• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Horoskopi: Parashikimi per sot

Senseo

Spicy disaster.
Ujori
Universi po ju shtyn në drejtimin e duhur. Kjo gjë vlen si në aspektin sentimental ashtu edhe financiar. Mjafton që të shmangni nga jeta juaj njerëzit që sjellin energji negative te ju. Në vendin e punës do të merrni një vendim nga i cili do të dilni i plotësuar.
Mire mire jo keq. 😜
 

Frank

Ashtu, kështu...
Horoskopi për ditën e sotme, 13 janar 2020
8297A559-6130-4791-AE72-5161F0BB56D7.png


Dashi
Qëndrimi nën praninë e të afërmve tuaj do t’ju lehtësojë gjendjen gjatë ditës së sotme. Duhet të ndiheni të lumtur për disa persona që ju qëndrojnë gjithnjë pranë në momente të vështira. Është koha e duhur të përfshiheni nëpër aktivitete sportive.

Demi
Dhimbjet trupit dhe stresi nuk mund të përjashtohen gjatë ditës së sotme. Gjendja financiare do të jetë e qëndrueshme, madje parashikohet që mund edhe të kurseni para. Do të relaksoheni dhe do të gjeni kohë për veten tuaj.

Binjakët
Ka gjasa të çliroheni nga disa probleme, me të cilat jeni përballur kohët e fundit. Është koha e duhur që të ndryshoni stilin e jetesës. Gjithashtu, rekomandohet të kurseni para, përndryshe ta keni mjaft të vështirë t’ia dilni mbanë ditët në vijim.

Gaforrja
Meditimi do t’ju ndihmojë të gjeni qetësinë pas një dite të lodhshme pune. Partneri/partnerja juaj do të tregojë mbështetje maksimale ndaj jush. Vlerësojeni dashurinë dhe konsiderojeni atë si diçka të çmuar. Nëse dikush dëshiron të flasë me ju, mos e refuzoni edhe nëse nuk ndiheni në gjendjen e duhur për të zhvilluar biseda.

Luani
Do ta nisni javën për së mbari, pasi do të keni të gjithë energjinë e duhur. Vlerësojini arritjet e partnerit/partneres suaj dhe gëzojuni suksesit të tij/saj. Tregohuni të sinqertë lidhur me një mendim që mund t’ju kërkohet sot rreth një çështjeje të caktuar.

Virgjëresha
Ka gjasa të mos ndiheni shumë mirë emocionalisht gjatë kësaj të hëne, ndaj rekomandohet të shmangni situata, të cilat mund t’ju lëndojnë. Kërkoni bekimin e të rriturve para se të ndërmerrni një vendim të rëndësishëm sot. Do ta keni të vështirë ta bëni partnerin/partneren tuaj t’ju kuptojë. Është dita e duhur për të nisur një punë të re.

Peshorja
Mos e nxisni veten jashtë kufijve dhe përpiquni të relaksoheni. Jo gjithçka që dëshironi mund ta arrini brenda një dite. Partneri/partnerja juaj mund të lëndohet rreth diçkaje që keni thënë më parë.

Akrepi
Do të jetë një ditë mjaft e mirë sa i përket aspektit tuaj fizik dhe psikologjik. Kjo do t’ua rrisë edhe më tej besimin në vetvete. Gjithashtu, parashikohet të kaloni një ditë mjaft të këndshme nën praninë e miqve tuaj të ngushtë.

Shigjetari
Bëni kujdes me sjelljen, pasi mund të shtoni armiqtë. Shmangni konfliktet dhe përpiquni të tregoheni më tolerantë. Sa i përket anës financiare, ka gjasa që shumë shpejt të shihni rezultatin e investimit tuaj.

Bricjapi
Përpiquni të shmangni stresin. Mos u shqetësoni edhe për gjërat më të vogla. Mos neglizhoni familjen apo partnerin/partnerin tuaj duke u përqendruar vetën në aspektin profesional. Komunikimi do të jetë arma juaj e fortë sot.

Ujori
Shtatzënat e kësaj shenje duhet të bëjnë shumë kujdes gjatë ditës së sotme teksa ecin. Çdo problem financiar që do të përballeni sot, do të zgjidhjet shumë shpejt. Një i afërmi juaj mund të kërkojë më shumë vëmendje prej jush.

Peshqit
Ekziston mundësia t’ju vijë një letër apo një ‘e-mail’ përmes së cilit do të merrni një lajm, i cili do të gëzojë të gjithë familjen tuaj. Mungesa e mbështetjes nga ana e partnerit/partneres suaj do t’ju zhgënjejë.
 

