• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Konkursi i letërsisë:Krijimet fituese-2014(Krijimet pjesemarrese)

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Pershendetje te nderuar antare..!!
Ja ku erdhi dhe momenti t'ju njoftojme me krijimin E PARE FITUES te konkursit letrar.
Ne kete teme do kemi krijimin fitues letrar te cdo muaji per vitin 2014, gjithashtu do jene te renditura me poshte tij,te gjitha krijimet e muajit që moren pjese ne konkurs,me emrat e autoreve perkates.


Me poshte do fillojme me muajin e pare te Krijimeve tuaja që u derguan per muajin Shkurt:
Nen titullin: Ngjyra dashurie sondazh që u zhvillua gjate muajit Mars i cili u mbyll dje me 30.03.2014.




Krijimi fitues per muajin Shkurt-2014 është :

Ka dite kur s'kam asgja me thane!! Autori i krijimit : Call

I Urojme suksese Fituesit tone te pare ne kete konkurs :))
E falederojme perzemersisht per pjesemarrjen e tij.



Ka dite kur s'kam asgja me thane!!

Ka dite kur s'kam asgja me thane,
por dicka m'duhet me e gjete prej frikes
se po t'humbi prej heshtjes, a se dikush tjeter
po t'thote dicka ma interesante, po ta shkrun nji poezi,
Po ti flet zemres aq bukur sa po t'ban per vedi.
E atehere them dicka me qeshe, e dicka me lujte, e baj si i lumtun,
e ndersa e them dicka mendoj dicka tjeter per me thane ma vone,
Nji stive me fjale e tema e shof oren që ece, e kenaqem.
kur shof se s'ke kohe ma, se erdhi ora me fjete, a me ike diku,
e une s'jam i detyrum me thane dicka.
Te mbajta edhe sot, çfarë suksesit, s'te humba.
Edhe idiotet dashurojne, gati njesoj si t'gjithe.
Por sapo largohesh, me kap nji deshire e marre me fole me ty,
e kam njemije gjana per me t'thane, e ndjej syte e sapohapun,
e shoh si hapen poret e qiellit.
E buzet e mia sikur jane dy premje me thike që kullojne gjak t'freskt, e gishtat mbajne arome krijese te re, e m'vjen me t'thane
se nji vaixhe e dyshimte jete ka plase brenda meje, e se asnjihere
s'kam ken ma i gjalle se ne kte moment.
Se ndjehem aq mire, e se po cmendem duke t'prite
per me t'pa, e me fole me ty,.
Sa te du, o zot..





Me poshte do jene te renditura te gjitha krijimet që moren pjese ne muajin Shkurt ne konkurs:




Dashuri ne kohe te trazuara. Autori i krijimit : Kitrra 123.

Ra nate e zeze, pise! Kjo errësirë totale, që me sa duket, ra si perde teatrale për ti dhene funde një drame tragjike, te cdo ditshme ne keto kohe te trazuar, te mendjeve te çmendura njerezore që vetem me vrasje dhe dhune ushqejne shpirtrat e tyre.
Tak e tuket e krismave filluan te ndalen e te mbyten ne erresiren që ra. Te çmendurit me ne fund po pushojne!
Vetem roja i erresires ruan çmendurin.
Acari i egër i veriut të kësaj nate depërtonte deri në palcë dhe të ndalte frymë sikur donte te sillte ne vete mendje e çmendura duke u thene: Dashuria munde urrejtjen! Bardhesia e bores dhe shkelqimi i saj sikur donte te prishte kete çmenduri, sikur deshironte te na tregonte se ne kete nate te dashuruarish, dhe te çmendurit, dhe dhunuesit, dhe tradhtaret duhet te falin pak dashuri, por kujt ti thoshte. Merr vesh roja i erresires?! Dhe per ti shtuar edhe me shume çmendurin kësaj nate, ja ku me del e strukur TI.
Vetem sonte s’doja te te shihja. E kuptoje se është nate e te dashuruarish por e kisha vendosur që ne momentin e pare që te shihja do te tregoja per te hidhuren, per te pamenduaren nga ti, per ate që s’do kurre ne jeten e saj ta degjoje një femer nga goja e te dashurit te saj, por ja që me duhet te ta them. Meq ka kohe që cmenduaria ime, ne mungesen tate, është ciftezuar pse mos te ta them te vertetten, madje ne naten kur cdo kush mendon per dashurine. Te kam tradhtuar!!!! Epo tash, ligesi, burracakëri, jo besnikëri merre si te duash por e vërteta është kjo.
Madje kjo tradhti jo se ndodhi rastësisht. është si cdo tradhti tjeter. E thjeshte dhe e paster si loti. E zhvilluar dal e ngadalë por e ngulitur me bindje. Une fillova siq fillojne te gjithe tradhtaret. Ne mungesen tende ne fillim e enderrova. Pastaj dalngadal cdo dite e me shume fillova ta ndjeje mungesen e SAJ me shume se sa tenden. Mu be ajer dhe mundesi jete. E bardhe, e paster, e pafajshme, e kendshme, fisnike, sorkadhe, hirplot, .....tamam siq e doja une. E perse mos ta dua???. E enderroj me shume se ty, e kujtoje me shpesh se ty dhe them te drejten jam ne gjendje dhe te vdes per te. Hove-hove me behet te dal naten, per kunder acarit, te zhveshem lakuriq e te me rrah fryme e saj. Te me rrah duh i saj! Ah, se desh harrova te te tregoje dhe një gje interesante: ‘’Akoma se kam shijuar’’! Ne njefar menyre te çuditshme, perkunder dashurise dhe nevojes që ndjeje ndaj saj keto kohe, perkunder asaj që e kujtoje dhe me nevojitet me shume se sa ti, nuk se me zgjon ndonje ndjenje seksuale. Kshu kjo kohe e trazuar me mendje te çmendura per rreth nuk se munde te pjelle çoroditje me te madhe kur një trup imi ndahet ne dy dashuri.
Njeren per ATE ku shpirti, mendja e malli me djegin dhe me ftojne drejte saj dhe kjo pjesa seksuale që nuk pajton te te nderroje TY me tjeter. Pra jam si te thuash ne njafer gjysme tradhtie. Ku ajo pjesa e shpirtit me terhjek drejt saj per ta shijuar dhe kur te ngopem pastaj, po permes saj, te te sulmoje egërsisht dhe seksualisht TY. Kjo çoroditje e pa kohe me dergone edhe me larg kur me shfaqet dëshira per te ju shijuar TE DYJAVE se bashku dhe pernjehere.
Realisht, besoje se edhe ti je e vetëdijshme, se vetem AJO munde te me sjelle tek ti andaj them se duhet te lesh anash gjelozirat dhe te lutesh per takimin tim me TE dhe pastaj se bashku duke ndertuar një treshe. Pra, e YTJA, mbetet që te presesh ngase une do te vije bashk me TE. Te na rregullosh shtratin e te presesh se kur te vije AJO do te me sjell tek TI. Atehere do te pushtoje egërsisht dhe do te rrëfehem per te gjitha mekatet e bera duke shuar kete çmenduri.




Dhe pyeta veten,c"ndryshim ka `midis asaj e meje? Autori i krijimit: Endrra!

E ardhur ne kete bote me mekatin e te qenurit grua,
E di cdo te thote fjala Te DUA?
Te jesh Femra e jete apo e enderres, ku është ndryshimi , di te me thuash ?

Ah ndjenje e marre e corjentuar, e papercaktuar,
e shperndare , e vrare, po pra edhe e perdale.

ah ndjenje e pakufi,e etshme, e pamatur,
e mekatshme, e pafolur, e pjekur, e papjekur .

A ndjenje hibride e mbjellur ne toke te djegur..!!!!!!

He pra , po pres ..di te me thuash , cila jam ?

Dhe mos me thuaj që ndryshim nuk ka!




Bisede gjate puthjes se pare. Autori i krijimit: Nicktjeter!

Dhe ia ku jam aty duke studiuar cdo milimeter te fytyres se tij.
Dy gjera adhuroja mbi cdo gje , 2 nishanet e tij tek buza e siperme
Ne një moment u shtrime te dy ne brinje dhe po veshtronim njeri tjetrin
dhe ai drejtoi doren nga une e me tha mundem
Une vetem pohova me koken, me largoi floket nga balli e qafa e pastaj me kaloi doren te faqja
Biles biles me vetem sa me preku lehtazi me një gisht dhe une aty mu duk sikur faqja ime mori flake
E ndjenja që isha skuqur, e urreja kete gje. Pse te ndodhte ajo skuqja. Une e doja ate. Ska asgje per skuqje
Dhe ai vend me duket sikur kishte mijra milingona që ecnin si te terbuara sa lart poshte
O zot duhet te bej dicka, smund vec te mendoj me vete
Dhe ai me puthi te hunda
Mos , mos po afrohet
E tani?
E tani sikur te me kape paniku edhe ti largohem, te ik te bertas dhe ai te trembet.
Ok rri e qete, e qete mos mendo keto
Ia me puthi te faqja , ndoshta e shikoi që isha shume ne tension, e tani po ndihem ne faj. çfarë te bej?
Koka ime shkoi drejt faqes se tij dhe ngjita buzet aty. Sa faqe te buta ka. Mendoj se tani duhet te shkeputem
Apo prit meqe jam te marr edhe pak aromen e tij me vete. Ai kishte një arome tjeter, ndoshta e lekures , ndoshta e parfumit që perdorte, por ishte arome tjeter shume ndryshe.
E putha serish dhe u largova, dhe vetem bzueqeshja. Ok kjo skene mumje që po ben pa folur nuk është se po ben një shembull te mire paraqiteje. Por jo, fillova ta vleresoja aq shume ate heshtje..
Dhe ai me shihte, mos po me lexon mendimet? Sepse statistikisht ska asnje mundesi që dikush te lexoje mendimet, pervec atyre filma që kisha pare, po sikur te jene histori te verteta, cmu desh edhe mua te shihja filma te tille.. Ndoshta me tha jam shume e mire, o e bukur, o e mbel
Se di nuk e kuptova isha sh e zene me filmat e mia nervoze. çfarë te bej panik prap. Ia te buzeqesh
kushedi do mendoje që e kuptova. Edhe buzeqesha, tek faqet e tij u formuan dy gropeza djallezore, e njihja mire ate buzeqeshje, e kisha pare aq here. Pastaj u afrua me shume, ndjenja zemren te me rrihte si e cmendur. O Zot po me del nga vendi te mos marr fryme, kushedi do shkoje ne vend,jo as kjo nuk funksionon.Po afrohet tek cepi i buzes, çfarë te bej. Zemra ime beri ca kapercime, biles mendoi se iku aq larg sa u perplas per mur dhe pastaj u rikthye. Pse u rikthye sepse une u largova. O Zot çfarë bera. U largova prisha kete moment magjik, do doja te kishte një humnere aty mes nesh dhe une te hidhesha pa pike problemi. Dhe ai me shikoi kushedi çfarë po mendon, pse e bera a thua sdoja.Zot sa shume doja...
E lexoj ne syte e tij, u zhgenjye. Ok momenti per te folur çfarë te them? -Me puth
thashë me vertete me puth, edhe ai purpuliti syte edhe u afrua. Pse thashë me puth sikur ai sdo e bente, aman sa shume fol kjo goja ime. Dhe mos prap moment paniku, personi tjeter i imi po ecte lart e poshte neper dhome sikur te kete marre zjarr. Dhe qendrova aty derisa buzet e tij preken te miat
Aty gjithcka u shua. Nuk ekzistonte me asgje, vec ai që me puthte. E ngritur pezull nga gjithe ajo lumturi dhe une e puthja. Ok tani është momenti te zgjohem. I mbylla syte?Po i paskam mbyllur.
Tani sikur ti hap pak. Ok te hap vec njerin se kushedi ai si ka mbyllur, jo i paska mbyllur edhe ai.
Dhe çfarë shprehje fytyre paske, mesa duket po e shijon edhe ai.I mbylla syte serish
Dhe po analizoja buzet e tij, mishtore aroma e gojes, perfekte. Hapa serish syte, edhe ai i paska hapur
Mos po me studionte? Dhe i mbylli qetesisht ashtu sikur i kishte hapur. Ok do te thote se spo ndodh asgje e keqe. U shkeputem per ca minuta dhe ndjeva që buzet e mia e kerkonin serish deshperimisht tragjikisht, donin ato buze te embela te mrekullueshme. Dhe buzeqeshem te dy. Ok tani hapi i pare u be. Dhe ia kur ndjej pak gjuhen e tij. Gjuha e tij? Ka shije cokollate, mandarine, ose keto te dyja bashke, ose sikur cokollate me lajthi...se di. Mund te jete çfarë te doje, sipas meje sjane as buze tokesore keto.
Dhe vazhduam per ca sekonda. Mmmm . Degjova një mmmm. Nga kush erdhi kjo mmm?
Isha une, oh jo, isha vertete une. Pse leshova ate mmm, nuk mendoja as per mm as per molle as per mu që i takon te mendoj per lopen, spo mendoja asgje te tille. Cmu desh që nxora një mmm. Dhe pastaj degjova një mmm tjeter. Po kjo mm-ja tjeter. Jo kjo nuk isha une. Mmm-ne kesaj rradhe e leshoi ai. një mmm aq seksi një mmm aq terheqese. Ajo po që ishte një mmm-sic duhej. Dmth as ketu spo gaboj. Dua te gllaberoj ato buze sic po ben ai me mua. Dua te jene te miat , te me perthithin sic po bejne tani, i dua cdo moment me mua. Dhe ai u shkeput iu formuan serish gropezat djallezore ne faqe, dhe buzet e mia merrnin flake, po digjeshin ne kuptimin e vertete te fjales. Vura dy duart tek jaka v- e bluzes se tij dhe e terhoqa drejt meje
Te dua i thashë dhe e putha serish.




