• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Kosova luan me Greqinë në Ligën e Kombeve, ky është grupi i plotë

legjenda

Tetova


Pas hedhjes së shortit në Ligën e Kombeve, Kosova ka mësuar kundërshtarët në Ligën C.



Kosova do të jetë në grup me Greqinë, Slloveninë dhe Moldavinë, që mund të konsiderohet edhe grupi më i vështirë.


Kështu ka thënë edhe përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, duke i vlerësuar lartë kundërshtarët.



Lexo po ashtu:


Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve – në grup me Greqinë, Slloveninë dhe Moldavinë


“Mendoj nuk është shorti mirë, por nuk jam i zhgënjyer”.



“Janë skuadra të forta, Sllovenia ka luajtur në Evropianin të fundit, po ashtu Greqia është një ekip shumë i mirë. Moldavia po ashtu ka skuadër të fortë”.


“Duhet të luajmë ndaj ekipeve të forta. Mendoj se është një mundësi e mirë të tregojmë se çfarë mund të bëjmë, të bëjmë progres, pasi këto ekipe do të na vënë në vështirësi”.


“Është mirë edhe për tifozët tanë të luajmë ndaj ekipeve të mira”, ka thënë Challandes për Supersport.


Kosova do t’i zhvillojë gjashtë ndeshje dhe ato do të zhvillohen brenda tre muajve (shtator, tetor, nëntor).

 

legjenda

Tetova
March 5, 2020


Federata e Futbollit të Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar që ndeshja për kualifikime në Euro 2021, Kosovë-Rusi në konkurrencën e fermave do të zhvillohet në Gjermani.

Si njofton FFK, kjo është bërë për shkaqe politike tashmë të njohura. Te dy ndeshjet do të zhvillohen terrene neutrale, transmeton Gazeta Sinjali.
UEFA po ashtu ka udhëzuar administratën e vet që në çdo short të radhës të evitoj përballjet e Kosovës me Serbinë, Bosnjën e Hercegovinën dhe Rusinë deri në një vendim tjetër.


FFK ka propozuar që ndeshja të zhvillohet në Kosovë, po ashtu ka propozuar si alternativë stadiumin ‘Loro Boriçi”, në Shkodër, por këto kërkesa nuk janë marrë parasysh nga UEFA.
 
Top