• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Kalendari enciklopedik

Marla

PPSL
Materiale interesante te postuara nga faqja ne FB e Kalendari Enciklopedik Shqiptar

29 Gusht

29 Gusht 1915 – Lindi Ingrid Bergman (vdiq në datën 28 gusht, 1982) Kur e ftoi Hollywoodi, ajo ishte një yll në Suedi. Në SHBA Ingrid Bergman hyri në historinë e kinemasë. Të paharruara mbeten rolet e saj si në filmin “Casablanca”. E habitshme është, që ajo edhe në epokën digjitale, kur yjet e Hollywoodit qysh në moshën njëzet vjeçare në seri u nënshtrohen operacioneve të kirurgjisë kozmetike, ajo e ruan magjinë saj. Ajo mahniste botën e kinematografisë me natyrshmërinë e saj, këtu në fotografi më 1958 përkrah producentit suedez Lars Schmidt Ndoshta ky mrekullim, i konservuar për dekada në zemrat e spektatorëve të kinemasë, bazohet edhe në faktin që Ingrid Bergman kishte diçka unikale, diçka të pashpjegueshme. Ndryshe nga shumë yje të tjera femra të Hollywood-it Bergman ishte e shumëanshme: ajo ishte suedeze, fëmijë e një nëne gjermane, e cila vdiq kur Ingrid ishte tre vjeç. Ajo u bë një yll në kinematografinë e hershme suedeze dhe i rrëmbeu zemrat e spektatorëve të teatrit edhe me interpetimet në pjesët e Ibsenit e Strindbergut. Më 1938 ajo shkoi në Hollywood dhe u bë shumë shpejt e preferuara absolute e publikut duke luajtur krah herojve të filmit si Humphrey Bogart dhe Gary Grant, Spencer Tracy dhe Gary Cooper. Dialogu i saj i flaktë me Bogart në filmin klasik “Casablanca”, vështrimi i saj i trishtë dhe i përvuajtur në fund të filmit – e gjitha kjo jo vetëm që hyri në historinë e kinematografisë e të filmit, por imazhi i Bergman mori përmasat e një ikone. Puthja në film mes Bergman dhe Bogart u bë ndër më të njohurat e shekullit të 20-të.

29 Gusht 1958- Lind Michael Jackson. Para moshës 6-vjeçare ai iu bashkua vëllezërve të tij në grupin “Xhekson 5”. Majkëlli ishte këngëtari dhe vallëzuesi më i mirë i grupit. Në moshën 22 vjeçare, ai nuk u bë vetëm këngëtari më i admiruar në botë, por edhe një nga njerëzit me famën më të madhe në glob. Xhekson thuhet të ketë arritur famën e njëjtë me ata që njihen të kenë bërë revolucion në industrinë e muzikës – Elvis Presley dhe “Beatles”. Por, ai ka qenë i pari këngëtar me ngjyrë që ka frymëzuar një masë të madhe të njerëzve në mbarë botën.

Më 29 gusht të vitit 1942, në një familje intelektuale, u lind në Durrës, Ferdinand Radi. Ishte nipi i Vinçenc Prenushit nga nëna, dhe i Lazër Radit nga babai. Në vitin 1945, me çlirimin e vendit, familja vendoset në Tiranë. Në vitet e shkollës shquhej për humorin e tij të hollë. Në atë kotë te ai ndikoi njohja me Kujtim Spahivoglin, njohje nga e cila do të kushtëzohej më pas vetë jeta e Ferdinand Radit. Spahivogli u bë shoku dhe miku i tij më i ngushtë, i cili ndikoi drejtpërdrejt në formimin e tij artistik. Në vitin 1965, krahas punës në uzinën “Partizani”, Radi fillon edhe aktivitetin e tij artistik me amatorët e kësaj uzine. Në vitin 1968 mbaron kursin e regjisurës nën drejtimin e pedagogëve të nderuar, Pandi Stillu e Pirro Mani. Krahas aktivitetit të tij me amatorët, Radi punoi me kontratë edhe pranë Teatrit Popullor dhe teatrit të Institutit të Lartë të Arteve. Pjesëmarrje me trupën profesioniste ndikoi edhe në aktivizimin e tij në film. Vdiq në vitin 2004 në Tirane

