• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Horoskopi: Parashikimi per sot

Status
E mbyllur për postime të tjera.

Hera

Βιβλίο φάγος
Parashikimi i horoskopit, datë 5 tetor 2019

Dashi – Ky është momenti që të lini mënjanë të gjitha mëritë dhe të shikoni para duke mos e kthyer kokën pas. Parashikohet që të bëni miqësi të reja dhe të zgjeroni horizontet.

Demi – Në këtë moment duhet të përshtateni me të gjitha ndryshimet që do ju ndodhin. Një person i cili ju gjendet zakonisht pranë nuk do të jetë, dhe kjo gjë do të bëjë që të mos ndiheni mirë.


Binjakët –Për ju do të nisë një faze e re në të gjitha aspektet e jetës, prandaj do të jeni disi të hutuar. Puna do të ecë më së miri nëse vazhdoni me projektet ekzistuese, ndërsa nëse nisni diçka të re, mund të ketë vështirësi.

Gaforrja – Nëse keni nisur një histori dashurie bëni kujdes në hapat që do të ndërmerrni. Në ditët në vijim, duhet të mendoheni mirë për fjalët që do të thoni, pasi mund të ketë pasoja të rënda.

Luani – Shumë prej jush do të kenë dëshirë për të bërë shumë gjëra njëherësh sot, por bëni kujdes, pasi mund të gaboni. Merni këshilla nga miqtë.

Virgjëresha – Nëse dita nisi keq, keni kohë të mjaftueshme për ta rikuperuar. Një mik i afërt do ju zgjidhë disa telashe, prandaj dëgjojeni me kujdes.

Peshorja –Në dashuri dhe në punë do të dominojë kaosi. Ndoshta ka ardhur momenti që të përballeni me një person, i cili shtiret sikur po ju dëgjon, por që në fakt nuk po e bën.

Akrepi –Një ditë e mbushur me optimizëm do të jetë kjo e sotmja. Duhet të shmangni tensionet të cilat mund të lindin me njerëzit që ju rrethojnë.
Shigjetari –Nëse jeni në pritje të një vendi pune, ka ardhur momenti që ta merrni. Parashikohet që të zgjidhni probleme që ju kanë munduar.

Bricjapi –Do të përballeni me probleme të papritura, por duhet të bëni kujdes me shpenzimet. Në punë do të merrni meritat e duhura për të gjithë kontributin që keni dhënë.

Ujori –Jeni në kërkim të një miqësie apo të një partneri që t’iu kuptojë dhe pranojë për atë që jeni. Në punë do ju ofrohen mundësi të reja, shikojini me vëmendje.

Peshqit – Sot duhet të jeni të aftë që të zhdukni nga dita dhe mendimet tuaja, gjithçka që së fundmi ju kanë vënë në vështirësi marrëdhënien tuaj në çift. Momentet e qetësisë duhet t’ia kushtoni partnerit.
 

Hera

Βιβλίο φάγος
@Senseo Jo sta bera me hile po nuk ishte zgjuar mire astrologu :D
 

Mogli

Fju fju
@Senseo nuk asht naj gja sekrete se un qe sa kohe qe te njof te mbaj mend duke kerku katunar thekthi pa toka e akoma se ke gjet.....nersa badboy iku u tremb hahahaha
 

iluzion

maybe
Peshqit – Sot duhet të jeni të aftë që të zhdukni nga dita dhe mendimet tuaja, gjithçka që së fundmi ju kanë vënë në vështirësi marrëdhënien tuaj në çift. Momentet e qetësisë duhet t’ia kushtoni partnerit.
Uj uj se u dogj lumi pffffff
 

