• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Interpretimi i endrrave (Sipas Grekeve)

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
LLOJE ثNDRRASH

Brënda klasës së ëndrrave shenjuese mund të dallojme disa lloje të vecantë. Në
një klasifikim që jepet nga Artemidori dhe shkrimatrë të tjerë pasues,
por që fillimi i ketij klasifikimi mund të gjëndet shumë më herët,
dallohen 3 lloje ëndrash:

1- ثndërr simbolike –veshur brënda metaforave , si p.sh disa enigma, një rëndësi që nuk mund të kuptohet nëse nuk interpretohet nga një ekspert.

2- Vizioni - që është para – plotësimi i pastër i një ngjarjeje të së ardhmes

3- ثndërr Profetike - mund të njihet atëherë kur ‘’ babai i ënderruesit, ose ndonjë
personalitet tjetër i rëndësishëm , ndoshta një klerik ose akoma ndonjë
Perëndi, shfaq në gjumin e tij, pa asnjë lloj simbolizimi, atë që ka
ose nuk ka për të ndodhur,ose që nuk duhet të bëhet.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
A

Aksidentet – Aksidentet ne enderrat tuaja mund ti referohen disa gabimeve qe ju keni bere ne jete.

Akull-
Ftohtesia e akullit mund te jet referenca e gjendjes suaj emocionale.
Nqs simboli është një ajsberg mund te jeni duke fshehur ftohtesine tuaj
nensiperfaqe.
Nqs rreshqisni “rrezoheni” ne akull mund te jete një ndihme e fort per pasigurin tuaj personale.

Ne
akte “ne veprim” – Aktet ose duke vepruar mund te perfshin disa
pretendime dhe enderra mund t’iu tregoj juve qe te jeni vetvetja

ا

Ceshtje
Dashurie – Enderra mund t’iu inkurajoj qe te permisoni dashurine ose
jeten seksuale. Ose është e mundur qe ju duhet te keni me shume
kontroll ne veten tuaj.

D

Djalli – Si tradite “ligesit”
tundimi, deshira ose njera nga 7 mekatet vdekjeprures mund te jete
mendja juaj e pavetdijshme qe enderron dick ate tille. Ju mund te
ndjeni disa faje te njejta si një bashkpuntore kur ju thone dicka te
keqe qe dikush ka bere “kjo do jete një pune e djallit” Kujtoni
sjellien tuaj dret tij dhe mos harroni perfshirjet seksuale. Nqs endrra
juaj ishte e bukur, endrra juaj mund te jet duke ju lajmeruar qe ju po
shkoni drejt djallit.

Dragoi – Enderra juaj me drragua mud te
jet duke ju thene dicka mbi drejtimin seksual (ka një lidhje te forte
me friken, dhe pasionin).

E

Ekspozim – Mbase enderra juaj
po ju sugjeron qe ju duhet te rishikoni disa aspekte te jetes tuaj the
te shikoni reagimin tuaj kundrejt tyre.

F

Fantazem -
Shikimi I fantazmes tuaj ne jeten tuaj gjithmone konsiderohet si shenje
e vdekjes. Por shfaqja e fantazmes tuaj ne enderr mund te sugjeroj se
ne disa kontekste ju jeni “fantazem I jetes tuaj se meparshme” ju duhet
te kujdeseni me shume per veten tuaj.

Floket – një enderr me
floke mund t’iu tregoj shume qarte gjendien e vetvlersimit, por humbje
flokesh, renie flokesh zakonisht është simboli i humbjes se respektit
per veten tuaj.

H

Te Hash – Nqs ju keni fjetur pa ngrene,
normale qe doni qe te hani, por te shikosh një enderr sikur ha ushqim
mund te thote marrje dijesh ose kernaqesi sensuale.

I

Identiteti – Humbja e identitetit ose gjendia e tij ne një enderrr mund te kene lidhje me ndergjegjien tuaj individuale,
ose takimi me një njeri te cmendur mund te jet një paralajmerim per humbje kontrolli.

