Krijimet e muajit Shkurt 2021

Krijimet e muajit Shkurt 2021


  • Totali i votuesve
    22
  • Poll closed .

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Adm
Pershendetje,

Dhe ja ku rifilluam nje muaj te ri per nje vit te ri

Duke falenderuar cdo krijues le te startojme kete sfide :)

Tema per muajin Shkurt ishte " Zemra ime ne nje shishe"

1.Purgatori i ndjenjave

Diten qe gjeta, rrugen e pluhosur te dashurise
Ti erdhe dhe e vodhe nga une
U ndjeva si e zhvendosur

E kam shkruar kete fat me duart e mia.
Tani dhomat e vetmise, po digjen nga erresira.
Ke depertuar ne zemer, por ka perfunduar.. Sepse nuk dua me premtime te rreme.

Tani nese me erdhi te qaj, cfare dallon?
Thone te qash eshte bukur, ndoshta kalon...

Ndize, ose shuaje zjarrin tend, dhe shikoje gjendjen time
Sillu ne cdo ane, dhe ngulitu thelle ne shpirtin tim

Ti ke ikur njeqind here, dhe perseri nuk kam mundur te te nxjerr prej zemre
Me ke shkaktuar dhimbje
Dhe smund te them qendro me mua

Dhemb...provova cdo gje, dhe perseri nuk kalon
E le dashurine ne mes te zemres sime,.. Si Gjemb
Bie bore brenda zemres sime
Dhe une smund te duroj te ftohtin

Qendro, ose ik me digj mua
Kuptoje, po vdes nese vazhdon te gjuash akoma
Mos I thuaj askujt, kjo dhimbje le te mbetet ne plagen time

Askush nuk braktiset
Nuk mashtrohet

Me duaj kur me pak e meritoj, sepse atehere kam nevoje me se shumti.

2. Rebel

Bum, grushti i pare...
E ndjeva sikur me goditi ne shpirt dhe ngriva.
Bum grushti i dyt i tret i katert apo i pest i nje ish boxisti te pjesa e siperme e makines nderkoh qe uleriste me aq fuqi dhe inat sa dalloheshin dhe venaturat e ballit:

"Mjaft! Boll! Qepe! Nuk te duroj mo!" - nderkoh qe makina vraponte.

- Do pushoj, qetesohu. Te lutem mos u shperqendro. Dhe mos ulerit sepse do e trrembesh dhe do qaj akoma me shum. Prit se cik do lodhet dhe do e zej gjumi. Bej durim te lutem dhe ndalo tek i pari autogrill qe te hyp mbrapa me te.

Bum grushti tjeter dhe ulerima pafund:
"Mjaaaaaaaaaaaaaft. Dua te vdes taniiiiii".

Femija mbrapa ishte skuq nga te qarat dhe as zeri apo dora ime nuk i bente me asnje lloj efekti. Vazhdonte rebelimin e tij sepse nuk donte te udhetonte... ose ndoshta kishte dhimbje... ose ndoshta thjesht donte te qante.
Aq fuqi perdori, sa qe u lirua nga segiolino dhe e mbajta me doren e majt deri sa me ne fund makina ndaloi.
Ashtu sic ishte me qafet e kuqe nga lotet e kripura, me buzeqeshi dhe me kerkoi me xheste qe donte te shtypte borin.
I ndriconin syt nga gezimi dhe hidhej nga qefi te sedilja duke me treguar kuadrantet para timonit. I veshtronte me kureshtje dhe tentonte pa rezultat te merrte vemendjen e babait qe pinte gjith nervozizem nje cigare aty ne parking.

E hedh nga inati dhe uleret perseri:
"Ti don te tallesh me mu, ti do me komandosh mu? Ta tregoj un ty dhe shife ca do t'boj po vazhdove duke ulerit" dhe nderkoh kap femijen pothuajse dy vjecare posht nga sjetullat dhe e sposton perseri mbrapa. Vogelushi ben rezistenc, qan dhe uleret akoma me shum. Un hy nga ana tjeter dhe e perqafoj nderkoh qe lotet tona mixohen trishtueshem dhe e shtrengoj pas vetes qe ta qetesoj.