Hera

Βιβλίο φάγος
  • HOROSKOPI DITOR, E DIEL 6 TETOR 2019
    Dashi
    Do kaloni një site shume romantike sot ju qe jeni ne çift dhe emocionet do jene te papërshkrueshme. Partneri do iu beje te lumtur ne çdo moment. Beqaret do takohen me disa persona dhe do diskutojnë gjere e gjate me ta për t’i njohur sa me mire.
    Ne planin financiar tregohuni te arsyeshëm dhe parashikues nëse nuk doni qe situata te ketë vështirësi.
    Demi
    Jo çdo gjë do shkoje ashtu si e kishit menduar sot ne jetën tuaj ne çift, prandaj here pas here mund te keni edhe ndonjë debat me partnerin. Kujdes! Për beqaret perspektivat janë goxha te mira. Disa mund te jene te shkathet dhe ta thellojnë me tepër njohjen me dike. Ne planin financiar duhet te ruani maturinë dhe te shpenzoni me shume kujdes.
    Binjaket
    Ka rrezik qe mosmarrëveshjet dhe debatet te jene te shumta sot ne jetën tuaj ne çift. Nuk do kuptoheni aspak me partnerin dhe nga ana tjetër do kërkoni ne çdo moment qe te dale e juaja. Beqaret do jene joshës dhe do e bëjnë me ne fund për vete personin qe kane pëlqyer gjithmonë. Ne planin financiar do jene te favorizuara edhe investimet apo transaksionet.
    Gaforrja
    Te dashuruarit do vazhdojnë te jetojnë ne një ambient harmonik dhe mjaft entuziazmues. Çdo gjë do shkoje ashtu si ata e kane dashuruar. Beqaret do jene me te interesuar për aventura sesa për lidhje serioze gjate kësaj dite. Mundësitë ne fakt do jene te shumta. Ne planin financiar gabimi me i vogël do iu kushtoje shume shtrenjtë. Mendohuni shume here para se te vendosni.
    Luani
    Jeta juaj ne çift nuk do jete aspak e keqe sot kështu qe ju do kaloni një dite mjaft te bukur dhe pa debate. Shfrytëzojeni kohen kur te jeni pranë partnerin tuaj për te folur edhe për ndonjë projekt te se ardhmes. Beqaret do jene ne kërkim te personin ideal, por nuk do mund ta gjejnë dot atë. Financat do fillojnë te përmirësohen paksa. Gjithsesi mos kërkoni te pasuroheni menjëherë.
    Virgjeresha
    Dite përgjithësisht e qete dhe pa asgjë te veçante kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndiheni mjaft mire ne krahët e atij qe dashuroni. Beqaret do lodhen pak duke kërkuar, por ne pasdite do gjejnë një person qe do iu përshtatet ne çdo pike. Financat nuk do jene te këqija, megjithatë nuk duhen ndërmarrë operacione te rrezikshme. Mund te lindin probleme te paimagjinueshme.
    Peshorja
    Plutoni do sjelle disa turbullira gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift, Do e keni te vështirë te ruani një klime te qete dhe here pas here do debatoni me partnerin. Beqaret do e realizojnë me ne fund takimin me te bukur te jetës se tyre. Financat do jene goxha te mira. Mund te kryeni pa frike te gjitha shpenzimet me te domosdoshme.
    Akrepi
    Dite mjaft pasionante dhe e bukur kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndiheni si mbi re ne krahët e partnerit tuaj dhe nuk do doni te shkëputeni nga ai për asnjë çast. Beqaret do kenë mundësi te realizojnë disa takime. Harxhoni kohen e duhur për t’u njohur me mire para se te merrni vendime. Financat do përmirësohen ne mënyrë te papritur.
    Shigjetari
    Pas një kohe te gjate lidhjeje me ne fund do formalizoni gjithçka gjate kësaj dite. Do ndiheni te dy te gëzuar dhe entuziaste. Beqaret fatkeqësisht nuk do jene me fat dhe nuk do arrijnë as sot ta gjejnë partnerin ideal. Gjithsesi kjo nuk do te thotë qe ju te bini ne pesimizëm. Ne planin financiar duhet te bëni pak ekonomi nëse doni qe gjendja te stabilizohet.
    Bricjapi
    Nuk është ende koha e duhur për te diskutuar mbi disa tema delikate ne çift. Partneri nuk do jete shume ne humor dhe mund te keni probleme. Beqaret do kenë një dite normale. Merrini gjerat si t’iu vijnë dhe mos kërkoni me ngulm te filloni një histori dashurie. Financat do vijnë dalëngadalë duke u përmirësuar. Vazhdoni te shpenzoni me kursim edhe pak kohe.
    Ujori
    Çiftet do kenë një dite te zakonshme dhe fatmirësisht pa probleme. Jeta sentimentale e beqareve do varet tërësisht nga ata vete. Nëse tregohen te hapur dhe pranojnë ftesat qe do iu bëhen mund te kenë mundësi serioze për lidhje. Ne planin financiar do keni fat. Do arrini te ruani qëndrueshmërinë e te ardhurave edhe duke kryer ndonjë shpenzim te domosdoshëm.
    Peshqit
    Beni kujdes sot me ato qe do i thoni partnerit sepse po gabuat mund te keni probleme goxha serioze me te. Beqaret duhet te kujdesen pak me tepër për pamjen e tyre nëse duan te tërheqin vëmendjen e disa personave. Po e late veten pas dore do mbeteni me te njëjtin status. Ne planin financiar nuk duhet hedhur asnjë hap i pamenduar sepse do keni probleme.

