• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Krijimet e muajit Gusht 2019

Krijimet e muajit Gusht 2019


  • Totali i votuesve
    27
  • Poll closed .

Moonlight

Shine like a Moon!
Staf në FV.AL
Pershendetje te dashur forumiste :)

Pa shume hyrje e reklama , le te filloj konkursi i rradhes ......

GUSHT - Fluturo me mua



1.Të kam flutur në supe...

Ka ditë që jepem.e tëra pas punës...i jepem.aq fort saqë harroj për të bërë ndryshimin e së shtypurit në fletë dhe së pushuarit në momente të caktuara..
Ndonjëherë dalldisem.e tëra pas poezive, muzikës në kufje dhe fotografisë në përgjithësi...
Ndonjëherë harroj ekzistencën time, skam.motiv, dëshirë, dashuri, fuqi, jetë, frymëmarrje, e më pas rikthehem i buzëqesh fort jetës duke e përzuzur me buzëqeshjen time...
Ka dhe nga ato momentet që më merr malli për natyrën time " çun harami"....për jetën e vegjëlisë...vrapimit pas pulave, deleve, kuajve, përqafimit të gjyshërve, për atë botën e Haidit( film vizatimor)....
Ja kështu symbyllasi kalon e gjithë jeta ime, herë e kthej në retrospektivë e herë iki shumë larg me makinën e kohës, ama TI je në mënyrë sistematike pjesë e imja...
Shume njerez vetequhen bamires , kur falin gjera qe ato vete nuk i duan ....por ti më ke falur gjënë më të çmuar, më të shtrenjtë, më të bukur, " shpirtin"..
Jam gjithë kohës me ty, në ëndrra, mendime, në zemër, në shpirt, në përqafime, në këngë, në poezi, në filma kudo e kurdo..
Larishi ka thënë:
Njeriu duron me lehtësi vetëm një dhimbje, kjo është dhimbja e tjetrit...por unë të them mos lejo që një grindje e vogël të plagosë e shkatërroje nje dashuri të mirë....e mos më fal.dhimbje..
Unë të kam.puthur shpirtin edhe në.rastet kur sjemi bashkë , je kudo me mua, e të kam.flutur mbi supe...
Rri me mua ose merrmë me vete,nëse jo mos fluturo më në qiellin tim..

2. Ku je?!


Me thane se jam i çmendur
E s'lan gje pa me sha
Veç pse ju thashe
M'ka marre malli
Me e lexu,
Me u shkru,
Me e ndegju,
Veç me pa!

Me thane se jam i krisur
E s'lan gje pa me sha
Kur ju thashe
Se seksi mbetet nje cope mishi
Nese nuk e ndjen
Mbreterine e saj
Pa e pa

E une ju thash
Nuk ke njohur dashurine
Nese brenda saj nuk je tretur
E nese per te s’ke humb lirine

3.Edlire...

