• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Horoskopi : Parashikimi per sot

Hera

Moderatorë
Parashikimi i horoskopit, datë 11 shtator 2019



Dashi
Gjatë kësaj të mërkure duhet të shmangni tensionet dhe kompromiset, ndaj duhet të tregoheni të kujdesshëm. Ata që kanë përjetuar një zhgënjim në dashuri, do të jenë në dilemë lidhur me atë që duhet të bëjnë. Ndërsa ata që kanë kohë me partnerin/en, mund të mos jenë të kënaqur me atë që po jetojnë.

Demi
Në dashuri do të jeni në gjendje që të përballeni me çdo situatë dhe të gjeni siguri, edhe në lidhjet më të komplikuara. Sa i takon punës, bëni kujdes ndaj debateve që mund të lindin me ndonjë koleg.

Binjakët
Nuk kënaqeni asnjëherë me asgjë dhe prireni të jeni të pakënaqur. Mirëpo kjo sjellje jo gjithmonë do të sjellë rezultate të mira. Kjo e mërkurë është ideale për të bërë sqarime të cilat i zvarrisni prej kohësh.

Gaforrja
Diçka nuk do të shkojë siç duhet dhe mund ta gjeni veten në një situatë të mbushur me tension. Gjithë ata që janë çift, do të kenë përmirësime të ndjeshme në dashuri, duke lënë pas krizat e kaluara. Megjithatë kjo ditë do të sjellë një ngarkesë të lehtë stresi.

Luani
Është një moment i veçantë, pasi nuk flini të qetë. Gjatë këtyre ditëve mund të jeni në mes të një beteje, e cila duket sikur po bëhet kundër mullinjve të erës. Mund të inatoseni dhe të nxirrni idetë tuaja, por në vënien në praktikë do të hasni në shumë kundërshti. Vetëm fundi i vitit do të sjellë përmirësime të ndjeshme.

Virgjëresha
Shmangni sa më shumë pyetjet e tepërta dhe mos reflektoni mbi çdo gjë, pasi kjo gjë mund t’iu penalizojë. Mundohuni që të jetoni me qetësi çdo situatë. Këshillohet që ti shfrytëzoni sa më mirë këto ditë, pasi do të jenë përgjithësisht të favorshme.

Peshorja
Jeni duke u munduar që të realizoni projektet tuaja dhe jeni të pakënaqur, pasi gjërat nuk po ecin ashtu siç ju dëshironi. Bëni durim pasi ndoshta ka ardhur momenti për të ndryshuar dhe për të përshkuar rrugë të reja. Ditët në vijim do të sjellin këshilla të dobishme.

Akrepi
Nëse në të kaluarën ka pasur mundime sa i takon shëndetit, tashmë shumë nga të lindurit e kësaj shenje do të gjejnë rrugën e duhur për të qenë më mirë. Horoskopi i Paolo Fox ju këshillon që të përgatiteni për disa ndryshime të bujshme. Këto ndryshime janë të favorshme, në sajë të ndikimit të Venusit.

Shigjetari

Yjet flasin për dashuri të rigjetura, emocione dhe konfirmime. Kush ka pasur një ndryshim roli së fundmi dhe ka pasur dyjëzime, shumë shpejtë do të kuptojë se ka hedhur hapin e duhur.

Bricjapi
Keni dëshirë që të ruani zakonet tuaja, ndonëse do të jeni të tërhequr nga dëshira për të gjetur alternativa të reja. Ky është momenti kur do të ndjeni t’iu dridhet toka nën këmbë, pasi do të përballeni me një tension të madh, sa i takon jetës tuaj profesionale.

Ujori
Tregoni kujdes ndaj ndonjë shqetësim shëndetësor me të cilin mund të përballeni. Mundohuni që ti jepni më shumë hapësirë, gjithçkaje që ju bën të ndiheni mirë dhe në gjallëri.

Peshqit
Nëse keni dëshirë që të ndryshoni punë, ka ardhur momenti për ta bërë, pasi zhvillimet e reja janë mjaft të favorshme. Edhe sa i takon dashurisë, do të keni mundësi që të përfshiheni në një lidhje të re.
 

NGU

Angel😈
Peshorja
Jeni duke u munduar që të realizoni projektet tuaja dhe jeni të pakënaqur, pasi gjërat nuk po ecin ashtu siç ju dëshironi. Bëni durim pasi ndoshta ka ardhur momenti për të ndryshuar dhe për të përshkuar rrugë të reja. Ditët në vijim do të sjellin këshilla të dobishme.

Hajt mo mire qenka sot:p
 

Ai_Tipi

C’era una volta
Bricjapi
Keni dëshirë që të ruani zakonet tuaja, ndonëse do të jeni të tërhequr nga dëshira për të gjetur alternativa të reja. Ky është momenti kur do të ndjeni t’iu dridhet toka nën këmbë, pasi do të përballeni me një tension të madh, sa i takon jetës tuaj profesionale.

