Kontributi i Ismail Efendi Ndroqit për Pavarësinë e Shqipërisë dhe Bashkinë e Tiranës

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
1604795011251.png

nga Prof. Dr. Zamir Ndroqi

Abstrakt

Me fjalën e mençur, filozofinë e patriotizmin dhe qytetarinë Ismail Efendi Ndroqi edukonte harmoninë dhe emancipimin. Shtëpia e tij ishte shembull i këtij emancipimi, që nga marrëdhëniet në familje, respekti dhe komunikimi. Vetë ai nxiste ndryshimin e zakoneve të rënda, duke rekomanduar martesat me njohje, ndryshimin e veshjeve në veshje evropiane, e po kështu sjelljet brenda e jashtë shtëpive, duke filluar me shembuj që me familjen dhe vajzat e tij .

Shprehjet filozofike ishin dekor i bisedave të tij. Ndërsa vajzat e shtëpisë e fillonin prikën duke qëndisur flamurin kombëtar e mbi shqiponjën dykrenore qëndisej edhe shprehja “Për fe e për atdhe”.

Datat e 28 Nëntorit 1912 dhe 11 Shkurt 1920 janë ndër datat më kulmore në historinë tonë kombëtare të këtyre 100 vjetëve të kaluara – dhe historia ka dallgët e saj – i rrëmbyeri shekulli XX, me ngritjet, zbritjet, dhe përsëri ngjitjet e tij.

Ismail Ndroqi, me vëllezërit e tij Ibrahimin e Mehmetin, me djemtë e me nipat e tyre, me përpjekjet e mëdha, me aftësitë, mençurinë e trimërinë e tyre, u bënë pjesëmarrës dhe protagonistë të përpjekjeve mbarëkombëtare për liri, pavarësi e demokraci.

Patriotët, njerëzit e përparuar, të shkolluar e të aftë që u vunë në drejtim të Shqipërisë dhe të Kryeqytetit në atë kohë, ishin vizionarë. Ata kishin studiuar e jetuar në vende të mëdha e të përparuara dhe dëshironin që edhe Shqipëria të kishte fytyrën e një vendi të zhvilluar, të lirë e më vete.

Familja Ndroqi, që nga stërgjyshi ynë, Aliu, shquhej në Tiranë si bamirëse e patriote – e përkushtuar për çështjen kombëtare. Në atë kohë zienin problemet jetike për çlirim kombëtar, të ndezura më shumë nga vendimet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Familja Ndroqi asokohe shihej me sy të keq, pasi cilësohej si derë nacionalistësh.

Pas Lidhjes së Prizrenit dhe në fund-vitet e shekullit XIX dhe fillimet e shekullit XX, vatra e kësaj familje kryen veprimtari të fortë patriotike, ku shquhen tre vëllezërit e kësaj familje – Ibrahimi, figurë e ndritur e shqiptarizmës në Tiranën e asaj kohe, i cili vdiq i ri, 37 vjeç, më 1910, – Ismaili dhe Mehmeti – që të tre të dekoruar me Medaljen “Për veprimtari patriotike” nga Presidenti Sali Berisha në vitin 1995.

Mehmeti, vëllai i tretë, një nga anëtarët e parë të klubit patriotik “Bashkimi” (1908-1910), trim, patriot i shquar, pjesëmarrës në lëvizjen përparimtare në fillim të shekullit XX, dhe më vonë në shoqërinë demokratike “Bashkimi” (1920-1924), pjesëmarrës në lëvizjen e Shijakut më 1920. Më pas u mor me tregti, me dyqane e magazina në qendër të Tiranës, aksioner në shoqërinë “Skampa” dhe së bashku me nipin, Aliun, u bënë nismëtarë e protagonistë për ngritjen e shtypshkronjës “Gutenberg”, një nga të parat në Tiranë, të pajisur me makineritë më moderne të kohës, që përhapte librin, dijet dhe kulturën.

Karakteristika të tjera të përfaqësuesve të familjes Ndroqi – përveç patriotizmit dhe përpjekjeve për pavarësi e liri kombëtare – ishin dhe përpjekjet e kontributet për vendosjen e një shteti demokratik e ligjor.

Të pandara nga veprimtaria për liri e pavarësi, ishin përpjekjet e kontributet për mbrojtjen dhe përhapjen e gjuhës shqipe, për shkollat dhe arsimin. “Shkolla është jeta”, thoshte Ismaili. “Kërkoje diturinë që nga djepi deri në varr. Shkolla është liria. U hodh fara e mirë, mbin liria. Gjuha është shpëtimi i njeriut.” Dhe për këto veprimtari ata janë dënuar nga autoritetet osmane. Ndërsa edhe më vonë, disa pasardhës të tyre si Aliu, Abdullai, Ymeri, për bindjet dhe aspiratat për shtet demokratik, janë dënuar gjatë nga diktatura komuniste.

Ata u dalluan nga dëshira për të shkolluar si familjarët edhe qytetarët e Tiranës, si brenda dhe jashtë shtetit, si dhe përpjekjet për të përhapur kulturën dhe dijen.

Përpjekjet për emancipimin e jetës së përditshme në familje dhe shoqëri ishin një tjetër karakteristikë e tyre. Toleranca, kultura intelektuale dhe qytetare, toleranca fetare, marrëdhëniet miqësore, thjeshtësia, modestia, urtësia, harmonia, respekti, e shumë e shumë virtyte e veçori ishin karakteristikë e pjesëtarëve të familjes Ndroqi.

Vlerat humane e shpirtërore – për të ndihmuar njerëzit në nevojë, si jetimët, të varfrit, të pastrehët, të pamundurit, të sëmurët, shpreheshin në jetën e përditshme, brez-pas-brezi, si për shembull mbajtja në familje e të vobektëve, të jetimëve, të atyre që kishin mbetur pa njeri, në rrugë, e deri në martesën dhe prikën e tyre, mbrojtjen e atyre pa përkrahje e me rrezik jete, “muhaxhirëve” të dëbuar nga Bosnja nga serbët strehuar në tokat e tyre, dhe deri tek ushtarët e shpartalluar (të dezertuar apo kapitulluar që kërcënoheshin të vriteshin) – gjest ky shumë i veçantë i popullit tonë zemërgjerë e fisnik, sipas traditave të vjetra dhe parimeve humane.

Një shprehje e këtyre virtyteve ishin përpjekjet për organizimin e strehës vorfnore dhe spitalin e Kryqit të Kuq.

Kontributet për qytetin dhe për komunitetin kanë qenë të mëdha. Në këtë kontekst mund të përmenden disa kontribute të kësaj veprimtarie të përfaqësuesve të familjes – si në plan kombëtar dhe të qytetit tonë.

