• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Krijimet e muajit Qershor: Copeza udhetimesh

Krijimet e muajit Qershor: Copeza udhetimesh


  • Totali i votuesve
    15

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Nekete nate

Me sulmo ...
E mosle pa shfaq ate egersi
Gjersan’horizontin e t’vdekjes sime
T’meringjalle dihatja yte
Ne veshet e mi ….

Me skllavero …
Embreteria yte mbi mua te kete pushtet
Gjersan’fund te nates se erret
Te shof qe ndrin yll i ri

Me robero ….
Te behem rob i hireve tua
Gjersan’fund t’kerkimit te pafund
T’meshfaqet bote e pa zbuluar

Me pushto…
Sic pushtohet toke e premtuar
Gjersa n’fund t’shkretetires se deshperimit
Te shof lulen e gezimit

Me liro vetem atehere
Kur n’krahete mi ndihesh mbretereshe
Gjersa ne kulmin e ngopjes
Shfaqet piku i urise

* * *

Perendeshe


Fustan-i-purpurte
si lastar permbledh
floket permbi supe
derdhen porsi bredh.

Shtat-i-lidhur krejt
skulpture gdhendur urte
hapur syte si yje
buzet-puthje-bute.

Cupe si-nje-shelg
ecen mbreteron
rruget dritherojne
sa here i pershkon.

Hapi kalerues,
natyre qe drejton
fustani me lule
perla ligjeron.


* * *

Zogjte e parajses!


Plot ngjyra si ylberi e besnik deri ne vdekje perkundeshin nga flladi e reflektonin hijeshi.
Deti poshte tyre perthynte valet ne magji duke shperbere smeraldesine ne zafir.
Aty kam njohur guralece memece e palma me ze harmonik...
Bota e djeshme kishte perfunduar ne nje tenxhere e valonte si nje reçel, me e koncentruar se nje leng; embelsisht, paqesisht,
shijuese, reflektuese!
Buzeve iu ishte vene çeles, nuk lejohej as edhe nje fjale, me nje pelhure te portokallte, trupin mbronim nga ajo vape!
Ne duar mbanim nje tas lemoshe, ku dikush hidhte ushqim, dikush ndonje monedhe e te tjere ndonje lule pa kembe ...
Ore te tera meditimi, ne kerkim te syrit te trete nderkohe nje pjese e te ditures te kujtonte qe kisha dy te tilla e asgje deri ne ato çaste nuk kisha pare... Asgje!!
Ne oret e darkes ambienti mbushej me aroma te çuditshme nga ekzagjerimi i luleve ne dhurate, ishin dehese, droguese, deri ne te renda per stomakun e pangopur ...e zura veten mat te pyesja ne do i kishin pelqyer BUDHEs gjithe kjo ere..*
Po pyesja per te tjere??*
Mbase po hapej syri i trete...!!
E ato zogj me emer te çuditshem me benin te ngrija shikimin ne hapesire, ndersa shoqja ime vendosi kur te vinte serish ne jete te ishte nje e tille...
Udhetimit tone te veçante i erdhi fundi, ne avion kishte shume turiste degjonim ç’kishin pare e ç’ qytete kishin vizituar, ç’ ushqime sherbehej neper rruge.. si te gjithe hotelet dhe kamarieret me minifund ishin te ndryshem ne gjini...
E pytjes ku kishim qene ne e çfare kishim pare... na mjaftonin shume pak fjale...
Dete i smeralte,manastir pa turiste dhe...zogj parajse te papare pushime pa asnje aktivitet e pa asnje fjale!!