Mbante nje cigare ne cep te gojes. Floket e thinjur e duart gjithe vaj. Ne oren 3 fiks te pasdites une shkoja tek ai. Mbi nje tabaka i sillja dy gota boze. Ulesha perballe atij dhe vetem pasi mbaronte punen e ngrinte koken. Kjo koske mban mbi supe plot 130 vite jete- vazhdonte,gjyzlyket mbi hunde dhe mustaqet e hirta. Im ate ishte mekanik bicikletash,gjyshi im po,ashtu dhe stergjyshi. Te gjithe thone qe tani sduan me riparime me dore,por sapo te kem keto-vazhdoi duke ngritur duart e zeza sterr, do punoj. Axhe Selmani kishte jetuar deri me sot 76 vite duke riparuar bicikleta. Ne ate kioske ku sa here binte shi i vinte nje plastmas siper dy kova prej alumini aty anash deres dhe pikat degjoheshin ne gjithe lagjen. Une ulesha kembekryq,pastroja telat dhe ai vazhdonte monologun e tij ku pjesen me te madhe te kohes i kisha degjuar me dhjetra here. Qendroja aty derisa vinte Tom. Axhe Selmani- u degjua zeri i tij i holle. Erdhe ti kaqol- iu drejtua ai. Tom ishte djale i holle, te henave vinte era molle. Axhe Selmani e detyronte te ikte ne ara e te vidhte dy molle perkunder deshires se tij te fundit sepse do vdiste te henen. Tomi shkonte cdo te djele. Ai zgjati doren drejt gotes se bozes me hodhi nje shikim fshehurazi. Sot vura re qe floket e tij te dredhura arrinin deri tek vetulla e zeze. U ul perballe meje. - He dhe kesaj rradhe do shohesh breckat e mia?i thashe me shpopotije si cdo here. U be gati te me qortonte,si cdo here por pastaj shejtani i mbylli gojen,i zgjati doren drejt kofsheve te mia dhe tha: ndaj e bej dhe ti Edlire. Majat e gishtave te tij u qullosen,u djersiten dhe i terhoqi me ngut. -Kaqol si eshte jot shoqe me femijet,u degjua zeri i axhe Selmanit qe kumboi me shume se heret e tjera. A thua ai dinte?
-Mire,iu pergjigj nderdhembe,sot me dha dy gurabija per ty. Nxori nga xhepi i setres ,ishin te mbeshtjella me kujdes me nje shami te kuqe. Ia zgjati dhe ai i me te vetmin dhemb siper nga ana e majte e nguli aty. Po c'eshte nje rruspie ajo-vazhdoi plaku. Une vura doren tek gojen,fsheha nje buzeqeshje dhe pashe nga ai. Syte e tij leshuan flake. Vapa behej me e madhe ne ate ore te kioska. Floket i ndjeja te ngjitur rreze qafes dhe pasi i largova shkopisa bluzen time,dhe u ktheva nga axhe Selmani. Po pse?-e pyeta. Ai u drejtua nga vendi i tij ,nxori tabakun nga kutia e filloi te dridhte cigaren e pasdites. Shihe kaqolin-tha,genjehet me.. Si ta them -vazhdoi,valeviti doren ne ajer,preku lehte mustaqet..per dhomat e teatrit te erret e lagesht. Tomi u ngrit rrembimthi. Shikoi nga une. Ngrita duart dhe i thashe- ti ke 3 muaj qe nuk na le rehat me zotesine tende te drejtosh nje teater e te.. Ai ktheu kurrizin dhe beri hapa te shpejte. E ndoqa duke e kapur nga krahu. Edlire,tha.Duart e tij te holla preken belin tim,dhe pasi i mora doren dhe ia vura siper gjoksit tim te sapodale,pupilat e syrit te tij u zmadhuan tej mase dhe vuri nje dore pas qafe ku dora e tij terhoqi floket e mi dhe tha,sonte ne oren 8 tek kioska. Ai ishte plot 38 vjec.
Sapo u ktheva ne kioske me floket e shprishur mora tabakane. Edlire- u degjua zeri i axhe Selmanit,sa vite mbush neser? 15- i thashe,neser do te sjell caj bare blete,dhe dola.
Tundi koken dhe hiri i cigares u shkund ne dysheme.

4.Fluturo me mua..