Ibrahimi kishte mbaruar Medresenë dhe kishte titullin “Myderiz” (profesor) dhe ka dhënë mësim në Medresenë e Tiranës (1898-1905), ndërsa nga viti 1905-1910 ka qenë drejtor i Mejtepit (shkollës) të vajzave në Tiranë. Ai zotëronte gjuhët orientale, osmanishten, arabishten e persishten dhe ishte patriot i flaktë, me një përkushtim të madh për çështjen kombëtare, duke marrë pjesë aktive në lëvizjet për pavarësi dhe përhapjen e gjuhës shqipe. Ai ka qenë një nga themeluesit e anëtarët më aktivë të klubit patriotik “Bashkimi”, që u themelua në tetor 1908, dhe së bashku me patriotë të tjerë tiranas, si Refik, Murat, Fuat e Abdi Toptani, Hafiz Dalliu, Myslim Llagami, Hasan Bakiu, Xhaferr Stërmasi, Mustafa Mara, Jusuf Elezi, Mytesim Këlliçi e të tjerë, në mbledhjen e parë të klubit, vendosën hapjen e një shkolle shqipe, caktuan arsimtarët dhe pajisjen me tekste e orendi. Por ai vdiq tepër i ri, në vitin 1910, kur ishte vetëm 37 vjeç.

Ismail Ndroqi, është figura më e spikatur e familjes në këto periudha. Shumë aktiv në jetën politike, qytetare e shpirtërore (fetare).

Pas arsimit fillor në Tiranë, ai shkoi në Stamboll ku kryen arsimin e mesëm dhe të lartë në Universitetin e Stambollit në teologji e filozofi, nga 1893 deri në 1908 (15 vjet studime). Gjatë këtyre viteve ai u lidh dhe bashkëpunoi me patriotët shqiptarë në Stamboll, si Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi, Naim e Mehmet Frashëri, e të tjerë, të cilët u përpoqën të vinin në jetë vendimet historike të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Ai kishte kontakte edhe me figura përparimtare të Perandorisë Osmane të asaj kohe, duke marrë pjesë në një nga partitë më përparimtare, që ishte në opozitë me drejtuesit e kohës. Ai kishte rënë në sy për këto veprimtari dhe ishte shënuar për t’u mbajtur në mbikëqyrje nga autoritetet osmane edhe në vendlindje.

Kur u kthye në atdhe, në vitin 1908, dha mësim në Medresenë e Tiranës, por në 1909 e largojnë nga Medreseja, për një periudhë kohore, për arsye se ishte atdhetar i flaktë dhe me mendime përparimtare, të cilat nuk përkonin me pikëpamjet obskurantiste të Musa Qazimit, etj. Ai vazhdoi të jepte mësime pranë Xhamisë së Vjetër dhe pastaj, përsëri më 1909-1912, dha mësime në Medrese – duke edukuar nxënësit e tij me dije të shëndosha dhe patriotizëm.

Në këto qendra arsimore ai u bë i dashur e i respektuar nga të gjithë. U shqua për veprimtari kombëtare edhe në lëmin e përhapjes në fshehtësi të gjuhës dhe të kulturës amtare. Ai jepte mësime të gjuhës dhe të letërsisë persiane dhe arabe dhe komentonte e analizonte me kompetencë veprat e shkrimtarëve të njohur, të cilat i recitonte me oratori.

Ndër nxënësit më të mirë qenë edhe atdhetarët e vendlindjes së tij, si i poshter Tafani e Musa Vathi. Krahas metodës së bukur të shpjegimit, pedagogu i talentuar zhvillonte diskutime midis nxënësve e pedagogut lidhur me mendimet e filozofëve të kohës. Ai e shprehte haptazi e i mësonte nxënësit se duhet të bindeshin e të provonin vetë ato që mësonin. “Në qoftë se nuk bindeni e nuk jua pranon logjika, mos i pranoni e mos i besoni.” i poshter Tafani u bë më vonë një nga arsimtarët më të mirë demokratë e përparimtarë të vendit tonë, që shkoi të plotësojë studimet në Vjenë. Nxënësit nuk e harruan asnjëherë mësuesin e tyre pavarësisht nga mosha e pozita.

Në vitet 1908-1910 ai bëhet anëtar i klubit “Bashkimi”, ndërsa në vitet 1908-1912 Ismaili u shqua për veprimtari kombëtare në lëvizjet për pavarësi, si dhe në përhapjen e gjuhës dhe kulturës amtare në Tiranë. Autoritet xhonturke dhe kleri reaksionar, e kërcënuan dhe e pushuan nga puna. Sipas gazetës “Bashkimi i Kombit”, “Ismail Efendiu endej pa pushim nga një shtëpi në tjetrën që nëpërmjet fjalës dhe këshillave të përgatiste tryezat e dashurisë kombëtare dhe të shtonte radhët e luftëtarëve për liri”.

Ata ndër male ishin përbetue t’a hidhnin në altarin e Atdheut jetën, edhe ai ishte përbetue t’a vejë peng jetën për hir të kombit: ishte për çdo minut në rrezik që t’u kapte nga kundërshtarët e vet, për t’u çue ndër shkretëtirat “Jedi Kules” ose të “Garb Tarabulluzit”, ashtu si u ngjau edhe disa veteranëve të tjerë të këtij qyteti”.

Ismaili si dhe i vëllai Ibrahimi u bë një nga figurat kryesore të lëvizjes kombëtare në Tiranë, kundër xhonturqve dhe shovinistëve fqinjë, të cilët punonin për copëtimin e Shqipërisë. Në kohën e kryengritjeve të mëdha në Kosovë ai u lidh me patriotë të tjerë si Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi, Hasan Prishtina, Hoxhë Kadria e shumë të tjerë. Këta patriotë zhvilluan një veprimtari të organizuar për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë.

Ismaili mori pjesë aktive në veprimtaritë dhe Komisionin për Ngritjen e Flamurit Kombëtar në Tiranë, më 26 nëntor 1912 dhe për Shpalljen e Pavarësisë.

Së bashku me patriotët Refik e Fuat Toptani, Sheh Ahmet Pazari, Xhemal Toptani, Abdullah Gjinali, Haxhi Isuf Banka, Sulejman Kadiu, Shefik Kondi, Myslim Beshiri, Selim Petrela, Hysen Shehri, Nikolla Nishku e të tjerë, të cilët nënshkruan shpalljen e Indipendencës në emër të Shqipnis, më 26 Nëntor 1912, në emër të popullit të Tiranës, ai mori pjesë në ngritjen e Flamurit në Tiranë.

Sipas Lef Nosit, më 13 nëntor 1912 i dërguan një telegram: “Përfaqësuesve të Shqipnis dhe Shkëlqesisë së Tij, Ismail Qemal Beut, Vlonë. Tashti shpallim Indipendencën në emër të Shqipnis. Kërkojmë e lutemi të ruhen të drejtat e pamohushme të Indipendencës tonë. Nga përfaqësuesit e të gjithë popullit të Tiranës”. Ndërsa po të njëjtën ditë komisioni organizues i Kuvendit të Vlorës njoftoi popullin e Leshnjes, Peqinit, Beratit, Gjirokastrës e të gjithë Shqipërisë:

“Ju japim lajmin e gëzuem se sot Tirana ngriti Flamurin Kombëtar e shpalli Indipendencen, në emën të të gjithë popullit shqiptar. Për me i premun hovin rrezikut të madh në të cilin ndodhemi, me të shpejtë shpallni Indipendencën edhe aty, edhe t’i drejtohemi konsujve të shteteve të mëdha në Durrës. Presim me padurim ta shpallni shpejt dhe të na epni lajmin e gëzuar tuajin. Përfaqësuesit e popullit”. Ndër shumë emra të tjerë në këtë telegram është edhe emri i Ismail Ndroqit.