GJ

Gjaku
– Thuhet se kur shikon një enderr me gjake lahen te gjitha enderrat por
gjithashtu gjaku është si simbol ne te gjithe jeten , Fuqia dhe jeta,
keshtu qe nqs ju jeni ne fillimin e një semundje nos e lini pas dore.
Nqs gjaku del prej jush ateher duhet te konservoni energji, nqs gjaku
del prej një njeriu tjeter mund te thote se ai/ajo po kerkon ndihme
emosionalisht ose shpirterisht

Gjaktrazim – një enderr ku ju
jeni i inatosur ose ku jeni ndeshur me një njeri te inatosur mund te
jet duke iu paralajmeruar se disa zona te jetes suaj po ju dalin nga
kontrolli

K

Krishti – enderra mund , sigurisht te
komentohet mbi besimimin tuaj, por duke e marre ne konsiderate si
figura e krishtit mund te lidhet me një jete njerezore babai ose figura
e babait

Kafshet – Enderrat me kafshe shpesh-here reflektojne instiktin ose reagimet tona.

Kupa-
Kupa është një simbol i vjeter me pikpamje femerore: endrra mund te
thote dicka ne lidhje me emocionet tuaja. Kur ju jeni duke lare shume
kupa ndoshta ju po lini pase shume aspekte nga jeta dashurore

L

Lindja
– një enderr ku ju po sillni një femij ne jete mund te thote qe ju
duhet te beni testing e shtatzanise, por ju gjithashtu mund te “hidhni
një ide te re” ose te filloni një projekt te ri I cili do te jet femija
juaj

Ligesira – Termi ligersir është e rende qe do te thote me
shume se një supozim ose dyshim. Ndonjehere ne mund te kemi një ndjenj
te zakonshem ligersie ne endrrat tona

Larmja – E bukur, transparente por shume e komplikuar por e nderlikuar kur është bashke me disa veshje provokuese seksi.

Lekure – Thuhet se është material I fort dhe endrra mund te jete duke komentuar mbi fuqit ose rezistencen brenda forces tuaj.

M

Makina – Je ne vendin e shoferit, sugjeron kontroll dhe besim

Mace
– Nqs tregon putrat e saj dhe mjaullin “mjau mjau” ndoshta
papergjegjshmeria juaj po ju sugjeron qe jut e jeni me te sigurt ne
jeten e perditshme.

N

Nuse – Femrat: nqs ju jeni vetem “e
pa martuar/fejua” kjo mund te jet plotesimi I një deshire qe ju po
prisni, ose se si ju e shikoni “deliresin, pastertin” tuaj.
Meshkujt:
Kush ishte nusja? Ju prishi ndonjeri dasmen? Endrra mund t’iu thote
dicka te rendesishme mbi menyren se si silleni me gruan dhe se si ajo
“sjellia” mund te ndryshohet..

P

Pagezimi – Jeni
angazhuar ne dick ate rendesishme. Endrra mund te permbledhi qe ju jeni
gati te veproni. Ose ndoshta ju po arrini dicka te re.

Q

Qenet
– Qeni mund te jet një symbol vertet I fuqishem, por varet nga sjellia
juaj persona me qenet. Nqs ju I pelqeni qenet ai mund te perfaqesoj
dike qe ju e keni perzemer.
Nqs ju keni frike nga qenet ateher endrra mund te jete një paralajmerim.

S

Syte – Syte tradicionalisht jane quajtur si “pasqyra e shpirtit” dhe perfaqeson emocione te thella personale simbolike
Nqs syte tuaj jane te vrenjtur, ndoshta ju nuk po I shikoni te tjeret ashtu sic jane.

TH

Thika
– Mund te jet deshira qe ju doni te hiqni dicka nga personaliteti juaj
ose dikush qe ju doni ta largoni nga jeta juaj. Gjithashtu mund te jet
dhe idea e dickaje te keqe. Thika është një mjet qe perfaqeson dhune
por gjithashtu mund t’iu leri te lire

V

Varreze – Nqs po enderroni varrimin tuaj ajo I referohet mundesive qe ju keni fumbur

Varrim – një enderrr me varrim mund ti referohet ne vdekje dicka tek ne, një deshire ose objektiv
Nqs ju keni pare varrimin tuaj ndoshta ju keni varrosur veten tuaj qe ishit me pare.

Z

Zana – Kjo enderr mund te perfaqesoj një plotesim deshire per liri, pavdekshmeri edhe bukuri.

 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Simbolizmi i numrave ne enderra

Simbolizmi i numrave në ëndërr, që ka angazhuar së tepërmi fantazinë
filozofike të shekujve të hershëm, ka fituar një interes të ri prej
kërkimeve analitike të Freudit dhe të shkollës së tij.

Në materialin e ëndrrave, që përmbajnë numra, ne nuk mund zbulojmë
arsyetime të vetëdijshme mbi lidhjet simbolike midis numrave, po
rrënjët e pavetëdijshmen të simbolizmit të numrave.