  • Kosovarja.net
 

Hera

Βιβλίο φάγος
Horoskopi ditor për ditene hene - 7. tetor 2019

DASHI21. mars - 20. prill
Asnjë planet nuk do ketë ndikim te drejtpërdrejtë tek jeta juaj ne çift gjate kësaj dite kështu qe gjendja do mbetet e mire vetëm nëse kujdeseni si duhet. Beqaret do jene me te çliruar dhe do mund t'i shprehin pafund ndjenjat e tyre. Shume gjera kane për te ndryshuar për ta. Buxheti do jete delikat kështu qe ne asnjë mënyrë nuk duhet te rrezikoni e\duke shpenzuar kuturu.

DEMI21. prill - 21. maj
Dita e sotme ka për te qene shume me e qete për juve qe jeni ne një lidhje. Do i lini pas krahëve problemet qe keni pasur dikur dhe do shihni vetëm drejt se ardhmes. Beqaret do jene me shume fat dhe do bien ne dashuri me te parin qe do ju dale përpara. Financat nuk do jene aspak te këqija, prandaj ju mund ta lëshoni pak me shume dorën duke shpenzuar.

BINJAKET22. maj - 21. qershor
Do jeni shume autoritare gjate kësaj dite ju te dashuruarit dhe kjo mund te ndeze shpesh debate here pas here. Beqaret do kalojnë momente te paharruara pranë disa personave dhe e gjithë bota do ju marre tjetër kuptim. Emocionet do shtohen here pas here. Ne planin financiar do keni me shume sukses se kurrë ndonjëherë me pare dhe do keni te ardhura edhe për te bere investime afatgjata.

GAFORRJA22. qershor - 22. korrik
Dita e sotme nuk ka për te qene shume e ngrohte për ata qe janë ne një lidhje. Ne shume momente mund te gjendeni ne vështirësi dhe do keni probleme serioze me partnerin. Beqaret do jene te pavëmendshëm ndaj personave qe do ju kalojnë pranë dhe nuk do arrijnë as sot te ndryshojnë statusin. Ne planin financiar duhet te merrni masa sa me strikte ne mënyrë qe situata te mos përkeqësohet.

LUANI23. korrik - 22. gusht
Dite intensive dhe e mbushur me alegri ka për te qene kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do i rregulloni edhe disa mosmarrëveshje qe keni pasur me partnerin dhe do ndiheni me te qete se me pare. Beqaret duhet te jene me te sinqerte me personat qe do takojnë nëse duan vërtet te fillojnë lidhje afatgjata. Me financat duhet te bëni ekonomi.

VIRGJERESHA23. gusht - 23. shtator
Mos u tregoni posesive sot ju te dashuruarit dhe nga ana tjetër mos hidhni asnjë hap te pamenduar sepse keni për te pasur probleme serioze. Beqaret me mire te mos ndërmerrni sakrifica sot sepse yjet nuk do i kenë aspak ne anën e tyre. Buxheti do vazhdoje te ketë probleme dhe nuk do arrini dot te kryeni as shpenzimet me te domosdoshme.

PESHORJA24. shtator - 23. tetor
Dite goxha e vështirë do jete kjo e sotmja për juve qe jeni ne një lidhje. Do gjendeni shpesh ne situata te vështira dhe delikate. Beqaret nga ana tjetër do jene gati te bëjnë çdo lloj sakrifice vetëm për te filluar një lidhje dhe për te mos u ndier vetëm. Financat nuk kane për te qene te jashtëzakonshme, megjithatë me pak përkujdes dhe maturi mund t'ia dilni mbanë.

