• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Krijimet e muajit Shkurt 2020

Krijimet e muajit Shkurt 2020


  • Totali i votuesve
    37
  • Poll closed .

Monique

Inhale the future, exhale the past!
Staf në FV.AL
Pershendetje , :)

Dhe ja ku filluam nje vit te ri , me krijime te reja ,por me tradite te vjeter...
Mezi pres te sjell ne syte tuaja krijimet e antareve , te cilat do hapin siparin e nje viti te ri :)


Tema per kete muaj te pare eshte : Shkurt - Vals Dashurie


Dhe le te fillojme show...


1. Pergjysem

Ndjehem i verbuar
ndaj kesaj drite
qe perthyen copezat
e ketij shpirti te plagosur.


Perkundja e endrres,
me ty, me mua, me ne te dy,
i mbeti ne fyt
frymemarrjes time te heshtur.

Marramendja ime,
ushqehem me ty,
dehje e pergjysmuar,
ne te dy.

E nese asnjehere,
s'do jesh imja,
kurren e kurres
s'do kete asgje me te bukur
se gjumi im nen solfexhin
e ndjenjave me ty.


2. Buzëqeshje

Nuk kam shumë pasuri dhe as nje jetë ekstravagante, por të kam ty e dashura ime qe sdo të nderroja për asgjë në botë.
Do të marr disa minuta kohë , kësaj here jo për të kërkuar diçka po për të falenderuar për gjithçka çfare ke bërë për mua .
E shtrenjta ime ti më ndriçon , më këshillon , më jep forcën, me kthen buzëqeshjen .
Mundem të jem kudo në botë, por asnjëhere nuk do ndihem si ne perqafimin tënd.
Disa njerez deshirojnë të jenë të bukur të, pasur... kurse une?!
Unë deshiroj të jem e lumtur me ty e bukura ime.
Ne jetën time të kam njohur vetem ty me vlera të larta dhe me durim të madh.
I mesova te gjitha vlerat e jetes e më ke bërë që sot të eci me kokën lart, fal teje Nënë.
Me krenarine më të madhe them që ti je Nëna ime , buzëqeshja ime,loti im.
Dashuria ime që nuk kerkon kushte je ti Nënë.

Te dua pa fund!


3. Kujtimet

Si cdo nate tjeter me rremben neper mendime,ne ato mendime qe kur me veniten me rrenqethin shpirtin...
E mban mend oren 12 kur me rrembeje ne krahet e tu e kur hena na bente shoqeri dhe fytyrat tona gjysem te zbuluara nga shkelqimi i saj ?!
Ku dimri na mbeshtillte nen vorbullen e tymit e ne ngroheshim me frymarrjet tona ?!
Me ate shtellungen e tymit qe krijohej kur merrnim fryme ne krahet e njeri tjetrit e ty ste linte te adhuroje cdo detaj te fytyres time!?
Ato sy...ahhh syte e tu qe me dehnin sa here me shikonin embel!
Zeri yt melodioz qe me pushpuriste sa here kisha frike te flija: “Fli vogelushe,un do jem ketu prane teje”!
Lutesha cdo dite per ty ,lutesha dhe per veten qe kjo lumturi mos te mbaronte kurre !
Cdo ore ishte minute ne krahet e tua dhe cdo dite ishte pak te jesh me ty !
Me shtrengoje doren neper rrugica e me perqafoje aq fort sa doja ta hapja gjoksin tend te futesha brenda tij,me thoje une jetoj tek ty e ti jeton ne mua !
Qetesohu vogelushe,erdhi koha te flesh embel nen kujtime!