Sa here që afrohet stina e pranveres!! Autori i krijimit : Princesha!

Sa here që afrohet stina e pranveres,sec me ngjall një nostalgji te kendshme,por njekohesisht edhe te trishtueshme...është era e muajve te pare që me perkedhelin me kujtimet e embla rinore,te pafajshme dhe te pazavendesueshme....Kjo me ngjall një mall,per ato dite,kur mezi prisja te vije fundjava te takoj personin që dashuroja,minutat me zgjateshin ne ore,oret ne dite,eh ditet sa te gjata...Shpesh i thosha vetes,sikur te bie ne gjume e mos zgjohem deri sa te vije dita te takohemi...Ka fundi i ditve ishte tmerr,me perziheshin ndjenjat e mallit, padurimit dhe turpi...O Zot,sa here kur i mendoj keto,me renqethet lekura dhe me kaplon po e njejta ndjenj si ateher...Dashuria është një udhetim,që ska fund,se prej asaj dite,ndodh që edhe me shume e dua,dita dites,jam dashuruar ne te,vetem se kesaj rradhe ja them cdo here sepse e kam afer...









SIKUR. Autori i krijimt: Ylli1

1.
Sikur të kisha fuqinë magjike
Me anë të shkopit botën të ndryshoja,
Punë e parë që do të bëja
Ty në prehërin tim do të afroja!

2.
Sikur jeta të ishte përrallë
Me princër dhe princesha,
Unë do të të sillja në pallatin tim
Me veshjen më të bukur se vet mbretëresha!

3.
Sikur çdo dëshirë të bëhej realitet
Unë do të kisha vetëm një të tillë,
Që në mëngjes kur të hapja sytë
Ti të ishe me mua sytë me puthje me m’i mbyllë!




Djali dhe vajza..!! Autori i krijimit: Cent !

Na ishte një here një djal një vajze dashuronte
por ish i merzitur se ajo se pranonte
Gjithe diten per ate mendonte dhe nuk thoshte tjeter fjale
ndaj u semur dhe U shtrua ne spital

Erdhen e vizituan gjithe doktorat e qytetit
por semundjen e tij asnje nuk e gjeti
I shkreti djal ngeli te duart e fatit
shtrire ne krevat mendonte trokitjet e sahatit

Ne çastin e fundit diçka belbezoi
askush se mori vesh sskush se kuptoi
vetem shoku i tij u largua me nxitim
اfare kuptoi ai nga ajo fjale pa kuptim..?

Nuk vonoi shume dhe ai u kthye me një vajze brune
i semuri kur e pa nuk i besoi
Dhe ndaj i kerkoi që ajo te afrohej

Dhe vajza e perlotur iu afrua ngadal
me dore e perkedheli dhe e puthi ne balle
Ne buze ta puthte djali vajzes i kerkoi
dhe ajo menjehere puthjen e pare i dhuroi

"Tani le te vdes nuk dua gje tjeter
Ne krahet e vajzes "Ai prehet i vdekur





Keto ishin te nderuar antare krijimet e muajit Shkurt, bashke me krijimin fitues .
Ju falenderojme perzemersisht per mbeshtetjen tuaj, dergimin, komentet, votimet tuaja ne kete konkurs...!
Me respekt dhe dashuri ndaj cdo vargu që na keni derguar ne adresen tone dhe me deshiren që me mbeshtetjen tuaj ky konkurs do kete jetegjatesi me krijime sa me shume te reja cdo muaj.
Ju pershendesim te gjithve..!



Per urimet,komentet tuaja ne lidhje me krijimet qofte fituese,qofte pjesmarrese,jeni te lutur te drejtohi tek tema perkatse ,posaqerisht per komentet e kesaj teme:
duke klikuar ne linkun me poshte .Ju flenderojme..:)


https://www.forumivirtual.com/konku...r-krijimet-pjesmarrse-konkursin-letrar-51242/




 
Last edited:

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Pe: Konkursi i letërsisë:Krijimet fituese-2014(Krijimet pjesemarrese)

Pershendetje te nderuar antare..!!
Ja ku trokiti dhe muaj i dyte ne rradh,per te shpallur krijimin fitues tonin per muajn :_Mars -2014_

Muaj: Mars-2014.
Tema e muajit Mars ishte : Dedikuar mësueses dhe nënes & Perqafime Dashurie.


Krijimi fitues per muajin Mars shpallet:

Nënë, ti moj dritë e jetës time.. E autores_Sweetie_

Shume shume urime per fitusen,,!!


2.Nënë, ti moj dritë e jetës time..

Agimi sapo kish hapur dyert e veta ndërsa rrezja e diellit si papritur më ledhatoi lehtë e lehtë fytyrën dhe më zgjoi nga gjumi i ëmbël duke më prishur ëndrrën që me kishte lodhur tërë natën. U zgjova, u bëra gati e u nisa drejt qytetit ku ndodhej nëna ime.
Gjatë udhëtimit më vinin në mendje të gjithë ato kujtimet e bukura fëmijerore. Gjithë ato buzëqeshje, përqafime, puthje që sa herë më kujtohej i hidheja në qafë Nënës time… ato çaste kur isha sëmure, ishe ti oj Nënë që qëndroje sipër kokës sime, që prishje gjumin e natës për mua, ishe ti ajo që ke sakrifikuar gjithçka, vetëm e vetëm që mua të mos më mungojë asgjë. Ah sa më ka marr malli për ato ditë, të rri sipër kokës tënde me orë të tëra, të të puth fshehurazi nga faqet, të ndjej aromën tënde, të vë kokën në prehërin tënd e të më ledhatosh flokët siç bëje dikur… Ah ky mall, kjo largësi!!
Tani jam rritur, kam ndryshuar por e di që në sytë e tu jam akoma ajo vogëlushja jote, për ty gjithmone do të jem e vogël…e di!
Teksa me humb shikimi nga dritarja e trenit, ja dhe lotët bëhen gati të dalin nga sytë e mi duke vazhduar rrugën e tyre tek buzet e mia.. e kam te pamundur të përmbaj veten kur më vjen në mëndje Nëna ime… I mbyll sytë, sa e sa kujtime të tjera kam në mendje. Ajo shtëpiza ku u rrita, aroma e ushqimeve që pregatitje ti Nënë, ajo tryeza ku hanim bukë gjithmonë, soba ku unë ngroheja… asgjë nga ato çastet e bukura fëmijerore nuk kam harruar.
Ja dhe pak ngeli per të të takuar ty, mezi pres të te shtrëngoj fortë e të humbem krejtësisht në përqafimin tënd, të qëndrojmë me orë të tëra duke biseduar e qarë hallet njëra-tjetrës... Më duket sikur koha nuk lëviz fare, sa e gjatë që më duket kjo rrugë…
Ehh moj dritë e jetës time, nuk egziston fjalë në botë që mund të përshkruajë ndjenjat që kam për ty, e di që je e vetmja që më dashuron me gjithë defektet e mia, sepse jam një pjesë, një copëz e jotja, e shpirtit tënd…


Tani vazhdojm me krijimet pjesemarrese ne muajn Mars dhe njohjen me autoret e tyre krijues..:)




1."E shtrenjta!"-Autoria:Elushe.

Nena, na dha zemren…me gjithe shpirt
Nena, mirekuptimi i saj s’u lekund kurre
Nena, na thau lotet
Nena, dashurine na mesoi
Nena, na lau, e na ndrroi
Nena, konfidence e besim na dhuroi
Nena, ne shkolle na çoi
Nena, nervat na qetesoi
Nena, kudo na shoqeroi
Nena, rastet speciale kurre s’i harroi
Nena, familjen e saj si luaneshe e mbroi
Nena, babain gjithnje e mbeshteti
Nena, per nevojat tona kurseu
Nena, perhere e fundit per te ngrene
Nena, perhere e para zgjuar
Nena, u kujdes per kafshet
Nena, një dashuri që nuk njeh kufij
Nena, gjithnje familjen e vuri perpara vetes
Nena, mirenjohese per çdo falenderim kalimthi
Nena, që syte i shkelqejne, kur degjon fjalet:
“Te dua shume Nene!”
Nena, gjithnje pa te miren brenda nesh
Nena, na mesoi te mos dorezohemi kurre
Nena, na mesoi te behemi me te mire
Nena, na beri te besojme se mund te arrijme gjithçka
Me siguri, pertej yjeve, është një vend i veçante per Nenat e botes!



3.E amla e mira nanë _Autori: Vetoni.

Nanë nese ti nuk e din
unë të kam dritë të syve të mi
kur ta shoh buzqeshjën unë mbushëm me jetë
o e amla nanë e mira nanë.

Ta du shpirtin tand, ti gjithmonë me ke fal
ma ke falë edhe kur ne shpi krejt lloq pata ardh
e ma ke fal edhe kur me lot të pata ba
o e amla nanë e mira nanë

A e din sa forcë prej dorës tande kam marë
shpesh kur mbi kokë me pate kalue doren
shpesh kur ne faqe me pate ledhatue
o e amla nanë e mira nanë

Ti du ata sy që me janë shkelqim
kur me kqyr aq amel më dukesh ma i shenjti bekim
çdo moment ndihem ma mirë , ma i sigurt me ty
o e amla nanë e mira nanë.

Ti e amla nanë e mira nanë
me ke dhanë mesime që kurr nuk i kisha mesue
edhe nese nesër kam me mbet pa frymë e zemër
ti je ma e bukura frymë edhe ma e bukura rrahje e zemrës.


