• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Humb jetën në një aksident rrugor, deputeti i PD, Sokol Olldashi

Love

βeℓℓe â๓e

Pas një aksidenti me makinë në rrugën Tiranë – Elbasan, deputeti i Partisë Demokratike Sokol Olldashi mësohet se ka humbur jetën. Olldashi, 41 vjeç, nuk i mbijetoi plagëve të marra pasi makina e tij me targa AA 003 HN humbi kontrollin, doli nga rruga dhe ra në humnerë. Policia bëri të ditur në mënyrë jozyrtare se në makinë gjendeshin dy persona. Fati i personit tjetër nuk është zbarthur ende.

Sokol Olldashi, i lindur në vitin 1972, studoi Drejtësi në Tiranë dhe punoi si gazetar para se të bashkohej me Partinë Demokratike si funksionar në vitin 1999. Ai qe deputet në periudhën 2001 e pas ku u njoh fillimisht për komisionet hetimore të kryesuara nga opozita dhe pas vitit 2005 si Ministër i Brendshëm. Ai konkurroi pa sukses për postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës në vitin 2007 dhe pas kësaj mori postin e Ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit.

Këtë vit, Olldashi garoi për postin e kryetarit të Partisë Demokratike ku humbi mes akuzave për manipulime përballë kryetarit aktual Lulzim Basha.
G.Shqip

Last edited by a moderator:

diku diku

Anëtar i Respektuar
Pe: Humb jetën në një aksident rrugor, deputeti i PD, Sokol Olldashi

deri tani akoma nuk eshte konfirmuar zyrtarisht pavarsisht se te gjitha rrethanat flasin qe ai ka humbur jeten ....
 
Love

βeℓℓe â๓e

diku diku

Anëtar i Respektuar
Pe: Humb jetën në një aksident rrugor, deputeti i PD, Sokol Olldashi

tani sapo e nxoren trupin te vdekur 2 min me pare fatkeqesisht ....
 
cent

...Lontano
Titulli: Humb jetën në një aksident rrugor, deputeti i PD, Sokol Olldashi

U preht ne paqe
 
Last edited:

Hostel

Anëtar i Nderuar
Titulli: Humb jetën në një aksident rrugor, deputeti i PD, Sokol Olldashi

Te them ate qe ska fytyre ta thote njeri. Sheqyr shume e zgjati nje me pak i marrte te tjeret me vete.Vodhen popullin mire i behet keshtu ti shoh te gjithe
 
Titulli: Humb jetën në një aksident rrugor, deputeti i PD, Sokol Olldashi

C'fare do qe ka bere do flasin faktet!
u preft ne paqe
 
FaithfulSmile

Anëtar i ri
Titulli: Humb jetën në një aksident rrugor, deputeti i PD, Sokol Olldashi

Sa keq, vertet per te ardhur keq sa e larte eshte % e aksidenteve automobilistike ne shqiperi.
Gjithsesi gjynah, nuk ishte moshe per te ikur !!
Ngushellime
 
Titulli: Humb jetën në një aksident rrugor, deputeti i PD, Sokol Olldashi

Sa gjynah mbi te gjitha per familjen qe le vetem, te prehet ne paqe! Me vjen shume keq me mediat qe nuk i thon lajmet sic jane , por i fshehin disa informacione per mos prishje imazhi, e kush pyet per moral para vdekjes, ta permendin dhe viktimen e dyte femer, pak rendesi ka shoqja apo dashnorja dhe ajo nje jete eshte , ka familje !
 
Hartini

Antarë i Respektuar

Ngushllime familjes dhe gjithe shqipetareve qe humben nje bashkatdhetar !
Ata qe bejne komente te shpifura , mos valle mendoni qe jeni te perjeteshem !!!!!!
 
Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Humb jetën në një aksident rrugor, deputeti i PD, Sokol Olldashi

Zoti e meshirofte !

