• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Karakteristikat e akrepit nga linda goodman

Karakteristikat e akrepit nga linda goodman

Akrepi mashkull




24 tetor deri në 22 nëntor
Si të njohim njё person tё shenjёs sё Akrepit
Enciklopedia e përshkruan akrepin si një insekt qё lёviz vetёm natёn, që sulmon dhe paralizon prenё e tij me një helm të injektuar nga bishti i gjatë, i lakuar, i përdorur si pёr t’u mbrojtur, ashtu edhe pёr tё sulmuar. Pickimi i tij ndonjёherё mund tё jetё fatal.
Njerëzit shpesh reagojnё dukshёm, kur dikush thotë se ai ose ajo ka lindur në nëntor, duke mërmëritur: "Oh, ju jeni një Akrep?”- me njё frikë të sinqertë ose me njё frikё tё pёrzier me nderim. Ndonjëherë nёnqeshin dhe padyshim i referohen pasionit legjendar tё Akrepave. Personave të shenjёs sё Akrepit, duhet t’i ketё ardhur nё majё tё hundёs nga kёto reagime ndaj shenjёs sё tyre, por kush mund t’i fajёsojё njerëzit? Akrepat, ata janë të pamëshirshëm dhe të rrezikshёm, apo jo? Gabim! Sepse kjo varet. Së pari, do të ishte më mirë të mësoni se ta njihni kёtё shenjё.
Insekti Akrep pëlqen të lёvizё nё fshehtёsi. Falё natyrёs sё tij tё mirё-kontrolluar, ai zakonisht e arrin kёtё, por ai arrin tё bёjё edhe disa lёvizje tё shkurtra, tё cilat ia bёjnё mё tё lehtё tё lёvizё i pazbuluar natёn apo ditёn.
Sё pari, shikoni sytë e njё personi tё shenjёs sё Akrepit. Ata mund të jenë jeshil, blu, kafe apo tё zinj, por kёta sy kanё njё intesitet hipnotizues. Shumica e njerëzve ndihen të shqetësuar dhe kёputen fizikisht nën vështrimin e qëndrueshёm tё Akrepit. Ju duhet ta shkёpusni shikimin, qё tё prishni “hipnozёn” dhe tё shikoni diku tjetёr. Ai do t'ju ngulё sytё nё çdo kohё. Ky është një tipar i pagabueshëm identifikues i personalitetit tё njerёzve qё udhёhiqen nga planeti i Plutonit. Sytë e Akrepit depёrtojnё thellё tek ty, duke hyrё nё shpirtin tёnd nё mёnyrё tё pamёshirshme.

Sё dyti, dëgjojeni të flasë. Toni mund të jetë si prej kadifeje të butë, i lёmuar, fjalimi i ngadalshëm dhe i matur, por ajo që ai thotë nuk ka ndrojtje brenda. Akrepi ka njё ego totale. Ai e di çfarё ёshtё dhe çfarё nuk ёshtё dhe askush dhe asnjё gjё nuk mund ta ndryshojё kёtё. Fyerjet janё tё papёrfillshme pёr tё dhe komplimentat nuk i bёjnё asnjё pёrshtypje. Ai ka nevojë për dikё qё t’i tregojё veset dhe virtytet e tij. Nё rastin mё tё mirё, ai me qetёsi do tё bierë dakord me gjykimin tuaj, nё rastin mё tё keq, do tё dyshojё nё motivet e tua.
Herёn tjetёr kur tё jeni me njё grup kolegёsh apo miqsh, hapni njё bisedё rreth shenjave tё astrologjisё. Pёrmendi faktin qё, me pak praktikё, ёshtё e lehtё tё dallosh shenjёn e çdo personi. Kur dikush nga tё pranishmit, ju vёshtron mё njё shikim hipnotizues dhe thotё me besim tё madh:- ”Ti nuk mund ta dish se çfarё shenje jam unё!” - thuaji i bindur : - ”Ti je shenja e Akrepit”. Mund tё jetё hera e parё qё ai pёrplas qepallat, por vёshtimi i tij dobёsohet vetёm pёr njё çast, sepse ai do fitojё pёrsёri pamjen e ftohtё qё mbante para se ti vinit nё dukje gjetjen tuaj. Nёse ju qёllon ndonjёherё tё takoni ndonjё Akrep, qё shmang vёshtrimin ose ul sytё kur ndihet nё siklet, duhet ta shёnoni si njё rast tё rrallё, po aq tё veçantё sa njё specie nё zhdukje. Ka disa njerёz tё lindur nё nёntor, me influenca tё mёdha planetare, qё rrotullohen rreth kёsaj shenje. Por ju duhet tё mёsoni pёr Akrepin tipik.
Shumica e njerëzve tё udhёhequr nga Plutoni kanë fizik të fuqishёm. Tiparet e tyre janë dukshëm të mprehta dhe të tërhequra në mënyrë të qartë dhe hunda është mjaft e dallueshme, ndonjёherё nё formёn e sqepit. Zakonisht, ngjyra e fytyrёs është mjaft e zbehtë, pothuajse e tejdukshme dhe vetullat janё tё plota dhe zbresin deri te ura e hundës. Ka njё vitalitet elektrizues nё praninё e Akrepit qё duket qё sё largu. Sado i qetё qё mundohet tё jetё ai, njё forcё e tillё gjallёruese nuk mund tё fshihet tёrёsisht. Shumica e Akrepave kanё flokё dhe sy tё errёt. Qetёsia sipёrfaqёsore e karakterit tё njerёzve qё udhёhiqen nga planet i Plutonit ёshtё krijuar mё kujdes, qё tё fshehё natyrёn e brendshme qё i vlon.

Njё zotërim i tillë i personalitetit duhet të jetë diçka pёr t’u patur zili. Nuk ka rёndёsi sa i trazuar emocionalisht mund tё jetё; ju rrallё do tё shihni njё Akrep ta reflektojё kёtё nё fytyrёn e tij tё ngrirё. Këta njerëz me krenari dhe me vetëdije praktikojnë një shprehje boshe nё fytyrё. Ata i urdhërojnё tiparet e tyre të mbeten të palёvizshme dhe ato binden. Tё rralla do tё jenё rastet kur mund tё shihni njё Akrep tё skuqur nga turpi apo tё vrenjtur nga mёrzitja. Buzëqeshjet janë të rralla, por tё vërteta. Trupi ndjek tё njёjtat urdhëra si fytyra. Nuk ndodh shpesh qё tё bёj lёvizje tё pakontrolluara apo sjellje nervoze.
Personi i shenjёs sё Akrepit, kurrë nuk do të dridhet nga sikleti ose tё fryhet nga krenaria. Reagimi është gjithmonë në minimum, sepse arti i Akrepit është të hetojё natyrën dhe motivet tuaja, duke mbetur vetë i padepërtueshëm.
Është e rëndësishme të keni parasysh se është një lloj i veçantë i Akrepit, i cili lëviz dhe flet mjaft shpejt dhe duket sikur ka një natyrё të hapur dhe miqësore. Shikoni thellë në sytë e tij dhe mendoni disa nga veprimet e fundit qё ka bёrё. Ai thjesht po luan duke bёrё kёtё bisedё tё gёzueshme. Brenda, ai është po aq i ashpër dhe i vendosur, siç janё zakonisht njerёzit e udhёhequr nga Plutoni. Ndoshta ai është edhe një shkallё mё shumё i rrezikshёm, duke qenё se maskimi i tij është më i mirë dhe ai ju bёn pёr budallenj më lehtë. Jini vigjilentё me tё gjithё Akrepat. Nuk po them se ata janё tё kёqinj. Vetёm qё ata nuk janё naivё ose tё butё si natyrё.
Nëse jeni njeri i ndjeshëm, mos kërkoni nga njё person Akrep kёshilla apo opinione, sepse do tё merrni tё vertetёn lakuriq, nё mёnyrё brutale. Ju e pyesni , ai pёrgjigjet. Akrepi nuk tё bёn komplimenta fallco, pёr tё fituar pikё apo aleatё. Kur ai thotë diçka të mirë për ju, vlerёsojeni dhe tё jeni tё sigurt qё ёshtё diçka e sinqertё. Madje ai do tё bёjё gjithçka qё tju ndihmojё, nёse ia kёrkoni kёtё. Mos besoni gjithçka qё thuhet pёr egoizmin e Akrepave. Por edhe ata qё kanё qejfmbetje me personat Akrep, tregohen tё kujdesshёm dhe nuk i sfidojnё hapur. Akrepi tërheq admirues besnikë dhe të përkushtuar ose armiq ziliqar dhe tё ligj. Mos harroni se planeti i Plutonit udhёheq fuqinë bërthamore.
Edhe njё burrё apo grua nё nivel mesatar qё udhёhiqet nga Plutori, mund tё ballafaqohet trimërisht me dhimbjet fizike, varfërinё apo dёshtimet, me një krenari dhe besim të plotë në aftësinë e brendshme, për të kapërcyer çdo goditje qё i jep jeta.
Akrepi është shumё besnik me miqtë. Disa prej tyre e tregojnё kёtё besnikёri nё kuptimin e vёrtetё tё fjalёs, për miqtë, të afërmit apo të dashurit. Ushtari Akrepi hidhet menjëherë, instinktivisht, drejt plumbave, pёr tё tёrhequr shokun e tij nga fusha e betejёs. Zjarrfikësi Akrep jep jetën e vet, për të shpëtuar fëmijën në ndërtesën qё po digjet. Ndonjëherë duket sikur njerëzit e Plutonit, nё mёnyrё tё pandërgjegjshme kërkojnë rrezikun, si një sfidë për fuqinë e tyre.
Akrepi nuk harron kurrë një dhuratë ose një mirësi dhe e shpërblen atё nё mёnyrё bujare. Nga ana tjetër, ai gjithashtu kujton gjatё një dëmtim ose një padrejtësi, por ka mënyra të ndryshme për tё reaguar. Akrepi tipik do të rrijё zgjuar netёve derisa tё gjejё mёnyrёn si tё marrё hak. Ai mund të imitojë njё akrep nate, i cili do të pickojё tё tjerët, madje edhe veten e vet me thumbin vdekjeprurёs vetёm për kënaqësinё e pastër tё pickimit ose ai mund të imitojë rrugën e lavdishme tё shqiponjës sё tij simbolike, e cili ngrihet mbi kufizimeve tokësore dhe përdor forcën dhe mençurinё e saj me drejtësi. Kёta Akrepё kёnaqen vetёm kur i bёjnё “armiqtё” tё ndjejnё tё njёjtёn gjё qё ndjenë edhe ata.