Moonlight

Shine like a Moon!
Staf në FV.AL
Shigjetari
Bëni kujdes me sjelljen, pasi mund të shtoni armiqtë. Shmangni konfliktet dhe përpiquni të tregoheni më tolerantë. Sa i përket anës financiare, ka gjasa që shumë shpejt të shihni rezultatin e investimit tuaj.
mos te me foli njeri sot!
 

Hilarious

Buzeqeshja nuk simbolizon lumturi, simbolizon forc
Staf në FV.AL
Virgjëresha
Ka gjasa të mos ndiheni shumë mirë emocionalisht gjatë kësaj të hëne, ndaj rekomandohet të shmangni situata, të cilat mund t’ju lëndojnë. Kërkoni bekimin e të rriturve para se të ndërmerrni një vendim të rëndësishëm sot. Do ta keni të vështirë ta bëni partnerin/partneren tuaj t’ju kuptojë. Është dita e duhur për të nisur një punë të re.
@Daisy nga kush do marresh bekime sot 😝
 

DeliriumMind

Paint it PINK.
Luani
Do ta nisni javën për së mbari, pasi do të keni të gjithë energjinë e duhur. Vlerësojini arritjet e partnerit/partneres suaj dhe gëzojuni suksesit të tij/saj. Tregohuni të sinqertë lidhur me një mendim që mund t’ju kërkohet sot rreth një çështjeje të caktuar.

E kam than un qe 13 eshte nr im me fat😍
 

Hera

Antarë i Respektuar
Horoskopi sot ditor për ditene marte - 14. janar 2020

DASHI21. mars - 20. prill

Dite shume pozitive do jete kjo e sotmja fale Venusit. Do jeni shume sensuale dhe do arrini te ruani një atmosfere shume te këndshme me atë qe keni e krah. Beqaret do jene shume te ndjeshëm ndaj çdo ftese qe do iu behet dhe me ne fund do arrijnë te dalin me dike. Ne planin financiar është momenti te rishikoni edhe njëherë mënyrën e te sjellit qe gjendja te filloje te ndryshoje.

DEMI21. prill - 21. maj

Marrëdhënia juaj ne çift do jete shume e mire sot dhe nuk do e mbani me kokën nga problemet e se shkuarës. Si ju ashtu edhe partneri do mendoni te bëni surpriza. Beqaret do fillojnë te mendojnë seriozisht për ndryshimin e statusit dhe do bëjnë çdo përpjekje për t’ia dale. Financat nuk do jene te shumta, por goxha me te stabilizuara se disa kohe me pare. Nuk duhet te ankoheni.

BINJAKET22. maj - 21. qershor

Gjate kësaj dite nuk do keni asgjë për çfarë te qaheni sepse Saturni do mendoje për gjithçka. Çdo moment do jete i veçantë dhe i mbushur me emocione te jashtëzakonshme. Beqaret as qe do mendojnë ta ndryshojnë statusin e tyre edhe sikur te takojnë persona me vlera. Buxheti nuk do jete aq i mire sa duket. Me mire kufizojini shpenzimet ne mënyrë qe te keni para edhe për nesër.

GAFORRJA22. qershor - 22. korrik

Gjate kësaj dite do jeni shume xheloze për partnerin tuaj dhe do mundoheni ta kontrolloni ne çdo çast. Ne fakt po vazhduat kështu do e mërzitni dhe do e largoni nga vetja. Beqaret duhet te jene mjaft bashkëpunues me personat qe do njohin, por nuk duhet te hidhni menjëherë hapa. Sektori i financave do jete përgjithësisht i kënaqshëm. Vazhdoni kështu dhe do dilni te fituar.

LUANI23. korrik - 22. gusht

Fale mbështetjes se yjeve, jeta juaj ne çift do marre një kthese shume te favorshme. Do i shprehni me tepër ndjenjat dhe do e forconi bashkëpunimin me partnerin. Beqaret, edhe sikur te mendojnë se kane gjetur personin e duhur, nuk duhet te nxitojnë te hedhin hapa. Ne planin financiar do mbizotërojë ekuilibri dhe do arrini te kryeni te gjitha investimet e menduara.

VIRGJERESHA23. gusht - 23. shtator

Para se te hidhni çdo hap sot duhet te flisni me partnerin tuaj. Ne këtë mënyrë do e vini atë ne dijeni dhe mund te merrni këshilla te vyera. Beqaret nuk do jene shume ne humor për te hedhur hapa dhe do preferojnë qe kohen e lire ta kalojnë me miqtë ose me familjaret. Ne planin financiar do korrni ato qe keni mbjelle. Nëse jeni treguar te kujdesshëm do dilni me te fituar.