Është interesante dinamika e shpejtë e ngjarjeve të reflektuara në telegramet që dërgohen ato ditë, si për Shpalljen e Pavarësisë nga qytetet e ndryshme të Shqipërisë edhe për problemet e mbrojtjes së vendit nga ushtritë serbe, që morën Krujën dhe Qukësin, si dhe lidhjet me konsujt e Fuqive të Mëdha.

Në ditët e pavarësisë, patriotët tiranas ofruan ndihmën e tyre gjatë udhëtimit të Ismail Qemalit, i cili zbriti në Durrës për të vazhduar në një vend më të sigurt, e më pas për në Vlorë për të shpallur Pavarësinë. Disa prej tyre, si Abdi Toptani e të tjerë, e pritën në Durrës dhe e shoqëruan në rrugëtimin e rëndësishëm.

Sipas kujtimeve të Mustafa Merlika-Kruja, Ismail Qemali u prit në Durrës nga Abdi Toptani e të tjerë dhe ishte menduar ta ngrinin flamurin në Durrës, por për arsye të konflikteve të brendshme në parinë e Durrësit dhe të klerit të atyshëm menduan të vazhdonin rrugëtimin për në Vlorë.

Siç shihet, nga dokumentet dhe nga telegramet e kohës, veprimet e patriotëve shqiptarë në qytetet e qendrat kryesore ishin mjaft të koordinuara, si për Shpalljen e Pavarësisë dhe për organizimin e administratës vendore dhe për mbajtjen e kuvendit mbarëkombëtar në Vlorë. Gjithashtu ishin të rëndësishme lidhjet me ambasadorët e huaj, konsujt e Austrisë, Francës, Italisë dhe Korparmatën e Janinës, si dhe dërgimi i promemorieve të qeverisë së re drejtuar ushtrive serbo-malazeze, që kishin marrë Krujën dhe Qukësin, për të mos avancuar më tej në Tiranë, në territoret që nuk ishin më pjesë e Perandorisë Osmane, por të një shteti të pavarur.

Në promemorien që dërgohej nga Vlora më 26 nëntor bashkive të Tiranës dhe Krujës për t’ia dërguar komandave të ushtrive të huaja shkruhej: “Pasi Shqipnia me shpalljen e Indipendencës i ka premë krejt marrëdhëniet me Turqinë dhe dëshiron me u gjindë kurdoherë në relacione të mira e paqësore me shtetet fqinje asht e ditun se lufta që i kan shpallë Turqisë Serbia e Mali i Zi me mbretnitë e tjera nuk ka të bajë me Shqipninë indipendente. Ju ftojmë me hek dorë nga veprimet anmiqsore kundrejt Tiranës, Krusë, që asht një tokë e Shqipnisë indipendente”. Nënshkruar dhe nga Abdi Bej Toptani.

Ismail Ndroqi, së bashku me patriotët e tjerë tiranas u bë bartës i zbatimit të vendimeve të Kuvendit të Vlorës dhe Qeverisë së Ismail Qemalit dhe veproi kundër kundërshtarëve të saj. Kjo veprimtari patriotike për Shqipërinë e pavarësinë, bëri që elementët obskurantistë të vepronin kundër tij. Rrjedhojë e kësaj ishte transferimi Myfti në Shijak më 1913-14 e pastaj në Kavajë 1914-15, por edhe në këto qytete ai i shërbeu të mirës së atdheut e popullit, në funksion të devizës për Fe e Atdhe.

Në vitin 1914 ai shkoi me delegacionin evropian për të shuajtur nëpërmjet bindjes dhe bisedimeve, rebelizmin e Shqipërisë së Mesme më 1914-15, të udhëhequr nga Musa Qazimi e Haxhi Qamili. Nëpërmjet bisedimeve dhe argumenteve filozofike e fetare, ai shpjegonte e bindte se: “Me shkru e me nxanë shqipen, njeriu nuk bëhet kaur (i pafe) dhe se feja e vërtetë nuk përjashton Fe e Atdhe”.

Më pas në këtë kohë si përgjigje e shpërblim për mbrojtjen e zjarrtë të idesë kombëtare dhe të aktivitetit patriotik, si prijës i patriotizmit, rebelët e persekutuan, e torturuan dhe e burgosën për 6 muaj, e dënuan me vdekje, së bashku me disa atdhetarë të tjerë, por shpëtoi rastësisht nga një grindje e grupit që do t’i ekzekutonin, si nga dora e Zotit. I transferuan nga burgu i Shijakut në atë të Tiranës, në Kavajë, Peqin dhe në burgun më të rëndë në Elbasan.

Dijetari e patrioti i madh Hafiz Ali Korça, bashkëvuajtës i tij në këtë periudhë i përshkruan këto vuajtje në librin e tij “Shtatë ëndrrat e Shqipërisë” dhe në fjalën e botuar me rastin e vdekjes së Ismail Efendiut: “Në kohën e Turqisë, u internuam, u burgosëm, u dënuam me vdekje. Ato nuk mjaftuan. Tani edhe prej vëllezërve tanë po raskapitemi, torturohemi e do vritemi. Duke menduar dhe foshnjat në shtëpi i thashë shokëve të bëjmë një lutje: “O Zot na shpëto ose jepi fund jetës tonë.” I ndjeri u përgjegj: “Ç’lutje është kjo? (nënkuptonte që t’i jepje fund jetës nuk ishte fetare as atdhetare). Edhe në atë moment të fundit tregoi burrëri e trimëri. Dhe vuajtja më e madhe e jona, ishin jo torturat dhe vdekja në prag, por dëgjimi i britmave rreth burgut: “Ngordhi shqipja, ngordhi shqipja”.

Në vitin 1916, Ismaili vjen përsëri Myfti në Tiranë ku vazhdon veprimtarinë fetare dhe politike me qëndrim të papajtueshëm me politikën antishqiptare të forcave përçarëse si dhe të fuqive të huaja pushtuese.

Në takimet me përfaqësuesit e pushtuesve austro-hungarezë ai ka mbajtur gjithnjë një qëndrim dinjitoz për të mësuar gjuhën amtare në shkollat tona. Ai kërkoi hapjen kudo në krahinat e Shqipërisë të shkollave shqipe. E shikonte zhvillimin e gjuhës amtare dhe të shkollave shqipe në vendin tonë, që sapo ngrihej e mëkëmbej, si një çështje kryesore. Predikonte që shkolla të bëhej shtëpia e dytë për çdo shqiptar. Me këtë rast Ismaili përmendte vargjet e Hafiz Dalliut: “Shkollë o rezja e Perëndisë që ia ke çelë sytë gjithë njerëzisë; shkollë o shkollë, dritë o shkollë”.

