• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Kanabizimi, një fatkeqësi dhe mallkim për të gjithë!

ilia spiro

Anëtar i ri
Nga Miron اako

Pavarësisht se koha e të korrave për parcelat e hashashit ka mbaruar, dhe duket se kultivuesit e kësaj bime narkotike po mendojnë si të sigurojnë farën e re, imazhet e thasëve me kanabis që rëndom kapen brenda dhe jashtë vendit, nuk po na shqiten nga sytë. Kur dëgjon pothuajse çdo ditë në mediat e vendit dhe ato të huaja për kapjen e kilogramëve dhe tonëve të hashashit me origjinë nga Shqipëria, trafikuar nga shqiptarët, ose kur hashashi shqiptar thonë se është i një cilësie të lartë konkurruese në tregun e drogës, besoj se çdokush që e ndien veten shqiptar të përgjegjshëm, që e do dhe kontribuon për të mirën e këtij vendi, nuk ndihet aspak mirë, madje një hidhërim me ankth e kap kur mendon të nesërmen e vendit, në qoftë se ky fenomen nuk do të parandalohet në kohë. Ata që shqetësohen të parët dhe më shumë për këtë fenomen të frikshëm janë prindërit, të cilët kanë përgjegjësinë për rritjen dhe edukimin e fëmijëve të tyre, të cilët rrezikohen të infektohen nga përdorimi i hashashit, i cili po bëhet si modë për adoleshentët dhe të rinjtë, duke ja mësuar njëri tjetrit, siç thuhet; “shoqëritë e këqija prishin zakonet e mira”.

Ka dhe një kategori tjetër njerëzish, të cilët, në mënyrë pragmatiste, e shikojnë fenomenin me indiferentizëm dhe heshtin, sepse nuk e gjejnë veten ose të afërmit e tyre të prekur dhe të përfshirë në përdorimin e hashashit apo të drogave të tjera, dhe kështu mjaftohen duke thënë vetëm “larg shtëpisë sime”. Ka disa të tjerë, të cilët e shikojnë këtë fenomen si rast të mirë për tregti fitimprurëse për një kohë shumë të shpejtë, si ekonomi ndimëse për veten, ose edhe për vendin, duke lobuar për legalizimin e përdorimit apo mbjelljes së hashashit për tregti, si bimë mjeksore të kontrolluar nga shteti. Por, pavarësisht të gjitha këtyre përfitimeve, në dukje, fenomeni i “kanabizimit” është një fatkeqësi dhe mallkim, me shumë viktima.

1- Viktimat e para janë përdoruesit. Të gjithë shkencëtarët, mjekët, psikologët kanë një mendim të përbashkët, se hashashi dëmton përdoruesin. Ai shkakton çrregullime të personalitetit me simptoma psikotike, që kur bëhen serioze, kanë patjetër nevojë për trajtim mjekësor. Ai prek dhe dëmton kujtesën, gjykimin dhe perceptimin, sidomos kur personi që e përdor është i ri në moshë. Hashashi është një parandalues i formimit intelektual në shkollë të adoleshentit, apo edhe i fizikut të tij, duke e bërë atë një invalid të parakoshëm të pavlefshëm për veten, familjen dhe shoqërinë. Ka shumë premisa, që përdorimi hashashit ta fusi përdoruesin në një rreth vicioz, që nga përdorimi i kësaj droge që konsiderohet si e lehtë, përdoruesi tenton drejt atyre më të fortat si heroina, kokain dhe kështu viktima zhytet përditë e më shumë në batakun e vartësisë ndaj narkotikëve, derisa shkon në vdekje nga hiperdozat, duke u bërë viktima e rradhës në kronikën e zezë. Përdorimi i hashashit nxit marrëdhënie seksuale të rrezikshme e të pakontrolluara, deri në perversion, duke çuar përdoruesin drejt rrezikut për infektimin me virusin vdekjeprurës HIV, ose të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme. Sipas ISHP, 30% e përdoruesve të drogës janë mbartës të hepatit C dhe 20% të atij B. Statistikat tregojnë se kemi një trefishim të përdoruesve nga viti 1995 në 2014. Në Shqipëri, numërohen rreth 40-60 mijë përdorues, ku dominon përdorimi i drogave nga moshat e reja, përkatësisht 14-18 vjeç. Raporti i ISHP-së në 2015 thotë se rreth 6-7% e të rinjve përdorin drogë duke filluar nga më të lehtat, si tymosja e hashashit, e deri te kokaina dhe heroina, me injeksione. Rreth 7-9% e të rinjve të shkollave të mesme janë ekspozuar ndaj drogave në mjediset shkollore ose rreth tyre. Përdoruesit më të shumtë janë të rinjtë e zonave urbane, kryesisht qytetet e mëdha si Tirana, Fieri, Durrësi, Vlora etj.

Paradoksi i hidhur, i këtyre viktimave në moshë të re, është se ata e blejnë vdekjen e tyre me para. Kjo të kujton një fjalë të urtë të Solomonit: “Jepini pije dehëse atij që është duke vdekur, dhe verë atij që e ka zemrën të hidhëruar”(Fjalët e Urta, 31: 6). Në ato kohë, vera përzihej me bimë narkotike dhe ju jepej atyre që ishin para ekzekutimit me vdekje.

