Krijimet Letrare~Maj-22

Krijimet Letrare~Maj-22


  • Totali i votuesve
    35
  • Poll closed .

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
PErshendetje te gjitheve!
Ja ku erdhem perseri sebashku ne muajin e rradhes!

Krijimet per muajin Maj, vijojne is me poshte.

1-Për ty

Nuk gjej dot fjalë të përshtatshme
Në mendje derdha fantazitë
Ndaj sot që do shkruaj për ty
Lexova çfarë janë mrekullitë

Lexova mbi cdo gjë te bukur
Ku shprehet frymëzimi Zotit
Aty të gjeta unë të tretur
Si kripë e bardhë në pikë të lotit

Kërkova mrekullitë e Zotit
Dhe bukuritë hapsinore
Imazhin tënd kaq të përsosur
E gjej tek Hëna madhështore

Sa më magjeps shkëlqimi Hënës
Një bukuri kaq e veçantë
Në çdo detaj të saj unë shoh
Portretin tënd kaq elegant

Je kaq e rrallë si një kometë
Shkëlqen si dritë meteori
Ti ja dhurove bukurinë hënës?
Apo vallë hëna ty ta mori?

Është thjesht një pyetje retorike
E di ç'është hëna dhe ç'je ti
Se hëna është thjesht një planet
E mishëruar në njeri

Po dua unë me fantazi
Që me yjet të krahasoj
Po smund ta gjej dot një të tillë
Këtë krahasim ta meritoj

Me dor çdo rreze dielli mblodha
Thjesht për t'i kombinuar
Me bukurinë, magji të hënës
Ndaj dole ti kaq e kulluar

As retë nuk mundet ta mbulojnë
Këtë bukuri kaq madhështore
Mjafton që ëmbël retë t'i puthësh
Dhe kthehen në lule qiellore

Përballë këtij nuri perfeksioni
Unë ndihem i varfër me fjalë
Në galaktikën e pafundme
Ti ecën si shkuma mbi valë

Vërtet që ti je kaq perfekte
Dhe kjo nuk është një fantazi
Çdo vlente koha dhe hapsira
Nëse mbi tokë sdo ishe ti


2-Marreveshje fsheharake

Sonte nuk kam gjume….

Ndjenjat e thella ne mua, vendosen te krijojne nje marreveshje fsheharake. U betuan qe nuk do i lene vend dhimbjes.

Ato qe pashe - nuk do e manipulojne ate qe ndjej. As atehere kur kalon afer meje, e buzeqeshjen i a fal nje personi tjeter. Akoma me pak kur flet embel, e fjalet magjike, nuk me dedikohen mua.

As ne mendime nuk i le vend ndarjes.
Aty je perballe meje, e as ne nje mili sekonde hipotetike, nuk te shkoq nga veshtrimet e mia.

Jemi te pandare. Gjithcka e jotja me takon mua. Aq me shume zemra jote, qe ne mua fle.


3-Nje lule per ty.

Njeriu kur dashuron ndjen se cdo gje rreth saj ka nje hije magjike, arome lulje, shkelqim hëne dhe pranverë ne shpirt. Te kaplon nje sinqeritet qe as vete nuk e kupton, ke pershtypje se yjet nuk vallezojne vetem neper filma vizatimor ,por edhe rreth teje. Ndjen se buzeqeshja eshte e domosdoshme dhe se te ushqen shpirtin, kaq embel te freskon.

Jeta eshte e bukur, dikujt mund te ia zbukurojsh me nje buzeqeshje,dikujt me nje shikim ,e dikujt me nje lule te vockel qe vleren ja din vetem personi kur e merr… ndjej ende nje rrenqethje, kur e kujtoj nje flete te bardhe mbi shtrat ,dhe disa lule te verdha te vockla me nje shenim qe ende e kujtoj.. Nje lule per lulen me te bukur…




4-Dashuria

Sa fjale te bukura u than,
sa shkrime dashurie u lexuan.
Ishte zemra jote, qe zemren time kishte pushtuar.
S`mendoja gje tjeter vec ty te dashuroja,
te ishim te dy bashke, zemren ta fitoja.

