• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Krijimet e muajit maj 2018

Krijimet e muajit maj 2018

  • Nje grusht dhe *

    Votat: 7 50.0%
  • Vegimet e humbura

    Votat: 2 14.3%
  • Nje grusht dhe 2*

    Votat: 5 35.7%

  • Totali i votuesve
    14

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Një grusht dhe*

Mundohen të gjithë të dalin "të larë"
kjo jetë e shkurtër i bën dhe tinzarë
aq herë sa mundohen të rrojnë si sulltan
kaq herë e shkelin “nënë e baban”

Një grusht dheu për këta të mjerë
në ditën e vdekjes do kish shum vlerë
veç qiparisve pa goj ,që do qeshnin me lot
kortezhi funebër me lopatat përplot

Nën hund e nën zë gulçasin të fshehtat
shikimet nën mjekër s’guxojnë të vërtetat
të vërtetat e lëmëshit sajuar çdo ditë
ato që veç ditët e fundit i nxjerrin në dritë

Qajnë e lotojnë klithin e përgjërohen
për veprat e këqija të mirat nuk ç’mohen
të heshturit belbëzojnë pas kuintave në skenë
aktorët më te mirë nisin dheun të zenë

Ustallar me meritë muratorë të dalluar
baltosin ç’do cep në vrimat e shpuara
ato vrimat ku jeta gjithmon ka krijuar
ato hallet tona që kurr s’kan t’mbaruar

Ti marrin për bazë dhe fshehin të tyret
me grushtin plot dhe* s'përkasin mënxyret
Kujtojnë se ja hedhin, i vdekuri s’sheh
mëkatet gjithmon falen, aq sa zemra rreh

Pas grushtit të dheut sapo kan hedhur
mëkatet vaditur mbi tabutin e nëmur
nis frika e madhe ,të më ndodh dhe mua?!
vështrimin përreth, asnjë nga këta nuk dua!

Nuk duhet asnjë në ditën e fundit
të dashurit të gëzojnë e mos tu falen mundit
mundit të dhimbjes që dëm shkon kot
mbeten veç kujtime të jetuarit në këtë bot

Andaj një grusht dheu u bë si traditë
kush ish i sinqert të dëshmoj dashuritë
e kështu me radhë pa menduar dy herë
mbushën gropën me duar xhenazes së mjerë

Një qiparis mbi varr i sheh kur largohen
të uritur lugjetër tek dreka te shtrohen
i trisht si gjithmon me teatrot servirur
do te donte të bërtiste oohh ujqër të shtirur

Të keqen e vetes askush nuk e do
e mira e tjetrit zili për këdo
kur ikën njeriu nga kjo botë pa kthim
ta hajnë drekën e fundit, biles me rënkim

E kështu cdo dit kujtohen më pak
të gjitha cfarë thanë i vurën kapak
nganjëher kujtohen por shum rrall
i vdekuri me të vdekur i gjalli me të gjall

Rëndësi ka të shohësh, dëgjosh e jetosh
te jesh i vërtet edhe kur të dështosh
askush nuk te sheh se cili je
nuk të bën hero nje grusht dhe*

Vegimet e humbura

Si u fshine te gjitha ne baltosjen e kohes.
Si rruget u sterruan dhe shirat u terbuan.
Hapat e vdekjes ecnin nder ne.
Perpine shpirtra dhe endrra komplet pa ze.
E ne te dehur nga erresira kerkojme nje vegim.
Si u shuan te gjitha,pa nje ankim.
Si sdegjuam as vaj,as britma, as fjale e as bese.
Ku ishim ne?
Neper hapat e harreses,kerkonim dritat e te vertetes.
Kur ato grusht kujtimesh ndjen dhimbjen e vdekjes.
Ne si te babziutur hidhnim vallen e vdekjes.
Tani te dergjur ,vajtojme per nje shprese .
E nesermja shfaq vrensira ,komplet brenda nesh.

Nje grusht dhe 2*

Nje grusht dhe
mbi kraharor
u jep jete ndjenjave
e mahnit;
fidane te vegjel po valeviten
esence e ngrohte qe te cudit.

tek ze nje vend
ne toke ngjitet
qetesisht me pas nis e vepron;
ushqim per shpirtra enderrues
dhe mjalt olimpit
i dergon.

Njerezise dy metra toke i duhen
ne jete, ne vdekje a perjetesi;
se zihen, puthen e metej pajtohen
por s'rrojme me ajer
eshte marrezi.

Se besa besen o njeri kerkon,
pa te nuk vemi dot kurrkund;
pak dhe te gjitheve na takon
heq hap pas hapi çdo dhimbje e mund.

Ca re te bardha le te zbresin
se truallit tone i japin begati;
te trung'i pemeve njerezit presin
bekim nga qielli qe t'u vij.

Keshtu largohet edhe dhimbja
çel nostalgjia si lule ne lendine;
pejsazh magjepses mbi toke duket
afrohen zogjte e vegjel ne lugine.

Na duhet pra dheu
o njeri
qe bukuri t'i japim kesaj bote.
rilindin prinderit
dhe femije
e drite i falin kesaj toke.
 
