• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Infermieria, ja kriteret për master

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Për herë të parë, këtë vit akademik, fakulteti i Infermierisë çel programin e studimit DND

Këtë vit përfitojnë të drejtën e studimit edhe të diplomuarit në universitete private


ثshtë hera e parë këtë vit që fakulteti i Infermierisë çel programin e studimeve për Diploma të Nivelit të Dytë. Vetëm dy javë më parë Këshilli i Ministrave ka miratuar hapjen e këtij programi për të gjithë ata studentë, të cilët kanë përfunduar, tashmë, ciklin e parë të studimeve DNP, apo siç njihet ndryshe programi trevjeçar.

Në fakultetin e Infermierisë ka përfunduar faza e parë e regjistrimit të kandidatëve për Programin DND, si dhe për programin MNP (master i nivelit të parë), i cili këtë vit çelet për herë të dytë. Dekani i fakultetit të Infermierisë, Prof. Dr. Petrit Bara, shpjegon se kriteri kryesor përzgjedhës për të dy këto programe do të jetë nota mesatare e aplikantëve.

"Edhe këtë vit, për përzgjedhjen e fituesve jemi nisur nga nota mesatare e kandidatëve që kanë aplikuar në fakultetin e Infermierisë, për të ndjekur programet e studimit MNP dhe DND", shpjegon Prof. Bara. Por, duke gjykuar nga vitet e mëparshme, ai thotë se kufiri i minimal për notën mesatare nuk pritet të jetë më i ultë së 7.5.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë, se të gjithë ata studentë, të cilët dëshirojnë të ndjekin një program studimi MNP ose DND, të cilët nuk kanë një notë mesatare më të lartë se 7.5, nuk mund të ndjekin studimet.

Pas përfundimit të procesit të përzgjedhjes, mund të ngelen kuota të paplotësuara, dhe kjo, sipas dekanit, tregon se do të ketë një etapë të dytë regjistrimesh për këto programe studimi. Por, në fazën e dytë, kriteret e pranimit do të jenë të ndryshme.

"Nëse nuk plotësohen kuotat, atëherë do të ulim kufirin e mesatares. Por, njëkohësisht, në këtë fazë të dytë kanë mundësi të aplikojnë edhe studentë, të cilët kanë përfunduar studimet në universitetet private në vend", shpjegon Prof. Dr. Bara.

Këtë vit studentët mund të zgjedhin midis dy programeve MNP dhe DND. Dekani Bara shpjegon se të gjithë studentët që kanë përfunduar programin trevjeçar DNP, mund të zgjedhin të ndjekin programin MNP, i cili zgjat vetëm një vit akademik.

Në përfundim të tij, studenti duhet të ketë realizuar 60 kredite për t'u specializuar në një nga profilet, radiologji, laborant, menaxhim infermieri, pediatri, kirurgji dhe fizioterapi.

Pas përfundimit të këtij programi, i cili ndryshe cilësohet si master specialistik, studenti mund të punësohet në çdo strukturë mjekësore. Mundësia tjetër është programi DND, i cili zgjat dy vite, gjatë të cilave studenti duhet të plotësojë 120 kredite për të siguruar një diplomë të nivelit të dytë.

Për këtë vit, qeveria ka miratuar në total 200 kuota për programin DND dhe 260 për MNP, ndërkohë që vetëm dje në fakultetin e Infermierisë ka mbërritur vendimi për 50 kuota për MNP dhe DND në fizioterapi.

Kuotat e programit të DND, ndahen 100 kuota për Infermieri, 25 për Fizioterapi, 25 për Mami, 25 për Logopedi dhe 25 për Laborantë. Edhe pse është hera e parë që ky fakultet ofron programet e studimit për DND, dekani Bara thotë se programet mësimore, tashmë, janë gati.

Ato janë hartuar nga stafi pedagogjik i fakultetit mbi bazën e programeve të universiteteve të Italisë, Zvicrës dhe të SHBA-së. Ndërsa programet për MNP dhe DND për Fizioterapi janë hartuar në bashkëpunim me disa pedagogë belg, të cilët njëkohësisht japin edhe mësim në këtë fakultet.

Kuotat për programin DND në fakultetin e Infermierisë

100 kuota Infermieri
25 kuota Fizioterapi
25 kuota Mami
25 kuota Logopedi
25 kuota Laborantë
Shekulli
 
Top