PESHORJA24. shtator - 23. tetor

Sot do i bëni te gjitha përpjekjet e mundshme ju te dashuruarit ne mënyrë qe marrëdhënia ne çift te jete sa me e begate. Do i sqaroni shpejt edhe disa keqkuptime. Beqaret as nuk do arrijnë ta ndryshojnë statusin e tyre sepse nuk do kenë fare kohe te dalin neper takime. Buxheti ka për te qene katastrofik dhe do gjendeni ne situata vërtet alarmante. Pa ndihmën e te afërmve do rrënoheni.

AKREPI24. tetor - 22. nëntor

Sot do keni konflikte shume te forta me partnerin dhe kjo për shkak te mosbindjes dhe mos tolerimit. Duke menduar se jeni te pagabueshëm thjesht sa do e acaroni partnerin dhe do e largoni nga vetja. Beqaret do përjetojnë ndjesi shume te forta fale disa takimeve shume te papritura qe do realizojnë. Buxhetin do dini si ta organizoni sa me mire dhe nuk do keni tronditje.

SHIGJETARI23. nëntor - 21. dhjetor

Sot do jeni tej mase kërkues ju te dashuruarit dhe nuk do kënaqeni me dashurin dhe me surprizat qe do ju beje partneri. Beqaret do merren me gjera te kota dhe do humbasin shume kohe te çmuar qe mund ta kishin përdorur për te joshur dike. Gjendja e financave nuk do jete aspak e kënaqshme kështu qe nuk do arrini dot as te kryeni investimet me elementare.

BRICJAPI22. dhjetor - 20. janar

Jeta juaj ne çift do ndikohet pozitivisht nga yjet gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh me se miri dhe do i zgjidhni edhe disa telashe te vjetra. Për beqaret do jete një dite premtuese. Duhet ne çdo moment t'i bëjnë sytë katër ne mënyrë qe te kapin mundësitë me te mira. Ne planin financiar ndikimi i yjve do jete kontradiktor dhe mund te lindin probleme te njëpasnjëshme.

UJORI21. janar - 19. shkurt

Sot nuk do bëni asnjë lloj përpjekjeje për te ruajtur një klime sa me te ngrohte ne çift dhe shpesh do keni edhe debate te forta me partnerin. Beqaret nga ana tjetër do jene te me privilegjuar dhe do arrijnë te kenë njohje interesante, për me vone e kane vete ne dore ata se çfarë do bëjnë. Gjendja e financave do filloje te përmirësohet goxha kështu qe shume shpejt do bëni edhe investime.

PESHQIT20. shkurt - 20. mars

Marrëdhënia juaj ne çift do thellohet edhe me shume gjate kësaj dite. Do i shprehni edhe me hapur ndjenjat tuaja dhe marrëdhënia mes jush do mbetet e mire. Beqaret do jene me joshës se kurrë dhe do arrijnë ta bëjnë për vete atë qe kane pëlqyer prej disa javësh. Financat do mbeten delikate. Mos kryeni asnjë shpenzim te pamenduar sepse gjendja mund t'iu dale jashtë kontrollit.
 
AKREPI24. tetor - 22. nëntor

Sot do keni konflikte shume te forta me partnerin dhe kjo për shkak te mosbindjes dhe mos tolerimit. Duke menduar se jeni te pagabueshëm thjesht sa do e acaroni partnerin dhe do e largoni nga vetja. Beqaret do përjetojnë ndjesi shume te forta fale disa takimeve shume te papritura qe do realizojnë. Buxhetin do dini si ta organizoni sa me mire dhe nuk do keni tronditje.
 

Senseo

Spicy disaster.
UJORI21. janar - 19. shkurt

Sot nuk do bëni asnjë lloj përpjekjeje për te ruajtur një klime sa me te ngrohte ne çift dhe shpesh do keni edhe debate te forta me partnerin. Beqaret nga ana tjetër do jene te me privilegjuar dhe do arrijnë te kenë njohje interesante, për me vone e kane vete ne dore ata se çfarë do bëjnë. Gjendja e financave do filloje te përmirësohet goxha kështu qe shume shpejt do bëni edhe investime.
Sot si pushim qe jam, do bej dicka qe quhet nadaaaa :p
 

Frank

Ashtu, kështu...
Horoskopi për ditën e sotme, 15 janar 2020
HOROSKOPI-foto-1.png


Dashi
Përpiquni të shmangni një udhëtim të gjatë, pasi nuk do të jeni në kushtet e duhura për të udhëtuar. Ka gjasa që të keni përmirësim të të ardhurave financiare. Në familje do të gjeni atmosferë të ngrohtë. Ndërhyrja e të tjerëve mund të shkaktojë tension.

