• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Kopja perfekte -sozia

Lauri

Anunnak
Vendndodhja
Toscana
Imagjinoni skenen: hyp ne avion dhe ulet prane jush nje i panjohur. Fetyra e tij eshte me teper se familjare, ne fakt eshte kopja jote identike. Kjo i ndodhi Neil Thomas Douglas.

 

Lauri

Anunnak
Vendndodhja
Toscana
Titulli: Kopja perfekte -sozia

Thuhet që çdo njeri ka deri në 40 persona të cilët ngjasojnë shumë me të. Po, shumë njerëz kanë sozitë e tyre anembanë botës. Megjithatë, askush nuk do t’ia dijë për sozitë e tij, përveç rastit kur sozitë kanë të bëjnë me personalitete të shquara, aq më tepër, me presidentë vendesh të ndryshme. Sot akoma flitet për Sadam Hysenin, nëse është gjallë apo jo, nëse i ekzekutuari ishte sozia e tij, apo vetë Sadami. Më parë, është folur gjerë e gjatë për Hitlerin, për të cilin thuhet se vetëvrasja e tij ishte thjesht një truk, për tu hedhur hi forcave aleate. Pothuaj për të gjithë liderët diktatorë, thuhet se jetojnë në vila dhe ishuj luksi, të rrethuar nga kënaqësi pafund. Përgjithësisht, ata që përngjasojnë kaq shumë me krerët e shteteve, janë njerëz që vijnë nga shtresa të thjeshta të popullsisë, fukarenj.

Në Kuvajt, punëtori i krahut nga rajoni Ehvaz në Iran, nuk njihej nga askush, derisa një ditë kamera e një gazetari e fokusoi dhe e publikoi foton e tij në media. Megjithatë, aq ishte, një ditë, të nesërmen ai vazhdoi punën e tij në ndërtim.




Qytetari jemenas, Muhamed Abdullah të tërhiqte vëmendjen e popullit egjiptian, të cilët e morën për ish presidentin e tyre Mubarak. Ata e rrethuan dhe përkohësisht, besuan se ish presidenti i tyre kishte dalë nga burgu, për të mos thënë që nuk kishte qenë fare atje. Ai mezi ua mbushi mendjen, duke u treguar pasaportën e tij dhe se kishte ardhur në Kajro për të vizituar të afërmit.



Por edhe presidentit aktual të Egjiptit, Muhamed Morsi, ia gjetën menjëherë sozinë, i cili u bë publik gjatë muajit të Ramazanit të shkuar, teksa u shfaq mes njerëzve në protesta. Përveç pamjes, ai e imiton presidentin Morsi edhe në fjalët më të përdorura prej tij, si ato:”Familja dhe njerëzit e mi! U dua shumë të gjithëve!” kur i drejtohet popullit.



Indoneziani Ilham Enes, 34 vjeç, është personi që përngjan më së shumti me presidentin amerikan, Barak Obama. Ai është sozia e vetme, i cili e shfrytëzoi këtë rastësi për ti bërë reklamë vetes, pas kushedi sa vitesh dëshpërim për imazhin e tij, sa herë që dilte para pasqyrës. Ai filloi menjëherë të shfaqej në reklama të shumta, ku reklamonte mallra dhe produkte të rajonit të Lindjes së Largët.



Sozia e presidentit sirian, Bashar Asad, u kap nga Ushtria e Lirë, e cila menjëherë publikoi lajmin se kishte kapur pikërisht presidentin e vendit. Në fakt, sozia e Asad, nuk ishte shumë larg pushtetit, pasi punonte pilot në flotën ajrore të regjimit. Forcat e Ushtrisë së Lirë, e kishin rrëzuar avionin e tij dhe e morën peng, edhe pse në fakt donin të kapnin jo sozinë, por kopjen origjinale.




Themeluesi i revolucionit iranian, Khomeini, ka dhe ai sozien e tij, i cili është ylli hollivudian Sean Connery. Kur fokusohesh tek detaje të fytyrës së dy personaliteteve, vetëm tek hunda do të dallosh disa dallime, sakaq të tjerat janë shumë të ngjashme.


/ao
 

Lauri

Anunnak
Vendndodhja
Toscana
Titulli: Kopja perfekte -sozia

Nje sozi e Sadam Hyseinit, me origjine nga Egjipti, eshte rrembyer nga nje bande kriminelesh irakiane, te cilet donin te benin nje film porno me te ne rolin e diktatorit.
Mohamed Bishr, nga Aleksandria, thote se grupi shpresonte ta shiste me pas videon si pamje ekskluzive te ish- liderit duke bere seks.
Ai pretendon se grupi e ka rrahuar ate aq fort, kur ai e refuzoi nje gje te tille, edhe pse i kishin ofruar 333 mije dollare.
Myslimani i devotshem thote se ata e kane kercenuar vazhdimisht dhe i thane se do e rrembejne nese nuk pranon te beje filmin.
Javen e shkuar tre persona tentuan ta hipin me force ne makine.
Pasi shpetoi, ai perfundoi ne spital nga te rrahurat.
Familja beson se personat jane nga Iraku ose Siria, nga theksi qe perdorin.
Sozia ka vuajtur edhe me pare kur diktatori ishte gjalle pasi e kane sulmuar duke pretenduar se ishte ai.
Njehere tjeter e sulmuan kur nisi lufta dhe deshen ta rrembejne per ta dorezuar tek amerikanet.
Ai e ka zhvendosur shtepine kater here si pasoje e sulmeve.
lajmivip.com



 

Marla

Marla is back!
Titulli: Kopja perfekte -sozia

Pse nuk e ka marr vesh banda qe Sadami hengri buke e fiq e vdiq para disa vitesh apo ky lajme.vip i shko lajmi me xhiro te ngadalta.
 
Titulli: Kopja perfekte -sozia

Thuhet që çdo njeri ka deri në 40 persona të cilët ngjasojnë shumë me të.
Intersante kjo se dija qe mund te ishin kaq shume!

Dikur ne adoloshence beja shoqeri me nje goce me te cilen shpesh na ngaterronin ose na kalonin per motra binjake!
Thua mbas kaq vitesh te ngjajme po njesoj si atehere,se di ku ka humbur sozia ime tani!
 

LoSsT

VIP
Titulli: Kopja perfekte -sozia

Se c`kam nje pershtypje se te gjithe njerezit e kane nje sozi...
 

Didi

C'est la vie.
Staf në FV.AL
Para disa kohesh ma gjeten ne instagram. Ndoshta dhe e takoj si dihet.
 
Top