Panorama shёndetёsore e Akrepave ёshtё tipike për natyrёn e tij. Ai mund ta shkatёrrojё trupin e tij me teprimet, punёt e vёshtira apo melankolitё. Akrepat rrallё sёmuren, por kur kjo ndodh, zakonisht ёshtё diçka serioze. Ata nuk mund tё qёndrojnё pёr njё kohё tё gjatё vetёm dhe natyrisht, ata dinë më shumë se mjeku dhe të gjitha infermieret. Fushat kryesore qё sulmohen nga mikrobet dhe aksidentet janë organet riprodhuese, hunda, fyti, zemra, shtylla kurrizore, kurrizi, sistemi i qarkullimit të gjakut, këmbët dhe kyçet. Variçet dhe aksidentet nё sport janë të zakonshme. Duhet të shmangin zjarrin, eksplozivët, tymin helmues dhe rrezatimin radioaktiv. Megjithatë, ju do të gjeni shumë prej tyre qё kërkojnë profesione qё mbartin rreziqe tё kёtyre llojeve.
Akrepi është thellësisht i interesuar pёr fenё, intensivisht kurioz për të gjitha fazat e jetës dhe vdekjes, i apasionuar pas çёshtjeve qё lidhen me seksin dhe i tёrhequr nga dёshira pёr reforma dhe ndryshime. Megjithatë, ai është gjithashtu i dedikuar nё lidhjet e familjes dhe të dashurisë dhe nё mbrojtje tё fëmijëve dhe njerёzve më të dobët. Akrepi mund të jetë shenjtor apo mëkatar. Ai mund të eksperimentojë rreth mistereve më të errëta tё Hadit, ose mund të jetё shumё i ashpёr me blasfeminё dhe mёkatin.
Akrepi ёshtё shumё posesiv pёr atё qё beson se i takon atij, pёrfshirё edhe suksesin, por ambicia e tij nuk eshtё asnjёherё e dukshme. Ai pret në heshtje mundësinë për të lëvizur përpara, duke e ditur se ai është i kualifikuar për pozicionin sipër tij, jo pёr atё qё aktualisht ёshtё. Ai e merr kontrollin ngadalë, por me shumë siguri. Akrepi mund të bëjë pothuajse çdo gjë që ai dëshiron të bëjë. Nëse ai me të vërtetë e dëshiron atë, nuk do jetё mё njё ёndёrr. Shumë prej njerëzve mё tё shquar nё botë, nё fushёn e mjekësisё, janë të frymëzuar nga Plutoni për të shëruar si mendjen dhe trupin, pёr tё diagnostikuar dhe trajtuar me njohuri të çuditshme dhe enigmatike.

Akrepi ka lindur duke i ditur sekretet e jetës dhe tё vdekjes dhe me aftësinë për ti zotёruar të dyja. Misteret e lashta magjepsin mendjen e tij brilante. Nga ndjeshmëria e tij e fuqishme pёr natyrën e njeriut, dalin detektivë të shquar, kompozitorё tё veprave të mëdha muzikore, vepra letërsie tё thella dhe tё përhershme, apo aktorё qё performojnё me intensitet të pazakontë dramatik. Ndonjëherë ai jeton vetëm, pranë detit, i fortë dhe i qetё si dallgёt. Ndonjëherë ai përballet me publikun, duke veshur maskën e qetësisё dhe kontrollit, për të fshehur dëshirën e tij tё madhe për të fituar. Ai mund të jetë një politikan apo një yll televiziv, një sipërmarrës ose një barist, por do të jetё në krye të gjithë konkurrentëve. Dhe do ta arrijё kёtё kaq lehtё, sa do tё duket sikur ishte rastёsi, sesa vullneti i tij i fortё.
Personalitete të famshme të shenjёs së Akrepit:
Marie Antoinette, Richard Burton, Prince Charles, Indira Gandhi, Katharine Hepbum, Grace Kelly, Robert Kennedy, Vivien Leigh, Martin Luther, Pablo Picasso, Theodore Roosevelt,etj

Mashkulli Akrep
Nëse keni rёnё nё dashuri me njё mashkull tё shenjёs sё Akrepit dhe fjala “pasion” ju frikёson, atёherё vishni atletet dhe vraponi me shpejtёsi, sikur King Kongu ёshtё duke ju ndjekur. Sepse mashkulli juaj Akrep ёshtё…King Kongu nё kёtё rast.
Nuk jam duke folur vetёm për pasionin romantik, edhe pse kjo mund të jetë në krye të listës. Gjithashtu po i referohem pasionit intensiv pёr politikёn, punёn, miqësinё, fenё, ushqimin, të afërmit, fëmijët, veshjen, jetёn, vdekjen dhe të gjitha kategoritë e tjera që ju nuk ju shkojnё ndёr mend. Njё mashkull Akrep nuk ёshtё pikёrisht ajo çfarё psiqika juaj ka nevojё, nёse jeni tip qё ju mbysin emocionet e tepёrta. Prandaj mos e kthe kokёn mbrapa, por vetёm vrapo!
Nёse tashmё e keni takuar kёtё pёrson tё udhёhequr nga Planeti Pluton, do jeni duke menduar qё unё nuk di se çfarё po flas. Ai ёshtё kaq i qetё dhe i qёndrueshёm. Si mundet dikush me tё tillё vetё-kontroll, tё jetё kaq pasionant, aq mё tepёr kaq i rrezikshёm? Me tё vёrtetё, SI? Brenda Akrepit, pasionet e tij janë aq të nxehta, sa dhe dora juaj qё dogjёt kur ishit 3 vjeç ndёrsa kёrkonit tё merrnit gjёra qё nuk i arrinit dot mbi sobё. Ky njeri mund të jetë i pakuptueshёm. Ai është duke shpёrthyer brenda vetes sё tij, ndёrkohё qё ka marrё pamjen e kontrolluar dhe mashtruese tё qetё. Mos e prekni! Ju e dini shumë mirë se sa kohë ju ёshtё dashur për të shëruar plagёn e djegies. E mbani mend? Por, pas kёsaj pёrvoje, zemra juaj do të digjet për muaj, ndoshta vite dhe s’ka mjete tё ndihmёs sё shpejtё qё mund t’ju bёjnё gjё.
Nëse shenja juaj e astrologjisё ju ka dhёnё njё natyrё zjarrduruese, vazhdoni pёrpara dhe luani me eksplozivin. Ju mund të jeni në gjendje ti mbani flakёt e zjarrit nёn kontroll dhe ti jepni vetes njё zjarr tё fuqishёm pёr ta mbajtur zemrёn tuaj tё ngrohtё gjatё gjithё jetёs. Ndoshta ju vetё jeni njё person pasionant. Atëherë është thjesht një çështje e nivelit tё nxehtёsisё. Nëse pasioni juaj ka një termostat automatik, i cili mund tё fiket nё momentin qё pasioni i Akrepit ёshtё nё maksimum, atёherё jeni tё sigurt. Mё mirё tё supozojmё se do jeni tё sigurt!
Sa për ju gratë që e shihni veten tё sigurt në një marrëdhënie dashurie nёn drejtimin e Plutonit, le të shohim nëse mund të zbulojmё se çfarë fshihet pas atyre syve hipnotizues dhe depёrtues tё Akrepit. Ёshtё e dukshme se ai ju ka bёrё shumё pёrshtypje me natyrёn e tij tё rezervuar. Vetёm se pas pamjes sё ftohtё nё dukje, ndodhet njё tenxhere e madhe me ujё tё vluar qё ёshtё duke zier vazhdimisht. Nёse je me fat, ai do ta mbajё kapakun e tenxheres tё mbyllur fort gjatё gjithё jetёs, por njё lёndim i thellё mund ta hedhё nё erё kёtё enё me njё shpёrthim brilant. Ёshtё disi interesante ta shohёsh kёtё, nёse nuk je nё rrezen direkte tё shpёrthimit. Mёnjanohu nёse mendon se po vjen. Mё e rёndёsishmja ёshtё mos tё bёsh asnjё gjё, qё mund ta shkaktosh vetё kёtё lёndim dhe shpёrthim. Ai do t’ju trullosё me tiparet e tij tё pasionit dhe arsyes, qё ndodhen njёkohёsisht te mashkulli Akrep. Ai është mjeshtër pёr tё dyja: intelekti dhe emocionet e udhёheqin atё në mënyrë të barabartë. Akrepi është më shumë se inteligjent. Nëse ai është një specie e evoluar shumë, ai është gjithashtu thellësisht filozofik. I shqetësuar pёr misteret e ekzistencës, ai do të jёtё gjithnjё afёr njohjes sё pёrgjigjeve.
Ka disa Akrepa, të cilët mund të jetojnë njё jetё spartane, në një dhomë të zhveshur, duke i mohuar vetes çdo lehtёsi, për disa arsye të errëta, por natyra e vërtetë e shenjës është sensuale. Normalisht, Akrepi do ta rrethojë veten me luks. Ai do të priret drejt teprimeve në ushqim, substancave narkotike, pijeve alkoolike dhe marrёdhёnieve dashurore. Mё sё shumti do jёtё i dhёnё pas çёshtjeve tё dashurisё. Romanca kurrë nuk do ta frikёsojë atë, ta lёndojё apo ta kapё nё befasi.
Këta njerëz kanë një temperament shpërthyes që mund tju shkaktojё njё plagё tё pёrhershme. Kur Akrepi godet me bishtin e tij vdekjeprurёs, pickimi i tij djeg shumё. Akrepi jo vetёm gёzohet pasi ka fituar, por ai do tё fitojё me çdo kusht. Diçka brenda tij vdes, kur ai humbet.
Ashtu si me tё gjitha emocionet e tjera të tij, zhgënjimin nuk e tregon asnjёherё dhe reagimet e tij janë të kontrolluara rreptësisht, duke përfshirë edhe qёllimet dashurore apo romantike. Nëse ka një arsye të mirë për të shmangur njё marrëdhënie,ai do tё ziejё sё brendshmi, ndërsa së jashtmi do tё reflektojё njё qetёsi dhe ftohtёsi prej akulli.