Te puthja buzet e tua, dhe te shikoja drejte ne sy ,te thoja sa shume te dua, jam i joti tani.
Por ti s`ishe gati te me dashuroje, zemren te ma falje , pastaj te fluturoje.
Por ti s`kishe faj ,nuk doje te dashuroje ,ma thoje me pak fjale dhe tutje me largoje.
Une gjithmone mundohesha me fjale qe te afroja, po ti me rrije larg dhe me vije mburoja.
Ah o zemer e bukur, gjithmone do te dua ,se je zjari i zemres time, kurre s`ka per tu shuar.
Ndoshta keto fjale s`ke per ti lexuar kurr, ndaj i skalita ne mermer per mos tu harruar .



5-Po a mund të quhet kjo dashuri?

Ti e di që mua më pëlqen kur ti loz
Më pëlqen matematika qe ti ushtron me aq mjeshtëri për të më lexuar trurin .

Ty të pëlqen ta dëgjosh e ndërkohë vazhdon e vazhdon te depërtosh në trurin tim duke më pushtuar të tërën .

E un qesh dhe sytë i kam me lot .
Nuk di a duhet të jemi bashkë?
Por….. di qe tjetër nuk dua në jetën time !

Më mjafton që Eshte dicka qe e duam të dy.

Është kaq e komplikuar por e bukur , aq sa nuk ka përshkrim po vetëm ndjenjë .


Nuk ishte maj po lulet çelën sapo ti mu afrove …..Aroma e tyre i ngjan aq shumë ndjenjës dehëse që ti më dhuron ..

kur ta degjoj zërin e kur shoh buzëqeshjen tende plot embelsi. Oh sa e dua buzëqeshjen tende !
Ti rrezaton! Më ngroh shpirtin si dielli.
Ti shkëlqen dhe më mrekullon.

Mua kjo më mjafton . Shkrihem e tëra para teje.
Ti nuk ke shume fjale
As premtime vetem ndjenja te vërteta .

I dua buzët e tua kur me thua je perëndia ime ti!

Nuk di a mund të quhet dashuri?

Kur dal të ble dicka qe ty të josh , te cmënd ….
Kur shoh veten në pasqyrë dhe nuk shoh veten po më shfaqe ti

Ti je kudo në çdo qelize timen …
Nuk di pse ndjehem kaq e lumtur kur ti je pjesë e ëndrrave të mia.
Kur të gjej në to.
Kur fle e zgjohem me fjalët e tua të ëmbla..

Kur per sytë e tu jam *strehëza ku prehje* dhe ti me sheh si *perëndi*.
Ti nuk ke shumë fjale shume , ama nuk dorëzohe kurrë.

Ashtu dhe une me pëlqen të sfidoj..

Ajo që më cmënd tek ty është që nuk di dorëzohesh.

Thjeshtë di të dashurosh dhe te marrësh më të mirën nga unë.
Nuk di pse më mjafton kjo nga ty . Po po vetëm nga ty……

Nuk di e di pikërisht je ti ai që dua në jetën tlme ama kte nuk ta kam then kurrë. Un thjeshte veproj.

Mos Ndoshta sepse ndjej që ti tani e ke kuptuar ?!
Është dicka shumë e bukur të jesh një në dy…aspak e lodhshme deri në përjetësi..


A mund të quhet kjo dashuri ?

Nuk e di .Thjeshtë është ndjenja më e bukur qe kam përjetuar deri tani .
Edhe ditët kalojnë…. dhe ne tashmë jemi bër dy qënie në një .


Di që …..të dua dhe do të dua deri në pafundësi.
Ne çdo jetë dua te jem me ty .
Edhe pse nuk e di a të mjafton kjo dashuri?!



6-Femër

Çel si gonxhe e vogël,
kështu i buzëqesh diellit në fillim.
Më pas kur perëndon pret një tjetër Agim.
Ashtu e brishtë si fëmijë,
petalet hap, lulëzon.

Me shikim plot jetësi,
Për më shumë ngrohtësi shpreson,
por agim pas agimi,perëndim pas perëndmi,
ditët,muajt ,vitet kalojnë,
dhe kjo gonxhe tepër e brishtë,
si vigan nga ç`do furtunë mbijeton.

Plot forcë,dhe vetbesim,
sfidën e jetës e përballoi.
Atë sfidë të furishme plote ndodhi,
që ç`do vit nga një mësim i mësoi.

Jeta shumë seç e përplasi.
Me të mirat dhe errësirën e vet.
E ka mësuar mos të ulërasi,
Por të kete durim sa një det.
E ka mësuar të mos dorëzohet,por
në këmbë e fortë të qëndrojë.
E ka mësuar të vrapojë,
lirinë e saj fort ta përqafojë.

