• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Horoskopi: Parashikimi per sot

Status
E mbyllur për postime të tjera.

Vvetoni

Larguar
Posi posi...e kunderta ndihem une
Do e kete per ju shalgjitaret e nentorit me siguri, ne te dhjetorit per here me te futur
Edhe une jam i dhjetorit man, kush jane nentora ketu krejt nalte.
 
Posi posi...e kunderta ndihem une
Do e kete per ju shalgjitaret e nentorit me siguri, ne te dhjetorit per here me te futur
mos ju kurse dejzit sot.... po spate takat kerko ndihme se dashkemi me ja morr frymen lol
 

Mogli

😁😁😁
Kush nga grate eshte e vetmuar?

Peshqit
Planet për të dalë me miqtë sot mund të shtyhen për një ditë tjetër. Dikush pranë jush mund të ndihet i vetmuar dhe do të ketë nevojë për mbështetjen tuaj. Bëni përpjekje maksimale për ta ndihmuar dhe për ta nxjerrë nga situata e vështirë në të cilën ndodhet
 

Frank

Kansas City Shuffle.
Horoskopi për ditën e sotme, 4 nëntor 2019
1B74FD9F-8C5A-4FCD-A1F8-9E055ACA4A50.png


Dashi
Në aspektin financiar situata do jetë pak më delikate sesa zakonisht sepse do ju duhet të kryeni disa shpenzime të nevojshme. Beqarët nuk do mund të fillojnë dot një histori dashurie, kjo për shkak të mungesës së vendosmërisë.

Demi
Financat do i kontrolloni në çdo moment dhe nuk do bëni aspak gabime. Gjendjen tuaj ekonomike do e kenë zili shumë njerëz. Do jeni shumë kërkues ndaj partnerit tuaj duke ju përfshirë edhe në mosmarrëveshje.

Binjaket
Gjendja e financave do jetë mjaft e kënaqshme. Mund të bëni shpenzimet që do të dëshironi. Në aspektin sentimental, mund të kaloni momente shumë të mira me partnerin.

Gaforrja
Në planin financiar do jeni më të vendosur se kurrë më parë për te ndryshuar situatën. Do ja dilni me sukses të kaloni momentet delikate. Jeta juaj në çift do jete e paqëndrueshme sot.

Luani
Në aspektin ekonomik do jeni me më shumë fat se kurrë më pare dhe gjendja do stabilizohet tej mase. Ata që janë prej vitesh në një lidhje nuk do kenë probleme ne jetën e tyre ne çift.

Virgjeresha
Beqaret do kenë plot mundësi për aventura, por asgjë më shume sesa kaq. Me financat tregohuni më të kujdesshëm sepse mund të keni probleme serioze më vonë. Përpiquni të shmangni marrjen e borxheve.

Peshorja
Një darkë romantike me qirinj do ishte një ide shumë e mirë. Të ardhurat do kenë disa përmirësime. Vazhdoni të tregoheni sa më vigjilentë dhe të kujdesshëm në aspektin profesional.

Akrepi
Beqarët ka shumë gjasa të takohen me personin ideal. Bëjini sytë katër që ta kuptoni se cili është ai. Në planin financiar fati do jetë në anën tuaj. Do kryeni disa transaksione të rëndësishme.

Shigjetari
Me financat mund të keni disa probleme, por nëse tregoheni të matur me shpenzimet dhe nëse i menaxhoni me kujdes mund t’ia dilni. Nëse nuk e teproni me xhelozinë gjate kësaj dite gjërat do shkojnë mire me partnerin.

Bricjapi
Për beqaret do realizohen disa nga dëshirat më te zjarrta. Mund të nisë edhe një histori e bukur dashurie. Në sektorin e financave nuk duhet të ndërmerrni asnjë rrezik.

Ujori
Për një pjese të mirë të beqarëve gjasat janë që të takojne shpirtin binjak. Përgatituni! Financat nuk do jenë të këqija, por bëni kujdes me lojërat e fatit nëse nuk doni të keni probleme.