Çdo Akrep është një ligj mё vete dhe totalisht i shkujdesur pёr atë që të tjerët mendojnë për të. Ai do të donte të respektohej si një qytetar i mirë, me norma dhe rregulla, por në qoftë se kjo ndërhyn nё ndonjë nga idetë apo qëllimet e tij, atëherë ai nuk do tё kujdeset mё pёr etikёn dhe normat. Asnjë nga vendimet e tij të rëndësishme nuk influencohen nga mendimet e shokëve, të afërmve, fqinjëve apo armiqve tё tij. Më vjen keq të ta them, por nuk ndikohen as nga ju. Mos vrapo akoma! Kjo vet- siguri dhe vet-kontroll kaq i hijshёm, mund tё krijojё njё frymё tёrheqёse, njё shpirt tё lirё, i cili nuk ёshtё asnjёherё nё ankth se çfarё mendojnё tё tjerёt. A janё ndershmëria, guximi dhe integritetit ujdi kaq e keqe? Ato mund ta kenë humbur pak shkёlqimin e tyre nё tregun e sotëm, por fshije pluhurin qё kanë mbledhur dhe vlerёsoi si tё çmuara.
Tё shohёsh njё mashkull Akrep tё veprojё nё ditё tё vёshtira , ёshtё njё eksperiencё mё vete. Ndërsa njerёzit e tjerë janë tё shkatёrruar, duke mërmëritur dhe ankuar gjatё gjithё kohёs, Akrepat janё gjithё kurajo dhe dinjitet. Ai rrallë zhytet në keqardhje apo zili pёr tё tjerёt dhe nuk mendon kurrё se jeta i ka borxh, qoftё edhe njё qindarkё tё vetme. Imagjino se sa kohё kursen me kёtё mёnyrё tё menduari. Në vend të zemërohet dhe tё lёndohet, kur problemet e godasin, ai qёndron mbi ta. A po i mposht ata? Sigurisht qё po! Kjo ёshtё ajo, që ai ёshtё i lindur për të bërë.
Një gjë është pak e frikshme dhe mund të kërkojë kurajo nga ana juaj pёr ta pёrballuar. Akrepi e pëlqen misterin dhe ai do ta analizojё nё detaje, çdo gjё qё i del pёrpara nё rrugёn e tij. Duke qenё se misteri femёror ёshtё arma mё e fortё e njё femre, tё zhveshurit nga ky mister do t’ju bёjё tё ndiheni tё ekspozuara para njё Akrepi analizues. Zor se do t’ju mbetet ndonjё sekret , kur ai tё fillojё t’ju zhbirojё me sytё hipnotizues dhe pyetjet depёrtuese.
Ai ka standarde të larta dhe nuk i zgjedh miqtë e tij rastёsisht. Ata do tё vlerёsohen nё detaje nga Akrepi. Nëse ka ndonjë gjë më shumë për të kërkuar te njё Akrep mashkull, unë nuk e di se çfarë mund të jetë. Nënshtrimi dhe falja? Pёrkujdesi dhe shprehja e ndjenjave? Ju e dinit qё nё fillim qё ai nuk i kishte kёto cilёsi.
Martesa do t’ju japё njёfarё sigurie, por nёse ai bёn disa nga rrengjet e tij pёrpara se tё vendosё unazёn, ju mund tё lёndoheni dhe mos tё jeni shumё entuziaste pёr tё pritur ditёn e madhe tё martesёs. Megjithatё, as mos t’ju shkojё nё mend ti vini atij nё dukje lojёn- kush ka nevojё pёr ty- qё po luan ai me ju. Nёse i thoni qё ndiheni sikur jeni nё buzё tё urёs, gati pёr t’u hedhur, ai do t’ju thotё “Vazhdo , hidhu” ! Mund t’ju duhet kohё për tu përshtatur me personalitetin e tij, por kjo përfundimisht do të tё forcojё shumё. Nëse jeni shumë e butë, ju do të lёndoheni lehtësisht nga njё Akrep. Kurrë mos e pyesi atë çfarë mendon për një veshje apo model tё ri flokësh, vetёm nëse ju jeni përgatitur për t’u lёnduar nga e vërteta brutale. Tё paktёn e dini qё pohimet e tij janё tё ndershme dhe jo lajka tё pasinqerta.
Kur është fjala për xhelozinё, bёni mirё tё jeni shumё, po shumё e kujdesshme. Ai mund tё shpёrthejё si mali i Vezuvit, nёse ju aksidentalisht, pёrplasni qepallat nёse diçka ju hyn nё sy; dhe nёse ndonjёherё i jepni njё arsye tё vёrtetё pёr tё dyshuar, do tё thotё se jeni njё femёr shumё guximtare. Pёrsa i pёrket xhelozisё tuaj, do ishte mirё ta mbyllni nё njё sёnduk dhe çelsin ta hidhni. Lotёt, qaravitjet dhe ankesat tuaja nuk do ti bёjnё aspak pёrshtypje mashkullit Akrep. Pavarёsisht sesi ai sillet, thjesht mendoni “ Ai mё do dhe nuk do tё heqё dorё nga dashuria e vёrtetё pёr njё moment shthurje apo dobёsi fizike. Ai ёshtё besnik nё martesёn tonё dhe vetёm sa po ushtron artin e tij tё hipnozёs me kёto vajza”. Thuaje kёtё njё herё para çdo vakti, kur çoheni nga gjumi dhe kur bini pёr tё fjetur. Femrat e tjera do ta vlerёsojnё atё si jashtёzakonisht tё parezistueshёm dhe tёrheqёs, por mbani mend se në qoftë se është dikush mjaft i fortë për t'i rezistuar lajkave dhe tundimeve të tilla të vazhdueshme, ky është Akrepi. A nuk ju bёn kjo tё ndiheni mё mirё? Duhet t’ju bёjё, sepse ёshtё e vёrtetё!
Ai ndoshta do të jetë një baba i ashpër. Fëmijët tuaj nuk do të rriten me njё sjellje dembele ose joserioze. Babai Akrep do ti mësojë ata që të respektojnë pronën, por ai gjithashtu do ti mësojë të respektojnë edhe veten e tyre. Fёmijёt nuk do tё kenё mundёsi tё mёsojnё vlera fallco nga njё baba Akrep. Edhe pse ai do t'i dojё ata me tё njёjtin pasion tё sinqertë pёr çdo gjё qё i intereson, ai nuk do të pranojё asnjё marrёzi nga fёmijёt e tij. Ai do t'i mbrojë ata, kur tё kenё nevojë për të, por kёta fёmijё shumё shpejt do ta marrin mesazhin se duhet tё mёsojnё tё jenё tё pavarur dhe tё qёndrojnё vetёm. Nëse ata marrin para borxh prej tij, ai do detyrohet tё vendosё edhe interes mbi kёtё shumё, por kёtё e bёn vetёm për të mirën e tyre. Fёmijёt nuk mund ta kuptojnë kёtё veprim, ndoshta deri nё ditёn qё babai i tyre nuk do jetё mё, por mёsimin e kanё marrё dhe do ta kuptojnё njё ditё. Shumë fёmijё tё baballarёve Akrep, nuk e durojnё dot autoritetin e madh dhe disiplinën e shtrënguar gjatë gjithë fëmijërisë, veçanërisht gjatë viteve rebelë tё adoleshencёs, por kur rriten, ata e kuptojnë se sa me fat ishin që patёn udhëzimet e tij të forta. Nga asnjë baba tjetër, fëmijët nuk mund të mësojnё kaq shumё tё vёrteta në lidhje me mënyrën sesi jeta funksionon dhe si ajo ёshtё nё tё vёrtetё. Shpesh pasardhësit e tij do ta gjejnё atë zemёrbutё dhe tё kёndshёm, por sёrish nuk diskutohet se kush ёshtё shefi nё shtёpi. Edhe nёse fёmijёt nuk e durojnё dot qёndrimin urdhёrues, ata fshehurazi e admirojnë forcën e tij dhe përpiqen ta imitojnë atë. Një fëmijë i butë mund të ndjehet i keqtrajtuar dhe i trembur nga pushteti i Akrepit dhe tё pёsojё kёputje nervore, nga frika se mos shkakton pakёnaqёsinё e babait tё tij Akrep. Nё kёtё rast ju duhet ti kujtoni se dashuria dhe butësia, ndonjëherë japin rezultate mё tё mira, se mënyrën e tij autokratike. Vetëm sigurohuni qё t’ia kujtoni kёtё me takt dhe me respekt. Një mashkull Akrep kurrë nuk do ta lejojë një grua t’i diktojë atij. Asnjëherë në një milion vjet. Ai është burri dhe ju jeni gruaja dhe në qoftë se keni ndonjë dyshim në lidhje me kёtë,ai do t’jua bёjё kaq shpejt tё qartё, sa me siguri ju kurrё nuk do ta harroni kёtё mё. Megjithatë, një burrё Akrep me një grua që me të vërtetë e kupton, do të jetë i butё, i kёndshёm, i vëmendshëm dhe do t’a shpёrblejё besnikërinë e saj me atё lloj dashurie, qё shumica e grave e ёndёrrojnё dhe e kanё lexuar vetёm nё libra.
Pёrpjekja juaj pёr ti rezistuar kёtij mashkulli, pasi zjarri ёshtё ndezur dhe ai ka vendosur tashmё se ju dёshiron, nuk do t’ju ndihmojё shumё. Tёrheqja e burrave Akrep është pothuajse e prekshme. Ju ndiheni sikur mund ta prekni atё. Kur ta prekni, do tё suprizoheni. Do t’ju djegё dorёn, vetёm nёse jeni shumё e ndjeshme. Nёse jeni e fortё dhe e qetё, do t’ju duket sikur po prekni njё mermer tё ftohtё. Vetёm njё femёr kurajoze mund tё fluturojё me njё shqiponjё dhe mos tё rrёzohet prej saj.
 
Last edited:
Femra Akrep





Femra Akrep ka një bukuri të thellë dhe misterioze. Ajo është tёrheqёse, krenare dhe me besim tё madh nё vete. Por ajo ka një keqardhje të fshehtë. Do tё donte tё kishte lindur mashkull.