4.O NثNA IME _Autori : Kitrra123

Nuk se kam pas ndonjehere ndonje prirje ne zgjedhjen e dhuratave dhe jo gjithmonë mi kane pëlqyer.
Paj dhe ndoshta edhe nuk kan patur faj se dhurata ka rendesin e saj, se duhet te ja pershtatesh rendesise se dites, rendesise se personit e mos te flasim pastaj shpirtit, karakterit e personalitetit te dhuratmarresit.
Sot, me shume se kurre, u sorollata tere diten dhe them te drejten nuk arrita te beje asnjë zgjedhje.
Nuk arrita te gjeje asigje te bukur e cila do permbushte as minimumin e mundit, sakrifices, rendesise e shpirtit tend.
E pyesja veten e pyesja te tjeret????? çfarë t’i bleje asaj per te cilen une ngela gjithnjë femije?
çfarë urimi t’i beje asaj e cila me lumturoi sa here që jeta me kish pikëlluar e nuk me lumturonte kush tjeter?
çfarë t’i bleje asaj e cila per mua kish derdhur me te dhembshmen: lot, qumësht e gjak?
çfarë urimi t’i beje asaj e cila me ndriti gjithmon dhe erresiren?
çfarë t’i bleje asaj preheri i se ciles per mua ishte vend rrëfimi dhe vendi ku faleshin secilat mekate, qofshin te bera dhe ndaj saj?
çfarë urimi t’i beje asaj e cila me lumturoi sa here që jeta me kish pikëlluar e nuk me lumturonte kush tjeter?
çfarë ti bleje asaj e cila kujtohej vazhdimisht per mua edhe kur isha me i harruari i botes?
çfarë urimi ti beje asaj e cila per mua ishte drite ne erresire, buzëqeshje ne pikëllim, lumturi ne lum lotesh, e çfarë e mire tjeter jo?
Dhe une, sot, që jam humbur e le që nuk di çfarë te bleje e çfarë te uroje por nuk di as çfarë te pyes e ke te pyes! Dhe ndeshkoje veten duke e pyetur:
Po mire o i paditur po pse nuk pyet ate e cila gjithmonë kishte përgjigje per ty.
Pres por nuk pergjigjet kush! Dhe prap i vetpergjigjem vetes: E si pyetet NENA se çfarë dhurate do nga pjella e saj?
A nuk është e tuprshme kjo???? Po sikur te me thoshte: Akoma se ke kuptuar?!?!? Dhe, O NENE, ne kete dite kur une s’di çfarë dhurate te bleje e çfarë te te uroje.
Ne kete dite lulesh që une s’munde te vendose se çfarë lule duhet ti bleje LULES me te bukur ne bote.
Dhe si i dhurohet lule – LULES?!?! Ah, c’mendje budallai! Ne kete dite kur mua s’me pelqen asnjë përgjigje e te tjereve.
Ne kete dite kur une dhe ti jemi aq larg njeri tjetrit sa vet bota ime me boten tende.
Ne kete dite, ne te vetmen dite te jetes sime kur NENA IME, ajo e cila cdo here dhe cdo moment kishte përgjigje per mua, nuk me pergjigjet, nuk me mbetet gje tjeter pos te gjeje majen me te larte te kësaj toke apo fundin me thelle te saj (që te jem me pran teje) dhe me zerin e fuqishem si bubullime te qaj boshllëkun që na ndan duke uluritur:
ME MUNGON O NثNA IME!!!!!!!!!



5.Fjala Nene.._Autoria:Arfenilla.

Sa bukur tingellon fjala nene!
Fjale që dhe boten e vdekur
nga gjumi e zgjon.

Dhembjen e shpirtit
vetem ti e sheron...
cdo plag ne familje
me mund e sheron....

Zhytem thelle ne kujtime
Lidhem ne prangat e se kaluares,
Kujtoj nete pa gjum, se i beje per mua.

Po tani un nene! çfarë deshiron te te ofroj
e di se dashurin tende
kurr nuk mund ta kompenzoi.

Ndoshta një dita,o nene.
do ma beshe hallall
kur te largohem prej teje
dhe zemren do ta ndaj.

Do mundohem dhe un,
rolin tend ta luaj,
që femiu im t'krenohet me mu.

Te dua o nene
deri ne pafundesi.
vendin tende
Nuk e zavendeson Njeri..



[


7.Kushtuar `TE PANJOHURES`_Autori:LeVoyageur

Shtigje te reja,
te një parfumi te panjohur,
Papritmas me rrethojne trup e zemer
I bejne magji qenies sime,
Nga larg , pertej horizontit
Me therrasin ne emer.
Ngadalesoj hapat,
Kthej koken menjane,
Mirazhet e një oazi
Mberthyer me kane!
Ajo kalon prane,
Me parakalon,
Me forma te qarta,
Te rrumbullakosura, ovale,
Me dritherin zemra,
Me dridhen duart
Si te ishin petale.
Silueta e saj perkulet,
Tunden konturet,
Syte s`me pergjigjen,
Me ngushtohet udha,
Tek e shoh duke ecur,
Ajo vazhdon ngadale,
Shume ngadale,
Une pres një shenje
një gjest,
Ajo hesht, e flet me sy,
Pa thene asnje fjale.
Ajo po largohet,
Zgjas duart ta prek,
është e kote, po iken,….
Apo ndoshta me pret?
Zgjas hapat,
Shikoj lart ne qiell
Ku jam?Se di as vete,
Ishte kjo femer
Pjelle e mendjes sime
Apo ishte një muze e vertete?



8.Faqet e ftohta_Autoria:Nicktjeter.

Dhe u ula te qendroja afer teje si cdo here që bëja kur doja te thoja dicka vetem ty nene. Dhe te pashe...pashe gjithmone ate buzeqeshjen tende pashe ato duart e tua gjithmone te gatshme te me perkedhelnin koken. Oj mami une e di që skam qene biri me shembullor që duhej te kishte një prind por une sdoja..sdija. Keshtu u afrova me sh afer teje dhe mu duke e ftohte me e ftohte se kurre. Nuk ishte vetem bora që kish rene dhe tani një shi sikur donte ta zbustr ate natyre jo..nuk ishin keto. Ishe ti nene që sme flisje dhe aty me erdhi diku nga një lemsh ne stomak te bertisja me sa fuqi kisha "me fal". As vete se di per çfarë doja te kerkoja te falur..per te gjitha nervozimet që te kam shkaktuar per lotet që ke derdhur kur nuk isha mire per netet pa gjume kur vija vone.
Per puthjet që sdoja te merrja nga ty kur isha i vogel. Por nuk nxora asnje fjale mu krijua një gje tek gryket dhe faqet e mia u lagen. Oj mami. Dhe u afrova me sh afer teje..mbeshteta faqen tek ty dhe ti prap nuk ngrite doren per te me perkedhelur o te me largoje. Te lutem beje levizi ato kocka dhe me largo,vetem mos me rri keshtu. Ti sje mami që une mbaj mend. Ti sje mami im. Ti sje mami im. Dhe fillova te ngulja thonjet aty ku sduhej aty tek ai vend i shejte.
Pastaj ndala i thirra mendjes pashe duart e mia te mbushura me balte. Ti smeritoje te ikje o mami,pse jeta su lodh me mua por me ty. Pse su lodh me një 80 vjecare por me ty që ishe mjaft e re. Pse oj mami?. Ti që kishe një pergjigje per cdo gje e tani sme kthen pergjije te urrej. Oh po te urrej. A te mjafton urrejtja ime që te kthehesh tek une? Po babit si ia bere ate gje?
Pse smendove per ne pseee. Pse ate dite duhej te vonohej te puna dhe ai autobuz te perplasej. Mbeshteta serish koken te prehri yt i ftohte. Kam nevoje per ty o mami,per dashurine tende per perkujdesjet e tua,une thjeshte kam nevoje per ty
Dhe pastaj e pashe serish. Ajo buzeqeshte tek ajo foto...ashtu aq e qete aq pa mendime, aq jo egoiste,aq e bukur aq nena ime. Aq nena ime e shtrejte.




Duke falenderuar perzemersisht te gjithe autoret e krijimeve,që na nderuan me dergimet e krijimeve tyre ne drejtim te adreses se konkursit tone,falenderojm te gjithe antaret,që votuan dhe mbeshteten me komente e opinione konkursin tone.
Ju urojme një fillim muaj te mbare te qete dhe plote buzeqeshje te gjitheve..!!!

Lajmerohemi perseri ne fillim muajn e ardhshem tek kjo teme..:))
Deri atehere qofshi te gjithe mire..!!

Me resekt:Stafi i FV.


Per urimet,komentet tuaja ne lidhje me krijimet qofte fituese,qofte pjesmarrese,jeni te lutur te drejtohi tek tema perkatse ,posaqerisht per komentet e kesaj teme:
duke klikuar ne linkun me poshte .Ju flenderojme..


https://www.forumivirtual.com/konku...r-krijimet-pjesmarrse-konkursin-letrar-51242/












 
Last edited:

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Konkursi i letërsisë:Krijimet fituese-2014(Krijimet pjesemarrese)

Pershendetje te nderuar antare..!!
Ja ku trokiti dhe muaj i trete i konkursit tone,per te shpallur krijimin fitues per muajin :_Prill -2014_


Muaj: Prill-2014.

Tema e muajit Prill ishte :Larg Vendlindjes & Udhtime Ndjenjash.


Krijimi fitues per muajin Prill shpallet:

PO DIELLI ا’KA ME MUA? _Autori: Ylli-1

Shume shume urime per fitusin,,!!



_PO DIELLI ا’KA ME MUA?


Edhe drita e diellit këtu nuk ngroh, vetëm lehtë të miklon fytyrën. Si duket edhe ai e di që në vendin e huaj nuk duhet të të ngroh, nuk duhet të të ofroj kënaqësi, ashtuqë qëndrimi këtu të jetë sa më i shkurtër. Nuk e di, nuk e kap dot, si është e mundur që i njejti diell në vendin tim më ngroh më shumë?! Apo ndoshta nuk është vetëm dielli, por është reflektimi që rrezeve të këtij dielli i bënë toka e mëmëdheut! Vallë të jetë kjo e vërtetë? Dikur sa nuk e kisha lëshuar vendin tim, këtë nuk e kuptoja dot, por tash e vërej që gjithëcka në vendin tim është më e ngroht, më miqësore, më e afërt, me më shumë dashuri!? Këtu, në këtë atmosferë armiqësore, as dielli nuk ngroh, as hëna nuk ndriqon netët e errëta skëterrë, as fytyrat e njerëzve nuk janë miqësore, edhe të qeshurit e tyre është si një ngërdhezje, edhe përshëndetja e tyre si një sharje, edhe shikimi i tyre si një shigjetë therrëse…Vallë këta njerëz këtu janë të tillë vërtëtë, apo vetëm mua kjo atmosferë, ky vend, ky ambient më duket aq armiqëror sa nuk e përballoj dot. Gurët nëpër të cilët shkeli, më duken sikur thepa malesh që më shpojnë në zemër, barrikadat, sikur rrethoja të një burgu që po më zë frymën. Kahdo që sillesh, barikada, kahdo shikon mure betoni, kahdo që shkelë gurë, gurë dhe vetëm gurë. Ky vend të bën të të marrë malli për baltën e vendit, për drunjët e pyllit që këtu nuk i sheh askund. Më duket se atje edhe bora që bie është më e ngrohtë, edhe era kur fryen më miqësore, edhe shiu kur bie më freskues…e këtu asgjë, asgjë nuk e ka efektin e duhur, asgjë nuk ka shije, asnjë veprim nuk ka llogjik, asnjë fjalë nuk ka kuptim dhe asnjë buzëqeshje nuk ka efektin e vet. Jo që nuk të buzëqesh askush, sepse këtu ti je një numër, një i huaj, një shkelës në tokën e tyre…po përse vallë unë, përse…vallë nuk janë shkelës ata që më morën në punë… ç’faj kam unë? Vetëm po bëj punën time, përse të më urrejnë? Po, po kanë të drejtë, edhe unë jam armiku që po ua uzurpon tokën, edhe unë jam pjesë e okupimit të trollit të tyre…edhe unë…Po dielli ç‘ka ka me mua, vallë edhe për të jam armik në këtë vend? Po hëna përse nuk mi ndriqon netët e kaluara në vetmi, çfarë i kam bërë unë asaj? Po gurët pse më lëndojnë, ç’punë kanë ata me mua?
Po po, nga çdo anë vije zëri: Ti je armiku i këtyre trojeve, ti je armik, armik….armik…
26.02.2011 / 13:17
SHANK – Afganistan



Krijimet pjesemarrese ne muajin Prill ishin:



1_Dera e kuqe..! Autoria: Nicktjeter !