Ai nuk don as mua... Me jep shkelma, grushta, shpulla, me kafshon dhe me cjerr nderkoh qe mbyll syt dhe filloj ti kendoj nje melodi duke i peshperitur me ze te ulur "ktu me ty eshte mami, mos ki frik, te mbron mami, qetesohu zemer".

Dhe ashtu e zuri gjumi me ate shikimin "pse?! doja vetem te luaja me timonin si babi" nderkoh qe e mbushja me puthje ne gjith trupin e vogel.

Me pas u zgjova.


Cfare ankthi... shyqyr ishte thjesht nje enderr e keqe.


3. E burgosur nen hijen tende

Sonte mund te shkruaj vetem gjera te trishta, melankolia me mbyt ne kete stine.
Sonte do te shkruaj per ty, per ne te dy dhe vargjet do dhembin, shkronjat do me sjellin ne mendje cdo kujtim tone.

Kujtimet tona ,ah sa shume ...netet e vona pa gjume duke biseduar deri sa agonte e nesermja.

Perse e dua kaq shume?! Por mbi te gjitha perse nuk e lejoje veten te vrapoj perseri tek ai?!

Te vrapoj si dikur ,te qesh dhe qaj ne krahet e tij, te behet forca ime, te jemi nje perseri .

Degjo zemren ...por zemra eshte burgosur ....
Shpirt dhe zemer te burgosur ne nje shishe!

Si u bera une keshtu?
Dhe ja ,jam perseri si me pare ...vetem .

Jam vetem sepse i largoj gjithmone ata qe me duan. Jam bere paranojake,i trembem dashurise dhe te qenurit e lumtur .

Leri gjerat te rrjedhin- i bertas vetes ,por e kot tashme eshte shurdhuar nga te bertiturat e kota.

E di ,pyes veten nese te kam perballe a do mundem te clirohem?!

Jo ,me mire mos ta mendoj kete gje, e si mund te te shoh ne sy kur une jam shkaktarja e dhimbjes tone. E pranova me ne fund! Une jam ajo qe prisha gjithcka,endrrat tona mbeten te kycura ne sirtarë dhe une nuk kam kurajo te kthehem pas tek sirtari jone.Madje nuk kam kurajo as te them me fal, ndoshta paskam krenari te tepruar edhe une ,edhe pse ty te kam akuzuar gjithmone per kete, jo ende se pranoj Si mund te kem krenari kur une po shkruaj ende per ty?

Ndoshta kam frike? ...po kjo ndoshta eshte, frika.

Me ty nuk kisha frike ,pa ty jam bere e nenshtruara e saj .Dhimbja te ben me te forte - thone- , ndoshta dhimbja do e mposhte friken,ose ndoshta behen aleate dhe me mposhtin mua .Nje gje eshte e sigurte ,dashuria jote eshte me e forte se cdo gje ,vetem ajo mund te me sheroj .

Me degjon? ...ti ke nevoje per ate -i bertita vetes perseri. Pastaj u stepa,ndoshta me ka harruar,ndoshta une e kam lenduar shume ate,dhe ka shume te drejta ,ndoshta une se meritoj

...kete here te humba vertet,dhe nuk jam e zemeruar me ty por me veten .Ndoshta bashke do te perballemi nje dite,rruget tona ndoshta do te kryqezohen por fatet tona do jene te ndara...se di se si do reagoj por nuk kam per te te shikuar dot ne sy ,sepse ata nuk do me shikojne me ate shkeqim rrezellites duke me adhuruar ,sepse cdo shkendije e jotja do jete shuar....