29 Gusht 1968– Hubert Humphrey pranoi emërimin e Partisë Demokrate si kandidat për president. “Sonte i them këtij Kuvendi të madh dhe popullit tonë të madh se jam i gatshëm të drejtoj fatet e këtij vendi, deklaroi Humphrey.” Në vitin 1968 Partia Demokrate ishte e përçarë thellë ndërmjet përkrahësve të zotit Humphrey, që në atë kohë ishte nënpresident dhe atyre kandidatëve që kundërshtonin luftën në Vietnam, si senatori Eugene McCarthy dhe senatori që u vra më vonë, Robert Kennedy. Disa delegatë në Kuvendin e Çikagos, si edhe disa demonstrues jashtë sallës së Kuvendit, e shihnin zotin Humphrey si simbol dhe mbështetës të politikës së ndjekur ndaj Vietnamit nga presidenti Lindon Johnson, të cilit i përfundonte mandati. Protestuesit u përleshën me policinë e Çikagos dhe secila palë akuzonte tjetrën si shkaktare të dhunës. Disa historianë thonë se pas përçarjeve dhe dhunës në Kuvendin e Çikagos, Partia Demokrate nuk mundi ta marrë veten në kohë për zgjedhjet e nëntorit, të cilat Hubert Humphrey i humbi me një diferencë të vogël ndaj kandidatit republikan, Riçard Nikson.

29 Gusht 1949- Në një test në Semipalatinsk në Kazakistan, Bashkimi Sovjetik shpërtheu me sukses bombën e saj atomike të quajtur “First Lightning” (“Vetëtima e Parë”). Për të matur efektet e shpërthimit, shkencëtarët sovjetik ndërtuan ndërtesa, ura, dhe struktura të tjera qytetërimi në afërsi të bombës. Ato gjithashtu vunë kafshë në kafaze që të testonin efektet e rrezatimit nuklear tek gjitarët. Shpërthimi atomik, i cili ishte 20 kiloton, afërsisht i barabartë me “Trinity”, shpërthimin e parë atomik amerikan, shkatërroi strukturat dhe shkrumboi kafshët.

29 gusht 1842 – U nënshkrua Marrëveshja e Nanjingut, e cila i dha fund “Luftës së Opiumit” që vazhdonte për 3 vjet mes Anglisë dhe Kinës.

PALERMO 29 Gusht 1991 ... Nuk është e lehtë të harrosh burra të këtij kalibri ...... Libero Grassi ishte një sipërmarrës. Më 29 gusht 1991, në 7.30 të mëngjesit, ai u vra nga mafia sepse i tha jo 'Pizzo', (gjobave të mafies) për kundërshtimin e dallavereve të zhvatjes. Disa muaj pas vdekjes së tij, dekreti që çoi në ligjin anti-raketë 172 u miratua, me krijimin e një fondi solidariteti për viktimat. Në krye të një fabrike tekstili në Palermo që nga vitet 1950, ai nuk iu nënshtrua presionit dhe frikësimit nga Mafia për pagimin e 'parave të mbrojtjes'. Libero Grassi kundërshton kërkesat dhe del, duke denoncuar publikisht zhvatësit. Më 10 janar 1991, Giornale di Sicilia publikoi në faqen e parë një letër drejtuar nga Libero drejtuar "ekstororit të dashur", në të cilën ai kërkoi "të kursente telefonatat kërcënuese dhe shpenzimet për blerjen e siguresave, bombave dhe plumbave, si dhe ne nuk jemi në dispozicion për të dhënë kontribute dhe e kemi vendosur veten nën mbrojtjen e policisë ". Tre muaj më vonë, më 11 Prill 1991, në një intervistë me Michele Santoro ai deklaroi: "Unë nuk paguaj sepse do të ishte një heqje dorë nga dinjiteti im si një sipërmarrës"
 

sofia

Antarë i Respektuar
Nuk e di nqs jepet ende, por hera e pare qe jam njohur me kalendarin encliklopedik si koncept ishte vite me pare teksa degjoja Klubin e Mengjesit rruges per ne shkolle :love: :love: :love:
 

Ivy

Pushim....
Une mund te jem njeriu me pa tru qe mund te ndeshni ne planet,edhe 100 here ti lexoj informacione te tilla si mbaj mend🤣🤣🤣🤣,por qe gjithmone i lexoj apo degjoj.....
 

