• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Krijimet e muajit Gusht jane keto: (Votoni)

Krijimet e muajit Gusht jane keto: (Votoni)


  • Totali i votuesve
    2
  • Poll closed .
Status
E mbyllur për postime të tjera.

Nicktjeter

Per aspera ad astra.
1-In journeys, i write...

Ideja e kthimit ne shtepi me rrenqeth te gjithen... Emocionet mberthejne mendjen trupin e shpirtin. Ajri eshte po ai por mbushem me fryme me thelle se perhera, dielli duket me i shndritshem por ngroh me embel, era fryn me furishem, por me perkedhel me bute, Hena nuk eshte pesembedhjetshe por ndricon me shume se kurre. Ndihem kaq e lire ne ket lartesi kilometershe...
Fluturoj e vetme mbi keto re te pambukta... Kercej mbi shtellungat e bardha te reve, te cilat here here me duken si pambuk sheqeri. Diku neper te carat e tyre shikoj here maja malesh te zhveshur, here oqean te pafundshem here fusha qe me ngjasojne me nje cercaf te formuar nga copa me nuanca jeshileje te qepura njera pas tjetres.
Ul dritaren e avjonit pasi drita qe penetron me besdis mendimet qe dua ti mbledh symbyllurazi. Perhumbem ne kujtime e perjetime te cilat shpesh trazohen nga turbulencat dhe sinjali qe duhet te vendosim rripin e sigurimit... Ndjej nje shtrengim dore qe don te thote: Mos ki frike pasi me ke ne krah, nje strukje akoma me te forte ne kraharor te engjellit tim sikur me percjell nepermjet qerpikve te mbyllur ndjesine qe eshte e sigurt ne krahet e mi. Shoh dhe ndjej kaq dashuri rreth e rrotull qe na jep jete dita dites...
Diku atje tej shoh 2 te rinj qe po bisedojne me njeri tjetrin dhe qeshin, kushedi per cfare, ama dallohen lehtshem dhembet e plote... Shoh kenaqesi, kenaqesi qe vizatoi nje buzeqeshje te lehte tek une. Ne krah nje nene e moshuar e cila s'mund te hapte dot ushqimin e paketuar. Pasi e ndihmojme, na jep paninen e saj edhe pse insistuam qe s’kishte pse... Shoh dhembshuri, ndihmese dhe falenderim ne fund...
Shikoj perkujdesje teksa nje grua tek te 40-tat mbulon me kujdes bashkeshortin te cilin e kish zene gjumi mbeshtetur koken ne sedilje.
Shoh lumturi teksa stuardesa i servir goten me uje nje femije 5 vjecar.
Shoh kersheri teksa nuk mundem te shikoj aq larg per shkak te erresires se nates katran te zi. Sa shpejt kaluan 10 ore udhetim, dita i la vend nates kaq pa zhurme....
Dhe se fundmi shikoj kaq bukuri,hijeshi teksa jemi ne zbarkim nga lartesia e qiellit ne drejtim te tokes prej dritave te cilat kan mbuluar qytetin tim...
Ne shikojme vete jeten ne cdo second, mjafton te shohim me mendje e zemer....
In journeys, i write....




2-E jona zemer

Me ka marre malli.Po ,shume me ka marre.
shija e mallit ka prek shpirtin, deri ne venat ku tik taket e zemres sime lindin.
E di?Kan ritmin e fjalve tua,rrjedhin ne krijimin e tyre sipas frymarrjes tende.
Kompozojne plot mall perkdheljet e duarve tua.
Me duket vetja si spektatore e kohve te merguara.
Pikerisht ne zemren time.
Vetem e vetem se ti nuk je afer ta perkdhelesh,brishtesin e saj.
Me ka marre malli.Po, shume me ka marre.
Kohet udhtojne,ti gjithashtu.
Por zemra ime diku ne stacionin e fundit kohor ka mbetur,
Prehjen mes teje meje ke gjete ,dhe nga aty nuk levize.
Eshte rebele ,kokeforte.
Eshte e te dyve kjo zemra ime.
Atehere kur te ndjesh lodhje,mall dhe deshire per pak liri frymarrje.
Udheto pak ne kohe,aty ku lindi zemra jone,
Dhe sille ne te tashmen.
Vetem ti e ke kete fuqi.
Mos harro kemi nje zemer te ndertuar bashke.
E me ka marre malli per ty e per ate.
Kohet mergojne ,udhtojne.Por ti jo.
Ti dhe zemra jone jo.
 