4. Pasqyrë.

Ej ti, ti atje tej që ulëret.
Në emër të cilit zot më flet?
Me forcën e kujt hyjnie më thërret?!
Ndalu pak e shiko që po vret!

Ti!

Oh ti që atje tej hakërren.
Sytë e vrazhdë pse nuk i kthen?
Mos vallë shkëmb a çelik ngjaj.
Nuk e vëren shpirtin në vaj!

Cila perëndi mallkuar qofsh ti!
Që çdo dëshire e kthen në hi.
Ndalu një moment dhe mendo.
Njeri si gjithë njerëzit më shiko!

Gjak në sytë e mi pse lejon
Pse kjo gje nuk të trishton?
Ç'flijim a profeci të plotësoj
Më trego që jetën ta rrëmoj.

Ej ti, ti atje tej që rri e vështron.
Nga unë çfare dreqin kerkon!
Cili djall a marrëzi je ti?
Që në çdo prekje ngjiz ligësi.

Ti!


5. Katia nuk e dinte...


Ishte dimër i ashpër, mjaftonte të hidhje shikimin përtej dritares dhe të futej i ftohti në kocka.
Katia dilte gjithmonë e fundit nga zyrat, ishte aq mirënjohëse për atë punë sa nuk i bënte përshtypje që vinte përherë e para e largohej të paktën 1 orë më vonë se të tjerët.
Fiku kompjuterin, printerin, mori xhupin dhe e veshi me ngadalë.
Ngriti pak kokën, rrotulloi dy herë shallin ndërkohë që nën krah mbante zarfat ju drejtua derës.
Nisi te zbriste shkallët sepse ashensori i merrte frymën dhe në katin e parë u përplas me Edin, një nga bashkëpunëtorët e jashtëm të revistës ku ajo punonte i cili përfundoi me këmbë përpjetë mes zarfeve të saj.
-Gjithmonë e hutuar ti eh?
-Më fal Edi, nuk të pashë!
-Ok, ok, nuk ka gjë, kafen e mëngjesit do e paguash ti neser.
-Ok, u tha u bë.
Edi mblodhi letrat e shpërndara përtokë dhe ja drejtoi asaj, pastaj me një buzëqeshje mirësie e përshëndeti dhe u largua.

Jashtë ishte akoma më ftohtë se sa kishte imagjinuar e ndërmend i kaluan mëngjeset me kafen e ngrohtë që pinte në shoqërinë e Edit.
Me hapa të nxituar përshkoi distancën nga zyrat deri në shtëpi.Si gjithmonë ai që e priste ishte Redi, maçoku i saj lozonjar.

........


Edi mendoi për Katian dhe një buzëqeshje i përshkoi fytyrën.
I pëlqente shumë ajo vajzë, madje e dashuronte por ajo as e dinte e as e imagjinonte një gjë tillë.
E kishte njohur para një viti në redaksinë e revistës ku ai jo vetëm ishte bashkëpunëtor i jashtëm por publikonte edhe poezi nën pseudonimin Jon Bici.
Katia i pëlqente shumë poezitë e tij, natyrisht pa e ditur që Jon Bici ishte ai vetë, madje i kishte thënë që me dëshirë do donte ta njihte Jon Bicin.
Gjatë atij viti ishin miqësuar me njëri tjetrin , kuptuan se kishin shumë interesa të përbashkëta e sa më shumë kalonte koha aq më shumë Edi ndjente për të.
Ajo kishte një trup mesatar, e bukur, me konture delikate, shumë terheqëse.
Kishte nje bukuri natyrale të lindur për të cilën nuk ishte e vetëdijshme as ajo vetë.



