• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Instikti rruga drejt ''diturisë'' ?

Iron_Leon

شيطان בעל זבוב
I ditur ? Kush mund të cilësohet i tillë ? Padyshim që imazhi i atyre zotërinjve të dalë nga bankat e shkollave më me zë që kanë për zanat rolin e avokatit , bankierit apo diçkaje tjetër të ngjashme është më i afërti me atë që ne sot cilësojmë i ditur apo inteligjent . اuditërisht njerëzimi është mësuar me këtë shprehi madje edhe pamje , kur i sheh të gjithë si disa robotë të veshur me kostumet e tyre të shtrenjtë , me makina të shtrenjta , me të njëjtin qëndrim në tavolinën e ngrënies , madje edhe porosisin të njëjtën pije . Të ditur !Kush nuk ka ëndërruar të jetë njëherë si ''ata'' ? Sigurisht të gjithë kanë ëndërruar ! Të jenë autoritarë , të jenë njerëzit me kostume firmato , të jenë ata që fjala j'u dëgjohet , të jenë ata që respektohen . اudi, askush nuk ka menduar për gjëndjen e tyre mjerrane . Askush nuk ka menduar për prodhimin në seri që ata përfaqësojnë , të gjithë të ngjashëm , të gjithë me të njëjtat ide statike aq sa të bëjnë për të vjellë . Kush mundet t'ja mbushë mëndjen një njeriu të dalë nga këto shkolla që ajo e cila ka mësuar atje mbase nuk ishte e vërtetë ? Si mund ti thuash dikujt që e ka gabim kur ai është i sigurt brez mbas brezi që ka të drejtë pasi ashtu kanë mësuar gjyshërit e tij , prindërit , ai vetë . Kush mundet tu ndryshojë mëndjen ? Një histori që përsëritet edhe përsëritet, ata kanë gjithmonë të drejtë . Kush nuk ka lexuar për ''shtrigat'' që u hodhën në furrën e druve ? Po për ata të cilët theshin që toka është rrumbullake ? Po për ata që theshin se toka ''lëviz'' ? Këta ishin të gjithë ata që e kishin gabim , ashtu si janë përsëri të tillë, gjithmonë njerëzit që gabohen . Nëse do mundoheshe ti thoje dikujt që është gjykatës se qëndrimi i tij nuk është i drejtë pasi duket qartë që është i njëanshëm, do të të sulmonte me kryqin e tij sikur të ishe vampir duke ta vendosur para fytyrës për të të ''zhdukur'', kryqi këtë rradhë do të ishte peshorja e drejtësisë që vetëm drejtësi nuk bën por çuditërisht është një peshore që në ''letër'' qëndron gjithmonë asnjëanëse .Si mund ti shpjegosh një muzikanti me dhjetra vjet shkollë që muzikën që po luan ai cigani atje jo vetëm që nuk e ka studiuar por nuk ja ka idenë notave ....... megjithatë e luan në mënyrë të përkryer melodinë e tij . Mund të thuash që ai është më i talentuar se sa dikush që e ka kaluar jetën mbi libra ? Mund të thuash që ai muzikën e prodhon nga shpirti dhe për këtë nuk i nevojitet shkollë ? Kush mund ti mbushë mëndjen dikujt që megjithse i trashë nga natyra edhe mbas vitesh edukim në shkollat me zë përsëri mbetet i trashë dhe kostumi në të cilin ka hyrë nuk e hollon , nuk mundet pasi është natyra e tillë .