Pothuajse e ndiej nxehtёsinё qё femrat e Plutonit po lёshojnё kur lexojnё kёtё shpprehje. Nuk ka grua Akrep nё kёtё planet qё nuk mendon se ёshtё shumё femёrore, prandaj do jeni duke pyetur veten se çfarё jam duke thёnё. Kjo vajzë me siguri ka magji të mjaftueshme dhe është jashtëzakonisht joshëse. Por unë nuk thashё se ajo duket si një djalë. Vetëm se, nё të pandërgjegjshmen e saj, ajo do të preferonte të ishte mashkull. Më pak kufizime-më shumë mundёsi. Ky është një sekret që ajo ia fsheh edhe vetes.
Femrat Akrep pёrçmojnё gratё qё marrin pёrsipёr tё bёjnё vetёm rolin e tё dashurёs, tё gruas apo nёnёs. Një vajzë e udhёhequr nga Plutoni do ta kontrollojë dëshirën e saj për të dominuar, ndёrkohё qё realizon njё performancё tё shkёlqyer femёrore me mё shumё finesё se njё vajzё e shenjёs sё Dashit, Luanit apo Shigjetarit. Të paktën e bёn kёtё thjesht duke ardhur rrotull, jo duke luajtur rolin. Për shembull, ndryshe nga femra e planetit Mars, një femёr Akrep do ta bёnte për vete një mashkull me parfumin e rëndë dhe shikim saj ekzotik, ndёrsa e lejon atë ti ndezё cigaren nё buzё me çakmakun e tij. Kjo ёshtё shumё mё tepёr seksi, sesa ndezja vet e shkrepёses dhe shfryrja e tymit nё fytyrёn e mashkullit. Ajo e di kёtё gjё, siç di shumё mёnyra tё tjera pёr tё qenё joshёse. Njё vajzё tjetёr mund tё sulet me vrap nё krahёt e tu dhe ta shprehё dashurinё e saj duke thёrritur nga maja e çatisё apo ballkonit, vajza Akrep ecёn ngadalё, por joshёse drejt teje dhe nё heshtje pёrcjell mesazhin e saj. Ёshtё e çuditshme, por kёto femra mund tё duken joshёse edhe me xhinse, pantallona tё gjera apo me kёpucё basketbolli. Ndoshta është zëri i saj i ngjirur që krijon kёtё imazh sensual.
Mos pretendoni prej saj qё t’ju presё pёr njё kohё tё gjatё dhe t’ju adhurojё me pёrkushtim tё verbёr. Pastaj, me ato sy të bukur dhe misterioze që mund të lexojnë mendjen tuaj në mënyrë të qartë, ajo nuk ka nevojë për tё bёrё lojra ekstra. Pëshpëriti diçka romantike, që do ta shkrinte fare një vajzë tjetër dhe vajza Akrep thjesht do t’ju hedh njё vёshtrim tё thellё, depёrtues, që arrin tё shohё deri te synimet e tua tё vёrteta. Ajo është një makinё me rreze- X njerёzore, prandaj mos flirto me tё. Me pёrjashtim tё rasteve kur diskutoni pёr biznes, nё situatat e tjera jeni duke humbur kohёn dhe duke e fyer atё. Tё kёshilloj mos ta fyesh njё Akrep, sepse nuk ёshtё e shёndetshme pёr ju.
Unë jam e vetëdijshme se kjo Femme Fatale e rrezikshme, mund të fsheh fuqinë e saj për hakmarrje me një buzëqeshje tё ёmbёl, me gjeste tё buta dhe me zërin si njё ёngjëll. Por astrologët arrijnё tё shohin pёrtej fasadёs. Ёshtё shumё e rёndёsishme pёr ju qё tё jeni i mirё informuar. Mbi tё gjitha, jeni ju ai qё kёrkoni ta zbusni atё- ose tё mbroheni prej saj- cilado qoftё arsyeja. Ndoshta janё tё dyja. Ajo mund të jetë imponuese dhe autoritare, sarkastike dhe e akullt, pastaj tё bёhet e zjarrtё si njё furrё nё 500 gradё Celsius. Ajo mund tё urrejë nё mёnyrё helmuese ose tё dashurojё deri nё vetmohim .Ajo mund tё ulёrasё si njё kafshё e tёrbuar, ose tё pёshpёrisё si njё pёllumbeshё e dashuruar.
Femra Akrep ka një aftёsi tё veçantё joshjeje, si njё formё tё magjisё sё zezё, tё cilёn ajo mund ta zotёrojё nё mёnyrё kaq profesionale, sa tё duket si magji e vёrtetё. Ju keni shumë pak shanse për t'i shpëtuar, pasi sytë e saj tё takojnё sytё e tu. Për shkak të shqisёs sё gjashtë mistike tё saj, ajo shpesh mund ta dallojё njё partner të ardhshëm me shikim të parë dhe nё njё farё mёnyre, ajo do ta pёrcjellё këtë perceptim në çast te ju. Reagimet tuaja pas kёsaj do jenё dy :eek:se do tё pushtoheni nga magjia e saj dhe do ti dorёzoheni si njё somnambul, ose do tё tmerroheni dhe do ndjeni nevojёn pёr t’ia mbathur. Pёrse nxitoni? Qёndroni pak. Ndoshta mund tё zbuloni se çfarё ёshtё jeta. Ajo e di dhe do t’jua tregojё kёtё. Gjithsesi , ju duhet tё jeni i kёnaqur qё ajo ju merr nё konsideratё. Njё femёr Akrep nuk e justifikon nё asnjё mёnyrё karakterin e dobёt te njё mashkull. Ajo kёrkon për ambicie dhe kurajo. Ajo dëshiron një partner, i cili mund ta dominojë atё dhe ta bëjë atë krenare, pa shqetësuar individualitetin e saj sekret. Ai duhet të jetë i fortë, mashkullor dhe i hijshёm mbi mesataren. Një shkallë e lartë inteligjence është e nevojshme te ky partner, që të pёrputhet me mendjen e saj të shkëlqyer dhe urtësinё abstrakte e filozofike.
Pasi tё arrini ta bёni pёr vete njё femёr Akrep, tё jeni tё sigurt se jeni i veçantё dhe unik. Ju gjithashtu mund të jeni i bindur se dashuria e saj për ju është e pakrahasueshme me ato qё keni pёrjetuar ndonjëherë - dhe ju mund ta merrni kёtё dashuri në disa mënyra. Ju do të jeni interesi më i rëndësishëm në jetën e saj. Nëse ajo është një vajzë tipike e planetit Pluton, ajo do tё pёrpiqet intensivisht me pasion pёr t’ju kёnaqur nё çdo mёnyrё. Nëse ju jeni shumë i vështirë për t’u kёnaqur, ajo do ta tregojë zhgёnjimin e saj, me pёrpjektet pasionante pёr tё fituar interesin tuaj.
Ndoshta syri juaj e kapi fjalёn “pasion” tё pёrsёritur disa herё.Shumica e meshkujve kanë dëgjuar thashetheme emocionuese për pasionin e femrave tё lindura nёnëntor. Është e vërtetë! Ajo është e mbushur pёrbrenda saj me shumë pasion, edhe pse e mban atё nёn kontroll duke pёrdorur pamjen e saj te ngurtё dhe tё ftohtё pёrkundrejt njerёzve tё tjerё. Por gjinia mashkullore është e prirur ta identifikojё pasionin në mënyrë rigoroze me veprimet romantike; kjo ёshtё shumё pak pёr ta pёrshkruar, pasi sipas pёrkufizimit tё Plutonit, kjo fjalё ёshtё shumё mё gjithёpёrfshirёse.
Kjo përfshin ndjenjat e saj rreth çdo gjëje që ajo prek. Ajo rrallё thjesht pёlqen ose nuk pёlqen njё shfaqje nё teatёr, njё libёr, njё mobilje apo njerёzit. Ajo ose urren me gjithё qёnien e saj ose adhuron me gjithё fuqinё e shirtit. Nёse asnjё nga kёto ndjenja nuk ngjallet brenda saj, atёherё ajo qёndron indiferente dhe e ftohtё. Megjithatë, pёrpos tё gjithave, ajo qёndron në thelb e paprekur nga stuhitë emocionale, duke e gjykuar të paktën nga pamja e jashtme e saj e qetë, e cila gjithmonë vendos njё perde pas çdo shpërthimi të vogёl apo të madh bërthamor. Mund tё jetё e vёshtirё pёr tё bindur vjehrrёn tuaj se vajza e saj ka thyer tё gjitha pjatat dhe ka grisur perdet, nё njё moment tёrbimi. Tё tjerёt do t’ju shohin sikur ju nuk jeni nё rregull nga mendja. Cfarё doni tё thoni me kёtё? T’ju vijё turp qё akuzoni kёtё vajzё kaq tё qetё, tё kontrolluar dhe tё dashur. Keni mirёkuptimin tim, nёse ju ndihmon sadopak kjo. Ajo ka kaq shumё cilёsi tё rralla, duhet ta dinit se edhe tё metat nuk do ishin pak. Prandaj, mendoni pёr anёt pozitive. Mirё pra, mendoni pёr anёt pozitive pasi t’ju jetё shёruar gunga nё kokёn tuaj.
Për shkak se femrёn Akrep e tёrheqin investigimi i tё panjohurave, nё fillim ajo mund tё duket joshёse, si njё frut i ndaluar dhe shprehja e thellё dhe e çuditshme nё sytё e saj e pёrforcojnё mё shumё kёtё pёrshtypje. Por pavarёsisht zbulimeve, Akrepi tipik do të dalё sёrish i fortë dhe i pazbuluar. Nëse ajo e lejon udhёtimin drejt shpirtit tё saj tё brendshёm, Plutoni do ta dёnojё atё me ndjenja keqardhjeje plot ankth dhe faj, por ajo do tё ngrihet pёrsёri, falё forcёs sё madhe tё karakterit, si feniks i ngjallur, nga hiri i eksperimenteve tё saj.
