• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Jeta e padurueshme me një narcizist

Narcizistët e sëmurë janë partnerë të vështirë në jetën bashkëshortore. Pavarësisht mirëkuptimit për shpirtin e trazuar pas egos së theksuar: nëse nuk do të humbasësh vetveten sa më parë larg prej një njeriu të tillë!

1586159652421.jpeg



"Shpirti, qetësohu, sot po e bëj unë pazarin." Një fjali, që Sarah nuk e ka dëgjuar kurrë prej bashkëshortit të saj. Asnjëherë para, se ajo të ishte shtatzënë me djalin e tyre, asnjëherë gjatë shtatëzanisë dhe asnjëherë qëkurse lindi djali. Bota e tij, tregon 39 vjeçarja sillet vetëm rreth një njeriu, atij vetë.

Para disa muajsh Sarah i dha fund kësaj lidhjeje. Një vendim, që sot ajo do t’ia kishte këshilluar çdo shoqeje të saj ta ndërmerrte një hap të tillë shumë më përpara: "Lëre! Ai tip po të shkatërron ty." Që prej asaj kohe Sarah i është nënshtruar një terapie. Terapistja i ka forcuar vetëdijen Sarahs: Ajo për pesë vjet rresht ka jetuar me një narcizist.
Pak empati, shumë agresion.

Pa tolerancë

"Narcizistët shquhen për mungesë empatie", thotë Bärbel Wardetzki. Ajo është psikoterapiste dhe autore e disa librave mbi temën e narcizizmit. Njerëzit narcizistë nuk dëgjojnë, preferojnë më shumë të tregojnë për veten dhe në situata konflikti nuk kanë tolerancë, thotë ekspertja.

Kjo ishte gjëra e parë që i ka rënë në sy edhe Sarahs. "Për mosmarrëveshje të vogla ai reagonte në mënyrë të ekzagjeruar e thoshte shprehej të tilla: "nëse nuk e mbyll tani këtë diskutim, mes nesh ka marrë fund çdo gjë." Mua kjo më dukej e çuditshme dhe e papërshtatshme.“ Nëse ajo nuk i shprehte me insisitim dëshirat dhe nevojat e saj, shumë shpejt ato harroheshin. Ai as që pyeste më për to, thotë Sarah.

Vetëdija e tij, vullneti i tij dhe aftësitë e tij për t’iu kundërvënë asaj – këto fillimisht e bënë atë tërheqës për Sarah. Ai i imponohej asaj. Të qenit në qendër të vëmendjes është si balsam i jetës për narcizistët. Por prite se ç’të vjen, nëse nuk ua shpreh atyre vlerësimin! "Ata mund të reagojnë tejet agresivë, nëse ndokush bën diçka që atyre nuk u pëlqen", thotë Wardetzki. Narcizistët ose duan të jenë në qendër të vëmendjes ose duken si timidë.

Në vend që t’i lëvdojnë apo t’i vlerësojnë të tjerët ata vetëm duan t‘i nënçmojnë ata.
Pavarësisht gjithë këtyre sjelljeve tipike të narcizistëve ky koncept nuk është e lehtë të përkufizohet, thotë Wardetzki. Kufijtë nga narcizizmi pozitiv tek ai i sëmurë nuk janë të qartë. "Njerëzit që thonë, ‚unë jam i mirë‘ kanë një vetëndijesi pozitive. Ata njohin edhe vetëdyshimin, por janë gjithmonë në gjendje që të gjejnë ekuilibrin e brendshëm dhe të ngushëllojnë e të mbështesin vetveten. Ata i njohin aftësitë dhe kufijtë e tyre.."
Ego e madhe, asgjë tjetër


Në të kundërt narcizizmi i sëmurë konsiston në një raport të cënuar të vetëndjesisë, thotë psikoterapistja. Dyshimet e thella në vetvete duhet „të kompensohen përmes konstruktimit të një ndjesie të stërmadhe për vetveten." Sikurse ndodh rëndom piketat për këtë vendosen në fëmijëri. Narcizistët janë kryesisht fëmijë të trajtuar jo si duhet emocionalisht, shpjegon Wardetzki. E kjo ka dy anë të medaljes: „Këtyre fëmijëve u kushtohet jashtëzakonisht vëmendje e llastohen tej mase", shpjegon psikoterapistja. Sipas saj kjo është një metodë e preferuar edukimi e kohës sonë. Ndonjë fëmijë sa pa e nisur të hedhë një vizë mbi fletën e bardhë, pushtohet prej shpërthimeve entuziaste të prindërve.