Ishte fillim vjeshte sapo isha diplomuar dhe me kursimet e tij na dhuroj udhëtimin për në Göreme. E hapa zarfin me përtesë pasi nuk mu duk ndonjë gjë e madhe, sipas meje meritoja më shumë isha diplomuar ecelente,
isha e llastuar e gjithçka duhet të rrotullohej rreth meje..
Turqia me ngjante shumë pak..shumë pak për mua! Udhëtimi ishte i qetë e per asnje çast dora e tij nuk lëshoj timen, ndihesha sa e sigurtë po aq edhe e djerësitur e bezdisur ne nje far mënyre më ngjante sikur po shënonte territorin. .
Arritëm në darkë dhe aty nisën emocionet e para, ishte hera e parë që do shtrihesha në të njëjtin krevat me një mashkull...
O zot çfrikë më përshkruante lëkurën, mendimet...e mbi të gjitha diskutimet e ndara me shoqet..
Po tani?!
Si nuk e kisha menduar më parë atë çast..
Më kujtohen mendimet se si do dilja nga ai cunam.
Nuk mund tjua shpreh sa e desha atë njeri për respektin e kohëve të mija, për mbajtjen e atyre parimeve ku unë besoja, për përqafimet e pafundme qetësuese, për mbështjelljen e frikave të mija me siguritë që dinte të jepte ai njeri!
Të nesërmen ikëm tek parku nacional.. na priste një fluturim në balonë..e kush i kishte parë balonat më parë???
Ndihesha e çmendur, e mbushur me emocione dhe e vëmendëshme për të memorizuar ato çaste të papërsëritëshme më në jetë.
Fluturo me mua!
Një tullumbac gjigand do na mikpriste në barkun e tijë, më dridheshin gjunjët, por unë isha avanturiere e sdoja të ngjaja e dobët, ndihesha femër moderrne dhe e lirë...
ndihesha brezi i artë që mund të arrinte gjithëçka, por tani po dëgjonte një esmer topolak të fliste më shumë me duar se sa me fjalë për të na shpjeguar çdo ndodhte në lartësi...
Poshtë nesh ishin shkëmbenj të thekur të mprehur me limë e ne sipër tyre mbi një kosh kashte...
fluturimi vazhdoj, flaka e zjarrtë që lartësonte atë kosh ku qëndronim ne në këmbë ishte i pakrahasueshëm me zjarrin që ndjeja ne faqe... kushedi sa e skuqur do kem qënë!
Kushedi sa e kam përqafuar për tu mbajtur tek ai ne rast rënje...
Aty në lartësi tërhoqi dorën me të cilën gjatë gjithë kohës përqafonte belin tim dhe nisi të kërkonte diçka nëpër xhepa, nxjerr një unazë, një bizhu pa asnjë vlere monetare dhe ma vendos në gisht ..
Bëje jetën time të jetë si kjo udhë zanash, udhëto me mua kohën që na mbetet .. të pandarë, të dy në një..një jetë për të dy!
E kotë t'ju them që u përlota edhe pse pyetja e parë që i bëra ishte :
ku e ke blerë këtë?
Me atë batutë fsheha lumturinë time, por sbesoj t'i jem përgjigjur.. Më e bukura ishte se unaza më qëndronte e madhe ishte një numër më i madh nga gishterinjtë e mijë të hollë e të gjatë.. e gjithë mbetja e asaj shëtitje mes reve u bë me doren ku kisha unazën e hekurt të mbajtur në mënyrë vertikale sikur po tregoja qiellin ose te mbledhur grusht që mos ta humbisja..
U kthyem në oazin tonë e pasi vizituam disa pika ku na këshilluan erdhi çasti të ktheheshim në atdhe..
Në avjon, në kthim tek po fluturoja me të, akoma më lart, nisa të ndjej nostalgji e mungesë pasi nje pjesë e imja më thoshte pa fjalë se më priste toka dhe rruga, ecja.
U ktheva e shikova dhe vetëm aty ju përgjigja se kisha kuptuar që kur e njihja që ai ishte engjëlli im që dinte të më dhuronte emocione të forta, deri shokuse e në tokë u realizua çdo shock i imagjinueshëm.
Fluturova me të në capodocia, fluturova në paracadute dhe fluturova me të në avionë e destinacione të ndryeshme, por unë u rrita e nëse ai vazhdon te fluturojë unë mbajta atë biletë fluturimi dhe atë unazë të hekurt që prangosi flatrat e mija mes ëndërrave e në nisje te realizimeve, por unë di që ai edhe në këtë çast po fluturon me mua, po fluturon edhe për mua !!!

5. Mall....

Sa lot kam derdhe ah sa renkime..
a i din netet qe te kam prit??
e nata zgjatej zgjatej e kurr nuk delte drit..

Sa her kam mbledh durt ne gjoksin tem
me ndal pak dhimjen e rrahjet e forta
sa here jam rrezu e ngritur prap
edhe cdo her bosh pa ty bota

Sa fjale te kam thene dhe pse larg nga kjo bote
kur jeta gadi me leshonte doren
ti vijshe engjell ne temen.der

ca kuptimi ka jeta .ca kuptimi ka bota
kur zemra jeme eshte krejt bosh
pa ty ca kuptimi ka dashnia
kur bota me duket vec nje qosh

Ehh, mbrenda nji dhimbje qe sdin me ik
dhe se mundohem me e largu
duhet nji qiell me tan hapsin
e uji i nji oqeani mallin me shu

cdo dite ngrej durt lart ne qiell
nji puthje e e nje perqafim me te dhan
e me u struk ne tanin gjoks
e dashni pa fund me te dhane.

