• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Krijimet e muajit Maj 2020

Krijimet e muajit Maj 2020


  • Totali i votuesve
    28
  • Poll closed .

Desa

Temet Nosce
1. Ti
E thjeshtë dhe mahnitëse në të njëjtën kohë. Monolog i autorit/es që na servon imazhin e protagonistit/es me shumë çiltërsi, dashuri e adhurim.
Shpirti i tij/saj i fali dritën dhe ndriçimin.
Por çfar i fali zemra?
Ndaj nuk e votova 🙂


2. Vdekja e vdekjes
Vdekja natyrale që krijon trishtim.
Jeta që jep guxim.
Dashuria që mund frikën.
Mesazh i bukur për Jetën, Dashurinë dhe Vdekjen.
Një shkëputje mes termeve bëri që mos ta votoj 🙂


3. Te dua jete!
Një optimizëm që ka vlerë në vete, i shprehur me fjalë direkte dhe tërthorazi.
Jeta në jetë apo ai/ajo jeta i/e saj?
Këtu ra vota ime 🙂


4. Filofobia ime ti!
Të kesh frikë dashurinë dhe të thurësh vargje për të! Hmmmm
Mos vallë mendohet e kundërta e asaj që nuk u vu në thonjza?
Nuk e votova 🙂
 

Desa

Temet Nosce
5.Blu e thonjte...
Në çdo varg ndjeva një histori. Në dimër e pranverë.....Në plagosjen e blu-së në thonj ku fitorja është - një mendim për të? Një kundërmim imazhi!
A ja ka vlejtë?
Nuk mori votën time 🙂


6. Kati pare
Më pëlqeu qortimi me fjalë poetike, mllefi i nxjerrur nga krahërori pa fije tonesh të larta zanore dhe vetëbesimi i pamohueshëm.
Nuk mori votën time pasi njëherë i drejtohet me ‘ju’ e herën tjetër me ‘ti’ 🙂


7. Gjysma e munguar
Mungesë e shprehur me butësi, mall, elegancë....
Disi më la përshtypje se i mungonte vetëm në ëndërr!
Prandaj nuk e votova 🙂


8. Asgje si dje
Përshkrim i bukur i një realiteri të hidhur. Më mungon shpirti letrar që do gërshetonte një reflektim, për një të nesërme eventualisht ndryshe.
Mbetet thjeshtë një mendim. Nuk mori votën time 🙂
 

Desa

Temet Nosce
9. Hijet e ikjes...
Ndjehet një shpirt i tronditur, mos them me pasoja mentale se do ishte vlerësim i egër. Të jep imazhin shumëkahësh mes: agonisë, deja vu-së, ëndrrës me sy hapur. Nuk munda ta përcaktoja ku, ndaj nuk mori votën time :)

10. Sirtar i vjetër
Ndjenjat dhe dashuria në sirtar u takojnë kujtimeve, që kthehesh pas dhe buzëqesh kur i kujton. Një dashuri e pafat, që nuk meriton të ekzistojë ende në formën e përshkruar në vargun e fundit. Prandaj nuk e votova :)

11. Vallezo me mua sonte
E votuar :)

12. Enderr e trishte
Kur e gjitha titullohet si ëndër, e mohon në fakt ekzistencën e një dashurie, sa do i trishtë të mbetet kujtimi për të. Nuk e votova :)