Kur të duhet të pyesësh dikë se kush është, përgjigjia vjen gjithmonë e njëjtë , të dhëna të përgjithshme , për shkollimin ,familjen apo qenin . Askush nuk thotë se kush është në realitet , askush nuk thotë se ç'farë vërtet ai ndjen se është . Nëse ndalojmë pak dhe përfaqësojmë vetveten, jo në bazë të arsimit apo rrobës që veshim , jo në bazë të informacioneve të marra nga shkolla apo media , jo në bazë të asaj që na konsiderojnë të tjerët por në bazë të instiktit tonë . Nëse do të përgjigjeshim me instikt , nëse do të vepronim kështu , nëse instikti do e udhëhiqte karakterin dhe Botën tonë , si do të ishim ? Mendoj se do të ishim një Botë e drejtë , se atëherë do të mund të quheshim të ditur . Patjetër që me instikt veprojnë kafshët: por nëse ne do të vepronim kështu ???Sa njerëz do të kishin gjetur vetveten dhe atë që donin të bënin dhe jo atë që janë ''drejtuar'' të bëjnë ? Pse në përgjithësi veprimet instiktive në rast rreziku , apo në marrjen e një vendimi që nuk të len kohë të mjaftueshme të mendohesh janë gjithmonë të drejta ? Nëse do të vepronim kështu për ç'do rast si do të ishim ? Dija e vërtetë mendoj se qëndron brënda nesh dhe kjo kufizohet apo shtypet nga ''kultura'' masive . Nga rregullat e paracaktuara që i heqin të drejtën njeriut të mund të shfrytëzojë instiktin e tij i cili është edhe mund të quhet edhe dija më e mirë e njeriut. Jo më kot të gjithë njerëzit më të famshëm dhe me arritjet më të mëdha kanë shkuar gjithmonë kundër rrymës dhe gjithmonë kanë vepruar instiktivisht . Mund të ishin edhe kafshë këta ? Mbase ishin , por ishin kafshë të cilët instiktet nuk i tradhëtuan .Pasi kam parë këtu ata robotët me të njëjtën kulturë komunikimi me të njëjtat shkolla të mbaruara kam filluar të bindem që nëse do një njeri ta bësh budalla edukohe në këtë mënyrë . Njerëz pa shoqëri , pa dashuri të vërtetë , pa të sotme pasi janë aq të zënë të mendojnë të ardhmen sa nuk j'u del koha për të sotmen . Robotë që i përgjigjen një programi dhe një komande që nuk mund të ndryshojë pasi është standart . Njerëz që nuk veprojnë instiktivisht pasi kjo ndjenjë është shtypur tek ta shumë herët .

Personalisht jam një ithtar i anarkisë si ideologji dhe megjithse ëndërrimtar mendoj që me njerëz të cilët udhëhiqen nga ndjenja kjo ideologji do të mund të vihej në praktikë . Diku kisha lexuar një shprehje :''Një anarkist i ri në moshë është normal, një i rritur, padyshim ka diçka që nuk shkon''Ja pra, mbase kam diçka që nuk shkon ,punë e madhe kur di që në këtë Botë asgjë nuk shkon normalisht.Kur individualizmi ynë është i shtypur deri në atë masë sa na bën të qëndrojmë pezull në një hapësirë boshe dhe i përgjigjemi vetëm gravitetit të paracaktuar nga dikush më parë sigurisht që diçka nuk shkon mirë. Sa janë ata njerëz që dalin jashtë këtij boshllëku , që vërtet veprojnë me instikt (zemër )?Sa janë ata që të paktën njëherë në jetën e tyre janë ndjerë mirë për veprimet e tyra ''sanguine'' dhe përveç se kanë kënaqur egon e tyre për një çast kanë menduar se kanë pasur të drejtë ? Kush është qëllimi ynë në këtë jetë përveç atyre qëllimeve të zakonshme : për një besimtar dedikimi ndaj ''Zotit'' dhe shpresa për parajsën e shumë dëshiruar. Për një njeri që rrjedh nga një familje ''tradite'' ruajtja e kësaj tradite dhe transmetimi i saj tek brezat e ardhshëm.Për një ateist ngrysja e këtyre ditëve në mënyrën më të mirë dhe më të drejtë të mundshme pasi kur mbyll sytë gjithçka përfundon . Kush është qëllimi ynë , përveç atij natyral dhe të paracaktuar ?Nëse do të vepronim me zemër apo instikt, nuk do të kishim një besimtar që të paktën njëherë e ka vënë në dyshim egzistencën e ''Zotit''?Nuk do të kishim një njeri të edukuar me traditë që të paktën njëherë do të desh të ndiqte udhën e tij dhe jo udhën ku ka ''dritën'' dhe tabelat që e drejtojnë ku duhet të shkojë?Nuk do të kishim një atesit që të paktën njëherë do mendonte se jeta vetëm tokësore nuk ka kuptim dhe lufta që bëjmë për të do të ishte e pakuptimtë nëse nuk na shpërblen diku gjetkë ?Nëse vetëm njëherë i gjithë njerëzimi do të vepronte sipas instiktit ç'do të ndodhte me mënyrën e jetesës së gjithsecilit? Më falni nëse tregohem pak i nxituar në përfundimet e mia , por ju mund të dilni me përfundimet tuaja. Një njeri i ditur ndjek instiktin , një budalla rregullat!
 
