• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Krijimet e muajit Shtator jane keto: (Votoni)

Krijimet e muajit Shtator jane keto: (Votoni)

  • Totali i votuesve
    19
  • Poll closed .
Status
E mbyllur për postime të tjera.

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
1-Dancing in the Moonlight.

Dielli dukej sikur sot skishte ndermend te perendonte, palltoja me pulla te medha dukej sikur nuk shkonte de aq me humorin tim sot, por e mora e mbertheva me rripin kryesot dhe skishte as ti mungonte kapuci im qe mbulonte gjysen e flokeve. Te gjithe po me prisnin dhe une si cdo here isha me vonese, ah po kepucet dreqi e mori cf te vishja?Ato balerinat qe ngjanin si kohe vjeshte apo te tjerat pa jete.Votova per kohen e vjeshtes ne fund dhe gjethet qe sapo kishin filluar te binin te kujtonin ate gje. Telefoni binte si i terbuar por le te dridhej aty sa te donte, sot ky perendim me priste mua. Dola nga shtepia dhe sapo zbrita shkallet me duhej te beja ca hedhje qe te mos prekja ne pellgjet qe ishin krijuar. Buzeqesha me vete pa motiv dhe gjeta kalimin e kohes me te bukur per momentin kapercimin e gropave me uje. Arrita aty tek lokali ku te gjithe me prisnin. Dukej sikur asgje skishte ndryshuar ketu e 10 vite me para nga takimi i fundit ne shkollen e mesme. Te njejtat floke te hedhur pas, te njejtat buzeqeshje madje dhe disa batuta kishin ngel te njejtat.
Xhami i lakoalit nga brenda kishte formuar avuj, sikur rete qe avash avash po merrnin ngjyre tjeter, vura gishtin aty dhe bera forma abstrakte.Mora canten dhe pa u ndjere dola jashte po nxiheshin rete.Spo merrnin ngjyre e arte qe duhej, po nxihej dielli spo merrte ngjyren e kuqte qe kishte. Ngrita koken drejt qiellit dhe nje pike shiu lagu qepallat e mia. Ula koken dhe buzeqesha ia kjo me duhej tani, sme duhej perendimi por shiu i pare i vjeshtes. Pikat u bene me te ashpra keshtu hoqa kapucin dhe hapa krahet ndersa ndjeja shpejtesine me te cilin perplaseshin ne fytyre. Qielli ishte nxire aq shume dhe ste vinte aspak keq pse ishte vrenjut ashtu, perkundrazi...ato pikat e shiut aq purifikative. Mungonte vetem hena ne ate dite te zeze pis. Bera me dore nnga lokali dhe te gjithe u kthyem ne qenie te lumtura sikur lulet e diellit kur drejtojne koken drejt perendise se tyre.

2-اdo mëngjes..

Të shikoj ty….cdo mëngjes
Shikoj fytyrën tënde ëngjëllore,dhe dua ta puth
Të shikoj ditë pas dite, si për tu lutur që të mos ikësh asnjëherë.
Të shikoj në atë krevat, dhe dicka me dhëmb, pyes veten ku gabuam, që ti me të gjithë je revoltuar?
Nuk dua ta pranoj heshtjen,as vetmine tënde. Shikoj ato rrudha të thella në atë fytyre të bukur, shumë gjëra mbajnë.
Rrudha të një jete të lodhshme, sy të trishte, nga trishtimi I një jete të padrejte. Vi të të takoj cdo mengjes, ti kujtoj vetes, se ti je dashuria e te gjitheve ne, edhe pse jeta na largon gjithmone e më shume. Ka shumë gjëra qe do doja të ti thoja, shumë gjera per të cilat do te doja të të kërkoja ndjesë, mbi të gjitha shumë dashuri për ty. Lutem cdo ditë, që ti të jetosh gjatë, të mbushësh jetët tona, me mirësinë që ti reflekton,të mesoj nga ty përkujdesjen për më të voglin, për më të lodhurin, për të pafuqishmin, të mësoj ti jap shpresë atij që ska, të mësoj të dua atë që nuk mundet, të mësoj për jetën, e për gjithcka që ti e bën më së miri. Do doja shumë që koha të kthehej pas, e ti të ishe prap e fortë si dikur.