Numri shtatë (7) thotë se është numër i forcave misterioze dhe mistikës.

Në të kaluarën ia kanë mveshë vetitë ezoterikë. Shtatëshet, thuhet, i
tërheq okultja dhe kënaqen në jetën e begatë të brendshme, janë
imagjinatave dhe mendjemprehtë.

Edhe Faraoni i sheh 7 lopë të majme dhe pastaj shtatë lopë të ligshta.
Ashtu çfarëdo objekti apo njeriu që shfaqet bashkë me të tjerët, për një
numër kompleks 7, manifeston kënaqësinë e plotë të vetes, realizimin e
arritur.

Ndërtesa: nëse ëndërroni sikur ecni brenda në një
pallat (ndërtesës), do të thotë se perspektivat tuaja do të
përmirësohen. Për një vajzë mund të parashikohet një martesë.

Në veçanti, në se pallati është shumë i lartë, aspiratat janë të
paarritshme; në se është lartësia mesatare, duhet vetë, të presësh për
pak kohë para se t’i çosh në përfundime të gëzueshme projektet e tua,
që kërkojnë mjaft orvatje dhe djersë, kurse njerëzit tjerë ta kanë
zili.

Për këtë arsye hyrja në ndërtesë e ka kuptimin e spiunllëqeve, ndërsa dalja është shenjë shpëtimi.

Kurse lifti përkatësisht ashensori, nëse po ngjiteni, shumë shpejt do të fitoni vend të mirë dhe pasuri.

Kurse spitali, paraqet dëshirën për të kërkuar ndihmë dhe ngushëllim duke
gjetur kështu alibi për pazotësinë për të zgjidhur ngjarjet negative të
jetës, si dhe uri dhe varfëri do të kesh.

Po ashtu mund të jetë parandjenjë për një vdekje misterioze dhe pse pa agoni. Po qe se ndërlidhim me numrin shtatë do të çlirohesh nga një pozitë e vështirë.
Ndërsa ju ndjeheni tejet e lumtur në botën tjetër, nuk është asgjë tjetër
përveç dëshirës për t’u tjetërsuar – ikje, nga telashet me të cilat
ballafaqohi, por me një orvatje dhe këmbëngulësi do t’ia arrini t’i
mposhtni jo vetëm frikët por edhe problemet, por me mençuri që i kishte
edhe Faraoni me 7 lopët e majme dhe 7 thata.

Njerëzit kërkojnë magjinë në jetën e përditshme, në universin fizik, kërkojnë mrekullitë, engjëjt dhe fuqitë e mbinatyrshme.

Por, virtualisht, nuk ka prova të kësaj magjie, edhe pse s'mund të themi me siguri se ajo nuk ekziston.

E pakuptueshme, por e vërtetë dhe e prekshme është magjia e transformimit
të vetvetes në planin psikologjik, ndryshimi i zakoneve dhe kushteve,
të mësuarit e dashurisë, kuptimit të qartë, jetesës në gëzim dhe
lumturi dhe madje edhe përjetimit të bashkimit me pjesën tjetër të
universit.

Fuqitë që mund të na ndihmojnë vërtet të kuptojmë se
kush jemi dhe ku duam të shkojmë gjenden brenda nesh. Ata fshihen në
botën magjike që ne vizitojmë çdo natë, botën e jashtëzakonshme, të
paparashikueshme, misterioze dhe udhërrëfyese të ëndrrave.

Forcat e fuqishme misterioze biologjike të organizmit tonë që na çojnë drejt
rritjes, që na shërojnë plagët, që luftojnë sëmundjet tona gjithashtu
nxisin motorin krijues të ëndrrave tona.

Duke kuptuar qëllimin e thellë dhe madhështinë imagjinuese të ëndrrave tona ne zbulojmë një burim pothuaj të pashtershëm me frymëzim krijues, me mprehtësi
psikologjike dhe udhëzues shpirtëror.

Kur mësojmë të kuptojmë dhe të jetojmë me ëndrrat tona, ne zhvendosemi nga konfuzioni dhe iluzioni drejt fuqizimit dhe ndriçimit të mendjes.
 