* * *

"Ne kafenene Andreas “

Dielli ndriconte si asnjehere ate mengjes heret,vera kishte shtrire duart e saj te ngrohta neper kaltersine e detit, vishte qiellin dhe zbriste krejt lozonjaritet mbi rruget e asfaltuara .Kjo e fundit s eshte qe preferonte shume,pasi i nxehti i saj i jepte nje shkelqim te zi, temperaturat e pervelonin.Por vera eshte largpamse , tek e shihte rrugen qe i pergjerohej diellit ,i premtonte vjeshten me ngjyra dhe shira.
Mengjeset zakonisht ne udhetim kane nje tip magjie,dielli te duket sikur lind me heret,guguzhimet e jetes se perditshme kur vijne nga nje nate e pa gjume,perplasen rreth teje kane tjeter ndjesi.
Dhe bashke me keto mori mendimesh ,autobuzi ndaloi,perpara u shfaq nje horizont blu,det,qiell dhe mal.
Nje kafe qe dukej sikur kishte gjithe naten qe priste ne,karrige druri me ngjyra, qe kujtonin ylbere verore,lulkuqet ishin pjalmezimi i kafes,kishte dy tre kafexhinje te hershem. Te lagjes, sic duket kishin trokitur para nesh, shijonin kafen e tyre te mengjesit.
Ishte nje peisazh qe te perpinte me magjine e tij.
U ulem ne tavolinen e dyte qe vinte ne rradhe ,ne kete lokal buze detit,pak sa te lodhur por dhe plot mendime nga nje nate udhetimi qe kishte filluar nga nje qytet ne veri dhe kishim arritur ne jug.
Andrea!- u degjua nje ze nga thellsia e lokalit,merru porosin zoterinjve! ,Hapat e tij po afroheshin drejt nesh,nje djale me trup mesatar,i qeshur dhe plot jete ,duhej te kishte fjete mjaftueshem mbreme,se i shkelqenin syte,jo si ne qe pavaresisht kenaqesise se udhetimit,gjume ne sy skishim fut ne ato sendilje autobuzi.
Cfare deshironi te porosisni -u degjua zeri i tij i ngrohte.

Nje ekspres,nje gote uje ju lutem!
Andrea u largua per nga banaku,sigurisht levizja e tij e rradhes do ishte nje tavoline tjeter,e nje tjeter e nje tjeter..keshtu ciklikisht,ishte puna e tij . Ne fund te fundit cdo gje ne jeten njerzore ngjan ne forme cikli,Andrea ne forme cikli shkon tavoline ne tavoline.Ne ne forme cikli jetojme nje dite akoma, e nje tjeter,deri sa rrethi mbyllet, dhe cfare ka rrethi brenda shuhet.
Eshte cuditshem nganjehere kur humbet ne keto lloj dimensionesh mendimesh,shikon cdo gje si nje cikel te mbyllur qe ecen qetesisht ne trajektoren e tij.
Dhe te duket sikur askush nuk ndalon,askush nuk ankohet ,dhe mekanikisht trajektorja e rrethit vazhdon deri ne infinit duke nderruar ushtaret e tij.
Ne cdo pershkrim trajektorje ai hedh nje ushtar brenda rrethit, i cili flijohet per nje tjeter trajektore te re,te nje ushtari te ri.
E keshtu jeta premton jeten,duke na e rimesheruar ate ne nje flijim jete.
Cikli,cikli i jetes.
Si keto vale qe tani vinin e preknin kembet e mia ,kembet e tavolines,pastaj terhiqeshin ne "token"e tyre meme, ne detin e kalter.
Dhe ato bejne ciklin e tyre te mbyllur,vijne dhe ikin.
Slodhen ,nuk ankohen as kur stuhite apo ciklonet i bejne te "vallezojne" ne lartesi te medha,e neper shkembinj i perplasin,ato prape paqesisht qetesohen dhe bejne ciklin e tyre.
Sot lagin kembet e mia ne forme romatike,ndoshta dhe te Andreas,aty afer,qe po merr porosine e rradhes.
Neser do kene rrugetare te tjere keto tavolina,kjo kafene ,por dhe kjo ne vetvete prape nje cikel te mbyllur ben.
Hundet mu hapen,nga aroma e forte e ekspresit,Andrea me buzeqeshjen e tij te embel,zgjati doren duke vene para meje ekspresin,ju befte mire zonje -u degjua zeri i ti plot xhentilese .
Shija e atij ekspresi ne ato momente mund te krahasohej lehtesisht me nje nder kenaqesit e medha te jetes,ndoshta nga nata e udhetimit zgjuar,ndoshta ngase tashme me vitet rreth ciklit te jetes ,mesojme te lumturohemi me gjerat qe vertet kane lumturi ne to,ato gjerat e vogla ne dukje e te medha ne shijim.
Nje det i tere na priste,uji kristal dhe nje qiell qe premtonte dashuri me detin ,syte mu humben ne blune e tij, do riktheheshin tek kafja perseri, ndoshta ne perendimin e diellit. per kafen e dyte,te servirur nga Andrea.