1604795040837.png

Më 1917-1922, zgjidhet me votën popullore Kryetar i Bashkisë së Tiranës sepse populli shikonte tek ai një mëmëdhetar të shquar, të lidhur me problemet e qytetit, duke çmuar mençurinë, aftësitë e tij, ndershmërinë, e karakterin e fortë, për të bërë punë të mira për qytetin e tyre.

Gjatë kësaj periudhe dhe deri në stabilitetin e shtetit shqiptar, veprimtaria e tij për çështjen kombëtare ka qenë e vazhdueshme dhe i bëri shërbime të mëdha atdheut.

Ai ka qenë organizator dhe delegat së bashku me patriotë të tjerë si Abdi Toptani, për të përgatitur Kongresin e Tiranës dhe më 8 dhjetor 1918, njofton Elbasanin, që kongresi duhej për të siguruar bashkimin dhe njësinë kombit shqiptar dhe për t’i prerë rrugën propagandave të huaja. Më 19-20 dhjetor 1918 u mbajt Kongresi i Tiranës, ku ai nënshkroi platformën e mbledhjes dhe mes të tjerave kërkonte “të drejtat kombëtare dhe bashkimin e të gjithë shqiptarëve në një shtet indipendent me kufijtë natyralë dhe etnikë, me një apel që i drejtohej qeverive të Antantës për të marrë nën kujdes të drejtat kombëtare dhe bashkimin e të gjithë shqiptarëve me kufijtë natyralë dhe etnikë”. Në këtë kongres, ai mori pjesë si një nga elementët më pozitivë e më të vendosur.

Gjithashtu, më 25 dhjetor 1918, ka qenë delegat i Tiranës në Kongresin e Durrësit, me Abdi Toptanin dhe Shefik Kondin dhe u rreshtua përkrah elementëve përparimtarë që iu kundërvunë platformës pro-italiane dhe doli haptas kundër qeverisë së këtij kongresi.

Qëllimet e këtij krahu përparimtar të përfaqësuar nga Luigj Gurakuqi, Lef Nosi, P. Mekshi, ishin për të siguruar triumfin e së drejtës së kombit dhe mbrojtjen e tij, si dhe për t’i dërguar mirënjohje qytetarit të madh amerikan, Presidentit Wilson, që shpalli të drejtat e kombeve mbi parimin e vetëvendosjes; si dhe t’i dërgohej mirënjohje Senatorit Lodge, i cili publikoi se një nga themelet mbi të cilin do të vendoset paqja e përgjithshme do të jetë që dhe Shqipërisë, ndër shtetet e Ballkanit, t’i bashkohen të gjithë ato vise ku flitet gjuha shqipe dhe rron kombi shqiptar. T’i dërgohej mirënjohje edhe shoqërisë “Vatra” në Amerikë dhe shoqërive të tjera shqiptare që përpiqeshin për të mirën e atdheut.

Sjelljet brutale të ushtrisë italiane, zbatimi i ligjit të pushtuesit prej tyre dhe veprimet me interesa jokombëtare, të qeveritarëve të Durrësit u demaskuan nga patriotët shqiptarë si dhe nga Klubi “Dituria” i Tiranës edhe Ismail Efendi Ndroqi.

Në këtë kohë ai ka qenë një nga organizatorët dhe përkrahësit efektivë të Kongresit të Lushnjës.

Në mesin e muajit prill 1919, me porosi të klubit “Dituria”, u krijua një komision për të organizuar në Tiranë një Kongres Kombëtar për të shpëtuar vendin nga rreziku i copëtimit.

Në krye të këtij komisioni u vu Ismail Ndroqi, i cili, duke qenë dhe kryetar i qeverisë vendore të Tiranës, u dërgoi një letër disa qyteteve të vendit në adresë të kryetarëve të bashkive ku përveç kryetarëve ftoheshin edhe përfaqësues të zgjedhur nga populli. Në rendin e ditës ishte shqyrtimi i veprimtarisë së qeverisë së Durrësit për veprimet e saj në dëm të interesave kombëtare. Kjo i detyroi këta të fundit, si dhe autoritetet italiane të merrnin të gjitha masat për të penguar mbledhjen e kongresit.

Por ideja dhe nevoja e kësaj mbledhjeje mbeti në rendin e ditës.

Më 1919, për realizimin e ideve dhe përgatitjen e kongresit (që u mbajt më pas në Lushnjë) mbledhja e parë dhe e ngushtë u bë në shtëpinë e Ismail Ndroqit. Bashkë me të ishin edhe atdhetarët e nderuar të trevës së Tiranës, Abdi Toptani, Mytesim Këlliçi, Abdulla H. Mehmeti, Muhedin Llagami, ndërsa pastaj, ajo më me rëndësi ishte mbledhja e dytë më e zgjeruar me më shumë se 20 vetë, ku morën pjesë një grup nga paria e qytetit dhe një grup nga të rinjtë, si Osman Myderizi, Ali Begja, Eshref Frashëri, etj.

Ata zgjodhën një komision iniciator nën kujdesin e Ismail Ndroqit, i cili filloi punën dhe marrëveshjet me të gjithë krahinat e Shqipërisë në kontakt të veçantë me Abdyl Ypin – vrasja e të cilit në Durrës e shpejtoi kongresin. Kjo i acaroi shumë marrëdhëniet ndërmjet autoriteteve italiane dhe veglave të tyre me popullin e Tiranës. Ata përqendruan forca të shumta ushtarake në Tiranë dhe vunë në veprim ligjin ushtarak, ndërsa Ismaili me patriotët e tjerë u qëndroi këtyre kërcënimeve ballë për ballë.

Për këto arsye u organizuan mitingje proteste në Tiranë, gjatë muajve prill, korrik e gusht. Dhe më e madhja më 28 nëntor 1919, ku krahas popullit dhe krerëve të tij – u shqua dhe Ismail Ndroqi, kryetar i qeverisë vendore (Bashkisë).

Së bashku me patriotë të tjerë tiranas, si Fuat dhe Abdi Toptani, Muhedin Llagami, Zyber Hallulli, Musa Vathi, Osman Myderizi, etj., nënshkruan një promemorie, që populli i Tiranës i dërgoi Konferencës së Paqes në Paris, më 1919, për moscopëtimin e Shqipërisë.

Zhvillimi i vrullshëm i ngjarjeve pas Luftës së Parë Botërore, bënë që fatet e atdheut të ishin në rrezik, dhe kërkonin mençuri, vendosmëri, guxim e sakrifica. Ismail Efendi Ndroqi ishte bashkorganizator për përgatitjen (më 1919) dhe mbajtjen e Kongresit të Lushnjës në janar 1920.