Redaktimi i fundit:

Aver

VIP
Na futet ne dhè.

Para se te iki qe te bej vetevrasje po e votoj te treten.
 
Monique

Staf në FV.AL
Edhe pse me shume gabime ortografike 1 me terhoqi me shume persa i perket pasqyrimit te realitetit.
Edhe 3 me pelqeu por kishit hequr mumdesine per me shume se nje vote me sa pashe.

Suksese
 
NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Votova te paren!
Por dhe fundit eshte Teper e bukur!!
Suksese! :))
 
Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Uf.. me kte dheun na tmerruat :p

Suksese dhe urime te 3ve.
Vota i shkon 1shit :) eshte thejsht pa koment per 1 te vertete qe ka shprehur. Bravo
 
NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Loy e dashur te shpjegoj une pak me hollsi,se perse votat e sondazheve jane kthyer nga opsioni privat ne opsione publike,qe te jemi ok dhe me antaret dhe te tjeret.

Na ka rastisur shpesh qe nje krijim te arrinte zem shembull 12 vota,dhe nga keto 12 vota te kete vota te antarve te forumit apo vota te antarve aktiv,vetem 2-3.
Ka rastiur gjithashtu qe kur nga drejtuesit jane kerkuar verifikimi i ketyre votave nga ana e adminve,(pasi derguesit e antaret kerkonin sqarime,se qorra nuk ishin,kur dihej qe antar aktiv kemi 10-15,tek letersia, e votat shkonin 30) qe te mesojme ne mos eshte i njejti antar me shume llogari,ka rezultuar shpesh here qe ka qene nje antar"fantazem" apo me ndonje nofk ketu dhe ka happ llogari tjera,po i njejti per te mbushur nje krijim te caktuar me vota.
Me pas kaluam perfundimisht me rregullore te konkursit qe cdo vote te jete publike,ne forme qe te jemi ne rregull si me derguesit e krijimeve,votuesit dhe ndjeksit e keti konkursi.
Ju ndoshta keni harruar ta plotesoni ate opsion gjate keti muaji kur keni hapur sondazhin.
Por mendoj qe ne muajin ne vazhdim ai opsion qe votat duhet te jene publike duhet aktivizuar!
Pasi eshte nje element transparence si ndaj krijuesve tane ashtu dhe ndaj antarve dhe votuesve.
Eshte e cilsuar dhe ne rregulloren e konkursit ketu e 3-4 vjet!
Nese deshiron i hedh nje sy kur te kesh kohe dhe asaj.

Te pershendes!! :) Dhe te uroj pune te mbare me konkursin ne vazhdimsi!!
 
Nevertiti,

sinqerisht, nofkat qe ju mund t'i vini apo i keni pas vene anetareve, nuk mendoj se jane me interes publik. Dhe sidoqofte eshte prape gjithmone e ulet: pra gjykimi nga mbrapa.
Personalisht, kam çkam e them drejtperdrejt, dhe s'ka rregullore virtuale apo reale qe t'a modifikoje kete pjese. Vazhdoni si te doni me nofkat, ne lidhje me votat, edhe njehere mendoj se jane ne perpjestim te drejte me hapesiren krijuese qe lejon tema. Kaq.

Cilesimi qe i behet anetareve nga ju, fantazma apo jo te tille, eshte prape problemi juaj. Jo i votuesit, as i publikut.

P.S. imagjino çfare tragjedie kur te mbarrojne nofkat drejt nje apo disa anetareve qe nderkohe kane marre rrugen per lart e me qejf te madh.
 
Redaktimi i fundit:

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Nevertiti,

sinqerisht, nofkat qe ju mund t'i vini apo i keni pas vene anetareve, nuk mendoj se jane me interes publik. Dhe sidoqofte eshte prape gjithmone e ulet: pra gjykimi nga mbrapa.
Personalisht, kam çkam e them drejtperdrejt, dhe s'ka rregullore virtuale apo reale qe t'a modifikoje kete pjese. Vazhdoni si te doni me nofkat, ne lidhje me votat, edhe njehere mendoj se jane ne perpjestim te drejte me hapesiren krijuese qe lejon tema. Kaq.
Loy me lexo me kujdes.

Derguesit duan qe krijimet e tyre te respektohen.
Dhe nese keta dergues do dyshojne qe nje nder krijimet nuk votohet drejt,(dhe votohet pa asnje kriteri qe une te kem mundesine te shikoj emrat,apo te protestoj nese shikoj dicka te padrejte) keta krijues nuk kane mundesine te klikojne mbi votat dhe te shikojne emrat e antarve qe i kane vutuar krijimet e tyre.
Absulutisht keta dergues sdo dergojne me.
Kete ta them si eksperienc nga e kaluara e keti konkursi qe kam drejtuar dy vjet,dhe realisht letersia dikur ka pas dergues shume.
Por gjithnje ka qene nje konkurs me debate,dhe ne rrjedhen e viteve kane shterruar goxha derguesit.