Po kaloja gishtin ne cdo liber per turista , ne gjithe ate librari si nuk qelloi dicka e shkruar që fillonte me ''A'' dhe keshtu te cmallesha per vendin tim. Filloi te me gumezhinte stomaku, ndoshta është e vertete që nuk ishte ndonje mrekulli ajo Shqiperi e vogel,
por ishte vendi im. Ishte vendi me i embel dhe me i eger ne te njejten kohe. Ishte vendi i Nene Terezes, ishte vendi i mistereve e cudirave, dhe e doja. Ndoshta nuk e doja ne maximum e doja ne ate menyren time,ndoshta nuk e permendja me qindra here, por cdo shikim nga deti është një shikim nga ajo toke e shejte. Po ctoke e shejte, toke e mallkuar e bere troke, shume që e shkaterrojne te tjere që lavderojne. Vend kontradiktash. Dhe pastaj u dorezova, eh jo , ne ate librari sdo gjeja asgje per Shqiperine, keshtu u afrova tek dritarja super e madhe dhe prita që dielli te kaplonte diellin perballe e te vinte tek une.
U ula kembe kryq, ndoshta ky xhest me kujtonte gjyshin, me dergonte afer te dashurve te mi, atehere kur luaja pa fund
atehere kur rrija afer një zjarri te madh dhe prisja te dilja xixellonjat e kuqe nga druret.
Me kujtonte kur rrija me pjesen tjeter te femijeve kembezbathur, dhe vraponim si te cmendur, me rrobat e sosura nga dielli e pluhuri
Dhe ai diell, ai diell që po dilte ishte mrekullia vete. Dhe mbylla syte instiktivisht. Mendja ime udhetoi
Trupi im u relaksua
Dhe goja ime psheretiu.
Doja syte e te shtrejtes time, doja perkedheljen e saj
Doja pranine e tij
Ato ishin vendi im
Dera e kuqe perballe meje ishte komplet jashte cdo rregulli aty
U fut padashje ne ate kornize që une krijova. Ajo dere e kuqe me kujtonte veten
çfarë doja une aty?









4_Sa shum vret largesia _Autoria: Arfenilla..!!


Pse vall nuk kam gjum sonte!A 'thua endrra u shuan ,apo iken bashk me ty.Mijra mendime me sillen verdall ,dicka coptohet ne brendesi dhe perseri dicka thell mbetet .
Gjerat ndryshojn cdo kend me rrethon motiv i thelle, shikohem ne pasqyr e me duket se askend nuk e njoh,nuk e di a jam e vetme ne ket bot që ndihem kaq e zbrazet Athua një pik mes oqeanit jam...Jam një hiq që vete ekzistoj ne ket hapsir imagjinata po me shuhet e zeri me është shterrur.
Ndjej ftohtesi ne shpirtin tim !Por do te vi fundi i neteve te zbrazda mbremjev me buzqeshjet magjike që kishim mbremjeve me jeten ton te dikurshme me shpres...
Pyetje ,Pyetje por pa pergjigjje! E koha pak punon moti i ftohet është kaq i ftohet ne brendesi.Vertet nuk e di pse jam kaq e pa sigurt edhe pse jam ndihem e lodhur do ta ze diellin me keto duar dhe t'ja rrembej ngrohtesin e rrezeve ti dhe ti fus ne shpirtin tim kaq te ftohte...
Do ta ze dijellin me duar dhe ta fik kete hije se me ndjek pas.
Atehere me siguri nuk do jetoj jeten ne enderr.Gjithmon kur cdo gje është e heshtur ne erresiren e zeze un pra te kerkoi ty .
Jam e humbur ne kete vetmi e cila me ka perfshi te teren,si ta mbyse errsiren? kur merr fund nata dhe fillon te zbardh agimi kur dijelli perkdhel qepallet e mia ateher lirohem nga kjo hije se me ndjek pas.
Por ti je shum larg.
Pyetje ,pyetje por pa pergjigjje heshtje ,qetsi, vetmi e tmerrshme shikoj ne dritar cdo gje është e pa levizshem veteme gjaku qarkullon neper damaret e trupit tim, ashtu siq leviz e sillet posht e lart ndonje i marr rrugeve te harruara rrugeve te pluhurosura,..
E jeta vazhdon larg njeri tjetrit .



Duke falenderuar perzemersisht te gjithe autoret e krijimeve,që na nderuan me dergimet e krijimeve tyre ne drejtim te adreses se konkursit tone,falenderojme te gjithe antaret,që votuan dhe mbeshteten me komentet dhe opinionet e tyre konkursin tone.




Per urimet,komentet tuaja ne lidhje me krijimet qofte fituese,qofte pjesmarrese,jeni te lutur te drejtohi tek tema perkatse ,posaqerisht per komentet e kesaj teme:
duke klikuar ne linkun me poshte .Ju flenderojme..


https://www.forumivirtual.com/konku...krijimet-pjesemarrese-konkursin-letrar-51242/

Rilexohemi te nderuar miq perseri tek kjo teme ne muajin ne vazhdim,deri atehere ,qofshi mire te gjithe..!!








 
Last edited:

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Konkursi i letërsisë:Krijimet fituese-2014(Krijimet pjesemarrese)

Pershendetje te nderuar antare..!!
Ja ku erdhi dhe muaij i 4_te ne rradhe,per te shpallur krijimin fitues per muajin :_Maj -2014_

Muaj: Maj-2014.

Tema e muajit Maj ishte :Fllad Pranveror

Krijimi fitues per muajin Maj shpallet:

Cmenduri i një nate.. Krijuesja _Nicktjeter.


I urojme shume shume suksese ne penen e saj,dhe vargjet e saja letrare..
Shume shume urime per fituesin..
!!





Cmenduri i një nate. Autoria_Nicktjeter

E putha.E shterngova. E veshtrova.
E veshtrova .E shterngova. E putha.
Dhe pastaj vrapova. Sdoja ti jepja mundesi te reagonte.
Dhe ndersa yjet shkeputeshin një nga një ne drejtim tim i merrja me dore i perkedhelja
Pastaj i bëja pluhur, dhe i fryja, i fryja diku larg.
Dhe pastaj vizitova henen tek ato dallge që shkumezonin si te cmendura
Kapa majet e valeve dhe i tunda, derisa u qetesuan dhe formuan ate çfarë doja
Henen që shkelqente.Shpirti që dergjej.
Dergjej sikur ajo hena e kuqrremte sonte.
Ajo arome kripe që vinte ishte dehese
Kembet me shpuren deri aty ku uji mbulonte gjunjet
Fustani i bardhe behej 1-sh me shkumet e dallgeve
Une isha 1-sh me dallget
Mbajta frymen dhe nen tingujt e një violine te vjeter
E shterngova e putha e veshtrova.







Dallgete e frymzimit..Autoria_ Arfenilla

Dielli ne pranver
ngroh natyren e zbukuruar,
kenaqem me ket gje te bukur
dhe gjej arsyje per te krijuar.


Kujtimet e hidhura i mbyll ne sirtar...
Shetitem ne natyre dhe bisedoi me te!
Per rrezet e diellit,per henen e bukur
per buzqeshjen e femive se ndihen te lumtur.


Sa shpejt mbrrin e poezia
ne kopshtin tend te krijimit..
Sa vargje te bukura dalin
kur pran i ke dallgete e frymzimit.


Ngrohtësi e Vonuar_autori _Ylli-1

ثshtë muaji Maj, sivjet dielli po vonon, ashtu sikur që po vonon edhe rrezja e dashurisë në zemrën time! Edhe sot sikur çdo ditë tjetër shikimi im është drejtuar larg në horizont, andej nga lind dielli…dhe jo vetëm ylli ynë ndriques, por edhe dielli i dashurisë sime.
Pranvera akoma nuk erdhi, akoma nuk u zgjua nga gjumi i thellë dimëror, nga ai gjumi i arinjëve që zgjat gjashtë muaj. Edhe sivjet zemrat tona janë të ngrira në akullin polar, shtresa e të cilit është aq e trashë sa nuk lejon as edhe një rreze të futet në zemrat tona, të na ngroh shpirtin dhe të na kthej buzëqeshjen e tretur.
Unë jam i mbyllur në kafazin tim, ashtu sikur shtazët në kopshtin zoologjik, të robëruara nga njerëzit e pa shpirtë. Edhe mua më robëroi kjo kohë, ky i ftohët, kjo mungesë e ngrohtësis së dashurisë!
Ndoshta nesër edhe për mua do të lind dielli dhe rrezet e tij do të sjellin flladin në zemrën time, do të vejnë në lëvizje çdo pjesë të trupit tim, do të më kthejnë buzëqeshjen e tretur dhe lumturinë e robëruar!




Duke falenderuar perzemersisht te gjithe autoret e krijimeve,që na nderuan me dergimet e krijimeve tyre ne drejtim te adreses se konkursit tone,falenderojme te gjithe antaret,që votuan dhe mbeshteten me komentet dhe opinionet e tyre konkursin tone.

Per komentet dhe urime jeni te lutur te kaloni tek tema perkatse:

https://www.forumivirtual.com/konku...krijimet-pjesemarrese-konkursin-letrar-51242/

Mos harroni te ne dergoni krijimet tuaja per muajin ne vijim:

Muaj Korrik me teme: Kornize Kaltersie


Ju pershendesim..!!
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Konkursi i letërsisë:Krijimet fituese-2014(Krijimet pjesemarrese)

Pershendetje te nderuar antare..!!
Ja ku erdhi dhe muaij i 5_te ne rradhe,per te shpallur krijimin fitues per muajin :_Qershor -2014_

Muaj: Qershor-2014.

Tema e muajit Qershor ishte :Buzeqeshje Feminore & Ethe Mesimore


Krijimi fitues per muajin Maj shpallet:

2 - Nën petkun e varfnis Krijuesja: SunLiGhT..!!

I urojme shume shume suksese ne vazhdim ne vargjet dhe krijimet e saja..:))



2 - Nën petkun e varfnis

Përball asaj godine t'bardh ku mrena tyne ka shum student, mas hekrave rreshtohen tan ata fmi.
Rri e i shoh me kureshtje, jan tan njisoj t'zhigatun, zbatht, me tesha te shkyme, tu dridh noshta pre t’ftohti ose ma shum pre unit.
I afrohen atyne "Zonjushave e Zotnive" t'pispillosun e që era e parfumit tyne ja shpon hunt, i kërkon me ja fal i lek, e kur i kthehet tan arroganc .-A ta dhash dje ca dan prap sot...
Sikur ajo që ti ke dhan dje ti mjaftote ksaj ferishte me kalu edhe diten tjetër.
E fmija i shkret që nuk dorzohet. -Ma fal i lek ose te perqafova.- e shtërngon me sa forc ka, e nihet zani i asaj “Zonjushes” tu virr sa munet, - Mu hek mar fmi i keq qafet se pa ta fus shput, shif si më bane pis.
Hmmm pis... noshta aq sa asht e pist aja përjashta ti je shumfish ma pis se aja mrena, e mos harro aja lahet me i lug uj, po shpirtin e ka te pastër e të dlir, si shpirti i nji fmis, krijesa ma e pafajshme ne kët bot.
Largohet, e sheh rreth e rrotull kujt me ja vu synin e me shku me ja marr i lek. M'sheh njaty ne qoshe, e me afrohet kadal,- Ma fal i lek o bukuroshe, t'nimoft Zoti... qeshi me vedi kjo më thet mu bukuroshe, kur për vedi asht si drita e dillit me ata sy jeshil që tundojn gjithkend...por pislleku ku jetan se len me i dal në pah njomsia e bukuria që i ka fal Zoti.
I nap njaq të vogla sa me qellojn e ftyra e saj qesh, bahet edhe ma e bukur, bashk me to më kerkon edhe nji letër. I jap letren e lagt e me te shin ftyren e njom, e gzimi i saj ska fund kur e sheh vedin ashtu të pastër. Buzëqesh me tan shpirt më falendron e më jep urimet ma të mira. Në fund largohet e lumtun me shku me ja tregu mamit t’vet at letër, që për te asht si letër magjike, që i fali disa moment lumturiet. I shoh, i shlohen tan kush me ja marr ma par at letër e mu u ba t'pastër si motra e tyne.
Menoj me vedi, edhe kta fmi meritojn me ken t'lumtun e me buzeqesh. Se meritojn përbuzjen e përditshme që marrin, e ndjen e neveris, e talljes. Ata gjejn copa lumturiet nër gjana krejt të vogla që ne i shpërfillim,e s’ja bajm Zotit shqyrin që i kena.
Asht e drejt kur i thu m'len se kam hallet e mia, por edhe fukaran lene rehat në trishtimin e vet,nese ke mundesi me e ndihmu, ndihmoje, por mos e tall, mos e perbuz, mos e myt në ofendime, asht fmi se ka zgjell ajo kët jet.

