• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Komisioneri i BE: Kemi një plan për Ballkanin prej 29 mld euro




Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ka prezantuar një plan për Ballkanin, përfshirë edhe Shqipërinë, prej 29 miliardë euro, ku investimet më të mëdha do të jenë në transport.
Në konferencën me kryeministrin Edi Rama, Varhelyi theksoi se ka sjellë lajme të mira.
“Jemi në fund të politikës së zgjerimit.
Kemi mundur që të marrin dakordësinë për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Plani në vete duhet që të përshpejtojë punën që do të bëjnë vendet e rajonit, në aspektin social-ekonomik
“, – tha Varhelyi.


Kemi plane që të sjellin rritjen ekonomike dhe shtimin e vendeve të punës. Kemi projektuar një paketë, që mund të ndryshojë panoramën e rajonit për 4-5 vitet e ardhshme. Do të japin 9 miliardë Euro për rajonin, duke shtuar edhe 20 miliardë euro si garanci“, – theksoi Varhelyi.
Komisioneri i BE-së tha se investimet më të mëdha do të jenë në trasport, në furnizmin me gaz, por edhe në ekonomi digjitale.
Varhelyi foli edhe për reformën në drejtësi dhe se investimet do të rikthejnë “turin” në Shqipëri, pra shqiptarët që janë larguar gjatë këtyre viteve. Ai kërkoi ngritjen sa më shpejt të Gjykatës Kushtetuese, një kusht i vendosur nga Bashkimi Europian, për organizimin e konferencës së parë për çeljen e negociatave.
“Bashkëpunimi i Shqipërisë me Bashkimin Europian, ka dhënë fryte. Po shkojmë përpara me reformat, jo se e kërkon Brukseli”, – u shpreh Rama.
Plani ekonomik është një mundësi i jashtëzakonshme për ne dhe po implementon një raporti të ri me rajonin dhe ky plan është një provë konkrete e prekshme për shumë arsyeve të mira dhe një bindje të madhe që qëndron në vizionin e shengenit rajonal. Zhvillimi përmes bashkëpunimit është e vetmja rrugë për të dalë në një tjetër hapësirë dhe për ti lënë gjeneratave të tjera një Shqipëri dhe një rajon shumë më të mirë. Ky plan ka shumë aspekte, por aspekti kryesor i përgjithshëm është se plani do na përafrojë me tregun europain dhe zbatimin e reformave“, tha Rama
MAPO.AL

 

Barnaba

Antarë i Respektuar
Sa budallenj keta te BE-se... Investojn shuma kolosale ne nje vend qe - sipas portaleve anonime - nuk behet. U kane teperuar parate. Me mire t'ja cojn direkt Edi Rames ne llogarine e tij bankare. lool
 
Private conversations
Help Users
    Top