Pra eshte dicka e thjesht;
Nese une zeme shembull,sjell nje krijim dhe nderkohe gjykoj ose nuk kam mundesine te shikoj se nga kush jam votuar ,dhe shikoj qe ka krijime qe arrijne me 10-15 vota dhe sdi kush i ka dhene,me duket sikur nje tip padrejtesie.
Kjo ska te bej me nofka,por me votat reale ndaj ketyre krijimeve qe jane reale te derguara.
 
Gjykimi zakonisht eshte i prere, s'ka hapesire per protesta ore e çast. Fakti qe ka patur dergesa nuk do te thote me doemos qe jane cilesore, dergesat. Ashtu si nuk do te thote qe nje poezi e pavotuar eshte e pavlere apo e deshtuar. Per te tjerat, çeshte per t'u bere do behet. Ajo qe ishte, i perket te shkuares dhe nuk ka baze analize ne te tashmen e as ne te ardhmen.
 
Loyalty

Anëtar i Nderuar
(...) Votova (...)
 
jana80

Super Moderator
Staf në FV.AL
i lexova te tre krijimet edhe kete muaj qenkan te gjitha ne rrjeshta...
nuk mund te mos votoj krijimin nr 1
per menyren si loz me fjalet, valle hedh me "detyrimet"
si i kthen ne goditje per ndergjegjen
per menyren se si shpreh realitetin

..

Ustallar me meritë muratorë të dalluar
baltosin ç’do cep në vrimat e shpuara
ato vrimat ku jeta gjithmon ka krijuar
ato hallet tona që kurr s’kan t’mbaruar

...( keto skan koment flasin vete aq qarte)

suksese te gjitheve.
 
NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Votoni,mos kursehi. :)
Beni detyrimin tuaj si qytetar forumor... :p
 
Loyalty

Anëtar i Nderuar
Votoni,mos kursehi. :)
Beni detyrimin tuaj si qytetar forumor... :p
Une po vras mendjen teknikisht si t'ja bej zbardhjes se votave... :-*
 
NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Une po vras mendjen teknikisht si t'ja bej zbardhjes se votave... :-*
Ske ci ben keti muaji ,as tekniket e forumit,se rregullojne dot hahahahahaha.
Vec muajin tjeter tani zbardhi.
Ti tani bej gati lajmerimet,publicitet dhe reklama , :p per dergim krijimesh muajin qe vjen .
 
Loyalty

Anëtar i Nderuar
Ske ci ben keti muaji ,as tekniket e forumit,se rregullojne dot hahahahahaha.
Vec muajin tjeter tani zbardhi.
Ti tani bej gati lajmerimet,publicitet dhe reklama , :p per dergim krijimesh muajin qe vjen .
Ketrushi thote qe do fitoje me merite 1-shi. :)
 
Loyalty

Anëtar i Nderuar
ik thuj ketrushit te votoj te dyten ,se ka ngele ai krijim si gjynah ahahahaha,ate bej.
Ja do e veme ne seder shpirtmiresine e ketrushit... :-D
 
NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Ja do e veme ne seder shpirtmiresine e ketrushit... :-D
E jemi qe jemi ,thuaj te me japi e ndonje like,(te mi kursej dislaiket,se zene pika e sherrit me mua,ahahahahha,beja te ditur kete gje)
 
Monique

Staf në FV.AL
Une po vras mendjen teknikisht si t'ja bej zbardhjes se votave... :-*
Nese je e interesuar ne fund te muajit i nxjerrim me screenshot votuesit.
Sepse tani qe tema eshte hapur nuk klikohet me opsioni i votave publike.
Me thuaj dhe ne fund te muajit i publikojme nese mendon se duhet.
Gjithe te mirat
 
Nese s'ka manipulime, per mua eshte ok keshtu. Nese mendoni se ka dicka qe nuk shkon atehere mund te zbardhen. Personalisht mendoj se eshte me mire qe te vrasim mendjen per krijimtarite ne vazhdim per dy arsyje: per te percaktuar anetare te rinj brenda letersise edhe per te rritur nivelin e krijimtarise, se ndryshe i bie te jene gjithmone te njejtet qe shkruajne dhe qe mund te marrin pjese diku tjeter. Tek konkursi i fotografise pshll. Gjithesesi, shihni dhe beni c'eshte me e bukur per forumin. Une personalisht nuk nisem asnjehere nga parimi qe fituesi nuk meriton fitoren.
 
NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Votoni popull dashtunn shume. :p
 
Loyalty

Anëtar i Nderuar
Nevi ti meriton nje medalje me vete per promovimin e temes.
 
Loyalty

Anëtar i Nderuar
Ditet e fundit per te votuar tek krijimet e muajit maj.

Tema per muajin qershor do te jete Copeza Udhetimesh, do ishte mire te lajmeronit te gjithe ata qe kane deshire te marrin pjese ne konkurs per te patur sa me shume larmi. :)
 
kitrra 123

plak gjufurrak
vegimet e humbura ka voten time
 
Loyalty

Anëtar i Nderuar
Danger, voto qe te jete vota efektive. :)
 
Top