Krimineli

Krimineli – Gibran Khalil Gibran

Në cep të rrugës, një i ri ishte ulur dhe lypte… Dukej djalosh i fuqishëm, por i ligsht fizikisht, për shkak të urisë.
Qëndronte anash rrugës, me dorën të shtrirë drejt kalimtarëve, duke iu përgjëruar për ndihmë bamirësve të mundshëm. Herë pas here, recitonte lutje që përshkruanin zemrën e tij të thyer dhe vajtonin dhimbjen e urisë.
Nata e gjeti me buzë të thara nga etja dhe duarbosh, njëlloj si barku. U ngrit në këmbë dhe doli jashtë qytetit, ku u ul mes pemësh dhe qau me dënesë. Mandej, ngriti sytë e përlotur nga qielli dhe me urinë që i gërryente zorrët tha:
O Zot! Vajta tek të pasurit dhe kërkova punë, por më dëbuan për shkak të rrobave të mia plot arrna...
Trokita portën e shkollës, por më refuzuan se isha duarbosh.
Kërkova të punoj si çirak, kundrejt ushqimit ditor, por s’më pranuan, se isha ogurzi.
Së fundmi, provova të lyp. Robt e Tu o Zot, më shihnin dhe thoshin:”Ky është djalosh i ri, plot energji dhe nuk e meriton të ndihmohet, kjo do ia shtojë dembelizmin.”
O Zot, nëna më lindi më vullnetin Tënd dhe unë ekzistoj falë shpirtit që më dhe Ti. Përse më privojnë njerëzit nga kafshata e ditës, ndërkohë që unë ua kërkoj për hatrin Tënd?!”
Në atë çast, fytyra e djaloshit të kapluar nga dëshpërimi ndryshoi. Ai brofi në këmbë me dy sy që i shkëlqenin si dy meteor të përflakur. Mandej, këputi një degë të thatë dhe duke e drejtuar nga qyteti piskau fort:
“Kërkova të jetoj me djersën e ballit, por nuk e sigurova dot. Tani do ta siguroj falë llërëve të mia. Kërkova një kafshatë bukë në emër të dashurisë njerëzore, por s’më dëgjoi kush. Tani do ta siguroj në emër të së ligës, madje do vë dhe pasuri falë saj.”
Kaluan ditë dhe djaloshi preu shumë koka për mirëqenien e vet. Ai hiqte qafe këdo që i kundërvihej lakmisë së tij. Pasuria iu shtua, paralelisht me tiraninë, ndërkohë që fitoi simpatinë e plaçkitësve të tjerë, kurse qeveritarëve u kallte datën.
Kështu, një djalosh i mjerë u shndërrua në një shpirtkazëm dhe kriminel, falë mungesës së empatisë ndaj tij; Nga një paqësor, ai u shndërrua në gjakderdhës të pamëshirshëm, falë egërsisë së treguar me të.

Perktheu: Elmaz Fida
 
Po citoj ca vargje të Mjerimi i Migjenit.

“Mjerimi s'ka gëzim, por ka vetëm dhimba,
dhimba paduruese që të bajnë të çmendesh,
që t'apin litarin të shkojsh fill' e të varesh
ose bahe fli e mjerë e paragrafesh.
Mjerimi s'don mshirë. Por don vetëm të drejt!”

Dhe këtë të drejtë e justifikon duke pre koka e shtuar pasuri?
Dikush vendos të vdesë me nder, e të tjerët të jetojnë në llum, të vetëquajtur “jetë”.
 
Fale mungeses se empatise?!

Mos valle fale kafshes se fshehur qe çdo njeri ka brenda vetes?
Çfare na tregon Khalili me kete, se zoti ushqeu brenda tij ne ate moment kafshen e fshehur apo i dha armen e gabuar ne mendjen e tij te vyshkur?!
Empatia jeton brenda nje personi normal, ne momentin qe ai u kthye ne anormal nuk kishte se si te kishte empati.
 
Ne fakt une jam kundra kesaj qe ka thene Gibrani se ashtu i bie te justifikohet cdo njeri i lig apo kriminel.
Por, nga ana tjeter, jam edhe e vetedijshme qe jo rralle here nje pjese e njeriut eshte produkt i vete rrethanave te jetes.
 
Sa shume komente dhe kendveshtrime. Mezi po i lexoj! lool
Nuk është edhe aq e lehtë ta komentosh në çdo pikëpamje 😬
Ka shumë elemente për t’u analizuar e diskutuar.
Si në pikëpamje politike, poashtu shoqërore, filozofiko/psikologjike, etj.
Sido qoftë, asnjë arsye të shëndoshë nuk shoh për t’u kthyer në kriminel.
Ndjesë Khalilit për mungesën e empatisë.
 