AKREPI24. tetor - 22. nëntor
Asnjë problem nuk do keni ne jetën tuaj ne çift sot. Si ju ashtu edhe partneri do dini si ta mbani zgjuar zjarrin e pasionit. Momentet intime do shtohen. Beqaret kane për te pasur një jete te animuar dhe fale prezencës se miqve nuk do e kenë shume te nevojshme për te pasur dike ne krah. Financat do dini gjithë kohës si t'i organizoni dhe gjendja ka për te mbetur e kënaqshme.

SHIGJETARI23. nëntor - 21. dhjetor
Pasioni do jete edhe me i zjarrte gjate kësaj dite për juve qe jeni ne një lidhje. Do qëndroni me shume kohe me partnerin dhe kënaqësitë do jene me te forta. Beqaret nuk do duan te bëjnë ndryshime te statusit kështu qe edhe ftesat qe do iu bëhen ata do i refuzojnë. Ne planin financiar rrethanat nuk do jene te favorshme qe gjendja te përmirësohet kështu qe tregohuni te matur.

BRICJAPI22. dhjetor - 20. janar
Do diskutoni gjere e gjate me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe marrëdhënia ne çift do përmirësohet. Do jeni me te hapur për çdo gjë dhe gjerat do vijnë duke u përmirësuar. Edhe beqaret do kenë shume sukses ne dashuri dhe nuk do mbeten me te vetmuar. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire te mundshme dhe mund te arrini t'i shlyeni te gjitha borxhet.

UJORI21. janar - 19. shkurt
Do jeni shume joshës sot ju te dashuruarit dhe do e bëni partnerin t'ua shprehe akoma edhe me shume ndjenjat. Gjerat mes ju te dyve kane për te ecur edhe me mire nga me pare. Beqaret do jene realiste e te kujdesshëm kështu qe çdo hap do e hedhin te mirëmenduar. Për disa mund te ketë edhe risi. Buxheti nuk do jete i jashtëzakonshëm, por as shume i keq. Mundohuni qe te kryeni shpenzimet me te nevojshme.

PESHQIT20. shkurt - 20. mars
Do jeni magjistare te vërtetë sot ju te dashuruar dhe do e ndryshoni tërësisht gjendjen ne te cilën ndodheshit. Gjithçka mes jush dhe atij qe keni ne krah ka për te qene e jashtëzakonshme. Beqaret do kalojnë momente shume te bukura edhe pse jo te gjithë do takojnë personin ideal. Buxheti nuk do jete i keq, megjithatë sa me pak rreziqe te ndërmerrni aq me mire do jete.

Shqiperia.com
 

DeliriumMind

System Error
Me financat duhet te bëni ekonomi.
No shopping sot dmth?! 😔 uff
Pa dal mir bleva 4 kutia 20 euro ahahaha
 

Hera

Βιβλίο φάγος
Parashikimi i horoskopit, 8 tetor 2019


Dashi
Sot do të duhet të keni kujdes që të mos shkoni në një tërbim për çdo marrëzi, në të vërtetë është me të vërtetë e parëndësishme diçka e tillë. Ju keni mundësinë të bëni gjëra të reja dhe të ofroni më shumë mundësi dhe garanci për të ardhmen.

