• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Këto janë shenjat që tregojnë se ju keni një engjëll mbrojtës

Këto janë shenjat që tregojnë se ju keni një engjëll mbrojtës


Engjëjt janë parë zakonisht si lajmëtarët qiellorë nga Zoti. Ata janë dërguar për t’i dhënë njerëzve udhëzime në jetën e tyre, ose për t’i mbrojtur nga të këqijat. Ata ndihmojnë njerëzit të gjejnë thirrjen e tyre të vërtetë dhë rrugën e duhur për jetën. Mbështesin dhe i duan ata për të cilët janë dërguar, me energjinë e tyre të padukshme dhe me shenjat që i ndihmojnë njerëzit të shkojnë në rrugën e duhur. Këto shenja janë shpesh të vogla dhe të parëndësishme, por ata që i marrin ato, gëzohen shumë.
Këto janë 8 shenjat që tregojnë se e keni një ëngjëll mbrojtës:


Pendët


Një nga shenjat më të zakonshme të engjëjve janë pendët e vogla, sidomos kur gjendet në një vend ku zakonisht nuk ka pendë. ثngjëjt lënë pendë për t’ju kujtuar se ata janë aty, dhe po na shikojnë. Kjo është edhe më e vërtetë nëse dikush gjen një pendë të bardhë.


Qindarkat, monedhat e vogla


Besohet se engjëjt shpesh lënë monedha të vogla në rrugën e njerëzve që kanë nevojë. Ata e bëjnë këtë për të ndihmuar njerëzit të ndihen të lumtur dhe për tu dhënë këshilla për jetën. اdo monedhë ka kuptimin e saj.


Ylberi


Nëse dikush shikon ylberin dhe nuk bie shi, kjo është një shenjë e dërguar nga një engjëll. Ata pëlqejnë të na kujtojnë se janë pranë nesh.


Retë


Simbolet në re janë gjithashtu shenja që engjëjt pëlqejnë të dërgojnë. Ato mund të jenë zemra, lule, apo edhe pamja e një engjëlli


Të shikoni rastësisht diçka të bukur


Nëse po kaloni një ditë të tmerrshme dhe papritur shikoni diçka të bukur, kjo është një shenjë e engjëllit tuaj mbrojtës.


Prekje të pazakonta


Ndonjëherë thjesht ndeji praninë e diçkajë që nuk është aty pranë jush. Kjo mund të jetë një prekje, një ndjenjë emocionale. Janë engjëjt tuaj mbrojtës që ju përqafojnë dhe ju dhurojnë dashuri pa kushte.


Reagimet e bebeve dhe kafshëve


Bebet dhe kafshët janë zakonisht më të ndjeshëm ndaj engjëjve sesa të rriturit. Fëmijët shpesh buzëqeshin apo bëjnë më dorë pa arsye. Kur kjo ndodh, një engjëll është aty pranë.


Një telefonatë pikërisht atëhere kur keni patur nevojë


Keni marrë ndonjë telefonatë pikërisht atëherë kur keni patur më shumë nevojë se kurrë? Ndoshta ishte engëlli juaj mbrojtës, i cili dëshiron që ju të keni udhëzimet e dhuhura për atë çfarë duhet të bëni.
Syri.net
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
:) Se di ne kemi,por eshte e nevojshme per cdo qenie njerzore te besoj ne nje drite shpirti ,mbrojtje embelsie,perkdhelie.
Disa nga keto qe pershkruhen me siper i kam ndjere dhe perjetuar shume here.

eh,atehere sa me shume engjuj ne jeten tone te kemi.
 

Moonlight

Shine like a Moon!
Staf në FV.AL
Engjelli im me siguri do e kete zene gjumi letergjik....hajt shnosh vete

O njerez beni edhe ndonje veper te mire se sna nxe ferri te gjithve :(
 

Jetmira

Antarë i Respektuar
Reagimet e bebeve dhe kafshëve


Bebet dhe kafshët janë zakonisht më të ndjeshëm ndaj engjëjve sesa të rriturit. Fëmijët shpesh buzëqeshin apo bëjnë më dorë pa arsye. Kur kjo ndodh, një engjëll është aty pranë.

Ua engjejt me duan lol.
Mua sme duan ne ferr e jo tme duan engjejt.
Gjithsesi sqekam vetem :p.
 
Top