. Duke nisur nga kjo ditë gjërat do të ecin shumë më mirë. Sa i takon ndjenjave është një periudhë e mirë për të guxuar si dhe për të marrë konfirmimet që prisni.


Hala spo m vjen konfirmimi :mad:
Ahahhahahga.
Nuk qenkemi keq jo. :p
Thirre dhe @iva -en ta lexoj ta pyesim,ajo mori noj konfirmim? Ahahah
 

Hera

Βιβλίο φάγος
Parashikimi i Horoskopit, datë 06 shtator 2019

Dashi
Gjatë kësaj dite janë mjaft të favorshme udhëtimet dhe kontaktet në vende të ndryshme. Ndërsa në sferën personale mund të ketë një rënie të lehtë, ndaj mundohuni që të mos lodheni. LP


Demi
Yjet janë mjaft të favorshëm, sa i takon sferës tuaj profesionale. Do të nisë për ju një periudhë e bukur, gjatë së cilës do të keni mundësi të rimëkëmbeni. Sa i takon ndjenjave, mund të ketë zhvillime pozitive gjatë fundjavës.

Binjakët
Duhet të mundoheni që të shmangni stresin dhe situatat e ngarkuara. Po ashtu mundohuni që të mos acaroheni lidhur me disa situata profesionale, edhe pse mund të mendoni se keni gjithë të drejtën e botës për tu acaruar.

Gaforrja
Kjo e premte do të jetë mjaft pozitive për të lindurit e kësaj shenje, ndaj përfitoni për të zgjidhur disa çështje të lëna pezull, për shkak se fundjava do të sjellë rënie. Duhet të mundoheni që të përmirësoni disi moralin.

Luani
Parashikohet një ditë mjaft pozitive, ku do të përjetoni emocione të bukura dhe do të përballeni me mundësi për tu shfrytëzuar. Edhe sa i takon dashurisë gjërat ecin mirë, ndoshta më mirë nga sa munda ta mendoni.

Virgjëresha
Këshillohet që gjatë kësaj dite të rrini sa më të qetë, duke shmangur stresin dhe problemet. Kjo është një ditë disi nën ritmin e duhur, por bëhet fjalë për një periudhë kalimtare, ku shumë shpejtë do të rezultoni fitues.

Peshorja
Mund të keni pasiguri sa i takon të ardhmes tuaj profesionale. Edhe pse kërkoni gjithmonë një ekuilibër me të tjerët, vlerësoni mirë se cila është gjëja e duhur për ju.

06Akrepi
Horoskopi është mjaft i favorshëm sa i takon dashurisë, ku gjatë kësaj fundjave mund të merrni surpriza të bukura. Edhe në punë gjërat do të ecin më mirë se më parë, do të ndiheni më të fuqishëm dhe gati për tu përballur me çdo ndryshim.

Shigjetari
Kjo e premte do të jetë e mbushur me nervozizëm, gjatë së cilës me gjasë do të lindin debate me familjen ose njeriun e zemrës. Mundohuni që të mos provokoheni dhe të mos përhumbeni në debate.

Bricjapi
Do ju rikthehet dëshira për të dashuruar. Nëse jeni aktualisht në çift, do të rigjeni pasionin, ndërsa nëse jeni vetëm, do të keni mundësi të bëni njohje të reja. Mund të gjeni personin e duhur, por për ta bërë një gjë të tillë nuk duhet të mbylleni në guaskën tuaj.

Ujori
Yjet kanë dobësi për shenjën tuaj dhe ju favorizojnë. Kjo periudhë rikuperimi do ju lejojë që të kaloni një krizë dhe të arrini rezultate të cilat nuk i mendonit. Nga ana tjetër mundohuni të kujdeseni më shumë për formën tuaj fizike.

Peshqit
Do të vijojë për ju një periudhë gjatë së cilës nuk do të ndiheni në formë. Me gjasë do të ndiheni të dekurajuar për diçka që ka të bëjë me punën. Duket sikur të gjithë nuk kritikojnë, por shumë shpejtë do e rimerrni veten.
 

Jetmira

..........
Gaforrja
Kjo e premte do të jetë mjaft pozitive për të lindurit e kësaj shenje, ndaj përfitoni për të zgjidhur disa çështje të lëna pezull, për shkak se fundjava do të sjellë rënie. Duhet të mundoheni që të përmirësoni disi moralin.
E sezoni i gaforres nuk isht kaq i trishte sa sezoni virgjereshes.
:mad:
:mad:
 

Xhelozi

😎😎😎
Demi
Yjet janë mjaft të favorshëm, sa i takon sferës tuaj profesionale. Do të nisë për ju një periudhë e bukur, gjatë së cilës do të keni mundësi të rimëkëmbeni.
Sa i takon ndjenjave, mund te kete zhvillime pozitive gjate fundjaves .
:unsure:
 