Redaktimi i fundit:

Elushe

Vogëlushe
Pe: Instikti rruga drejt ''diturisë'' ?

Postim i bukur.

Shoqeria nuk funksionon dot pa rregulla, fale atyre rregullave qe jane bere dhe ndiqen dalin keto "te diturit" qe ndjekin instinktin e tyre, ama te ndiqnin te gjithe instinktin, nuk do te kishim nje bote perfekte por nje gjurulldi te madhe dhe te parregullueshme :ciaoo:
 

Iron_Leon

شيطان בעל זבוב
Pe: Instikti rruga drejt ''diturisë'' ?

Sigurisht, mendimet e mia vërtiteshin rreth instiktit që përbën qëniet njerëzore me ndjenja njerëzore dhe të drejta , jo të ç'do qënie që ecën me dy këmbë. Seleksionimi pas një kaosi do të vinte natyrshëm pasi do të mbijetonin vetëm ata që e meritonin , një tip revolucioni që këtë rradhë nuk do të nxirrte diktatorë por thjesht njerëz të vetdijshëm .
 

ZHIGO

better than your ex, better than your next
Pe: Instikti rruga drejt ''diturisë'' ?

mir e ke ti o Elo por,

ndryshe ate qe ti quan rregulla njihet si 'Etika e shoqëris' ose ndryshe HIPOKRIZIA. Pra ne rastin kur nuk veprojme sipas intsikteve tone sjellim hipokrizi ne vetvete dhe ne veprimet qe ne bejm. Po them qe per "hire" ne sillemi si dikush tjeter, jo si NE per ato qe jemi gatuar te jemi ose si vet jeta na ka mësu.

pra te jetosh instiktin eshte njesoj sikur te jetosh sipas menyres tate, por te shikosh shpesh rregullat dhe ti zbatosh eshte si puna e nje katalogu qe dihet se ku e ka fundin. SAME.
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Pe: Instikti rruga drejt ''diturisë'' ?

Tolstoi, duke shkruar ''Luften dhe Paqen'', thuajse dy shekuj me pare shkruan diku dicka shume interesante qe mua me ka bere pershtypje: '' Zhvillimi i ngjarjeve me rendesi te vecante ne historikun boteror varet nga ata qe pergadisin keto ngjarje ndersa njerezit si Napoleoni jane vetem sa per dukje''.
Ne kete drejtim dhe ne kete mendesi une parapelqej me shume Pragmatizmin sesa Utopi-në.
 

scorpione29

Anëtar i Respektuar
Pe: Instikti rruga drejt ''diturisë'' ?

...Nuk e kisha lexuar kete shkrim, por vertete me beri pershtypje...mu kujtua nje thenie e Pirandellos...edukata eshte armike e diturise ,sepse kerkon te zbatohen shume rregulla te cilat per te qene i ditur, duhet te besh pa to.....po mendoj se ka te drejte kur thote se ka nje kuptim te shtremberuar ne mentalitetin e njerezve, ku diturise i vihet shenja e barazimit me njeriun e arsimuar...nuk dua te them te kunderten, por edhe kjo eshte relative ...sepse nuk munde te kete nje perkufizim te sakte midis kufirit te diturise dhe paditurise...kjo per arsye se dituria munde te konsiderohet nje rruge me destinacion infinitin...ku njeriu vazhdon te ece ne kete rruge, por pa arritur asnjehere ne destinacion, perderisa eshte i pafundem...per kete arsye them se njerezit qe kane mesuar rregulla ,ligje apo processe te ndryshme ne kuadrin e arsimimit te tyre, te diktuara nga te tjeret.....nuk munde te jene shembull i diturise...perderisa ajo i perkete njerezve kreative, qe vazhdojne te ecin pa u ndalur ,ne rrugen drejt destinacionit te pafundem...sepse guxojne te shperfilin rregullat e te kaluares, per te zbuluar rregulla te reja, qe do tu serviren njerezve per te ecur pa u ndalur ne rrugen drejte diturise....ky eshte vizioni mendoj une me i sakte...se sa zyrtare me mendje te mykur , medioker, njerez me vizion te mjegulluar te katalogohen si elita e diturise.....
 