2- Viktimat e dyta, që viktimizohen nga të parët, dhe sigurisht vuajnë më shumë, janë prindërit e këtyre fëmijëve. Ata përballojnë çdo ditë këtë ves-vartësi të fëmijëve të tyre për drogë, e cila ka një kosto të pallogaritshme shpirtërore, shëndetsore, por edhe ekonomike. Sa dhimbje, sa lot, sa konflikte midis prindërve dhe fëmijëve, sa ekonomi të shkatëruara, që vijnë nga vjedhjet brenda shtëpisë nga vetë fëmijët, për të siguar paratë e ‘racionit’ të përditshëm. Këto para shpeshherë sigurohen nga vetë prindërit me shumë vështirës dhe dhimbje, të dorëzuar përpara dëshirës së papërmbajtëshme të fëmijëve të tyre për të konsumuar hashash ose drogë.

3- Viktima të tjera mund të jenë ata që janë tërësisht të pafajshëm, dhe këtu flas për foshnjat e lindura nga prindër që janë përdorues të hashashit, të cilat nuk lindin me zhvillimin e duhur. Studimet kanë treguar se fëmijët që kanë lindur nga nëna të cilat kanë përdorur marijuanë, janë shumë të vegjël, nën peshë dhe kanë përmasa të kokës më të vogla sesa fëmijët e tjerë. Gjithashtu, ka edhe të dhëna për probleme në sistemin nervor, të fëmijëve të lindur nga nëna që kanë përdorur hashash gjatë shtatëzanisë.

4- Viktima tjetër e rradhës është vetë shoqeria. Ajo përbëhet nga individë, shtetas dhe sa më shumë individë të infektuar nga vesi i përdorimit të kanabisit ose drogave, aq më shumë qytetarë me personalitet të dëmtuar, të papërgjegjshëm, joproduktiv do të kemi. Kështu, trupi i shoqërisë sonë goditet gjithnjë e më shumë nga akte jo qytetare, vepra penale, aksidente, shturje morale, prej rinisë së konsumuar dhe shfazuar virtualisht mes tymit narkotik. Kjo gjë dëmton dhe vetë “genin” e popullit tonë, sepse rinia e cila duhet të jetë rigjenerimi i popullsisë , me gjak të ri, është e prishur në strukturën e saj fizike dhe shpirtërore, pa fuqi pozitive për të ardhmen e popullatës. Kjo situatë i jep të drejtë grupeve kriminale, të cilët fuqizohen dhe marrin kontrollin mbi shoqërinë, e cila nuk interesohet për moral;“Të pabesët sillen pa u ndëshkuar kudo, kur midis njerëzve lavdërohet e keqja”(Ps. 12:8).

5- Viktima e rradhës është vetë shteti shqiptar. Pavarësisht punës parandaluese që strukturat e shteti kanë bërë nëpërmjet organeve kompetente për parandalimin e fenomeni të kanabizimit dhe kjo duhet përshëndetur,por përsëri ai nuk po parandalohet. Për këtë mund të thuhen shumë arsye me akuza dhe kundër akuza, të drejta ose të gabuara, por sot media prestigjoze në Europë dhe botë, si radio BBC, etj, e cilësojnë Shqipërinë si vendin e parë në Europë për prodhimin e drogës, madje duke quajtuar kanabisin “arin e gjelbër”për shqiptarët.Të trishton fakti, se 1995 nga OKB cilësoheshim të 17 në botë,por sot në 2016 cilësohemi të parët në Europë, uroj të jetë një lapsus mediatik. Megjithatë këto fitime prej miliona eurosh duket sikur rregullojnë ekonominë e familjeve shqiptare, të cilat e kanë pranuar kultivimin për shkak të vështirësive ekonomike, ose pamundësisë për t’u marrë me një biznes tjetër. Ky “bum” ekonomik duket se jep një përmirësim të ekonomisë në vend, por pasojat e tij, siç thonë ekspertët, janë regresive dhe e dëmtojnë ekonominë tonë të brishtë, duke e kriminalizuar e duke e bërë atë më shumë informale .

E gjitha kjo kthehet në një mallkim mbi të gjithë ata që e kultivojnë, e tregtojnë, dhe fitojnë para prej kanabisit, drejpërdrejt apo në bashkëpunim, pavarësisht statusit që mund të kenë. Madje, mbi ata që kanë gjithë mundësitë për ta parandaluar dhe nuk e bëjnë, pesha e mallkimit është më e madhe sipas ligjit shpirtëror; “Kujt ju dha shumë, shumë do t’i kërkohet”. Dhe kur kjo tregti dhe fitim i paligjshëm bëhet i pranuar nga shoqëria, me veprimtari të drejpërdrejtë apo me indiferencë pa kundërshtuar, mallkimi i zë të gjithë si popull, sepse ky fitim miliona euro, që sot e quajnë “ari i gjelbër”, ka në vetvete shumë dhimbje, shumë lot, shumë jetë të shkatëruara, shumë ofshama nënash që ngrihen përpara Zotit (gjykatës me drejtësi) dhe kërkojnë hakmarje për atë që i futi fëmijët e tyre në këtë shteg vdekje. اdo padrejtësi në kurriz të tjetrit kthehet në një ankim deri mallkim, i cili herët a vonë do të bjerë mbi kokën e shkaktarëve të së keqes. Ky është një ligj shpirtëror që funksionon për të gjithë njerëzit, popujt e kombet dhe lejohet nga vetë Perëndia, i Cili me drejtësi “dënon paudhësinë e etërve deri në të tretin e të katërtin brez”.(Eks 20 – 5)