4. Pesha e mallit

Sonte,
ashtu si dhe shume nete te tjera
kur hena eshte e plote.
Qendroj mbeshtetur ne parvaz,
Lehte.
Se me duket sikur me vret mishin,
shpirtin pesha e mallit.
Ne pragun e nates,
e pagjume si shume here te tjera,
Notoj ne kujtimet tona.
Ne duar mbaj lulen me te cilen
dikur luanim lojen "me do - s’me do".
Sot,
ne cdo petale eshte qendisur
nje germe qe zgjohet e me flet.
Jehona zerash kumbojne ndjesite
Qe i lame peng
Hena e plote me prin ne cdo
perqafim te padukshem qe nuk e jap dot.
Hene e plote, une gjysem!


5. “E mban mend?!”


Kjo eshte ajo pyetje e cila me ben te ndihem e zhveshur, e dobet, me nje keqardhje karshi vetes , ndjesi e dores mbi shpatull, si nje fraksion sekondi e gjitha te kalon duke te lene therjen qe shkon deri ne kocke….
Do te dish se kush do bente ndryshimin tani? Pershperima jote ne veshin timin dhe ai togfjalesh I ndjere si kurre me pare – Te dua!
Dhe gjithcka ne menyre kaq naïve do rridhte si uje kristal e heshtja do thyhej nga brishtesia e zerit tim…”edhe une”
Imagjino per nje moment sa boshlliqe do mbusheshin e do merrnin jete edhe njehere ,nese gjerat do ishin ndryshe mes nesh. Mund te kemi dashur shume njerez ne ditet e kaluara, por asnjehere si sot, asnjehere kur dy zemra behen bashke si ne.
Nje dite do rikthehem tek ti , e di…por do vij kur te jem e zhveshur e tera nga pengjet e mia, e qete. Do te rigjej edhe njehere brenda teje ate qe dikur njoha, zemren pezull, dehjen e shpirtit, fytyren nder duart e tua…
Ajo nate , ajo me vjen shpesh nder mend dhe ne fjalet qe thame ndjeva se bota ndali hapat e saj per pak caste….te kujtohet?
Te vetmit qe leviznin ne menyre te pakoordinuar e pa busulle orientimi ishim une e ti…
E mban mend kur me the – Do me mungosh?!
Une po…s’mundem ta harroj.
E ndersa kthehem pas ne kohe , ne ditet tona me te mira me kujtohet se zgjimi im ishe ti, frymezim ishte dita ime me pranine tende , ahh fryma jote ne mua zhytur ishte emocion qe nuk mund te perseritet me… kam bindjen per kete!
Te premtoj se do te kujtoj cdo cast sepse vetem keshtu do ndjej se isha e lumtur qe te kisha edhe pse per pak.
Me syte mbyllur do imagjinoj edhe njehere veten perballe teje , te provoj nese mundem ti ndjej te gjitha ndjesite te gjalla.
E ne i paca humbur, do nisem ti gjej atje ku lene i kam. Sa shume lodhemi per te gjetur gjithcka qe na jep kenaqesi apo copeza lumturie, dhe sa kollaj e humbasim. E ke provuar te humbasesh ate qe te jep kenaqesi, lumturi , qe te ploteson?

Dreqin…une e kam provuar.
Nese sot do me pyesje cfare me mungon, do te thoja me ze te larte se me mungon vetja pasqyruar ne ty, e nese do me duhej te zgjidhja , pa droje ,pa u menduar dy here …do zgjidhja serisht ty.
Por ti nuk vjen , nuk pyet me, nuk je me ne ditet e mia dhe mua me mbetet vetem te te jetesoj ne kujtimet e mia ,sepse te tilla ke lene pafund. E ne endrrat e mia koken mbeshtetur ne ty kam dhe harroj mungesen tende, ndjesite qe dhembin , harroj gjithcka qe bertet se ti nuk je me!