Marla

PPSL
30 Gusht

Më 30 gusht të vitit 1949 vdiq mësuesja, intelektualja dhe atdhetarja, Sevasti Dako -Qiriazi. Lindi në vitin 1871. Ishte atdhetare dhe nismëtare e organizimit të arsimit shqiptar për femra. Ishte Naim Frashëri ai që i dha mundësi Sevasti Qiriazit të studionte në kolegjin me emër Robert College në Stamboll e të luante një rol aktiv në arsimimin e grave. Ajo qe e para grua shqiptare që studioi në këtë institucion amerikan, të cilin e kreu në qershor 1891. Me t’u kthyer në Shqipëri ajo mori pjesë në ngritjen e shkollës së vashave në Korçë më 1891. Kjo shkollë është edhe fillimi i një shkolle mbi bazën laike. Pas Luftës së Parë Botërore kjo shkollë njihej ende me emrin e familjes Qiriazi. Ajo mori pjesë edhe në Kongresin e Manastirit, ku u mor kryesisht me përgatitjen e teksteve shkollore. Është thënë se Sevasti Qiriazi-Dako ka botuar një gramatikë për shkollat fillore në Manastir në vitin 1912. Ka redaktuar një radhë tekstesh historie. Me të shoqin, gazetarin dhe shkrimtarin Kristo Anastas Dako e me të motrën Parashqevi Qiriazi ajo vajti në Rumani e prej andej emigroi në Shtetet e Bashkuara, ku bashkëpunoi me të përdyjavshmen “Yll’ i mëngjesit”. Motrat Qiriazi ishin mësueset dhe edukatoret e para të shkollës së vashave që u hap më 1891 në Korçë.

30 Gusht 1780 -Gjenerali i Ushtrisë Revolucionare të Amerikës, Benedict Arnold, kreu një nga veprimet më të ulta të tradhtisë, që mbahen mend në historinë amerikane. Gjenerali Arnold hyri në kontakt të fshehtë me britanikët dhe pranoi të lejonte marrjen e fortesës West Point, në shtetin e Nju Jorkut dhe të 3 mijë trupave amerikane që ishin nën komandën e tij. Shpërblimi për tradhtinë e tij ishte 20 mijë stërlina angleze. Komploti u zbulua dhe Arnoldi iku për t’u vënë nën mbrojtjen e anglezëve në qytetin e Nju Jorkut. Para se të tradhtonte, gjenerali Arnold kishte qenë një hero i vërtetë i luftës amerikane për pavarësi. Ai kishte udhëhequr me trimëri në fitore trupat e tij, në shumë beteja me britanikët. Megjithatë thuhet se ai ishte njeri i pangopur, që kishte dobësi për të bërë një jetë luksoze. Marrëveshja për të dorëzuar fortesën Ëest Point, shpjegohet me nevojën e Arnoldit për para, që të bënte një jetë luksoze, të cilën mundësitë financiare nuk ia lejonin. Në Shtetet e Bashkuara emri Benedict Arnold, u bë sinonim i tradhtisë dhe i pabesisë.

30 Gusht 1918- Pas fjalimit në një fermë në Moskë, lideri sovjetik Vladimir Lenin u qëllua dy herë nga Fanya Kaplan, një anëtare e partisë Revolucionare Sociale. Lenin u plagos rëndë por i mbijetoi goditjes. Atentati shënoi një valë raprezaljesh nga ana e bolshevikëve kundra revolucionarëve social dhe kundërshtarëve të tjerë politikë. Mijëra vetë u ekzekutuan dhe Rusia u përfshi në një luftë civile.
Kane lindur:
Vdekje:

 
Redaktimi i fundit:
  • Më pëlqen
Reactions: NGU

Marla

PPSL
31 Gusht


Lady Diana | Të bësh vetëm atë që të thotë zemra jote ... Princesha Diana ndërroi jetë më 31 gusht 1997. "Nuk dua të bëhem mbretëreshë e Anglisë, por mbretëreshë e zemrave", ishin fjalët e princeshës Diana në 20 Nëntor 1995, në një intervistë të gjatë që dha në BBC dy vite para vdekjes së saj. Kanë kaluar njëzet e tre vite nga ajo natë fatale, ku la frymën e saj të fundit, në një ndjekje fatale nga paparacët në tunelin e urës D'Alma në Paris, megjithatë njerëzit kujtojnë si dje fundin e saj tragjik dhe kurrë nuk do ta harrojnë. Figura e saj do të mbetet gjithmonë shumë intensive dhe emocionuese, për t'u fshirë nga nënndërgjegjja jonë kolektive. Le të fillojmë historinë që nga fillimi ... Lord Edward Spencer, në vend të pasardhësit të tij të lakmuar mashkull, pa më 1 Korrik 1961, në Sandringham, Angli, të lindë vajza e tij e tretë, Diana Frances Spencer. Në moshën shtatë vjeçare, prindërit e saj u ndanë pasi shpërtheu një skandal në lidhje me lidhjen jashtëmartesore të nënës së saj, Frances, me Peter Shand Ky, me të cilin u martua më vonë. Motrat e saj më të mëdha, Sara, 12 dhe Jane 10, do të dërgoheshin në shkolla të brendshme. Diana dhe vëllai i vogël i saj Charles e ndajnë kohën e tyre midis shtëpisë së babait dhe nënës së tyre. Që nga viti 1967 babai i tyre fiton kujdestarinë e të dy fëmijëve. Atëherë, Diana regjistrohet në Silfield Breakfast School dhe një vit më vonë do të dërgohet në shkollën e saj të parë të brendshme, Riddlesworth Hall në Norfolk. Edhe pse nuk u dallua në mësime, fitoi lëvdata për notin e saj, zhytjet dhe aftësitë në balet. Diana thuhet se u lëndua nga divorci i prindërve të saj. Sipas vëllait të saj Charles Spencer, "ndërsa rritej, pasiguritë e saj humbën dhe u bë karakter më i hapur". Pas mbarimit të shkollimit në Kent School në 1977, babai i saj, Earl Spencer, martohet me Raine, konteshën e Dartmouth, vajzën e shkrimtares së famshme të romanëve romantikë Barbara Cartland. Diana dhe motrat e saj e quanin "Shi Acid" (Acid Raine, lojë fjalësh me emrin e saj), pasi nuk kishin marrëdhënie të mira. Në vitin 1980, në një aheng në Althorp, në pronësi të Spencer në Northampon, princi Charles sheh për herë të parë adoleshenten Diana. E përshkruan si "një 16 vjeçare shumë të lumtur, argëtuese dhe simpatike, plot gëzim". Në atë kohë, Diana ndante një apartament në Londër me tre vajza të tjera ndërsa punonte si asistente në spitalin Young England. Gjithashtu punonte pa pagesë si babysitter tek fëmija i një çifti amerikan. Disa muaj më vonë, në Shkurt 1981, u njoftua fejesa Dianës me pasardhësin e fronit britanik. Të pyetur nga një reporter nëse janë të dashuruar, Diana përgjigjet: "Sigurisht" dhe Charles shton: "Kushdo qoftë kuptimi i "të dashuruar" ... Në Korrik 1981, çifti martohet në katedralen e Shën Palit në Londër, me rreth 600,000 njerëz të qëndrojnë në rrugët e kryeqytetit anglez duke brohoritur. Ishte 29 Korrik 1981, kur, në ballkonin e Buckingham, për herë të parë një princeshë angleze puthi publikisht burrin e saj para mijëra spektatorëve, kamerave dhe më shumë se 750 milionë shikuesve. Eshtë fakt që për monarkinë tradicionale të Mbretërisë së Bashkuar po shfaqet një epokë e re. Çifti princëror bëhet me dy djem. Në Qershor 1982, pas 17 orësh në sallën e lindjes, vjen në jetë i dyti sipas rradhës, pas babait të tij, pasardhësi i fronit britanik "William Arthur Philip Louis Windsor". Dy vite më vonë, në Shtator 1984, lind djali i dytë i familjes, princi "Henry Charles Albert David". Disa muaj më vonë, pasi princi Charles rrëfen tradhëtinë bashkëshortore në një dokumentar televiziv, Jonathan Dimbleby në librin e tij zbulon detaje të jetës së trazuar të të dyve. Përshkruan marrëdhëniet e princit me Camilla Parker Bowles, e cila filloi në vitin 1972, si dhe që Charles pretendoi se ishte martuar me Dianën për të kënaqur të atin. Libri i Anna Pasternak "Princess in Love" përshkruan marrëdhëniet e Dianës me kapitenin e ushtrisë britanike James Hewitt. "Ishim tre në këtë martesë", i zbulon gazetarit britanik Martin Bashir. Duke thyer protokollin e "heshtjes" flet për rolin mbytës që i impononte pozicioni i saj dhe bashkëshortin e saj të largët. Kishte dobësi të madhe për dy djemtë e saj, William dhe Harry, dhe nuk hezitonte të shprehte dashurinë e saj me përqafime dhe puthje të ngrohta kudo që të ishin, duke ardhur kontra me "duhet" mbretërore. Princi William dhe Harry ndjekin gjurmët e nënës së tyre duke mbështetur bamirësitë për HIV. Në Maj 1997, princesha Diana udhëton për në New York. E vendosur të lërë të kaluarën pas, dhuron të gjitha tualetin dhe kostumet që kishte veshur në kohën e martesës së saj me Princin Charles. Ky është një veprim thjesht simbolik. Shumica e rrobave ishin dizajnuar nga stilistja personale dhe mikesha e saj Catherine Walker. Libri i Andrew Morton, "Diana: Historia e saj e vërtetë.", zbulon buliminë e saj, depresionin me të cilin përballej, jetën e e saj të dëshpëruar bashkëshortore. Eshtë një biografi e shkruar me pranimin e heshtur të princeshës. Në librin e Tina Brown, "The Diana Chronicles", drejtoreshës së Vanity Fair për gati dhjetë vite dhe para Tattler, pretendon se princesha Diana e kishte pyetur: "Si mund të krijoj një lidhje? Asnjë burrë me vlera nuk do të durojë atë që mbart". dhe megjithatë, në vitet e fundit para aksidentit, Diana duket se kishte gjetur ekuilibrin e saj. Në fytyrën e partnerit të saj të fundit, playboy-it të famshëm Dodi al Fayed, gjen siguri. Një fakt që doli të ishte një ironi tragjike… Sa ndryshe do të kishte qenë jeta e saj sot nëse nuk do të kishte “ikur” në krahët e të dashurit të saj të vdekur, në rrënojat e një Mercedesi të blinduar, në një tunel nëntokësor në Paris në 31 Gusht. 1997? Trevor Rees-Jones, truproja e princeshës, ishte i vetmi i mbijetuar nga aksidenti tragjik, i cili duhej t'i nënshtrohej operacioneve për të riparuar dëmin në kafkën e tij. Fundi i palavdishëm i Dianës vazhdon të ndjekë vetëdijen kolektive me teoritë e komplotit, siç janë vrasja e Kennedy-t ose vdekja e Marilyn Monroe. Qindra biografi dhe zbulime janë përpjekur të hedhin dritë mbi jetën e saj dhe t'u përgjigjen pyetjeve në lidhje me atë natë fatale. Raporti zyrtar i autoriteteve e karakterizoi vdekjen e saj si aksident. Sidoqoftë, sondazhet tregojnë se britanikët besojnë se kishte një lloj mbulimi të çështjes. E vetmja gjë e sigurt është se vdekja e saj shkaktoi trishtim në të gjithë botën për humbjen e padrejtë të "princeshës së zemrave". Figura tragjike fëmijët e saj William dhe Harry. I dhanë lamtumirën nënës së tyre aq herët.

