• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Ironia e Krujf: Reali le të vazhdojë të ëndërrojë

eGo0sTyle

System Engineer
Legjenda e Barçës, i sigurt se katalanët janë superiorë ndaj rivalëve madrilenë

Në Spanjë të gjithë e kanë mendjen vetëm në një vend: “El Clasico”. Pas “manita”-s, barazimit në kampionat dhe finales së Kupës së Mbretit, Reali i Madridit dhe Barcelona do të sfidohen në atë që cilësohet si dueli e vitit: gjysmëfinalet e Champions League. Pas deklaratave të së dielës nga Pep Guardiola, i cili ka hequr dorë nga qetësia dhe diplomacia, nga kampi katalan vazhdojnë ironitë. Tashmë stafetën e ka marrë legjendari Johan Krujf, që në editorialin për “Periodico della Catalogna”, nuk i ka kursyer “shigjetat” për rivalët e përjetshëm. “Nëse Reali i Madridit ka kaq shumë besim, aq më mirë për Barcelonën. Le t’i lëmë të ëndërrojnë. Barça është dhe mbetet më e fortë se madrilenët. Nëse nuk do të ishte kështu, tashmë ‘thuajse’ kampion i Spanjës do të ishte Murinjo dhe jo Guardiola. Diferencën ndërmjet dy skuadrave nuk e tregon ‘manita’ apo 120 minutat e finales së Kupës, por në tetë pikët diferencë që kanë skuadrat në kampionat”, shkruante Krujf.

Megjithatë, holandezi nuk kritikon vetëm Realin. Krujfit nuk i kanë pëlqyer as fjalët e trajnerit “blaugrana”, Guardiola, i cili u shfaq disi i shqetësuar për gjyqtarin dhe për gjatësinë e barit në “Santiago Bernabeu”: “E këshilloj Pep Guardiolën që të lerë mënjanë polemikat dhe të përqendrohet te ndeshja. Në vend që të hapë debate për gjyqtarin apo për barin në fushën e ‘Bernabeut’, ai duhet të mendojë për problemet e Barcelonës dhe për lojtarët që do të hedhë në fushë”. Një deklaratë që nuk shërben për të qetësuar situatën në klubin katalan, i cili duket se pas humbjes së Kupës ka marrë një goditje psikologjike dhe nuk po përjeton një moment të mirë. Kur mungojnë vetëm pak orë nga beteja e re iberike, Krujf “nxeh” ambientin dhe nënvijëzon se një skuadër kualitative si Barcelona nuk mund të pësojë rënie në paraqitjet e saj nga njëra ditë në tjetrën. Njeriu që mund të cilësohet si një prej tifozëve më të mëdhenj të Barçës shton se “blaugranat” mbeten favoritë për të fituar dhe kualifikuar në finale. Tashmë, pritet replika e Zhoze Murinjos, me mikrofonët në “Santiago Bernabeu” që janë ndezur dhe presin fjalët e portugezit.
 
Top