Jam shume dakort. :)

Mendoj se dhe Gibrani e di kete, por kam pershtypjen qe me kete ka dashur te godase shoqerine. Se c'ndikim te madh kemi ne tek njeri tjetri, ndonjehere dhe ne menyre te pavetedijshme. Dhe po, ne jete, te pakten une e kam deshmuar, se mungesa e empatise e ben dhe tjetrin te tille. Kjo nuk justifikon sjelljen e tij, por shkak-pasojes nuk mund t'i largohemi dot. Jo te gjithe kane 1 karakter te forte! :)

Po sjell 1 ilustrim nga femijeria ime. Ne Shqiperi jevgjit (ata me ngjyre) perhere jane diskriminuar, jane pare te vecuar, u largonin nga autobuzi, i ulnin ne bange vec ne shkolle, Etj etj. Jeta na dergoi si familje te banojme m'u ne mes te nje lagjeje te tille per nje fare kohe. Une kam qene femije akoma. Dhe e cuditshme, por kur kalonim ne, ata mbanin gur ne dore. Ishin te ashper, na shikonin tere inat. Nese s'do isha me mamin apo babin edhe mund te godisnin. Ndaj ate rrugen para tyre une e beja e shoqeruar perhere. Ne kemi patur bahce dhe shume peme. Babi sa here mbushej pema, pasi i mblidhte, i ndante ne qese dhe ua conte familjeve me ngjyre. Nje dite, nje nga familjet e pyet: a mund te mbushim ca uje? (se ne kishim pompe, ata shkonin larg) Po i tha babi: do nxjerr ujin tek porta dhe mbushni ketu. Per nje kohe te shkurter krejt familjet rrotull mbushnin uje tek ne.
Erdhi dita, dhe gjerat ndyshuan, saqe kur largoheshim ndonjehere nga shpia (ne fillim mbyllnim dyer/dritare porte se ata edhe te vidhnin) ata na thonin: "Ikni pa merak se ua shohim ne shtepine. Nuk luan gje njeri."

Eshte per t'u habitur sesi ata njerez qe une friksohesha, pas 1 viti kur kaloja dhe ato po luanin me top, perhere hapnin rrugen dhe u flisnin njeri tjetrit: Mbajeni lojen se mos i bie topi "Solit" dhe vritet. Se si ata njerez qe vetem flisnin me fjale te pista nonstop, kur kalonim ne, prap ndalonin dhe u thonin njeri tjetri: heshtni mos flisni ashtu.
Ndaj, krimineli padyshim nuk ka asnje justifikim, por dhe shoqeria duhet te kuptoje se ka pergjegjesi dhe si ndikon tek te tjeret me sjelljet e tyre.
:)

p.s. Sa per batuten qe hodha, nuk lidhej me komentin tend, por me faktin qe vetem ti e kishe nderuar temen. 🤗
Jo per gje, por ky @Lauri psh ben sikur eshte partizan i temave serioze, ama vetem temave te veta ua ben hyzmetin :p 🤗
 
Ne fakt une jam kundra kesaj qe ka thene Gibrani se ashtu i bie te justifikohet cdo njeri i lig apo kriminel.
Por, nga ana tjeter, jam edhe e vetedijshme qe jo rralle here nje pjese e njeriut eshte produkt i vete rrethanave te jetes.
Jane ca profesione ne jete qe jane po aq te vjetra sa vete jeta.
Por nuk mund dhe sduhet qe disa ndodhi te se tashmes t’ia atribuojme x-periudhe kohore te nje personi ne te shkuaren dhe ti analizojme si shkak pasoje.
 
Jam shume dakort. :)

Mendoj se dhe Gibrani e di kete, por kam pershtypjen qe me kete ka dashur te godase shoqerine. Se c'ndikim te madh kemi ne tek njeri tjetri, ndonjehere dhe ne menyre te pavetedijshme. Dhe po, ne jete, te pakten une e kam deshmuar, se mungesa e empatise e ben dhe tjetrin te tille. Kjo nuk justifikon sjelljen e tij, por shkak-pasojes nuk mund t'i largohemi dot. Jo te gjithe kane 1 karakter te forte! :)

Po sjell 1 ilustrim nga femijeria ime. Ne Shqiperi jevgjit (ata me ngjyre) perhere jane diskriminuar, jane pare te vecuar, u largonin nga autobuzi, i ulnin ne bange vec ne shkolle, Etj etj. Jeta na dergoi si familje te banojme m'u ne mes te nje lagjeje te tille per nje fare kohe. Une kam qene femije akoma. Dhe e cuditshme, por kur kalonim ne, ata mbanin gur ne dore. Ishin te ashper, na shikonin tere inat. Nese s'do isha me mamin apo babin edhe mund te godisnin. Ndaj ate rrugen para tyre une e beja e shoqeruar perhere. Ne kemi patur bahce dhe shume peme. Babi sa here mbushej pema, pasi i mblidhte, i ndante ne qese dhe ua conte familjeve me ngjyre. Nje dite, nje nga familjet e pyet: a mund te mbushim ca uje? (se ne kishim pompe, ata shkonin larg) Po i tha babi: do nxjerr ujin tek porta dhe mbushni ketu. Per nje kohe te shkurter krejt familjet rrotull mbushnin uje tek ne.
Erdhi dita, dhe gjerat ndyshuan, saqe kur largoheshim ndonjehere nga shpia (ne fillim mbyllnim dyer/dritare porte se ata edhe te vidhnin) ata na thonin: "Ikni pa merak se ua shohim ne shtepine. Nuk luan gje njeri."