El'Mejor

Daja
Per kto endrrat profetike na thuaj dicka me shume nese di :)


:djalle:
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Murgesha - simbolizon kerkimin i pergjigjeve tek me shume pyteje, meditacion dhe izolim, vetmi
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Shpjegimi i 10 endrrave me te shikuara

Te shikosh endrra është natyrale,te shikosh gjithashtu te ashtuquajtura makthe është mese natyrale. Keto histori te cilat ja themi vetes tone gjate nates kane një fundksion shume te rendesishem dhe te dobishem.Endrrat na ndihmojne te mendojm dhe te zgjidhim një sere ceshtjesh te jetes tone aktive. Ketu , kemi shpjegimin e 10 endrrave me te zakonshme qe ne shohim:
1.Kur ndiqesh nga dikush
Te ndiqesh nga dikush është endrra me e zakonshme. Mund te kete ndjekur nga një kafshe, njeri ose fuqite e erreta.Cfardo lloj gjeje qe te ndjek simbolizon një pjesen tuaj e cila nuk është e afte ose nuk do te pranoj.është një periudhe ne jeten tuaj ku ndiheni i padobishem.Kafsha mund te perfaqesoje pjesen me te lire te natyres tuaj.një person i cuditshem ose një energji negative perfaqeson mesime te cilat ju duhet ti mesoni ose pranoni.Kjo lloj endrres është një thirrje qe ju duhet te merni me shume kontrroll ne jeten tuaj.Ndonjehere kjo enderr do te thote edhe te maresh disa vendime te veshtira.
2.Kur je duke u mbytyr
Te jesh duke u mbytur ose mos te kesh mundsi te maresh fryme është e lidhur ngushte me ate cka karakterizon jeten tuaj. Nese shikoni duke u mbytur athere pyesni veten;"çfarë jam duke bllokuar,shmangur ose nuk jam ne gjendje te merrem? Kjo është vecanerisht e vertet ne lidhje me ato ndjenja qe ju nuk doni ti pranoni.Ne një enderr,mund te mesosh te maresh fryme nen uje.
3.Kur je i bllokuar.
Nese enderroni qe jeni i bllokuar ose nuk keni mundesi te levizni,është e mundshme qe jeni ne një situate ku nuk keni mundesi zgjidhjeje.Ne jeten tuaj reale nuk jeni duke i lejuar vetes te pranoni qe jeta është e mbushur plot me mundesi te reja. Kur te zgjoheni bisedojeni me dike qe i besoni per keto periudha kur ndiheni i ngecur.
4.Kur ndahesh ose divorcohesh nga partneri
Kjo lloje endrre ka me shume se një kuptim.Endrrat e verteta per një ndarje romantike mund te kthehen ne një lloje pasigurie dhe pakenaqesie per mardhenien.Mund te jete gjithashtu një menyre per ti derguar një mesazh te pandergjegjesmes tuaj, qe ate qe mendoni si te sigurt mund te jete shume me e paqendrushme sesa mund ta pranoni.Ndonjeher disa gjera mesohen me mire nese qendroni me veten tuaj,pavaresisht gjithckaje.Mendoni se çfarë ju ben te ndiheni te sigurte ne jeten tuaj reale.
5.Kur plagosesh
Nese plagosesh ne enderr duhet te beni kujdes me pjesen e trupit ku jeni demtuar.Koka perfaqeson te terin ju;duart menyren sesi ju i beni balle jetes;kembet flasin per ate cka ju mbeshtet ju.Pyesni veten tuaj ne cilen periudhe te jetes tuaj keni qene te neglizhuar dhe te keqtrajtuar.është momenti qe te jeni me vigjilent ne priorotizimin e disa nevojave tuaja qe dikur kane kaluar ne vend te dyte ne jeten tuaj.
6.Kur te bie dhembet
një numer i konsiderueshem i njerezve enderron sikur i bien dhembet.Dhembet jane te domosdoshem per te folur per te ngrene,te kemi një paraqitje te mire e mund te jene te dobishme ne mbrojten tone,Humbja e dhembeve ndonjehere surgjeron qe jeni duke patur veshtiresi ne marjen e një vendimi.Mund te ndiheni sikur nuk jeni ne gjendje te shprehni ndjenjat e juaja reale,dyshon ne aftesine tuaj per tu kujdesur per veten tuaj ose thjesht frike te foluri ne publik.
7.Kur je nudo ne publik.
Ndonjehere mund te jeni te zhveshur por askush nuk e veren kete.Nese ndjeheni te turperuar,endrra te ve ne dukje qe keni mungese besimi ne veten tuaj ose jeni jo rehat ne lidhje me njerezit te cilet ju rrethojne.Endrra pasqyron qe jeni të rrezikuare,te dobët në sytë e të tjerëve e ndonjeher edhe qesharake. Kjo është një enderr e perbashket e disa prej njerezve te rezervuar por me standarte te larta.
Te shikosh veten lakuriq e mos te te vi turp do te thote te keni një ndjenje te vertet lirie.
8.Kur humbet aeroplanin,trenin,autobuzin..
Keto endrra vine kur ju vraponi gjithmone sa andej ktej per te arritur ne orar diku.Kjo gjithashtu do te thote qe keni humbur një mundesi te levizni ose te ndryshoni horizontet tuaja.Keto endrra gjithashtu mund te shfaqen kur keni per te marre vendime te rendesishme.Keto endrra jane te ngjashme me ato endrra kur nuk keni mundesi te kaloni një test.Duhet te pyesni veten nese jeni i pergatitur per sfiden e rralles.
9.Kur shikoni dike te vdekur tashme
Te shikosh një te aferm te vdekur,është një nder endrrat me te zakonshme,Duke sikur disa nga keto vizitor jane kontakte yjore.Zakonisht keto kontakte perfshinje një komunikim telepatik dhe pa fjale.Keto endrra jane shpesh inkurajuese dhe aspak te frikshme dhe shqetesuese.Ata bëjnë me dije se dashuria vazhdon përtej konceptit tonë të hapësirës ose kohës. Nëse personi i vdekur është duke folur me zë të lartë, ajo është me shumë gjasa një enderr qe flet per një pjese tuajen personale.
10.Kur shikon një katastrofe naturore
Te shikosh një termet,tsunami,uragan,tornado ose fundin e botes ne enderr shpesh do te thote një menyre jetese e cila duhe te dorezohet.Ka dicka qe nuk shkon e cila është e ngjashme me një ndryshim dramatik nga ajo cka është e sigurte dhe familjare per ju.Kjo nuk mund të jetë një masë e saktë, por mund të tregojnë disa turbullira emocionale, ose nevojen per te pranuar një menyre krejtesishte te re per te eksistuar ne bote.
 