Demi
Jo keq gjysma e parë e ditës, me Venusin në favor të anës tuaj, pasioni do të ndizet dhe do të shfaqet hapur me ata rreth jush. Sot ju jeni nën presion dhe e keni të vështirë të pranoni disa lajme në lidhje me punën.
Binjakët
Ndjenjat në trazira, një histori në krizë do t’ju bëjë të mendoni dhe nuk do t’ju bëjë të flini paqësisht. Ndoshta është më mirë të shtyhet, megjithatë, mos merrni vendime të nxituara. Ditë pozitive në punë.
Gaforrja
Venusi ka hyrë në shenjën tuaj dhe do të ngjyrosë takimet tuaja sentimentale me nuanca të nxehta. Edhe nëse Hëna ju bën pak nervoz, gjithçka do të funksionojë bukur. Biznesi është i mirë dhe ju mund të ndërmerrni projekte ambicioze.
Luani
Do të përballeni me një ditë mjaft të tensionuar dhe do të jetë e vështirë për ju të qëndroni të qetë në dashuri. Mundohuni të plotësoni nevojat e të dashurit tuaj. Nw punw do keni energji për të shitur dhe promovuar suksesin e biznesit.
Virgjëresha
Fillimi i ditës së qetë, megjithatë në mbrëmje do të ketë tensione në dashuri. Xhelozia dhe zotërimi mund të bëjnë që të shkosh në një tërbim, të moderosh veten!
Peshorja
Gjysma e parë e ditës do të jetë pak e keqe, dhe do jeni pak të prirur për të folur. Jini më shumë diplomat në dashuri nëse doni të shmangni grindjet. Puna është e mirë dhe keni plane të mëdha për të ardhmen.
Akrepi
Një ditë me të vërtetë e mirë për dashurinë, Venera do ju bëjë të jetoni momente me pasion të nxehtë. Dashuritë e vjetra mund të ringjallin tërheqjen seksuale dhe të vazhdojnë të qetë në të ardhmen.
Shigjetari
Sot një Venus që kundërshton shenjën tuaj mund të shkaktojë disa grindje në dashuri. Mos u mashtroni nga krenaria dhe flisni qartë. Mirë gjysma e parë e ditës, veçanërisht për punën, mbështetja e Mërkurit premton sukses.
Bricjapi
Ndikimet e Diellit dhe Hënës do t’ju ndihmojnë të vlerësoni në mënyrë objektive situatat aktuale në lidhje me jetën tuaj private. Mbroni fort një histori serioze, por eliminoni atë që nuk është e drejtë.
Ujori
Sot do të keni mundësi të vlerësoni një situatë sentimentale që duket se vazhdon ngadalë. Kalimi i Hënës në shenjën tuaj do t’ju ndihmojë të kuptoni më mirë. Mërkuri në shenjën tuaj do të favorizojë biznesin.
Peshqit
Dashuria është e mirë, marrëveshja po lulëzon dhe kushdo që ka një partner të caktuar mund të shpresojë për diçka më shumë sesa një marrëdhënie të thjeshtë. Parashikohen shumë projekte për çiftet.

Panorama
 

Mogli

Fju fju
Peshqit
Dashuria është e mirë, marrëveshja po lulëzon dhe kushdo që ka një partner të caktuar mund të shpresojë për diçka më shumë sesa një marrëdhënie të thjeshtë. Parashikohen shumë projekte për çiftet.

@Moonlight mduket po na del ne horizont moon mogli junior ahhahaa
 

Monique

../\../\...................................
Staf në FV.AL
@Monsieur_Mogli po po ...por se paskam une ne terezi te vet ket horoskop lol

Shigjetari
Sot një Venus që kundërshton shenjën tuaj mund të shkaktojë disa grindje në dashuri. Mos u mashtroni nga krenaria dhe flisni qartë. Mirë gjysma e parë e ditës, veçanërisht për punën, mbështetja e Mërkurit premton sukses.
 

Mogli

Fju fju
@Monsieur_Mogli po po ...por se paskam une ne terezi te vet ket horoskop lol

Shigjetari
Sot një Venus që kundërshton shenjën tuaj mund të shkaktojë disa grindje në dashuri. Mos u mashtroni nga krenaria dhe flisni qartë. Mirë gjysma e parë e ditës, veçanërisht për punën, mbështetja e Mërkurit premton sukses.
Po ky horoskopi jot flet deri ne oren 22:00....moon mogli junior pas ores 22:00 hahahaha
 
M

Morfina

Ujori
Sot do të keni mundësi të vlerësoni një situatë sentimentale që duket se vazhdon ngadalë. Kalimi i Hënës në shenjën tuaj do t’ju ndihmojë të kuptoni më mirë. Mërkuri në shenjën tuaj do të favorizojë biznesin.

Ok.
 

Monique

../\../\...................................
Staf në FV.AL
Ujori
Sot do të keni mundësi të vlerësoni një situatë sentimentale që duket se vazhdon ngadalë. Kalimi i Hënës në shenjën tuaj do t’ju ndihmojë të kuptoni më mirë. Mërkuri në shenjën tuaj do të favorizojë biznesin.