Në mëngjes Katia erdhi si gjithmonë herët.Edi ishte ulur pranë dritares dhe e priti me një buzëqeshje.
Ndërkohë që pinin kafen i thotë:
-Sonte Jon Bici do recitojë disa nga poezitë e tij në një teatër të vogël lagjeje.
Do prezantojë edhe poezinë e tij më të re.
-Dëshiron të vish?
-Me shumë dëshirë, ti e di sa më pëlqejne poezitë e tij.
-Ok, shumë mirë, shihemi në 9 sonte te Teatri i Vogel, në rrugën "e Mimozave".
-Ok.
-Ah, po...Katia...veshje për mbremje solemne-i tha Edi duke buzëqeshur.
-Po, patjetër.

Për herë të parë atë mbrëmje ajo e la punën ne orar si të tjerët.Jashtë i ftohti vazhdonte por ajo ndjente një ngrohtësi të këndshme ti valëzonte në trup, përzier me ankth dhe kureshtje.
Ishte e lumtur që do njihte personalisht Jon Bicin por ishte akoma më shumë që do kalonte mbrëmjen me Edin edhe pse akoma nuk ishte në gjëndje të kuptonte arsyen.

Pas dushit dhe trukut u mendua pothuajse një orë çfarë të vishte.
Kuptoi që po i dridheshin duart dhe ju dorezua të vërtetës-
Ishte paksa nervoze por edhe e ndërgjegjshme që Edi i pëlqente por nuk dinte si të sillej me të për sa kohe që ai e konsideronte thjeshtë një mike.

I hipi makines dhe ndaloi para teatrit të vogel.Çuditërisht në hyrjen e teatrit nuk ishte Edi por një djalosh që mbante në dorë një kartele ku shkruhej "Katia".

Pasi ju afrua ai e shoqëroi nga hyrja e personelit drejt skenës së teatrit por pas perdes, pikërisht atje ku rrinin artistët.
I tha të priste aty dhe u largua.

Hodhi nje vështrim përreth në kërkim të Edit por asgjë, nuk ishte.

Papritur dëgjoi një zë nga podiumi i skenës, shumë prane saj por nga ana tjetër e perdes.

Zëri degjohej qartë.
-Katia nuk e di...
Ajo po dridhej e tëra, nga koka te këmbët.Ishte zëri i Edit, nuk dinte ç'të mendonte.
Papritur perdja e skenës u hap në dysh dhe dora e Edit preku dorën e saj që dridhej.
-Katia nuk e di....që unë e dashuroj që ditën e parë kur e pashë e që më ka munguar gjithmonë kurajo t'ja them.

Katia ju afrua, e pa në sy ndërkohë që Edi i thoshte se e dashuronte.
Lëkura e fytyrës dhe sytë ju skuqën, maskara e syve u shpernda mbi qepallat e saj.

-Katia, e ëmbla Katia, tani që e more vesh, do më lejosh të të dua?

Arriti vetëm të mërmëriste një po te vakët që humbi në puthjen e rrëmbyer prej Edit...aty, në skenën e një teatri të vogël lagjeje, pa publik, pa drita shkëlqyese e pa kolonë zanore, aty ku ishin vetëm ata të dy dhe askush e asgjë tjetër.


6. Mesazh per veten!


Kam nderrmar nje rruge te gjate , ndoshta nje nga ato rrugetime per te kuptuar forcen sesi funksionon mekanizmi i jetes.
Vesha dike jashte vetes me petkat e lumturise duke harruar se s’mund dhe s’duhet te varemi nga askush per te ndjere nje te tille.
Perpiqemi kaq shume duke pritur qe dikush te na diktoj lumturine dhe harrojme se gjithcka zanafillen e ka tek Ne..Vetvetja!
Harrojme se ajo qe prevalon eshte Uni yne…

Sa limite vetes i kam vene dhe nga te tjere kam pritur pafundesine , sa kritike jam bere vetem e vetem per me te miren..por cilen te mire?
Kam harruar te jem tolerante me veten , e ta denoj edhe kur gabimet nuk mbajne nenshkrimin tim.
E te gjitha keto vetem per nje version me te mire …