FB_IMG_1598860285704.jpg
 

Marla

PPSL
31 Gusht 1908- Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara i dha një goditje taktikës së përdorur nga sindikatat gjatë grevave. Gjykata arriti njëzëri në përfundimin se Bashkimi i Kapelabërësve të Amerikës së Veriut kishte shkelur disa ligje anti-trust, kur kishte sponsorizuar një bojkotim në shkallë kombëtare të Kompanisë së Kapelave Danbury. Çështja lidhej me të drejtën e sindikatave për të imponuar një bojkotim në shkallë të gjerë kundër prodhimeve të kompanive që ato i luftonin. Kompania tha para gjykatës se bojkotimi, që u respektua edhe nga sindikata të tjera për shkak të solidaritetit punëtor, i kishte kushtuar kompanisë qindra mijëra dollarë. Vendimi i gjykatës së Lartë kërcënonte të dobësonte sindikatat kombëtare duke i mbajtur ato përgjegjëse për dëmet lidhur me të cilat ngrinin padi kompanitë private të dëmtuara nga taktikat e tyre. Më 1918 Kongresi i Shteteve të Bashkuara miratoi një ligj që përjashtonte sindikatat e organizuara nga paditë penale ose civile për shkelje të ligjeve anti-trust.

FB_IMG_1598860355712.jpg
 
  • Më pëlqen
Reactions: Ivy

Marla

PPSL
31 Gusht 12-Lind Kaligula, perandor romak. Kaligula sundoi në vitet 37-41. Ai është i njohur për një sërë veprimesh të çuditshme, si shpallja e luftës në det dhe shpallja e vetes Zot. Mbretërimi i tij ishte premtues në fillimet e veta, por pas një periudhe të vështirë që kaloi për shkak të një sëmundjeje, ai u bë paranojak, gjë që e çoi në sjellje të çrregullta, ku përfshihet këtu edhe incesti me motrën e tij, Julia Drusilla. Gaius (Kaligula) kënaqej nga fakti që poshtëronte senatin, duke deklaruar se ai mund të bënte konsull kë të dëshironte, madje edhe kalin e tij. Gaius ishte i etur për të krijuar kredencialet e tij ushtarake, edhe pse me fushatën e tij në Gjermani nuk arriti shumë dhe pushtimi i tij i dështuar i Britanisë u kthye në një luftë me Zotin e detit, Neptunin. Thuhet se ai kishte urdhëruar trupat e tij të sulmonin dallgët me shpatat e tyre. Gaius e shpalli veten Zot dhe përdorte statusin e tij hyjnor për të vendosur monarki absolute në Romë. Ai ndoqi shembullin e Tiberit duke përdorur gjykimet e tradhtisë për të eliminuar armiqtë, realë e imagjinarë. Pas sjelljeve të tij foshnjërore, ndaj tij u organizua një vrasje. Dhe mendohet që Gaius të ketë protestuar se nuk mund të vritej pasi ishte një Zot i pavdekshëm, gjë që nuk rezultoi e tillë.

