• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Jeta na privon realitetin

GLOOM

Catch me if you can...
Na ndodh shpesh ne jete te ngelemi pa koment me gjeneratat e lindura vitet e fundit. Te mbysin me pyetje qe ne një fare mënyre ndihesh keq nëse nuk arrin t’ju japësh përgjigje . Fal filozofeve te mëdhenj qe na i kane lehtësua disi jetën me fëmijët tanë qe sa vijnë e lindin me te zgjuar...
…Mami kam pare një ëndërr...- kam pare një njeri me krah dhe e veshur me te bardha dhe vetëm me buzëqeshte.-ka ndonjë qenie të tillë ne realitet?
-Po ke pare ti ndonjë te tille?- e pyeta.
-Jo !-ma ktheu .
-Po njeri normal ke pare?- ajo qeshi dhe ma ktheu ashtu prer-
-Po sigurisht qe po, njëra prej njerëzve normal jam edhe unë.
-Po krah ke pare?
-sigurisht, por jo tek ndenji njeri, por tek zogjtë.
Mas kësaj pyetje interesante, me erdhi ne mendje filozofi HUME
-David Hume , ka jetuar nga viti 1711 deri ne 1776, filozofia e tij vazhdon te jete me e rëndësishmja ne mes te empiristëve. Hume u rrit ne Skoci, ne rrethinat e Edinburgut. Dëshira e familjes se tij ishte te behej jurist, po ai ne kundërshtim me ta i pëlqente filozofia dhe dituria .Vepra me e rëndësishme e tij ishte ‘’Një traktat mbi natyrën njerëzore’’ .
Sipas Humes ‘’Engjëll’’është një Koncept kompleks. Ai përbehet prej dy përvojash te ndryshme qe ne realitet nuk janë bashke,por janë lidhur bashke ne fantazinë e njeriut.
Me fjale te tjera ai është një përfytyrim, sepse askush nuk e ka pare, pra vetëm është imagjinuar.
Nganjëherë formojmë komplekse te tilla idesh, qe nuk korrespondojnë me realitetin. Kështu qe krijon ide dhe koncepte qe nuk gjenden ne natyre. Shumë me pare është folur për ‘’Pegasus’’ kali qe fluturon. Pra ne këto raste duhet te pranojmë se mendja ‘’te paren ‘’dhe te ‘’thënën’’I ka prerë dhe I ka ngjitur me dorën e saj.
.Ajo ka mare krahë nga një përshtypje reale dhe kuaj nga një tjetër e secili element me vete është perceptuar një here dhe ka hyre ne teatrin e ndërgjegjes si përshtypje reale. Ne fakt nuk gjen asgjë ne vete ndërgjegjen. Mendja ka prerë dhe ka ngjitur dhe ne ketë mënyre ka ndërtuar ide dhe koncepte jo te vërteta.
-Ne kohen e Humes kishte shumë njërës qe kishin përfytyrime te qarta për "qiellin" dhe "Jerusalemin e ri"
Ne e kuptojmë shumë mire se ‘’qielli’’është një përfytyrim I përbëre me shume elemente. Disa prej tyre janë “’porti i përrallave’’’’rruge prej ari’’’’engjëjt’’etj. Mirëpo te gjitha këto janë nocione komplekse. Vetëm kur konstatojmë se përfytyrimi ynë për qiellin përbehet me nocione te thjeshta si këto qe përmendëm mund te pyesim nëse vërtet kemi pasur ndonjë ‘’përshtypje te thjesht’’te tille. Vetëm se ne kemi prerë dhe ngjitur te gjitha ‘’përshtypjet e thjeshta ne një figure te ëndërruar…Por ashtu është, se nëse ka gjë qe përdorim ne njerëzit kur ëndërrojmë janë’’ gërshërët’’ dhe ‘’ngjitësi.’’ Ne fakt te gjitha këto elemente qe hyjnë ne ëndërrimet tona duhen te kenë hyre njëherë ne mendjen tone si ‘’përshtypje te thjeshta’’sepse një njeri qe nuk ka pare ndonjëherë ar nuk ka sit e ëndërroje nje ‘’rruge prej ari’’………
-Mirë mami perse nuk habiten fëmijët e vegjël kur shikojnë një fenomen p.sh kur shikojmë një cirk qe një njeri qëndron ne ajër, pra këmbët nuk i ka ne as ne tok dhe as qe mbahet diku ? -vazhdon pyetjet vajza ime
O ke te drejt !
Sepse fëmija i vogël nuk ka ndonjë kënaqësi te veçante as habi , kur shikon se si shfuqizohet ligjet e natyrës, përpara se ti mësoje e ti njohe ato.
Dhe pikërisht jemi ne thelbin e filozofisë se përvojës se Humes . Ai do te shtonte se fëmija ende nuk është bere skllav i forcës se zakonit.
-Fëmija i vogël ka me pak paragjykime. Fëmija ne ketë rast nuk ka mendime te njëanshme, ai e percepton boten ashtu si është, pa i shtuar gjerave ndonjë gjë tjetër, veç atyre qe provon. Pra ti mendon se njeriu ne cirk nuk është e mundur te qëndroje ne ajër , sepse nëpërmjet ligjit te natyrës ne nuk mund te fluturojmë apo te qëndrojmë pezull, ne një fare mënyre ke provuar se kur hidhesh ti bie dhe mendon se mund te vritesh , Fëmijët e vegjël hidhen sepse nuk e mendojnë se mund te vriten dhe deri sa ta provojnë se vriten ata nuk ndalen, pra hidhen , dhe nëse vriten nuk hidhen me, krijohet një ndjenje frike .Dhe nëse shikojnë dike te hidhet dhe te mos vritet habiten .Pra njerëzit kur shikojnë se si njerëzit ne cirk hidhen bëjnë lëvizje gjimnastikore ne lartësi te mëdha, e kane atë ndenjen e emocionit te ankthit te frikës deri sa mbaron cirku .Këta njërës nuk janë ndryshe nga ne, por janë me te zhdërvjelltë ne lëvizje , u ikën ndiejna e frikës nga disa rripa sigurimi qe vene, janë me elastike ne lëvizje, por gjithsesi ne se rripi i sigurimit këputet apo nuk e vendosin , dhe nëse bien edhe ata vriten dhe lenden siç do njeri, pra është ligji i natyrës qe njerëzit nëse bien vriten,apo lëndohen apo dhe mund te vdesin.
Mami çmendon ti ?-kam dëgjuar se nëse je duke ecur dhe te del një mace e zezë përpara se s’bën do te ndodh diçka e keqe?.
-Pse mendon kështu?
-Sepse dëgjova mamin e shoqes qe I kishte prere rrugën një mace e zezë dhe me vone u rrezua dhe kishte thyer krahun.
-Po kjo nuk ka ndonjë lidhje shkaku midis dy ndodhive. Ne shkence është e rëndësishme te mos nxirren përfundime te nxituara..Pra macja e zezë nuk ka asnjë lidhje me rrëzimin dhe thyerjen e krahut.