Në letrën që Ismail Ndroqi i dërgon më 12 janar 1920 këtij kongresi shkruhet: “Në emër të popullit të Tiranës, të madh e të vogël, e përgëzojmë, solidarizohemi dhe premtojmë dërgimin e delegatëve në Kongresin e Lushnjës, por njëkohësisht i lutemi organizatorëve të kongresit që këtë mbledhje të rëndësishme ta zhvillojmë në Tiranë dhe premtojmë se do të marrim të gjitha masat për zhvillimin normal të punimeve të Kongresit”.

Ai e vuri gjithçka në dispozicion të çështjes kombëtare dhe të zhvillimit të Tiranës. Siç shihet nga dokumentet historike, ai ndihmoi fuqimisht lëvizjen kombëtare të vitit 1920, moment kyç ky i Pavarësisë dhe historisë kombëtare, si dhe përgatiti kështu fushën për mbledhjen e Kongresit të Lushnjës në marrëveshje me patriotët e mëdhenj, si Kadri Hoxha, Aqif Pashë Elbasani, Abdi Toptani, Eshref Frashëri, Mytesim Këlliçi e të tjerë.

Ai e vuri vazhdimisht shtëpinë e tij në shërbim të çështjes kombëtare. Aty u zhvilluan mbledhje të rëndësishme të përfaqësuesve të popullit të Tiranës e më gjerë.

Në dokumentet historike dhe në dëshmitë e pjesëmarrësve faktohet se, bazuar në rrethanat dhe situatën në të cilën ndodhej Shqipëria, u propozua dhe Qeveria e Lushnjës vendosi më 9 shkurt 1920 të shpallte Tiranën Kryeqytet të Përkohshëm.

http://zaninalte.al/wp-content/uploads/2020/01/Ismail-Ndroqi-Tirana-kryeqytet.jpg

Kontributi i Ismail Efendi Ndroqit për Pavarësinë e Shqipërisë dhe Bashkinë e Tiranës​

Jan 30, 2020 Zani i Nalte Personalitete 0

Ismail_Ndroqi.jpgnga Prof. Dr. Zamir Ndroqi

Ismail-Ndroqi-kryetar-bashkie.jpgMë 1917-1922, zgjidhet me votën popullore Kryetar i Bashkisë së Tiranës sepse populli shikonte tek ai një mëmëdhetar të shquar, të lidhur me problemet e qytetit, duke çmuar mençurinë, aftësitë e tij, ndershmërinë, e karakterin e fortë, për të bërë punë të mira për qytetin e tyre.

1604795099680.png

Më 11 shkurt 1920, Kabineti i ri, i zgjedhur nga Mbledhja Kombëtare, mbërriti në Tiranë.

Arsyet ishin të shumta: pozita gjeografike, një ultësirë e rrethuar me kodra dhe fortesa përreth, me mundësi të mëdha mbrojtje, një zonë e pasur, e begatë, me mundësi të mëdha zhvillimi, pranë detit e malit, pothuaj në mesin e Shqipërisë. Kandidaturat e tjera si Shkodra në veri, propozuar nga Kongresi i Durrësit, apo Durrësi vetë – ishin pranë ushtrive pushtuese dhe kufirit. Po ashtu edhe qytetet e tjera, të cilat nga ana tjetër nuk i kishin mundësitë e zhvillimit si Tirana.

Por një arsye e rëndësishme ishte edhe sigurimi i mbrojtjes me patriotizmin e lartë të parisë dhe të të gjithë popullit të Tiranës, i treguar me kohë që për Pavarësinë Kombëtare, në mbrojtje të qeverisë së saj. Siç shkruan Hafiz Dalliu: “Ajo ka numrin më të madh të patriotëve për banor.” Ndërsa Tirana u shpall në mënyrë përfundimtare “Kryeqytet i Shqipërisë” nga Asambleja Kushtetuese në vitin 1925, ndonëse jeta e saj si kryeqytet nisi më 11 shkurt 1920.

Tirana dhe kryetari i qeverisjes vendore, i Bashkisë së parë të Tiranës Kryeqytet, Ismail Efendi Ndroqi, u vu krejtësisht në shërbim të mbledhjes së Kongresit të Lushnjës. U morën të gjitha masat që të kundërveprojnë në rast se ushtria pushtuese italiane do të nxirrte pengesa për futjen e qeverisë në Tiranë. Komanda italiane ishte përgatitur që të mos lejonte të hynte në Tiranë Qeveria Shqiptare e Kongresit të Lushnjës. Ndërsa Ismail Ndroqi, me përkrahjen e popullsisë së Tiranës, kishte marrë të gjitha masat mbrojtëse në qytet dhe fshatrat përreth.

Sa delikate ishte pozita dhe gjendja politike në atë kohë në Tiranë kuptohet vetvetiu. Nga një anë populli me drejtuesit e tij plot entuziazëm dhe energji, mezi priste përfundimet e Kongresit të Lushnjës dhe Qeverinë e tij, nga ana tjetër ushtria pushtuese italiane kërcënonte me armë dhe donte të pengonte çdo gjë në kundërshtim me politikën e qeverisë të sapoformuar.

Në të gjitha rrugët e qytetit ishin vendosur rojat dhe mitralozat gati për zjarr. Një hap i pamatur mund të bënte që gjaku të derdhej rrëke.

Ismail Efendiu, me gjakftohtësinë i tij të rrallë dhe me taktin politik të hollë, diti të dalë nga kjo situatë.

Ai i komunikoi komandantit ushtarak italian vendimet e kongresit dhe të qeverisë si dhe vullnetin e popullit shqiptar për të mbrojtur me çdo mjet të drejtat e tij. Nga ana tjetër, ai e lajmëroi për konsekuencat e rënda që do të kishte për ushtrinë italiane nëse tentohej ndonjë veprim kundër atij vullneti dhe qeverisë që po vinte.

Ismail Ndroqi bashkë me disa luftëtarë të tjerë, pa u trembur aspak, nëpërmes mitralozave të rreshtuar në anët e rrugës, u nis për në Qafë Kashar, për të pritur Qeverinë e Re.

Që andej në krye të Qeverisë, në mes të një entuziazmi e hareje, nën mitralozat e armiqve, u vendosën në vendin e caktuar më parë.

Ai kishte përdorur gjithmonë fjalën, argumentin dhe bindjen, si edhe për komandantin italian të ushtrisë në Tiranë, por në këtë moment vendimtar, në kundërshtim me parimet e tij, ai kishte marrë nagantin nën pelerinën e kryetarit të bashkisë, për të mbrojtur anëtarët e qeverisë, në rast nevoje. Këto momente vendimtare, të kalimit përmes ushtrisë italiane i përshkruan edhe Hoxhë Kadria, Ministër i Drejtësisë dhe mik i Kryetarit të Bashkisë, në letrën drejtuar familjes së tij.

