Krijimet Letrare ~ Qershor '22

Krijimet Letrare ~ Qershor '22


  • Totali i votuesve
    25
  • Poll closed .

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Staf në FV.AL
Adm
Pershendetje folks! :)
Erdhi dhe data 15 per te hapur konkursin e muajit Qershor me teme: "Nje buzeqeshje ne horizon" dhe "Teme e Lire"

Shiko fotografinë Cute Free Animated Girl’s Kid's Birthday Animated Video Instagram Post.mp4

Duke ju falenderuar per pjesemarrjen, ju ftoj t'i lexoni, komentoni, e votoni sipas shijes tuaj! :)
Krijimet per kete muaj jane si me poshte:


1. Bekim

Ajo vjen si flladë
Është e lehtë si era
Prezenca e saj ,
plot ngjyra si pranvera
Ajo është tepër e brishtë
Është tepër e ndjeshme
E trishtuar në brendësi ,por
Nga jashtë e qeshme
Ajo e ka emrin forcë
Ajo e ka emrin gjithësi
Ka emrin më të bukur që transmeton dashuri
Ajo është heroinë
Ajo është dëlirësi
Ajo është një copë e parajsës që të fal qetësi
Ajo është diellore
Ajo ndriçon si hënë
Ajo është bekimi me emrin "nënë"


2. Ne t’dy!
  • Mjesi
  • Mjesi​
  • A fjete?​
  • Po. Ti?​
  • Jo.​
  • Pse jo?!​
  • T’mendova ty!​
  • Si tallesh? Me mua e gjete të tallesh?​
  • Po. E ke problem ti?​
  • Jo!​
Cdo mëngjes, cdo drekë e cdo darkë. Ti ishe vec një “alo” larg.
  • Si je?
  • Mir.
  • S’qenke mir.
  • Ku e di ti?
  • Vure “pikë” pas fjalës “mir”.
  • 😊
Cdo moment, ti lexoje n’detaje atë që as unë s’e vija re.
  • C’a mke?
  • ❤️
  • Kaq pak?
  • Jo. T’kam prap.
  • Po pres!
  • T’kam Jetë, Dashni. Ti?
  • Unë cfarë?
  • Cfarë m’ke pra?
  • Shpirt t’kam!
Asnjë sekond nuk u lodhëm duke e thanë cfarë ishim!

Ndërsa tani,
n’kët’ cast,
Ti zemra jeme,
nuk je ma!



3. Në ëndrrën time

Kurrë s’e kisha menduar se edhe buzëqeshja e shpirtit mund të merrte forma.
Ajo morri forma të cuditshme,
Të harkuara
Të gëzuara…

Heshtur mendoja,
Rreth të qeshurës tënde,
Atë qeshje fëminore që kurrë
Dot nuk e harrova.

Nëpër ëndrërr endesha,
Kuturu duke të të kërkuar,
Kot mundohesha të të gjeja,
ti një mollë e ndaluar.

Ike ashtu,
Pa fjalë, pa zhurmë…
Një shënim më le:
“Buzëqeshja ime për ty s’do shuhet asnjëherë”

Linda, u rrita, jetova, u rrëzova, u ngrita,
Por,
Ëndrrat kurrë nuk i kuptova.
Kërkova ngulmueshëm realitetin t’a ndryshoja
Dashurinë t’a ktheja, dhe i lumtur të jetoja..
Tashmë ishte e vështirë
Rrugën t’a gjeja,
Ishte as herët e as vonë,
Thjesht… e pamundur për mua e ty
Për ne të dy!



4. Qesh o vogelushi mamit

Qesh o vogelushi mamit,
ashtu sic qesha me te madhe pasi shtrengova testin e pare te jetes time dhe e ribera sepse smund te besoja qe endrra po kthehej ne realitet. Do me mbushej shtepia me aromen e lekures tende qumeshtore dhe te qindrave panolinove ditore.
Qesh akoma i vogli mamit,
ashtu sic qesha me gjith shpirt ne 3 te nates te parkingu Carrefourit me panolinon ne dore sepse me ishin thyer ujrat dhe mu duk vetja si ne nje sken filmi komik. Babai yt dridhej akoma i pergjymur nderkoh qe un ndihesha si nje femije qe sapo kishte zbuluar Nutellen dhe po hidhesha nga qefi qe mami me kishte blere nje kavanoz 1 kilsh.
Qesh o zemra mamit,
sepse te kam ledhatuar dhe folur si nje i rritur qe castet e para qe fillova te ndjeja fllucka dhe te imagjinoja si nje sirene te vogel qe mezi priste te fillonte nje aventure te re... Nga e dinte mami qe do kthehej ne nje balen dhe nderkoh do hante grushta dhe shkelma si nje thes boksi.
Buzeqesh o shpirti im i vogel,
si ate mengjes qe me pe per here te pare ne sy dhe nuk derdhe asnje kokerr loti pavarsisht se na torturuan te dy sikur me qen te kasapi... Linde lejla si nje kumbull me push te bardh dhe qendroje afer meje sikur po me jepje ti kurajo per tu bere e fort dhe jo un ty.
Qesh o trimi mamit,
si une diten qe zbrite nga krahet e mia dhe ju drejtove personit qe kishim perball duke e qelluar ne koqe sepse nuk pranoje askend te me ngrinte zerin.
Buzeqesh mrekullia ime... Sepse jam nena me e lumtur ne ket bot kur te shoh qe bie ne gjum me buzen ne form hene dhe qesh nderkoh te thurr endrra sy mbyllur.
Qesh qesh qesh deri sa jet te kesh.