3-Shpirtrisht e zhveshur..

Sonte ,sikur ndjej zbrazdi te madhe ne shpirtin tim , sikur jam e ftoht akull dhe kerkoj patjeter nje shkendi rreze te me vije afer.
Afrimin e stines se vjeshtes ,asnje here nuk e kam dasht, ndoshta per vete faktin se mendoj se dhe deshirat e mia marrin ngjyre vjeshtore . Ngjyren e atyre gjetheve qe realisht merren nga ngjyrat e ylberit ,por mua me duket sikur jane te zbehta dhe bartin nje ftohtesi ne vete .....Ate ftohtesi po e ndjeje un sonte ,sa dua te dale nga kjo guack o zot .Sa dua te kap ato shkendit e rrezeve pranverore,por sado qe un afrohem ato prap nuk i arrije dot .Sonte jam perball me dhembjen dhe me sfidon shum keq .E kam te veshtire te largoj ket dhembje ....shum here ndodhe nje telefonat nje fjale a po nje puhiz e lehet ere, qe sjellin nje kujtim,,, te na ngjallin me nje fije shpres .Por sonte sikur cdo gje ka ren ne gjume ...asgje nuk degjohet pervec frymarrjes time te shpejt dhe disa pika te shiut qe filluan te prekin dritaren time .Ky shi i heshtur, sikur me shton edhe me shume trishtimin tim ,ku un dua ta mbys patjeter. Du te iku large ,madje shum large ku nuk bije shi asnjeher ....Dua cdo mengjes te me zgjojne rrezete e dijellit..... ndjej nevoj per pak ngrohtesi .Sa budallaqe jam ! pse shiu eshte fajtore me trishtimin tim .Eshte e dhimbshme kur ne disa gjera nuk ke fuqi ti ndryshosh.Sonte dua te zbraze gjithe trishtimin tim,e di se kjo nuk krijon ndonje knaqesi per te tjeret,por une dua te lehtesohem dhe e vetmja menyr eshte te zhveshem shpirtrisht..

4-Shtatori ne shi..

....Shiu i shtatorit trokiti dhe une ndjeja se toka ishte e etur...
Cigaria e zhytur ne tymin e buzve te shtatorit, leshonte shellungat e saj qetesisht..
Sa shpejte stinet kalojne ,muajit shoqerohen e pershendeten.
Shirat e qershorit tashme ishin thare..dhe shtatori s"kishte me fuqi ti ritakonte askund,
Hena gjysem e zbehte, merzitshem qendronte,duke qare.
kerkonte diellin e qershorit nen shi,,,
Vajtonte pa yje ,ne erresiren e nates...
Dielli flinte..!? apo zgjuar ishte ? Se di..?
Por ajo i fliste krejt embelsi...
pikat troksinin lehtesisht kudo, mbi shume zemra vjeshtore ndoshta..
Ndoshta na rreshkisnin neper shpirt, edhe mua edhe ty...
Ndoshta..
Hena qante perseri , shiu ja lante lotet krejte perulesi.
E donte shiu te zezen hene, qe sonte nuk shkelqente per cudi.
Dielli i saj ishte shuar, ndoshta ishim shuar dhe une dhe ti..
Te tretur diku ne nje shi vere kerkonim nje stine vjeshtore perseri..
Neper pikat e shiut qe qendisnin kete shtator pa ngjyra vjeshte..
Pa mua dhe pa ty...
 
Last edited by a moderator:

Aver

VIP
Titulli: Krijimet e muajit Shtator jane keto: (Votoni)

Te gjitha te bukura. Ju pergezoj.