Tirana ishte shpallur Kryeqytet i Shqipërisë dhe ai Kryetar i Parë i Bashkisë së Tiranës Kryeqytet.

Gjithashtu u caktua nga qeveria e re edhe me detyrën e Nën Prefektit të Tiranës.

Ai mori të gjitha masat për vendosjen e rregullit dhe zbatimin e vendimeve të qeverisë së re. Punoi me të gjitha forcat, duke qenë edhe kryetar i bashkisë së kryeqytetit, për bashkimin kombëtar, sidomos në këtë periudhë kur fatet e atdheut ishin në rrezik.

Dëshmitarët dhe politikanët e kohës, i quajtën këto momente të viteve 1919-1920, Pavarësia e Dytë e Shqipërisë.

Për këto çështje të mëdha kombëtare, ku protagonist ishte dhe Ismail Ndroqi, hedhin dritë shumë dokumente të kohës.

Në krye të popullit të Tiranës ai mbrojti qeverinë nga sulmi që përgatitën mercenarët nga drejtimet e Krujës. Ai doli vetë, me shumë luftëtarë të Tiranës, në Valias e Tërkuzë, dhe i shpartalloi forcat tradhtare. Ai u vu kundra lëvizjes esadiste dhe ndihmoi e përkrahu forcat e Bajram Currit për t’i shpartalluar ato në Shijak e Prezë.

Ai veproi fuqimisht kundër veprimeve të disa fuqive të huaja, si pushtuesve italianë që donin ta mbanin Vlorën me rrethinat e saj dhe Sazanin.

Ishte një nga organizatorët e batalionit vullnetar të Tiranës që mori pjesë në luftën e Vlorës, të cilët i përcolli deri në afërsi të Shijakut.

Më 22 prill 1920, Ismail Efendi Ndroqi organizoi një miting me 30.000 vetë, ku si kryetar i Bashkisë të Tiranës protestoi dhe nënshkroi protestën në emër të tyre dërguar Konferencës së Paqes në San Remo – kundra shpifjeve dhe deklaratave antishqiptare të disa forcave të huaja shoviniste, që donin gllabërimin edhe të atyre territoreve shqiptare të copëtuara që kishin mbetur, duke kërkuar nga Konferenca që të mos mohoheshin vendimet e marra nga Konferenca e Ambasadorëve të Londrës, 1913.

Në dhjetor 1920, Ismail Ndroqi, kryetar i Bashkisë së Tiranës, i dërgoi telegram falënderimi zotit Justin Godart, në Paris – Kryetar i Dhomës së Deputetëve të Francës, ku shkruhej: “Pranimi i vendit tonë në Lidhjen e Kombeve, mbush me gëzim zemrat e të gjithë popullsisë së qytetit të Tiranës e rrethinave. Për këtë përfundim fatlum kanë ndihmuar tepër përpjekjet tuaja të palodhshme. Unë shpreh mirënjohjen tonë të thellë në emër të popullsisë të Tiranës.”

Justin Godart ishte personalitet i lartë francez dhe mik i Shqipërisë. Ai ka bërë disa udhëtime në Shqipëri që nga marsi 1921.

Ismail Ndroqi ishte ndër organizatorët e mitingut të përgjithshëm të trevës së Tiranës më 5 tetor 1921 dhe përpiloi telegramin dërguar qeverive evropiane me këtë tekst: “Populli shqiptar, duke parë se nga çdo anë po shikohet t’i këpusin atdheut tonë pjesë të tjera si Sazanin e të tjera vise, me armë ose me intriga, prej fqinjëve të tij, ne të lidhur me besën e shenjtë të trashëguar nga të parët tanë, për t’u shuar e dalë fare, përpara se të lëshojmë edhe më të voglin gur prej kufirit të 1913, të cilët janë më të paktat drejtësi për popullin tonë. Populli ynë nuk njeh asnjë vendim diplomatik, qoftë edhe prej një konference tjetër të ambasadorëve ose prej Lidhjes së Kombeve, që cenon atë kufi – lënë si pronë shtetit shqiptar.”

Ai dha një kontribut të madh si anëtar i shoqërisë “Dituria”, si anëtar i këshillit të shoqërisë demokratike “Bashkimi” (1920-1924) dhe anëtar i partisë popullore “Xhoka”.

Gjatë qëndrimit në postin e kryetarit të parë të Bashkisë së Tiranës, përveç veprimtarisë së dendur politike, ai ushtroi një veprimtari të madhe në shërbim të qytetit dhe të popullit të Tiranës.

Në aspektin shoqëror ai ishte faktor bashkimi, harmonie dhe i zbutjes së konflikteve sociale në qytet.

Në kryengritjen e Elez Isufit, ai u përpoq dhe shërbeu me rrezik jete si ndërmjetës për të ndaluar vazhdimin e një gjakderdhje të kotë.

Ndërsa janë të shumta veprimtaritë e tij në zhvillimin e qytetit. Së bashku me inxhinier Eshref Frashërin organizuan planimetrinë, plane rregulluese të përkohshme, planin rregullues të vitit 1921, dhe përgatitën planin e ri rregullues të kryeqytetit, i cili u bë më 1923. Plani i parë ishte hartuar prej austriakëve më 1916-1917.

Nën drejtimin e tij, Tirana filloi zhvillimin në një stad tjetër. Filloi hapja e rrugëve që ishte një operacion i vështirë, duke hapur akse të drejta e të gjera, si Rruga e re e Durrësit, që shihte nga larg qendrën e qytetit. U zgjerua Rruga “28 Nëntori”, rruga e quajtur më vonë “Nana Mbretneshë”, e pastaj Bulevardi i Rrugës së Kavajës. U projektuan lulishte publike që filluan të ngrihen. U spostuan varrezat që gjendeshin pranë çdo xhamie dhe që pengonin zhvillimin e qytetit.

“Kudo shihen përpjekje për organizim e zhvillim,” shprehet në ditarët e tij, Justin Godart, për Tiranën, në 29 mars 1921.

Një lagje e Tiranës, mbi Selvinë, rreth Kodrës së Kuqe, quhej “Ismail Efendi”, siç shihet edhe në hartat e dokumentet e pas vitit 1920.

Ismail Ndroqi, si kryetar i baskisë, u përpoq ta nxirrte Tiranën nga gjendja e rëndë ekonomike dhe shkatërrimet e pësuara nga Lufta e Parë Botërore, si zia e bukës dhe gripi spanjoll “spanjola”, që sollën ushtritë e huaja (sa në banorët e kryeqytetit pati 4000 vdekje).

Ai mori një seri masash për të ngritur disa institucione sociale e kulturore. Ishte ndër organizatorët e ngritjes së strehës vorfnore në 1917 për fëmijët e mbetur jetimë e rrugëve për shkak të zisë së bukës dhe shuarjes së familjeve nga “spanjola”.

