• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Jam në dietë, kam eliminuar zilinë, gënjeshtrat dhe thërrimet e dashurisë

Jam në dietë. Kam eliminuar lajkatimet e panevojshme, falsitetin e marrëdhënieve sterile, hipokrizinë e fshehur pas përqafimeve dhe thërrimet e dashurisë.

1601743002927.png


Mjaft me thërrime dashurie dhe mjaft me urinë për vëmendje. Ajo do të kalojë. Jam në dietë sepse një ditë zgjohesh dhe kupton se pesha që mban brenda, përpjekja mendore që bën për të lëvizur mendimet, janë pasojë e gjithçkaje përreth jush. Më në fund një ditë hapni sytë dhe shihni se në pjatën tuaj, në qilarin tuaj, ka pak ushqime të shëndetshme. Pjesa tjetër është i gjithi ushqim i dëmshëm.

Unë jam në dietë dhe asgjë apo askush nuk do të më largojë nga synimet e mia. Jo, mos më tundoni. Do rezistojë. Uria do të kalojë. Për shumë kohë e kam ushqyer veten gabim. E mbusha zemrën me gënjeshtra që më shërbenin në mënyrë elegante. Për një kohë të gjatë, e lash shpirtin të zbutet me joshjet e mbështjella me letër të artë.

Jam në dietë, pasi i lejova të ushqejnë pasiguritë dhe dobësitë e mia. Pasi pagova çdo ushqim me një çmim të lartë. Besimi im u tradhtua, krenaria ime u shkel. Sot jam në dietë. Nga ai ushqim nuk e ha më. Dhe si të gjitha dietat nuk është aspak e lehtë. Kur vetmia ju sjell ftesën për t’ju bërë shoqëri, nuk është e thjeshtë të thuash jo.

Jam në dietë, pasi dua të rizbuloj vlerën time, të ushqehem me gjithçka që është autentike dhe që më ngjan mua. Ndershmëria nuk shërbehet në mënyrë elegante, thjeshtësia nuk ka mbështjellje të artë dhe e vërteta shpesh është lakuriq dhe nuk verbon. Jam në dietë, ndonjëherë jam e uritur, por nuk heq dorë. Unë vazhdoj të ushqehem me gjithçka që është e mirë për mua dhe nuk ha më shumë thërrime. Dhe për të gjithë ata që po kuptojnë mungesën time dua t’u them: Nuk kam më vend në qilarin tim, mbeturinat presin jashtë, në kopsht. Për t’u hedhur.

/Revista Psikologjia/
 
Last edited by a moderator:
Dieta tilla kur fillon me i mbajte,bjen nga pesha direkt. ahahahahahah
behesh nje rob me shpirt te kulluar,dhe solar. :p
 
Ti qush femrat materialiste te shajne deri ne kocke....por kur bajne kshu shkrimesh me dieta kur zilise hipokrizise etj etj u duket vetja koke e forte 🤪🤪🤪
 
a bi noj cik nga pesha me kte dieten? Kte hall kam une po shyqyr per zilira e urrejtje apo genjeshtra jemi rehat. ☺☺
 
Private conversations
Help Users
    Top