 
Last edited:

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Urime per krijimet,do rikthehem per komentet e mia.
Pasi Tani jam me ceular.
Loy e dashur,rregulloj Pak sistematikisht,pasi dy krijimet e fundit rezultojne pa hapsire mes tyre.
Do kesh qene me cel me duket.
 

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Jo me PC, por ka ndonje problem teknik qe i ve ngjitur. Mbasdite do provoj ti redaktoj serisht... :)
 

Monique

../\../\...................................
Staf në FV.AL
Urime te gjithve , votova 1 sepse ishte nje copez dashuri
Bravo nga shpirti kush e ka shkruar.....nje ndjesi prehje me dha
 

jana80

Super Moderator
Staf në FV.AL
edhe vota ime shkon per krijimin e pare shume i bukur !
edhe krijimi i dyte me pelqen ne strukture ku vecon krijuesin ne rrjeshtin e pare te tre strofave te para...
suksese te gjitheve!

ps loy dy krijimeve te fundit jepi te njejten force ngjyre pasi ngjan sikur thekson dy te parat e ne fakt theksohen..
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Vota ime shkon per te paren!!
Eshte teper e bukur!
Urime te gjithe krijuesve!
 

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Urime te gjithve , votova 1 sepse ishte nje copez dashuri
Bravo nga shpirti kush e ka shkruar.....nje ndjesi prehje me dha
U kry. :)
 

kitrra 123

plak gjufurrak
E kam thene se pizit nuk m'pelqejne sepse yhyyyyy jane te thella e pizi e mire eshte ajo qe ne te duhet te zhytesh thelle e te nxjerresh shume gjera e ndoshta me shume se sa munde te shkruhet ne nje roman :):)

Proza, proza pak me e gjate dhe e nderthurur ne fjali me bene me shume pershtypje. Aty tollovitem mes rreshtash e mundohem te gjeje nonje gje te bukur. Kesaj radhe, meq dhe m;ka marre malli per nje kafe, voten i nap: "Ne kafenene Andreas “
 

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Diamant Diamant keto te fundit... :)
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Ejjj votuesit tjere ku janeee? :)

Ajo pjesa me zogjte e parajses ka nje trajt te bukur filozofike dhe jo vetem.
 

Loyalty

Anëtar i Nderuar
...Llokum eshte faktikisht...
 

jana80

Super Moderator
Staf në FV.AL
per inat te nevit qe ben publicitet temes qe foto mahnise..
thirrje me shkrim simpatizanteve te temes se krijimtarise ..ku jeni?
keni votuar te gjithe?
 

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Une votova 1-in si shumica, por edhe mund te mos me quhet vota si moderuese e temes qe jam. Nga muajt e tjere do jem asnjeanese. Personalisht, ZOGJTE E PARAJSES ka kuptim engjellor dhe te paprekshem per mua!!!!!!!! :jastek: :fam:
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
per inat te nevit qe ben publicitet temes qe foto mahnise..
thirrje me shkrim simpatizanteve te temes se krijimtarise ..ku jeni?
keni votuar te gjithe?
hahahahahahaha,eh cte thane?!
Kane votuarrr?

Votoniiii,komentoniiii,letrarikisht. :p
 

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Psss... ja dhe nje vote per Zogjte e Parajses. :)
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
shyqyr maaa,se realisht eshte shume krijim i bukur.
Noj vote tjeterrr ka apooo ncuqqq?! :p
 

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Ja sa t'i lexojne...
 
Top