Ivy

IMPOSSIBLE??? The word itself says “I’M POSSIBLE “
Demi
Yjet janë mjaft të favorshëm, sa i takon sferës tuaj profesionale. Do të nisë për ju një periudhë e bukur, gjatë së cilës do të keni mundësi të rimëkëmbeni.
Sa i takon ndjenjave, mund te kete zhvillime pozitive gjate fundjaves .
:unsure:
Jo po mbaji te fshehta se te nxjerr bojen horoskopi
 

Hera

Βιβλίο φάγος
Parashikimi i Horoskopit, datë 07 shtator 2019

Dashi

Të lindurit e kësaj shenje i pret një fundjavë e lodhshme. Do të ndiheni të shqetësuar lidhur me disa projekte të cilat duhet ti përfundoni sa më parë. Vështirësi do të ketë edhe në punë dhe familje.

Demi

Kjo dite do të jetë mjaft i favorshëm për ju, në sajë të ndikimit të Hënës në shenjën tuaj. Nëse jeni vetëm, përgatituni për takime interesante. Fundjava paraqitet mjaft premtuese, ndaj përfitoni.

Binjakët

Pas një periudhe shumë të ngarkuar me stres, më në fund do të nisni të merrni frymë. Nëse jeni përballur me debate në familje apo me partnerin/en, mos u shqetësoni, pasi çdo gjë do të sistemohet.

Gaforrja

Gjatë kësaj fundjave më në fund do të mbusheni me frymë, pas problemeve profesionale dhe ligjore që keni pasur. Është momenti për tu rikarikuar, për t’iu përkushtuar njerëzve tuaj të zemrës dhe të mos bini pre e provokimeve.

Luani

Pas një fillim jave pozitive, do të përballeni me një sërë ndryshimesh. Bëni mirë që të dëgjoni të afërmit tuaj dhe ti mbështesni nëse ju kërkojnë ndihmë.

Virgjëresha

Pas disa ditëve të ngarkuara me stres, më në fund do të ndiheni më mirë. Nëse mundni dilni sa më shumë, pasi yjet janë në anën tuaj dhe premtojnë çlodhje.

Peshorja

Këshillohet që gjatë kësaj të shtune të shmangni zënkat me njerëzit tuaj të dashur. Duhet të jeni sa më të durueshëm, pasi situatat e ngarkuara do të kalojnë shumë shpejtë.

Akrepi

Karikohuni me energji këtë fundjavë, e meritoni. Pas javëve të vështira që keni kaluar, ka ardhur momenti që të qetësoheni. Sa i takon dashurisë do të ketë zhvillime premtuese.

Shigjetari

Ka ardhur momenti për tu përballur me disa situata të mbetura pezull. Bëni mirë që të mos i shtyni projektet e reja, pasi është momenti për të vepruar, shkruan noa.al.

Bricjapi

Hëna do të ketë ndikim mjaft të favorshëm dhe do ju karikojë me energji. Për këtë arsye do të gjeni forcën të punoni për një projekt të cilin e keni shumë përzemër.

Ujori

Kjo fundjavë do të jetë e mbushur me emocione. Nëse jeni vetëm ka ardhur momenti që të hidhni hapin e parë ndaj një personi që e keni shumë përzemër. Ju pret një periudhë mjaft harmonike.

Peshqit

Do të keni mundësi që të merrni kënaqësi të mëdha mes fundjavës dhe fillimit të javës që vjen. E shtuna do të mundësojë rikuperim energjish, pasi më tej ju presin ditë të ngarkuara.
 
M

Morfina

Ujori

Kjo fundjavë do të jetë e mbushur me emocione. Nëse jeni vetëm ka ardhur momenti që të hidhni hapin e parë ndaj një personi që e keni shumë përzemër. Ju pret një periudhë mjaft harmonike.

Sot te besoj qorrazi :p
 

Hera

Βιβλίο φάγος
Parashikimi i Horoskopit, datë 08 shtator 2019
DASHI

Dashuria: Kjo është koha e duhur për të zgjidhur çështje që ju shqetësojnë për një kohë të gjatë, por mbani larg polemikën larg marrëdhënies suaj, përndryshe mund të ketë probleme. Për beqarët, mund të ketë takime interesante për t’u mbajtur mend.
Puna: Kini kujdes nga shpërqendrimet, angazhimi nuk do të dështojë por përqendrimi mendor do të jetë i dobët.

Demi

Dashuria: Harmoni e shkëlqyeshme në çift, aftësia për t’u përballur në mënyrë të paqartë me disa paqartësi, megjithatë, mund të sjellë bashkëveprim. Lajme për beqarët, pritet një ditë plot pasion, kështu që shumë emocione janë në rrugë të mbarë.

Puna: Mos harroni se yjet janë në anën tuaj dhe me pak fat mund të arrini rezultate të shkëlqyera.