Te kujtohet kur me the – “Do me mungosh”?
Une e kujtoj sikur te ma kishe thene sot…


6. Dimer serish

......Sot ne keto dite te ftohta duket sikur muajt jane dyfishuar.
Mungesa e pranise tende e ben cdo gje te duket e parealizueshme, por kujtimet me rikthejne ne jete dhe me japin fuqi e shprese se lumturia ime eshte paqja jote. E une vazhdoj ne keto dite te akullta, me hapa te vegjel e me diellin qe ka kohe qe s'me ngrohe te eci drejt nje jete te caktuar per t'a jetuar.
E strukur ne cepin e divanit, duke kaluar ne koke plot mendime ,vegimi yt me shfaqet e fytyra ime reagoi me buzeqeshje. Sa i lehte qenka ajri kur prania jote qenka kaq prane. Doren lehtas m'a hodhe ne shpatull, me kujdes e butesi u perkule per te me puth ne balle. Me kalove floket pas veshit dhe me sodite fytyren plot endje.
Trupi mu mbulua ne djerse te ftohta dhe s'po e kuptoja. U sprapsa nje hap dhe e habitur zgjata duart per te te prekur, e s'po mundesha te besoja qe ti ishe aty, me real se cdo here.
Po, po ti qendroje perballe meje. I forte si perhere ,me mjekren pakez te gjate qe e perfeksiononte portretin tend. Te cova doren ne faqe dhe e etur per nje perqafim tendin tu struka ne gjoks.
U tkurra aq shume sa ti mund te me mbeshtillje te teren vec me nje perqafim. U ndjeva e humbur dhe e hutuar kur ngadale me leshove e fillove te me pyesje per cdo gje. Madje dhe per ngjyren e ajrit qe une thith. Dhe per lulet e pranveres nese ato ishin plotengjyreshe si perhere. Per diellin,per henen,per yjet dhe shkelqimin e tyre. Ty te kish munguar cdo gje. Ndersa mua me kishte velur jeta dhe me mungoje vetem ti i dashur.

-Eeejjjjj

U degjua zeri i gjyshes ne korridor.
Une qe s'po dija ti bindesha tingujve te zerit te saj ,u hallakata ne batanijen e mbeshtjelle dhe po te kerkoja ty qe u zhduke sa hap e mbyll syte.
Ooohhh sa keq!
E dija qe do te me vije keto dite ne enderr. E dija qe prisje bisedat me mua, e dija qe buzeqeshja ime ishte meraku i patretur ,por nuk qendrove as per te ti thene perballe keto mendime. Megjithate ti e di me mire se kushdo se ne boten time ti je personazhi kryesor .....
Ashtu e hutuar nisa te ngrihem e ne koke me vertiteshin qindra mendime, por ajo qe mu fiksua diku ne cep te trurit ,ishte se ky muaj ishte muaji jote dhe per mua mund te quhej Mungese.


7. Momente në kohë

Nuk dua të ndal kohën.
Unë atë e dua.
Nuk mund të ndal buzëqeshjet, të rrahurat e zemrës,
se ato përsëriten.
As ndjenjën e dashurisë, as të ëmbëlin trishtim që ajo sjell.

Ah! Sa shumë kam për të dhënë…..

Ah! Sa shumë kam për të marë …..

E vrava kohën, e nuk u dënova.
Koha mua nuk më ndal dot!
Unë e jetoj momentin me ty,
e momenti mund te vdesë.
E ç´më bëhet vonë, kur unë jetoj në një moment të ri,
me ty,
jeta ime!


8. Sikurse dje

Kam mesuar qe sado te perpiqesh , jeta te perplas neper shkembij te thepisur.
Zemra te mbytura, tinguj te harruar, sy te zhubravitur dhe nje trup qe nuk e gjen fuqine te ngrihet.
Kujt valle i detyrohem nje falenderim?!
Po mendon se ty?!
Besome kur hapa syte sot ne mengjes, duke ditur qe tani ti kam dhuruar te gjitha , dhimbjet, merzine, izolimin e cdo virtyt te denje qe mendoje se i kishe, e doja veten me shume.
Ska me gjurme e as merita.
Jane disa gjera qe veniten zemer, por tek une jo.
Sikurse sot, cdo dite do jete me e mire.
Sikurse sot, do i buzeqesh mekateve te mia.
E sikurse dje, ty te mbetet vetem te heshtesh!