FB_IMG_1598860429018.jpg
 

Marla

PPSL
1 shtator 1928, rishpallet Mretnia Shqiptare! Me 29 korrik 1913 Konferenca e Londrës e deklaron Shqipërinë principatë. Si princ u caktua Vilhem Vid. Nuk mbijetoi Vidi, pak prej mungesës së talentit, pak prej se ishin edhe Esad pasha me të tjerë të cilët e synonin vetë fronin ose për Ahmet Izet pashën, ministrin e luftës së Perandorisë Osmane i cili ishte shqiptar dhe personalitet. Pas largimit të Vidit froni mbeti bosh. Pushtetin e mbajti Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit, pastaj e mbajti kaosi. Në 1920 u organizua Kongresi i Lushnjes. Nga ky kongres doli Këshilli i Naltë i cili do administronte fronin bosh. Këshilli u nda në katër prej katër besimeve; Abdi bej Toptani, Aqif pashë Elbasani, Emzot Luigj Bumçi dhe Mihail Turtulli. Në qershor 1924, ndodh grushti i shtetit dhe rrëzohen qeveritë Vërlaci e Vrioni. Zgjidhet me short Fan Noli kryeministër. Kjo qeveri nis djegien e shtëpive të kundërshtarëve politikë dhe në modelin e Bashkimit Sovjetik (i vetmi shtet që e njohu), jep mbi 120 dënime për kundërshtarët. Iljaz Vrioni largohet shkon në Korfuz, ndërsa Ahmet Zogu në Dibër, pastaj në Beograd. Qeveritë perendimore, Britania e Franca, udhëzojnë Jugosllavinë të mbështesë kthimin e Ahmet Zogut në Shqipëri. Zogu kthehet nē Shqipëri dhe menjëherë nënshkruan "Paktin e Tiranës" me Italinë, duke dëshmuar se ska asnjë implikim shtesë me jugosllavët. Jugosllavët si kundërpërgjigjje ndaj Italisë, nënshkruajnë me Francën. Prej asaj dite në Beograd organizoheshin atentate kundër Ahmet Zogut, siç ishte rasti i Vjenës kur atentatorëve Azis Çami e Nok Gjeloshi, policia austriake iu gjeti pashaporta diplomatike jugosllave. Edhe nē 1927, ambasadori shqiptar në Beograd informonte kryetarin e Senatit, Pandeli Evangjeli, se në Beograd janë mbledhur emigrantë politikë shqiptarë dhe në komandën e Vukotiqit, synojnë kryengritje në Shqipëri kundër Zogut. Me 21 janar 1925 Ahmet Zogu triumfon, quhet "Triumfi i Legalitetit" dhe shpall republikën. U bë president. Republika u shpall për të suprimuar fronin pasi juridikisht froni i Vidit ekzistonte ende. Fron nuk kishte më; Shqipëria Republikë. Pas pak kohe president, Ahmet Zogu me 1 shtator 1928 deklarohet prej Asamblesë Kushtetuese, mret. Shqipnia shpallet mretni dhe thirret në fron Ahmet Zogu. Kush ishte Ahmet Zogu? Bir i familjes feudale të bejlerëve ushtarakë të Matit. Paraardhësit e tij ishin pashallarë, Xhemal pasha e Xhelal pasha të sanxhakut të Ohërit dhe historia si bej shkonte më thellë qysh kur kjo familje zbriti në Mat nga Rrafshi i Dukagjinit të Kosovës. Bir i Sadije hanëm Toptanit, bijë e fisit të fuqishëm dhe të pasur të Shqipërisë së Mesme. Ahmet bej Zogolli studioi në liceun ushtarak në Gallatasaraj. Ai në moshën 18 vjeçare i priu ushtrisë prej mbi 1000 vetë në Kakarriq të Lezhës, kundër serbëve të cilët bashkë me malazezët mbanin rrethuar Shkodrën. Populli i knoi për ketë ngjarje: "Ahmet beg, ku i çon kta trima/ n'Karadag me pre qefina. Ahmet beg, ku e çon ket ushtri/ me luftu me Mal të Zi..". Në libërthin "Principata Shqipëri", shkruar nga preudonimi "Karl Topia" i cili mendohet se ka qenë zyrtar i perandorisë austro-hungareze, shkruhet se beu i ri i Matit, Ahmet Zogolli, respektohej nga princ Vidi, sepse ia kishte nevojën. Kur Vidi po rrëzohej nga lufta në Durrës, atë e kishin në dorë Ahmet bej Zogolli dhe kapidani i Mirditës, Prend Bibë Dodë pasha. Preng pasha u afrua deri në Prezë por nuk ndërhyni, Ahmet beu i mbajti ushtarët në Krujë e nuk ndërhyni. Pra në moshën 18 vjeçare, Ahmet bej Zogu ishte faktor politik që përcaktonte fronin. Në marrëveshje mes priftave dhe austriakëve, (At Pal Dodaj), Ahmet bej Zogu u largua dhe shkoi në Vjenë. U ra dakort që të dilte nga politika shqiptare për pak kohë dhe të jetonte në Vjenë. Perandori i Austro-Hungarisë Franc Jozefi, vdes. Kurorëzohet i riu, Karli I. Ahmet bej Zogu ftohet në kurorëzimin e perandorit. Faik Konica në një ese shkruan se e ka takuar Zogun në Vjenë kur ishte 18 vjeç dhe se qysh kur ka zbritur në Shqipëri ai ka zbritur me ambicien për tu bërë mbret. Ahmet Zogu ishte garantuesi i rendit kundër rrebelimeve. Iu bë atentat në parlament. Çmontoi organizatën sekrete "Klika" e përbërë nga politikanë dhe zyrtarë e cila vepronte në Tiranë dhe synonte mbajtjen e pushtetit absolut. Njihet si reformator, si njeriu që konkretizoi shtetin shqiptar, duke e bërë nga shtet vetëm në letër, në shtet edhe në realitet. Me 1939, pasi perandoria fashiste pushtoi Shqipërinë u largua me djalin një ditësh. Mori me vete oficerë dhe 183 kg ar, me vendim parlamenti. Aq ishte rroga e tij e dy viteve ngaqë mreti paguhej me ar. Jetoi në Egjypt tek mbreti shqiptar i Egjyptit i cili njohu ekstraterritorialitet në Aleksandri. Më pas, pas revolucionit nacionalist në Egjypt, ku gjeneralët morën pushtetin dhe mbreti i Egjyptit ra, edhe Zogu u detyrua të largohet. Jetoi e vdiq në Francë në vitin 1961. Në vitin 2012, me rastin e 100 vjerorit të Pavarësisë, shteti shqiptar solli eshtrat e tij prej Francës për t'i rivarrosur në Shqipëri.