13. Rob i saj
Më pëlqeu vendosmëria për të ecur para. Më pëlqen konkludimi përfundimtar se ajo që ishte dje, nuk është më sot. Por, nuk e lidh dot me 'Rob' i saj/kujtimit! Ndaj nuk e votova :)

p.s.
Ju falenderoj që shkrimet e juaja ishin të hapura për vlerësime konstruktive.
Gjithashtu ndjesë për tentimin për të improvizuar një kritike letrare, se nuk jam.
Ishte thjeshtë perceptimi im i ndjenjave tuaja të shprehura në vargje 🤗
 

sofia

Antarë i Respektuar
6. Kati i pare
Nuk eshte mosperputhje ndermejt paragrafeve, po mosperputhje mes mendimeve te personazhit! Do ta gjeja veten ne cdo cast ne kete proze. Tjetri mund te thote cte doje po nuk mund te bluaje me mendje ato cka ai qe eshte prane bluan ne mendje. Duke imagjinuar efekte vizuale, behet me e afert si tekst. Me pelqen qe ke kaluar nga nje teme ne nje teme tjeter, sepse kjo eshte puna e trurit tone, kamon nga nje sektor ne tjetrin dhe nuk e kupton si ndryshoi sektorin aq shpejt sidomos kur eshte ne dyshim." Nje veprim moskokecares nuk do te thote qe nuk je inteligjent."-kete mesazh mora une. Nqs ke nje subjekt ne mendje vazhdoje se do te te dale shume interesant.
7. Gjysma e munguar
Fillimisht nuk e kuptoj nese eshte poezi apo proze. Fillon si poezi po vazhdon si proze....forme gati interesante e ndermjetme. Me pelqeu shume futja e pyetjes: "Vallezojme?" ne fillim te paragrafit te dyte dhe menyra se si pas fjalise hyrese ngjarjet rreshkisnin njera-pas-tjetres. Po nuk duhet te biindesh ate qe ke ne krahe per ate qe je, sepse para se te jesh per ate, je per vete. Duket si nje histori vere, po vera nuk zgjat gjithe jeten apo jo?
Per mua, kujdes me organizimin e paragrafeve dhe fjalive brenda tyre! Shpresoj te degjoj me shume prej teje ne te ardhmen!
.......
 

Frank

The S of all F.
9. Hijet e ikjes...

Nje lume fjalesh pa kuptim, me ca metafora qe po ti lexonte Niçja do shkulte mjekrren me piskatore lool
Nuk e di por nuk lidh dot asnje fjale me nje tjeter realisht.
Duket sikur i eshte shkruar nje kujtimi por pa sukses. :p
Rititullimi: "Mu ka prish busulla"


10. Sirtar i vjetër

Me keputi shpirtin!
Kush ka qene ai/ajo shpifs/e qe i ka thyer zemren personazhit ne krijim?!
Ngordhte ishalla! lool
Shkruar bukur, mendime te lidhura.
Rititullimi: "U prish dollapi"

11. Vallezo me mua sonte

Ohhhh, vallezim "erotik" hedhur ne germa.
Çdo germe nje frymemarrje, çdo fjale nje peshperime, çdo fjali nje puthje.
Shkurt e Shqip per te varur veten me llastik brekesh tek portollamba e garazhit. lool
E megjithate e shkruar me lezet :p
Rititullimi: "Plaç, ku je"?!

12. Enderr e trishte

Me falni po pse qeshni?!
Me ndjeni por ky krijimi duket si: Per inat te vjerres shkova me mullixhiun. lool
Qenka plagosur personazhi ne krijim dhe nga frika pyeti komeshiun: çfare ngjyre ka gjaku. :p
Ca vargje mire duken, ca te tjera te palidhura mire.
Rititullimi: "Qesh se nuk qaj"


13. Rob i saj

Oh sa bukur, me pelqen ky krijim por se di pse. lool
Gjithmone "kurre" do jete ajo pergjigje gjithsesi.
Vete e pyete, vete u pergjigje.
Vete gjykates e vete avokat.
Vete ashtu e vete keshtu dhe ne fund "Une", dmth ti :p
Mire eshte e shkruar.
Rititullimi: "Me marrç pleshtat" :p

Dhe une votoj...
Kujt i bie 10, eshte e verteta :p
Vallezimi mori voten time.