9. Se dashuria...

Dashnia pamjen ka ndrru
nuk është më si me parë.
Nuk është fresk pranvere,
as behar,
qe shpirtin ta flladite.
Nuk është llavë vullkani,
as zjarmi, që të djeg e të zhurit.

Tash dashnia nuk është
Shikim që të përvëlon,
as copë letre që trazon,
as etje kur mungon

Dashnia rrugë ka ndërru
nuk ja mban më nga zemra,
as tru.
Përmjes këmbëve tash kalon
rrugë pa rrugë rrugëton.
Nuk e di as vet cfarë don.

Është bërë si rrugë qorre
Ftoht, akull si nën vorre
Bredh rrugëve si e përdal
Ndërron trajtat pa ja ndal


10. Valsi i jetes..


Kur zemra te kerkon
mendja ashpër kundershton.
Te dyjat jetojne në brendësi
E trupit i japin energji..
hekuri lakohet ,kur hyne
ne zjarr!
i mencuri meson nga
budallai.
Udhtari i jetes je ti Vet.
Ku do te kalosh,
Liqen e det..
Jeta ,te sfidon cdo dite.
e zemres i jep nje fije celik..
E dine,se dielli linde me nje qellim!
Destinacionin ka ne perëndimi.
Nëse deshton sot,
kurre mos u dëshpëro
Bletes ja marrin mjaltin
por ajo prape
Punon..
 
Redaktimi i fundit:

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Urime!! :)
Mjaft krijime!
Te gjitha te bukura,por ngela mes 4-res dhe 9-tes. :))
Dhe nje fije timberi me dergon te votoj 9-ten.

Suksese te gjitheve!
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Sa sh krijime. Bravo! Mon ben nje pune super duke mbledh krijimet. 🤗
Suksese te gjitheve!
Do i lexoj me qetesi per voten.
 

Rrelse

Zikaltër⚫🔵
Staf në FV.AL
Më iku ky muaj, mendova se do postoheshin nesër.
Suksese krijuesve , vota ime shkon për krijimin nr 5
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
POezia 1, per mendimin tim nuk eshte poezi aq me teper e strofezuar? Ndersa permbajtja eshte mjaft e kendshme.

krijimi 2 mjaft modest, pa asnje figure letrare, apo fjale te goditura

Krijimi 3 nuk me ngjiti, asgje e re, shtellunga tymi qe hasen shpesh neper krijime te tilla

Poezia 4, jo keq, po vetem se ca fjali fillojne me te madhe kur duhen me te vogel.

Krijimi 5 ka perseritje, ngrihen pyetje por pergjigjet jane aq te thata dhe nuk e perfundova dot

Krijimi 6, Me pelqeu jashtzakonisht. Me beri ta imagjinoj krejt skenen e ngritur dhe fjalet sikur konkretizoheshin fizikisht para syve te mi.

Krijimi 7 vargje te thjeshta, por kaq. S'me krijoi emocion

Krijimi 8 poezi bruto, i duhej nje redaktim. Perseritja 3 here e "sikurse" e lodhshme

Krijimi 9-Mjaft i kendshem dhe i sjelle bukur.

Krijimi 10- Valsi jetes, nga titulli- prisja dicka me te zhdervjellet, me melodioze, me me ngjyra, ama poezia ka nje gjuhe sh strikte dhe te prere.