Ne qofte se disa njërës mund te jene shëruar se kane përdorur një ilaç te caktuar, nuk do te thotë se ilaçi i ka shëruar. për ketë është e nevojshme qe te kesh një grup tjetër njerëzish te cilët besojnë ne përdorimin e ilaçit, por qe ne te vërtet marrin vetëm miell dhe ujë .Ne qofte se edhe këta shërohen , duhet te jete një faktorë i trete –p.sh besimi se ky ilaç është i mire, qe i ka shëruar. Nuk e kam fjalën për te gjitha sëmundjet .e kam fjalën tek besimi i disa njerëzve ne zakone te ndryshme si ai qe besojnë tek prerja e rrugës se maces se zezë. Pra asnjëra nuk ka lidhje shkaku as macja e zezë as krahu i thyer. Si mendon ti nëse macja e zezë nuk do tja kishte prerë rrugën , ajo do te binte dhe nuk do ta kishte thyer krahun?.Për ti besuar kësaj na duhet ti përjetojmë gjerat sepse kjo nuk ndodhet ne ligjet e natyrës. Pra fillo te kuptosh se çdo të thotë empirizëm. Për sa I përket Etikes dhe moralit filozofi Hume i kundërshton racionalistet. Racionalistet mendonin se dallimi midis te mirës dhe te keqes është konservuar ne arsyen njerëzore. Te ashtu quajturin mendim te drejte e kemi takuar tek shume filozofë, nga Sokrati deri tek Loke. Miro sipas Humes , nuk është arsyeja ajo qe vendos se çfarë bëjmë ne, por janë ndjenjat tona. Pra nëse një njeri te kërkon ndihme, dhe ti vendos te ndihmosh janë ndjenjat e tua qe te vene ne lëvizje dhe jo arsyeja. Nëse nuk dëshiron te ndihmosh ketë njeri, janë ndjenjat e tua. Pra nuk është e arsyeshme dhe e pa arsyeshme te ndihmosh nje njeri qe kërkon ndihme. Mund te jete e pa hijshme .P.sh ne kohen e tërmeteve apo fatkeqësive te tjera natyrore shumë shtete u vene ne ndihme popujve ne fatkeqësi .Këtu te gjithë njerëzit qe afrojnë ndihme i detyron ndjenja e tyre për te afruar ndihme. Po te kishin qene pa ndiejna ose pot a kishin lëne zgjidhjen ‘’arsyes se ftohte ‘’mund te mendonin se është mire te vdesin disa njërës ne ketë bote qe kërcënohet nga superpopullsija. Ose një tjetër shembull perse kur na Ben dikush keq apo sillet keq ndaj nesh,nuk e zgjidhim duke e vrare atë njeri, por i drejtohemi organeve gjyqësore? - sepse edhe ai njeri qe ne ndërgjegjen e tij ka ‘’keqbërësin’’e do jetën, edhe për ketë nuk duhet vrare. Pra edhe ‘’ai e do jetën’’është një fjali përshkuese, kurse ‘’Për ketë nuk duhet vrare ai’’është një fjali normative etj., Si këto pra përveç ligjeve te natares jetojmë edhe me norma ligjore. Vendosja e normave ka qene e nevojshme ne jete sepse njerëzit nuk duhen lejuar te veprojnë sipas ndërgjegjes se tyre ,por sipas normave ligjore për te mire te shoqërisë. Pra ligji është pjese e rëndësishme e cila na shoqëron ne jete ,dhe qe është vendosur nga shumë njërës te tjerë qe kane ndiejna dhe ndërgjegjes me te lartë.(shpresojmë te jete kështu sepse jeta po na privon ndryshe,,,)

Mimoza Asllani
 
Top