• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Ibrahimoviq: Barcelona ishte më e mirë

redi-

Anëtar i Respektuar
Sulmuesi suedez në radhët e Barcelonës, Zlatan Ibrahimoviq, mbrëmë ka luajtur ndeshjen e parë kundër ish-skuadrës së tij, Inter, në të cilën kaloi tre vite tejet të suksesshme. Ndonëse spekulohej se tifozët e Interit do ta presin Ibrën si një ‘armik’, në fund kjo nuk ndodhi, edhe pse në disa raste ndaj tij u dëgjuan disa fishkëllima.
“Kam lexuar në gazeta për ato spekulime dhe në stadium kam dëgjuar disa fyerje, por nuk kishte asgjë serioze. Isha shumë i përqendruar në ndeshje dhe jam i kënaqur se si shkojë ecuria e saj”, ka pohuar Ibrahimoviq, duke shtuar: “Për mendimin tim Barcelona luajti më mirë se Interi, por edhe një pikë e fituar është e mirë. Te Interi kanë ardhur disa futbollistë të ri dhe tashmë kjo skuadër shfaqet më kompakte se sa në edicionin e kaluar”.

B:BBC
 
Ado

FISEBILIL-LAH
hahahaha ec more shit , ty Messi-n Henryn sju ka lon me marr as frym mbrojtja e Interit ;) ani Mo messi-n kur ti dilke Maiconi perpara nstart e nalke ;)

posedimin e topit e keni pas ma shum send ma shum rastet per golla 3-3 jon kon plus rastet ma konkrete per golla jon kon t'Interit kur kan shutu kta t'barces fluturojke topi 10t metra permi goll ;)

edhe nfund aj p... Yaya Toure ja boni faull veq vet kur i kaloj ton lojtart mbrojtsi i ri i Interit ;)
 
Opium

Dyrrah
Mund te them se per mbajtie topi barca esht nr 1 , ska ekip qe mund te perballoj pa i ndalur mesfushen. Ne ndeshje me inter ne pjes te pare ishte e ekuilibruar ne pjes te dyte luajtem me mire barca pasi e mbylli interin. Per mendimin tim interi esht akoma ne rritje pasi lejtaret e barcelones kan 5 vjet qe luajn bashk dhe njohin mir lojen e njeri tjeterit , ndersa inter esht me 50% te ekipit te ri . Nje inter me te mir mund ta shofim nga mesi i sezonit ;)
 
shum e sakt kjo qe thua , ndoshta jo vetem ne mesin e sezonit por mendoj qe nga sezoni i ardh'shom Interi dot jet nje ekip kejt ndryshe ;)
 
Top