Ky është shkaku i shumë fatkeqësive natyrore, si tërmete, zjarre, përmbytje, etj, të cilat papritur shkatërrojnë ekonomi, ose biznese, i sëmundjeve të pashërueshme, vdekjeve aksidentale, përplasje bandash rivale me viktima, ose më e rënda ta shikosh dhe ta vuash tek fëmija yt atë që i bëre fëmijës së tjetrit. Ka kaq raste të tilla në jetë, saqë të gjithë mund të tregojnë nga një. Mos harojmë se Perëndia vonon, por nuk haron të bëjë drejtësi; jo se Ai është hakmarës por, se është i drejtë për të gjithë. Perëndia nuk të dënon, por njeriun dhe çdo popull e dënon mëkati i tij, siç thuhet: “Sepse dita e Zotit është e afërt për tërë kombet; atë që u bëre të tjerëve do të ta bëjnë ty, shpërblimi i veprimeve të tua do të bjerë mbi kokën tënde” (Abdia: 1- 15).

Por përsëri, sipas konceptit të krishterë, duke qënë se në thelb Perëndia eshtë Dashuri dhe i Mirë, me të mirët e me të ligjtë, ka shpresë se mallkimi mund të ndryshojë në bekim, dhe fatkeqësia të ndalojë, dhe kjo bëhet e mundër në qoftë se kthehemi me pendim dhe pushojmë së bëri paudhësi, sepse përsëri në Bibël shkruhet: “U thuaj atyre, ashtu siç është e vërtetë që unë rroj, thotë Zoti, unë nuk kënaqem me vdekjen e të pabesit, por që i pabesi të ndryshojë rrugën e tij dhe të jetojë; kthehuni, kthehuni, nga rrugët tuaja të këqija. Pse vallë duhet të vdisni…?’’ ( Jezek. 33: 11).

Prandaj duhet të bëjmë kujdes. ثshtë një moment në të cilin duhet të reflektojmë të gjithë: që nga grupet mafioze kriminale, deri tek kultivuesit e thjeshtë, por edhe tek shtetarët, të cilët kanë përgjegjësinë e parë të zbatimit të ligjit për parandalimin e këtij fenomeni, i cili po bëhet shqetësim ndërkombëtar. Në të kundërtën, ky fenomen që mund të duket fitimprurës për momentin, rrezikon të na kthehet në një bumerang, në një mallkim në dëm të të gjithëve, ashtu siç ndodhi në vitin 1996, ku gati të gjithë shqiptarët, të joshur nga një fitim informal, paratë e tyre të pastra i futën në firmat piramidale, nën hundën e shtetit. Në fillim, fajdet dhanë një “pranverë” ekonomike për individin dhe vendin, por, nuk vonoi të vijë “dimri” i ashpër ‘97 me shumë viktima, fajtorë dhe të pafajshëm. Kjo gjë nuk ndodhi ashtu kot. Të gjithë e dinin se ishin futur me dashje në atë vorbull të fitimit të papastër, i cili mund të ishte pastrim parash, apo çdo lloj krimi ekonomik a social, në dëm të personave, familjeve, popujve dhe vendeve të tjera. Meqenëse e pranuam pothuajse të gjithë, po ashtu, pothuajse të gjithë e paguam. Historitë e harruara rrezikojnë të përsëriten.

Sot, secili duhet të bëjë detyrën e tij qytetare me kurajo, me përgjegjësi morale dhe institucionale, qoftë ky shtetar, politikan, ekonomist, arsimtar, besimtar, ateist, qytetar, prind, i ri , etj. Të gjithë duhet t’i themi ‘’stop’’ fenomenit të kanabizimit të vendit, sepse ne nuk duam të bëhemi qendër e kultivimit të kanabisit (hashashit) në mes të Europës dhe të etiketohemi si “Kolumbia e Europës”. Vetë Europa e Bashkuar siç shohim dhe dëgjojmë, nuk e toleron këtë gjendje, dhe e ka vendosur si një ndër kushtet për negociatat;“luftën kundër krimit të organizuar dhe kultivimit të drogës”, kusht, i cili duhet përmbushur patjetër, në mënyrë që shteti dhe popullin shqiptar të bëhet anëtar i BE, gjë që kemi gati një çerek shekulli që po e kërkojmë me ngulm, por nuk po ja arrijmë dot.
 
Top