Last edited:

Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Titulli: Krijimet e muajit Gusht jane keto: (Votoni)

Dobet fare per sasi por jo per cilesi ndaj cin-cin.
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Titulli: Krijimet e muajit Gusht jane keto: (Votoni)

Ca te shkruajme?? Lol..
Sh e ndjere dhe e bukur e dyta :).. Dhe e para s'qenka keq jo :p..
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Krijimet e muajit Gusht jane keto: (Votoni)

Ca te shkruajme?? Lol..
Sh e ndjere dhe e bukur e dyta :).. Dhe e para s'qenka keq jo :p..
Jam dakorte me kete komentin.A"po di as une cfare ti shtoj me teper.
Vetem se fjalin e pare ja dedikoj krijimit te pare.
dhe fjalin e dyte krijimit te dyte..hahahahahahaha
 

Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Titulli: Krijimet e muajit Gusht jane keto: (Votoni)

Keni ndonje mendje te kaloni tek kjo tema sepse sot dita e fundit.
 

Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Titulli: Krijimet e muajit Gusht jane keto: (Votoni)

Dhe meqe pas nje misteri te madh :p erdhi ora per te zbuluar krijuesit
Per kete muaj jane po Souli me krijimin e pare dhe Nevi me krijimin e dyte

Per kete muaj mbase per tematiken e lire mbase per vargjet e ndjera
Vota ime shkon per krijimin e dyte
Dhe me shume dashamiresi pa i hequr asgje krijimit te pare, them se fituesja kesaj rradhe do jete Nevi.

Iu flm per krjimet.

Kot tashi me iu pyt juve muajin tj a do shihemi me ndonje krijim apo sic e keni nis ta fikim :p
 

dangerous

Anëtar
Titulli: Krijimet e muajit Gusht jane keto: (Votoni)

Ku duhet ti nis kto krijimet .
Un sikur smund ti nisi.
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Krijimet e muajit Gusht jane keto: (Votoni)

Pershendetje te nderuar antare.
Ja ku po ritakohemi perseri,per te shpallur krijimet e muajit Gusht.

Krijimi fitues eshte krijimi numer ..1-In journeys, i write... Shkruar nga Soulmind..:)

Suksese Soulines dhe me krijime po kaq te bukura perseri ne muajit ne vazhdim.

Krijimi i dyte; 2-E jona zemer eshte i shkruar nga antarja: Nevertiti.

Suksese si per mua dhe Soulinen.

Bashke me kete njoftim dua t"ju lajmeroj qe do i rikthehem une perseri konkursit te letersis.

Do jemi bashke ne muajit ne vazhdim,dhe antarja jone me shpirtin e saj poetik letrar Nicktjeter.
Te cilen e falenderoj perzemersisht, per drejtimin e konkursit letrar deri tani,do jete derguese me plot krijime me ngjyra dhe shije te holle e plot pasion letrar ,sic vetem ajo din tua jap..:))



Mos harroni dergimet per muajin shtator me temen :


Shtator- Ja shiu pik, pik,pik,pik,
Bjen në rrugë , troket ai pa pushim vs Teme e lire Gjeja e pare qe te vjen ne mendje kur thua shtator eshte shiu vjeshta dhe shkolla
Une mendova te marr kengen e Vace Zeles si stimul per kete muaj, por nese ti e gjen veten tek dicka tjeter, urdhero prandaj ekziston dhe tema e lire
.



Krijimet tuaja dergoni ne posten time private: Nevertiti.
Krijimet do te pranohen deri me daten 14 Shtator.
Ju mirepresim,perzemersisht Neve..:)
 
Status
E mbyllur për postime të tjera.
Top