• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Jeta jashtëtokësore, NASA: Për 20-30 vjet do të kemi fakte



Zbulimi i jetës jashtëtokësore, ndoshta ngjarja më emocionuese në historinë e njerëzimit, mund të kthehet në realitet të afërt edhe për banorët e tanishëm të planetit, kështu deklaroi shkencëtarja njëkohësisht edhe shefja e NASA-s, Ellen Stofan.

Diskutimi u mbajt gjatë një mbledhjeje të organizuar nga agjencia më e madhe hapësinore, posaçërisht për gjetjen e gjurmëve të një jete në një planet tjetër.

“Unë mendoj se ne do të kemi indikacione të forta të jetës përtej Tokës brenda një dekade, ndërsa pas thuajse 20 apo 30 vitesh ne do të zotërojmë prova definitive për këtë gjë. Ne dimë sesi t’i gjurmojmë jashtëtokësorët, në shumicën e rasteve kemi teknologjinë e duhur dhe mendoj se jemi në rrugën drejt zbulimit të madh”, tha Stofan.

NASA beson se një zbulim i tillë do të ndodhë aq shpejt, saqë nuk do të ndodhë në hapësirën e madhe, por shenjat e tyre të ekzistencës do të vihen re nga sistemi ynë diellor apo rruga e qumështit.

ثshtë një numër i konsiderueshëm arsyesh që grupi shkencor bazohet, ku më kryesorja është gjetja e provave të vazhdueshme se në planetet si Saturni, Jupiteri apo Mërkuri ka shenja të qarta burimesh ujore. Një tjetër arsye është se NASA ka zbuluar disa planete që i ngjajnë Tokës, paksa shkëmborë dhe me klimë të butë.

Pra sipas grupit shkencor problemi nuk është për të identifikuar vendet ku ka jetë tjetër, sepse ka disa si to, ndaj edhe NASA është optimiste, duke mos kërkuar nëse ka gjurmë jete, por kur do të bëhen të prekshme për ne.
/ Top Channel
 

Moonlight

Staf në FV.AL
Titulli: Jeta jashtëtokësore, NASA: Për 20-30 vjet do të kemi fakte

e mire une ath do jem duke vra menjen per jeten qe iku e nuk kthehet me ...po me plas fort per alienet
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Vendndodhja
Pertej Horizontit
Titulli: Jeta jashtëtokësore, NASA: Për 20-30 vjet do të kemi fakte

E adhurueshme,dua duaaa te udhtoj njehere jasht orbites se tokes,:)) drejt ndonje planeti tjeter ku ka jete.
 

Quku

Marakli Krapit
Titulli: Jeta jashtëtokësore, NASA: Për 20-30 vjet do të kemi fakte

E shyqyr se jam shum n'marak :D
 
Top