Ana tjetër e medaljes është nënvleftësimi i vazhdueshëm i fëmijës, thotë ajo. „Këta fëmijë kanë gjithmonë ndjenjën, se nuk janë të mirë sa duhet dhe nuk i do kush.“
Rezultati është i njëjti në të dyja rastet: Ai që ngrihet në piedestal ose vazhdimisht e nënvleftësojnë, nuk e ndjen veten të vlerësuar si duhet. Një fëmijë që rritet në këtë mënyrë, nuk zhvillon një ndenjë të shëndetshme të vetëdijes. Pra nuk ka ndjesinë, që „është mirë kështu siç jam".

Sarah thotë se nëna e ish-bashkëshortit të saj ka qenë „e ftohtë e pa emocione“. Djalin ajo shumë shpejt e largoi dhe ai u rrit tek një teze e tij. Por tezja nuk ishte njeri i mirë, e ai është rritur me të rrahura. Babin ai nuk e ka njohur kurrë.

Një narcizist për mua?

Sarah e përshkruan veten si një „natyrë e përkujdesur“, që gjithmonë do t’u ndihmojë të tjerëve. Burri i saj ishte projekti i saj. Dikush, të cilin ajo donte ta ndihmonte ta kapërcejë të kaluarën e vet me përvojat jo të mira të fëmijërisë dhe që ajo donte t’i tregonte se çfarë është dashuria e vërtetë. "Unë i mbushja mendjen vetes, se nëse duroj gjatë, ai do ta kuptojë, që unë jam personi i vetëm i duhur për të."

Por krejt e kundërta ndodhi. Refuzimi i ish-partnerit të saj që të kujdesej për nevojat e Sarahs u përshkallëzua gjatë shtatëzanisë. "Ai nuk kishte mirëkuptim, kur unë nuk isha në gjendje të mirë, dhe në përgjithësi nuk tregonte interes për mua. Unë kisha përshtypjen, se gjatë kësaj kohe vetëm i ngrija nervat atij dhe i isha bërë barrë."

Sarah në pritje të bëhej nënë i lutej atij për mirëkuptim, por më kot. Ajo nisi të ngrejë zërin. Në këtë situatë ai nisi të dëgjojë. "Ti më ulërin mua gjithmonë, ndaj mos u habit nëse nuk të trajtoj mirë." Ky ishte reagimi i tij më i preferuar. "Meqënëse unë nuk po i kushtoja më vëmendje atij, gjë që sipas tij i takonte, ai nisi të ketë vazhdimisht afera të reja“, tregon Sarah. Nëse atij i dilnin gënjeshtrat, i mohonte të tëra dhe e mbante Sarahn për të çmendur.

Një fuçi pa fund

Sjellja ndaj narcizistëve është një sfidë kundrejt vetëdijes tënde, thotë Bärbel Wardetzki. "Ata ia arrijnë brenda një kohe të shkurtër që tjetri të nënshtrohet e të mos jetë më personi që ishte në të vërtetë." Ndaj është e rëndësishme, që të mbash qendrim e të mos tërhiqesh.

Me divorcin Sarah mbajti qendrim dhe i hoqi burrit të saj narcizist burimin më të qendrueshëm të vlerësimit ndaj tij. Ai as që mund ta kuptojë këtë vendim. "Ai nuk e beson, që e kam seriozisht", thotë Sarah. Tani ai e përqafon atë dukei thënë, se ajo dhe familja janë pikërisht ajo çfarë ai ka nevojë. "Unë e besoj që ai ka nevojë për këtë. Por ai ka nevojë edhe për më shumë: ai asnjëherë nuk është i kënaqur me atë që ka."

Njerëzit me probleme narcizizmi janë si një fuçi pa fund, thotë Wardetzki. "Inkurajimi nuk mund të konservohet së brendëshmi dhe konfirmimi duhet të vijë gjithnjë e më shumë nga jashtë." Më shumë mirënjohje, më shumë admirim, të gjitha këto për një ndjenjë të trazuar të vetëdijes. "Atij i duhen gratë që e vlerësojnë. Kjo nuk ndryshon, vetëm se ai konstaton, që tani do të ketë familjen e vet. Problemi mbetet i njëjti." Sarah punon me terapisten e saj, që në të ardhmen ky të mos jetë më problemi i saj.

Julia Vergin
 

Comments

ather duhet te gjej një me te madhe ne moshe... behet fjale per lidhje me njohje .. jo ato shkusite e famshme kur ske zgjidhje tjeter .
Jo seshte e thene as nuk ka te beje shkusia as mosha.. sa femra te medhaja lexojme qe kerkojne djem te ri e sigurisht jo per ti edukuar .. (prob te tjera keto )
Shume nga ajo qe jemi sot i detyrohemi femijerise tone duam apo sduam ne, raportit me prinderit apo me shoqerine ..komplekse,apo probleme ...
 