Fukarat i urojn shum t'mira njerzve kur i kerkojn i lek, e njerzit shpesh nuk japin asigja për to qoft edhe nji fjal t’mir që mjafton me ja mush zemren me lumturi ati fmi.
Mos harro se varfnia nuk asht zgjellje, po i ka ra për hise qysh se kan lind...




Vazhdojme me krijimet pjesemarrese ne muajin Qershor që ishin perkatesisht:


- një tjeter bote: Krijuesja _Books..!!

Te ardhur ne jete nga dashuria per te dhuruar dashuri,rritur një pellembe me teper ngadale,me nina-nana dhe ngrohtesi,per te qene gjithmone me te dashurit dhe engjelloret,me syte e cilter dhe buzeqeshjen e vertete,te tille jane vetem femijet.Pasqyra e sinqeritetit,embelsise dhe pafajsise nuk mund te jete tjeter vecse shikimi I ngrohte I dy syve që njohin me perkufizimin e imagjinates se shfrenuar dashurine pa kufije që japin dhe marrin dhe që e konsiderojne pa e kuptuar as vet aq te rendesishme.Ndoshta femijet jane te vetmit që duan pa kushte,flasin pa u perpjekur te zgjedhin fjalet e duhura,shprehin gjithmone ate cka vertet mendojne dhe ndjejne,dhe mohojne gjithcka që ne syte e tyre nuk duket e kendshme ose normale.Sikur bota jone te ishte si ajo e femijeve atehere nuk do te ishim duke luftuar ndaj ‘semundjeve’ te shumta që sot kane prekur gjithe shoqerine si ; genjeshtra,egozimi dhe falciteti,por do te ishim banoret e një universi te pasur me dashuri,sinqeritet,lumturi dhe buzeqeshje.Nuk është e nevojshme te mundohesh teper per te kuptuar një femije,mjafton një veshtrim I shpejt gjate levizjeve te tij te shkujdesura ose pak vemendje kur ai luan,flet,buzeqesh ose qan.Te rrethuar nga koloret e erreta që vet jeta sot na I ben pjese te perditshmerise ne harrojme te veme re flaket e fantazise dhe pozitivitetit te femijet.Nuk e di c’ure e huaj I ndan keto dy bote,por me siguri ajo duhet te kete fuqi te jashtezakonshme që qendron e forte midis dy boteve te kunderta mes te cilave kalon.Te flisnim per te dyja do te duhej një pafundesi,jo vetem per ti pershkruar por edhe duke u perpjekur ti krahasojme.Por kur flasim per boten e mrekullueshme dhe kaq terheqese te femijeve nuk ka nevoje per fjale te medha,mjaftojne ato te vertetat dhe cdokush dashurohet serish me ate bote.Te gjithe I kujtojme momentet e mbreterimit tone ne boten e perrallave dhe lumturise se paskajshme te femijerise si momente te pazevendesueshme dhe askush nuk ka arritur ti rezistoje nostalgjise që te sjellin disa kujtime,fotografi apo fragmente te shkurtra historish treguar me detaje nga ata te cilet me dashuri kane pare veten e tyre tek ne.Vetem njehere ne jete,pikerisht kur je femije,flet pa pasur frike se do te keqkuptohesh,pa u ndrydhur nga fakti se dikush nuk është dakort me ate që ti thua dhe pret pikerisht momentin e duhur te te kundershtoje,dhuron dashuri vetem atehere kur ndjen se te jepet një dashuri e thelle dhe e vertete dhe keshtu e ke te sigurt vendin ne zemren e personave te dashur.Femijet tregohen kaq te zgjuar,ndoshta duke mos e ditur as vet.Ne syte e një femije gjithcka merr një tjeter forme,shiu është një copez pranvere,dimri I acarte lumturi me vete,dhimbja nuk ekziston.Nuk ka me bukur se te rrethohesh nga ndjenjat që te japin jete e te bejne te marresh fryme lirshem,duke dashuruar cdo detaj rreth teje,qofte edhe I padukshem per te tjeret.Jane ndjenjat që mund te ti dhuroj vetem ciltersia dhe embelsia e një femije.Sa bukur që per te ndrydhur dhe zbehur disi cdo gabim apo mediokritet që te rriturit falin vazhdimisht kemi keta engjej tokesore,që nuk I njohin fjalet që po shkaterrojne sot shoqerine njerezore.C’pasterti e ndezur dhe e nevojshme!



- Memoria- Kujtime shkollore: Krijuesja _Soulmind..!!

Teksa germezoja nder shkronja titullin e ketij muaji, kalvare kujtimesh verviteshin e parakalonin perballe syve te mi.
Mirazhe ndjenjash e emocjonesh,
dashuri te sinqerta,
sekrete pa zarare,
ethe provimesh,
shikime te pafajshme,
qeshje dehese
e endrra adoleshantare...
është e cuditshme se si tani, pikerisht tani pas kaq shume vitesh një vale mendimesh te forta po prisnin te pushtonin mendjen time piciruke.
Po ndihem cuditshem,
Ne fakt s’po e kuptoj c’po ndjej, nostalgji, mall, apo një deshire per tu rikthyer serish ne ate kohe, ku cmenduaria ishte kryefjale e cdo momenti e casti tonin.
S’di ne jam vec une, apo cdokush e ka ket ndjenje te gufueshme sa here rikujton vitet me te gjallerishme te jetes se tij...

Sa e cuditshme jeta...
E kujt ja morri mendja se ne do rriteshim kaq shpejt,... sa hap e mbyll syte, ...aq shpejt saqe as qepallat e syve s’mund te prekin njera tjetren....
Hm, akoma i mbaj mend ato dite, kur une e shoqja ime e banges, benim gara se kush kishte shkrimin e dores me te bukur, Mbushnin flete te tera me stile shkrimesh e i ekspozonim ne derrase, .. (kushedi ku ka perfunduar ajo leter...),
Apo kur une dhe Ana zinim ate cepin tone te klases e fillonim te peshperisnim thashethemet e dites,
Ato zenkat e vogla e te pamatura,
ato pushimet e drekese kur vraponim te zinim radhe per te blere një byrek tek teta Vjollca, (sa te mire i bente ato byreke...),
Apo kur luanim neper korridore “e ka kush e ka”, dhe ne fund perfunduam tek zyra e drejtorise per prishje te rregullores, ..Lol
Mos te permend udhetimet neper qytete te shqiperise, sketchet ne atobuz gjate rruges, ato prapaskena sa her kishim ndonje shfaqje tetrale... Boo.h cmenduri e gjalle,
Eh, ... nejse, ...
Ne fakt nuk ndjej asnje pishman, apo brengosje me faktin që u rrita, sepse e kam jetuar cdo second te moshes dhe morra maximumin e saj, ashtu sic duhet dhe te ishte...

Por, ja, .. vjen një moment ne jete, kur ulesh te rikujtosh te shkuaren, e mendja te dergon menjeher atje, tek vitet shkollore, e sjell ndermend faktin sesi cdo kush ka marre rrugen e tij tashme, dhe kjo ndjesi me shtyn te shkruaj,
një ze i brendshem deshiron te bertase e tu thote te gjithe atyre, shokeve e shoqeve te mia se,
Se i kam dashur fort, ne një menyre apo tjeter, te gjithe i kam pelqyer, dikend me pak e dikend me shume, ama, ne zemren time, e kishin një vend.. e kan akoma.. ja keshtu, ..
si keto kujtime që do jepja cdo gje per t’i perjetuar edhe njeher....

Memoria....


- Zonja Popins :Krijuesja _Nicktjeter..!!

Zonja Popins i urrente femijet. Zonja Popins urrente zhurmat. Zonja Popins nuk kishte burre. Por me e keqja ishte se zonja Popins urrente femijet. Ndaj mbante një qen. një qen te vogel gjithe push te bardhe e te paster.
Vendosi te dilte me ato takat dhe kepucet e zeza me një pardisy dhe një kape alla londineze
Vertete bente ftohte por ngaqe frynte shume ere vendosi te mos merrte cadren.
Sapo kaloi trotuarin disa femi me me cizme filluan te hidhehin tek një pellg uji që ishte krijuar nga shiu i nates se mbremshme
Zonja Popins rregulloi syzet mbi hunde, shterngoi ne krah qenin e saj te vogel, dhe u largua sikur te ishte infektuar nga ajo lumturi.
Arriti ne park dhe leshoi 'Alizhen' e saj te vraponte. Drejtoi fytyren nga ajo rreze dielli që nuk po shkeputej dhe tani i mungonte
vetem një caj. një caj ajo do e pinte ne cdo vend. Ishte vendi dhe ora perfekte ne cdo cast per një caj.
Degjoi qenin e saj gjithe push te bardhe që po leshonte një ze sikur vajtim, u ngrit me shpejtesi dhe desh zemra i pesoi infrakt.
Zonja Popins filloi te vraponte e te therriste 'Alizhenn, Alizhenn' (ne fakt alizhen ishte një emer i shpikur nga ajo ne gjuhen frenge)
Arriti deri aty sa e shikoi që prane kishte një vajze te vogel që i perkedhelte kurrizin.
U tmerrua. Keta monstrat e vegjel do e kene tortuar mendoi. Alizhen thirri serish. Por qeni nuk levizi.
Kur arriti ne vend vajza po qante. Zonja Popins mori qenin dhe beri një hap te largohej , shikoi vajzen që kishte syte me lot dhe u ndal. çfarë ke i tha?
Mami i tha mes denesave, me ka humbur mami. Edhe kjo mu desh tha Zonja Popins me mendimet e saj.
Mori vajzen e vogel ne krah dhe u drodh. Kur merrte Alizhenin ajo ndihej mire, por kishte dicka me ''njerezore'' ne ate gati perqafim. Vajza nuk qante me por i zbriti nga krahet dhe tha dua te luaj buzeqeshi gjithe gezim.
Tregoi dhembet e bardhe , floket kacurela që ia merrte era dhe qerpiket që kishin 2 pikeza loti, ama i shkelqenin.
Po i tha papritur. Po pse jo. Edhe ajo u cudit nga ajo pergjigje. Ajo vajze kishte bere një magji me te
Mund te ishte max 4 vjece por dinte si ti manipulonte edhe zemrat me te ftohta.
E mori per dore dhe filloi te hidhej ne një pellg uji aty afer. Jo i tha vajza duke u perkulur, hiqi kepucet.
Zonja Popins sikur te ishte hipnotizuar zbatoi 'urdherin' e vajzes dhe filloi te hidhej me te
Ndjente kembet që i preknin ate balte te shpifur, por kishte dicka, nuk po mendonte per momente
kishte vetem zemren që i gulconte dhe ishte e lumtur. U degjua një ze nga lart dhe femija u shkeput. Mamiii. Mamii
U drejtua tek një femer dhe e perqafoi.
Zonja Popins u trishtua, si mund te ikte ashtu , i la një boshellek ne stomak. Ndaj si donte fe...
Ndjeu një terheqje tek pardysyja..Zonja Popins flm që ndenje me mua i tha. Iu hodh ne krah i dha një puthje e perqafoi dhe iku serish tek mami.
Vuri doren tek faqja dhe i dha jete, ai femi i dha jete. I rinoi jeten.
Skishte rendesi nese ajo nuk quhej Zonja Popins dhe një femi e kishte marre per dadon me te famshme te gjithra kohrave
rendesi kishte që ajo i donte femijet
Dua edhe une një beb
Dua edhe une një beb
Po largohej e mendonte zonja Popins me vete, ndoshta per here te pare ne jeten e saj ishte ndjere e 'gjalle'





Per urimet dhe komentet tuaja jeni te lutur te klikoni ne linkun me poshte:

http://www.forumivirtual.com/konkur...krijimet-pjesemarrese-konkursin-letrar-51242/

Ju flm..!!
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Konkursi i letërsisë:Krijimet fituese-2014(Krijimet pjesemarrese)

Pershendetje te nderuar antare..!!
Ja ku erdhi dhe muaij i 6_te ne rradhe,per te shpallur krijimin fitues per muajin :_Korrik -2014_

Muaj: korrik-2014.