5. Shkruaj

Me duhet te shkruaj.
Per nje dite,apo nje muaj,
ne kohe te ardhme apo te shkuar.
Por me duhet te shkruaj.
Per nje ze,apo kujtim,nje kenge apo mergim...
Me duhet te shrkuaj.
Te shkruaj per shpirtin ne udhetim!?
Te shkruaj per jeten ne vallezim!?
Te shkruaj per te djeshmen si nje kujtim!?
Te shkruaj per neser si nje premtim!?
Me duhet te shkruaj,
Per nje emer,nje vegim,apo nje lule ne pjalmim .
Te shkruaj!
Qofte nje pjalm lindje ,apo perendim!
Por,
me duhet te shkruaj,
po ta them sinqerisht miku i im.


6. Dje miq, sot të harruar!

Unë ndala! Ndala jo se u lodha e nuk mundesha më.
Jo se nuk kisha durim të prisja! Unë kam durim të bëj cdo gjë që arrin t’i falë lumturi dikujt.
Por, unë ndala për ty!
Për të të dhënë sërish, për të fundit herë ndoshta, atë që do të të bënte ty të lumtur; Largimin tim!
Nuk më lëndon asgjë, përvec këtij absurditeti që kaploi cdo gjë.
Kjo heshtje e cila ndonëse nuk ka asnjë fjalë që flitet, të vret e të shurdhon më tepër se po të ishe mes një gjurulldie zhurme.
Sot s’ka mbetur asgjë më për t’u thënë. As fjalët s’po dinë si t’a thurin vargun. Cdo rruge i erdhi fundi.
E mua s’më mbetet asgjë tjetër, vec të kthehem në atë cast kur ti nuk ishe akoma.
Kjo qenka jeta! Dje miq, sot të harruar!

:)
 
Redaktimi i fundit:

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Staf në FV.AL
Adm
Vetëm në dashuri nuk j serioz. Xheloz akoma më pak 😜
@Soulmind
Qeloz çeloz gjeloz xheloz 🤔
E hasi shpesh këtë po ti soul shikon vetëm gabimet e mia 😜

This gives you some credits! Be happy!
 

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Staf në FV.AL
Adm
SI drejtuese nuk duhet te komentoj, por varja. Ne jemi vete ligji e vete Maliqi. :D
S'di pse po keto krijimet jane kaq njerezore, kaq personale duken, kaq te thjeshta! 🤗
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
Shume te bukrua te gjitha!
Urime te gjithe pjese marrsve!
Jam mes krijimit te pare qe eshte vertete shume i bukur dhe krijimit 4.
Por 4 merr voten time,shikoj nje nene te mbushur dashuri,energji,si ngjyrat e ylberi derdhet mbi te.
 

Monique

With or Without u
Kthej syte pas dhe shoh vegimin e atij kalvari te gjate , nuk ishte e lehte por une jam ketu , me ju cdo dite
Nuk di ne ka dashuri me sublime se juaja, dhe asnjehere sdo e kuptosh thelle thelle , nese jeta ste ve para shume sprovave
Dhe ju jeni ne cdo cast , pasqyra e diteve te mia, pranvera ime ,
Sot jeni te rritur ,por per mua ende jeni ai embrioni qe brenda meje rritej dhe i ndjeja cdo perpelitje
Jeni maja e cdo arritje ..dashuri pa kufi
 
Redaktimi i fundit:

AnaVie

Invisible
Shkrime shume te bukura .
Votova 6 sepse e gjeta shume veten .😊
Ju lumshin duart kush ka dhen sikur nje germe ne kte konkurs .🤗
 

Hilarious

Staf në FV.AL
S/M
Krijimi nr 1
Vargje të ndjera,që të mbushin shpirtin
Do të doja të zgjatej çik më shumë personi që e ka shkruar këtë ,që të depërtonte më shumë tek unë 🤍
Krijimi nr 2 të cilin e kam votuar edhe unë 😁
Shumë funny ,dhe kushdo gjen veten nëpër ato rreshta 😁
Më bëri të buzëqesh mbi të gjitha 😊
Krijimi nr 3
Krijim i thjeshtë, dhe e thjeshta është e bukur 😊
Krijimi nr 4
E lexova ,e stërlexova
Një shkrim plot emocion për bekimin më të madhë të jetës ,dhe duke e lexuar mu kujtuan shumë gjëra ...emocione të përziera dhe më solli trishtim .Të shkruash për bekimet tona fjalët s'kan mbarim ,sepse jan libri i jetës tonë
Shumë i bukur 👏
Krijimi nr 5
I lezetshëm 😁,suksese kush e ka shkruar 😊
Krijimi nr 6
Ehhh çfarë të them ,këtë do e votoja pas 2-shit 😊
Më pëlqeu shumë 😊

Ju lumshin doçkat 🤍🤍🤍🤍🤍🤍🤍🤍🤍
Suksese të gjithëve 🤍
 

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Staf në FV.AL
Adm
Shume te bukrua te gjitha!
Urime te gjithe pjese marrsve!
Jam mes krijimit te pare qe eshte vertete shume i bukur dhe krijimit 4.
Por 4 merr voten time,shikoj nje nene te mbushur dashuri,energji,si ngjyrat e ylberi derdhet mbi te.
O Nev, qenka mir kur voton ee?? haha
Beje pak punen forumore tani, fto edhe anetaret te votojne! 😁 😁
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
Te nderuar anetare dhe anetare te FV-se,jeni te lutur me shume dashamiresi ,qe te vini rreth sondazhit tone letrare,per te dhene nje vote,nje mendim dhe nje percaktim. :p
 
Top