• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Konferenca e Londrës, në të cilën u vendos për ndarjen e trojeve shqiptare

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Konferenca e Londrës, në të cilën u vendos për ndarjen e trojeve shqiptare

Konferenca e Ambasadorëve i filloi punimet në dhjetor të 1912-tës, duke vazhduar deri më 29 korrik 1913.


Ajo Konferencë mund të ketë qenë përcaktuese e të ardhmes së Shqipërisë mbi pavarësinë e vendit, por siç dihet nga këtu Shqipëria doli e përgjysmuar në kufijtë e saj. Kjo konferencë u diktua prej shpërthimit të Luftës së parë ballkanike. Morën pjesë fuqitë e mëdha të Evropës, përfaqësuesi i perandorisë osmane dhe përfaqësues të fuqive ballkanike, me përjashtim të Shqipërisë (që nuk njihej) dhe të Greqisë (që nuk e kishte nënshkruar armëpushimin).


Nga kjo konferencë doli Traktati i Londrës, mbi ndarjen e territoreve që dolën jashtë perandorisë osmane prej fuqive të mëdha dhe aleatëve të tyre. Ky Traktat mbeti i fshehtë deri në Konferencën e Versajës (1918). Të gjitha fuqitë e mëdha paraqitën versionin e tyre të hartës së Shqipërisë. Harta më e favorshme për shqiptarët ishte ajo e propozuar nga Austro-Hungaria.


Në këtë konferencë Shqipëria u njoh si principatë, që do të thoshte se forma e qeverisjes do të ishte monarkike, pushteti i trashëgueshëm, ndërsa pavarësia e kushtëzuar, sepse principata nuk arrin deri tek e drejta e shtetësisë.


Në këto kushte Ismail Qemali u detyrua të jepte dorëheqjen, qoftë për t’i hapur rrugën një princi të huaj, ksenokracisë; qoftë për t’u mbrojtur nga akuzat për t’u shpallur vetë sovran i vendit. Ky është quajtur edhe viti i mbrapshtë i Shqipërisë, nga filluan shumica e fatkeqësive të saj: paqëndrueshmëria e sistemit politik, varësia prej së jashtmi, forca e madhe e ndikimit të të huajve dhe mbi të gjitha ndarja për gjysmën e territoreve të saj.


Shembja e sundimit turk në Ballkan do të bënte që fati i mëtejshëm i Shqipërisë të hynte në planet e reja të politikës së tyre ballkanike. Aleatët ballkanikë i trajtonin krahinat shqiptare si trofe lufte. Ata treguan kështu se ishin të vendosur të vepronin sipas marrëveshjeve të fshehta që kishin lidhur më parë me njëri-tjetrin, se ishin kundër një Shqipërie më vete.


Pjesëmarrës në këtë konference ishin ambasadorët e Fuqive të Mëdha, ai i Austrisë, i Gjermanisë, i Italisë, i Francës dhe i Rusisë. Si përfaqësues dhe ministër i Jashtëm i vendit pritës, Eduard Grei, ishte njeriu që u zgjodh kryetar i përhershëm i Konferencës. Pra, 22 marsi i vitit 1913 është datë e vendimit të turpshëm dhe arbitrar i Fuqive të Mëdha, për copëtimin e Shqipërisë Etnike në dy pjesë.


Ky është një vendim i një kronike të zezë në historinë e popullit shqiptar. Kjo datë është pikënisje e të gjitha protestave dhe luftërave të pandërprera tëshqiptarëve.Nga kjo datë, më shumë se gjysma e territorit shqiptar hyri nën sundimin e shteteve të Ballkanit: Serbisë, Malit të Zi, Bullgarisë dhe Greqisë.


Me copëtimin e katër vilajeteve shqiptare përfituan: Serbia dhe Mali i Zi 62 500 km2, Bullgaria 55 000 km2, ndërsa Greqia 30 000 km2.”


Kundër këtij vendimi të Fuqive të Mëdha protestoi Isa Boletini, në takimin që pati me diplomatin e njohur anglez, Eduard Grei, në Londër, ku i thotë: “Shqiptarët kurrë nuk do t’i njohin këta kufij artificialë që i ka caktuar Evropa, me diktatin e Rusisë”. Kjo ishte vetëm fillimi i luftërave të pandërprera të një pjese të popullit të robëruar shqiptar, për çlirim nacional dhe bashkim kombëtar, deri në zgjidhjen e drejtë të kësaj çështjeje.


Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, edhe pse shënoi një ngjarje me rëndësi të madhe historike për tërë kombin shqiptar kudo që ndodhej, ajo e gjeti popullsinë e nënshtruar nën sundimin serbo–sllav me një revoltë të pa përshkruar. //rtklive
 
Top