Ajo mund të ketë qenë një spektatore e magjepsur nga njё milion dobёsitё e njeriut dhe mund tё ketё provuar njё sёrё eksperiencash pёr tё provuar njohuritё e veta. Por ajo nё mёnyrё tё mistershme del nga tё gjitha eksplorimet e saj, mё superiore se pothuaj çdo grua tjetёr qё ke njohur deri tani. Femra Akrep ёshtё njё ruajtёse shumё e mirё sekretesh. Është e habitshme se sa shumë histori tё errëta janë rrëfyer për Akrepat, edhe pse ata mundohen ta mbajnё jetёn e tyre personale larg syve tё tё tjerёve. Femra Akrep pёlqen tё dёgjojё sekretet e njerёzve, por ajo rrallё mund ta zbulojё njё sekret qё i ёshtё besuar asaj, madje as tek ju. Gjithashtu, prisni qё ajo tё ketё sekretet e veta lidhur me personalitetin e saj, por mos u pёrpiqni t’ia zbuloni ato. Eshtё një pjesë personale e kësaj gruaje që ju kurrë nuk do ta prekni, një copёz e mendjes dhe shpirtit që i takon në mënyrë absolute asaj dhe nuk ka asnjë rrugё pёr tu futur aty. Ajo nuk është gёnjeshtare, në fakt shumё shpesh ёshtё e sinqertё deri nё brutalitet, por gjithmonё do tё ketё ato mendimet dhe ndjenjat e saj tё veçanta, tё cilat nuk do dojё t’i ndajё as me ju dhe as me dikё tjetёr.
Një grua Akrep do të jetë tepër besnike ndaj atyre që ajo i vlerёson të fortë dhe tё vlefshёm, por njerёzve tё dobёt ajo nuk do t’u hedh sytё. Dinjiteti i saj në marrëdhëniet njerëzore mund ta bëjë atë të duket e ftohtë dhe snobe. Në një mënyrë, ajo patjetër qё është, sepse praktikon një sistem personal të kastave dhe kjo është më e theksuar te femra Akrep, sesa te femrat e tjera tё shenjёs sё zjarrit, Dashit, Luanit dhe Shigjetarit. Të gjithё Akrepёt, janë shumë pёrzgjedhёs në miqësi. Ata do të mbajnë pranё vetes gjatё gjithё jetёs, miqtё e vlefshёm dhe do ti shkёpusin tё gjitha lidhjet me ata njerёz tё zakonshёm ose tё padenjё pёr ta.
Një grua Akrep, nuk ka nevojё tё jetё ligjёrisht gruaja e dikujt, qё tё jap dashuri dhe përkushtim si njё grua e martuar. Nëse rrethanat e bёjnё martesёn tuaj tё pamundur, ajo do t’ju dojё nga mёngjesi nё darkё dhe mos ta vrasё aspak mendjen se çfarё mendojnё fqinjёt tuaj pёr kёtё marrёdhёnie. Në shumicën e situatave të tilla të pazakonta, marrëdhënia është e vërtetë dhe e ndershme, ndoshta mё tepёr se nё shumё prej martesave sipёrfaqёsore tё ligjshme. Hipokrizia e shoqërisë, kurrë nuk do ta mbajë këtë grua kurajoze larg lumturisё. Ajo i bindet vetёm ligjit tё saj dhe asnjё ligji tjetёr dhe në zemrën e saj shprehja “derisa vdekja tё na ndajё” ka mё shumё vlerё, sesa tё gjysmat e nuseve qё e pёshpёrisin me gjysёm zёri ditёn e tyre tё dasmёs.
Pavarësisht individualizmit tё saj të fortë, vajza Akrep do ta lё burrin e saj të jetë drejtuesi nё lidhjen e tyre. Në vend që ta lё atё nё hije me forcën dhe karizmёn e saj, ajo do të pёrdorё tё gjitha talentet e saj, për ta ndihmuar atë të arrijё qëllimet e tij. E ardhmja jote do të jetë e rëndësishme pёr tё dhe ajo nuk do të insistojë pёr ta mbajtur mё çdo kusht karrierёn e saj pas martesës (nëse nuk e keni zhgënjyer thellё ose një punë të dytë është e nevojshme pёr shkak tё një krize ekonomike të përkohshme në familje). Ajo mund tju luftojnë ashpёr privatisht, por do t’ju mbrojë me forcё në publik. Ajo nuk do të lejojё askënd qё tё shpifi ndaj jush ose tё përfitojё nga ju. Ata që do të përpiqen ta bёjnё kёtё, do tё pёrballen mё zemёrimin e saj tё drejtë. Lumturia juaj gjithmonë do të jetё e para. Ajo do të presё nga ju qё tё synoni sa mё lart qё aftёsitё tuaja arrijnё. Çdo gjë më pak , mund ta bёjё atё t’ju thumbojё me sarkazёm ose edhe t’ju fyejё.
Gratë e Akrepit e duan shtëpinë e tyre, e cila zakonisht shkëlqen nga pastërtia, rehatia dhe aroma e mirё e gatimeve. Ushqimi shёrbehet nё kohë dhe gjërat janë përgjithësisht nën kontroll. Nëse ёshtё e kundërta e kёsaj, diçka e bёn gruan Akrep tё pakënaqur, sepse prirja e natyrshme e saj është drejt bukurisë dhe rregullit. Pёr femrёn tipike tё Akrepit, pastrim ipas çdo sezoni është si tё shkojё me pushime. Atyre ju pёlqen shumё të “gërmojnё” në dollape pёr tё parё se ç’mund tё gjejnё. Vetëm se duhet tё keni kujdes se mos gjen ndonjё shёnim sekret, qё bie erё parfum në xhepat e xhaketёs tuaj tё vjetër, kur pastron dollapet. Akrepi është tepër dyshues, madje edhe kur nuk ka fakte për dyshime, kështu që mund ta imagjinoni se çfarë do tё ndodh kur ajo e gjen një fakt të vërtetë për tradhёti tё mundshme.
Nuk është mirë tё bёheni person i dyshimtё pёr tё, sepse nuk e dini se sa raste tё tjera mund tё shtojё ajo nё mendjen e vet. Por ajo s’ka pёr ti shprehur deri nё njё moment shpёrthimi ekspoziv. Natyrisht, kjo situatё mund tё ngre disa pikёpyetje nga ana juaj.Vetëm kapёrdiji ato. Nuk do tё fitoni asnjё gjё duke hetuar.Unë e kuptoj plotësisht se kjo nuk është e drejtë. Edhe vetё ajo e kupton kёtё. Por kjo nuk do ti ndryshojё aspak gjërat. Kjo është mënyra se si ajo ёshtё. Pranojeni ose jo atё. Por ka shumё gjasa ta pranoni. Sepse ёshtë pothuajse e pamundur tё heqёsh dorё nga kjo femёr. Mё e pakta, ajo do të fanitet gjatё gjithё jetёs suaj. Do tё ishte mё e lehtё tё pёrshtateshit me natyrёn e saj tё vёshtirё , sesa tё vuanit nga mankthet qё do pёrjetoni nёse jeni larg saj. Askush nuk largohet dot nga një Akrep. A nuk e dinit kёtё ? Ata që e kanë provuar mund t’jua tregojnё . Gjithsesi, ju keni një grua shumë të veçantë nё krahun tuaj.
Pavarёsisht sesa shumё e do shtёpinё, ajo do tё pranonte tё transferohej pa mё tё voglin hezitim, nёse kjo do ishte e nevojshme pёr karrierёn tuaj. Kjo e bёn atё njё grua të shkëlqyer për një burrё me profesion ushtarak apo të marinës dhe një xhevahir tё vërtetë për një politikan. Ajo arrin tё shohё dhe tё kuptojё çdo gjё si dhe nuk ka asnjё mashtrim qё mund ti shpёtojё pa e vёnё re. Një grua Akrep mund t'ju tregojё saktësisht se kush mund të jetë i besueshëm dhe nga cili duhet tё keni kujdes.
Në departamentin e buxhetit, gratë e Akrepit janë krejtësisht të paparashikueshme. Ajo mund të kursejë edhe qindarkat, derisa ti dyfishojё ato, pastaj si me magji, tё harrohet pas shpenzimeve marramendёse. Një gjë është e sigurt. Ajo i gёzohet lekёve, qoftё kur i ruan me fanatizёm nё njё kuti kursimi, qoftё kur i shpenzon pa hesap ato. Por kjo grua gjithmonë priret drejt prestigjit dhe ajo nuk do lejojё qё paratё ta rrezikojnё kёtё. Ajo do të jetë e kënaqur, nëse ju zgjidhni të ardhura mё tё pakta, për aq kohë sa kjo ju siguron qё tё jeni shefi i vetes suaj dhe me mundёsi tё mёdha, pёr tu bёrё dikush me influencё nё tё ardhmen. Femra Akrep e pёlqen pushtetin dhe do të sakrifikonte shumë për ta parё atё te ju.
Një nga tiparet më të këqija si tё Akrepёve meshkuj dhe femra, ёshtё kur refuzojnё tё shohin ndonjë këndvështrim tjetёr, pёrveç kёndvёshtrimit tё tyre, sidomos kur pёrfshihen emocionalisht. Duhen javё, pas njё analize retrospektive, qё ti bёsh ata mё tё pёrulur dhe empatikё ndaj tё tjerёve. Interesi i saj natyral ndaj gjinisё tjetёr, madje edhe nëse ajo mbetet platonike, mund t’ju jap shumё arsye që të bёheni po aq xheloz sa ёshtё ajo pёr ju. Ajo ndoshta do të magjepsё çdo mashkull nё çastin e parё qё do ta shohin nё njё eveniment qё ndodheni bashkё dhe ju thjesht do jeni aty i ulur , duke parё sesa tё magjepsur janё kёta meshkuj pёr partneren tuaj. Rrallё kjo çon në diçka serioze, por mund të shkaktojë disa momente të pakëndshme ose disa mosmarrëveshjeve shpërthyese. Por mbani mend se ёshtё ajo qё e thotё fjalёn e fundit nё çdo situatё. Nёqoftёse i thoni njё gёnjeshtёr, ajo ndoshta do t’ju thotё dy. Nёse ju, pas njё grindjeje, refuzoni ta puthni para se tё flini, ajo nuk do t’ju puthё pёr njё muaj. Provojeni ta lini mamanё tuaj, tё kritikojё gatimin e saj dhe gruaja juaj Akrep do tё “harrojё “ ta ftojё mamanё tuaj, pёr drekё, pёr muaj me rradhё pas kёsaj. Megjithatё njё dёmtim aksidental ajo do ta falё, nёse ёshtё e bindur qё ishte pa qёllim. Ndjenja e drejtësisë te Akrepi, është po aq e fortë sa ndjenja e hakmarrjes. Shumica e njerëzve e harrojnë këtë. Ajo do të kujtohet pёr çdo tё mirё dhe do ta shpёrblejё dyfish atё. E njёjta gjё vlen edhe pёr tё kёqijat.