bd13

Anëtar i ri
o sweety very nice,,,, aman moui na thuai cdo behet ne 2012, ke mundesi se ate kam par ne enderr??
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Pe: Simbolistika enderrave!

[h=1]Endrrat dhe sekretet e nenndergjegjes[/h]
ثndrrat janë ajo çfarë ne duam të na realizohet, thoshte babai i psikanalizës, Zigmund Frojd. Por kur shohim një ëndërr të keqe, çfarë përfaqëson ajo në ndërgjegjen tonë? اfarë lidhje ka ajo me jetën reale? Dhe në fund të fundit, çfarë domethënie ka? Prej kohësh njerëzit i ka shtyrë kurioziteti dhe dëshira e madhe për të interpretuar ëndrrat dhe për të bërë një lidhje mes tyre dhe asaj që pritet të ndodhë në jetën e vërtetë.

Por në fakt, përgjigjja vjen nga studimi më i madh i bërë kohët e fundit mbi këtë argument që mund të na ndihmojë të kuptojmë më mirë ankthet, të kuptojmë se çfarë tregojnë ëndrrat tona, apo dëshirat tona të pandërgjegjshme. Për shembull, të biesh në një hapësirë boshe nga një lartësi, në përgjithësi do të thotë se je duke u dashuruar me dikë tjetër, ose e kundërta që një dashuri është duke përfunduar: një ëndërr tipike që e shohin gjatë gjithë jetës si burrat ashtu edhe gratë, ndoshta për të treguar se pa dashuri nuk mund të jetohet. Të ëndërrosh sikur të bien flokët apo dhëmbët, që është një ëndërr kryesisht që shohin femrat jo shumë të reja në moshë, tregon për një gjendje ankthi për plakjen, frika e të mos qenit më tërheqëse. Po ashtu, të ëndërrosh sikur të përjashtojnë nga ndonjë provim, një ëndërr që bëjnë zakonisht adoleshentët, por edhe të rriturit, madje shumë i përhapur si ankth, të jep mesazhin e mungesës së besimit në vetvete, një ulje të vetëvlerësimit. I kryer nga psikologët e “International Assocation for the Study of Dreams” dhe i publikuar nga “European Archives of Psychiatry and Clinical Neurosciense Journal”, ky studim ka marrë në shqyrtim një kampion prej 2 mijë meshkujsh dhe femrash. Sipas rezultatit ka dalë se 48 për qind nuk kanë pasur asnjëherë një ankth gjatë gjumit ose që nuk e kujtojnë sapo zgjohen për fatin e tyre të mirë. 10 për qind e të pyeturve thonë se shohin ëndrra të këqija me një periodicitet të caktuar, por jo shumë shpesh. Kjo u ndodh vetëm disa herë të caktuara në vit. 5 për qind tregon se zgjohen të tmerruar nga frika mesatarisht çdo 15 ditë, për shkak të një ankthi, që gjithmonë është i njëjti.