Ne nderkohe, shih ca bejne shqiptaret ncncncncnc:

Eh zot na ruajt, ka humbur jeten nje bir nene, nje bashkshort, nje baba, nje njeri mbi te gjitha ndersa kta kalamaqt apo idjotet merren me fanpage R.I.P pffffff injoranta kemi lindur, injoranta do vdesim ne shqiptaret
 
cent

...Lontano
Titulli: Humb jetën në një aksident rrugor, deputeti i PD, Sokol Olldashi

Sa gjynah mbi te gjitha per familjen qe le vetem, te prehet ne paqe! Me vjen shume keq me mediat qe nuk i thon lajmet sic jane , por i fshehin disa informacione per mos prishje imazhi, e kush pyet per moral para vdekjes, ta permendin dhe viktimen e dyte femer, pak rendesi ka shoqja apo dashnorja dhe ajo nje jete eshte , ka familje !
Jam cik kurioz, nga e nxorre kete fakt apo thjesht intuita jote qe sezben duhet te ishte me nje femer?
 
Titulli: Humb jetën në një aksident rrugor, deputeti i PD, Sokol Olldashi

Jam cik kurioz, nga e nxorre kete fakt apo thjesht intuita jote qe sezben duhet te ishte me nje femer?
Nga burime te brendshme te vizion plus mqs motra ime punon aty, te pakten kjo flitej nuk e di sa e vertetsi ka lajmi i dhene ! Behet fjale per sekretaren e tij Armida
 
Last edited:

cent

...Lontano
Titulli: Humb jetën në një aksident rrugor, deputeti i PD, Sokol Olldashi

Nga burime te brendshme te vizion plus mqs motra ime punon aty, te pakten kjo flitej nuk e di sa e vertetsi ka !
Keshtu flitej ne fillim e vertet, me pas than ishte Shkelzen Aliaj ish drejtor i drejtoris per policin rrugore ne ministrin e brendshme, me pas ky mori ne telefon dhe tha nuk jam un, dhe ne fund me pamje ne vendngjarje gjithmon sipas tv-s por dhe 100 perqind nuk dihet akoma. Tashi dhe mund te fshehin kete fakt (nese esht) por medias nuk mund tja fshehin dot pasi ishin me qindra gazetar qe kan mberritur te paret ne vendngjarje pas policis. Dhe me tanin e topit kshu ndodhi por ja qe ja nxorren ne fund te verteten, ndaj te mos flasim pa u zbardhur 100% si ngjarje, pasi akoma nuk esht "pastruar mjegulla" e se vertetes, gjithmone duke ndjekur median :)
 
Titulli: Humb jetën në një aksident rrugor, deputeti i PD, Sokol Olldashi

Keshtu flitej ne fillim e vertet, me pas than ishte Shkelzen Aliaj ish drejtor i drejtoris per policin rrugore ne ministrin e brendshme, me pas ky mori ne telefon dhe tha nuk jam un, dhe ne fund me pamje ne vendngjarje gjithmon sipas tv-s por dhe 100 perqind nuk dihet akoma. Tashi dhe mund te fshehin kete fakt (nese esht) por medias nuk mund tja fshehin dot pasi ishin me qindra gazetar qe kan mberritur te paret ne vendngjarje pas policis. Dhe me tanin e topit kshu ndodhi por ja qe ja nxorren ne fund te verteten, ndaj te mos flasim pa u zbardhur 100% si ngjarje, pasi akoma nuk esht "pastruar mjegulla" e se vertetes, gjithmone duke ndjekur median :)
Tamam po e deformojne lajmin sic ben me Dritan Hoxhen, po eshte gjynah te mos permendesh dhe vdekjen tjeter munges respekti e humanizmi, fundja askush ska pse te mendoj keq mund te kete qen dhe ne orar pune me sekretaren e tij , kthim nga nje takim pune ne Elbasan... Kush tha qe ishte dashnorja e tij ? Apo mendja jone e shqiptareve direkt ne konkluzione dalim :(
 
cent

...Lontano
Titulli: Humb jetën në një aksident rrugor, deputeti i PD, Sokol Olldashi