Gonxhe bukur e fortë në zemër.
Je një lule e rrallë e me shumë vlerë.
Madhështorja ,e bukur femër
Që në çdo stinë të vitit sjell veç pranverë.


7-Syte e tu!

Sa shume flasin syte e tu!
Ka shume gjera nga pak aty.
Pak dhimbje.
Pak gezim.
Pak mallengjim.
E shume dashuri.
Kur ata m'e shohin,
duket sikur duan te dalin
e te gerthasin
ate c'ka zemra jote mban ne brendesi.
Nuk kam pare te zeze me te erret
e te thelle,
se tek ata dy sy.
Nuk dua asgje tjeter per ty;
vec te qeshin gjithmone
ata Sy!


Keto ishin krijimet e keti muaj te nderuar derguese dhe anetare!
Duke ju falenderuar ngrohtesisht per mbeshtetjen tuaj!
Ju uroj lexim sa me te kenshshem ,neper rrjeshtat tone modest!
🤗🤗
 
Redaktimi i fundit:

Desa

Felix Culpa
S/M
Jam mes 3. dhe 6. 🙄
Votën dhe komentet një herë tjetër.
Suksese të gjithëve 👏
 

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Staf në FV.AL
Adm
1-3-7 :love::love::love:

Krijimi 5 ma hoqi trurin me fjalen Tru qe ka perdorur loollool
 

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Staf në FV.AL
Adm
@E**A** voto rehat kete muaj
meqe here tjera svoton prej inati
per tbere qefin ty
u terhoqa nga konkursi
😋🤣🤣
 

Desa

Felix Culpa
S/M
Gjashtë përkushtime fantastike ndjenjave. Qofshin ato që na rrëmbejnë apo trishtojnë. Qoftë frikë apo kënaqësi. Nga këto gjashtë do e përzgjedhja 1. - Për ty. Thjeshtë fantastike.

Por, vota ime, shkoi për 6. Femër. Me pak fjalë, një HIMN për femrën. Bravo!

Kënaqësi e veçantë të lexoja secilën. 👏
 

Peperina

Larg shume larg
Do i thoja autorit te poezis nr 1. Faleminderit per dedikimin dmth ja vleu inspirimi .😜
E njejta gje vlen dhe per autorin e Dashuria 😋
Te isha ne vendin tend titullin do e zevendesoja me *Fjale te pathena …Por shpresa vdes e fundit * dhe te garantoj qe i lexon dhe pa ja then 😜🤣😘

Megjithate un e do e 🤐 dhe do votoj diten e fundit veten time qe mos mendojn miqt forumiste qe votat shkojne me miqesi . 😬
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
Do i thoja autorit te poezis nr 1. Faleminderit per dedikimin dmth ja vleu inspirimi .😜
E njejta gje vlen dhe per autorin e Dashuria 😋
Te isha ne vendin tend titullin do e zevendesoja me *Fjale te pathena …
Dashni mjesi.🤗.
Ju lutem mos jepni nenkuptime sikur njihni krijimet e njeri tjetrit ,dhe jeni ne dijeni per dergimet e njeri tjetrit se cilat jane.
Pasi pjesa e tjeter qe ruan kete etik do ndihet sikur votohet me grup. Ose rujtja qe une u bej anonimitetit te krijimeve i bie vlera.
Ne fund pasi te behen shpalljet jepni dhe pelqimet dhe komentimet drejte preferencave te cdo krijimi!
Perqafime!🤗
 

Endrra

VIP
V.I.P
Nuk kam fare si ta mar sepse ka rregulla që e dallojnë inspirimin nga plagjiatura
🤷🏻‍♀️
E njëjta vlen edhe për tingujt e muzikës
🤗😘😍
Mgjesi Desa .... une realisht bera nje shaka .
Qe realisht nese nuk do kish perseritje te vargjeve dhe Poet qe i kendojne henes apo femres .. ne gjuhe te ndryshme kjo bote do ishte shume e varfer .
Pikerisht kjo koincidence e ketyre dy vargjeve me beri ta votoj .
Tani dhe kete merre si te duash 🥰
 

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Staf në FV.AL
Adm
Krijimi numer 3, me ka ardh fiks si puhize pranvere, me fjale te vogla shprehur, por qe te rinon ne shpirt. Me terhoqi qe dje kur e lexova per here te pare. E rilexova sot serish! Bravo per ndjenjen dhe mezi pres te di kush e ka sjelle! 🥰
 
Top