Në dhjetor 1920, ai e organizoi ngritjen e Spitalit Civil të Tiranës me pajisje të mira të siguruara nga Kryqi i Kuq Amerikan, vendosur në qendër të qytetit, pranë Sahatit, ndërtesë që u dogj nga pakujdesia nga fishekzjarrët më 1 Maj 1952. Justin Godart, më 1921, shkruan kur vizitoi spitalin se “Ai ishte mjaft i përshtatshëm”. Më pas shton:

“Qyteti i Tiranës ishte mjaft i rëndësishëm dhe pazari kishte 600 dyqane. U organizuan e u hapën shkollat. Shkolla e djemve drejtohej nga Mati Logoreci, mbaruar studimet në Francë (publicist, gjuhëtar e veprimtar politik dhe një nga mësuesit e parë të shkollave shqipe, pjesëmarrës i Kongresit të Manastirit dhe atij të Lushnjës).”

  1. Godart vazhdon në ditarin e tij: “Kishte dhe një shkollë nate me rreth 200 nxënës, midis të cilëve edhe burra mjaft të moshuar. E njëjta përshtypje të krijohet edhe në shkollën e vajzave. Në shkollën e Kryqit të Kuq Amerikan klasat ishin të përziera. Kishte rreth 250 fëmijë edhe nga streha vorfnore, një kompani Boy Scout-ësh, një infermieri dhe një muze të vogël. Miss Williams që drejtonte shkollën fliste me fjalët më të mira për zgjuarsinë e fëmijëve shqiptarë.” … “Shqipëria më 1921 kishte marrë hua 300.000 dollarë sipas kryeministrit Iliaz Vrioni.”
Ismail Ndroqi, pasi ishte informuar se Kryqi i Kuq Amerikan kërkonte të hapte një shkollë moderne në Shqipëri (është fjala për Shkollën e Mesme Teknike të Fulz-it) i kërkonte me shkrim qeverisë dhe Kryqit të Kuq Amerikan: “Kishte qenë mirë që Shkëlqesia Juaj të ndërmjetësojë për hapjen e një shkolle tjetër këtu në Tiranë, meqenëse dega e arsimit ka mbetur më prapa në krahasim me qytetet e tjera dhe ka nevoja të mëdha për arsimim”.

Ai ishte një ndër organizatorët dhe anëtarët themelues të Kryqit të Kuq Shqiptar më 1921. Sigurisht në atë kohë problemet e simboleve fetare në institucione ishin delikate, prandaj kur i kërkuan mendim fetar për këtë problem si teolog, filozof dhe shtetar, nëse ka ndonjë pengesë fetare adoptimi i emblemës “Kryqi i Kuq”, ai u përgjigj: “Derisa nuk është shenjë dalluese e një feje, por është simbol i një organizate bamirësie internacionale, nuk ka asnjë pengesë nga pikëpamja e fesë tonë.”

Më 10 korrik 1920 u ngrit në Tiranë Biblioteka Kombëtare, drejtuar nga patrioti Sotir Kolea, u sigurua godina, personeli dhe librat, ku kontribut të rëndësishëm dha edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Tirana në ato vite të drejtimit të Bashkisë nga Ismail Ndroqi, filloi të ndryshojë pamje, duke u kthyer në një qendër të rëndësishme politike, ekonomike e shoqërore për të gjithë Shqipërinë.

Ismail Ndroqi kishte një horizont të gjerë kulturor dhe pikëpamje politike për demokraci dhe parlamentarizëm, për respektimin e pikëpamjeve të ndryshme, për debatin si dhe për votën e lirë, kundra diktatit dhe veprimeve të dhunshme.

Ai mbeti ashtu siç e karakterizonte gazeta “Shqipëria e Re” e Konstancës, Rumani, më 28 qershor 1921: “Njeri i ndershëm, atdhetar i mirë dhe i vërtetë, i zhveshur prej rrobës së fanatizmit. Ai ishte përbetuar ta vejë peng jetën për hir të kombit.”

Ai ishte kundër masave të marra më 1922 nga ministri i brendshëm për ndalimin e mitingjeve, mbledhjeve e konferencave e gjyqeve për ndjekjen e kundërshtarëve në Këshillin Kombëtar, kundër ligjit të djegieve e konfiskimeve të pasurive të të dënuarve.

Rrethet demokratike të Tiranës, ndër të cilët shquhej veprimtaria e atdhetarit Ismail Ndroqi, iu kundërvunë kësaj rryme, duke ngritur zërin për thirrjen e Asamblesë Kushtetuese, që do të miratonte ligjin themeltar të shtetit të shtruar me forcë në vendimet e Kongresit të Lushnjës.

Një shembull i qartë kundër gjakderdhjeve vëlla-vrasëse ishte çështja e kërkesës që u bë në këshillin e bashkisë nga ministri i brendshëm për 200-250 vullnetarë tiranas “për t’i prerë rrugën forcave kundërshtare që vinin nga Dibra e të tjerë.” Ato trupa nuk u siguruan kurrë. Përkundrazi, pala tjetër, i bënë presione popullit, patriotëve dhe kundërshtarëve me varjen e atdhetarit Lim Petrela (një nga firmëtarët e shpalljes së pavarësisë në Tiranë, më 26 nëntor 1912) e Cen Huqit.

Gjatë viteve 1923-1924, Ismail Ndroqi mori pjesë aktive në partinë “Xhoka” dhe bashkëpunoi me patriotë të tjerë të Tiranës e më gjerë, si me Hafiz Dalliun, i poshter Lugën, Musa Maçin, Isuf Elezin, Haxhi Isuf Bankën, Myhedin Llagamin, në Kavajë me Isuf Kazazin, në Peqin me Adem Gjinishin, si dhe me Kadri Hoxhën, Hasan Prishtinën, Bajram Currin, etj.

Një nga qendrat e kësaj partie u bë edhe shtëpia e Ismail Ndroqit. Ai vuri kandidaturën në emër të partisë “Xhoka” dhe me gjithë makinacionet e përdorura nga agjentë të një krahu politik të qeverisë, Ismaili fitoi shumicën e votave.

Më pas, si rrjedhojë e turbullirave e ngjarjeve të dhunshme të vitit 1924 dhe konflikteve me armë e vrasjeve, atë e larguan, e mënjanuan, kundër dëshirës së popullit për të cilin luftoi gjithë jetën. Kur pa se idealet për demokracinë dhe parlamentarizmin po lëkundeshin në atë kohë, u tërhoq dhe u mor me misionin e tij fetar. Ishte Myfti i Tiranës nga 1924-1929, dhe më pas e mënjanojnë në Durrës si Myfti derisa vdiq më 1944. “Si Myfti i Durrësit, Ismail Efendiu, ka lënë gjurmë të paharruara” – shkruan më 1992, personaliteti i kulturës sonë, e filozof, Imam Vehbi Ismaili nga Miçigani, SHBA, që e kish njohur gjatë viteve 1930, dhe vazhdon se “ai filloi dhe mbaroi ndërtimin e Xhamisë së Madhe në qendër të Durrësit, që ishte ndër xhamitë më të bukura të Shqipërisë.”