Jo e ke gabim nuk po gjykoj aspak e asnjeri smund ta ndryshoje te shkuaren ama te tashmen e ka ne dore..
ateher po te them dhe dicka tjeret
ne te tashmen shume prej tyre nuk e kan mundesine e ndryshimit sepse njerez te tille i mbajne me zor , me force etc quaje si te duash
ka qe perdhunohen
 
ather I bije qe shqiptaret te gjith te jen narciste.. shumica derrmuese kane pas femijeri te veshtir ... apo familje te medha me shume femije, ku vemendja per secili ka qen e manget .. une them mos e pacim fat se sesht justifikim .
 
ateher po te them dhe dicka tjeret
ne te tashmen shume prej tyre nuk e kan mundesine e ndryshimit sepse njerez te tille i mbajne me zor , me force etc quaje si te duash
ka qe perdhunohen
çfarë nuk ka elle ..po flisnim per te lire ne zgjedhje e ne veprime...
 
ather I bije qe shqiptaret te gjith te jen narciste.. shumica derrmuese kane per femijeri te veshtir ... apo familje te medha me shume femije, ku vemendja per secili ka qen e manget .. une them mos e pacim fat se sesht justifikim .
narcisizmi esht vec një ane … me shume mendje te semur sepse skan pasur mekanizmat e duhura per te koperuar me realitetin , veten dhe njerezit e tjere
 
ather I bije qe shqiptaret te gjith te jen narciste.. shumica derrmuese kane pas femijeri te veshtir ... apo familje te medha me shume femije, ku vemendja per secili ka qen e manget .. une them mos e pacim fat se sesht justifikim .
Joo seshte e vertete mund te kemi qene te varfer por mos harro barazine e varferise, mos harro lirine e femijeve, mos harro bellain e motren shok...
Nuk ka te beje narcizmi me varferine !
 
çfarë nuk ka elle ..po flisnim per te lire ne zgjedhje e ne veprime...
liria nuk ekziston ne ato rrethana prandaj ka shume programme sociale , sic jan ktu ku jetoj un qe mundohen te ndihmojn sadopak po skane gjithmone sukses
 
Normale s'është aspak
Ama degjoj akoma femra qe i justifikojne dhe i "ledhatojne"...

Ps: disa pjes te karakterit mund te zbulohen dhe me vone. Dashuria është qorre sidomos kur je e re dhe pa eksperienc.
Femrat vdesin per narcizta, sepse narciztat deri sa te't fitojne zemren jane manipulator te lindur, pastaj fillon pjesa e shkaterrimit ku abuzojne deri sa e thyejne partneren/partnerin psikologjikisht sepse ajo pjese i ben te ndihen te plotesuar.
 
Jo seshte e thene as nuk ka te beje shkusia as mosha.. sa femra te medhaja lexojme qe kerkojne djem te ri e sigurisht jo per ti edukuar .. (prob te tjera keto )
Shume nga ajo qe jemi sot i detyrohemi femijerise tone duam apo sduam ne, raportit me prinderit apo me shoqerine ..komplekse,apo probleme ...
fix te citova.. nese secili nga ne do shikonte se çfarë i mungonte ne femijeri e do bente krahasime ... sdo dilnim gjysma normal.
une mendoj secili te jet ne ballanc me veten pastaj me te tjeret.
 
Mos ngaterroni personat me jete te veshtire me narcizmin. Ashtu si thoshte dhe artikulli me lart drejt narcizmit te shtyn po aq sa femijeria e veshtire edhe llastimi I tepert. Personalisht njerzit me te mire qe kam njohur jane ata qe kane vuajtur me teper. Ne cdo marredhenie duhet te japesh dhe te marresh, me një narcizt kjo nuk ndodh. Sapo te behesh pre e tij, do zhnderrohesh ne objekt shfrytezimi.
 