Tema e muajit Korrik ishte :Kornize Kaltersie



Krijimi fitues per muajin Korrik shpallet:

-Perjetime hapesinore -Autori LeVoyageur


Shume urime LeVoyageur,..!!

Deshire per te qene larg...per te fluturuar....per te ndjere perseri ngrohtesine e rrezeve te diellit nga prane.
Deshire per te qene ne krahet e eres, per tu bere një me flladin drejt pafundesise...ndjenje madheshtore...mrekullisht e pakrahasueshme....deshire per te ndjere freskine dhe trokitjen e pikave te shiut mbi fytyre...
Deshire per te qene shtrire e per tu ledhatuar nga drita e zbehte e henes, deshire per te pikturuar pa korniza fare...emocion i papershkrueshem...deshire per te perjetuar endrren...deshire per te ndjere aromen e yjeve...atmosfere surreale....pothuajse magjike...

Vazhdojme me krijimet pjesemarrese ne muajin Korrik që ishin perkatesisht:







3-një surprize, është një surprize.- Autoria Nicktjeter

Nese me mua -me dergoi sms
Dreqin e dija kur bente keshtu ishte shume serioze dhe nuk priste replika apo kundershtime.
Rrobat e plazhit - sms tjeter
Dhe te nesermen vjen me makine poshte shtepise,me shihte ne bisht te syrit, dhe ndersa ai ajer i ngrohte, ato rreze dielli te vrisnin syte, nxora një pjese te trupit jashte dhe fillova te shijoja ate ndjesi lirie. Arritem tek stacioni dhe frenoi papritur. Ku po ikim e pyta me ne fund. Me kapi doren dhe tha, ki besim tek une. I buzeqesha, normale që kisha besim tek ajo.
Beri biletat , dhe as nuk pashe ku do iknim. Me kapi per dore dhe une e ndiqja, e adhuroja kur bente ashtu. Me ne fund arritem, ok, e urreva pjesen kur u ndal te dyqanet duke pare cdo lloj gjeje, por ia falja. Arritem dhe panorama ishte fryme-mbajtese, fryme-ndalese.
Ajo buzeqeshte triumfuese, per efektin që shkaktoi tek une. Nuk durova me shume se dy min panorame dhe ne një menyre drastike u bera e gatshme per detin tim.
Hyrja ishte sikur do hyje ne një shpelle, dhe sdije çfarë do gjeje, ai deti aq jeshil, dhe sapo beje 2 levizje me not, e gjeje veten ne një pafundesi deti.
Kjo ishte Parajse. Anash shkembijt madheshotr, te frikshem, te embel, dhe mahintes, dhe deti, aq jeshil, aq i kripur, aq i paster. Ajo me njihte, dinte si te me bente te lumtur.
Dola nga uji me e lumtur se kurre, dhe filloi shiu. Oh jo, as një shi i mallkuar sdo ma prishte qejfin, keshtu u kapem per dore te dyja si te cmendura nen shi duke qeshur dhe duke vrapuar. U kthyem te vogla. Pashe oren dhe fillova te bertas , treninnn treninnn
Dhe sapo hypem ne tren, doli dielli, oh jo as ky fakt sdo me bente te zhdukja lumturine që kisha sot.




Ju falenderojme per dergimet tuaja, suskese ne muajit ne vazhdim..!!

per komentet dhe urimet tuaja klikoni ne linkun me poshte..!!

https://www.forumivirtual.com/konku...krijimet-pjesemarrese-konkursin-letrar-51242/
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Konkursi i letërsisë:Krijimet fituese-2014(Krijimet pjesemarrese)

Pershendetje dhe ne kete fillm muaji te nderuar anetare,ja ku po ritakohemi perseri per te shpallur krijimin fitues te muajit Gusht.
Si dhe emrat e pjesemarresve.

Krijimi fitues per muajn Gusht me teme: Copeza verore


Shpallet krijimi me titullin : Kujtim i embel veror e autores _Princesha..!

Shume Urime e dashur Princesh..!!



2-Kujtim i embel veror


Ndonjehere, kur dita mbaron dhe fillon nata me ngjyren e saj te erret te mbuloj cdo gje,me duket sikur me iku edhe një moment i rendesishem...Aroma e veres është shume e kendshme,dhe me vin nder mend shume gjera harmonike,që i thurre ne vargje,por nese nuk shpejtoj ato ikin,zhduken si fluska sapuni. Edhe pse nuk kam shume per te treguar,ose skam shetit shume vende me mjafton që e kam shijuar me familjen time,pran njerzve që me duan dhe i dua. Endrrat skan fund,ah sa enderra kisha,sa enderroja per kete vere, ndoshta ato endrra nuk u realizuan por krijova tjera,me linden tjera..ndersa nga ato enderra krijova kujtime , disa momente te paharrueshme, te kendshme dhe te lumtura, që do i mbylle ne sirtarin tim te kujtimeve. Me kujtohet një moment, kur e kapa vogelushen per dore dhe i thash- çfarë deshiron te bejn,ose shkojm...
Tek parku i lojrave-me tha.
Ne rregull-i thash,por nese te vesh une....
Jooooo-me tha,sot une e kam radhen,sot do vishem si deshiroj une,..Ti dje e kishe rradhen-me thote...
hahaha sa kam qesh...po ti s'harron-i them,
jo-se mezi pres te vishem si dua une...
Me e embla e kesaj është se kur e ka radhen ajo,perher me thirre mua-
mami çfarë te vesh sot,
i them- po zgjidh çfarë te duash...
une dua te me ndihmosh-me thote..dhe fillojm bashk te zgjedhim...
është ndjenje e kendshme, e embel,e paharrueshme,njekohesisht moment që kalon,por mbetet një kujtim....

Krijimi i dyte pjesemarres është krijimi me titull:

1-A·GA’PE Autori_ Kitrra 123

……ndodhi ne tere kufinjet e saj te mundshem, ashtu qorrazi sic ndodhe gjithmon, per tu forcuar pak nga pak duke marre formen e saj, te një ndjenje e cila cdo dite e me shume largonte mjegullen per ti dhene dukjen ne horizont dickaje që as munde ta quaje e as s’munde t’i thoje se ishte nevoje per njeri tjetrin, nevoje per dy shpirtra që nuk kishin asnje nevoje pos per tu ushqyer me gjera shirterore.

Filloi aty duke hulumtuar mes rreshtave te shkruar, aty ku njeriu jep dhe merr porosine, aty ku lexohen mendimet e pa- thena, aty ku gjendet thellesia e shpirtit, aty ku reflektimi te bene qorr e te ngerthen ashty siq ngerthehet peshku ne grepin e peshkatarit, aty ku kembehen porosite e shpirtrave te ngjashem.

Ndodhi si dicka që ne e kishim menduar se do te mbyllej me mbylljen e PC-se por pa vetedijen se me kalimin e javeve, muajve e viteve kishte filluar te shenderrohej ne etje dhe uri. Dhe vitet iknin e u bene një, dy, tre, kater,….tete, nente, dhjete,……. dhe etja nuk ndjente shuarjen e uria nuk njifte ngopje.

Ndodhi ashtu papritmas, ne fillim e shthurur, por që NE duke e patur te perbashket, dhe te nevojshme per njeri-tjetrin, si ajri, i dhame formen e saj te pakushtezuar dhe te pademshme dhe me perkushtimin me te madhe filluam që ta kultivojme dhe zhvillojme si dicka që na perket vetem ne te dyve. E rritem te atille që nuk munde ta lendoje aske që ka te beje me ne dhe rreth nesh edhe pse me vetdijen e plote se do te na kushtoje shume. E rritem me parime, me besim dhe shprese, pa nevoja erotike por pa mundur që te jemi large njeri-tjetrit si shpitera që komunikojne, kuptojne, lengojne dhe plotesojne njeri – tjetrin mes ajrit që thithim kilometra larg e larg. Dhe vitet iken kurre pa u pare me mallin që shuhej ne milona germat e shkruara. Dhe sa here vinte vera kilometrat tona shkurtoheshin por premtimi: ‘’Ashtu siq na takoi rastesia ajo le te na na bashkoje’’! duhej te mbahej. E si do te ishte ndryshe një a·ga’pe.

…….. dhe ja ku me je TI mu para syve te mi si vetetima ne mjes dite me diell. Ne parkingun e aeroportit me behesh e gjalle. E qeshur, e bukur, e kendshme, rrezatuese si me e bukura dheut ashtu siq te njifja une që kurre ste kisha pare. Cunin per dore dhe ‘’fatlumin’’ anash që ndjehej si mbret dhe nuk kishte se si te mos ndjehej?! Mendja me tha te uleras, te bertas te therras ne kupe te qiellit por ne shpirt ndjeva një shtrengim dhe një thirrje nga brenda me ndaloi: E si do te quaja une ty a·ga’pe nese do te lendoja??? Dhe a·ga’pe-ja ime une pata frike! Pata frike se thirrja ime do te thirrte gjithe mallin e ketyre viteve i cili me dufin e tij do te shkermoqte gjithcka para vetes per te mbetur vetem une dhe ti. Por a·ga’pe-ja nuk njef fitore te tilla ngase është dicka e ndertuar ne besim dhe shprese pa lenduar aske. Pra, lamtumire a·ga’pe-ja ime virtuale dhe ashtu siq na takoi rastesia ajo le te na na bashkoje.


Ju fln per dergimet tuaja..!!
Muaji te mbare per te gjithe..
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Konkursi i letërsisë:Krijimet fituese-2014(Krijimet pjesemarrese)

Pershendetje te nderuar anetare,ja ku po ritakohemi perseri por pak dite me vones per te shpallur krijimin fitues te muajit Shtator .
Si dhe te nihemi me autoret e krijimeve pjesemarrese.


Krijimi fitues per muajn Shtator me teme: Trokitje vjeshtore


Shpallet krijimi me titullin : Heshtja largesia jone?
E AUtores: Arfenilla !!
I urojme shume shume suksese dhe urime Arfenilles ..!!


Heshtja largesia jone?

Dikur isha e lumtur
buzeqeshja dhe uroja
tani gjithqka mbaroi
bashke me kohen, ti dhe e mira shkoi..
Deftohu një her që te shoh
fshehurazi kunder meje pse po lufton!
e di se me fajson pse nuk te dhash dhe një rast ,i till ishte fati
që te dashurohemi e mos te jemi bashk.
Tani un mendohem ne heshtje.
Cili do jet ai njeri te ze vend ne ket zemer te ftohet?
edhe po te mundohet .::e di se do jet e kot.




Tani le te nihemi dhe me autoret e krijimeve te tjera pjesemarrese që ishin ne muajin Shtator.