Ndërsa shtëpia e tij dykatëshe në qendër të Tiranës, në vitet 1930, u bë ministri e më pas shkollë mikse për djem e vajza, ndër të parat në Tiranë.

Me fjalën e mençur, filozofinë e patriotizmin dhe qytetarinë ai edukonte harmoninë dhe emancipimin. Shtëpia e tij ishte shembull i këtij emancipimi, që nga marrëdhëniet në familje, respektin dhe komunikimin. Vetë ai nxiste ndryshimin e zakoneve të rënda, duke rekomanduar martesat me njohje, ndryshimin e veshjeve në veshje evropiane, e po kështu sjelljet brenda e jashtë shtëpive, duke filluar me shembuj që me familjen dhe vajzat e tij.

Shprehjet filozofike ishin dekor i bisedave të tij. Ndërsa vajzat e shtëpisë e fillonin prikën duke qëndisur flamurin kombëtar e mbi shqiponjën dykrenore qëndisej edhe shprehja “Për fe e për atdhe”.

Edhe në qytetin e Durrësit ai fitoi një respekt të thellë nga bashkëqytetarët për gjithë veprat e mira që bëri atje.

Ai priti me urrejtje të thellë pushtimin fashist dhe ndihmoi familjarisht luftën kundër pushtuesve. Shtëpia e tij ishte bazë për luftëtarët antifashistë si Mustafa Gjinishi, Medar Shtylla, Enver Sazani, Myslym Peza, të njohur në rrethin e Durrësit, si dhe të tjerë. Gjithashtu mblidheshin ndihma për lëvizjen kundër okupatorit. Të birin e tij, Dr. Ndroqin nuk e ndali të shkonte në luftë ku vihej në rrezik jeta, edhe pse vetë donte ta kish mbështetje në shtëpi. “Vepro si ta gjykosh bir, cila është e nevojshme për atdheun”, i tha kur i biri, Shefqeti, i kërkoi lejen të dilte në mal. “Edhe unë asnjëherë nuk jam kursyer për atdheun.”

Kështu ishte edukuar brez pas brezi familja e tij. Të tillë ishin në shumë aspekte djemtë e vajzat e tij. Po në këtë frymë atdhedashurie e patriotizmi, humanizmi e sakrifice vazhdojnë pasardhësit e tjerë sot e kësaj dite.

Ismail Ndroqi vdiq më 5 mars 1944 dhe ditën e varrimit të tij banorët e Tiranës dhe të Durrësit, në shenjë respekti e nderimi, mbyllën tregun. Gazetat, si “Kultura Islame”, shkruan artikuj. “Vdiq flamuri i nacionalizmës, Ismail Efendi Ndroqi.” Ndërsa fjalën në ceremoninë e varrimit të tij e mbajti arsimtari i shquar patriot, nacionalist, Ramazan Jarani. Ai tha: “Vdiq një dijetar, vdes nji botë.”

Kurse patrioti, dijetari, teologu, filozofi largpamës, Hafiz Ali Korça, shkruante atë ditë: “Shqipëria filloi të humbasë disa nga burrat e mëdhenj e me famë. Tani humbi edhe dijetarin e të ndershmin Ismail Efendi Ndroqin… Para popullit asht sjellë aq mirë sa askush prej tij nuk ankohet. Ai jashtë ligjit nuk ka dalë kurrë. Iku e u nda prej gjirit tonë, por nuk e di se vallë a do ta zërë kush vendin e tij? Nuk besohet.”

BIBLIOGRAFIA

Arkivi Qendror i Shtetit-Tiranë

Literaturë

Hafiz Ibrahim Dalliu, Patriotizma në Tiranë, Botimi I-rë, 1930.

Kristo Frashëri, Historiku i Tiranës, Vëll. I, Tiranë: Toena, 2004.

Lef Nosi, Dokumenta Historike 1912-1918, Botimi II-të, Instituti i Historisë, Tiranë, 2007.

Hafiz Ali Korça, Shtatë ëndrrat e Shqipërisë, Tiranë: Shtypshkronja Mbrothësia,1924 dhe ribotim i II-të, Shtypshkronja e Shtetit, 1944, dhe ribotim i III-të, Tiranë 2006.

Lufta e Popullit Shqiptar për Çlirim Kombëtar 1918-1920, Vëllimi II-të, Tiranë: Akademia e Shkencave e RPSSH, Instituti Historisë, 1976.

Igli Gugashi, Gjeneza e fisit Ndroqi, Tiranë: Almera, 2008.

Tirana 1604-1937 Botue prej Bashkisë me rastin e 25-vjetorit të Pavarësisë. Shtypshkronja “Luarasi”, Tiranë 1937.

Justin Godart, Ditarët Shqiptarë mars 1921-dhjetor 1921, Tiranë: Dituria, 2008.

Prof. Sinan Tafaj “Figurë e shquar e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare – Ismail Ndroqi” 1876-1944, në librin Disa fetarë patriotë, muslimanë shqiptarë, Imam Vehbi Ismaili, Botim i I-rë, Albanian Islamic Centre, Michigan: Harper Woods, 1992.

Aurel Plasari. Referat si dhe bisedë në TVSH, “Përvjetori i ngritjes së Bibliotekës Kombëtare”, korrik 2012.

Imam Vehbi Ismaili, Disa fetarë patriotë muslimanë shqiptarë, Botim i I-rë, Michigan: Harper Woods,1992.

Shefqet Ndroqi, Një jetë për jetën, Tiranë: Dritëro, 1998.

Revista dhe gazeta

“Vdiq flamuri i nacionalizmës – Ismail Efendi Ndroqi”, Kultura Islame, Viti V-të , Nr. 7-8, mars-prill, 1944.

Ramazan Jarani, “Fjala nekrologjike në varrimin e të ndjerit Ismail Efendi Ndroqi”, Kultura Islame, Viti V-të, Nr. 7-8, mars-prill, 1944.

Hafiz Ali Korça, “I ndjeri Ismail Efendi Ndroqi”, Kultura Islame, Viti V-të, Nr. 7-8, mars-prill, 1944.

“Një jetëshkrim i shkurtër i të ndjerit Ismail Efendi Ndroqi”, Kultura Islame, Viti V-të , Nr. 7-8, mars-prill 1944.

Gazeta “Bashkimi i Kombit”, Tiranë, 12 mars 1944.
 
Attachments

  • Ismail_Ndroqi.jpg
    Ismail_Ndroqi.jpg
    9.6 KB · Shikime: 0
  • Ismail-Ndroqi-kryetar-bashkie.jpg
    Ismail-Ndroqi-kryetar-bashkie.jpg
    6.1 KB · Shikime: 0
  • Ismail_Ndroqi.jpg
    Ismail_Ndroqi.jpg
    9.6 KB · Shikime: 0
  • Ismail-Ndroqi-kryetar-bashkie.jpg
    Ismail-Ndroqi-kryetar-bashkie.jpg
    6.1 KB · Shikime: 0
Top