• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Humanizmi!

braziljania

Anëtar i Nderuar
Vendndodhja
Butterfly flying away
"Humanizmi" konsiderohet si një ide pozitive nga shumica e njerëzve. Kjo të sjell ndërmend shprehjet si dashuria ndaj njerëzimit, paqja dhe vëllazërimi. Por, domethënia filozofike e humanizmit është shumë më kuptimplote: humanizmi është mënyrë e të menduarit që parashtron konceptin e humanitetit si fokus i tij dhe si qëllim të vetëm. Me fjalë tjera, ajo thërret njerëzit që t'i largohen Zotit, Krijuesit të tyre, dhe të interesohet me ekzistencën dhe identitetin e vet.

Fjalori i zakonshëm definon humanizmin si: "sistem i mendimit që bazohet në vlerat, karakteristikat dhe sjelljen që besohen të jenë më të mirat për njerëzit, sesa ndonjë autoritet mbinatyral." 33

Definimi më i qartë i humanizmit, sidoqoftë, është paraqitur nga ata që e kanë përkrahur. Njëri ndër zëdhënësit më prominent të humanizmit modern është Corliss Lamont. Në librin e tij "Filozofia e humanizmit", shkruan:

(Me pak fjalë) humanizmi beson në natyrë... përmban shumën totale të realitetit, që mardhënia materie-energji dhe jo-mendorja janë gjërat fundamentale e gjithësisë dhe entitetet mbinatyrale d.m.th.., në nivelin human, njerëzit nuk posedojnë shpirt mbinatyral dhe të pavdekshëm; dhe në nivelin e gjithësisë si tërësi, kosmosi ynë nuk posedon Zot mbinatyror dhe të gjithëjetshëm. 34

Siç po shihet, humanizmi është gati identik me ateizmin, dhe ky fakt shumë lehtë është përqafuar nga humanistët. Dy manifeste të rëndësishme u botuan në shekullin e fundit. I pari u publikua më 1933 dhe ishte nënshkruar nga disa personalitete të rëndësishme të asaj kohe. Pas 40 vjetëve më 1973, manifesti i dytë u botua si konfirmim i të parës, por ishte me risi që kishin të bënin me zhvillimet që ndodhën ndërkohë. Me mijëra mendimtarë, shkencëtarë, shkrimtarë dhe pjestarë të mediave nënshkruan manifestin e dytë, që u përkrah nga Shoqata Amerikane e Humanistëve që edhe sot është mjaft aktive.

Kur t'i shqyrtojmë këto manifeste, gjejmë bazën e njejtë në secilin prej tyre: është një dogmë ateiste që thotë se gjithësia dhe njerëzit nuk janë krijuar por ekzistojnë në mënyrë të pavarur, që njerëzit nuk janë përgjegjës ndaj asnjë autoriteti përpos të atyre, dhe se besimi në Zot vetëmsa kishte ngadalsuar zhvillimin shoqëror dhe individual të njerëzëve. P.sh.. 6 pikat e para të Manifestit Humanist janë:

E para: Humanistët fetarë përshkruajnë gjithësinë si vetë-ekzistuese e jo të krijuar,

E dyta: Humanizmi beson se njeriu është pjesë e natyrës dhe se ai është shfaqur si rezultat i një procesi të vazhduar,

E treta: Duke mbajtur një pikëpamje organike mbi jetën, humanistët konstatojnë se duhet mohuar dualizmi tradicional i mendjes dhe trupit.

E katërta: Humanizmi pranon se kultura dhe civilizimi fetar i njeriut, siç është përshkruar qartë në antropologji dhe histori, janë produkte të zhvillimit gradual për shkak të bashkëveprimit me ambientin e tij natyror dhe me trashëgiminë e tij shoqërore. Personi i lindur në një kulturë të caktuar është formuar kryesisht nga ajo kulturë.

E pesta: Humanizmi pohon se natyra e universit e shpjeguar nga shkenca bashkëkohore e bën të papranueshme çdo garancë mbinatyrore apo kosmike të vlerave njerëzore...

E gjashta: Jemi të bindur se ka kaluar koha e teizmit, deizmit, modernizmit dhe variateteve të ndryshme të "mendimit të ri".35

Në pikat e mësipërme, vërejmë se shprehjet e filozofisë së përbashkët që manifestohen me emra si materializëm, darvinizëm, ateizëm dhe agnosticizëm. Në pikën e parë, dogma materialiste e ekzistencës së amshueshme të gjithsisë është paraqitur. Pika e dytë thotë, sikurse teoria e evolucionit, se njerëzit nuk janë krijuar. Pika e tretë mohon ekzistimin e shpirtit njeriut duke pohuar se qeniet njerëzore janë të përbëra nga materia. Pika e katërt propozon një "evolucion kulturor" dhe mohon ekzistencëne përshkruar hyjnore të natyrës njerëzore (një natyrë e veçantë njerëzore e dhënë në krijim). Pika e pestë e mohon sovranitetin e Zotit mbi gjithësinë dhe njerëzimin, dhe e gjashta thotë se është koha që të mohohet "teizmi", që është besimi në Zot.


zeriyt.com/habia filozofike
 
Top