Katër presidentë në Kiev/ Polonia dhe vendet Baltike premtojnë ndihmë ushtarake për Ukrainën dhe mbështetje për në BE

Katër presidentë në Kiev/ Polonia dhe vendet Baltike premtojnë ndihmë ushtarake për Ukrainën dhe mbështetje për në BE​

1649872847243.png

Presidenti i Polonisë, Lituanisë, Letonisë, dhe Estonisë udhëtuan drejt Kievit të mërkurën për tu takuar me presidentin Volodymyr Zelensky, vizitë kjo e cilësuar si një shenjë e madhe mbështetje teksa trupat ruse tani thuhet se po planifikojnë një sulm të ashpër në lindje të Ukrainës.

Të 4 ata i bashkohen kështu një numri në rritje të politikanëve europianë që vizitojnë Ukrainën që kur u pushtua nga rusët.

Presidenti i Lituanisë, postoi një foto nga treni me liderët e tjerë, duke thënë se vizita e tyre ka si qëllim midis të tjerash përçimin e mesazhit të mbështetjes së Kievit ushtarakisht dhe politikisht.

Ndërsa zyra presidenciale polake, tha se takimi u fokusua edhe në ndihmën konkrete për civilët, si dhe investigimin e krimeve të luftës. E po ashtu edhe mbështetjen që Ukraina të bëhet pjesë e BE sa më shpejt.

Takimi vjen një ditë pasi presidenti Joe Biden cilësoi krimet e luftës në Ukrainë si genocid, ndërsa lideri rus Vladimir Putin tha se Kremlini do të vazhdojë qetësisht operacionin e tyre derisa të arrijnë të plotësojnë të gjitha objektivat e tyre.

Presidenti gjerman gjithashtu ishte planifikuar të merrte pjesë në vizitë , por Kievi zyrtar e bëri të qartë se ai nuk ishte i mirëpritur,

Media gjermane Bild raportoi se Zelensky kishte refuzuar vizitën e tij për shkak të lidhje të ngushta të Steninmer me Rusinë vitet e fundit.

1649872898528.png
1649872948143.png
Top Channel
 
Shenjat janë që luta po shkon drejt fundit ose janë përqëndruar në ato republikat pranë kufijve të Rusisë dhe për Kievin dhe pjesën tjetër do kenë arritur ndonjë marrveshje. Çekia kishte njoftuar rihapjen e ambasadës në Kiev. Pra, nuk kanë frikë për personelin e tyre nga sulmet e mundshme.
 
Shenjat janë që luta po shkon drejt fundit ose janë përqëndruar në ato republikat pranë kufijve të Rusisë dhe për Kievin dhe pjesën tjetër do kenë arritur ndonjë marveshje. Çekia kishte njoftuar rihapjen e ambasadës në Kiev. Pra, nuk kanë frikë për personelin e tyre nga sulmet e mundshme.
I shalla se boll trupa njerzish si pula te prera koken pame. :(
 
Top