Peshqit
Beqaret nuk do të mund t’i rezistojnë dot tundimit dhe do hidhen në krahët e një personi pa u menduar gjatë. Në planin financiar mund të bëni disa gabime të pafalshme por që do t’i korrigjoni shpejt.
 

Mogli

😁😁😁
Peshqit
Beqaret nuk do të mund t’i rezistojnë dot tundimit dhe do hidhen në krahët e një personi pa u menduar gjatë. Në planin financiar mund të bëni disa gabime të pafalshme por që do t’i korrigjoni shpejt.

@iva te te propozoj sot meqe ma thot dhe horoskopi ndoshta kam fat?? :love: hahaha
 
  • Haha
Reactions: Ivy
M

Morfina

Ujori
Për një pjese të mirë të beqarëve gjasat janë që të takojne shpirtin binjak. Përgatituni! Financat nuk do jenë të këqija, por bëni kujdes me lojërat e fatit nëse nuk doni të keni probleme.

Patjeter gati tu :p
 

Mogli

😁😁😁
Ujori
Për një pjese të mirë të beqarëve gjasat janë që të takojne shpirtin binjak. Përgatituni! Financat nuk do jenë të këqija, por bëni kujdes me lojërat e fatit nëse nuk doni të keni probleme.

Patjeter gati tu :p
I kam dy neshje per sonte ti baj gati?? :p
 

DeliriumMind

The greater your storm, the brighter your rainbow.
Luani
Në aspektin ekonomik do jeni me më shumë fat se kurrë më pare dhe gjendja do stabilizohet tej mase. Ata që janë prej vitesh në një lidhje nuk do kenë probleme ne jetën e tyre ne çift.


Aq shum me fat sa di mhikin 2mij euro vetem per 1 fest hahahaha
😭😭😭😭😭😭😭😭
 

Frank

Kansas City Shuffle.
Ndjese per vonesen por detyra ma donte te isha i zene sot :p
Vijojme:

Horoskopi për ditën e sotme, 5 nëntor 2019
HOROSKOPI-foto-1.png


Dashi
Të lindurit e kësaj shenje do të hezitojnë vazhdimisht gjatë ditë së sotme. Do t’ju duhet të bëni një zgjedhje: ose të thoni të vërtetën me zë të lartë ose ta fshihni atë. Do të keni mbështetjen e planetëve çfarë do t’ju bëjë të formuloni idetë tuaja në mënyrën e duhur.

Demi
Do të mendoni thellësisht sot për disa çështje të caktuara dhe kjo do t’ju ndihmojë të nxirrni në pah maturinë. Nëse keni ndjenja për dikë, është dita e duhur për t’i shprehur ato. Megjithatë, zgjidhni fjalët e duhura për ta bërë këtë në mënyrë që të keni ndikim të drejtpërdrejtë.

Binjakët
Gjatë ditëve të kaluara mund të jeni irrituar në aspektin profesional. Ndoshta disa pengesa të jashtme do t’ju përballin me sfida. Para se të merrni një vendim, fillimisht duhet të zgjidhni disa çështje. Pasdite do të keni kohën e duhur për të kaluar pranë partnerit/partneres suaj.

Gaforrja
Do të jetë një ditë e mbushur plot aktivitete. Do të keni energjinë e duhur për ta përballuar atë. Mos u befasoni nëse përballeni me rezistencë. Ekziston mundësia që idetë tuaja, sado kreative që mund të jenë, mund të mos përshtaten me askënd. Tregohuni bindës, në mënyrë që të merrni atë çfarë dëshironi.

Luani
Bëni kujdes të mos humbni kontrollin gjatë ditës së sotme. Ndoshta ajo çfarë ju kërkoni mund të mos realizohet për shkak të gjendjes suaj financiare. Bëni durim pasi mund të jetë thjesht momentale.

Virgjëresha
Ekziston mundësia që këtë të martë të përjetoni disa momente reflektimi. Përdoreni këtë për të menduar rreth qëllimeve tuaja për të ardhmen. Tregohuni më të hapur me partnerin/partneren dhe dëgjojini me kujdes sugjerimet e tij/saj.