Mes 6tesh dhe 9tes votoj 6.

thjesht mendime personale mos i merrni afer zemres :)
 
Redaktimi i fundit:

Monique

Inhale the future, exhale the past!
Staf në FV.AL
POezia 1, per mendimin tim nuk eshte poezi aq me teper e strofezuar? Ndersa permbajtja eshte mjaft e kendshme.
krijimi 2 mjaft modest, pa asnje figure letrare, apo fjale te goditura
Krijimi 3 nuk me ngjiti, asgje e re, shtellunga tymi qe hasen shpesh neper krijime te tilla
Poezia 4, jo keq, po vetem se ca fjali fillojne me te madhe kur duhen me te vogel.
Krijimi 5 ka perseritje, ngrihen pyetje por pergjigjet jane aq te thata dhe nuk e perfundova dot
Krijimi 6, Me pelqeu jashtzakonisht. Me beri ta imagjinoj krejt skenen e ngritur dhe fjalet sikur konkretizoheshin fizikisht para syve te mi.
Krijimi 7 vargje te thjeshta, por kaq. S'me krijoi emocion
Krijimi 8 poezi bruto, i duhej nje redaktim. Perseritja 3 here e "sikurse" e lodhshme
Krijimi 9-Mjaft i kendshem dhe i sjelle bukur.
Krijimi 10- Valsi jetes, nga titulli- prisja dicka me te zhdervjellet, me melodioze, me me ngjyra, ama poezia ka nje gjuhe sh strikte dhe te prere.

Mes 6tesh dhe 9tes votoj 6.

thjesht mendime personale mos i merrni afer zemres :)
Do i marrim neper stomak lol
 

NGU

Wild child full of grace 💫
Yyyh krijime te bukura. Me pelqyen 6, 8 dhe 9.

Por do zgjedh 6.
Suksese te gjitheve:)
 

Imp4cT

Antarë i Respektuar
POezia 1, per mendimin tim nuk eshte poezi aq me teper e strofezuar? Ndersa permbajtja eshte mjaft e kendshme.
krijimi 2 mjaft modest, pa asnje figure letrare, apo fjale te goditura
Krijimi 3 nuk me ngjiti, asgje e re, shtellunga tymi qe hasen shpesh neper krijime te tilla
Poezia 4, jo keq, po vetem se ca fjali fillojne me te madhe kur duhen me te vogel.
Krijimi 5 ka perseritje, ngrihen pyetje por pergjigjet jane aq te thata dhe nuk e perfundova dot

Krijimi 6, Me pelqeu jashtzakonisht. Me beri ta imagjinoj krejt skenen e ngritur dhe fjalet sikur konkretizoheshin fizikisht para syve te mi.
Krijimi 7 vargje te thjeshta, por kaq. S'me krijoi emocion
Krijimi 8 poezi bruto, i duhej nje redaktim. Perseritja 3 here e "sikurse" e lodhshme
Krijimi 9-Mjaft i kendshem dhe i sjelle bukur.
Krijimi 10- Valsi jetes, nga titulli- prisja dicka me te zhdervjellet, me melodioze, me me ngjyra, ama poezia ka nje gjuhe sh strikte dhe te prere.

Mes 6tesh dhe 9tes votoj 6.

thjesht mendime personale mos i merrni afer zemres :)
 

Element

Anëtar i Respektuar
Rrishtazi në gjithë " krijimtarinë artistike" të publikuar ,,, vërejta se hëna është emërues i përbashkët 🤣🤣🤣.... dyshojë dyshojë 😆
 

kitrra 123

plak gjufurrak
1. Pergjysem

Ndjehem i verbuar
ndaj kesaj drite
qe perthyen copezat
e ketij shpirti te plagosur.

Perkundja e endrres,
me ty, me mua, me ne te dy,
i mbeti ne fyt
frymemarrjes time te heshtur.

Marramendja ime,
ushqehem me ty,
dehje e pergjysmuar,
ne te dy.

E nese asnjehere,
s'do jesh imja,
kurren e kurres
s'do kete asgje me te bukur
se gjumi im nen solfexhin
e ndjenjave me ty.