Dikur heronjte i kerkoja librave dhe i mvishja me imazhet e atyre qe i doja forte.
I doja heronjte e mi te cilet sakrifikonin gjithcka per mireqenien e mbreterise se tyre…
Edhe pse shume shpejt mesova se jashte mbreterise sime imagjinare , i perkisja xhungles.
Asnjeri nga ata s’me kish mesuar se ne ate boten jashte , do perplasesha me frikerat e mia, demonet , ligesite, humbjet, disfatat, gezimet e vogla, menaxhimin e kohes, mendjes dhe zemres.
Askush s’me mesoi se mund te qash, vuash e serish dikush do qeshi me plaget e dhimbjet e tua.
Sepse ne fund te gjithe do mbeshteten vetem tek vetja e tyre.
Cdo dite e re nis me zgjimin ,kohen per ti dhene vetes force dhe te nisim diten jashte endrrave apo maktheve te nates.
Sepse brenda nesh behet lufta e vertete dhe heronjte e vertete jemi vetem ne!

Sa here biem e ngrihemi, thyhemi dhe gjejme forcen per tu ringritur e ecur serish perpara
Sa here luftojme me veten ,me bindjet tona, me dilemat tona dhe gjithnje zgjedhim ata qe jane me te miret mbi ne…familjen!
Sepse edhe pse pranojme humbjet , vetmine , dhimbjen , nuk harrojme se ne jemi heronjte e dikujt….dikujt qe syte ka nga ne.
Ndaj une zgjedh veten si heroi im…


7. Kjo shishe eshte per ty!

I dashur shpirt im!

Ndonjehere eshte e veshtire te gjesh fjalet e duhura per te lexuar me ze zemren tende. Mundohesh aq shume te shkruash fjalet e pathena qe jetojne ne thellesi, dhe ajo me te cilen mbetesh eshte vec nje grusht heshtje e mbledhur lemsh ne fyt e cila nuk e lejon gjoksin te mbushet me fryme. E njoh ate oqean qe po jeton me ty; E di se ti here po perplasesh me dallget e tij te forta e here noton neper vale te qeta. Dikur kam besuar se dashuria ishte te doja e te me donin, lumturia ishte te kisha cdo gje e kedo rreth meje. Paskam qene gabim. Dashuria eshte te duash ti; Kaq. Pa pyetur a duhesh mbrapsht. Lumturia qenka ne ate mungesen qe te detyron te shohesh silueta e hije rrugeve, te presesh per nje ze te embel“Miremengjes” ta degjosh. Ti pret… por nuk e degjon. Vec.. ne nje moment kupton se po buzeqesh me kujtimet, po kendon nder dhembe kengen tuaj, neper qerpike lotojne bulza shprese… Kjo stuhi qe po jeton, nuk do te te fundose, do te te thyeje ndoshta, por nga copezat e ngjitura do te behesh me i forte!

Kerko brenda qenies tende, sepse vetvetja nuk do te lejoje te fundosesh. Disa zemra kuptohen edhe ne heshtje ndaj, dashuroje veten! E ke soditur ndonjehere henen pergjate gjithe muajit? Ajo nuk eshte e njejta asnje dite, shfaqet ne forma e gjendje te ndryshme, por serish qielli e perqafon ate cdo nate.

I dashur shpirt i larget,

Ne kete leter kyca castin tim, por e di se kur ta thyesh kete shishe, do gjesh zemren tende qe pulson sebashku me timen, ndonese brigje larg…..