Tamam po e deformojne lajmin sic ben me Dritan Hoxhen, po eshte gjynah te mos permendesh dhe vdekjen tjeter munges respekti e humanizmi, fundja askush ska pse te mendoj keq mund te kete qen dhe ne orar pune me sekretaren e tij , kthim nga nje takim pune ne Elbasan... Kush tha qe ishte dashnorja e tij ? Apo mendja jone e shqiptareve direkt ne konkluzione dalim :(
Ti pra the :p
Un dicka nuk kuptoj deri ne keto momente qe kam 2 ore qe po e ndjek me vemendje, deputeti i PD-s Igli Cara deklaroi qe ka qen personi i par bashk me shoferin e te ndjerit qe ka vajtur ne vendngjarje dhe ka lajmeruar policin me pas, dhe telefonaten e ka marr shoferi i tij, nga vet i ndjeri Sokol Olldashi. Kjo te ben te mendosh qe ketu ka qen 1 person i tret pasi duket e cuditshme fakti i telefonates se tij, dhe me kryesorja pse doli ky lajm qe behen fjal per 2 persona? Pse Igli Cara kembnguli ndaj medias, mos aludoni, ka qen vetem, mos aludoni Sokol Olldashi ka qen vetem...Gjithsesi akoma e panjohur del ky aksident, sado jan disa gjera qe duken krejt rezerv kundrejt informacioneve, kjo e forcon akoma me teper versionin qe kan qen 2 ne makin.
 
PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Humb jetën në një aksident rrugor, deputeti i PD, Sokol Olldashi

Ngushellime :(
 
Po nuk ishte pyetje drejtuar ty, ishte retorike
 
Sweetie

Anëtar i Respektuar
Titulli: Humb jetën në një aksident rrugor, deputeti i PD, Sokol Olldashi

Ngushellime! :(
 
con_uk

Anëtar i Nderuar
Titulli: Humb jetën në një aksident rrugor, deputeti i PD, Sokol Olldashi

Nuk e di Pse duhet te ngushellojme nje njeri qe ishte ne krye te ministrise te transportit qe gjithmone I hapi rruget pa standard vetem per votime nuk pyeti per njerzit qe Po vdesin perdite ne keto rruge vdekje. Ngushellime mund ti thoni nenes se Sokol olldashit mbase edhe jo se ishte djali tij qe nuk plotesoj kriteret e rruges duke vjedhur fondet te tjeret qe vdiqen ne keto rruge paguan me taksa dhe me jete. Ato nena qe u veshen me te zeza mallkuan keto rruge Kush I rregulloj Po keto rruge I moren jeten nje personi qe vuri voten para jetes se votuesve apo ishte mesuar ky te fuste edhe te vdekur ne votime!!??

Pastaj "sodalirizimi" I mbremshem mes deputeve pfff pa lidhje aman nje shfaqje qesharake tani e tutje do te quhet Estrada politike
 
Kila

VIP
Titulli: Humb jetën në një aksident rrugor, deputeti i PD, Sokol Olldashi

Nje humbje vertet e madhe !!
U prefte ne paqe !
Nje njeri i madh qe humbi jeten ne moshe kaq te re !!!!

Sa per disa komete ktu ... Skeni turp ?? ....
 
Ylli-1

Etnoshqiptar
Titulli: Humb jetën në një aksident rrugor, deputeti i PD, Sokol Olldashi

Ngushellime familjes. U preft ne paqe!
 
Hartini

Antarë i Respektuar
Titulli: Humb jetën në një aksident rrugor, deputeti i PD, Sokol Olldashi

Mero BAZE

Sokol Olldashi nuk ja doli dot. Fati i kishte rezervuar vdekjen në një natë të zezë, në një moshë të artë, dhe në një vend, për të cilin ishte përpjekur ta bënte më të mirë. La pas Glaukun dhe Kleitin, gruan dhe nënën e tij të vuajtur, që provoi bllokun dhe ferrin e komunizmit, si dhe tranzicionin e trazuar shqiptar, duke i rrëmbyer në fund dhe djalin, me të cilin lidhi jetën.