Joo seshte e vertete mund te kemi qene te varfer por mos harro barazine e varferise, mos harro lirine e femijeve, mos harro bellain e motren shok...
Nuk ka te beje narcizmi me varferine !
nuk permenda varferi materiale por ate te kujdesit.. ok shpesh femijet rrisnin nj tj sepse prinderit nuk kishin kohe per ta .. ngaqe punonin gjith diten .
 
liria nuk ekziston ne ato rrethana prandaj ka shume programme sociale , sic jan ktu ku jetoj un qe mundohen te ndihmojn sadopak po skane gjithmone sukses
është e padrejte ta them elle, por është e vertete per mua; ne kerkojme te kemi aq sa shikojme por edhe ne baze te vendit e jemi...
Shume zakone, le ti quajme edhe prapanike ndonjeher kan sukses, dic ndodh edhe ca here qe per ate ndihmen sociale prishen ca lidhje...
Bashkebisedimi,kuptimi,Durimi, deshira, vullneti dhe objektivat e perbashket mbajne ne kembe një lidhje
 
Mos ngaterroni personat me jete te veshtire me narcizmin. Ashtu si thoshte dhe artikulli me lart drejt narcizmit te shtyn po aq sa femijeria e veshtire edhe llastimi I tepert. Personalisht njerzit me te mire qe kam njohur jane ata qe kane vuajtur me teper. Ne cdo marredhenie duhet te japesh dhe te marresh, me një narcizt kjo nuk ndodh. Sapo te behesh pre e tij, do zhnderrohesh ne objekt shfrytezimi.
ne po flasim per viktimat e tyre
po një gje është e sigurt
te dyja palet kane probleme te thella psikologjike te pazgjidhura qe skane ditur si ti zgjidhin ne jete , e kto jan pasojat ne sjellje..
 
Femrat vdesin per narcizta, sepse narciztat deri sa te't fitojne zemren jane manipulator te lindur, pastaj fillon pjesa e shkaterrimit ku abuzojne deri sa e thyejne partneren/partnerin psikologjikisht sepse ajo pjese i ben te ndihen te plotesuar.
Jam shume dakord me komentin tend, me pelqeu “manipulator te lindur “ Desha vetem te shtoja qe statistikat tregojne se narcizmi shfaqet me teper te meshkujt, por sigurisht qe ka dhe femra narcizte.
 
Jam shume dakord me komentin tend, me pelqeu “manipulator te lindur “ Desha vetem te shtoja qe statistikat tregojne se narcizmi shfaqet me teper te meshkujt, por sigurisht qe ka dhe femra narcizte.
te gjithe e kemi brenda vetes si veti por vetpermebahemi pasi e filtrojm ne llogjike
vetem atyre qe u mungojnc ca vida se filtrojn dot dhe behen narcista
 
une se shoh problematike nese një cift i tille e durojn nj tj ... problemi është si duhen edukuar femijet.. sipas alogaritmit narcist apo atij normal qe është inegzistent .
Pra problemi trashegohet.
 
une se shoh problematike nese një cift i tille e durojn nj tj ... problemi është si duhen edukuar femijet.. sipas alogaritmit narcist apo atij normal qe është inegzistent .
Pra problemi trashegohet.
Ndaj thashë një bamirese :)
 
Ndaj thashë një bamirese :)
sme kuptove ti mua... ndersa femije është shembyllture e prinderve.. do ishte një loje e piset per psiqiken e femijes... qe bamirsja heret a vone do perfundoje ne psikiatri .. kjo sdo men e as kalem.
 
sme kuptove ti mua... ndersa femije është shembyllture e prinderve.. do ishte një loje e piset per psiqiken e femijes... qe bamirsja heret a vone do perfundoje ne psikiatri .. kjo sdo men e as kalem.
Pse mos te realizohet ne misionin qe po kryen plot aventura?!
 
Femrat vdesin per narcizta, sepse narciztat deri sa te't fitojne zemren jane manipulator te lindur, pastaj fillon pjesa e shkaterrimit ku abuzojne deri sa e thyejne partneren/partnerin psikologjikisht sepse ajo pjese i ben te ndihen te plotesuar.
Jam dakord me cdo gje pervec se pjeses ku thua qe vdesim per narcizista.
Mos ngaterroni personat me jete te veshtire me narcizmin. Ashtu si thoshte dhe artikulli me lart drejt narcizmit te shtyn po aq sa femijeria e veshtire edhe llastimi I tepert. Personalisht njerzit me te mire qe kam njohur jane ata qe kane vuajtur me teper. Ne cdo marredhenie duhet te japesh dhe te marresh, me një narcizt kjo nuk ndodh. Sapo te behesh pre e tij, do zhnderrohesh ne objekt shfrytezimi.
Un kam njohur te till nga llastimi i tepert qe akoma vazhdon dhe pse me familje...
 
