• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Kodi i Punës: Leje lindje edhe për burrat, shqiptarët më shumë orë punë

Love

βeℓℓe â๓e
Ndryshime në 90 nene
Penalizime për ngacmimet se-ksuale, largimet nga detyra. Puna mund të dërgohet edhe nga shtëpia me e-mail


Nga: Lorina Mixha

Shqiptarët do të kenë një Kod të ri Pune. Këshilli Kombëtar i Punës ka miratuar dje ndryshime në 90 nene të këtij dokumenti ligjor. Paketa e amendimeve i është dërguar për miratim Këshillit të Ministrave dhe pas aprovimit në qeveri, pritet të dërgohet në Parlament. Në Këshillin Kombëtar të Punës janë paraqitur risitë e përfshira në Kodin e Punës.



Ngacmimet se-ksuale, por edhe largimet nga detyra do të kenë penalizime. Sipas ekspertëve që hartuan ndryshimet në rastin e ngacmimeve se-ksuale në vendin e punës, çështja do t’i kalojë gjykatës duke u shqyrtuar më pas sipas rregullave dhe procedimit që parashikon Kodi Penal.

Sipas ndryshimeve, burrave do t’u jepet leje lindje njësoj si në shtetet perëndimore. Bashkëshortët dhe baballarët e fëmijëve do të kenë mundësi ta kalojnë me vogëlushët e tyre katër muaj pushim me të drejtë rroge, brenda 6 viteve të para të jetës.

Po ashtu, gratë shtatzëna nuk do të lejohen të punojnë në oraret e mbrëmjes, jo vetëm në kohën e “pritjes së ëmbël”, por edhe gjatë kohës kur ushqejnë fëmijën me gji. Amendime të tjera të Kodit të Punës, janë raportuar edhe për pjesën e orëve jashtë orarit në punë. Risia është telepuna, mundësia që kanë nëpunësit për të dërguar me internet, detyrimet e përcaktuara nga eprori.



Ngacmimet se-ksuale

Nëse dikush të ngacmon se-ksualisht brenda ambienteve të punës, ai dënohet rëndë. Sanksioni për këtë vepër është vendosur për herë të parë në Kodin e Punës. Rasti dërgohet në gjykatë dhe procedohet më pas për dënimin dhe gjithçka tjetër sipas parashikimeve të ligjit në Kodin Penal.

“Për herë të parë, diskriminimit në punë, ngacmimi se-ksual i jepet një rëndësi tepër e veçantë dhe ky Kod u jep mbrojtje punëmarrësve në këtë dimension. Kemi garantuar që koha maksimale javore e punës të mos jetë më shumë se 48 orë dhe maksimumi i orëve shtesë të mos jetë më shumë se 200 orë shtesë”, tha ministri i Punës, اështjeve Sociale dhe i Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera.

Sipas tij, koha maksimale javore e punës nuk do të jetë më shumë se 48 orë. Ndryshimet në Kodin e Punës parashikojnë se shqiptarët do të punojnë më shumë, pasi kemi shtesë të orëve të punës, nga 40 në 48 orë punë në javë. Për herë të parë është vendosur që çdo punëmarrës, nëse prish kontratën e punës me punonjësin e tij, duhet të vendosë arsye dhe ta argumentojë atë. Kodi gjithashtu rrit nga 14 në 15 vjeç moshën për punë.

Një mbrojte më të madhe siguron Kodi i Punës për punëmarrësit, duke parashikuar që njoftimin që i bën punëdhënësi për zgjidhjen e kontratës së punës duhet ta shoqërojë edhe me shkaqet e prishjes dhe se barrën e provës për të vërtetuar se shkaqet ekzistojnë e ka punëdhënësi.

Garanci të reja parashikon Kodi edhe për aksionin sindikal, duke përgjysmuar kohëzgjatjen e pajtimit, duke sanksionuar të drejtën për grevën e solidaritetit, të grevës së përgjithshme në nivel kombëtar apo rajonal.

Leja e lindjes

Burrat do të mund të përfitojnë 4 muaj leje për t’u përkujdesur për nevojat e fëmijës brenda 6 viteve të parë të jetës së tij. Ndërsa për gratë nga 42 ditë, leja e paslindjes me rrogë të plotë rritet e shkon në 63 ditë.

Kodi parashikon rritje të mbrojtjes për gratë shtatzëna dhe nënat e reja nëpërmjet ndalimit të punës së natës për gratë shtatzëna dhe me fëmijë në gji, mbrojtje nga diskriminimi në punë dhe barazinë në pagesë pa diskriminim.
 
Top