Me fëmijët, shprehjes sё saj tё dashurisë mund t'i mungojë disi butësia dhe shfaqja e saj nё mёnyrё demonstrative. Megjithatё, fёmijёt do ta ndiejnë përkushtimin e saj të thellë dhe do tё ndihen emocionalisht të sigurt me tё. Një nënë Akrep nuk do të lejojё qё talentet e fëmijëve të saj, të kalojnё pa u vënë re. Ajo do të shpenzojnë shumë kohё duke i inkurajuar ata drejt qëllimeve më të larta dhe do të jetë e gatshme tu ofrojatyre çdo përkrahje që nevojitet. Pasardhësit e saj do ta shohin atё të fortë dhe tё dobishme, kur tё kenё problemet e para tё rinisё, sepse njohja qё ka ajo pёr natyrën njerëzore e bën atë një këshilltare tё mençur. Ajo do ti mësojë ata tё pёrballen me vështirësitё me guximin e saj. Çdokush qё ajo e vlerёson si një kërcënim për lumturinë e fëmijëve të saj, do ta shkatёrrojё dhe kam frikё se kёtu mund tё pёrfshihet edhe burri i saj. Ajo nuk do ta vlerësojёë atë, nëse ai është mё i rreptë me ta se ajo mendon se ai duhet të jetë.
Një grua Akrep, ndonjëherë, gati do t’ju mbysё me pasionin e saj për të jetuar jetuar jetёn, por në një stuhi të vërtetë, qetёsia mendore dhe forca e hekurt, do tё jenё njё barkё shpёtimi pёr ju. Edhe pse ajo e pёrdor magjinё e saj në mënyra të çuditshme dhe të fshehta, sytë e saj zhbirues, gjithmonë do t’ju vёshtrojnё me ndershmëri. Ndoshta ajo është pak e rrezikshme, por edhe shumё emocionuese.
Fёmija Akrep
Reagimi i zakonshёm i prindërve, kur shohin pёr herё tё parё foshnjёn e tyre Akrep tё porsalindur është njё surprizë e bukur. "Ai duket shumë më 'i përfunduar' se foshnjat tjera në dhomёn e bebeve,"- mërmërisin ata.” "Ai është mё i qetё dhe shiko se çfarё trupi të fortë që ka”. Kjo është e vёrtetё, edhe Akrepat me peshё mё tё vogёl, zakonisht kanё trup tё fortё. Ata janё projektuar për t’u pёrshtatur me dёshirat e tyre jashtëzakonisht të mёdha.
Fëmijët Akrep i gëzohen një loje dhe ata kanë për qëllim ta fitojnё atё. Kompromisi nuk është një nga virtytet e tyre. Foshnjat Akrep do t’ju hipnotizojnё me sytё e tyre depёrtues dhe do t’ju bёjnё tё plotёsoni çdo tekё tё tyre. Prandaj, filloni tё pёrgatisni veten pёr t’u pёrballur me “magjinё e zezё” tё tij qё tani.
Me ndryshime të vogla, ky është qëndrimi i saktë qё ju duhet për t’u përballuar me Akrepin tuaj të ri. Kjo është shtëpia juaj. Nёse rregullat tuaja nuk i pёlqejnё edhe aq shumё fёmijёs tuaj Akrep, ёshtё problemi i tij, por ai nuk mund t’ju imponohet. Ju jeni mamaja e tij. Praktikisht, jeni shefja e tij. Ndёrsa i flisni, vёshtrojeni ngultas, ndonёse mund tё keni punёt tuaja tё shumta pёr tё bёrё. Por kjo ёshtё njё sfidё shumё interesante. Fëmijёs Akrep i duhet disiplinë e vazhdueshme dhe e fortë. Ju duhet ti mёsoni vlerat e konsideratёs pёr njerёzit mё tё dobёt, tё pranojё humbjen, tё respektojё autoritetin dhe tё falё kur tё tjerёt e lёndojnё. Ndёrsa ju po merreni me pёrpunimin e karakterit tё tij elegant, do tё habiteni nga mendja e tij brilante dhe personaliteti magjepёs. Guximi i tij i rrallё dhe ndershmëria janё vlera qё e ushqejnё dhe mbrojnё atё nga shkatёrrimi qё mund tё shkaktojё superegoja e tij.
Fёmija juaj i vogёl Akrep, do t’ju shoh me inat , kur ju ta ndaloni tё prekё diçka. Kthejani kёtё vёshtrim, por me mirёsi dhe vendosmёri. Ёshtё e vёshtirё tё krijosh njё vёshtrim tё inatosur me mirёsi brenda, por vazhdoni praktikoni. Buzëqeshni, ndёrsa i skёrmisni dhёmbёt dhe i thoni “jo” me bindje tё theksuar. Ju vetëm do të fitoni një luftë të përkohshme; ajo do të rifillojё përsëri një orë më vonë, por ky është një hap mё shumё nё rrugёn e gjatё qё ju pret. Nё fund, fёmija juaj Akrep do të fillojё t’ju admirojë për forcën qё po i rezistoni. Ai do tё mësojë vetëm nga dikush që mendon se është më i fortë se ai. Natyrisht, ai e di se fitorja është vetëm për shkak të madhësisë së tij aktuale dhe ai do t'jua kalojё nё gjatёsi një ditë, por ndërkohë, do t'ju respektojё pa qejf mbetje, për aq kohë sa ju jeni më e madhe nё trup se ai. Bёni kujdes: Sigurohuni qё tё ketё shumё dashuri dhe afeksion nё krye tё disiplinёs sё fortё, ose ai do tё bёhet njё njeri i tёrhequr, i torturuar nga frikёrat dhe fobitё.
Për shkak të tё folurёs sё tij tё hapur, shpesh me sarkazёm, ai do të duket i drejtpërdrejtë, por sёrish do të ketё një nevojë të madhe për privatёsi. Ai ka sekretet e tij të vogël dhe ju nuk duhet të fusni hundët. Jepini atij një kuti të madhe metalike me një çelës, ku ai mund të mbajë gjёrat e tij personale, apo një sirtar të veçantë vetёm pёr tё, ku askush tjetër në familje nuk mund ta hapё, pa miratimin e tij. Ndёrkohё qё vajza Akrep rritet, do tё kёrkojё njё ditar me çelёs.
Këta të vegjёl Akrep do t’i fshehin mendimet e tyre, por tё përpiqesh të fshehёsh gjërat nga ata është e pamundur. Kanё një aftësi të mrekullueshme për të përballuar dhimbjen. Edhe qepjet qё bёjnё pasi janё çarё diku aksidentalisht, zakonisht do të përballohen pa lot apo anestezi. Djalë juaj Akrep është mё i zgjuar nё krahasim me moshatarёt e tij. Do të ketё raste kur të kuptuarit e tij instiktiv do tё jetё një bekim. Baballarёt e shqetёsuar nga problemet ekonomike, shpesh do tё habiten, kur i vogli i tyre do ti pёrqafojё befas me dashuri, pa kuptuar gjё nga ekonomia. Fёmija thjesht e di qё babai i tij ёshtё i mёrzitur dhe ai dёshiron ta tregojё dёshirёn e tij, pёr tё shkatёrruar gjithçka qё e shkakton kёtё mёrzitje. Kur nёna ёshtё e sёmurё apo e stresuar, ajo do tё marrё prej tё voglit tё saj Akrep njё prekje tё papritur, tё heshtur dhe prekёse, pasi ai e ndien disi trishtimin e saj.
Fëmijët Akrep janë të mbushur me besnikëri tё pakufishme për miqtë dhe të dashurit e tyre. Por mund të jenё goxha tё vështirë për këdo tjetër. Ju mund ti thoni fëmijës tuaj Akrep që zemërimi dhe hakmarrja vetёm e dëmtojnё atё dhe nuk zgjidhin gjё, por nuk do të jetë e lehtë për të që të logjikojё nё kёtё mёnyrё. Bleni njё lodёr bumerangu pёr tё dhe mёsojeni ta hedh me gjithё forcёn nё ajёr. Kur kjo lodёr ti kthehet nё fytyrё nё mёnyrё magjike (sipas tij), disa herё me rradhё pasi e ka hedhur, ky Akrep i vogёl mund ta marrё mesazhin pёr atё qё i keni thёnё pёr hakmarrjen dhe zemёrimin. Kjo lodёr nuk do jetё e preferuara e tij, siç janё mikroskopi, libri i lojrave magjike, apo njё set kimie, tё cilat i adhuron. Mësuesit e tij nuk do të dinё nëse duhet ta dërgojnë atë në krye të klasës apo të marrin me vete njё thupёr tё trashё. Ata ndoshta do tё përfundojnë duke i bërë të dyja. Djemtë dhe vajzat e Akrepit kanë mendje tё mprehta dhe një perceptim tё çuditshёm tё teorive. Ata mund tё bёhen kampionёt e lagjes nё lojrat e basketbollit dhe futbollit. Por nёse kanё fatin tё drejtohen nga instruktore tё mençur, ata mund tё mёsojnё tё lexojnё shpejt dhe tё bёhen udhёheqёsit e aktiviteteve shkollore.
Fëmija Akrepi ka një shans të mirë për të qenë kryetari i klasёs, nёqoftёse udhёzohet tё qёndrojё larg gjёrave tё ndaluara. Mbajeni atë fizikisht aktiv dhe mendёrisht të interesuar dhe drejtojeni kuriozitetin e tij tё madh drejt shkencës, letërsisё, mjekësisё apo sporteve. Inkurajoni ëndrrat e tij fëminore për të qenë një inxhinier hapësire, marinar, zjarrfikës, ministër, artist apo edhe president. Asnjëherë mos u pёrpiqni ta detyroni atë tё realizojё idenë tuaj të preferuar të karrierës së duhur. Ai e di saktësisht atë që ai dëshiron dhe është një gabim i madh ti imponosh vullnetin tënd. Jini besnikë me tё dhe kurrë mos e shkelni fjalёn apo njё premtim tё dhёnё.