GLOOM

Catch me if you can...
Pe: Instikti rruga drejt ''diturisë'' ?

I ditur ? Kush mund të cilësohet i tillë ? Padyshim që imazhi i atyre zotërinjve të dalë nga bankat e shkollave më me zë që kanë për zanat rolin e avokatit , bankierit apo diçkaje tjetër të ngjashme është më i afërti me atë që ne sot cilësojmë i ditur apo inteligjent . اuditërisht njerëzimi është mësuar me këtë shprehi madje edhe pamje , kur i sheh të gjithë si disa robotë të veshur me kostumet e tyre të shtrenjtë , me makina të shtrenjta , me të njëjtin qëndrim në tavolinën e ngrënies , madje edhe porosisin të njëjtën pije . Të ditur !Kush nuk ka ëndërruar të jetë njëherë si ''ata'' ? Sigurisht të gjithë kanë ëndërruar ! Të jenë autoritarë , të jenë njerëzit me kostume firmato , të jenë ata që fjala j'u dëgjohet , të jenë ata që respektohen . اudi, askush nuk ka menduar për gjëndjen e tyre mjerrane . Askush nuk ka menduar për prodhimin në seri që ata përfaqësojnë , të gjithë të ngjashëm , të gjithë me të njëjtat ide statike aq sa të bëjnë për të vjellë . Kush mundet t'ja mbushë mëndjen një njeriu të dalë nga këto shkolla që ajo e cila ka mësuar atje mbase nuk ishte e vërtetë ? Si mund ti thuash dikujt që e ka gabim kur ai është i sigurt brez mbas brezi që ka të drejtë pasi ashtu kanë mësuar gjyshërit e tij , prindërit , ai vetë . Kush mundet tu ndryshojë mëndjen ? Një histori që përsëritet edhe përsëritet, ata kanë gjithmonë të drejtë . Kush nuk ka lexuar për ''shtrigat'' që u hodhën në furrën e druve ? Po për ata të cilët theshin që toka është rrumbullake ? Po për ata që theshin se toka ''lëviz'' ? Këta ishin të gjithë ata që e kishin gabim , ashtu si janë përsëri të tillë, gjithmonë njerëzit që gabohen . Nëse do mundoheshe ti thoje dikujt që është gjykatës se qëndrimi i tij nuk është i drejtë pasi duket qartë që është i njëanshëm, do të të sulmonte me kryqin e tij sikur të ishe vampir duke ta vendosur para fytyrës për të të ''zhdukur'', kryqi këtë rradhë do të ishte peshorja e drejtësisë që vetëm drejtësi nuk bën por çuditërisht është një peshore që në ''letër'' qëndron gjithmonë asnjëanëse .Si mund ti shpjegosh një muzikanti me dhjetra vjet shkollë që muzikën që po luan ai cigani atje jo vetëm që nuk e ka studiuar por nuk ja ka idenë notave ....... megjithatë e luan në mënyrë të përkryer melodinë e tij . Mund të thuash që ai është më i talentuar se sa dikush që e ka kaluar jetën mbi libra ? Mund të thuash që ai muzikën e prodhon nga shpirti dhe për këtë nuk i nevojitet shkollë ? Kush mund ti mbushë mëndjen dikujt që megjithse i trashë nga natyra edhe mbas vitesh edukim në shkollat me zë përsëri mbetet i trashë dhe kostumi në të cilin ka hyrë nuk e hollon , nuk mundet pasi është natyra e tillë .