Vazhdoni shkruani dhe mos lexoni ça them une se kot ja fus lool
Jeni me te miret.
 

sofia

Antarë i Respektuar
8. Asgje si dje ..Me fal autores/autorit sepse e kisha menduar si proze dhe e kisha anashkaluar per momentin..... Po, asgje nuk eshte si dje, ashtu sic e nesermja nuk do te jete si sot. Pas vargut te trete, merret lehte me mend se si do te vazhdoje e gjitha, pra pjesa e dyte do te jete me shume mundesi nje antiteze dhe do te perfundoje me pjesezen "jo". Kjo i zbulon padashur misterin e poezise. Mirepo pavaresisht mungeses se misterit ndjenjat jane aty, njerezit, objektet , po menyra e reagimit ndaj realitetit eshte ndryshe. 2 ishin vargjet e mia te preferuara ketu:
"Ajri eshte me i paster, megjithate qielli perseri nuk eshte blu, jo!" " Dielli perendoi edhe sot, ngjyrosi perendimin me te kuqerremte, naten e mire nuk na tha, jo! " Stli yt mbetet i yti, por dy sugjerime kisha per kete poezi per ndonje redaktim te mundshem: Pjesezen "jo" ta vendosesh here ne filim, here ne fund te vargut dhe te krijosh ne mos rime te brendshme, rime te perputhshme. Shendeti nuk do te jete njesoj si dje, por te uroj shendet te plote ne te ardhmen!

9.Hijet e Ikjes....Uau, nuk kam fjale!E lexova ngadale , po zemra po me rrihte fort, e etur per te vazhduar. Metafora kaq te plota gjenden ketu, ndjenja kaq te thella dhe ajo cka merr jete eshte relaksi. Nuk e kuptoj nqs ka apo jo nentekst apo eshte thjesht fantazi, po gjithcka vesh metaforikisht mendimet per nje cast. Te pergezoj jashtezakonisht shume per fjalet e bukura, emocionet qe percolle, si dhe qe nuk perdore si teme : dashurine per ta vazhduar kete proze. Do doja qe se paku kjo te shihte driten e botimit sepse e meriton!

11. Vallezo me mua.....Fillimisht mendova se pjesa ku ke perdorur anaforen "larg" ishte e preferuara ime, po pastaj zbulova qe e gjithe pjesa poshte klasifikohej si e preferuar per mua. Pjesa siper kesaj me duket klishe dhe struktura e perdorur nuk jep dallim se cilit tip te lirikes i perket: prozes apo poezise, cka e komplikon pak situaten e te lexuarit! Me pelqen qe gjenden shume shprehje magjike ne kete poezi gjithsesi. Shpresoj qe dashuria te zgjase perjete ne jeten tende dhe jo vec nje nate! Dhenc maksimumin tend heres tjeter!

Ju lumte te gjitheve!
 

Moonlight

With or Without u
Staf në FV.AL
Pershendetje te dashur antare,

Edhe ky muaj u mbyll dhe fituesi per kete muaj eshte @Didi me "Sirtar i vjeter"!




nderkohe vazhdojme me krijuesit e tjere:

1. Ti - @ZHIGO



2. Vdekja e vdekjes - @kitrra 123



3.Te dua jete - @Harbin



4. Filofobia ime ti! - @Desa



5. Blu e Thonjte - @Hera



6. Kati i pare - @Vajza



7.Gjysma e munguar - @Bebw



8. Asgje si dje - @Frank



9. Hijet e ikjes - @NeVertiti




10. Vallezo me mua - @Monique




11. Enderr e trishte - @Arfenilla



12. Rob i saj - @Senseo





Ju dua shume , jeni me te miret dhe vazhdoni...vazhdoni shkruani :love::love::love::love::love::love:
 

NGU

Wild child full of grace 💫
Uuu @Didi o "kritikuese" ti e paske qendisur ate e ishte shume shkrim i bukur, urime:)
 
Private conversations
Help Users
    Top