• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Këto shenja horoskopi s’kanë fare kimi me njëri-tjetrin

Hera

Βιβλίο φάγος
Këto shenja horoskopi s’kanë fare kimi me njëri-tjetrin





Ka njerëz që në shkëmbimin e parë të shikimit e dallojnë që kanë kimi të paparë seksuale. Në ato çaste i duket sikur thjesht janë bërë për njëri tjetrin dhe shtrati është pjesa që i lumturon më shumë. Ashtu siç ka të tjerë, që pavarësisht komunikimit, ndjejnë se s’kanë asnjë grimcë kimie.
Na duhet t’ju themi se edhe për këtë “e kanë fajin yjet”! Që ta keni parasysh për takimin e radhës, më poshtë lexoni kombinimet e shenjave që s’kanë fare kimi me njëri-tjetrin!

1. Luan-Gaforre
Mes këtyre dy shenjave kimia mungon për shkak të koncepteve të ndryshme që kanë në lidhje me marrëdhëniet. Gaforret duan qëndrueshmëri emocionale, ndërkohë që Luani kërkon të jetojë momentin dhe shijon spontanitetin.
Këto ndryshime vihen re lehtësisht edhe në shtrat. Jo pak herë, marrëdhënia mes tyre përfundon në lidhje toksike.

2. Virgjëreshë- Shigjetar
Një tjetër dyshe që duhet të mendohet mirë para se të përfundojë në shtrat është Virgjëresha dhe Shigjetari. Këto dy shenja mund ta acarojnë njëri tjetrin dhe ky tension ndihet edhe në aspektin seksual.

3. Ujori- Bricjapi
Bricjapi është praktik, i qëndrueshëm dhe shumë kërkues kurse Ujori është i pavarur, aventurier dhe shpesh ngjan “arrogant” tek të tjerët për shkak të natyrës së tij kërkues dhe revolucionar.
Një lidhje mes këtyre dy shenjave mund të funksiononte, por me shumë vështirësi.

4. Peshqit- Luani
Luani dhe Peshqit janë 150 gradë larg njëri tjetrit. Që këto dy shenja të përputhen është shumë e vështirë. Luani ka tjetër këndvështrim për seksin dhe dashurinë, ndërkohë që Peshqit janë më shumë se romantikë. Kimia mes tyre është ~thuajse~ e pamundur!
 

Hera

Βιβλίο φάγος
E vertete gaforrja me luanin nuk kombinojne
 

DeliriumMind

The greater your storm, the brighter your rainbow.
une jam luani nuk kombinohem me peshqit dhe gaforren
Per ate pun luani nuk shkon as me luanet, as me akrepat dhe as me ujorin😂😂😂
Sna do njeri
 

Vie

Anavie
Qekan dy mer .

Mu me pelqeka Vierge bricjap ( qeka force e fuqise ) si pa takat qe Jam lol
 

Daisy

Anëtar i Respektuar
O po u mbyten duke na rrejt lol
Mua njehere me thane shigjetari dhe virgo jane match made in heaven tani na dolen qe qenkan katastrof:p
 

Monique

../\../\...................................
Staf në FV.AL
Virgjëreshë- Shigjetar
Një tjetër dyshe që duhet të mendohet mirë para se të përfundojë në shtrat është Virgjëresha dhe Shigjetari. Këto dy shenja mund ta acarojnë njëri tjetrin dhe ky tension ndihet edhe në aspektin seksual.
@Daisy ho mi ?
E une qe kisha fillu me kerku nai virgjerush verdalle...
 
Top