Narcizmi është veti e cdo njeriu ne pergjithesi.Fillon qe me femijeri ku si femi është ne qender te botes.Si rregull narcizmi duhet te evulohet ne vetevleresimin e sakte te vetvetes si dhe te respektit ndaj gjithe komunitetit shoqeror
një gje e tille varet nga familja, shkolla,dhe nga rrethanat e vecanta qe jeton
Ne te vertet te gjithe fshehim brenda vetes një narcist
Vertet narcizmi I kujt del ne pah dhe futon ne një lidhje?
Varet kush është me i rendesishem,me me fuqi ?
Veshtiresohem te gjej kufirin ndermjet egoizmit dhe narcismit
 
une se shoh problematike nese një cift i tille e durojn nj tj ... problemi është si duhen edukuar femijet.. sipas alogaritmit narcist apo atij normal qe është inegzistent .
Pra problemi trashegohet.
Mendoj se ky është thelbi dhe ajo per çfarë duhet dikskutuar. Nk ka te bej varferia, nk ka te bej as pasuria. Ka njerez qe kan patur një femijeri te varfer dhe me kalimin e viteteve presin qe jeta ti jepe muncin te heqin masken dhe te tregojne veten. Po ashtu ka njerez qe gjithe jeten jane mesuar te duan veten dhe mos te bejne kompromise per asgje dhe asnji.

Por vlerat qe i ushqehen një njeriu nga një familje e shendosh, qofte familje me një nene apo dhe vetem një baba sepse ti ke sh te dy është fat. Vlerat qe ushqen prindri jane ato kryesore ne formimin moral te një njeriu. Hapat e para dhe dashuria rreth familjes. Krijimi i një ideali dhe një pikture qe do e mbajne me vete dhe do i shoqeroje gjithe kohes, madje do ja japin dhe femijeve tyre. Keshtu vazhdohet një brez i shendosht.

është veshtire te dallosh një narcist? Gjepura. Gjithkush ne jete ben zgjedhje, kush i ben te detyruara atehere ne heshtje pranon dhe pasojat.

Disa kane litarin e forte dhe nk kputen edhe pse i bien kokes me grushta dhe pranojn te justifikojn cdo gje. Te tjere shkatarrohen.

Te mires i futim shkelmin dhe jeta na e kthen dyfish ate shkelm.
 
Veshtir te jetohet me kta tipa njerzisht . Esht zor te besh me to . Te duket jeta aq tmerr saqe i bje pishman qe je te ...por kta tipa jan te pandreqshem.
 
Mendoj se ky është thelbi dhe ajo per çfarë duhet dikskutuar. Nk ka te bej varferia, nk ka te bej as pasuria. Ka njerez qe kan patur një femijeri te varfer dhe me kalimin e viteteve presin qe jeta ti jepe muncin te heqin masken dhe te tregojne veten. Po ashtu ka njerez qe gjithe jeten jane mesuar te duan veten dhe mos te bejne kompromise per asgje dhe asnji.

Por vlerat qe i ushqehen një njeriu nga një familje e shendosh, qofte familje me një nene apo dhe vetem një baba sepse ti ke sh te dy është fat. Vlerat qe ushqen prindri jane ato kryesore ne formimin moral te një njeriu. Hapat e para dhe dashuria rreth familjes. Krijimi i një ideali dhe një pikture qe do e mbajne me vete dhe do i shoqeroje gjithe kohes, madje do ja japin dhe femijeve tyre. Keshtu vazhdohet një brez i shendosht.

është veshtire te dallosh një narcist? Gjepura. Gjithkush ne jete ben zgjedhje, kush i ben te detyruara atehere ne heshtje pranon dhe pasojat.

Disa kane litarin e forte dhe nk kputen edhe pse i bien kokes me grushta dhe pranojn te justifikojn cdo gje. Te tjere shkatarrohen.

Te mires i futim shkelmin dhe jeta na e kthen dyfish ate shkelm.
Gjerat komplikohen ne momentin qe askush nuk e di veten narcist, por te kulluar.
Ta shtrosh si problem do ishte fatale madje.
Nese narcisti është I tille,,, partnerja le ta duroj ,,, femijet natyrisht do rriten ne ate fryme.
Ather le te lutemi qe po keta femije te jen psikolog te vetes e te prinderve te tyre!
Gje qe shume rradhe ndodh te jen normal.
Qe mos te themi,,, packa si rritemi,, karakteri I secilit formohet deri ne 3 vjec.
Nese arrin ta mbysesh femijen ne ty arrin ti pershtatesh gjithkuj,,,, pra njeri pa karakter.
Dikush duhet te shkepuse zinxhirin e një mekanizmi per te cilen dikush tjeter është shkaktare.
Pra ne nuk jemi pergjegjes per femijerin e dikujt por per femijerin e pasardhesve tane.
 
Top