• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Kafja e ftohtë, 6 truket që duhet të përdorni për ta bërë në shtëpi

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Kafja e ftohtë, 6 truket që duhet të përdorni për ta bërë në shtëpi



Kush nuk ka nevojë për të paktën një kafe për të filluar ditën? Dhe pastaj dy, tre, katër … për ta vazhduar atë? Megjithatë, me verën dhe mungesën e dëshirës për pije të nxehtë, më mirë të zgjedhësh një kafe të ftohtë që mund të na japë fuqinë dhe energjinë që na nevojitet, por edhe një ndjenjë të këndshme freskie. Ju gjithashtu mund ta bëni atë edhe në shtëpi, ju duhet vetëm kafe, akull (dhe një përzierës nëse doni edhe shkumë).

E ftohtë edhe gota


Gjëja e parë që duhet të mendoni është se ku dëshironi ta shijoni kafenë e ftohtë. Nëse doni të rritni dhe të zgjatni ndjenjën e freskisë së kafesë, ftoheni gotën e zbrazët, duke e vendosur atë në frigorifer për disa minuta.

Në gotë me akull

Sapo gota është ftohur, derdhni pak kube akulli dhe pastaj menjëherë pas një kafe të gjatë. Zgjidhni sipas shijes suaj nëse doni t’i hidhni sheqer dhe shijojeni.

Më parë

Ju gjithashtu mund të përgatisni një kafe moka, duke i derdhur të gjitha në një shishe, e lini të ftohet pak dhe pastaj transferojeni në frigorifer për të pasur kafe të ftohtë gati sa herë të keni nevojë.

Kafe me shkumë

Nëse dëshironi një kafe të ftohtë me shkumë, merrni një përzierës, vendosni me rregull akullin, sheqerin e lëngshëm dhe më në fund kafenë. Mbylleni menjëherë dhe shkundeni për rreth dhjetë sekonda. Pastaj hidheni në gotë duke e mbajtur akullin me sitë ose me lugë.

Mund t’i shtoni

Për më shumë shije, në përzierësin tuaj ju gjithashtu mund të shtoni edhe liker ose krem pana dhe sigurisht do të silleni si të babëzitur.

Me mikser

Nëse nuk keni përzierës, por dëshironi një kafe të ftohtë me shkumë, ju mund të përzieni me mikser kafe së bashku me akull dhe sheqer, derisa akulli të jetë shkrirë dhe shkuma të jetë formuar.


(gazeta-Shqip.com)
 
Top