Peshorja
Nuk përjashtohet mundësia që sot të kaloni një ditë të tensionuar. Do të jeni të vetëdijshëm për një ndjenjë shqetësimi dhe dëshirë për ndryshim, por gjithashtu do të hezitoni të bëni ndonjë lëvizje në atë drejtim. Duhet të kuptoni që ankesat e shumta nuk ju çojnë në drejtimin e duhur.

Akrepi
Mund të keni vënë re disa aspekte psikologjike dhe fizike me të cilat nuk ndiheni komod. Dita që keni përpara mund t’ju detyrojë të ndërmerrni një vendim për të korrigjuar atë sjellje. Rekomandohet që shqetësime të tilla t’i ndani me miqtë ose me partnerin/partneren tuaj.

Shigjetari
Ndonjëherë njerëzit rreth jush mund t’ju qortojnë për mungesën e taktit nëpër biseda. Përpiquni të reflektoni dhe pranojini këshillat e miqve të ngushtë. Kjo do t’ju bëjë të jeni një dëgjues më mirë, çfarë do të vihet re shumë shpejt edhe nga të tjerët.

Bricjapi
Keni një aftësi të mrekullueshme për t’i bërë gjërat më pak dramatike seç duken. Këshillat tuaja do të ndihmojnë një kolegun tuaj të dalë nga një situatë e vështirë. Sa i përket anës personale, gjithçka do të jetë e qetë.

Ujori
Mos hezitoni të shprehni idetë tuaja dhe mos mendoni se do të dukeni qesharakë. Kjo do t’ju ndihmojnë maksimalisht të rrisni vetëbesimin. Sfida juaj është vetëm kjo: shprehni qartë mendimin tuaj dhe mos kopjoni idetë e të tjerëve.

Peshqit
Nëse keni ndierë dëshirën për të shkruar diçka, tani është koha e duhur për ta bërë atë. Me siguri nuk ju mungon imagjinata. Kjo do t’ju ndihmojë të ndiheni të relaksuar edhe psikologjikisht. Sa i përket aspektit profesional, nuk përjashtohet mundësia e ngritjes në detyrë.
 

DeliriumMind

The greater your storm, the brighter your rainbow.
Bëni kujdes të mos humbni kontrollin gjatë ditës së sotme. Ndoshta ajo çfarë ju kërkoni mund të mos realizohet për shkak të gjendjes suaj financiare. Bëni durim pasi mund të jetë thjesht momentale


Dje me lek sot pa lek
Wft!
Per 25 euro qe pagova
Ah po
Dhe 5 euro ne kafe ngela pa brek 😭
 

Hope

◕‿◕
Të lindurit e kësaj shenje do të hezitojnë vazhdimisht gjatë ditë së sotme. Do t’ju duhet të bëni një zgjedhje: ose të thoni të vërtetën me zë të lartë ose ta fshihni atë. Do të keni mbështetjen e planetëve çfarë do t’ju bëjë të formuloni idetë tuaja në mënyrën e duhur.


Me pak fjale horoskopi me mbeshtet genjeshtren sot? lol
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Bricjapi
Keni një aftësi të mrekullueshme për t’i bërë gjërat më pak dramatike seç duken.

Mê shum dramatike doje te thoje? 😂
 

Frank

Kansas City Shuffle.
Horoskopi për ditën e sotme, 6 nëntor 2019
87F39D9B-0E80-4A73-B3A1-A689EC81E646.png


Dashi
Sot do të ndiheni romantikë, pasionantë dhe do të dëshironi të qëndroni bashkë me partnerin/partneren tuaj. Ndoshta do të mund ta arrini këtë, por do të jetë e vështirë nëse i bëni planet në moment të fundit. Megjithatë, mos u dorëzoni.

Demi
Një grua, ndoshta një kolegia juaj, që ndonjëherë bëhet irrituese, mund t’ju vizitojë sot. Nëse nuk do të tregoheni të kujdesshëm, mund të përfshiheni në një debat mjaft të nxehtë. Përpiquni të distancoheni nga situata të tilla.

Binjakët
Mund t’ju vijnë disa telefonata gjatë ditës së sotme. Njëra prej tyre mund të jetë edhe telefonata e një miku të largët ose e një ish- partneri/partnere. Do të dëshironi shumë ta takoni këtë person ballë për ballë dhe t’i flisni hapur me të për çështje që ju mundojnë.