Nje poezi e shkruar mjafte bukur qe te shtyne te thellohesh dhe te kuptosh mjafte gjera. Nje humbje qe ndjehet thelle dhe e pershkruar mjafte mire mes rreshtash.
Tek rreshti i fundit kujtoje qe autori e kishte llafin per SolfeZh-in :unsure:

Vota ime - nuk e di.
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Shum dhimbje dhe humbje tek kto qe keni shkruajtur. Shkruajuni atyre qe keni, jo atyre qe s'jane me.

Gjithsesi, vota ime shkon per 9-en. Ka rrjedhshmeri si poezi dhe fjale te zgjedhura bukur. :)

Edhe krijimi nr.6 me pelqeu, mu duk si nje skene filmi ku cdo levizje e pershkruar me shfaqej perpara syve.

Suksese!
 

kitrra 123

plak gjufurrak
2. Buzëqeshje

Nje proze e shkurter, e lehte dhe pa ndonje figure letrare.
Nuk merr voten time.

3. Kujtimet

Nje limonate qe e kap me nje te lexuar. E bukur por jo nga ato qe t'i kthehesh per ta lexuar.
Nuk merr voten time.

4. Pesha e mallit

E filluar bukur por pastaj disi sikur e humbe kujdesin per ta vazhduar. Them se eshte shkruar ne shpejtesi pa ndonje kujdes.

Nuk merr voten.

5. “E mban mend?!”

Nje ndjejne kristali, e thyer, e hudhur ne ca rrjeshta mjafte mire te renditur.
Vota. Nuk me terheq aq sa poezia e pare.

6. Dimer serish


Nje shkrim qe me pelqeu por seq mu duk interesante kur ne kulmin e enderrimit te dashurise u paraqiten ca djerse te ftofte. Thjeshte kete smunda ta lidhe me shkrimin.
Vota. Nuk e di.


7. Momente në kohë

:unsure: :rolleyes: :unsure:

8. Sikurse dje
Se kuptoje se pse eshte ndalur me kaq pak.


9. Se dashuria...
Nje poezi e lehte e mire por e shkruar shkujdesur e ndoshta pa shume vemendje.
Vota ime. Nuk e di.


10. Valsi i jetes..

Hmmmmmm

Ne mes te 1, 6 e 9 -ntes kesaj radhe:

Vota ime shkon te poezia 1.
 
  • Më pëlqen
Reactions: Ivy

N0

Lost.
1. Pergjysem

Shkurt, bukur, paster dhe me pak gabime drejtshkrimore.
Bravo autorit!
I shkruan asaj, gjysmes, "ngecjes ne fyt", mund te jete edhe imagjinare se nese nuk eshte e tille personazhi ne fjale vuaka shume dhe me vjen keq. :p
Titulli mund te ishte edhe "Ne te dy . net" lol




2. Buzëqeshje

Nje leter ku i shprehet dashuria asaj qe i fali jeten dhe e rriti me aq shume dashuri.
Po ta dinte qe do verdallosej forumeve ve bast qe nuk do e rriste me aq shume dashuri. lol
Mendoj se autori/ja duhet ta kishte lene enigme personin te cilit i drejtohej pa e permendur duke perdorur ndonje metafore qe na linte te kuptonim.

Titulli mund te ishte edhe "Burim jete"


3. Kujtimet


Copeza kujtimesh te hedhura kuturu.
Nje çift pellumbash qe bejne gili vili duke tymosur cigare ose hashash. :p
E shkruar here ne te shkuaren dhe here ne te tashmen.
Kte kalimin nga ora 12 e nates tek rrugicat se kuptoj po nejse.
Titulli mund te ishte edhe "Ec se kam gjet mall te mire ta tymosim nga nje si dikur" :p



Ju lumshin duart dhe mos harroni shkruani dhe vetem shkruani.
Duke shpresuar qe komentet bazuar ne mendimet e mia nuk ju kane ofenduar "penen" ju uroj suksese.
 
Private conversations
Help Users
    Top