Këto gjëra që sot duken kaq për vajza, u krijuan fillimisht për burrat!

F5BD8F4B-086F-42B6-9458-8B900ED48E3A.jpeg


Besojeni ose jo, dyqanet e Victoria's Secret fillimisht u hapën duke patur si target grup burrat. Ose që pecetat higjenike fillimisht u krijuan për burrat. Shumë gjëra, që sot duken vetëm femërore, s'kanë qenë kështu në fillimet e tyre, përkundrazi ndonëse i përdorim gjerësisht sot, janë dizenjuar dhe krijuar nga burrat për burrat.


1. Pecetat higjenike
Linesat u krijuan fillimisht nga Benjamin Franklin. Qëllimi kryesor i tyre ishte të ndalonte hemoragjinë e ushtarëve të lënduar, por më vonë infermieret filluan t'i përdornin edhe për periodat duke qenë se absorbonin shpejt dhe ishin të thjeshta në përdorim.


2. Takat

Historia e takave fillon që në Persinë e shekullit të 15-të. Në fakt takat e para përdoreshin nga ushtarët për të siguruar këmbët e tyre në terrene të vështira. Më vonë, emigrantët persianë nisën të vishnin në Europë taka dhe burrat artistokratë i përdornin ato si një mënyrë trendy për t'u dukur më të gjatë.


Yoga sot është një nga aktivitetet që preferohet më shumë nga gratë, por dikur ishin burrat që e praktikonin. Meshkujt indianë ishin ata që e sollën drejt perëndimit dhe dalëngadalë u bë popullor nga gratë.

4. Çantat
Qëllimi kryesor i çantave ka qenë për të mbajtur paratë dhe çantat e para përdoreshin nga burrat për të mos humbur të ardhurat e tyre. Me kalimin e kohës, ishin gratë që e përqafuan këtë aksesorë, duke e kthyer në elementin më të rëndësishëm të veshjes edhe në botën e modës.

Origjina e getave lidhet gjithashtu me burrat. Getat dikur visheshin prej tyre, zakonisht kur kalëronin.

6. Dyqani i Victoria's Secret
Një djalë i quajtur Raymond u ndje në siklet teksa kishte dalë për t'i blerë të brendshme gruas së tij. Kjo situatë e ndihmoi dhe e frymëzoi për të krijuar një vend ku burrat të mos viheshin në siklet kur blinin veshje intime për gratë e tyre. Kështu lindi Victoria's Secret, dyaqani i parë që si synim kishte klientët burra.

Burimi: Bright Side
 
Top