Kosova e Shqipëria- një a dy Atdhe i kanë shqiptarët?

Fjala At- dhe vjen prej fjalës toka, dheu i babait, i gjyshit, i stërgjyshit. Dhe i të parëve të tjerë. Prejardhja, domethënia dhe kuptimi i fjalës At – dhe nuk lidhej me shtetin, siç lidhet sot në disa vende, më të vogla, më të reja, a më të mëdha, por lidhet me babanë, me atin, me gjyshin e stërgjyshin.​



Nga Rexhep Qosja

Kosova, thotë shpesh, pa ia kërkuar kush është Atdheu ynë i vetëm! Dhe këtë mendim e thotë, përpos të tjerash, për të mohuar, cenuar, zhvlerësuar idenë e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Duke e shqiptuar aq përkushtueshëm fjalinë e sipërthënë, ajo e thotë edhe një të pavërtetë: se Shqipëria s’ishte kurrë as Atdheu i të parëve të saj e as i të parëve tanë!

Gabim i dyfishtë.

Fjala At- dhe vjen prej fjalës toka, dheu i babait, i gjyshit, i stërgjyshit. Dhe i të parëve të tjerë. Prejardhja, domethënia dhe kuptimi i fjalës At – dhe nuk lidhej me shtetin, siç lidhet sot në disa vende, më të vogla, më të reja, a më të mëdha, por lidhet me babanë, me atin, me gjyshin e stërgjyshin.

E Kosova, toka e saj, banorët e saj ishin gjatë, me shekuj, me mija vjet pjesë tokësore, gjeografike dhe demografike, e tërësisë gjeografike dhe etnike ilire, arbërore, shqiptare. Kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk e ka vendosur Zoti, as shqiptarët, por pushtuesi shekullor – Serbia!

Pse e thotë dhe e rithotë tash, pa ia kërkuar kush, se Kosova është i vetmi Atdhe i yni? A nuk është më e drejtë, më e drejtë dhe më e arsyeshme shkencërisht dhe etnikisht dhe historikisht të thuhet sot se Kosova, Kosova e Shqipëria janë Atdheu i ynë, janë dy Atdhetë tanë?

Po, po, padyshim: Po.

Ata që thonë se Kosova është i vetmi Atdhe i yni janë, për fat, në numër shumë e shumë më pak sesa ata që e thonë, që e mendojnë dhe që e ndiejnë, se Kosova dhe Shqipëria janë Atdheu ynë. Dhe do të jenë Atdheu ynë, i pëlqeu a nuk i pëlqeu pakicës së papërfillshme, edhe kur gjendet në karrige të përfillshme. Nuk ka dyshim se edhe për pasardhësit e atyre që thonë sot se Kosova është i vetmi Atdhe i tyre, pashmangshëm do të vijë dita kur do të thonë se Shqipëria e bashkuar me Kosovën, se Kosova e bashkuar me Shqipërinë, është Atdheu i
tyre, siç ishte kurdoherë. Mospajtimi me këtë ideal kombëtar domethënë mospajtim me kohezionin shpirtëror, shoqëror, moral e kombëtar të shqiptarëve që është kusht i zhvillimit e i përparimit të tyre.

Të thuash, prandaj, siç thotë ajo se Kosova është i vetmi Atdhe i yni, domethënë të bësh atë që e ndëshkon e përtashmja dhe historia kombëtare: veprim kundër vetvetes!

Burimi: Facebook
 
Kush e paska thene kete qe Kosova eshte i vetmi atdhe i yni?
Ah keto politikat percarese! Kete duan, te percajne brenda llojit. FAktqesisht ka 1 konflikt te heshtur po jo dhe aq te heshtur mes 2 shteteve po he. :D Ne edhe duhemi edhe sikur jemi ne gare, lol. Jemi peng i vendimeve dhe padrejtesive te bera shekullarisht. Nder to dhe gjuha standarte psh. qe anoi nga toskerishtja dhe jo gegnishtja. Sot e kesaj dite egziston si barriere... E te tjerat me radhe.
 
Kush e paska thene kete qe Kosova eshte i vetmi atdhe i yni?
Ah keto politikat percarese! Kete duan, te percajne brenda llojit. FAktqesisht ka 1 konflikt te heshtur po jo dhe aq te heshtur mes 2 shteteve po he. :D Ne edhe duhemi edhe sikur jemi ne gare, lol. Jemi peng i vendimeve dhe padrejtesive te bera shekullarisht. Nder to dhe gjuha standarte psh. qe anoi nga toskerishtja dhe jo gegnishtja. Sot e kesaj dite egziston si barriere... E te tjerat me radhe.
Para njej jav e bleva nje flamur te kombit..edhe pse e kam nje po doja te ri se cdo fest vetem ky valvitet ke shpija ime..🇦🇱
Dhe vajza se punon aty thot ;cilin e don?i them te kombit?ajo ju kthehet pronarit ,a ka flamur te shqipris?!u habita un dhe gjith mllef i them,moj thash flamurin e kombit nuk eshte i shqiperis po i kombit..Jo tha ne kemi flamurin ton ai i shqipris eshte😡😡nuk doja te vazhdoja me shum muhabet,por ngadal thoja tmerr si tha nje gje till.
 
Jam dakort me konceptimin .. flamur kombetar dhe flamur shtetror...ka shume pershtatshmeri me realitetin...
 
Top