Po pres termetin :unsure: Une si besoj ktyne mduken njerez koti ato qe jetojn duke u bazu te horoskopi:p
 

Hera

Moderatorë


Parashikimi i horoskopit, datë 12 shtator 2019



Dashi
Vijoni të jeni të tensionuar. Shumë prej jush po mendojnë për jetën familjare, me ndonjë shqetësim më shumë, por natyrisht çdo situatë është ndryshe. Edhe puna nuk sjell ndonjë zhvillim premtues.

Demi
Ju presin tre ditë të mbushura me nervozizëm dhe lodhje. ana tjetër duhet të dini se sa më shumë afrohet fundi i vitit, aq më shumë do të afrohen zgjidhjet që prisni.
Binjakët
Kjo e enjte është mjaft pozitive për kontaktet, udhëtimet dhe për lidhjet që mund të krijohen në qytete të tjera. Do të arrini që të argëtoheni dhe të rigjeni buzëqeshjen e munguar.
Gaforrja
Keni kaluar një verë të mbushur me probleme gjë që ju ka hequr buzëqeshjen. Gjithë kjo, ka sjellë një shqetësim të madh si në familje edhe në dashuri. Ka ardhur momenti i rikuperimit.
Luani
Jeni shumë të zënë me çështje që kanë të bëjnë me punën gjatë kësaj periudhe. Brenda tre muajsh jeta juaj mund të ndryshojë pozitivisht, ndërsa gjatë këtyre ditëve do të jeni në një betejë konstante.
Virgjëresha
Ata që për vite kanë mbetur pezull në dashuri, duhet të pyesin veten nëse është momenti për të ndryshuar. Gjatë këtyre ditëve duhet të tregoheni të kujdesshëm dhe të mundoheni që të zgjidhni ndonjë problem.
Peshorja
Edhe pse së fundmi nuk keni qenë shumë të sigurtë lidhur me një zgjedhje që duhet të bëni, tashmë do të jeni më të sigurtë në veprimet tuaja. Për të lindurit e kësaj shenje parashikohen projekte të reja.
Akrepi
Këshillohet që të hidheni në veprim, për sa kohë që yjet ju mbështesin. Ata të cilët nuk do të marrin asgjë në një periudhë kaq të favorshme, do t’iu duhet që ti bëjnë llogaritë me disa probleme të vjetra.
Shigjetari
Kush është përfshirë shumë në disa probleme të punës dhe është ndjerë i izoluar, është normale që të kërkojë lirinë dhe gjëra të reja. Gjithashtu, sot do të përballeni me njerëz, të cilët do ju dalin kundër.
Bricjapi
Bëni mirë që të mbani nën kontroll karakterin tuaj, pasi shpesh do ju duhet që ti bëni llogaritë me veprime të gabuara. Mundohuni që të kuptoni më mirë nevojat tuaja dhe më pas të veproni.
Ujori
Kjo periudhë është e mbushur me konfuzion për të lindurit e kësaj shenje. Në dashuri, pritet që ta kaloni këtë fazë pasigurie. Ndërsa në punë po investoni në shumë projekte dhe me shumë entuziazëm.
Peshqit
E enjtja do të jetë e mbushur me zhvillime mjaft pozitive. Keni nevojë për më shumë konsensus përreth vetes në mënyrë që të ecni drejt projekteve të rëndësishme.
 

Senseo

Cat got your tong?!
Ujori
Kjo periudhë është e mbushur me konfuzion për të lindurit e kësaj shenje. Në dashuri, pritet që ta kaloni këtë fazë pasigurie. Ndërsa në punë po investoni në shumë projekte dhe me shumë entuziazëm.

@Hera ke ndru doren, po na e bo jeten me te veshtire :p
 

Monsieur_Mogli

Sir_Moglinho :p
Ujori
Kjo periudhë është e mbushur me konfuzion për të lindurit e kësaj shenje. Në dashuri, pritet që ta kaloni këtë fazë pasigurie. Ndërsa në punë po investoni në shumë projekte dhe me shumë entuziazëm.