Eshte per t'u habitur sesi ata njerez qe une friksohesha, pas 1 viti kur kaloja dhe ato po luanin me top, perhere hapnin rrugen dhe u flisnin njeri tjetrit: Mbajeni lojen se mos i bie topi "Solit" dhe vritet. Se si ata njerez qe vetem flisnin me fjale te pista nonstop, kur kalonim ne, prap ndalonin dhe u thonin njeri tjetri: heshtni mos flisni ashtu.
Ndaj, krimineli padyshim nuk ka asnje justifikim, por dhe shoqeria duhet te kuptoje se ka pergjegjesi dhe si ndikon tek te tjeret me sjelljet e tyre.
:)

p.s. Sa per batuten qe hodha, nuk lidhej me komentin tend, por me faktin qe vetem ti e kishe nderuar temen. 🤗
Jo per gje, por ky @Lauri psh ben sikur eshte partizan i temave serioze, ama vetem temave te veta ua ben hyzmetin :p 🤗
Pa merak zemër, nuk e morra personale, por e citova si pikënisje e asaj që postova.
Shumë e vërtetë.
Një justifikim të tillë ka edhe Shekspiri te vepra Tregtari i Venedikut. Është disi: më bëre lypës dhe më tregove se si duhet përgjigjur një lypësi …. (edhe pse flitej për një kriminalitet të butë)
Tani, për ta bërë të vetëdijshme një shoqëri për pasojat e margjinalizimit, një shkrim nga autorë me vlerë ka efektin e duhur, por jo të mjaftueshëm. Ne si njerëz duhet të mbështetim njëri tjetrin. Dhe si pikënisje, nuk duhen joshur shpirtërat e dobët.
Thash më lartë se tema është mjaftë e gjërë 😂
Faleminderit ty që na i vë në lëvizje neuronet e fjetura 🤗
 
Ne fakt mua kur e kam lexuar kete pjesen, para shume kohesh, direkte me ka ardhur para sysh jeta amerikane dhe diskriminimi racor qe i behet njerezve me ngjyre, jetesa e tyre ne geto, kriminaliteti, etj. Por, si kjo, kjo copez te sjelle situata analoge, jo domosdoshmerisht kriminale, por qe jane prezente ne cdo cep dhe kane efekte madhore ne jeten e dikujt. Personalisht preferova t'a shoh ne menyre reflektative ate qe mua me intereson mos ta bej. Sa i perket pergjegjesise se fajtorit ne kete rast, as nuk i pakesohet e as i shtohet. Cdo njeri eshte pergjegjes per veprimet e veta dhe do u dale zot atyre, pa perdor asnje justifikim. As nje nje gjykate, shkaqet subjektive nuk merren parasysh perballe vepres.

Perndryshe nese do e coja ndoshta dhe me tej, ne nje qasje paksa fetare, i bie te mos egzistonte ferri fare, sepse njerezit do kishin justifikimin: E bera se me ftoi djalli! :D
 
Soul ti don të flas për argumente serioze..:)
Mund t'a bëj nga njëri semafor në tjetrin kur po pres dritën jeshile ..? 😜

Një nga filozofët e mi të preferuar Carl Jung i ka kushtuar gjithë jetën ndërgjegjes kolektive dhe asajë individuale.. dhe mjaft konfliktual me kolegët e tij si Kant &co.

Në këtë drejtim na fton tematika e temës tënde..rritjen e empatisë. Ndërgjegjes përsonale dhe kolektive.

Opss u ndez jeshilja...🚦 Ciao 😄
 
Khalil ka goditur sistemin dogmatik Shoqeror.
Pra thelbi, ne si shoqeri e pandjeshme krijojme kriminalitetin njerzor.
Diku zanafilla mund te kete qene: Prinderim i papergjegjshem por edhe fatkeqesi njerezore.Fenomeni eshte i shtrire ne kohe dhe ne pak raste eshte faji i ndjeshmerise shoqerore.
Zakonisht njerezit analizojne gabim duke mos analizuar te shkuaren.
 
Libri trajton jeten, domgat sociale ne veten e trete te nje individi, une keshtu e shoh.
Tani letersia, libri letrar ne pergjethsi eshte gam e pafundme analizash dhe mendimesh, ndaj dhe disa jane boterisht te njohur. Dhe te pavdekshem ne kohe!
 
Top