Sokol Olldashi ishte një nga miqtë e mij të vjetër gazetarë. Shumë vendime në jetën e tij dhe jetën time janë të përbashkëta, të marrë nga të dy. Kemi qenë bashkë në ditë të vështira, disa herë dhe mes plumbave dhe nuk na gjeti gjë. Kemi qenë bashkë në ngjarje politike dhe sociale, në humbje dhe fitore, në dëshpërime dhe gëzime dhe s’na ka gjetur gjë. Arrita vonë në Qafë Krabë, në momentet e fundit të jetës së tij dhe nuk pata fuqi ti ulërisja për të vetmen gjë që mendoja gjithmonë, se do ta mundte atë njeri në jetë; Shpejtësia!

Kisha vite që nuk rrija me të për shkak të politikës, por jam i lehtësuar që javët e fundit, ndaja me të orët deri në mesnatë. Si një ndëshkim për gjithcka, më ngeli barra t’ia jepja lajmin e hidhur Kelës, shoqes së tij më të mirë në jetë, të cilën mu desh ta shoqëroja nga Qafë Kraba, ku Sokoli nuk na priti të ndaheshim, deri në shtëpinë ku e priste e ëma, me gjëmën e hapur.

Nuk ja doli dot!

Një rregull i pashkruar diktoi fatin e tij në një cop rruge, që nuk pranoi, as të shkonte ti priste shiritin. Në një jetë aq të trazuar, ku të mirat dhe të këqijat kanë ecur me shpejtësinë e sekondës së fundit të tij, ai shpejtoi ti bëj të gjitha.

Sot ndërsa do ta përcjellim në banesën e fundit, ende pa zbritur nën tokë, dua ti them disa fjalë që ta njohin më mirë ata që nuk e njohën dhe ta respektojnë më shumë ata që e kanë fyer.

Sokoli nuk është një aksident mes nesh, edhe pse iku nga një aksident. Ai ishte një adoleshent që ja doli ti mbijetoj një krize të diktuar familjare nga komunizmi, duke jetuar mes nënës dhe babait dhe duke u bërë motivi i mbijetesës së atij rregjimi, për të cilin fatkeqësisht kishin kontribuar dhe gjyshërit e tij. Ai ja doli të ishte një nxënës i shkëlqyer dhe një maturant i pjekur dhe i vetdijshëm në vitin 1990, kur era e lirisë ndjehej në Shqipëri.

Ai ja doli të ishte një studnet i shkëlqyer i viteve të para të pluralizmit, një aktivist politik i qart dhe me personalitet, që ndjente dhe sëmundjet e demokracisë bashkë me vlagën e entuziazmit të saj.

Ai ja doli ti jepte nënës së tij një jetë normale, duke e shpërblyer vuajtjet e saj me gëzimin e suksesit të tij. Ai ishte një student me ëndrra që shkruante poezi, që i binte kitarës dhe që nuk merrte seriozisht artikujt e vet politik.

Ai ja doli të hynte në PD në ditët e saj më të këqija, në një opozitë mbijetese dhe të shquante mes errësirës që diktonte kursi politik i saj.

Prej viti 2001 ai u bë deputet i parlamentit shqiptar, si drejtues i rinisë së PD dhe vdiq si parlamentar.

AI shkëlqeu si Ministër i Brendshëm i Shqipërisë në vitet 2005 – 2007, përballoi me dinjitet garën me Edi Ramën në vitin 2007, duke pasur në krah një parti të ndarë, pro dhe kundër tij, dhe udhëhoqi për gjashtë vjet Ministrinë më të rëndësishme në vend nga viti 2007, atë që nisi të ndërtoj aq shumë rrugë, por që jeta e tij, mbaroi para tyre.

Një jetë me kaq shumë ngjarje në kaq pak kohë, u përket gjithmonë atyre që dijnë se c’bëjnë me jetën e tyre, por që nuk dijnë se c’bëjnë me trupin e tyre. Nuk e përfillte rrezikun fizik deri në atë shkallë, sa krijonte mitin e njeriut të fort dhe të pamposhtur. Kam plot episode grindjeje nga jeta ime e përbashkët me të, që nisnin e mbaronin të gjitha tek fakti, që ai donte të ishte në timon. Adrenalina që i jepte shpejtësia dhe rreziku, ishin një arsye përse ai eci aq shpejt, përse ai jetoi aq shumë gjëra dhe përse iku duke injoruar ligjet e jetës.