Mbremje vjeshtore _ Autori : Kitrra123

Vjeshta ashtu embel dhe heshtur kishte pushtuar natyren dhe shpirterat tane. Trokitja vjeshtore, ne fakt nuk se me la shijen e një trokitje te embel që e pret me kenaqesine me te madhe ate momentin e hedhjes ne qafe dhe pushtimit te gjithanshem. Ajo realisht ishte një dridhje, jo nga ato dridhjet emociaonale, e fuqishme që beri rrokullime dhe thermi endrrat tona. E shiu edhe hoqi pluhurin ama mjegulla që ra, si per inat, i shtoi paqartesine te pasqaruares që ngeli pa u degjuar kurre……Dhe shiu, mjegulla dhe netet e fresketa moren furqat ne duar dhe ndryshuan pamjen e natyres. As ne nuk ngelem mangut as ne si rezistuam dot ndryshimit. Kodrat shume ngjyreshe kishin marre ngjyra ku dominonte e kuqja dhe e verdha dhe cdo dite e me shume sikur benin gara se cila do te mundte tjetren. Pra ashtu si tek ne dy, dhe ne natyre, ngjyrat, ishin vene njera afer tjetres dhe njera kunder tjetres: dominimi kunder vemendjes, vlera kunder dobesise, epshi kunder largimit, pasioni kunder zilise, dashuria kunder xhelozise ………
Cifte te dashuruarish te mbushur me puthje, mbremjeve, mbushin parkun duke i shtuar bukurine. Shetise rrugicave te parkut, rrugica që si per inat jan mbushur me gjethe te rena verdh e kuq me një nuance dominimi te se verdhes ashtu si xhelozia yte që dominoi mbi mua……. Une cdo mbremje jam aty! Jam aty, tek stoli i dashurise tone, aty tek ai stoli i vogel perskaj se ciles bie rrugica që ti e shkelje buzembremjeve. Dhe thuajse cdo gje është ngrire. Nuk buzeqeshe me askush, nuk ciceron me askush, nuk fishkellen askush, nuk fshehet prapa trungut askush, nuk e nuk. Vetem une që pres kam ngel i njejti. Ah, po ka ngelur dhe rrugica që perskaj bie. Ne realitet ne vjeshte bien gjethet, bien temperaqturat, bien mollat, bien dashurite, ,,,,,,,, dhe te gjitha keto realizojne një lloje ndarje. Hmmmm a mos valle dhe ndarja jone është proces apo divorc vjeshtor?? Po, po me siguri ngase ca mbesin e ca bien. Gjethet bien ne toke e trungu mbetet, mollet bien ne toke dhe prap trungu mbetet, temperaturat bien por nata dhe dita mbesin te njejta dhe dashurite bien por ne ngelem edhe pse une tek stoli e ti ku di une?!!
….dhe pak kjo mbremje do mbyllet me perden e zeze. Ashtu siq do mbyllet dhe jeta e pemeve me renjen e gjetheve per te rene ne gjumin dimerore ne pritje te rrezeve pranverore.. Ah, ato rreze që sjellin aq ngrohtesi por që sjellin jete. Dhe me ardhjen e rrezeve bulezimet do fillojne. As mua s’me mbetet tjeter pos me terrin te shtrihem, te mbylle syte e te enderroje ne bulezimin e dashurise sone.




Vjeshta jeme _Autorja: SunLiGhT

Bite nji shi i imt,shi vjeshtet.
Jo vetem që me kishte lag teshat po kishte njom edhe mendimet e pathana.E nisha si shi te xet, shi mallit t'pafund që asht i mushun plot me perqafime te pa dhana.
Heshtje,nuk u nigjote asigja vetem qetesi.Gjethet e arta ne pem që hala skan arrit me puth token vallzoshin me muziken e shiut që u perzite me kangen e trisht mren ne shpirtin tem. Qetesi...nji qetesi që te perpin. E ulun vetem buz lumit, e kaplume prej nij mallit t'pafund. Shum mall per at vjesht që kalovi, që ishte e art per mu.
Shoh perreth ne ate qetesi shenjat e nji vjeshte te brisht ashtu si une.Qova kryt nelt, peshperita me vedi fjal dashnijet që me sjellte ner mend kjo vjesht . Hupa ne ate qill t'ngrysun kujtimesh.Ja thash sekretet e mia vjeshtes,e ajo si me dasht me me ngushllu me mbshtolli me kraht e saj t'zhdeshuna e t'ftofta si bora , aj perqafim me bani me u dridh si ato gjethe e thata që ishin hala var ne pem.Nji lot u shkeput me vrull pre syve,shprehte dhimbje e kohve te kalume.Syte e mi ngjajn me at qill t'vjeshtes t'zymt ku mbizoterote grihja.
E si per me me dhan i fije shpres aty bashkohet me mu kanga e nji zogut që ka nevoj per ngrohtesi, e që noshta asht tu thirr pranvere. Shof ne at qill te pafund , mundohem edhe une bashk me te me e kerku e me ja ni ifije aromen,por asgja vetem qetsi, e gjethe pemsh që bin mi tok pa ba za.
Pse nihem edhe une si kjo stin?
Nisem me ec shoh perpara nji rrug t'shkret, te shtrume me qylymin e gjetheve t'arta t'vjeshtes,e shoqnume me nji er te that që te falte vec ftohtsi. Helli hapat kadal e kur shkeli ato gjethe t'thata ajo zhurma e gersitjes se tyne kur bahen mira copash me ban me mendu se njashtu do jet pamja e shpirtit tem i dam ne mjira copa.
Gjethet e vjeshtes jan tu ra si kujtimet e kqija, e agonit e t'kalumes teme.Ka disa që qendrojn hala ne pem ne harmoni t'plot me heshtjen, e shushurijn but bashk me eren si fllad kujtimesh.
Gjethet e vjeshtes teme jan tu ra, e un jam ktu prap tu prit që ky trishtim n'shpirtin tem t'bin bashk me gjethet, e ne fund kur ska me met ma asnji gjeth i that , te fillojn me lulzu lumturia.


Gjethe te keputur _ Autojra : Soulmind


Gjethe te keputur
Pllaq plluq ...
ne pellgun e shirave..

Zogj te lire...
arratisen ne migrim..
kafazi s’ben per ta,
dhoma u zbras...
duket kaq bosh,
ska me melodi,

Leri te ikin, ,
te shkojne tej
ku zemra preket...,,,
Nuk është e lehte,
Dhemb teksa shkojne,
Por,
Cdo gje ka vendin e saj
Cdo gje shtegton
Ku është e destinuar te jete

Nuk ka me zogj,
Ka vetem silueta si hije
ne qiellin e gervishtur nga rete
Nuk ka me peme te buzeqeshura
Ka vetem dege te zhveshura
Nuk ka me gjethe plot vese
Ka vetem turma gjethesh
që leshohen papushim..


Nuk ka me as “Ne”.
Ka vetem kujtime te njeanshme,
Ka një lot e një buzeqeshje
një pendim dhe një falje
një mendim dhe një harrese,
një diell dhe një re,
..........
Tashme jemi une e ti,
Endacake te vetmuar
Ne udhe te ndryshme
Ne pafundsi shkretetire
Ne zymtesi qiellore
Neser,
S’do kete me as gjethe,
as shira,as zogj...
Neser....
Tufa flokesh debore
do leshohen nga asgjeja
Do te shtrojne tapetin
Nen kembet tona,

Ne si gjithmone,
do shkelim te perhumbur
mbi ngjyrat e stines...
mbi petkun që riperterihet...
mbuluar me pluhurin e harreses...


Keto ishin krijimimet pjesemarrese te muajit Shtator.

Ju falenderojme perzemersisht per dergimet tuaja ,duke ju uruar c"do te mire po e mbyll duke ju rikujtuar:

Mos te na harroni ne ditet ne vazhdim deri me daten 13 te ketij muaj per dergimet tuaja te muajit Tetor me teme: Ngjyra poetike & Simfoni Gjethe
sh
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Konkursi i letërsisë:Krijimet fituese-2014(Krijimet pjesemarrese)

Pershendetje dhe ne kete fillm muaji te nderuar anetare , ja ku u ritakuam perseri per te shpallur krijimin fitues te muajit Tetor.
Si dhe emrat e pjesemarresve.

Krijimi fitues per muajn Tetor me teme: Ngjyra poetike & Simfoni Gjethesh


Shpallet krijimi me titull: Kur të bie shi... nga Vetoni
Shume urime Veton

Në vjeshte, atëherë kur bie shi,të lagemi e të bëhemi qull
mes buzëve të flasim pak fjalë,e të puthemi sikur të ishte mëkat, por mëkatin a nuk e duam që të dy?
le të ngrohemi bashkë, unë te gjoksi yt aty ku me dëshirë dua të digjem , e ndjenjat sikur të ishin varkë që lëkundën le të përplasen pa thënë gjë.
Kur bie shi, në tetor e nëntor ti do më jesh streha ime e mua do më kesh si mbuloj.
Kur mesnata do të na gjej së bashku e pranë nesh kur gjethet të biejnë e shikimet të struken,
e të përhumbën ,vetëm zemrat do të rrahin, nuk do ketë qelizë të ndarë sepse bashkë unë dhe ti, të bërë një do të jemi...


Poezit e tjera pjesemarje bashkangjitur me autorin jane :






Ylberi me ngjyrat e shumta..... Arfenilla

Ngjyrat e gjetheve se di sikur ma kujton ylberin e Panveres.Ndoshta mundohem ne imgjinaten time ti shkri keto ngjyra dhe ta krijoj vertet një ylber me shum ngjyra që cdo njeri te pakten ka menduar se sa bukur do ishte ta preki ylberin.
Po papritmas me humb deshira per krijimin e një ylberi me ngjyrat e gjetheve vjeshtore,,,
kur mendoj se pas shiut c"do her del ylberi,,
Ateher te ben te kuptosh se ato ngjyra kan perberje dhe te pikave te shiu, që her pas here kan formen me te madhe dhe që nga to pika fillon dhe te krijohet një currel uji kur me von ben shtratin e vet te një deti te gjer njekosisht dhe te thell,, ti nuk ke mundesi te kalosh ne asnje menyr, arsyje se nuk ka vark lundrimi per ty.
Deti tani është ne qetsi ,dhe ty te mbete te mbledhesh forcen ta kalosh ne një menyr apo tjeter.
Shikon per rreth asnje levizje,qetsi ase edhe një pulbardh nuk duket ne qijellin blu.Mbledh forc dhe kerkon doren e dikujt per ndime.
Ajo mungon, është tret dikun larg shum larg keti detit,që dikur ishte ombrelle per mos te len asnje pik shiu ta turbulloj kthjelltesin e keti deti .
Per një cast ulem dhe bisedoj me Detin.Ai vertet nuk ma kthen pergjigjjen ,por me degjon dhe her pas here me afrohet dhe me prek kembet sikur me jep shenje te futem ne det pa frik se mund te mbytem.
Shpirti ka koh se pa prek fundin e ati detin dhe nuk i friksohet se do behem banore i saj ,por frika është se trupin do e bartin një dite dallget e deti e ta dergojne diku ne një ishull te pa njohur , me (egersira )që me pa durim do presin një gjah te ri .
E shpirti kerkon trupin ti kthehet aty ne qetsin e fundit te deti,se vetem kur jan te bashkuar krijojn një ylber dy ngjyresh te dal para shiut.


Ngjyrose jeten! Nicktjeter

Ngjyrose jeten, hiqe cadren, mblidh floket, shkund shpirtin dhe ji e lire.
Vallezo ne shi, buzeqesh e lumtur dhe jeto!
Bej një simfoni perfekte mes asaj që ti do dhe asaj që ke
Beje jeten një simfoni perfekte me lumturine. Don te them një sekret? Dua te cmendesh! Dua te shoh te cmendur
ne cdo 'por' tendin, atehere kur as gjumi ste ze ti je e cmendur, diku duke qeshur si e marre.
Me beso sheqerke e vogel, ti je një mrekulli dhe mrekullite nuk meritojne te rrijne te fshehura, ata marrin fryme vetem nese te tjeret i vleresojne. Nuk është keq te jesh ne vjeshte. Sdo jete vjeshte per gjithmone.
O Perendi buza që te dridhet kur tronditesh. Floket e tu te shprishur kur sje mire. Syte e tu që purpuliten që te zhdukin lotet dhe e gjitha kjo per dicka që ty copeton cdo here. Te semur me keq se duhani. Ah jo haha, duhani te forcon, tymi te zhduk mendimet e felliqta. Te than ndjenjat dhe shpirtin, por ti je aty duke e thithur ate cigare edhe te fundit, edhe te fundit dhe te fundit deri sa dic e tille ska fund. Ndaj lere shpirtin tend te laget nga shiu i thate,sdo te copetoje me shume se sa tani shqerke!