Gaforrja
Çështjet financiare mund të kenë nevojë për vëmendje të veçantë. Ka gjasa që t’ju duhet të paguani disa fatura. Një situatë e tillë mund t’ju ngarkojë psikologjikisht, ndaj dilni një shëtitje në ajër të pastër për të rimarrë energjitë e duhura. Kujtoni që keni punuar fort dhe duhet të merrni atë çfarë meritoni.

Luani
Do të ndiheni në gjendje mjaft të mirë emocionale dhe do të jeni entuziast për gjithçka. Do të jeni të mbushur plot energji dhe do të keni dëshirë të kryeni aktivitete të ndryshme sportive. Gjithashtu, ka gjasa të ndërmerrni një udhëtim të shkurtër, që do t’ju relaksojë pafund.

Virgjëresha
Do të dëshironi të takoni një mik të vjetër, i cili jeton shumë larg jush. Do të doni të flisni me të për një çështje mjaft delikate. Mos hezitoni dhe telefonojeni, pasi do të ndiheni shumë më mirë. Ndoshta edhe miku juaj do të ketë nevojë për mbështetje.

Peshorja
Ekziston mundësia që sot të zhgënjeheni pas një diskutimi në grup. Ka gjasa që idetë tuaja të mos mirëpriten. Megjithatë, nuk rekomandohet të përfshiheni nëpër debate të tilla, pasi nuk do të arrini rezultatin që kërkoni.

Akrepi
Disa ndryshime si në jetën personale, ashtu edhe profesionale mund t’ju bëjnë të ndiheni të pasigurt. Gjithashtu, nuk përjashtohet mundësia që të tensionoheni dhe do të jetë e vështirë që të rimerrni energjitë. Përpiquni të relaksoheni.

Shigjetari
Mund të keni bërë plane për të ndërmarrë një udhëtim të gjatë dhe të ktheheni në shkollë për të marrë një tjetër diplomë. Ndaj, mos u ndalni, por ecni përpara me planet tuaja. Do të kaloni një mbrëmje mjaft të këndshme nën praninë e miqve tuaj më të mirë.

Bricjapi
Duhet të përfundoni patjetër disa dokumente mjaft të rëndësishme ligjore. Kushtojini më shumë vëmendje komunikimit dhe bëni kujdes me kritikat. Jo gjithmonë mund të mirëpritet mendimi juaj. Do të dëshironi të organizoni një mbrëmje romantike me partnerin/partneren tuaj.

Ujori
Partneri/partnerja juaj ka gjasa të mos ndihet mirë për shkak të një eksperience të keqe në punë. Personi në fjalë mund të ketë luhatje të humorit gjatë gjithë ditës. Mos u përpiqni që t’i jepni këshilla, pasi gjasat janë të mos i mireprese ato.

Peshqit
Stresi në punë mund të ndikojë maksimalisht në gjendjen tuaj psikologjike. Pini sa më shumë ujë dhe kryeni vazhdimisht ushtrime fizike. Gjithashtu, bëni kujdes me ushqimin, sidomos me ushqimet pikante.
 

Monique

Staf në FV.AL
Shigjetari
Mund të keni bërë plane për të ndërmarrë një udhëtim të gjatë dhe të ktheheni në shkollë për të marrë një tjetër diplomë. Ndaj, mos u ndalni, por ecni përpara me planet tuaja. Do të kaloni një mbrëmje mjaft të këndshme nën praninë e miqve tuaj më të mirë.
Ehe ja sot/tani e pastaj
Horoskop leshi
 

Bebw

Hilarious🌞
Staf në FV.AL
Virgjëresha
Do të dëshironi të takoni një mik të vjetër, i cili jeton shumë larg jush. Do të doni të flisni me të për një çështje mjaft delikate. Mos hezitoni dhe telefonojeni, pasi do të ndiheni shumë më mirë. Ndoshta edhe miku juaj do të ketë nevojë për mbështetje

Dita e miqve me pak fjale 😛😛
 
Status
E mbyllur për postime të tjera.
Top