8. Ëndërr e mërdhirë

Si n'Antarktikë
Dimrat festojnë përvjetor
Nën ndriçimin e yjeve
Hëna vallëzon me kurorë

E unë
N'xhama t'ngrirë
N'këtë errësirë
Një zemër
Nje lule
Një palë buzë
Pikturojë me dëshirë
Endrrën e mërdhirë

N'këtë humbësirë
N'xhama të ngrirë
Dëshirat i shkruaj
Me ditë e me muaj
Mallin se shuaj


9. Ne fund te letres skam vu emer

Njaja shishe me gjith leter
Qe ke gjet te bregu i detit
Pasha zoten sasht gja tjeter
Mesazh per ty,prej njikti t’shkretit

Ne fun t’leters s’kam vu emer
Asnji firm apo naj vul
Te kam nis un njikyt zemer
E nji shigjet ne te kam ngul

Ti maj shega debedishe
Qe ja volle zemren djalit
Per me fut zemren n’njat shishe
Kam hek t’zit,per dy sy t’ballit

Merre ruje n’gjinin tan
Ne at gji , porsi gji lopet
Pasha zoten po ta tham
Je ma e mira siren n’tan shoqet

Zemrja jeme rreh per ty
Ditë e natë pa pushu
N’fun njat shishen me ma kthy
Se m’kan ba me e pagu


10. Enderr Dimri

Më ka munguar vera. Kam mall, shumë mall! Shpirti bëhet me krah...
Dhe nis,të përqafojë njerëz, vënde të munguara, zakone të harruara...
Është shumë bukur!
Ndjej, një kënaqsi nga ai lloji që do doje t'u a falje të gjithve...
Ështe shumë bukur! Gjithcka, Ç'do gjë!

Aty ku vala luan me guret, apo rëren...

Aty në breg e shoh veten, me një pije të ftohtë aq sa duhet.
Në buzë mbrëmje me sytë nga perendimi...

Në kohën kur Dielli, pasi ka ngrohur, e "dëshmitar" i banjos së fundit të njerëzve.
Hyn i fundit për të bërë banjë...
Tashmë, me një ngjyrim flakë, nga dita e gjatë.

Në pritje, të kësaj shfaqjeje të munguar
(pse jo) por të diçkaje që pak gjasa ka të vijë nga deti...
E megjithatë sytë përpijnë ç'do dallgë!
A thua se pas saj, do dal sirena, apo nimfa e ëndrres tende.
Me flokët që i perkedhelin të majtën e gjoksit, që plluskon sa herë rri mbi ujë...

Ah! Pushimet perfekte. Vera e munguar, që as në ëndrra s'kishe guxuar ta formoje, me copëza magjike, si një "puzzle" dëshië
Si... një shishe që e hedh në Jon, e perfundon në Adreatik!
Gati një pulbardhë ta rrëmben, jo pijen por ëndrren.
Është ende dimër...


11. E rrallë, e çmuar, magjike.....


Ajo është e rrallë, e çmuar,
është magjike;
ndërsa lumturia është e thjeshtë
dhe zbehet në kohë ngadalë,
pa dashuri, në mënyrë tragjike.

Edhe dashurisë për të tjerët - thuaj PO e mos ngurro,
sepse për asgjë më shumë
nuk mund të pendohesh,
se kur thua fjalën JO.

Dhe nëse në zemrën tënde
nuk ka tinguj e as jehonë;
ndiqe dashurinë gjithsesi,
derisa nuk bëhet tepër vonë.

Ai ndryshon ngadalë, përmes diçkaje,
ajo që je - TI vet.
Jo-ja jote, diçka të rrallë, të çmuar, magjike,
ngadalë a furishëm
E vret.

Dhe mbase nuk do të mësosh kurrë
gjatë jetës tënde
të dashurosh,
por të thuash një fjalë të vetme, PO,
Këtë mund ta mësosh.

Nëse mund të ndezësh një xixë, shkëndijë, dritë,
në të tijat sy,
atëherë ti megjithatë din diçka,
për të rrallën, të çmuarën, magjiken - dashuri.



PS: “Ketu mund te ishte dhe shkrimi juaj, kape mundesine”
 
Redaktimi i fundit:
U dashka nje nate e gjate dimri per ti lexuar me vemendje?

PS-Fatkeqesisht kopjet e librit kane mbaruar, ma konfirmoi @Moonlight ?

PS2-Sapo te publikohen autoret do nise procedura e dergimit te librit?
 