Ngjyra…..ne vjeshte LeVoyageur

I perhumbur,
Me shikim ndaluar diku, ne natyre
Mbyll syte dhe ndjej
Aromen e një perendimi vjeshtor,
që per dore me merr drejt pyjeve te shpirtit
Aty ku ngjyrat marrin drite,
Marrin jete.
E verdha, portokallia,
Jeshilja fluturojne ne krahet e eres
Ringjallen gjethet dhe kercejne tango per mua,
Behem njesh me to,
I lire nga mendimet
E leshoj veten edhe une ne valsin e natyres.
E per një cast ngjyrat me pushtojne trupin,
Gjethet e arta dallohen lehte
Ne sfondin blu te horizontit,
Floket e tu kercejne si muzat e Dionisit,
Me eren që fryn nga deti.
Shoh buzeqeshjen tende te arte,
Ngjyrosur edhe ajo ne pyje vjeshtore
që me merr per dore
E me con drejt shtigjesh plot jete
Ku notojne mijera anije me vela
Arritem,
Bluja e detit perzihet me blune e qiellit
Qiellin e kam prane ne syte e tu
Syte e tu me percojne jete,
Gezim,
Hare,
Pafundesi…


Faleminderit per krijimet tuaja te mrekullueshme.....

Mos harroni te na dergoni krijimet tuaja per konkursin e muajit Dhjetor : Tinguj letrar & Endrra ime ne Sirtar
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Konkursi i letërsisë:Krijimet fituese-2014(Krijimet pjesemarrese)

Pershendetje dhe ne kete fillm muaji te vitit te ri 2015.. ritakohemi perseri per te shpallur krijimin fitues te muajit Nentor,
si dhe emrat e pjesemarresve.

Krijimi fitues per muajn Nentor me teme: Atdheut tim.


Shpallet krijimi me titull: Tirane ime,_ Autoria: Soulmind
Shume urime Soulinaa..:))





Vazhdojme me njohjen e autorve te dy kijimeve që ishin ne sondazhin e muajit Nentor.


Ditari me kater akte i Erës së mirë ..._Autori:Vvetoni

E premte

Sot nuk shkova në shkollë, u ndjeva keq. Shkollen e kishin mbyll, e mesuesin e kishin vra. Mësuesin që mundësoi që unë të shkruaj këto shkronja te ti ditar. Sa shumë po mërzitem, shumë! Babi tha që shkolla po mbyllet se po e ndryshojnë deren e shkollës, e pse me e mbyll shkollen? Unë i kapërcej telat e shkollës edhe hy brenda. Ndoshta një ditë edhe neve munden me na vra, sikur mësuesin Bashkim, po kam frikë shumë o ditar. Po e ndi gjyshen që po thotë që nuk ka shpresë, mami po qan shumë edhe po i thotë babit që me ik prej ketu. E unë? Mu nuk po me pyesin hiç. Pse me ik, pse? Dikur ky tymë që del prej vendit ku janë shkijet ka me u humb, edhe ka me dalë dielli, apo ditar edhe për ne ka me pas diell?


E shtunë,

Sot e kam pushim, po edhe dje kam pushu. Mami ish smut, edhe sot kish kajt, pse o mam i thashë? Më tha se nuk ka asnjë problem veçse diçka i ka hy në sy. Ditar, unë jam e vogel ama jo kaq e vogel sa mos me mujt me e dallu lotin e mamit, mamit që e du shumë. Erdh babi edhe i tha mamit, bahuni gati se po shkojmë. Unë i lashë kukullat, shoqet e mia, e lash shpinë edhe Bardhin( ky osht qeni që e mbajmë ne shpi, asht shumë i mirë), babi nuk me la me e marë, sa shumë jam mërzit, sa shumë ditar.
Rrugës kam pa shumë qen tjerë që janë vra, u tutsha që edhe Bardhin mos po na vrasin, rruges na ndalen shkijet, babi ua dha krejt paret, u nisem tash me ec, unë shumë e vogel, eca gjatë gjithë rrugës, edhe hiç nuk jam anku, sikur e kam ndje se kemi me qenë ma qetë. Gjyshi thojke, edhe pak edhe kaluem kufinin e shkijeve, o Zot, a e lam shpinë tonë? اka ju kemi ba që na përzunen prej shpisë? Shkollës? Sa keq po ndihem.


E diel,

Sa shumë po mërzitem,e di që një ditë kemi me u kthy në Kosovë, ne shpinë tonë, ne shkollen që e du shumë. Këtu nuk asht tu më mungu asgjë, ka shumë njerëz të mirë, veç jo si në shpi, du te shpija ditar! A e din ditar, 1 ditë du me u qu, edhe me besu që krejt kjo asht 1 andërr, 1 andërr e keqe, me shumë përbindsha. Unë kam pa plot andrra me përbindsha, po kjo nuk po kryhet ma. Kur ka me u kry kjo andërr e keqe ditar? Kur ma se jam lodhë, po e du shpinë, shoqninë, mesuesen Dritë, po du me flejt 1 natë, ne shpinë teme , prap po du me flejt në shpi.


E hënë,

Kosovë, po kthehem. Kosovë, sot po nisem. Po vij te ti Kosova jeme e mirë, e e amel. E din ditar, babi me tregojke përallat për lirinë, sa fjalë të mira me thojke. Po jo, fjalet ishin pak çka po ndjej unë tash, po ndihem sikur Pellumbat e agjës Bajram, të lirë, sa shumë i dojsha në luftë, tash po ndihem si pëllumb i bardhë.
Babi me përqafoj shumë, unë veç i lëshova durt në qaf, në përqafim të tij. Zemra jeme, prap u mbush, o Zot sa mirë, po kthehem.
Seni i parë që kam me ba ka me qenë me i ndihmu mamit, me i mbjell plotë lule, po i lutem Zotit që Bardhi ka me qenë mirë. Mami kish fol ne Kosovë, i thanë që nuk kemi shpi, unë i kqyra krejt e ju thashë " Mos u mërzitni, kemi me e ba shpinë ma të mirë edhe ma të madhe, deri sa ta bajmë për mu mos u mërzitni, flej edhe në tokë, veç në Kosovë po du "...


Rrëfim i një vajze, ditari të saj i cili ka kater akte, e premtja që e largon nga shkolla, e shtuna kur largohen nga vendi, e diel jasht atdheut, dhe e hena e mirë, e kthimit në atdhe.




Shqiperi o vend i bekuar _Autori :LeVoyageur

Ngjitem lartesive te tua
Mbaj frymen nen qiellin tend
Mbushem me hijeshine e maleve
Shqiperi o i bukuri vend

Eci ne shtratin e lumenjve
Krahehapur shtrihem ne lendine
Nen ujvara mbushem me aroma
Luledele,manushaqe,trendeline.

Endem brigjeve kembezbathur
Mbi reren kristal, nen qiell te praruar
Jam yti, je imja per jete e mot
Shqiperi o vend i bekuar.

Duke falenderuar pjesemarresit e konkursit tone,ju urojme një muaj te mbare.
Per tu ritakuar ne fund te muajit perseri me krijimet e muajit Dhjetor nga ku do te kemi dhe mbylljen vjetore dhe fituesin e konkursit tone.



 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Konkursi i letërsisë:Krijimet fituese-2014(Krijimet pjesemarrese)

Pershendetje dhe ktej vazhdojme me prezantimin e krijimeve pjesemarrese dhe fituese te muajit Dhjetor-2014.

Krijimi fitues i muajt Dhjetor është krijimi:3-Dollapi i vogel..e shkruar nga Nicktjeter:

Urime e dashur Nick..!!

3-Dollapi i vogel..


Sepse sot do te fshij dhe endrren e fundit që me ka ngelur aty ne cepin e dollapit,ashtu sikur fshihen pluhurat e pranveres.
Ato sjane endrra si e te te gjitheve..jane endrra që vrasin rendojne
Leshova floket mora cadren dhe dola nen shi. Ishte një magji ne vete te degjoja ato tik-tak te shiut
Dhe ndersa ecja ne mendje kisha vargjet "ca pika shiu rane mbi qelq" dhe keshtu hoqa cadren dhe fillova te vrapoja nen shi.
Sikur te kisha zbuluar ne ate moment shiun u ndjeva e lumtur e lehtesuar.
Endrrat jane per njerezit e medhenj te vegjelit i shtypin.
Mbase jam njeri i vogel me endrra te medha
Dhe ashtu nen shi vendosa te jem njeri pa endrra.
Jo pa endrra pa emocione.
Por pa endrra që te jetoja cdo moment te mundshem
Dollapi im si mban dot endrrat e mia keshtu do i realizoja te gjitha.
është momenti i duhur per ta bere...



Krijimet tjera pjesemarrese ishin:

1_I paudhë_Vetoni

Rrugëve deri sa po ecja po shikoj boren se si po bie, dëgjoj erën se si bart fjollat e bores, nga njëra anë te tjetra. Në qiell me duket se shoh fluturimin e ëndrrave të humbura, të cilat ikin thellë në të kaluarën e cila më duket se me inat më buzëqesh. Era nuk bart vetëm ëndrra, sikur vallëzon para meje dhe më përplas çdo gjë në fytyrë për të më kujtuar se kush isha unë.
Dhe unë, nuk ndaloja assesi rrugëtimin tim në udhët e kryqëzuara, të cilat ishin tepër të çuditshme, sikur në këtë dimër të bardhë nuk më ofronin asgjë të tillë, më shumë ishin nevojë për të ikur, për të mbytur shpresat e humbura dhe për të i dhenë heshtje secilës ëndërr që kisha. Sikur përkundër përpjekjes sime, unë nuk i përkas askujt, sikur luftoj çdo herë për pak hapësirë por madje as frymë nuk marë dot. A mos jam vallë unë njeri i padukshëm që kam rrënuar shpresat dhe ëndrrat e mia? A mos vallë në gjithë këtë punë mbeta spektator që nuk donte të zgjohej? Rrugët, marshi,drithërimat e tyre nuk po më jepnin më përgjigje.
Para meje pash disa shkëndija guximi të tretur tashmë për të ardhur përsëri te ti, ndoshta për të gjetur vetën time të humbur, për të pasur edhe një herë shkëlqimin e syve të cilët kur heshtin më flasin më shumë, erdha përsëri te ti, sikur besoja në magji sepse vetëm ti kishe pluhurin magjik që më shpëtonte nga kjo rrugë e pa udhë të cilën unë po e bëja. Eci për të ti dhe për çudi nuk derdhi lot, ndoshta sepse njerëzit e pa udhë edhe mund të qajnë, por qajnë pa lot.



2-Ne endrren time, _ Soulmind

Ne endrren time,


është një bote,
E stermadhe,
Gjigande,
E rrumbullaket si portokalli
Me diell, rere, kaltersi...
Me flutura shumengjyrshe,
Me luledielli që i buzeqeshin qiejve,
Qiej te prekshem,
Krevate,
nen oqeanet e thelle,
Mbi shtellungat e reve
Ne fund te lumenjve
Mbi shpinen e henes
Kacavjerrur ne deget e rrezeve te diellit...

Ne endrren time,
Ka femije te hareshem
Ylbere shumengjyresh,
Vrapime gezimesh,
Mbi petale te fresketa,

Ne endrren time,

Ka Valse lumturie.
Qetesi Parajse...
Tik take zemrash,
Frymemarrje shpirtrash,
Shtrengime duarsh,
Perqafime te dashurish,
Dashuri Hyjnore,

Ne endrren time,

Ka JETE QIELLORE....



Keto ishin dhe krijimet e muajit Dhjetor ,muaj i cili mbyll dhe vitin 2014 te krijimeve letrare,per tu ritakuar ne vazhdimsin e vitit 2015 tashme me nisjen e konkursit te ri ne pak dite.

Kalofshi mire e muaj te mbare..!!
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Cnostalgji. :))
PiNkY ,ishte një nisem që e kemi pas drejtuar bashke ne fillime.
 
Top