@Hera ke ndru doren, po na e bo jeten me te veshtire :p
Varja punes,dashuria eshte kryesore ahhahahahah
 

Jetmira

Banned
Gaforrja
Keni kaluar një verë të mbushur me probleme gjë që ju ka hequr buzëqeshjen. Gjithë kjo, ka sjellë një shqetësim të madh si në familje edhe në dashuri. Ka ardhur momenti i rikuperimit.
Te keqen prandaj kam qene super e qete sot:D.
Me ne fund,me ne fund ^_^ :):)
 

Xhelozi

Antarë i Respektuar


Demi
Ju presin tre ditë të mbushura me nervozizëm dhe lodhje. ana tjetër duhet të dini se sa më shumë afrohet fundi i vitit, aq më shumë do të afrohen zgjidhjet që prisni
:emoji_fingers_crossed::lol:
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL


Demi
Ju presin tre ditë të mbushura me nervozizëm dhe lodhje. ana tjetër duhet të dini se sa më shumë afrohet fundi i vitit, aq më shumë do të afrohen zgjidhjet që prisni
:emoji_fingers_crossed::lol:
Aiiiii cna paska parashiku nervozizemmm. :p

Ooo @iva ,ec mi goc njehere shohim e noj filxhan kafjet...ahhahahaha bas e hedhim poshte ket parashikim horoskopi.
 

Ivy

IMPOSSIBLE??? The word itself says “I’M POSSIBLE “
Aiiiii cna paska parashiku nervozizemmm. :p

Ooo @iva ,ec mi goc njehere shohim e noj filxhan kafjet...ahhahahaha bas e hedhim poshte ket parashikim horoskopi.
Do e permbysim.
Mjaft e sigurte kjo!
Bashkimi bene fuqine...
Demat ne aksion te permbysjes se parashikimit:p
 

Hera

Moderatorë
Parashikimi i horoskopit, datë 14 shtator 2019

Dashi
Me Hënën që hyn në shenjën tuaj, parashikohet një ditë interesante. Është momenti ideal për të vënë në jetë projektet që keni në kokë, pasi do të merrni rezultatet e pritshme.

Demi
Nuk parashikohet që të keni probleme, përkundrazi do të fitoni siguri lidhur me ndjenjat që keni. Periudha në vijim do të jetë mjaft e rëndësishme për të gjithë çiftet.
Binjakët
Horoskopi i kësaj dite kërkon që të veproni me kujdes. Mos sfidoni eprorët dhe mos u inatosni për gjëra të vogla.
Gaforrja
Ju pret një fundjavë interesante gjatë së cilës do të keni mundësi të bëni një zgjedhje pozitive. Sa i takon dashurisë, keni nevojë për konfirmime.
Luani
Do të keni vështirësi për të marrë atë që dëshironi, kështu që mos u inatosni nëse gjërat nuk ecin siç duhet. Situata do të ndryshojë javën që vjen. Ju do të keni rikuperim të ideve.
Virgjëresha
Gjatë kësaj dite mund të jeni konfuz lidhur me një zgjedhje që keni bërë, pasi do të kuptoni se nuk do e kishit bërë nëse rrethanat do të ishin ndryshe.
Peshorja
Marsi dhe Neptuni do të kenë ndikim të kundërt në shenjën tuaj dhe kjo gjë do të zgjasë deri të hënën. Në raportet ndërpersonale do të përballeni me tensione.
Akrepi
Ju pret një ditë mjaft pozitive, në sajë të ndikimit të favorshëm të Marsit dhe Neptunit. Do të jeni plot me energji dhe të vendosur për të realizuar synimet tuaja.
Shigjetari
Ka disa probleme me të cilat duhet të përballeni gjatë kësaj dite. Gjithashtu e dini mirë se është e pamundur që të harroni disa gjëra dhe të fshini emocionet tuaja.
Bricjapi
Shijojeni këtë ditë, pasi planetet do të jenë në anën tuaj. Merrni guximin për diçka që ka rëndësi për ju dhe gjeni ekuilibrin e jetës suaj. Nëse doni të ecni përpara, bëjeni.
Ujori
Mundohuni që të jeni pozitiv dhe të harroni situatat negative me të cilat jeni përballur. Do të nisë për ju një periudhë rikuperimi e cila do të vijojë deri në fund të vitit.
Peshqit
Do të jeni shumë të stresuar, për shkak se disa persona do tentojnë që t’iu bindin se problemi jeni ju, por mos u lëshoni. Shumë nga ju do të ndihen larg partnerit/es.
 

Jetmira

Banned
Gaforrja
Ju pret një fundjavë interesante gjatë së cilës do të keni mundësi të bëni një zgjedhje pozitive. Sa i takon dashurisë, keni nevojë për konfirmime.
(Dhe dashuria po me pret me kraha hapur):D:D
 

DeliriumMind

I can't decide if I need a hug or 2 weeks of sleep
Luani
Do të keni vështirësi për të marrë atë që dëshironi, kështu që mos u inatosni nëse gjërat nuk ecin siç duhet. Situata do të ndryshojë javën që vjen. Ju do të keni rikuperim të ideve.

Cfare do te thot te mos inatosem?
Serio e kan kto ?
Kush e ka shkrujt ket horoskop se kam per tja zbraz ktit sot lol
 
Top