Baboon

FALEMINDERIT!
Ka lezet kur e shijo kafen e mengjesit jo duke lexu gazetat me titujt e kobshem, por me shkrimet e antarve, që pa ju bo qefin, ket radhe sqenkan kursyer as ne shkronja as ne stil.
Nje bravo te madhe te gjithve ??
 

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Adm
KUJTESE:

Per te gjithe , pres komente , analiza dhe vota se mjere ju!
 

Vajza

Rehearsal
Staf në FV.AL
Adm
Sa shuuume shkrime.
Te gjithë I lexova ??
Secila e bukur shume

Vota ime shkon per krijimin: 11. E rrallë, e çmuar, magjike.....
 

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
Une jam pak e zhgenjyer.
Prisja qe shkrimet ti drejtoheshin dikujt qe do hapte shishen, pra do kishin nje lidhje midis 2 personash te panjohur (dualitet ndjenjash) dhe isha shume kureshtare ti lexoja cfare kishin zgjedhur per ti percuar 1 te panjohuri nepermjet vetvetes se tyre. Kete lidhje e gjeta vetem ne 2 krijime.

Nejseeee, duke anashkaluar pritshmerite e mia mbi tematiken, :D
Do thoja qe shkrimet jane mjaft te ndjera te gjitha. Kam nevoje ti lexoj me qetesi per te vendosur per voten :)
 

Marla

¯\_(ツ)_/¯
Themelues
Katia nuk e dinte qe purgatori i ndjenjave te saj, ishte burgosur nen hijen tende rebele.
Katia nuk e dinte qe edhe pse ne kete dite dimri kjo shishe eshte per ty si nje enderr e mberdhire ne nje leter te djegur ku ne fund te saj ska as emer as mbiemer. Katia e dinte se mesazhi per veten ndodhej atje perballe saj ne pasqyre... si gjithmone e rralle e cmuar magjike...

Urime shume bukur me pelqyen te gjitha!
 

kitrra 123

plak gjufurrak
V.I.P
Hmmmm, sa grrithje paskeni bo. Ka kohe qe skam lexu dicka te mire :giggle: Do vi enkas per gjithe keto shkrime te bukura
 

DeliriumMind

All I need is Pink 🍨
Me doli gjumi si pernat dhe i lexova me nje frym sikur kisha shum uri.
Po mdoli prap, do ti rilexoj dhe njehere sepse sjam ende ne gjendje te vendos se cila eshte me e bukura... ose me sakt, ajo qe mberi me shum bum bum te ? e akullt.

Naten e mire
 

Desa

Felix - Culpa
Shkrime të bukura si çdo herë ? Ngjyra ndjenjash sa të duash, por cilën të zgjedhësh kur i pëlqen të gjithat! Më shijuan ca më shumë se tjerat. Mbase ka efekt ndjenja momentale dhe anoj nga ato pak që i përmbahen tematikës!
Votën një herë tjetër kur të kem balancë ndjenjash ?
 