Ok.
Lol lol lol....ok
 

Desa

Temet Nosce
Peshqit
Dashuria është e mirë, marrëveshja po lulëzon dhe kushdo që ka një partner të caktuar mund të shpresojë për diçka më shumë sesa një marrëdhënie të thjeshtë. Parashikohen shumë projekte për çiftet.

Parashikim interesant edhepse jam skeptike sa i përket horoskopit në përgjithsi 😬
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Bricjapi
Ndikimet e Diellit dhe Hënës do t’ju ndihmojnë të vlerësoni në mënyrë objektive situatat aktuale në lidhje me jetën tuaj private. Mbroni fort një histori serioze, por eliminoni atë që nuk është e drejtë.

Mir.:rolleyes:
 

Ledia

❤ShKoDrAnE.4.eVeR ❤
Ndjenjat në trazira, një histori në krizë do t’ju bëjë të mendoni dhe nuk do t’ju bëjë të flini paqësisht. Ndoshta është më mirë të shtyhet, megjithatë, mos merrni vendime të nxituara. Ditë pozitive në punë.

gjithmon me trazira lufte une me ndjenjat 🙄🙄
 

Vajza

💕
Staf në FV.AL
Akrepi
Një ditë me të vërtetë e mirë për dashurinë, Venera do ju bëjë të jetoni momente me pasion të nxehtë. Dashuritë e vjetra mund të ringjallin tërheqjen seksuale dhe të vazhdojnë të qetë në të ardhmen .. po.sii :p , sdu daashuri te vjetra du te reja mor, ehaaa
 

Hera

Βιβλίο φάγος
Horoskopi ditor për ditene merkure - 9. tetor 2019

DASHI21. mars - 20. prill
Dite shume e qëndrueshme ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Do merreni vesh me se miri me partnerin dhe nuk do e mbani me kokën pas për te shkuarën e hidhur. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare ne momentin qe me pak do e presin. Jeta për ta do ndryshoje njëherë e mire. Financat do përmirësohen goxha fale Uranit qe do ua ndriçojë mendimet.

DEMI21. prill - 21. maj
Çiftet mund te kenë edhe debate te vogla gjate kësaj dite dhe nuk do mund te dashurohen me aq pasion sa me pare. Beqaret nga ana tjetër do jene më me fat ne dashuri dhe mund te takojnë personin e tyre te ëndërrove. E gjithë dita do jete si përrallë. Te ardhurat do fillojnë te përmirësohen goxha fale përkujdesit te treguar se fundmi dhe masave strikte qe keni marre. Bravo edhe për durimin.

BINJAKET22. maj - 21. qershor
Ambienti ne jetën tuaj ne çift do jete goxha i tensionuar sot. Mund te kapeni edhe për gjera elementare me partnerin dhe do e ngrini zërin me shume sesa duhet. Beqaret do e kenë disi me te vështirë gjetjen e personit te duhur, megjithatë nuk duhet te dorëzohen menjëherë. Financat nuk do jene te këqija. Mundohuni t’i organizoni me mire dhe do siguroni edhe te ardhmen.

GAFORRJA22. qershor - 22. korrik
Dite e mbushur me shume vështirësi do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do keni mosmarrëveshje me partnerin dhe shpesh do ndiheni te trishtuar. Beqaret duhet te qëndrojnë me këmbë ne toke dhe nuk duhet te dalin me këdo qe do i ftoje. Financat do jene te mbrojtura fale Plutonit. Ai do ju beje te jeni edhe me te logjikshëm dhe me te kursyer me shpenzimet.

LUANI23. korrik - 22. gusht
Te dashuruarit do mendojnë se nuk do e shfrytëzojnë sa duhet jetën e tyre dhe do mendojnë te bëjnë diçka ndryshe sot. Te gjitha kushtet do jene te favorshme. Beqaret do vazhdojnë ta vuajnë vetminë dhe do mërziten kur te shohin gjithë miqtë e tyre me dike ne krah. Për te përmirësuar financat do jeni te gatshëm te bëni çdo lloj sakrifice dhe ne fund do ja dilni.