FB_IMG_1598965313775.jpg
 

Marla

PPSL
1 Shtator 1916– Kongresi amerikan miratoi ligjin e parë federal për mbrojtjen e fëmijëve në vendin e punës. Ligji ishte rezultat i fushatës njëshekullore të reformatorëve për të mos lejuar teprime në punën e fëmijëve. Deri në atë kohë fëmijë nën moshën 16-vjeçare, punonin në industrinë tekstile, në miniera dhe fabrika me orë të zgjatura dhe me paga të ulëta. Më 1918 Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara e ndryshoi ligjin për mbrojtjen e fëmijëve në marrëdhënie pune, duke thënë që Kongresi i kishte kapërcyer kompetencat e tij kushtetuese. Kongresi u përpoq edhe dy herë të tjera para viteve 1930 për të mos lejuar shfrytëzimin e punës së fëmijëve, por pa sukses. Më 1938 Kongresi miratoi Ligjin mbi Standardet e Drejta në Punë. Ky ligj përcaktonte për gjithë vendin nivelin e pagës më të ulët dhe numrin më të madh të orëve për një ditë pune, duke zgjidhur kështu problemet kushtetuese që kishin penguar zbatimin me forcë të ligjeve për mbrojtjen e fëmijëve në marrëdhënie pune.

1 Shtator 1715-Vdes mbreti Luisi XIV i Francës. Napoleoni e ka quajtur “Mbreti i vetëm i vlefshëm në Francë”. Luisi i 14-të ka ndenjur në fron për më shumë se 72 vjet, mbretërimi më i gjatë në Europë. Më mirë ai kujtohet si Mbreti i Diellit, emër që simbolizon stilin e tij absolutist të qeverisjes. Për më shumë se një gjysmë shekulli, ai e udhëhoqi shtetin francez në lartësinë e ndikimit të saj në fillim të shekullit 18. Ai bëri tre luftëra duke treguar fisnikërinë dhe diplomacinë e tij në gjithë Europën. Patronazhi i tij për artet solli në dritë, artistë si Molieri dhe filozofë si Monteskje. Shprehja më e famshme e tij është “Unë jam shteti”.