Domethënie të tjera që autorët e studimit i atribuojnë interpretimit të ëndrrave kanë të bëjnë me: kur të krijohet përshtypja se je i paralizuar apo nuk ke mundësi të lëvizësh do të thotë se je në kurth në një lidhje apo një marrëdhënie. Të ëndërrosh sikur gjendesh në një makinë, përfshihesh në një aksident, apo në një avion që bie, aludon për një humbje kontrolli të jetës. Pesë ëndrrat më të këqija dhe më të shpeshta sipas studimit janë: të biesh nga lartësi të mëdha, të ndiqesh nga dikush, të ndihesh i paralizuar, përshtypja se je me vonesë në një takim të rëndësishëm, vdekja e një njeriu të dashur. “Të ëndërrosh sikur bie, ndiqesh nga dikush apo ndihesh i paralizuar, jo gjithmonë korrespondojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë me përvojat e provuara në jetën reale. Por mund të kenë njëlloj domethënie duke iu përgjigjur frikës së trashëguar, dëshirave të pandërgjegjshme”. Një konfirmim, i maksimës së vjetër të Frojdit: burrat dhe gratë gjykohen më mirë nga ajo që ëndërrojnë se nga ajo që mendojnë.

Kjo sidomos kur ëndrrat që bëjnë nuk janë shumë të këndshme. Sipas Frojdit, ëndrrat nuk janë produkt i rastësisë ose të pakuptimta. Më përpara thuhej se ëndrra është një gënjeshtër, një vegim, që nuk ka kuptim dhe qëllim, kështu që njeriun nuk e lidh asgjë me ëndrrat. Për të, ato janë ndërmjetëse midis botës së ndjenjave tona të fshehura dhe asaj që i nënshtrohet arsyetimit tonë. اdo ëndërr ka një domethënie, e cila ka kuptimin e saj, burimin e së cilës mund ta lidhim me ngjarjet e përjetuara më përpara. Ajo është shprehje e një dëshire të fshehtë, të parealizuar, të paplotësuar, të ndrydhur dhe përbëhet nga pjesa e dukshme dhe e padukshme.
ثndrrat erotike

Të shohësh një ëndërr me përmbajtje erotike, është një eksperiencë që herët ose vonë u ndodh të gjithëve. ثndrrat erotike janë shumë të shpeshta te njerëzit. Në fakt, shumë veta që ëndërrojnë të kenë raporte seksuale me një partner të ndryshëm, më pas ndihen në faj dhe u vjen turp se si kanë arritur të mendojnë diçka të tillë edhe pse ajo ka ndodhur në ëndërr. Sigurisht, gjithçka varet nga përmbajtja e ëndrrës, por asnjëherë nuk duhet të ndihemi në siklet ose të frikësohemi. Në fund të fundit, ëndrrat janë vetëm shprehje të dëshirave që shfaqen në mendjen tonë, pa kaluar në ndërgjegje. Kështu, sipas Frojdit, forca e natyrës sonë i detyrohet në radhë të parë libidos, një dëshirë me origjinë seksuale, që i përket së pandërgjegjshmes. Kështu, ato që nuk arrijnë të shprehen në jetën e përditshme, shprehen përmes fantazive, ëndrrave dhe shumë veprimeve të tjera të pandërgjegjshme. Në shumë ëndrra, Frojdi arrin të gjejë simbole domethënëse seksuale.

Kështu, pjesa më e madhe e ëndrrave ndodh gjatë fazës së gjumit REM (lëvizja e shpejtë e syve) dhe pikërisht gjatë kësaj periudhe humbet kontrolli muskulor i trupit nga qafa e poshtë dhe kjo shërben si për të çlodhur muskulaturën, si dhe për të ndaluar personin që ëndërron të lëvizë në një mënyrë të tillë sa të "përfaqësojë" atë që po ëndërron në realitet, me rrezikun për t’i bërë keq vetes dhe të tjerëve. Me pak fjalë, është një lloj "paralize" që lë tërësisht në gjendje aktive zonën gjenitale, shpesh duke u dhënë shtysë edhe ereksioneve dhe orgazmave. Jo rastësisht flitet edhe për "ëndrra të lagura", pasi shumë persona, duke parë ëndrra erotike dhe duke i përjetuar thellë ato, mund të arrijnë në orgazëm. Shpesh ëndrrat erotike ndodhin atëherë kur jeta seksuale aktive pëson rënie të dukshme, duke i dhënë kështu një efekt kompensues "mungesës" në jetën reale.