Nervat e acaruara, debatet nё kohёn e drekёs dhe grindjet me familjen para se tё shkojё pёr tё fjetur gjumё, do jenё tё dёmshme si pёr shёndetin fizik ashtu edhe pёr ata mendor. Ai ka shumë pasione dhe emocione tё nxehta për të menaxhuar dhe të nënshtrojë natyrën e tij të paqëndrueshme është një detyrë e vështirë për të, por ai do ta kontrollojë atë shumё mirё me udhëzime të kujdesshme. Akrepat tёrhiqen nga substancat narkotike, kështu që mundohuni ti mbani larg prej drogёs. Atij i pёlqen edhe zjarri gjithashtu, kёshtu qё mos lini shkrepёse vёrdallё.
Ai do tё jetё i apasionuar pas festёs sё Halloёeen-it, filmave me përbindësha në TV, ato fantastiko-shkencorё dhe me fantazma. Ai gjithashtu do të jetë i dhënë pas seksit të kundërt. Mos u trondisni, në qoftë se kapni djalin tuaj Akrep pesë-vjeçar duke i ngulur sytë "misteriozё" vajzёs me kaçurrela tё fqinjёs pёrballё. Ai do tё bёhet i dashuri i dikujt njё ditë. Ju kurrë nuk mund ta parandaloni kёtё. Por ju mund të parandaloni disa probleme dashurore nё tё ardhmen, duke i mësuar të dyja gjinitё në adoleshencë pёr rëndësinë e përgjegjësisë në punët e zemrës. Akrepi e respekton thellësisht rrethin familjar. Shpjegojini se sjellja e pakujdesshme romantike e shkatërron atë dhe ai do t’ju dëgjojë. Çfarëdo që ai të bëhet, ai do të jetë më i miri nё fushën qё ka zgjedhur. I riu Akrep është mjaft i vendosur për të marrë atë që ai dëshiron .Por mos e lejoni aftёsinё e tij pёr tё pёrmbushur gjithçka dёshiron, t’ju pengojё ti jepni atij mbështetjen tuaj. Ai ka nevojë për atë, edhe pse duket sikur ёshtё mjaft i fortё. Ju duhet ta ndihmoni fёmijёn tuaj Akrep, qё tё gjejё njё qёllim drejt të cilit të drejtojë pasionet e brendshme, që kërcënojnë ta konsumojnё atё. Ai është një fëmijё i çuditshёm, magjepёs dhe ndoshta me njё fat shumё të rëndësishëm, drejt tё cilit i duhen kilomentra tё tёra pёr tё arritur. Ecni me të për aq kohë sa ai ka nevojë për ju, pastaj lёreni të eci vetëm. Ai do të kthehet i sigurtë me çfarëdo çmimi që kërkonte. Plutoni i jep atij guxim të madh, forcë dhe inteligjencë, por jeni ju ajo qё do tí jepni atё qё ka mё shumё nevojё: një shembull të përditshёm se si të duash –dhe tё marrёsh dashuri.
Akrepi nё pozicionin e Liderit/ Shefit
Për shefin tuaj Akrep, jeta është një kërkim i gjatё drejt mençurisё dhe pushtetit. Ai dëshiron të dijë të gjitha sekretet e parajsёs dhe ferrit -dhe çdo gjë qё qëndron në mes tё tё dyjave. Supozohet se ju ndodheni në mes. Prandaj, ai është po aq i përqendruar tё mёsojё sekretet tuaja dhe ёshtё në kërkim tё njohurive qё ndodhen në mendjen tuaj. Ai anjёherё nuk do t’ju nxisё haptazi ose në mënyrë tё vazhdueshme për të zbrasur zemrёn tuaj, por ju ndoshta do ta bëni kёtё vullnetarisht. Është e pashmangshme! Një vështrim i gjatë dhe i qëndrueshёm nga sytë hipnotizues tё Plutoni,t mjafton pёr t’ju bёrё tё rrёfeheni. Nëse keni ndonjë gjë në mendjen tuaj qё doni ta mbani sekret, ose shmangni sytё e tij, ose mos punoni pёr tё.
Pushteti i planetit Pluton, gjithashtu i jep mundёsi shefit tuaj Akrep, ta ndiejё gjendjen tuaj shpirtёrore dhe ai do tё sillet nё varёsi tё disponimit tuaj. Kjo mund tё jetё njё pёrvojё jashtёzakonisht qetёsuese. Sidomos pas pёrballjes sё vazhdueshme ndaj njerëzve të cekët, tё shkujdesur, të cilët jo vetëm që nuk e dinё se çfarë ka thellë brenda jush, por nuk bёjnё asnjё pёrpjekje pёr ta zbuluar kёtё. Ekspozimi ndaj formave të ndryshme të indiferencës, mund të bëjë qё empatia e Akrepit tё duket goxha e mrekullueshme, krahasuar me tё tjerёt.
Ndryshe nga ajo qё ju mund tё mendoni, zyra e një shefi tё lindur nё nëntor nuk është gjithmonë shpërthyese apo mbresëlënëse. Ajo mund të jetë zyra me më pak zhurmë, mё e thjeshta dhe me modestja nё tё gjithё ndёrtesёn. Vetëkontrolli i Plutonit arrin të prekё gjithçka rreth tij. Kontrolli i kёtij njeriu mbi veten e vet ёshtё mahnitёs. Ai është i palodhshëm në çfarëdo që ai vendos tё bëjë dhe krenohet me veten qё nuk i lejon njerёzit tё dinё sesa shumё ai i dёshiron ato qё kёrkon. Konkurrenti i tij kurrë nuk do të dyshojë se sa intensivisht, shefi juaj Akrep, dëshiron ta mposhtё, deri nё momentin qё kjo ёshtё bёrё fakt i kryer dhe Akrepi ka fituar. Ai mund të shikojё brenda jush, por askush nuk mund të depërtojë në ndjenjat e tij të thella. Një nga armët më të fuqishme tё shefit tё udhёhequr nga Plutoni është fshehtësia e qëllimit dhe synimeve. Ai i fsheh emocionet dhe motivet e tij në mënyrë absolute, saqё kundёrshtari nuk e pret pothuajse asnjёherё njё sulm prej tij, prandaj habitet kur njё goditje e papritur, vjen nga krahu i djathtё nё momentin mё tё papritur pёr tё. Kjo gjithashtu i jep prestigj dhe sukses drejtuesit Akrep.
Nёse ai ju pёlqen, ai do tё bёjё çdo gjё pёr tju ndihmuar, pёr tju nxitur tё ecni para dhe tё realizoni ёndrrat tuaja, sёbashku me tё tijat. Nëse nuk ju pёlqen, mё mirё mos vazhdoni tё lexoni mё poshtё. Ju kurrë nuk do të punësoheni nga ai, por edhe nёse jeni punёsuar nga dikush tjetёr, puna juaj nuk do zgjasё shumё nёn drejtimin e shefit Akrep. Drejtuesit e udhёhequr nga planeti Pluton, rrallë kanë simpati ose mëshirë për ata që nuk i përkasin ekipit. Shqetësimi i tij i parë do të jetë ekipi (e cila është nё sinonim me qëllimet e tij personale) dhe individët vijnё tё fundit. Jam e bindur se shumё prej jush qё kanё njё shef Akrep, janё duke menduar njё strategji mbrojtje nё punё.
Ky njeri ka një mënyrë tё veçantё për të tërhequr pranё vetes njerëz , të cilët janё shumё besnikë. Ai zakonisht është i rrethuar nga miq të devotshëm, ndёrsa me armiqtё mban njё distancё tё sigurt. Ёshtё si njё lloj rrethi. Tё zgjedhurit prej tij qëndrojnë brenda. Të tjerët mbahen larg nga një formë e magjisë së zezë që pengon afrimin e tyre shumё afёr pёr rehatinё e tij. Është e vështirë, nëse jo e pamundur për armiqtë për ta lexuar atë. Sapo ata sy magnetike, vlerёsjnё njё person qё nuk bёn pёr kёrkesat e shefit Akrep, ky njeri “zhduket “ nё moment. Ky person thjesht nuk ekziston mё pёr Akrepin. Në mendjen e tij, ju nuk jeni mё aty. Ai as nuk ju sheh, as nuk ju dëgjon. Radarёt e tij do t’i tregojnë atij nëse ju i jeni afruar mjaftueshёm pёr tё qёnё i rrezikshёm. Ju shkakton njё ndjenjё zbrazёtie , vёshtrimi bosh qё ju jep ai, sikur tё mos jeni fare aty.
Mos kini pёrshtypjen se pёr tё pёrmbushur magjitё e tij, shefi Akrep duhet tё duket si Konti Drakula. Nëse ju jeni gati pёr të nisur aventurën pёr tё punuar për një ekzekutiv Akrep, herёn e parë që do ta shihni atë do të mendoni se kjo çёshtja e fuqisё ёshtё e ekzagjeruar. Fiziku i tij mund të jetë shumë mirë pozicionuar dhe ai mund të ketë njё buzëqeshje çarmatosёse. Pastaj ai do t’ju fiksojё duke ju me ngulur sytë e tij zhbirues blu ose ngjyrë kafe dhe unë shpresoj tё ketё një karrige aty pranë për ju që të uleni. Nё kёtё moment, ju jeni hipnotizuar plotësisht nga sharmi i tij magnetik. Ju mund edhe ta kapni veten duke u lёkundur para dhe mbrapa, me lëvizje pothuajse tё padukshme, në pritje të udhëzimeve. Ai tani kontrollon emocionet tuaja. Pas kësaj, askush nuk mund t’ju shpёtojё. Është tepër vonë! Ju jeni verbërisht besnik i shefit tuaj tё ri, të mrekullueshёm, tё butë, të talentuar, tё shkëlqyer dhe kushdo që mendon se ai është i rrezikshëm është xheloz, hakmarrёs dhe i krisur. Ai është shefi mё i mirё qё dikush do tё shpresonte tё kishte.
Shefi juaj Akrep nuk mund të tolerojë shprehjen e emocioneve. Ai mendon se dikush duhet tё ruajё qetёsinё, pavarёsisht situatave ku ndodhet. Por nёse kёrkohen veprime tё menjёhershme, ai do tё jetё kaq shpёrthyes nё veprim, sa ju nuk do ta besoni qё po shikoni tё njёjtin njeri. Kur e gjitha kjo tё mbarojё dhe gjёrat tё kthehen nё normalitet, emocionet e tij tё forta do tё vendosen sёrish nёn kontrollin e tij. Megjithatë, zakonisht ai do të jetë mishërimi i gjakftohtësisё, i llogaritjeve tё sakta, i rregullit total, i emocioneve tё kontrolluara dhe flokëve tё krehura nё çdo moment. Maska e tij e qetë e vetëpërmbajtjes do tё hiqet shumё rrallё, me përjashtim të ngjarjeve vërtetë tё rёndёsishme.