1 Shtator 1939– Në orën 4:45 të mëngjesit, rreth 1.5 milion trupa gjermane sulmuan Poloninë në të gjithë kufirin prej 1.750 milje dhe i gjithë territori u vu nën kontrollin e Gjermanisë. Në të njëjtën kohë, forcat ajrore bombarduan aerodromin polak, dhe luftanijet e nëndetëset gjermane sulmuan forcat detare polake në detit Baltik. Lideri nazist Adolf Hitleri deklaroi se sulmi frontal ishte një masë mbrojtëse për ta, por Britania dhe Franca nuk ishin të bindura. Më 3 shtator, ato i shpallën luftë Gjermanisë, duke filluar Luftën e Dytë Botërore. "Në Facebook dëgjohen fjalë të tilla, si: jo vetëm Gjermania naziste mban përgjegjësi për fillimin e kësaj lufte, por edhe BRSS. Kjo, pasi, sipas tyre, pakti “Molotov-Ribbentrop” i dha një dritë jeshile Hitlerit. Sidoqoftë, komentues të tillë nuk di pse harrojnë plotësisht atë fakt që çoi në nënshkrimin e paktit sovjeto-gjerman të vitit 1939. Para nënshkrimit të këtij pakti, ekzistonte komploti i Mynihut, nëpërmjet të cilit në shtator të vitit 1938 Anglia dhe Franca i lejuan Hitlerit të copëtonte Krahinën e Sudetëve në Çekosllovaki, kurse Polonia nuk i lejoi Bashkimit Sovjetik të ndihmonte Pragën, duke mbyllur territorin e saj për aviacionin dhe kontingjentin ushtarak. Dhe tashmë në mesin e marsit 1939, Gjermania naziste, përsëri pa hasur rezistencë nga ana e fuqive perëndimore, pushtoi tërë territorin e Çekisë, duke krijuar një shtet kukull në Sllovaki. Në atë kohë Moska ishte e vetmja nga të gjitha fuqitë e mëdha evropiane, që nuk i njollosi duart duke mos nënshkruar asnjë traktat me Hitlerin. Moska e dinte që viktima e radhës e Hitlerit do të ishte Polonia e më pas vendet e Balltikut. Dhe kjo do të nënkuptonte daljen e trupave gjermane në kufijtë sovjetikë, madje drejtpërdrejt në afërsi të Leningradit, Minskut, Kievit, Odesës, qendrave më të rëndësishme politike, industriale dhe kulturore të BRSS. Atëherë Moska bëri të gjitha përpjekjet për të krijuar një koalicion kundër agresorit, por nuk gjeti mirëkuptimin e Londrës dhe Parisit. Të gjitha dokumentet arkivore të hapura tregojnë se Moska ka marrë përgjigje zyrtare banale nga Parisi dhe Londra. Ne mbanin me shpresa, shpiknin arsye joserioze për anulimin e vizitave të delegacioneve dhe zhvillimin e bisedimeve. Zvarritja e mëtejshme ishte e rrezikshme për Bashkimin Sovjetik, i cili nuk ishte ende gati për luftë".


Më 1 shtator 1888 në Prishtinë lindi Ahmet Gashi, gjeograf dhe historian shqiptar, profesor, autor tekstesh shkollore dhe veprimtarish të tjera arsimore e pedagogjike. Mësimet e para i mori në vendlindje në gjuhën turke. Studioi në Universitetin e Stambollit ku u diplomua për histori e gjeografi. Më 1912 së bashku me nxënësit e shkollave të mesme të Kosovës, u përfshi në një lëvizje çlirimtare. Shkoi në Selanik, pastaj në Vlorë për t’u bashkuar me Isa Boletinin dhe shqiptarët e tjerë që kishin vajtur nga Kosova. Ahmet Gashi që në vitin 1908 jepte fshehurazi gjuhën shqipe në shkollat e Prishtinës. Më vonë punoi mësues, në Normalen e Elbasanit, ku më pas u zgjodh edhe drejtor i saj. Më 1933 transferohet në Institutin e Vajzave ” Nëna Mbretëreshë” në Tiranë. Gjatë viteve 1943–1944 qe drejtor i fundit i Gjimnazit “Sami Frashëri” të Prishtinës. Është autor i shumë teksteve mësimore të gjeografisë e të historisë së parë të Shqipërisë, i hartës së Shqipërisë së vërtetë e i një tok hartave të tjera tematike-historike për lëvizjet shqiptare kombëtare. Pushteti komunist i pas Luftës së Dytë Botërore e caktoi mësues në një shkollë fillore shtatëvjeçare. Ishte anëtar nderi i Shoqatës Kombëtare Gjeografike.
 
Top