Këto ëndrra mund të përfaqësojnë edhe një dëshirë për të pasur raporte fizike me dikë që adhuron në jetën e përditshme. ثndrra mund të jetë tërësisht seksuale, por që në thelb mund të flasë për gjëra të tjera, që nuk kanë lidhje me seksin. Në fakt, zgjedhja e aktorëve sipas shpjegimeve të ndryshme psikologjike, mund të jetë e rastësishme, por mund të jetë edhe tregues i dëshirës për lidhje të pandërgjegjshme, për sa u përket këtyre personave. Në ëndrrat erotike, raporti seksual ndodh me një person të njohur, me të cilin nuk ke shumë lidhje: një fqinj, një i afërm ose ndonjë mik./Shqiperia
 

scorpione29

Anëtar i Respektuar
Pe: Simbolistika enderrave!

....ky interpretimi i enderrave gjithmone me ka interesuar.....shikon ca enderra lol qe nuk don te zgjohesh :p...bo erdhi mengjesi , ter pertes thua...ah sikur tja fus gjumit prape :p
pavarsishte shakase , por vertete endrrat kane një interpretim te vetin....sepse truri automatikishte na cone ne një bote qe e kemi ne mendje...ato shpeshhere shprehin frike,kenaqsi, emocion....gjithcka ka një vije llogjike , qe shpreh gjendjen empcionale qe ka njeriu ne ate momente....kam lexuar dicka ,qe beheshin eksperimente rreth ketij argumenti...dhe cuditrishte ne shume raste konfirmoheshin evenimente qe i ndodhnin njeriut, ne një hark kohor rreth 6 muajsh nga dita kur personi kishte enderruar një gje te tille....është shume imteresante fakti qe truri na pergatit per te perballuar ne një fare menyre te ardhmen.....
 

sensuu

sweet
Titulli: Simbolistika enderrave!

kam pa enderr sikur ishte një njeri me thik duke me ndjekur.....
 

jessy j

Antarë i ri
Re: Interpretimi i endrrave (Sipas Grekeve)

dua te di se cdo te thote kur sheh shtatzani ne enderr...?
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Pe: Re: Interpretimi i endrrave (Sipas Grekeve)

dua te di se cdo te thote kur sheh shtatzani ne enderr...?
Plakat thone se pjellin fjale rreth teje :p
 

LUSIA

Anëtar i ri
Pe: Interpretimi i endrrave (Sipas Grekeve)

plakat kete pune kane vetem te shpikin fjale
qe te bejne merak
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Pe: 10 endrrat me te shikuara

Shume interesante si informacion...une shof perhere makthe sikur me bien dhembet. Dhe e di pse them 'makth'? Duke ngrene dreken një dite, dhembi i perparshem me bie kot me koti dhe ja kris me te qara ne ato moment. Dhe qe nga ajo dite, per muaj te tere une shifja endrra sikur me binin dhembet dhe cohesha e tmerruar ne mengjes. Edhe tani qe e mendoj, besoj se kam pas edhe probleme me ndjenjat ne ate periudhe kshu qe cuditerisht informacioni dilka i sakte. Dhe vazhdoj akoma duke e pare kte lloj endrre kur kam siklet.
 

ReNdEx

Interist Forever
Titulli: 10 endrrat me te shikuara

Po pjesen kur je duke ber sex apo hyn tek temat e fantazive kjo upsss LOL LOL
 

Love

βeℓℓe â๓e
Pe: 10 endrrat me te shikuara

Endrrat na ndihmojne te mendojm dhe te zgjidhim një sere ceshtjesh te jetes tone aktive. Ketu , kemi shpjegimin e 10 endrrave me te zakonshme qe ne shohim:

9.Kur shikoni dike te vdekur tashme

Te shikosh një te aferm te vdekur,është një nder endrrat me te zakonshme,Duke sikur disa nga keto vizitor jane kontakte yjore.Zakonisht keto kontakte perfshinje një komunikim telepatik dhe pa fjale.Keto endrra jane shpesh inkurajuese dhe aspak te frikshme dhe shqetesuese.Ata bëjnë me dije se dashuria vazhdon përtej konceptit tonë të hapësirës ose kohës. Nëse personi i vdekur është duke folur me zë të lartë, ajo është me shumë gjasa një enderr qe flet per një pjese tuajen personale.