Vetëm aksidenti mund ta merrte një njeri që nuk kishte asgjë aksidentale në jetën e tij, një njeri që kishte një plan për gjysmën tjetër të jetës, i cili mund të na vlente të gjithëve. Uroj të mos gëzohet askush nga mungesa e tij dhe ligjet banale të jetës fizike. As ata që ja bënë kaq nervoze dhe të zhgënjyese segmentin e fundit të jetës./ Tem
 
ReNdEx

Interist Forever

Heret a von cdo kush merr ate qe meriton ne kte bot ...Nje keqberes me pak do te thosha une..Gjynah per familjen....
 
Ik ore Mero Baze Legeni....Se kur vdesin kta i beni heronj ju kurse kur vdes nje qytetar nga farverija nga mungesa e ilaceve ushqimeve nuk i perfill njeri madje as qe e merrni mundimin ti shikoni ..Plera ju ..... cte keni.... Laro se ja pin gjakun popullit me shklqimet e tyre neper ministrira....
 
Hartini

Antarë i Respektuar
Titulli: Humb jetën në një aksident rrugor, deputeti i PD, Sokol Olldashi

Edhe pse ai iku , hallet dhe problemet e njerzve nuk i merr dot me vete .
Ne fakt kur ikim nga kjo bote , asgje s'marrim me vete , prandaj turru Reni dhe merrja ato qe ka lene ,
meqe qenke ne hall te madh .
Vetem kanibalet nuk e respektojn te vdekurin ! Paskemi jo pak te tille ne mesin ton .
 
Last edited:

PaTo_MiLaN

Antarë i Respektuar
Titulli: Humb jetën në një aksident rrugor, deputeti i PD, Sokol Olldashi

RenDEx ,,,.Sa mir sju vjen marre si beni kto komenta... (nji keqberes me pak ) Shkoni e pini sot e beni fest per humbjen e tij se ju esht ber zemra mal si ka vdek nji i PD me emer ne politik e jo nji njeri :):):
 
ReNdEx

Interist Forever
Titulli: Humb jetën në një aksident rrugor, deputeti i PD, Sokol Olldashi

Edhe pse ai iku , hallet dhe problemet e njerzve nuk i merr dot me vete .
Ne fakt kur ikim nga kjo bote , asgje s'marrim me vete , prandaj turru Reni dhe merrja ato qe ka lene ,
meqe qenke ne hall madh .
Vetem kanibalet nuk e respektojn te vdekurun ! Paskemi jo pak te tille ne mesin ton .
Jo shoku jo por te trajtohet si nje njeri ashtu sic i ka hije..Jo te behen me 7 fytyra dhe pastaj kur vdes gjejen shkas te mbushin shkersat me nga 2mij rreshta duke na e treguar si nje hero te madh ...Nderkoh qe nje qytetar te thjesht se merr njeri mundimin nga kta te shkoj e ta ngushllojen tek shpija...Teorin e dike ti me mir se mua Hartin daj po ta le ty kte te fundit ne dor ti marrsh....Te gjith e respektojem vdektejn por dhe per ndo nje burr te mir mos ma hiq jo ,se ja pin gjakun popullit dhe tani ....

Me thuaj nje gje te madhe qe ka ber ky njeri per tu trajtuar si nje njeri i ndershem besnik dhe hero???
 
ReNdEx

Interist Forever
Titulli: Humb jetën në një aksident rrugor, deputeti i PD, Sokol Olldashi

RenDEx ,,,.Sa mir sju vjen marre si beni kto komenta... (nji keqberes me pak ) Shkoni e pini sot e beni fest per humbjen e tij se ju esht ber zemra mal si ka vdek nji i PD me emer ne politik e jo nji njeri :):):
Nuk ka lidhje komenti im si qellim politik esht me larg asajt qe thua ti...
 
Top