6. Ndoshta....


Meso te duash, meso te degjosh.
Nuk i jep askujt te drejte.
Nuk i jep as vetes.
E trishte te degjosh zerin tend teksa flet pa pushim, dhe ne fund asgje.
Te le hidhesine e cdo fjale ta gelltisesh.
Gjykues i rendomte i mendimeve.
Paramendo te jesh zemerimi brenda meje?
Cdo besh valle?
Dhe ne fund te dites kur perdet mbyllen dritat fiken dhe cdo gje eshte ne gjume, eshte aroma jote qe ka mbytur cdo cep te qenies time.
Po aq fuqishem dhe genjeshtare si cdo peshperime e jotja qe me shoqeron.
Dhe aty gjej veten, ne skajin me te mprehte qe ther si tehu i nje thike.
I dua ato momente me ty.
I vetmi vend ku trazirat dhe zemra gjejn paqen e tyre.
Ndoshta....

7. Fluturo me mua prane..

Ti shpirt i trazuar..
fluturo me mua,ne horizontin e gjer
Apo dikun n‘sketerr!
Zhvishu nga ndjenjat
Dhe rri i qet pran meje..
Nuk me nevojitet dikush tjeter
Mjafton,te jesh Ti me mua.
Hiq hallkat e qelis
Hap krahet dhe flutro
Zgjedh te rrish me mu,apo me at se nuk te Do..

8. Zemren beje te fluturoj!

Pjesen me te dashur te besova, ate qe nuk di as vete t’a mbaj e keshtu sigurohem se do jete ne duart me te sigurta ..ne te tuat.
Pjesen me te dobet te vetes te dhurova , ate qe mes deshirash griset e serish gjen forcat te rikthehet ne gjendjen e meparshme e veten bind se asnje pale duar te tjera s’mund te kete si ti t'a miklojne.
Zemren i dashur , zemren qe ti e ben te fluturoj…
Ruaje ate copez qe pulpon brenda kesaj keshtjelle te ftohte , te akullt e te erresuar nga gjykimi kur perballe teje qendron.
Ruaje e kur tkurret , torturohet , fiket , shuhet e brenda saj si budallaqe fillon e fantazon dhe bie nen dominimin e pasigurive, frikerave, deshtimeve…
Po po atehere ruaje me fort , e mos u merzit nga jo perfeksioni i saj ,sepse ne joperfekten te ka perqafuar , e ne deshtimet e saja vetem saje teje ka rifilluar te pulsoj, eshte motivuar e ka triumfuar.
Zemra saj nuk ka limite per te dhuruar driten e saj , shkelqimin e saj, qiellin ku fluturon dhe me grimcat qe i ke dhuruar te dashurohet e me shume , e me tepri…
Andaj i dashur , zemren ma ruaj, sepse me te qiejt prek e te prek e ty!
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Lexova pak neper rrjeshta,jane krijime te thekshme.:))
M'pelqyen.
Kur t'jem me me terezi do i lexoj dhe te votoj.
Suksese te gjithe krjuesve!!
 

Tiku

Leri Minat...
Staf në FV.AL
Jam mes dyshit dhe treshit... nuk e di pse me intrigon shume gjuha e 3 sepse 2 me duket shume soft per shijet e mia....

perfundimisht 3 e ka voten time.
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Cfar tituj bomb haha si ishte ajo e muajt e kaluar sallat kjo sup ..
Shaka..


Imm se di per te votu duhet me von..me pelqejn gjitha kan ate lezetin e vet brenda cdo shkrimi.
 

Nicktjeter

Anëtar i Nderuar
Cfar tituj bomb haha si ishte ajo e muajt e kaluar sallat kjo sup ..
Shaka..


Imm se di per te votu duhet me von..me pelqejn gjitha kan ate lezetin e vet brenda cdo shkrimi.
jo tjetra ishte supe ( gjelle)
Kjo tjetra eshte pjese trupi.
Supet. Parakrahu. Krahu.
 

Frank

Mode ON Anti-KÇK
Yyyyyyyyyyyyy sa bukur, qenkan shtuar krijimet dhe krijimtarët/et.
S'kam terezi sot se do ju bej nje rititullim sipas idese sime, kur te jem i kthjellet se kam pire shume birra sot :p
Suksese!
Fitofte me i/e vuajturi/vuajtura.:emoji_stuck_out_tongue_winking_eye:
 

Moonlight

Shine like a Moon!
Staf në FV.AL
Faleminderit ju qe keni votuar, dhe forca ju te tjeret, kushtoni 5 minuta nga jeta juaj ketij konkursi.....
 
Top