Mos bëni gabim ti bёni lajka shumё shpesh eprorit tuaj tё shenjёs sё Akrepit. Ata janë vazhdimisht dyshues. Zgjohen dhe bien për të fjetur me dyshime dhe shqisat e tyre janë gjithmonë nё kёrkim tё qёllimeve tё fshehta. Në fakt, një nga dobësitë e tij është se ai shpesh dyshon nё vërejtjet e paqёllimta tё njerëzve të pafajshëm.
Me raste tё veçanta, njohja dhe vёnia nё dukje e superioritetit tё tij nga ana juaj, do tё vlerёsohet thellё brenda tij- vetёm mos e teproni. Besnikëria e tij ndaj jush do tё jetë e qëndrueshme , por duhet t’ia ktheni mbrapsht nё tё njёjtёn masё, asnjё milimetёr mё pak. Ai është një njeri i fiksuar qё transaksionet e parave të parashikohen deri në detaje. Mos lejoni asnjёherё qё çështjet financiare tё bёhen tё paqarta. Dhe kurrë mos tentoni ta dёmtoni apo t’ía kaloni atij. Hakmarrja e Akrepit nuk është diçka me tё cilёn mund tё luash.
Nuk ka problem qё ёshtё aq i vёshtirё sa Shefi Akrep mos ta zgjidh dot , pasi e ka pёrsipёr. Tё gjithë njerëzit e udhёhequr nga Plutoni, kanë aftësinë për të kapërcyer tragjeditё apo sëmundjet në jetën e tyre personale dhe rrёnimet nё biznes me kurajo dhe fuqi mbinjerëzore.
Ёshtё pothuajse e pamundur qё tё depёrtoni te eprori juaj qё udhёhiqet nga planeti Pluton. Përveç kësaj, edhe në qoftë se ju mund ta arrini kёtё, do tё harroni gjithçka që keni mësuar, pasi ai t’ju hipnotizojё me sytë dhe zёrin e tij. Unё ju kёshilloj qё tё jeni vigjilent dhe mendje hapur. Vigjilenca do tju mbrojё prej tij , kurse tё qenit mendje hapur do tju bёjё ta admironi pafund vёrtetёsinё dhe guximin e kёtij njeriu. Pavarësisht natyrës së tij padepërtueshëm, komplekse dhe imazhit tё ngurtё që ai shfaq për botën, shefi juaj Akrep kurrё nuk do ta tradhёtojё veten e vet.
Akrepi Nёnpunёs
Më shumë se kushdo tjetër nё punёn tuaj, punonjësi Akrep është zot i fatit, shpirtit dhe mendjes së tij. Askush tjetër nuk mund të jetë aq i shkathët dhe aq i sigurt pёr potencialin dhe fuqinë për të bërë apo të ndryshuar jetën e tij dhe ai e di shumё mirё kёtё. Ai kurrë nuk e gjёnjen veten dhe rrallë fajëson tё tjerёt pёr gabimet e veta. Nё çfarёdo niveli tё jetё, ky punonjës mund të ngjitё shkallёt e karrierёs dhe ai nuk prêt favore nё rrugёn e tij. Nuk do tё jetё e lehtё tё kuptoni arsyet apo qёllimet e veprimeve tё tij. Ju keni dëgjuar për ”mizoritё” e kësaj shenje, dëshirёn për hakmarrje, vendosmёrinё pёr tё arritur qёllimet e caktuara dhe mund t’ju duket habi sesi kёto cilёsi mungojnё nё marrёdhёnien tuaj mё tё. Ato nuk mungojnё, por janё lёnё mёnjanё pёr momentin, sepse qёllimi justifikon mjetin , sipas mendjes sё tij tё etur. Ai e di saktësisht atë që po bën, por ti ndoshta nuk e di.
Reagimi i punonjësit tuaj Akrep ndaj jush lidhet drejtpërdrejt me atë që ju mund ti ofroni atij -atë që ai dëshiron nga ju dhe nga jeta. Nëse njё person mesatar e kundërshton punonjёsin Akrep, e fyen, e trajton në mënyrë të vrazhdë, nuk e mban fjalёn qё i ka dhёnё ose e shkel aty ku i dhemb, perënditë e mëshirofshin. Ai do tё mallkojё ditën qё sfidoi Plutonin. Por, nëse ju përfaqësoni pushtetin dhe plotësimin e ëndrrës së tij tё brendshme, reagimi i tij ndaj tё njëjtёs mёnyrё trajtimi do të jetё krejt ndryshe. Nëse ju keni diçka qё Akrepi dëshiron dhe ka nevojë, ai do të marrë pothuajse çdo gjё nga me qetësinё mё tё madhe dhe mё besoni apo jo- pa goditje thumbuese apo hakmarrje. Fakti që ai është në gjendje të kontrollojë pakënaqësinë e tij të thellë dhe ta fshijë atë nga mendja e tij, është dëshmi e forcës sё jashtёzakonshme e tij të brendshme.
Punonjёsi Akrep është absolutisht i sigurt se ai do ti arrijë qëllimet e tij nё fund. Prandaj, ai nuk ngutet duke rrёzuar ndёrtesa dhe prishur ura. Ai nuk ka turp tё shkojё te eprori i tij kur ёshtё nevoja pёr ta bёrё kёtё. Kjo është arsyeja pse punonjësi juaj Akrep është i patrembur. Besimi gjithmonë ushqen guximin. Për të, çdo gjë është çёshtje kohe. Me disa lloj depërtime të thellë, mistike në sekretet e universit, ai e di se kur do të vijë koha e tij. Kjo nuk është ora për të dhёnё urdhёra, por edhe kjo orë do të mbërrijë.
Ju mund të presni nga njё burrë apo grua Akrep që ta pranojë tё pashmangshmen me elegancё, nëse aksionet janë mjaft tё larta. Ai (ose ajo) do vlerёsojё potencialin me sy shqiponjë, tё kuptojё pasojat, të shënojё fitimin e mundshёm dhe të marrë vendimin përfundimtar për ta paraqitur me një mendje të ftohtë dhe një qëllim të caktuar. Shumica e drejtuesve e vlerësojnë dhe admirojnë filozofinë e Akrepit. Ai e di çmimin e suksesit dhe është i gatshëm ta paguajë atë pa kёrkuar pёrfitime tё veçanta.
Krahasuar me qëndrimin e punonjёsit mesatar, ju do të zbuloni se ka një cilësi pёr tё cilёn do ta admironi punonjësit tuaj Akrep. Kjo është njё cilёsi e modёs sё vjetёr, qё quhet “besnikёri”, por njё vlerё e rrallё nё ditёt e sotme. Nuk po i referohem shërbimit tё servilosur dhe shpesh hipokrit, qё ju bёjnё punonjёsit e zakonshёm ambiciozё , shefave tё tyre. Punonjёsit Akrep kanë ndjenjёn e tyre tё vёrtetё të besnikërisë.
Këta punonjёs janë intensivё dhe këmbëngulës. Ata janë mjaft tё dhёnё pas karrierës sё tyre dhe kurrë nuk i lënё në harresë qёllimet. Akrepat mund të jetë kokëfortë, rebel, të pasionuar dhe imponues. Por ju nuk do ti gjeni ata të humbur nё zyrё duke shkruar raporte. Vdekja është një subjekt serioz për ta. Po kaq çёshtje e rёndёsishme jeni edhe ju. Ju jeni ura pёr nё pushtet, prandaj jeni i respektuar, deri sa Akrepi tё kalojё nё anёn tjetёr tё lumit i sigurtё. Strategët e zgjuar nuk i shkatërrojnë urat dhe Akrepat janë tё zgjuar. Disa prej tyre janë të shkëlqyer. Të gjithë ata janë mendjemprehtë dhe me logjikё tё fortё. Ju do të gjeni shpesh burra dhe gra Akrep, qё janё në punë që përfshijnё zgjidhjen e mistereve dhe fjalёkryqeve tё jetës, tё makinave, fakteve apo qenieve njerëzore. Shumë prej tyre janë detektivё, psikiatër, shkencëtarë, kirurgë, policë, studiues, gazetarë dhe madje edhe sipërmarrës. Ata kёrkojnё të rrisin njohuritë e tyre çdo ditë tё jetёs, me të njëjtin ritëm qё shtojnë talentet, aftësitë dhe të ardhurat.
Asnjëherë mos i fusni hundët në punët private tё Akrepit. Ai nuk do ta tolerojë këtë. Nëse ai tё pëlqen ty dhe punën e tij, do të jetë bujar dhe i ndershёm. Ai do t'ju japë tetë orë punë për tetë orë pagёse dhe ai nuk do të shikojë orën, nëse projekti ёshtё interesant pёr tё. Por mos harroni se ai gjithmonë do të jetë i pёrkushtuar në mënyrë të vendosur ndaj ideve dhe kodit tё tij tё jetёs. Ai do tú qёndrojё besnik atyre , mbi çdo vlerё tjetёr, duke përfshirë dashurinë dhe ambicien. Askush, përveç vetes sё tij, nuk mund ta detyrojë atë të ndryshojё pikëpamjet dhe opinionet e tij. Kjo duhet bёrё pёrmes pushtetit tё Plutonit, brenda natyrës së tij. Nëse vendimi i tij është negativ, askush mbi sipërfaqen e kësaj toke nuk mund të përplas derën befas ose pёrgjithmonё sesa një Akrep, edhe nёse kjo ёshtё dera e zyrёs sё zёvendёs presidentit tё kompanisё. Ai mund ta bёjё kёtё; pra mund ta paguajё njё çmim kaq tё lartё. Por kur ai mendon se çmimi pёr t’u paguar ёshtё shumё i lartё pёr tё, ai thjesht largohet nё heshtje, pa ndёrmarrё asnjё veprim. Kjo është mënyra se si ai e luan lojën. Besnikёria e tij mё e vёrtetё ёshtё ajo ndaj vetes sё tij, kur çdo gjё e thotё dhe e bёn pёr tё.
 

Lauri

Anunnak
një gazete shkrim per një akrep lol
31 tetor Lauri. ;)
 
Top