Kur të duhet të pyesësh dikë se kush është, përgjigjia vjen gjithmonë e njëjtë , të dhëna të përgjithshme , për shkollimin ,familjen apo qenin . Askush nuk thotë se kush është në realitet , askush nuk thotë se ç'farë vërtet ai ndjen se është . Nëse ndalojmë pak dhe përfaqësojmë vetveten, jo në bazë të arsimit apo rrobës që veshim , jo në bazë të informacioneve të marra nga shkolla apo media , jo në bazë të asaj që na konsiderojnë të tjerët por në bazë të instiktit tonë . Nëse do të përgjigjeshim me instikt , nëse do të vepronim kështu , nëse instikti do e udhëhiqte karakterin dhe Botën tonë , si do të ishim ? Mendoj se do të ishim një Botë e drejtë , se atëherë do të mund të quheshim të ditur . Patjetër që me instikt veprojnë kafshët: por nëse ne do të vepronim kështu ???Sa njerëz do të kishin gjetur vetveten dhe atë që donin të bënin dhe jo atë që janë ''drejtuar'' të bëjnë ? Pse në përgjithësi veprimet instiktive në rast rreziku , apo në marrjen e një vendimi që nuk të len kohë të mjaftueshme të mendohesh janë gjithmonë të drejta ? Nëse do të vepronim kështu për ç'do rast si do të ishim ? Dija e vërtetë mendoj se qëndron brënda nesh dhe kjo kufizohet apo shtypet nga ''kultura'' masive . Nga rregullat e paracaktuara që i heqin të drejtën njeriut të mund të shfrytëzojë instiktin e tij i cili është edhe mund të quhet edhe dija më e mirë e njeriut. Jo më kot të gjithë njerëzit më të famshëm dhe me arritjet më të mëdha kanë shkuar gjithmonë kundër rrymës dhe gjithmonë kanë vepruar instiktivisht . Mund të ishin edhe kafshë këta ? Mbase ishin , por ishin kafshë të cilët instiktet nuk i tradhëtuan .Pasi kam parë këtu ata robotët me të njëjtën kulturë komunikimi me të njëjtat shkolla të mbaruara kam filluar të bindem që nëse do një njeri ta bësh budalla edukohe në këtë mënyrë . Njerëz pa shoqëri , pa dashuri të vërtetë , pa të sotme pasi janë aq të zënë të mendojnë të ardhmen sa nuk j'u del koha për të sotmen . Robotë që i përgjigjen një programi dhe një komande që nuk mund të ndryshojë pasi është standart . Njerëz që nuk veprojnë instiktivisht pasi kjo ndjenjë është shtypur tek ta shumë herët .