Binjakët

Dashuria: Dita filloi në një mënyrë interesante edhe nëse në mbrëmje do të keni disa luhatje. Asgjë për t’u shqetësuar, sepse shërimi është planifikuar tashmë për ditët në vijim. Beqarët do u duhet të japin më shumë hapësirë për emocione të rëndësishme, të dobishme për kërkimin e dashurisë së madhe.

Puna: Ditë shumë e qetë, ekzistojnë mundësi të shkëlqyera për të gjetur një vend pune ose për të përmirësuar të ardhurat.

Gaforrja

Dashuria: Pas disa ditësh krize, tani jeni padyshim më mirë. Marrëdhëniet sentimentale të lindura kohët e fundit do të favorizohen nga yjet. Nëse jeni beqarë nuk do të duhet të nënvlerësoni takimet e mundshme të kësaj dite që do të jenë shumë emocionuese.

Puna: Sot do të jetë e pamundur t’ju mundin, me dinakërinë që keni se do të jepni më të mirën do të jeni edhe më të vendosur.

Luani

Dashuria: Nëse problemet që keni pasur me partnerin tuaj kanë të bëjnë me mjedisin familjar sot do të keni mundësinë të përballeni me pasiguritë dhe të ktheni faqen. Edhe zemrat e vetmuara mund të shpresojnë për një kohë më të mirë, të shkëlqyeshme për rivendosjen e ekuilibrit të brendshëm.

Puna: Falë inkurajimit të planetëve sot do të keni komunikim të mirë me të tjerët.

Virgjëresha

Dashuria: Në këtë periudhë jo vetëm që do të jeni më të fortë, por edhe më të mençur. Ndoshta disa mosmarrëveshje familjare, me të cilat do të përballeni me dëshirën e sinqertë për të përmirësuar marrëdhëniet me partnerin tuaj dhe me miqtë tuaj të vjetër. Për beqarët, ekziston një risi, takime të reja në horizont.

Puna: Do të vendosni energji në gjithçka që bëni, vendosmëria do t’ju japi kënaqësi të madhe.

Peshorja

Dashuria: Disa nyje mund të vinin në kokë, nëse do të kishte keqkuptime që mund të ktheheshin sot. Shumë do të rimarrin një dashuri. Nëse jeni beqarë, do të duhet të nxirrni guximin që keni brenda dhe të luftoni për të pushtuar personin që ju pëlqen.

Puna: Sot lehtë mund të hyni në polemikë me njerëz që nuk dëgjojnë këshillat tuaja. Marsi ju bën luftëtarë.

Akrepi

Dashuria: Kushdo që ka mbyllur një histori kohët e fundit mund të ketë shumë dyshime. Përkundrazi, për shumë çifte, do të fillojë një periudhë e rimëkëmbjes e cila do të hapë perspektiva të reja. Në këtë fazë, beqarët do duhet të luftojnë dhe të kenë shumë durim për t’i realizuar gjërat.

Puna: Mund të përjetoni një ditë të veçantë ku mund të vijnë përgjigje të rëndësishme. Sidoqoftë, opozita do të mbajë prapa disa projekte.

Shigjetari

Dashuria: Do të jetë një ditë e mbushur me mendime të dyta. Sot mund të vuani nga disa grindje me partnerin tuaj, gjë që do ju bëjë që të mendoni për më të keqen. Për zemrat e vetmuara është një kohë me fat, takimet do të jenë të shumta.

Puna: Do të duhet të përpiqeni të bëni gjëra që nuk ju pëlqejnë të rrëshqasin, duke shmangur gjithashtu marrjen e gjërave pwrspwr.

Bricjapi

Dashuria: Ndonjëherë keni tendencë të shihni probleme shumë më të mëdha se sa janë. Ju duhet të jeni të kujdesshëm për të zbutur aspektet më pak të këndshme të karakterit tuaj nëse doni që gjithçka të vazhdojë në dashuri. Kush dëshiron të përfshihet dhe është single, nuk duhet të dyshojë për atë që mendon.

Puna: Ju dëshironi të konkretizoni dhe për këtë arsye do të duhet të shpejtoni vendimet tuaja. Kujdes në negociata.

Ujori

Dashuria: Do të jetë një ditë që do të duhet të merreni me burimet, jo aq shumë për rezultatet, por sepse jeni shumë nervoz. Në dashuri dikush i shpëton kontrollit tuaj dhe ju nuk mund ta duroni atë. Sot gjërat do të jenë më mirë për beqarët, vijnë njohje tw reja.

Puna: Lajmet gjithashtu në lidhje me punën, mund të jenë pozitive edhe nëse fshehin disa rreziqe.

Peshqit

Dashuria: Do të jetë një ditë shumë e lodhshme dhe plot dyshime. Ju jeni zemëruar me të gjithë, mbase për një krizë dashurie dhe do doni të sqaroni disa gjëra me partnerin tuaj. Edhe beqarët do përjetojnë një fazë të shqetësimit të madh në marrëdhëniet me të tjerët.
 
Status
E mbyllur për postime të tjera.
Top