VIRGJERESHA23. gusht - 23. shtator
Sot duhet te merrni masa strikte ju te dashuruarit ne mënyrë qe ta përmirësoni sa me pare marrëdhënien ne çift. Nëse lejoni qe persona te trete te ndërhyjnë gjithçka e bukur qe ishte krijuar deri me sot do shkatërrohet. Beqaret do ndiejnë shume për një person qe sapo e kane takuar dhe do ndihen gati te hedhin çdo hap me te. Shpenzimet është mire qe t'i kufizoni sa me tepër.

PESHORJA24. shtator - 23. tetor
Ju te dashuruarit do përkujdeseni tej mase për atë qe keni ne krah dhe marrëdhënia mes jush do behet me e bukur dhe me emocionuese se me pare. Beqaret do kenë shume adhurues dhe persona qe do i joshin, por do fiksohen pas një personi te heshtur dhe serioz. Ne planin financiar do i keni idetë shume te qarta dhe do dini çfarë hapsh te hidhni qe situata te mbetet nen kontroll.

AKREPI24. tetor - 22. nëntor
Komunikimi dhe dialogu do ju nxjerre nga çdo vështirësi gjate kësaj dite ju te dashuruarve. Do i kuptoni gabimet e bëra dhe do kërkoni falje. Beqaret do fillojnë një lidhje e cila do ua ndryshoje me te vërtetë gjithë rrjedhën e jetës. Gjera me te bukura do ndodhin sot e tutje. buxheti do mbetet i mire nëse shqezoni me kujdes dhe mendoni gjithmonë edhe për te ardhmen.

SHIGJETARI23. nëntor - 21. dhjetor
Venusi dhe Marsi nuk do jene aspak te favorshëm për jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite, përkundrazi ata mund te nxisin edhe konflikte mes jush dhe partnerit. Beqaret nuk do jene ne ditën e tyre më me fat kështu qe me mire te merren me diçka tjetër ne mënyrë qe te mos mërziten nga vetmia. Financat do ekuilibrohen disi, por serish nuk rekomandohen investime te tejskajshme.

BRICJAPI22. dhjetor - 20. janar
Dite e zakonshme ka për te qene kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Beni thjesht ato qe do ju duken me te arsyeshme dhe lërini gjerat te rrjedhin natyrshëm. Beqaret nga ana tjetër do kenë takime fantastike dhe entuziazmi do i pushtoje gjithë kohës. Ne planin financiar po i organizuar gjerat mire do ju dalin paratë edhe për shpenzimet e domosdoshme edhe për disa gjera qejfi.

UJORI21. janar - 19. shkurt
Te dashuruarit duhet te mundohen te mbajnë larg tundimin sepse përndryshe mund te shkatërrojnë gjithçka qe kane ndërtuar. Ne mbrëmje mund te ketë edhe ndonjë mosmarrëveshje te vogël. Beqaret do jene me te favorizuar gjate kësaj dite. Ata do joshin dhe do joshen ne te njëjtën kohe. Shpenzimet kryejini te mire llogaritura ne mënyrë qe te mos keni probleme.

PESHQIT20. shkurt - 20. mars
Do jeni shume me realiste sot ju te dashuruarit dhe do i hidhni me kujdes hapat. Partneri nuk do jete ne humorin me te mire te mundshëm kështu qe duhet te toleroni pak me tepër. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare ne momentet qe me pak do e presin. Financat nuk do jene te këqija. Po u treguat me te matur, me te organizuar dhe me te arsyeshëm gjendja do përmirësohet edhe me shume.
 

Monique

../\../\...................................
Staf në FV.AL
SHIGJETARI23. nëntor - 21. dhjetor
Venusi dhe Marsi nuk do jene aspak te favorshëm për jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite, përkundrazi ata mund te nxisin edhe konflikte mes jush dhe partnerit. Beqaret nuk do jene ne ditën e tyre më me fat kështu qe me mire te merren me diçka tjetër ne mënyrë qe te mos mërziten nga vetmia. Financat do ekuilibrohen disi, por serish nuk rekomandohen investime te tejskajshme.



Shoku partner me rri larg sot aman se ma hengre xhanin me sherre.....degjove??? :p
 
Status
E mbyllur për postime të tjera.
Top