Me ndodhin shpesh keto enderra..
Mendoj se dashuria per njerezit e dashur (qe tashme nuk ndodhen me) kurre nuk do largohet dhe malli qe na kap, na ben te futemi ne enderra me njerzit tane te dashur.. është e vetmja menyre ti shohim, ti flasim, ti perqafojmee..
Nuk me trembin keto enderra sepse ne to ndihem e lumtur.. ajo qe me tremb është malli dhe dhimbja qe me kap sa here zgjohem nga kjo enderr dhe shikoj qe nuk e kam prane..
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: 10 endrrat me te shikuara

Une skam pare asnje nga keto endrra deri me sot, ose me mire thene, nuk me kujtohet ti kem pare...
 

Hard Styler

ђєค๔ђยภtєг
Titulli: Interpretimi i endrrave (Sipas Grekeve)

Gara sporti quhen ato qe ecen me vrap edhe nuk arrin dot kurre te vendi? ::(
 

manjo

Antarë
Titulli: Interpretimi i endrrave (Sipas Grekeve)

kur sheh ne enderr një person qe ke dashur , por ne enderr nuk te perfill ?
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Interpretimi i endrrave (Sipas Grekeve)

kur sheh ne enderr një person qe ke dashur , por ne enderr nuk te perfill ?
Thone qe dalin te kunderta keto dashurise!
Kshu e kam degju nga te vjetrit :p
 

Aver

VIP
Titulli: Interpretimi i endrrave (Sipas Grekeve)

Mbreme e pash një enderr me disa persona qe nuk i kam takuar qe një kohe te gjate.
 

Monique

Staf në FV.AL
Titulli: Interpretimi i endrrave (Sipas Grekeve)

Mbreme e pash një enderr me disa persona qe nuk i kam takuar qe një kohe te gjate.
Para shume vitesh kur behesha gati te iluminohesha ne shkollim dy ishin deget ku u pergatita. një nder to edhe shkencat sociale...doja psikologjine :p
Mu desh te lexoja një sere librash e një nder to ishte edhe "Frojdi mbi endrren"
Ai shpjegonte (nga aq sa kujtoj) se receptoret e trurit jane shume sensitiv. Edhe ngjarjet me te parendesishme qe ne i klasifikojme si te tilla, i rregjistron ne skedaret e tij.
Mund te kete qene thjesht një flash mendimi mbi keta persona ....qe ti as e kujton dhe endrra është menyra si truri percepton e percjell.
Frojdi aty nenkuptonte se endrrat jane deshirat, mendimet, shqetesimet tona .

Psh gjarprin shume e interpretojne si hasem....Frojdi e shpjegon si deshire per intimitet...
Tashi kujt ti besojme...frojdit apo plakave? :p
 

Aver

VIP
Titulli: Interpretimi i endrrave (Sipas Grekeve)

Para shume vitesh kur behesha gati te iluminohesha ne shkollim dy ishin deget ku u pergatita. një nder to edhe shkencat sociale...doja psikologjine :p
Mu desh te lexoja një sere librash e një nder to ishte edhe "Frojdi mbi endrren"
Ai shpjegonte (nga aq sa kujtoj) se receptoret e trurit jane shume sensitiv. Edhe ngjarjet me te parendesishme qe ne i klasifikojme si te tilla, i rregjistron ne skedaret e tij.
Mund te kete qene thjesht një flash mendimi mbi keta persona ....qe ti as e kujton dhe endrra është menyra si truri percepton e percjell.
Frojdi aty nenkuptonte se endrrat jane deshirat, mendimet, shqetesimet tona .

Psh gjarprin shume e interpretojne si hasem....Frojdi e shpjegon si deshire per intimitet...
Tashi kujt ti besojme...frojdit apo plakave? :p
Une i besoj atyre interpretimet e te cileve me konvenonje me shume. Ne rastin e gjarprit i besoj Frojdit. Plakat vetem zi e terr i kane interpretimet. :p

Keta personat qe i pash ne enderr i mendoj shpesh, por nuk i kam takuar dhe nuk kam pasur kontakt per një kohe te gjate.
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Une shof gjithmone sikur me bie dhembi...tmerr mu ka be! :(
 
Top