Demi
Mos u mbështesni tek fati, por kushtojini më shumë vëmendje shëndetit. Nuk është dita e duhur për kryer investime. Ndërhyrja në një çështje të bashkëshortes suaj do ta shqetësojë atë pamasë. Beqarët e kësaj shenje do të përballen me një mundësi të re sot.

Binjakët
Do të ndiheni të lumtur gjatë ditës së sotme dhe do të keni dëshirë ta shprehni atë. Bëni kujdes nëse ju duhet të merrni ndonjë vendimin këtë të mërkurë. Fëmijët mund t’ju lodhin dhe do të kërkojnë vëmendjen tuaj maksimale.

Gaforrja
Mendoni pozitivisht dhe largoni mendimet e dyshimta. Kurajo juaj do të fitojë dashurinë. Nuk është dita e duhur për të zhvilluar një bisedë të rëndësishme me shefin tuaj.

Luani
Natyra juaj dyshuese mund të përballet me humbje. Qëndroni larg personave që përpiqen të ndikojnë tek ju negativisht. Partneri/partnerja juaj mund të refuzojnë një propozim tuajin sot, çfarë mund t’ju zemërojë.

Virgjëresha
Mos hezitoni të shprehni pikëpamjet tuaja. Mos lejoni që mosbesimi në vetvete të mbizotërojë dhe t’ju pengojë progresin. Dikush mund të kërkojë ndihmën tuaj sot. Lidhja juaj romantike do të vijojë t’ju lumturojë.

Peshorja
Gjendja juaj fizike do të jetë mjaft e mirë. Përpiquni të mbani nën kontroll shpenzimet dhe të blini vetëm artikujt e rëndësishëm. Nëse kaloni keqkuptimet në familjen tuaj, do t’i arrini më lehtësisht synimet tuaja.

Akrepi
Do të jetë një ditë e mbushur plot lumturi. Megjithatë bëni kujdes, nëse do t’ju duhet të nënshkruani disa dokumente. Ata që kanë në plan të realizojnë një udhëtim me partnerin/partneren ka gjasa të kalojnë ditë të paharrueshme.

Shigjetari
Momente të bukura ju presin, çfarë do të ndikojnë menjëherë në rritjen e energjisë suaj. Mos i neglizhoni këshillat e prindërvej, pasi ka shumë mundësi të rezultojnë produktive. Parashikohet se mund të kaloni momente fantastike me partnerin/partneren tuaj.

Bricjapi
Mos e ndëshkoni veten për disa probleme që nuk varen prej jush. Ka gjasa që disa prej jush të fitojnë para nga burime të ndryshme. Dita e duhur për të komunikuar me persona që takoheni rrallë.

Ujori
Bëni kujdes me marrëdhënien në çift. Shmangni sjelljet e çuditshme, të cilat mund të bëhen shkak për shfaqjen e disa problemeve mes jush. Sa i përket anës profesionale, nuk parashikohen ndryshime.

Peshqit
Idetë e reja në punë do t’ju sjellin produktivitet. Do të gjeni mbështetje edhe nga kolegët tuaj. Mund të kaloni një mbrëmje të këndshme me miqtë, por mos e teproni me ushqimin dhe pijet.
 

Senseo

Spicy disaster.
Ujori
Bëni kujdes me marrëdhënien në çift. Shmangni sjelljet e çuditshme, të cilat mund të bëhen shkak për shfaqjen e disa problemeve mes jush. Sa i përket anës profesionale, nuk parashikohen ndryshime.
Une e cuditcme jam 24/7 sme the na i gjo te re bahhh
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Bricjapi
Mos e ndëshkoni veten për disa probleme që nuk varen prej jush. Ka gjasa që disa prej jush të fitojnë para nga burime të ndryshme. Dita e duhur për të komunikuar me persona që takoheni rrallë.
Ohhh leku vuuuu si lum :lol:
 

Hera

Antarë i Respektuar
Gaforrja
Mendoni pozitivisht dhe largoni mendimet e dyshimta. Kurajo juaj do të fitojë dashurinë. Nuk është dita e duhur për të zhvilluar një bisedë të rëndësishme me shefin tuaj.

Po po sa mire qenkam sot ....
 

DeliriumMind

Paint it PINK.
Natyra juaj dyshuese mund të përballet me humbje. Qëndroni larg personave që përpiqen të ndikojnë tek ju negativisht. Partneri/partnerja juaj mund të refuzojnë një propozim tuajin sot, çfarë mund t’ju zemërojë.

I bie te mbyllen ne kantine dhe mos te dal mo per nje jav 😂😂😂😂
 
Top