• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Ja ç'nuk dini per Evropianin qe fillon sot e mbaron me 1 korrik

Ja ç'nuk dini per Evropianin qe fillon sot e mbaron me 1 korrik

Images.jpg
Shifrat kurioze te kompeticionit madhor, qe do t'ju mbaje gozhduar pas ekraneve per 3 jave me radhe


Me Poloni-Greqi (ora 18:00) dhe Rusi-Republika اeke ngre tiparin sot evenimenti më i madh i futbollit evropian, që do të mbajë gozhduar para ekranit për 3 javë me radhë dashamirës të futbollit e jo vetëm. Po se cili është lojtari më i gjatë, ekipi më i vjetër në moshë, sa peshon topi i turneut, apo ndonjë kuriozitet tjetër që doni të shuani, mjafton të lexoni shifrat e mëposhtme:
31 janë ndeshjet e Evropianit. Ndeshja hapëse luhet sot në Varshave, ndërsa finalja më 1 korrik në stadiumin Olimpik të Kievit.

16 janë skuadrat pjesëmarrëse, nga të cilat vetëm një, Ukraina, është debutuese absolute.

37 vjeç është Kostas Chalkias, portieri i Greqisë, i cili mban rekordin si lojtari më i vjetër i turneut.

18 vjeç është Jetro ثillems, mbrojtësi i Holandës, i cili mban edhe rekordin si lojtari më i ri pjesëmarrës në këtë Evropian. Nëse do të zbriste në fushë do të bëhej debutuesi më i ri në historinë e kompeticioneve, duke thyer kështu belgun Vincenzo Scifo

28 vjeç është mosha e Italisë, Rusisë, Irlandës dhe Suedisë, katër përfaqësueset më të vjetra të Euro 2012.

129 ndeshje të Iker Casillas, i cili është futbollisti më “ekspert” i grumbulluar ndër 16 përfaqësueset

199 cm është gjatësia e Andreas Isaksson, lojtari më i gjatë i Evropianit. Ndërsa më i shkurtri, 164 cm, është italiani Sebastian Giovinco

73 vjeç është Giovanni Trapattoni, trajneri më i vjetër i Euro 2012 dhe i të gjithë historisë së kompeticionit. Ndërsa më i riu do të jetë tekniku i Portugalisë, Paulo Bento, 44 vjeç

8 stadiume, në të cilat do të zhvillohet i gjithë kompeticioni

3 është numri i trajnerëve, që nuk drejtojnë kombëtaren e vendit të origjinës në këtë Euro 2012. Fernando Santos (Greqi), Xhovani Trapatoni (Irlandë), Dick Advocaat (Rusi)

2 është numri i lojtarëve, që nuk aktivizohen me klubet e tyre në një kampionat të UEFA-s: irlandezi Robbie Keane (Los Angeles Galaxy) dhe suedezi Kristian ثilhelmsson (Al-Hilal FC).

600 euro është kosto e një bilete në tribunën qendrore për finalen e Kievit.

3,3 miliard euro janë shpenzuar nga Ukraina për infrastrukturat e nevojshme për të pritur eventin

13 përfaqësuese e kanë rezidencën e tyre në Poloni, ndërsa vetëm 3 janë në Ukrainë.

1.4 milionë bileta janë shitur për të gjithë kompeticionin

20.000 është numri i njerëzve, që vlerësohet se do të kalojnë çdo ditë kufirin mes dy vendeve organizatore për të ndjekur ndeshjen

8 kilogramë është pesha e Trofeut “Henri Delaunay”, që do t’i jepet skuadrës fituese të turneut

432 gramë është pesha e Tango 12, topi zyrtar i kompeticionit
IKUB.AL
 

E3

Anëtar i Nderuar
Titulli: Ja ç'nuk dini per Evropianin qe fillon sot e mbaron me 1 korrik

Dhjetë çuditë e Euro 2012

Një himn qesharak, një ekip bankierësh dhe një elefant që këshillon bastvënësit.

Kampionati Evropian 2012 është një nga ngjarjet më të bujshme futbollistike dhe ka tërhequr vëmendjen e gjithë botës, duke mos njohur kufij.

Në “Poloni-Ukrainë 2012” janë disa nga futbollistët më të mirë në botë, si dhe ekipi më i mirë në planet, Spanja, Kampione e Botës dhe Europës. Gjithsesi, mediet kanë listuar edhe dhjetë “çudira” nga edicioni i 14-të i Europianëve.

1– Spanja kushton 653 milionë euro. Kampionia e Botës dhe kampionia në fuqi i Europës, Spanja është ekipi për t’u mundur në fushë. Një ekip shumë i shtrenjtë, thuajse 200 milionë më shumë se Gjermania (469 milionë).

2– Ekipi më i rëndë në peshë. Nëse Spanja rëndon në tregun e transferimeve, Italia, prish shigjetën e peshores. Me një mesatare prej 78.5 kg, skuadra “azurre” është më e rënda. Normale, kur ha makarona çdo vakt.

3– Një himn për të qeshur. Polakët nuk mund të gjenin performancën më ideale. Himni i tyre që mbështet përfaqësuesen kombëtare është kënduar nga tetë femra të veshur me kostume tradicionale. Një kryevepër, boll ta dëgjosh!

4– 13 milionë euro për Ukrainën. Lojtarët ukrainas do të prekin deri në 13 milionë nëse ata do të fitojnë kampionatin. Për çdo ndeshje të fituar në grupin D, i pret një çek i vogël prej 500 mijë eurosh. Kundërshtarët i kanë frikë.

5- اita zëvendëson Polin. Pas oktapodit gjerman, që parashikonte rezultatet në Botërorin e Afrikës së Jugut, tani ka dalë një elefant që këshillon bast vënësit. اita është një elefant polak. 33-vjeçar, ai parashikon ndeshjet duke zgjedhur pjeprat.

6– Ju po thoni irlandezët? Nga 23 lojtarët që ka thirrur trajneri Giovani Trappatoni, asnjë nuk luan në Irlandë. Njëzet prej tyre luajnë në Premier Ligën dhe në kampionatin anglez, një në Shtetet e Bashkuara (Keane), një në Rusi (McGydy) dhe një në Skoci (O’Dea).

7- ثshtë 38 vjeç. Kjo është mosha e veteranit të kampionatit. Emri tij: Kostas Kalkias. Vendi i tij: Greqia. Askush nuk e besonte se ai do të ishte titullar në ndeshjen hapëse kundër Polonisë, dhe e presin edhe Rusia me Greqinë.

8 – Adil, ky aktor. Sipas revistës franceze “So Foot”, mbrojtësi i Francës dështoi në provën për të luajtur në një film. Lojtari i Valencias në Spanjës do të luante rolin e një magrebini që bënte pyetje mbi seksin, por askush nuk u kujtua më për të.

9 – Suedia do të luajë me kokë. Nga 16 ekipet e pranishme në finalet e Euro 2012, Suedia është ekipi më i… madh. Mesatarja: 1.85 m. ثshtë e natyrshme kur ke lojtarë të tillë si Zlatan Ibrahimoviq, një kullë 1.98 m ose Andreas Isakson, portieri 1.99 m.

10 - Irlanda e ka fituar Europianin e saj. Herën e fundit që “Jeshilët” kishin diskutuar kampionatin europian, ai quhej akoma Kamionati Europian i Futbolklit, Muri i Berlinit nuk kishte rënë dhe Giovani Trappatoni ishte akoma te Interi. Tani e ka të vështirë të dalë nga grupi E, që ka Spanjën, Italinë dhe Kroacinë.

gazetajone
 
Top