Vota ime shkon per nr.2 "Cdo mengjes".
 
Nicktjeter

Antarë i Respektuar
Titulli: Krijimet e muajit Shtator jane keto: (Votoni)

Shtatori ne shi, duket aq e thjeshte por cdo shkrim, eshte mbivendos me aq kujdes nga njeri term tek tjetri.
E dua.

Suksese Nev per konkursin:*
 
ami7

Anëtar Aktiv
Titulli: Krijimet e muajit Shtator jane keto: (Votoni)

Cdo mengjes... e bukur :)
 
cent

...Lontano
Titulli: Krijimet e muajit Shtator jane keto: (Votoni)

votova cdo mengjes, me pelqeu :)
 
Malsi

Anëtar i Nderuar
Titulli: Krijimet e muajit Shtator jane keto: (Votoni)

cdo mengjes ,me e thjesht me e bukur
 
Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Krijimet e muajit Shtator jane keto: (Votoni)

votova cdo mengjes !
 
NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Krijimet e muajit Shtator jane keto: (Votoni)

Per te gjithe dashamiresit e konkursit tone.
Qe nuk kan lexuar krijimet tona,nuk kane votuar akoma.
Ju rifreskojme kujtesen dhe temen ..
Ju pershendes!!
 
Shoku_vjeter

Anëtar i Nderuar
Titulli: Krijimet e muajit Shtator jane keto: (Votoni)

Votoj "C'DO MENGJES", MENDOJ SE I DEDIKOHET NENES, MEDOJ SE E KA SHKRUAJTUR 1 QE E PINTE KAFEN KE TAVOLINAT ME KARRIGE TE KUQE, POR KJO PAK RENDESI KA .
 
Shoku_vjeter

Anëtar i Nderuar
Titulli: Krijimet e muajit Shtator jane keto: (Votoni)

per te gjithe dashamiresit e konkursit tone.
Qe nuk kan lexuar krijimet tona,nuk kane votuar akoma.
Ju rifreskojme kujtesen dhe temen ..
Ju pershendes!!

si votohet ketu ? Nuk ka me opsion sondazhi per te votuar ?
 
NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Krijimet e muajit Shtator jane keto: (Votoni)

si votohet ketu ? Nuk ka me opsion sondazhi per te votuar ?

Siper krijimeve Dying_Poet,eshte sondazhi.
Shihe se normalisht duhet te dale dhe ty,sic kane votuar te tjeret.
 
Shoku_vjeter

Anëtar i Nderuar
Titulli: Krijimet e muajit Shtator jane keto: (Votoni)

Siper krijimeve Dying_Poet,eshte sondazhi.
Shihe se normalisht duhet te dale dhe ty,sic kane votuar te tjeret.

Nuk e kuptova a ma sqaro dot ke chati ?
 
NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Krijimet e muajit Shtator jane keto: (Votoni)

Mirembrema perseri ktej nga konkursi jone :)
Thash te le dhe nje lajmerim per turnin e trete te vizitorve ketej...
Kush nuk ka gjume akoma,nje rilexim vargjesh te kenshme do jepte shijen per nje gjume me te qete.
Mos na harroni,lexoni dhe votoni..
Naten e mire nga une..:)
 
Tuana

Nada é por acaso!
Titulli: Krijimet e muajit Shtator jane keto: (Votoni)

Cdo mengjes..votova me pelqeu ne cdo rreshte e ndjer! :)

Suksese te gjithve.
 
Levina

L.E.V.I.N.A
Titulli: Krijimet e muajit Shtator jane keto: (Votoni)

Votova, Shtatori Ne Shi
 
Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Titulli: Krijimet e muajit Shtator jane keto: (Votoni)

E dyta, E dyta! :)
 
kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Krijimet e muajit Shtator jane keto: (Votoni)

Dhe ku ka me hijeshi se shpirterisht e zhveshur :peshk:
 
NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Krijimet e muajit Shtator jane keto: (Votoni)

Jemi perseri ketu,sebashku.
Mos harroni,per pak dite sondazhi i krijimeve tona,mbyllet.
Per te gjithe ata qe s"kan votuar akoma ky rifreskim.
Kalofshi nje fundjave sa me te kendshme te gjithe..!!
 
NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Krijimet e muajit Shtator jane keto: (Votoni)

Pershendetje te nderuar antare..:)
Ja ku po rilexohemi perseri,per tu njohur me autoret perkates te vargjeve tona latrare.

Krijimi fitues per muajin Shtator shpallet krijimi NR- 2-اdo mëngjes--antares: Levina.

Suksese e dashur Levina ,presim vargje nga ty dhe ne muajit ne vazhdim..:)

Kjimi; 1-Dancing in the Moonlight. Nicktjeter

Krijimi; 2-اdo mëngjes..Levina

Krijimi; 3-Shpirtrisht e zhveshur..Arfenilla

Krijim; 4-Shtatori ne shi.. Nevertiti.

Duke falenderuar perzemersishte per dergimet e krijimeve tuaja.
Ju pershendes,do rilexohemi perseri per lajmerimet e konkursit per muajin Tetor.
Te jini mire te gjithe!!
 
kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Krijimet e muajit Shtator jane keto: (Votoni)

Pershendetje te nderuar antare..:)
Ja ku po rilexohemi perseri,per tu njohur me autoret perkates te vargjeve tona latrare.

Krijimi fitues per muajin Shtator shpallet krijimi NR- 2-اdo mëngjes--antares: Levina.

Te jini mire te gjithe!!

Nje talente e re. Keta me pelqejne mua :buqete::lulet:
 
Nicktjeter

Antarë i Respektuar
Titulli: Krijimet e muajit Shtator jane keto: (Votoni)

Per krijimin tim meqe bente MUUUU qe nuk vlente asgje ama Ismuca me nderoi.
Si mund te te falenderoj o sy i artit?
 
Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Titulli: Krijimet e muajit Shtator jane keto: (Votoni)

Waa levinaa. Bravooo.
Na sill sa me shume shkrime :)

MDuket mua apo vec un e kam ngatarru ate shpirterisht e shveshur me Nick. Haha.
Ndersa per 2 shin kam.mendu se esht monique.
 
Arfenilla

Themelues i Forumit

A do thot ti paske votu vetem per ate arsyje ,apo nuk e ke votu fare ket krijim?:cekic:
 
Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Titulli: Krijimet e muajit Shtator jane keto: (Votoni)

A do thot ti paske votu vetem per ate arsyje ,apo nuk e ke votu fare ket krijim?:cekic:

Jo jo. Une kam votu perher krijimin. Tkeq qene kujt doje :) Gjthss ti komplimente per shkrimin. I bukur sh dhe i yti :)
 
Arfenilla

Themelues i Forumit
Titulli: Krijimet e muajit Shtator jane keto: (Votoni)

Jo jo. Une kam votu perher krijimin. Tkeq qene kujt doje :) Gjthss ti komplimente per shkrimin. I bukur sh dhe i yti :)

KJo tregon se ne kurr nuk merremi me korrupcion edhe pse jemi mike :cunikis: p.s merrni shembell tjert lol
 
Arfenilla

Themelues i Forumit
Titulli: Krijimet e muajit Shtator jane keto: (Votoni)

Levina Urime e sukses ne te ardhmen.... Uroj te na sjelleshe cdo her shkrime po aqe nostalgjike
 
Nicktjeter

Antarë i Respektuar
Titulli: Krijimet e muajit Shtator jane keto: (Votoni)

A do thot ti paske votu vetem per ate arsyje ,apo nuk e ke votu fare ket krijim?:cekic:

Jo mi Arf jo mendoj se i ka ndodhur flash-back ngaqe kam pas hapur nje teme
pak a sh me nje titulln te atille.
 
Status
E mbyllur për postime të tjera.
Top