ZHIGO

...
V.I.P
  1. E nis bukur, por se di pse me jep pershtypjen sikur me kalimin e vargjeve fillon dhe behet koka lemsh bashk me autorin/ren.
  2. Nje "enderr" qe rendomte ndodh te jete dhe realitet. Uroj mos te jete e perjetuar. Endrrat nuk i zgjedhim, jeten po. Jemi vet zot , vet shkop. Tregim i bukur.
  3. Ishalla i qellon te takohen ne stinen e veres, mbase jane celur te dy. Atit syt xixellonja, kurse asaj xixellonja guximtare ne bark. Tregim ndjenjash qe do ti shtoja fjalor me te guxishmshem dhe sigurisht me te pasur.
  4. Me pelqen. Perballja me veten. Si askush tjeter njohim anen me te erret tonen. Ate te frikshmen, qe nk guxojme tja tregojme askujt.
  5. Ahh Katia dhe Edi dhe dhe dhe french kiss in da end. Nje roman i permbledhur kaq bukur. Histori dashurie me fund te lumtur, e bukur edhe pse i kuptohet fundi.
  6. Interpretim i mire. Sa qe kur e lexova me dha pershtypjen si te isha ulur kembe per mbi kembe ne rrjeshtin e pare te salles dhe degjoja me vemendje.
  7. No koment.
  8. E merdhir ka titullin, po ashtu ka dhe fundin. Besoj duhet ti kishe shtrydhur pak gishtat dhe ti jepje nje fund ndoshta me te arrire. Me terheq shume vargu mesem. Kishe mundesi ta zgjasje me teper.
  9. Si thone andej nga anet tuaja. Po ishe shkodran tana i ban eh? Shume e bukur plus kur ka humor brenda sikur te zgjatet dhe buzqeshja.
  10. Imagjino ketu ku rri un, ma beso do ta marresh si per ters ket stinen veres dhe ne vend te Sirenave do te dalin vetem Zuzakerena nga deti. Shkrim qe vlen te lexohet, vetem ne dimer.
  11. Sa veshtire te thuash PO ditet e sotme. Mbase pasiguria na ka ber pak dhjaksa si natyre. Mbase jemi te bere me te ftohte. Nje PO gjithmon ngrohe dike. Edhe sikur te ishte thjesht genjeshter. E bukur.
 

Baboon

FALEMINDERIT!
Sa me teper ti lexoj skrimet aq me te veshtire e kam te votoj, sa here i lexoj me duket sikur zbuloj dicka te re ne secilin prej tyre...
Dhe ne fakt ashtu eshte sepse nje shkrim qe na pelqen me Pak e lexojme ne menyre mekanike edhe pa dashje bejme mbase edhe me nje tjeter që kerkon pak me shum perqendrim.
Sdi jam ende i pa vendosur edhe pse disa favorite i kam tashme.
 

Ledia

ShKoDrAnE.4.eVeR
V.I.P
Sa shkrime te bukura. I lexova dhe me pelqyen shume. Ju lumshin duret te gjitheve
 

kitrra 123

plak gjufurrak
V.I.P
:unsure:O analfabeta funksional :lol: qysh mo une kam shkri dhjamin qe tre muaj me shkru e ju nuk jepni nje kokerr vote :p ku dini mo juve qa a literaqure :giggle:
 

DeliriumMind

All I need is Pink 🍨
Ka vertet shum qe meritojne
Dhe voton po e hedh per pasqyren
 

Baboon

FALEMINDERIT!
Është hera e parë që më pëlqejnë, më shumë se tre shkrime. Edhe hera e dytë që votoj një poezi. "Pasqyrë", më rrëmbeu që herën e parë që e lexova. Edhe pse u tundova nga ngasja teksa lexoja shkrimet e tjera (nuk po i përmënd, të cilët kanë vota edhe jam i bindur që do marrin akoma) nuk munda ta anashkaloj si krijim. Më pelqen shumë!

Urime autorit/es?
Urime të gjithve fitoftë shkrimi më i mire!

P.S
Një përshendetje speciale për krijimin numër 9. ?
 

MrCool

Old School.
???

Si duket kritikat e muajve te kaluar kane qene konstruktive. Shoh nje permiresim goxha te madh te shkrimet tuaja dhe kjo eshte per tu pershendetur.

Gjithashtu 11 shkrime jane goxha dhe e bejne te veshtire te perzgjedhesh nje te vetem.

Per momentin nuk do e hedh voten.. Do i rilexoj edhe disa here por poezia Ne fund te letres skam vu emer ma zu syrin nje cike me teper.. Ndoshta sepse e folmja e veriut e ka nje lezet tjeter kur e lexon.

Gjithsesi, ju pergezoj per punen qe keni bere.. Shpresoj muajve te ardhshem t'ju bashkangjitem edhe une. ❤️
 
Top