Personalisht jam një ithtar i anarkisë si ideologji dhe megjithse ëndërrimtar mendoj që me njerëz të cilët udhëhiqen nga ndjenja kjo ideologji do të mund të vihej në praktikë . Diku kisha lexuar një shprehje :''Një anarkist i ri në moshë është normal, një i rritur, padyshim ka diçka që nuk shkon''Ja pra, mbase kam diçka që nuk shkon ,punë e madhe kur di që në këtë Botë asgjë nuk shkon normalisht.Kur individualizmi ynë është i shtypur deri në atë masë sa na bën të qëndrojmë pezull në një hapësirë boshe dhe i përgjigjemi vetëm gravitetit të paracaktuar nga dikush më parë sigurisht që diçka nuk shkon mirë. Sa janë ata njerëz që dalin jashtë këtij boshllëku , që vërtet veprojnë me instikt (zemër )?Sa janë ata që të paktën njëherë në jetën e tyre janë ndjerë mirë për veprimet e tyra ''sanguine'' dhe përveç se kanë kënaqur egon e tyre për një çast kanë menduar se kanë pasur të drejtë ? Kush është qëllimi ynë në këtë jetë përveç atyre qëllimeve të zakonshme : për një besimtar dedikimi ndaj ''Zotit'' dhe shpresa për parajsën e shumë dëshiruar. Për një njeri që rrjedh nga një familje ''tradite'' ruajtja e kësaj tradite dhe transmetimi i saj tek brezat e ardhshëm.Për një ateist ngrysja e këtyre ditëve në mënyrën më të mirë dhe më të drejtë të mundshme pasi kur mbyll sytë gjithçka përfundon . Kush është qëllimi ynë , përveç atij natyral dhe të paracaktuar ?Nëse do të vepronim me zemër apo instikt, nuk do të kishim një besimtar që të paktën njëherë e ka vënë në dyshim egzistencën e ''Zotit''?Nuk do të kishim një njeri të edukuar me traditë që të paktën njëherë do të desh të ndiqte udhën e tij dhe jo udhën ku ka ''dritën'' dhe tabelat që e drejtojnë ku duhet të shkojë?Nuk do të kishim një atesit që të paktën njëherë do mendonte se jeta vetëm tokësore nuk ka kuptim dhe lufta që bëjmë për të do të ishte e pakuptimtë nëse nuk na shpërblen diku gjetkë ?Nëse vetëm njëherë i gjithë njerëzimi do të vepronte sipas instiktit ç'do të ndodhte me mënyrën e jetesës së gjithsecilit? Më falni nëse tregohem pak i nxituar në përfundimet e mia , por ju mund të dilni me përfundimet tuaja. Një njeri i ditur ndjek instiktin , një budalla rregullat!

E lexova dy here,dhe te dyja heret me krijoi ''instikte'' te ndryshme...Heren e pare e lexova dhe me la peshtypjen e nje revolte tenden te brendshme,ne lidhje me boten e jashtme,paragjykimet e tyre shoqerore(duke e lidhur me te qenurit me shkolle/pashkolle,intelekt/paintelekt) si dhe menyren se si trajtohen ne shoqeri...Shembull tipik mund te jete,qe nje njeriu i veshur bukur,me kostum me nje veshje teper serioze,mund ti drejtohemi me te lutem,faleminderit(po kap vec rastin banal,pasi keta jane rregulla baze te nje edukate),kurse nje njeriu qe e shohim te bere pis nga puna,bojaxhietj etj nuk i drejtohemi ne ate menyre...Ne kete pjese jemi ne paragjykues ndaj asaj qe shohim,e mendojme se meriton nje sjellje me te denje dikush me paraqitje me te mir...

Peshtypja qe me la hera e dyte kur e lexova ishte pak a shume ndryshe nga e para,pasi ne fund ti e perfundove bukur,duke thene qe i dituri ndjek instiktet,budallai rregullat...Nje fjale e ngjashme nga anet e mia thuhet : Sa i urti ben skicen,budallai ka marr kalane...Por kete gje do e lidhja me shume me rastesine...Dmth instikti ne vetvete eshte nje impuls i momentit,nje dicka e ardhur ne ate kohe,nje rastesi...Ndoshta ti pergjigjesh asaj rastesie,do te dilje dhe fitimtar,kesaj nuk i dihet...Nqs do i hynin pak me thelle,ti po flet per nje ''programim'te njeriut ne baze te disa rregullave...Po e sheh ose shpreh njeriun sikur nuk po zbaton ate qe do,ate qe i thote momenti por po ec ne hapat e disa gjerave strikte,jo se keshtu dua une,por ashtu DUHET....Shoqeria dhe jeta nuk kane rregulla,keta vihen nga secili nga ne sipas asaj qe shohim,na pelqen na duket e drejte....Zakonisht vendimet e marra ne instikt rralle here qellon te kete vend pendimi,pasi vete insitikti eshte nje pjese e njeriut...Vendimet e ndryshme nuk merren instiktivisht(ke kohe gjithmon te mendosh ti merresh)vendimin instiktivisht e merr kur:drejt teje vjen pa prit nje mjet,atehere nuk ke kohe te mendosh cfar te besh,por instiktivisht reagon....Frojdi thoshte : Rruga me e mire per njohjen e instikteve te ndrydhura eshte endrra,sepse tek endrra individi shikon realizimin e nje deshire te ndrydhur....
 
Top